• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

David L.Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të obliguar marrëveshjen finale

June 11, 2021 by dgreca

Drejtori i Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Paqes në Universitetin “Columbia” të Nju Jorkut, David Philips, ka deklaruar sot se presin që këtë vit të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, për të cilën tha se vetëm SHBA ka kapacitetin për ta shtyrë përpara.

RTK- Philips, në një tryezë të organizuar nga LDK me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, shprehu bindjen e tij se marrëveshja përfundimtare do të rezultojë me njohje reciproke.

Ai foli edhe për marrëveshjet e arritura në Bruksel, për çka tha se nuk janë zbatuar plotësisht.

Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të obliguar marrëveshjen finale me Serbinë

“Vetëm SHBA ka kapacitetin për të detyruar një marrëveshje, për të zbatuar një marrëveshje, dhe përmes diplomacisë dhe ndërmjetësimit të saj për t’u bashkuar në bashkëpunimin transatlantik e për t’i dërguar një mesazh shumë të qartë Beogradit, boll më, ky proces duhet të përfundojë, duhet të përfundojë me drejtësi për popullin e Kosovës. Në qoftë se nuk arrijmë në atë pikë, Serbia vetë nuk mund të zhvillohet si shoqëri dhe të gjithë duam që kjo pjesë e botës të ecë përpara, në mënyrë që të ketë progres dhe bashkëpunim. Dhe kështu, SHBA mund të forcojë aleancat e saj, në radhë të parë më së shumti me Republikën e Kosovës, por gjithashtu edhe me të gjitha vendet në rajon”, tha Philips.

Ai potencoi se BE është ndërmjetësuesi kryesor, porse theksoi se SHBA duhet të përmirësojë pjesëmarrjen e saj.

Philips hodhi dyshime nëse BE mund të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën, pasi që përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak është sllovak dhe Sllovakia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, në këto takime nuk duhet të marrë pjesë një ndihmës-sekretar ose zëvendës ndihmës-sekretari, porse do të ishte e dobishme që presidenti Joe Biden të caktojë një të dërguar të posaçëm presidencial, në mënyrë që të rritet presioni në këto diskutime dhe të arrihen rezultate.

Philips: Lajçaku është sllovak, a mund të presim që BE të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën

“Kam gjithashtu disa pyetje në lidhje me besueshmërinë e BE-së si ndërmjetësues. Nëse BE dëshiron të demonstrojë një dëshirë të sinqertë për të ndihmuar Kosovën, atëherë çfarë ka ndodhur me liberalizimin e vizave nga BE? Pse po vazhdon ky diskutim prej vitesh pa rezultat? Z. Lajcak është një njeri i mirë, ai është një diplomat kompetent, ai është gjithashtu një sllovak, dhe ne e dimë që Sllovakia është një nga pesë shtetet që nuk e kane njohur Kosovën. Pra, a mund të presim me të vërtetë që BE të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën dhe për ta çuar përpara këtë proces”, tha Philips.

Ai u shpreh se SHBA-të dëshirojnë një marrëveshje me njohje reciproke, në mënyrë që të dy shtetet, Kosova dhe Serbia, të ecin përpara.

Philips: Qëllimet tona janë pavarësia, sovraniteti dhe njohja reciproke

“Qëllimet tona janë pavarësia, sovraniteti dhe njohja reciproke. Detajet e çështjeve bilaterale mund të adresohen, por nëse Serbia nuk është e përgatitur ta pranojë që ajo e humbi Kosovën për shkak të krimeve të Millosheviqit, ne nuk do të jemi në gjendje të ecim përpara. Dhe ne do të zbulojmë se ka ende keqkuptim dhe konflikt të mundshëm në këtë rajon. SHBA dëshiron që ju të keni sukses, dëshiron një marrëveshje reciproke, në mënyrë që të dyja, Kosova dhe Serbia mund të ecin përpara, kështu që të ketë paqe dhe prosperitet për popujt e të dyja vendeve”, tha ai.

Philips përmendi edhe marrëveshjet e arritura mes dy shteteve, por që tha se moszbatimi i të njëjtave qëndron tërësisht nga ana e serbëve.

Philips: Moszbatimi i tyre qëndronte pothuajse tërësisht në anën serbe

“Është folur shumë në Bruksel, ka pasur 33 marrëveshje që janë arritur gjatë viteve. Kam kryer një studim në Universitetin e Columbia-s dhe kam bërë një hulumtim mbi dialogun Kosovë-Serbi. Dhe, ajo që gjeta ishte se ato marrëveshje nuk ishin zbatuar plotësisht dhe moszbatimi i tyre qëndronte pothuajse tërësisht në anën serbe. Në vend që të adresojë çështjet thelbësore të njohjes së pavarësisë së Kosovës, si përgatitjen e terrenit për njohjen reciproke, për mendimin tim, Serbia ka hyrë në këtë dialog jo për të gjetur zgjidhje, por si një taktikë vonese, si një mënyrë që të shtyjë diçka që është e pashmangshme, e që është njohja e plotë e Republikës së Kosovës”, deklaroi Philips.

Ndërsa Teuta Sahatqija nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se pas marrëveshjes së Uashingtonit vitin e kaluar është rritur interesi i partnerëve ndërkombëtarë, derisa tha se tash janë në një kohë kur dialogu duhet të finalizohet.

Sahatqija: Ne jemi në një kohë kur dialogu duhet të finalizohet

“Në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë, ne kishim shumë njohje, por vitet e fundit numri i njohjeve ra shumë dhe madje filloi me disa çështje të çnjohjeve edhe pse kjo nuk ekziston si nocion në diplomaci. Interesat e partnerëve tanë ishin me intensitet të ulët, dhe pas marrëveshjes së Uashingtonit vitin e kaluar, pamë një rritje të nivelit të interesit, dhe ne jemi në një kohë kur dialogu duhet të finalizohet”, tha ajo.

Ajo paralajmëroi se LDK në vazhdimësi do të organizojë debate të tilla, me qëllim që të jenë më gjithëpërfshirës. 

*Shenim: Editorja e Anglishtes e Diellit ka derguar kerkese tek folesi dhe organizatoret per te folur ne lidhje me diskutimin e mbajtur sot ne Prishtine.

Filed Under: Analiza Tagged With: David L Phillips, Marreveshja finale, SHBA, SHBA- KOSOVE:

Kosovës i duhet ndihma gjermane për të përmbushur potencialin e BE-së

September 2, 2020 by dgreca

Nga: ALUSH GASHI & DAVID PHILIPS/

Gjermania ka siguruar mbështetje të madhe  dhe vendimtare për stabilitetin dhe shtetndërtimin e Kosovës në dekadat e fundit.

Por në rolin e saj aktual si kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian, Gjermania mund të luajë një rol edhe më përmbajtësor duke u përqendruar në dialogun Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë do të fuqizonte pavarësinë e Kosovës brenda kufijve të saj aktual dhe do t’i jepte fund konfliktit të fundit të dhunshëm që ndodhi në Evropë në shekullin e 20-të.

Një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës do të stimulohej me vendimin e BEsë për të aprovuar liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave të Kosovës.

Udhëtimi pa viza do të sinjalizonte që Kosova është e mirëpritur në familjen Evropiane.

Bashkëpunimi Gjermani-Kosovë përfshin dekada.

Gjermania mirëpriti shqiptarët e Kosovës dhe të tjerët që u larguan nga Jugosllavia në vitet 1990.

Kur Serbia e intensifikoi shtypjen e saj në Kosovë, autoritetet federale Gjermane me zemërgjerësi ofruan strehë për viktimat e konfliktit të dhunshëm.

Pas ndërhyrjes së Natos, në të cilën Gjermania morri pjesë, Gjermania ishte gjithashtu ofruesi kryesor i ndihmës humanitare.

Ajo mbështeti përpjekjet e rindërtimit të agjencive të Kombeve të Bashkuara (KB) gjatë kalimit të Kosovës nga ndihma shpëtimtare drejtë zhvillimit.

Për ta përgatitur Kosovën për vetëqeverisje, Gjermania punoi përmes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për të ndihmuar në zhvillimin e institucioneve demokratike të Kosovës. Gjermania mbështeti misionin e sundimit të ligjit të BE (EULEX), duke siguruar gjykatës, prokurorë dhe ekspertë civilë.

Marrëveshjet për të drejtat e minoriteteve të Kosovës, të cilat përfaqësonin standardin e artë në pluralizëm dhe gjithëpërfshirje, i hapën rrugën shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, të cilën Gjermania e mbështeti.

Gjermania mbetet një mbështetëse e vendosur e integrimit të Kosovës në strukturat Euro-Atlantike.

Zyrtarët e Kosovës dhe anëtarët e qeverisë federale Gjermane punojnë ngushtë së bashku.

Anëtarët e Bundestagut gjerman janë angazhuar në Kosovë përmes kontakteve bilaterale, si dhe përmes Këshillit të Evropës dhe organeve të ndryshme parlamentare.

Idea për të ndarë Kosovën, e cila u ngrit gjatë negociatave të fundit, u kundërshtua ashpër nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera.

Shqiptarët e Kosovës ndjehen borxhli ndaj kancelares gjermane Angela Merkel për ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit të Kosovës

Paratë gjermane

Bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve ka qenë poashtu prezent.

Gjermania është një nga donatorët më të mëdhenj bilateral në Kosovë, duke siguruar më shumë se €600 milion për ndihmë dhe asistencë humanitare që nga viti 1999.

Vitet e fundit, Gjermania është shfaqur si një nga partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës.

Shtrirja e tanishme e bashkëpunimit për zhvillim përfshinë administratën publike, energjinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Pandemia e koronavirusit ka rifokusuar ndihmën e Gjermanisë për sektorin e shëndetit publik të Kosovës.

Por, edhe më shumë mund të bëhet për të ndërtuar në këtë bashkëpunim të gjerë dhe të evidentuar.

Përmes Procesit të Berlinit, i filluar në vitin 2014 për të mbështetur zgjerimin e ardhshëm të BE-së, Gjermania dhe partnerët e BE-së mund të zgjerojnë ndihmën për institucionet demokratike të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik.

Ato mund të shërbejnë si një platformë për të luftuar korrupsionin, gjë e cila është thelbësore për prosperitetin dhe demokratizimin.

Trupat gjermane shërbyen si partner sigurie duke marrë pjesë në Forcën e Kosovës (KFOR), kur ushtarët Serbë u tërhoqën nga Kosova.

Gjermania mbështeti Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, e cili e vendosi Kosovën në rrugën e pavarësisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është themeluar në vitin 2009 dhe Gjermania mund të ndihmojë FSK-në të zhvillojë kapacitetet e saj, duke rritur pjesëmarrjen e saj në Programin e Partneritetit për Paqe të Nato dhe duke përgatitur Kosovën për anëtarësim në Nato.

Megjithëatë, qytetarët e Kosovës i kushtojnë rëndësi të madhe liberalizimit të vizave dhe i kërkojnë mbështetje Gjermanisë.


Megjithëse Kosova i plotëson të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, mbështetja politike është e nevojshme që poseduesit e pasaportave të Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë.

Të gjitha vendet e BE-së kanë gjetur tashmë mënyra për të njohur pasaportën e Kosovës, përveç Spanjës, një nga pesë vendet anëtare që nuk e njohin pavarësinë e saj, së bashku me Qipron, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë. Gjermania duhet të bëjë presion ndaj pesë mosnjohësve për të hedhur poshtë kundërshtimet e tyre.

Njohja e tyre gjithashtu do ta shtyjë dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, i udhëhequr nga i dërguari i posaçëm i BE Miroslav Lajëák dhe shefi i punëve të jashtme Josep Borrell. Në veçanti, Lajëák ka lidhje të ngushta me Gjermaninë.

Katalizatori

Edhe pse një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve do të katalizonte njohjen, njohja nuk varet nga një marrëveshje e tillë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë ka mbështetur ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, duke gjetur se ajo ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Nëse Spanja shqetësohet se njohja e Kosovës vendos një precedent për pavarësi në rajonin spanjoll të Katalonjës apo më gjerë, GJND ishte e qartë se deklarata e Kosovës ishte “sui generis”, që do të thotë ” e veçantë në vetvete” dhe “unike”. Çështja e Kosovës nuk përcakton një precedent, as nuk është e kthyeshme. Ndërkohë, Kosova dhe BE nënshkruan një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit (MSA) më 27 tetor 2015. MSA siguron një kornizë gjithëpërfshirëse për dialogun ndërmjet Kosovës dhe BE-së për lidhjet politike dhe përafrimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Pasi marrëveshja të implementohet plotësisht, Kosova do të hyjë në bisedimet e pranimit që dërgojnë në anëtarësimin përfundimtar në BE.

Si kryesuse e Këshillit të BE-së deri në Dhjetor 2020, Gjermania është e vendosur në pozitë të mirë për të ndihmuar në intensifikimin e ndërmjetësimit të dialogut, inkurajimin e shteteve mos-njohëse të pavarësisë, dhënien e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen e zbatimit të MSA-së.

Kosova zotohet të bëjë pjesën e saj.

Sidoqoftë, ajo ka nevojë për ndihmë nga Gjermania, SH.B.A. dhe qeveritë e tjera miqësore për të realizuar potencialin e saj si anëtar i komunitetit Euro-Atlantik

*Alush Gashi është këshilltar politik dhe për punë të jashtme për kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. Ai më parë shërbeu si ministër i shëndetësisë dhe anëtar i parlamentit. David Phillips është drejtor i Programit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndërtimin e Paqes në Universitetin Columbia në New York. Ai ishte gjithashtu këshilltar senior në departamentin e shtetit të SH.B.A.-së, duke punuar ngushtë me ambasadorin amerikan Richard C. Holbrooke. Phillips është autori i librit, të quajtur: Clirimi i Kosovës: Diplomacia shtrënguese dhe ndërhyrja e SHBA.

Filed Under: Analiza Tagged With: Alush Gashi, David L Phillips, kosova, ndihma Gjermane

Phillips: Shembja e Teatrit e papajtueshme me synimet demokratike për Shqipërinë*

May 20, 2020 by dgreca

19 May 2020- Një analist amerikan thotë se mënyra se si u shemb Teatri Kombëtar në Shqipëri, ishte e turpshme. Profesori David Phillips i Universitetit të Kolumbias tha për Zërin e Amerikës se çështja e vërtetë është mungesa e vullnetit të qeverisë për të respektuar shtetin ligjor, përçmimi për shoqërinë civile dhe shtysa e brendshme për të refuzuar kompromisin. Në një intervistë me kolegen Keida Kostreci, Prof Phillips foli edhe për bashkimin e opozitës me protestuesit dhe tha se ajo po tregohet oportuniste dhe se do të kishte qenë më mirë që opozita ta luante rolin e saj në parlament.

Zëri i Amerikës: Prof. Phillips, cili është reagimi juaj për shkatërrimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë mëngjesin e së dielës, dhe zhvillimet që pasuan?

Prof. David Phillips: I gjithë incidenti ishte një turp i madh. Qeveria nuk respektoi shtetin ligjor. Injoroi këshillat e Këshillit të Evropës. Shkeli interest e shoqërisë civile. Më vjen keq të them që është në vazhdën e prirjes së qeverisë Rama, që të veprojë i vetëm, pa marrë parasysh të mirën e përgjithshme, por në një regjim gjysmëautoritar si ai i Shqipërisë, nuk pres ndonjë gjë të ndryshme nga qeveria.

Zëri i Amerikës: Ky veprim u ndërmor në mes të një pandemie globale. Si e ndryshon kjo ekuacionin?

Prof. David Phillips: Nuk besoj se kjo e ndryshon ekuacionin. Është thjesht edhe një provë më shumë se Edi Rama po u shërben interesave të tij politike, në vend që të mendojë për interesat më të gjera të shoqërisë, veçanërisht në një kohë sfide të shëndetit publik, që po kalon Shqipëria dhe vende të tjera. Është e rëndësishme të kemi dialog, që të ketë kompromis, që populli dhe qeveria të punojnë së bashku. Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar në mes të natës është krejtësisht i papajtueshëm me objektivat që ne shpresojmë të arrijë Shqipëria si demokraci dhe si një vend evropian.

Zëri i Amerikës: Një nga kritikat nga evropianët dhe të tjerë, ishte përdorimi i forcës, i konsideruar i panevojshëm dhe joproporcional. Cili është mendimi juaj?

Prof. David Phillips: A është ndonjëherë i nevojshëm përdorimi i forcës? Unë e vizitova Teatrin Kombëtar në maj të vitit të kaluar, u takova me shumë nga artistët dhe demonstruesit. Ishin paqësorë. Donin të kishin dialog. Pikëpamjet e tyre ishin të qarta. Nuk e di se pse qeveria vendosi të provokonte një konfrontim, veçanërisht në kontekstin më të gjerë të asaj që po ndodh në Shqipëri dhe rajon, pandemia që ka prekur në Shqipërinë dhe vendet e tjera.

Zëri i Amerikës: Çfarë do t’i thonit qeverisë, autoriteteve dhe të tjerëve që mbështesin ndërtimin e teatrit të ri dhe që thonë se godina ishte e vjetër, nuk ishte funksionale dhe për këtë arsye duhet teatri i ri dhe që shumë artistë e mbështesin idenë e teatrit të ri?

Prof. David Phillips: Unë nuk kam parë ndonjë anketë të opinionit publik, kështuqë nuk mund të komentoj për këtë. Po, ndërtesa mund të rinovohej dhe përmirësohej. Nuk kishte pse të shkatërrohej. Ka një pyetje më të gjerë: kush përfiton nga shkatërrimi, çfarë kontratash po jepen për rindërtimin? Kush përfiton nga këto kontrata dhe pronat e lidhura me to. Kush do t’i përdorë ato prona? A është kjo pjesë e një skeme më të gjerë korrupsioni nga qeveria e Edi Ramës, apo shembja u ndërmor në favor të arstistëve? Duke pasur parasysh historinë ndjekjes së interesave të veta dhe korrupsionit të Edi Ramës, ka pikëpyetje serioze për motivin e tij, si edhe për sjelljen e qeverisë.

Zëri i Amerikës: Opozita po mbështet ata që kundërshtonin shkatërrimin dhe po proteston me ta. A po përdoret kjo çështje për përfitim politik sipas jush?

Prof. David Phillips: Është vonë për të protestuar. Ndërtesa është shkatërruar. Momenti për të mobilizuar indinjatën e publikur ishte para se të shkatërrohej ndërtesa.

Opozita po tregohet oportuniste. Çështja e vërtetë këtu nuk është aq shumë ndërtesa ose teatri. Çështja e vërtetë është mungesa e vullnetit të qeverisë që të respektojë shtetin ligjor, përçmimi për shoqërinë civile, shtysa e brendshme për të refuzuar kompromisin. Asnjë nga këto (veprime) nuk ishte i nevojshëm, sidomos në këtë moment. Mund të ishte mbajtur një qëndrim më i matur dhe i duruar, që të mos arrinim në këtë polemikë ku jemi tani.

Zëri i Amerikës: Pas shembjes dhe ngjarjeve që pasuan, pati reagime evropiane përfshirë Komisionin Evropian, por jo nga Shtetet e Bashkuara. A do të donit të shihnit një reagim amerikan?

Prof. David Phillips: Sigurisht qeveria (amerikane) duhet t’i shprehë pikëpamjet e veta. Nëse ndjehet e indinjuar nga masat e marra nga qeveria Rama, duhet të flasë. Sapo mora vesh se ç’po ndodhte, unë kontaktova ambasadoren në Tiranë, për ta pyetur nëse ambasada kishte nxjerrë ndonjë deklaratë. Deri në momentin e kësaj interviste (të hënën në mbrëmje me kohën e Shqipërisë), nuk kam marrë përgjigje. Kjo më bën të shtroj pyetjen nëse qeveria amerikane ishte informuar paraprakisht dhe nëse po, çfarë sinjali i dërguan Edi Ramës. Sinjali që duhej të ishte dërguar, duhet të ishte ai i negociimit të mosmarrëveshjeve, i zgjidhjes paqësisht të tyre dhe i bashkëpunimit mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Nuk e di nëse qeveria amerikane e ka përçuar atë mesazh, por unë dua që ta përcjell këtë mesazh tek shikuesit tuaj. Është koha për bashkëpunim, jo konfrontim. 

Po ashtu, kur flasim për Shqipërinë, qeveria amerikane duhet të udhëheqës. Ne duhet të përcaktojmë axhendën dhe vendet evropiane të ndjekin. Ne nuk duhet të jemi të fundit që të shprehim qëndrimin tonë. Ne duhet të jemi në krye, duke bërë thirrje për demokraci më të fortë dhe për dialog. Ky është nga ato lloj incidentesh ku zëri i Amerikës duhet të dëgjohet.

Zëri i Amerikës: Raporti i fundit i organizatës Freedom House për Vendet në Tranzicion, shprehu shqetësimin për rënien e demokracicë në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Shqpërinë. Bëhej fjalë për zhvillimet e vitit 2019, por a i shihni ngjarjet e fundit si vazhdimësi e kësaj prirjeje?

Prof. David Phillips: Po. Dhe kam shkruar për vdekjen e demokracisë në Shqipëri nën udhëheqjen e Edi Ramës, jo vetëm lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, por edhe masat shtypëse të qeverisë ndaj medias, lirisë së shprehjes pas tërmetit. Është alarmuese. Tani është koha kur njerëzit duhet të reflektojnë dhe të gjejnë emërues të përbashkët. Përkundrazi Edi Rama duhket se po shfrytëzon mosmarrëveshjet, Shqiptarët duhet të bashkohen dhe të punojnë së bashku. Por nuk mendoj se është në AND-në e Edi Ramës që të dëgjojë shqetësimet e të tjerëve. Ai vepron në mënyrë impulsive dhe agresive. Kjo nuk është në interesin e Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Shumica qeveritare mund të thotë se ka mbështetjen e popullit që e zgjodhi…

Prof. David Phillips: A ishin ato zgjedhje të lira dhe të drejta dhe transparente. A ndjehen shumica e shqiptarëve të përfaqësuar në mënyrë demokratike nga kjo qeveri? Mendoj se duhet të ketë një reflektim serioz dhe të shtrohen pyetje. Dhe nëse zbulojmë se qeveria ishte e motivuar nga synime korruptive, atëherë duhen marrë masa ndaj qeverisë për të forcuar shtetin ligjor dhe për të mbrojtur interesat e popullit të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: A mendoni se situata do të kishte qenë e ndryshme nëse opozita nuk do të kishte braktisur parlamentin dhe do të kishte luajtur rolin e vet në parlament, në vend që të nxitonte të bashkohej me protestuesit tani?

Prof. David Phillips: Sigurisht që do të kishte qenë më mirë, nëse opozita do të ishte në parlament. Tërheqja ishte gabim. Ishte një gabim tjetër bojkotimi i zgjedhjeve vendore. Në një demokraci ka vend për shprehjen e mendimeve të ndryshme, përveçse nëse nuk je i ulur në tryezë. Dhe opozita, Partia Demokratike duhet të vlerësojë rolin e vet. Duhet të riorganizohet. Duhet një ligj elektoral që të mundësojë zgjedhjet, forcimin e qeverisjes demokratike. Tani nuk është koha për të fituar pikë politikisht, është koha për t’u organizuar, mobilizuar dhe votuar, kur të paraqitet mundësuia për ndryshimin e pushtetit, që gjendja a vendit të përmirësohet dhe të ketë më shumë përfaqësim.

Zëri i Amerikës: Meqë po flasim për reformën zgjedhore, opozita vendosi të mos marrë pjesë në takimin për këtë çështje, mesa duket në shenjë proteste ndaj zhvillimeve për teatrin. Cili është mendimi juaj?

Prof. David Phillips: Është qesharake. Nëse opozita do që të ketë një zë, duhet të ngrejë zërin për zgjedhjet. Nëse debate është për reformën elektorale, atëherë opozita duhet të bashkohet dhe të ketë një qëndrim të përbashkët. Gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri në pranverë, pata një takim me krerët e partive politike të opozitës. Të gjithë donin një ligj të ri elektoral dhe të gjithë duan të marri pjesë politikisht. Asgjë nuk duhet t’i pengojë, përfshirë udhëheqjen e vet. Është koha që shqiptarët të votojnë dhe vota e tyre të ketë vlerë. Nëse nuk janë mundësitë që kjo të bëhet, atëherë opozita nuk është më pjesë e zgjidhjes por bëhet pjesë e problemit. Prandaj duhet t’i futemi punës, të zgjidhim se si vendi do të qeveriset në të ardhmen dhe kur dhe si mund të mbahen zgjedhjet.

  • E dergoi per Diellin zyra e Prof. David Phillips

Filed Under: Interviste Tagged With: David L Phillips

A Reminder: Crimea is NOT Kosovo

May 9, 2020 by dgreca

By David L. Phillips*/

Yugoslavia’s 1974 constitution established Kosovo as an autonomous province with the same rights as Yugoslavia’s republics, which included the right to secession. Kosovars exercised their constitutional right to secede in a 1992 referendum. Ethnic Albanians comprised about 95 percent of the population. Almost all eligible voters cast their ballots in favor of independence.
Slobodan Milosevic cracked down, declaring a state of emergency and imposing martial law in Kosovo. By virtue of atrocities against Kosovo’s ethnic Albanian super-majority, Serbia lost its legitimacy and moral authority to govern.
As a result, NATO intervened to stop the slaughter of Albanians in 1999. After Serbian forces withdrew, the UN Security Council (UNSC) adopted Resolution 1244 that established an interim UN administration in Kosovo. It also required a plebiscite to determine Kosovo’s future political status in accordance with the will of its people.
While UNSCR 1244 affirmed “the sovereignty and territorial integrity of the Federal Republic of Yugoslavia (FRY),” the FRY was reduced to a rump state consisting only of Serbia and Montenegro. When Montenegrins voted to secede, leaving only Serbia, the FRY ceased to exist and so did Kosovo’s legal obligations.
Between adoption of UNSCR 1244 and Kosovo’s declaration of independence on February 17, 2008, Kosovo worked for 9 years to satisfy international criteria needed for recognition. It ran the gauntlet set out by the UN’s policy, “standards before status.”
The international community created a Contact Group, which included Russia. After two years of international mediation, the UN Special Envoy on Kosovo’s Status, Martti Ahtisaari, submitted his final report to the UN Secretary General recommending independence for Kosovo.
Since Kosovo’s declaration of independence, 111 countries have recognized Kosovo as a sovereign state and established diplomatic relations. More countries would have recognized Kosovo, but for Russia’s heavy-handed diplomacy. The process of gaining international recognition is ongoing.
Russia’s attempt to draw parallels between Kosovo and Crimea is convoluted. Kosovo’s situation was unique (sui generis).
Yugoslavia collapsed, liberating Kosovo from legal claims by Belgrade. Ukraine was recognized by the international community within its current borders, including Crimea, after the Soviet Union ceased to exist in 1991.

The scope and scale of human rights abuses against Albanians in Kosovo was egregious. No pattern of human rights abuses exists in Crimea.
Crimea’s population is diverse, including ethnic Russians, Ukrainians, and Tartars. When NATO intervened, Kosovo was more than 95 percent ethnic Albanian.
Kosovo’s political leaders endorsed an extensive package of minority rights for ethnic Serbs and promised autonomy for communities where Kosovo Serbs lived. Crimea’s regional parliament makes no such assurance. Muslim Turkic Tartars have a well-grounded fear of expulsions and ethnic cleansing, given their history of persecution by Russia.
Kosovo’s independence ensued after a long process of international mediation, under management by the UN, which enforced strict criteria. Crimea’s annexation is being engineered by a foreign power — Russia.
NATO, a multilateral alliance, intervened so that Kosovars could realize their dream of independence. Masked Special Forces from Russia are creating conditions to justify Crimea’s annexation by Russia.
An international Contact Group facilitated Kosovo’s path to independence. There is no international support for Crimea’s referendum, or its annexation by Russia. To address the Crimea crisis, Moscow has rejected a contact group comprised of Russia, Ukraine, Britain, France, and the United States.
Kosovo welcomed the UN’s engagement. Russian-backed thugs in Crimea physically threatened the UN special representative and expelled a delegation led by the OSCE’s High Commissioner on National Minorities.
The process by which Kosovo attained independence was an affirmation of international order. Russia’s naked land-grab in Crimea is a violation of international norms. The UN Charter enshrines “peaceful and good neighborly relations” between States.
Russia would be well advised to abandon its provocative policy toward Ukraine. It may achieve short-term objectives, but risks becoming a pariah in contempt for international law.

*David L. Phillips is the Director of the Program on Peace-building and Rights at

Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights.

This article was originally published in The Adriatic Report. Click here to read it

Filed Under: Analiza Tagged With: David L Phillips

Trump Betrays Kosova

May 4, 2020 by dgreca

By David L. Phillips*/
04 May 2020- The United States and Kosova have enjoyed a special relationship. Liberating and state-building was a bipartisan endeavor. The Clinton administration went to war to prevent ethnic cleansing of Kosova Albanians by Serbia and Bush led Kosova’s coordinated declaration of independence. Today, US-Kosova relations are at their lowest point in years. President Donald J. Trump has betrayed Kosova’s trust in the US, rolling back decades of progress.
Trump and his team have forgotten that Kosova is our ally – not Serbia. Kosova Albanians were victims of genocide, not Serbs. There is no place for moral equivalency when it comes to Kosova and Serbia. Washington’s moral compass is broken.
Richard Grenell, the US Special Envoy for Kosova-Serbia Relations, has given tacit support to dividing Kosova and giving territories north of the Ibar River to Serbia. Grenell is trying to broker a deal between Thaci and Vucic not to help Kosova, but to please his boss.
Someone should explain the Balkans to him. Partition is not only bad policy. It risks renewed conflict. Territorial swaps are opposed by an overwhelming majority of both Kosova Albanians and Serbs in Kosova and Serbia, as well NATO members such as Germany and the United Kingdom.
Moreover, Kosova gains nothing from partition. Serbia cannot deliver UN membership for Kosova, over which Russia has a veto. Nor can it compel five EU countries to reverse their non-recognition of Kosova. Spain has recently shown flexibility, but it remains adamantly opposed to Kosova’s EU membership.
The wisdom of imposing tariffs on Serbia can be debated. The decision, however, must be seen in context. The Kosova government imposed tariffs after Serbia targeted Kosova’s campaign to join INTERPOL and intensified efforts to convince countries that have recognized Kosova to rescind their recognition.

Instead of strong-arming Kosova to unilaterally lift the tariffs, Washington should be pressuring Serbia to recognize Kosova within its current frontiers. Normalizing trade relations would be part of a step-by-step process based on the principle of reciprocity.
Other concessions from Serbia should be required. Serbs who committed crimes during the war should be prosecuted. Many war criminals still hold titles in the Serbian army and government.

Missing persons is another sore spot. I interviewed a mother whose son disappeared in Gjakova. She tearfully showed me an album with photos of her son. There are still thousands of disappeared whose families want to know what happened to their children.
The US should demand that Serbia stop stonewalling 33 agreements reached on talks between Kosova and Serbia. Washington’s lack of leadership, ceding mediation to the European Commission, made the process meaningless.
To coerce concessions from Kosova, the US threatened to withdraw US peacekeeping troops. The threat was imprudent, deepening divisions between Kosovars at a time when national unity is needed more than ever. It also turned Kosova Albanians against the US, spoiling one of Washington’s few friendly relations. Not only is supporting Kosova the right thing to do. The US has a strategic interest in Kosova, as a buttress against Russian influence in Southeast Europe.
To its credit, the Trump administration gave a green light to the Kosova Security Force. Allowing Kosova’s army is the only positive step the US has taken in Kosova since Trump took office.
Vetevendosje made mistakes, for sure. But instead of cooperating with Kosova’s democratically elected government, US officials helped collapse the coalition. Faced with the COVID-19 crisis, Kosova needs stability. It was not the time to throw Albin Kurti under the bus.
I had the honor of working with Ambassador Richard C. Holbrooke. I can imagine Holbrooke’s horror at Trump’s anti-Albanian bias. Partition represents the realization of Slobodan Milosevic’s project to create ethnically pure states in the Balkans.
Grenell and other US officials working on Kosova are a disgrace.
Ambassador Phil Kosnett addressed a Diaspora audience in March. When asked about US support for Kosova’s territorial integrity, he replied: “Just trust us.”
The trust of Albanians was misplaced; Trump betrayed Kosova. Albanian-Americans are well-organized politically. Every vote counts in November, especially in swing states where the Community is active.
*Mr. Phillips served as a Senior Adviser to the State Department during the Clinton, Bush and Obama administrations. He is author of Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and US Intervention (Harvard’s Kennedy School).

Filed Under: Analiza Tagged With: David L Phillips, kosova

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 10
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • FAIK KONICA, SHKRIMTARIT GUILLAUME APOLLINAIRE : “KAM VETËM KËTË GJË TË PËRBASHKËT ME STENDALIN…” (LETRA ORIGJINALE E 20 NËNTORIT 1904)
  • “Lübecker Volksbote”: SHQIPËRIA
  • PORTRETI I HARRUAR I YMER ELSHANIT, APO PAQJA TRAGJIKE E TIJ
  • NGA DEBATI REPUBLIKAN- DEMOKRAT NË FOX NEWS
  • Kalendar: 79 vjetori i lindjes së Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova
  • Epoka e artë
  • Festa e Flamurit 2023 – Washington DC
  • Baza gjeopolitike e aleancës strategjike mes Shqipërisë dhe Turqisë – Libri i ri i Shaban Muratit
  • “THE INTERNATIONAL BEST POETSAND TRANSLATORS PRIZES 2023…”
  • Shqipëria, disa muaj pas pavarësisë, sipas një gazetari italian të kohës
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË ATHINË, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË GREQI
  • Me ceremoni solemne shqiptarët e ngritën flamurin kuqezi në Bashkinë e Filadelfia
  • “Kosova në dokumentet amerikane 1945-1999”
  • PORTUGALIA SHTET MIK I KOSOVËS DHE SHQIPTARËVE, SHËN NËNË TEREZA  “NJË URË QË NA LIDHË”
  • GËZUAR 111- VJETORIN E PAVARËSISË, SHQIPËRIA E MADHE ETNIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT