• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MUSTAFA NË TAKIM ME PALMER: PËRKRAHJA E SHBA-VE E PAZËVENDËSUESHME PËR KOSOVËN

February 13, 2017 by dgreca

–Kosovë-SHBA, Hoxhaj dhe Palmer diskutojnë dhe koordinojnë aktivitetet e përbashkëta për këtë vit/

Në vazhdim të vizitës sot në Prishtinë, në takim me kryeministrin Isa Mustafa, drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për avancimin e axhendës integruese dhe zhvillimore.

unnamed (1)Palmer, po ashtu, shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-ve për Kosovën dhe për rajonin, thekson njoftimi dërguar nga Kryeministria.Gjatë takimit, është biseduar gjerësisht për proceset në Kosovë si dhe bashkëpunimin e mëtejme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Kryeministri Mustafa e njoftoi Palmer për progresin e shumanshëm në Kosovë, për zhvillim ekonomik, avancimin e proceseve euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetësisë e të subjektivitetit ndërkombëtar.Duke e falënderuar për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në.Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset tjera duke veçuar rëndësinë e adresimit të çështjes së ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe çështjet tjera të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, siç janë transformimi i FSK-së, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimi i dialogut evropian për normalizimin e raporteve ndërshtetërore me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura.

2Enver Palmer

Kosovë-SHBA, Hoxhaj dhe Palmer diskutojnë dhe koordinojnë aktivitetet e përbashkëta për këtë vit/

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, ku diskutuan  koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2017.

Në vizitën në Prishtinë, edhe në këtë takim, Palmer ka deklaruar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm.

Njoftimi i dërguar thekson se, ministri Hoxhaj ka falënderuar Palmer për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, duke vënë në pah raportet e shkëlqyera ndërshtetërore mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi palët diskutuan për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në politikën e jashtme për këtë vit, jo vetëm në aspektin bilateral por edhe në atë multilateral, duke përfshirë dhe organizatat ndërkombëtare dhe procese të tjera me rëndësi për Kosovën.

“Biseduam për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në politikën e jashtme për këtë vit. Bashkëpunimi ynë tashmë nuk do të jetë vetëm bilateral por do të zgjerohemi edhe në planin multilateral, organizata ndërkombëtare dhe shumë procese të tjera të rëndësishme për Kosovën, ku do të ketë përfshirje më të madhe të departamentit amerikan të shtetit”, tha Hoxhaj.

Filed Under: Komente Tagged With: Kosoves, Mustafa, Palmer, SHBA perkrahje

22 vjecarja shqiptare përfitoi bursën e studentes amerikane të vdekur më 2014-ën

February 13, 2017 by dgreca

Kristina Leskës, 22 vjeçe, që studion në qytetin e St. Clair Shores, iu dha bursa e studentit në Universitetin e Beaumont Grosse në Wayne, në nder të kujtimit të Paige Stalker, një adoleshenteje që ishte vullnetare aty dhe u vra në vitin 2014. Leska kishte ëndrra të mëdha kur mbërriti në Amerikë.

sstudentja

Ajo shpreson t’i bëjë ato realitet pasi përfitoi bursën në nder të studentes amerikane që punonte si vullnetare në spital. “Dua të bëhem dentiste”, u shpreh Leska. Stalker e cila ishte vullnetare në spital që prej moshës 16-vjeçare, mbeti e vrarë pasi ishte duke qëndruar në makinë në zonën e Detroitit me miqtë e saj, kur dikush iu afrua dhe e qëlloi. Vrasja e saj vazhdon të qëndrojë e pazbardhur, por bursa e saj me vlerë 5000 $ në nder të saj i ka kaluar 22-vjeçares nga Shqipëria. “Kjo është diçka e dhimbshme, sepse ajo kishte plane për të ardhmen e saj, ashtu si dhe unë. Shpresoj që familja e saj të ndihet pak më mirë që një vajzë e re po ndjek ëndrrat e saj, me bursën që i takonte bijës së tyre. Kjo bursë më motivon të mësoj më shumë dhe të mos dorëzohem. Unë jam rritur në Shqipëri dhe erdha këtu menjëherë pas shkollës së mesme. Ishte gjëja më e vështirë për mua të largohesha nga vendi që dua dhe të quaj shtëpi Amerikën. Kisha shumë frikë. Por jam shumë e emocionuar, pasi ky është një nga vendet më madhështorë të botës”, u shpreh shqiptarja. Për Leskën ka qenë një udhëtim i gjatë. Shkenca ka qenë gjithmonë një pasion për të. Por Shqipëria edhe pse një vend i qëndrueshëm është e varfër dhe me mundësi të pakta. Prindërit e saj e mbështetën vendimin e saj për të udhëtuar në Amerikë për një vizë studentore dhe ajo për momentin është duke ndjekur universitetin e Wayne-t. Qëllimi i saj, sapo erdhi në Michigan, ishte të gjente një karrierë ku mund të bënte një ndryshim në jetën e një populli dhe ndërsa ajo është ende duke eksploruar në fushën e kujdesit shëndetësor, shpreson të diplomohet si një dentiste e ardhshme. “Nuk ka asgjë më të bukur se të bësh të bukur buzëqeshjen e dikujt. Paige kishte një buzëqeshje të bukur. Ajo ishte gjithashtu vullnetare në universitet si unë”, tha ajo. Betsy Schulte e cila punon me studentët vullnetarë në Beaumont tha se një ditë pasi Stalker u vra, dikush vendosi një shënim në tavolinën ku ajo ulej dhe aty shkruhej “Paige, na mungon. Ne nuk do të  të harrojmë kurrë”. Shënimi vazhdon të jetë ende aty dhe shërben si një kujtim për adoleshenten që donte të bëhej mjeke, por edhe si një frymëzim për studentët si Leska dhe përfituesit e tjerë të bursave të dhëna nga universiteti i Beaumont-it.

 

Filed Under: Komente Tagged With: burse, Kristina Leskës, St. Clair Shores, Universitetin e Beaumont Grosse në Wayne

Rohrabacher “ndanë” Maqedoninë mes Kosovës dhe Bullgarisë

February 11, 2017 by dgreca

Rohrabacher nxit reagime me deklaratën “Maqedonia nuk është shtet”/1 robaherKongresisti amerikan, Dave Trott, bashkudhëheqës i Komitetit të Kongresit për Maqedoninë dhe Maqedono-Amerikanët, tha se Maqedonia është aleat i rëndësishëm i SHBA-së dhe nënvizoi mbështetjen për sovranitetin e saj.

“Maqedonia ka qenë partner i rëndësishëm në avancimin e përpjekjeve të SHBA-së për siguri kombëtare në gjthë botën. Për më tepër, diaspora e Maqedonisë në SHBA ka qenë pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë dhe i ka kontribuar diversitetit dhe avancimit të të gjithë kombit tonë”, tha Trott.

Komentet vijnë pasi ligjvënësi republikan, Dana Rohrabacher, ka thënë se Maqedonia “nuk është shtet” dhe se ajo duhet të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës.

“Kosovarët dhe shqiptarët nga Maqedonia duhet të jenë pjesë e Kosovës dhe pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të jetë pjesë e Bullgarisë ose e ndonjë vendi tjetër, me të cilin beson se është e lidhur”, ka thënë për kanalin televiziv Vizion Plus Rohrabacher, kryetar i Nënkomitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropën dhe Euroazinë.

Rohrabacher, mbështetës i fuqishëm i Rusisë, ka thënë se krijimi i Maqedonisë në vitet 1990, gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, ka qenë gabim, sepse “vendi është i ndarë në kampe etnike, që nuk mund të jetojnë bashkë në paqe”.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë i hodhi poshtë këto komente, duke thënë se “ato krijojnë ankth të madh” dhe “ndezin retorikën nacionaliste” në rajon.(RFL)

Filed Under: Komente Tagged With: Bullgari, Kosove, ndane Maqedonine, Rohrabacher

Ja cfarë realizoi Administrata Trump gjatë kësaj jave

February 11, 2017 by dgreca

Njoftim  i Zyrës së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë  11 shkurt 2017/

1 shtepai e bardhe

Jemi duke e bërë Amerikën të sigurtë përsëri  dhe duke shtuar vendet e punës.Gjatë kësaj jave presidenti Trump dhe Administrata e tij, bënë hapa të mëdhenj në bërjen e Amerikës të sigurtë dhe rikthimin e qytetarëve amerikanë në punë.

Për këtë, Presidenti Trump firmosi tre urdhëra ekzekutiv anti-krim, duke përmbushur premtimin që të vendosë sigurinë dhe të sigurojë popullin Amerikan së pari.

Të mërkurën, Senatori Jeff Sessions, u betua si Prokuror i Përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm Sessions është një mendje ligjore e klasit botëror dhe një prokuror i sprovuar që do sjellë experiencë të pacmueshme në këtë detyrë.

President Trump gjithashtu lajmëroi zotimin e investimit prej 7 miljardë $, që do të sjellë 10,000 pune në  SHBA. Ky është  një tjetër shembull i programit  ekonomik “Amerika e Para”, e Presidentit Trump, program që do sjellë rezultate pozitive për shumicën e popullit amerikan. duke shperndare rezultate masive per popullin Amerikan.

Trump Administration This Week:

Making America Safe Again and Getting Americans Back to Work
This week, President Trump and his Administration made great strides in making America safe and getting Americans back to work. 
President Trump signed three anti-crime executive orders, fulfilling his promise to put the safety and security of the American people first. 
On Wednesday, Senator Jeff Sessions was sworn in as the next Attorney General. Attorney General Sessions is a world-class legal mind and seasoned prosecutor who brings invaluable experience to the position. 
President Trump also announced Intel’s $7 billion pledge to bring 10,000 jobs to America, yet another example of President Trump’s America First economic agenda delivering massive results for the American people. 

Përgatiti për “Dielli-in”, Shefqet&Herion Kërcelli

Filed Under: Komente Tagged With: administrata Trump, gjatë kësaj jave, Shefqet Kercelli

Agolli, Konsekuent deri në fund i partishmërisë se vet

February 11, 2017 by dgreca

KUJT JA SHESIM “ZYLON” PËR DISIDENCË?!/
Nga KOLEC TRABOINI/

“Shkelqimi dhe rënia e shokut Zylo”
të Dritëro Agollit e kemi lexuar që në fillim pjesë-pjesë në faqet e revistës “Hosteni”, kur nuk ishte e nuk quhej ende roman, por një satirë nga ato që edhe Qamil Buxheli, Miço Kallamata, Hyskë Borobojka, Dionis Bubani, madje dhe plot të tjerë, bënin me shumicë. Të talleshe me drejtorët e kryetarët e kooperativave të burokratizuar nuk ka qenë ndonjë gjë e ndaluar nga diktatura, përkundrazi stimulohej. E vetmja gjë që bëri Dritëro Agolli është se e ngriti stekën pak me lart, në një drejtori të vogël në rang ministror, kulturor. Megjithatë  nuk ja bëri gjëmën sistemit satira “Zylo”. Përkundrazi. Të mos e shesin  për disidencë, sepse nuk ishte gjë tjetër veç jehonë e luftës kundër burokratizmit pasi që Enver Hoxha mbajti i fjalimin famë-zi, pas të cilit nisi fortuna nëpër institucione. I dërgonte artistët në prodhim dhe në fshat për të punuar me shatë e lopatë. Kinezëri. Pra ajo vepër, “Zylo”,  ishte një ndihmesë e çmuar, si një manual satirik i Partisë për ruajtjen e aparatit komunist nga ndryshku mikroborgjez. Është karakteristikë se në komunizëm e shisnin sapunin për djathë, ashtu si dhe sot apologjetë e letërsisë se real-socit vazhdojnë si baxhoxhinj të sapunit të partisë.
Lufta kundër burokracisë, për të cilin sot nuk flitet aspak, bashkë me tufëzimin kanë qenë ndër iniciativat e përdhunshme të Komitetit Qëndror të PPSH, ndër më barbarët ndaj intelektualëve në qytetet e fshatrat shqiptare. Ndër përçudnimet më të mëdha të regjimit diktatorial.
Prandaj duhet tu thuhet  apologëve të real-socit shtërpë, se Dritëro Agolli, as si njeri e as si vepër,  nuk ka nevojë për avokaturë, nuk ka nevojë  ta mbrojë askush, sepse është punë e kotë dhe kohë e kryer. Duhet pranuar se ai ishte një njeri me karakter të fortë. Kurrë nuk e ka kërkuar këtë ndihmë që duan ti japin, nuk ua ka kërkuar këtë nder as atij takëm pseudostudiuesish, që paturpësisht kanë veshur edhe kostumin e akademikut.
 Dritëro Agolli ka qenë i drejt për drejtë, na pëlqen apo jo. Konsekuent deri në fund i partishmërisë se vet. Personalisht i kam bërë një ese në të gjallë,  “Poetika e Dritëro Agollit”.  Esenë time ai e ka lexuar dhe nuk e kanë pëlqyer në rrethin e vet, por edhe nuk ka reaguar. Gjithësesi unë nuk e kam sulmuar kurrë, siç duan ta shesin lajkaxhinjtë shkrimin tim, por jam munduar të shoh pozicionin e Agollit si krijues në mes absurditetit të dy kohëve, në mes të dy krahëve, disa që e ngrenë në qiell si perëndi e të tjerë që i hedhin përsipër tonelata mëkate. Ai nuk ishte gjeni siç e shesin bejtexhinjtë e televizioneve dhe vjershëtorët e mbetur peng në kohën e Hasan Zyko Kamberit,  as novator, as patriark. Thjeshtë ka qenë një shkrimtar, një poet i natyrshëm, i cili sa i përket lirikave tradicionale të frymës popullore, folk, është i pëlqyeshëm dhe ka vendin e vet në letërsi. Retorikat bajate përtej kësaj janë vetëm punë tifozësh në stadiume, që mblidhen për berihaj.
Sa për “Zylon”, që ta mbyllim aty ku e nisëm, lëreni atë vepër të luftojë kundër burokratizmit se për atë mision u krijua, paçka se duan ti japin oksigjen për të mbijetuar edhe në kohët që nuk i përkasin.

9 shkurt 2017

Filed Under: Komente Tagged With: “ZYLON”, Kolec Traboini, KUJT JA SHESIM, PËR DISIDENCË?

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 220
  • 221
  • 222
  • 223
  • 224
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT