• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHUMË FRAKTURA DHE TË SËMUAR NGA GRIPI

January 21, 2017 by dgreca

BORA DHE TEMPERATURAT EKSTREME TË ULTA SHKAKTOJNË TELASHE NË DIBËR/

1 bore diber

NGA VJOLLCA SADIKU-DIBER/Dibër ,  janar – Në Komunën e Dibrës bora e cila ka një trashësi prej mbi 4o santimetrosh si dhe temperaturat ekstreme të ulta të cilat gjatë natës arijnë edhe në minus 22 grade celsius, kanë sjellë telashe të shumta popullates por edhe  firmatave . Shtabi emergjent i komunës ka ndërmarë aktivitete të shumta me qëllim që tu nduhmohet familjeve të varfëra kurse në Spitalin e përgjithshëmn në Dibër ka shumë të sëmurë nga gripi ,por janë evidentuar edhe shumë frakltura të personave të moshave të ndryshme nga gricat e shumta .

Sipas të dhënave të shtabit emergjent  pranë komunës Dibër organizata e Kryqit të kuq në Dibër ka dhanë ndihma në veshmbathje  , ushqime dhe  batanie për mbi 1o famije . Të dhënat thonë se ka familje të cilët në këta ditë me temperatura të ulta ekstreme  nuk kanë ngrohje. Nga kryqi i kuq shtojnë se listata të familjeve në nevojë janë marë ne bashkëpunim me Qendrën për punë sociale . Poashtu është mundësuar që disa endacak të cilët nuk kanë kulm mbi kokë të të gjejnë strehim tek disa familje të afërm të tyre të cilat kanë marë edhe kompenzime ne ushqim dhe artikuj të tjerë.  Sekretari i kryqit të Kuq Isni Telkiu thot se edhe në ditët në vazhdim  do të ndihmohen familje të tjera në nevojë.

Në Spirtalin e Përgjithshën në Dibër u informuam se deri tani ka patur intervenime tek mbi dhjetë persona të cilët kanë patur fraktura në këmbë dhe duar. Disa nga ata kanë qenë me fraktura të rrënda thot ortopedi specialist  Ismailaki Klenja . Është intereveniar në kohë thot Klenja. Por të dhënat thonë se numri i personave të cilët kanë parur lëndime nga rrëshqitja nga gricat është shum më i madh . Në institucionet  shendetsore  në Dibër për mbojtje shendetsore primare dhe sekundare , thonë se ka një rrite drastike e të sëmurëve nga gripi. Të sëmurë nga gripi ka nga të gjithë grupmoshat .  Por më të shumta janë fëmijët dhe të moshuarit me sëmundje kronike . Në repartin për sëmundje interne Dhomat e kurimit janë për plot me pacientë, por ashti eshte edhe repartin e fëmijëve .  Në njësinë të Entit për shendet publik në Dibëlr epidemiologu Mentor Mela thot se numri i të sëmurëve nga gripi aktualisht ka shkuar 80. Vetëm gjatë kësaj jave shton Mela janë paraqitur 20 ratse të gripit dhe besoj thot ai se gjatë kësaj jave do të ket një rritje më të madhe të të sëmurëve me grip.

Gjithashtu edhe në Ambulancën pediatrike , pediatri Arben Agolli thotë[ se nga 80 pacient- fëmij që paraqiten gjatë një dite 80 përqind e tyre janë grip, që do të[ thot është numër i madh shton pediatri Agolli.

Për shkak të temperaturave eksrtreme të ulta  janë çfaqur edhe shumë defekte në rrjetin e ujësjellësit . Në ndërmarjen komunale ,,Standardi,, thonë se ekitet kujdestare janë në teren për të sanuar defektet por vet fakti se gjatë dites. Defekte ka në disa pjesë të qytetit thot drejtori i ndërmarjes komunale Mazllum Lleshi.  Sipas tij puntoret për të sanuar difektet punojnë edhe ne temperatura nën 15 gradë celsius . Njësija antizjar në Dibër ka patur disa intervenime për shak se ka patur zjare të shaktuara në disa shtëpi në qytet por edhe ne rajonin e Reks nga ozhaqet

Edhe pse shtabi i emergjencës në Dibër ka angazhuar firmën në tender  ajo bën punën e vet në pastrimin e bores në qytet dhe rruget lokale . Por temperaturat e ulta ekstreme  dhe ngicat kanë vështërsuar komunikimin të fshatrave malore me qytetin . Rrugët rajonele nga Dibra për në Shkup, Strugë dhe Qendër Zhupë  pastrohen por komunkacionin zhviloohet me probleme .

Për shkak të situatës në fjalë shtabi komunal emergjent , sëbashku me të gjithë institucionet që veprojnë në Dibër mban takime të rregullta në të cilët vlersohet situata . Me shtabin kryeson kryetari i Komunës Ruzhdi Lata i cili  ka apeluar edhe tek  pronaret të shitoreve të pastrojnë vetë hapsirat para dyqaneve . Nga njësija e ndërmarjes publike ,,Rrugët e Maqedonisë,, në Dibër informojnë se janë duke realizuar aktivitetet e tyre por temperaturat nën 2o gradë celsius shkaktojnë probleme . Rezervat të matrialeve abrazive  të ndërmarjes në fjale plotsojnë nevojat .

Filed Under: Komente Tagged With: SHUMË FRAKTURA DHE, TË SËMUARE NGA GRIPI, Vjollca Sadiku

Haradinaj: Urime Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump

January 20, 2017 by dgreca

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar presidentin amerikan Donald Trump permes ‘facebook’:-ut:Urime Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, urime Popullit Amerikan!
Falënderime për Presidentin e deritashëm Obama dhe Administratën e tij, për gjithë mbështetjen për Kosovën dhe popullin e saj për këto tetë vjet!
Jam i bindur se SHBA do të jenë partner strategjik i Kosovës edhe nën udhëheqjen e Presidentit Trump!

Unë me zemer sot isha në Washington, ani se me trup në Francë e në pritje të lirisë që nuk tjetërsohet.
Urime Amerikë!

RH

Filed Under: Komente Tagged With: presidentin Trump, Ramush Haradinaj, uron

Hoxhaj takon homologun në Paris: Franca partnere e Kosovës

January 20, 2017 by dgreca

-Është diskutuar edhe për rastin e ish Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj/
1 Hoxhaj ne FrancePRISHTINË, 20 Janar 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Paris ku është takuar me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault, me të cilin kanë diskutuar për nevojën e thellimit të raporteve bilaterale sidomos në planin ekonomik.

Njoftimi i dërguar sonte nga Parisi i MPJ kosovare thekson se, në takimin mes dy ministrave është diskutuar edhe për rastin e ish Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe mbështetjen e Francës për lobim për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Hoxhaj ka thënë se së shpejti do të organizohet një forum i përbashkët ekonomik mes dy vendeve, ndërsa është shprehur optimist për lirimin e shpejtë të Haradinajt.

“Pata një takim shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault, me të cilin biseduam si të lëvizim prej një bashkëpunimi të shkëlqyer politik në atë ekonomik. U pajtuam për një forum ekonomik të përbashkët që do të mbahet së shpejti. Franca do ta mbështesë Kosovën në shumë fusha, e veçmas në procesin e liberalizimit të vizave. Natyrisht që biseduam edhe për rastin e ndalimit të ish Kryeministrit Haradinaj. Jam optimist se ai do të lirohet së shpejti”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.Kjo është vizita e parë zyrtare e Ministrit të Jashtëm të Kosovës për vitin 2017, ndërsa në ditët e ardhshme ai do të qëndrojë për një turne në Azi ku do të vizitojë disa disa shtete.

Filed Under: Komente Tagged With: Enver Hoxhaj, France, Ministri i Jashtem

Ambasada e SHBA-shqiptarëve: Mos harxhoni para e kohë për vizë turistike

January 20, 2017 by dgreca

1 ambasada e SHBA per vizatAmbasada Amerikane u kërkon shtetasve shqiptarë përmes një postimi, të shpërndarë në rrjetet sociale dhe jo pa humor, që të mos harxhojnë para dhe energji të kota për një vizë turistike në SHBA. Ambasada thotë se, gjithçka që u duhet për të aplikuar për një vizë të tillë, është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit e njohur si DS-160.
“Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistën për vizë turistike! Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160. . . dhe kaq!”, thuhet në postimin e Ambasadës. “Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t’jua kërkoj. Përkundrazi, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë! :)”, mbyllet këshilla e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasada amerikane, Mos harxhoni, para e kohë, për vizë turistike

New Movements Emerge Ahead of Albanian Elections

January 19, 2017 by dgreca

1 ShinasiPhoto: Albanian Bee movement founders. Photo: LSA/Malton Dinra/Five months before general elections in Albania, several new political movements and parties have been founded, vowing to challenge the country’s political establishment./

By Fatjona Mejdini/ BIRN/ Tirana/The Albanian Bee [Bleta Shqiptare] political movement was launched on Tuesday in Tirana, presenting a manifesto that urged Albanians to take action to create a better future for the country after the disappointments caused by the political parties that have governed the country since the end of Communism.

The anti-establishment movement, which might turn into a political party, is being formed five months before the parliamentary elections set for June 18.

Its manifesto called for the establishment of a “modern state” based on the rule of law, with an uncorrupted public administration as a prerequisite for later joining the EU.

“We have to strengthen our state first and later deal with the EU – we are not ready for it yet,” the manifesto says.Three of the movement’s founders are Albanians from the diaspora who have returned after living in the United States for years.

One of them, Shenasi Rama, is a well-known former activist from the student movement at the beginning of the 1990s that helped topple the Communist regime in Albania.After decades working as a political science professor at Columbia University in New York, Rama told at the movement’s launch on Tuesday that he believes that Albania is now at a critical point.”We have to be together and discuss how we can get out of this situation, at a time where our country has been governed by people who have stolen and made Albanians immigrate. We have to stop this from happening anymore,” he said.Another of the founders, Grid Rroji, a former United Nations employee in New York, said that it was time to make people reflect on the failure of the country to establish itself as a successful democracy three decades since the end of Communism.”We have massive corruption, people that want to leave the country and a political class that doesn’t secure a normal life or any dignity for their people,” Rroji said.The third founder, Valentina Karanxha, a former student who participating in protests that brought the end of the Communist regime, told the launch via Skype from the US told that the movement’s manifesto was a gateway to the revival of the country’s political mentality and a call for Albanians to wake up.

Albanian Bee is the third political movement to be launched in advance of the upcoming elections.

Ben Blushi, a long-time critic of Albanian Prime Minister Edi Rama, left Rama’s governing Socialist Party, and together with former Socialist MP Mimoza Hafizi formed Libra, which they described as a new anti-establishment party, in November.

In January, Gjergj Bojaxhi, the former head of Albania’s energy company, set up Sfida, a party that also aims to oppose the political establishment.

– See more at: http://www.balkaninsight.com/en/article/albanians-of-diaspora-return-to-give-an-alternative-their-compatriots-01-17-2017#sthash.BHBGMRt1.dpuf

Filed Under: Komente Tagged With: Ahead, New Movements Emerge, of Albanian Elections

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 217
  • 218
  • 219
  • 220
  • 221
  • …
  • 479
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT