• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova kërkon ende 1660 persona të zhdukur

December 8, 2016 by dgreca

-Mbështetje e Mbretërisë së Bashkuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur/

2-mustafa-1

PRISHTINË, 8 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Është lançuar sot në Prishtinë projekti mbështetës i Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar qeverinë e Kosovës në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta e para mëse 17 viteve.“Kjo përkrahje, veçmas është rezultat i vizitës që kishte në Kosovë Princi Charles, i cili tregoi një kujdes dhe  dhimbje të veçantë për personat e pagjetur dhe për familjarët e këtyre personave”, tha kryeministri Isa Mustafa.Ai thesksoi se, çështja e personave të pagjetur mbetet plagë e rëndë e kosovarëve, e shtetit të Kosovës, duke përkujtuar se ende janë 1660 persona të cilët akoma kërkohen dhe nuk janë gjetur.Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell, theksoi rëndësinë që të bëhet më shumë për zbardhjen e fatit të këtyre personave.“Kam frikë se procesi i gjetjes së personave të zhdukur ka stagnuar. Më shumë mund të bëhet nga të gjithë”, u shpreh ai.Ambasadori O’Connell theksoi se ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm për të ardhmen e popujve në Ballkan. “Ballafaqimi me të kaluarën është esencial për të ndërtuar mundësinë për një të ardhme më të mirë”, tha ai.Bajram Qerkini, përfaqësues i shoqatave familjare në Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, tha se dëshiron që ky projekt të shfrytëzohet ashtu siç mendohet më së miri për zbardhjen e fatit të të pagjeturve./b.j/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Kosova kërkon ende 1660, persona, të zhdukur

Ikja e Andrea Stefanit, një vdekje e paragjykuar

December 8, 2016 by dgreca

Vdekja e Andrea Stefanit që solli hidhërim dhe gëzim ndër lexuesit shqiptarë…/

1-andrea-stefani

Nga Keze Kozeta Zylo/

Ç’mjerim të lumturohesh për vdekjen!…/

“Pashë jetën tënde, t’lëshoj bè e t’lutem/ pashë këta gjunjë e prindët që të linden/ mos ma lër trupin pranë galeve akeje/ ta coptojnë larot, por prano shpërblesat”… Nga lutja e Hektorit ne Iliadë…

Do të desha i ndjeri Andrea të kishte bërë të njejtën gjë me lexuesit e tij të shumtë para se të jepte shpirt…

Këto ditë ndërroi jetë Andrea Stefani një gazetar analist i lexuar në Shqipëri dhe kudo ka shqiptarë. Vdekja e tij e parakohshme pothuajse gjysmën e shqiptarëve e hidhëroi dhe gjysmën e “gëzoi” mos e dhëntë Zoti këtë lloj “gëzimi” për vdekjen e një gazetari apo qoftë dhe të një njeriu çfarëdo…

Ajo qe me tronditi pamasë ishte ngazëllimi dhe shfryrja e urrejtjes karshi kufomës, kur akoma nuk i ishte bërë varrimi. Mos bre njerëz me kufomën, kini durim, respektoni kodet!

Qysh në kohët e lashta kufomat nuk përdhoseshin… Në Iliadë në luftën e tmerrshme vdekjeprurëse midis dy luftëtarëve Hektorit dhe Akilit, është shumë prekës lutja e Hektorit kur vritet nga Akili… dhe po më prekëse është lutja e të atit të Hektorit, Priami kur i lutet Akilit që të mos ia përdhosë kufomën e të birit rrugëve…

Por vetë Hektori në momentet e fundit të jetës i lutet Akilit për t’ia kthyer trupin babait të tij dhe nënës dhe ja se si:

Duke dhënë shpirt Hektor kreshniku i foli:

“Pashë jetën tënde, t’lëshoj bè e t’lutem,

pashë këta gjunjë e prindët që të linden,

mos ma lër trupin pranë galeve akeje,

ta coptojnë larot, por prano shpërblesat”!…

Do të desha i ndjeri Andrea të kishte bërë të njejtën gjë me lexuesit e tij të shumtë para se të jepte shpirt…

Të vdekurit duhet t’i bëhen të gjitha nderimet që i takojnë një qenieje njerëzore. Më vonë pas varrimit për bëmat e tij apo të saj, për veprimtarinë patriotike apo kriminale, për analizat e drejta apo të shtrembëra, për qëndrimet e tij djallëzore apo ëngjëllore në publik kemi mundësinë të shprehim lirshëm çfarë ndjejmë…

Nga të gjithë statuset dhe shkrimet që kam lexuar rreth të ndjerit Andrea më preku thellë dhe më tërhoqi vëmendjen ku dhe kam se çfarë të mësojë qëndrimi i ish të përndjekurit politik i cili qysh në moshen 16 vjeç ka qene i burgosur, ndërsa familja e tij ka bërë plot 104 vjet burg, është fjala për shkrimtarin Viktor Martini, i cili është dhe Heroi im.

Ju ftoj ta lexoni qëndrimin e VIKTOR MARTINIT

Sikur më befasoi lajmi i vdekjes së Andrea Stefanit. Megjithëse nga pikëpamjet politike ishim të kundërt, ai me kurajon civile më ngjallte respekt. Ishte i mprehët, kurajoz e i saktë. Gjallnija e tij në medje ka me mungu. Një gjeneral që po vizitonte vorrezat e një vendi që kishte pushtue, u ndodh para vorrit të një gjenerali kundërshtar. Gjenerali mori qëndrim ushtarak, duke hjekun kapelen. Mbasi kreu qëndrimin ndaj kufomës, shoku i tij i drejtohet: “Si spjegohet kjo sjellje ndaj kundërshtarit tuej ndër ma të mëdhej”? -Gjenerali përgjigjet: Urrejtja njerëzore nuk duhet të shkapërcej rrasën e vorrit. I përcjelli familjarëve dhe medies shqyptare ngushëllimet e mia të cilët do e ndiejnë gjatë mungesën e Andreas.

6 dhjetor, 2016

Staten Island, New York

Filed Under: Komente Tagged With: ikja e Andrea e Stefanit, Keze Zylo, lumturim nga vdekja

Nuk do te kete ma zi per Fidel Kastron, as per vete komunizmin…

December 8, 2016 by dgreca

NJI VDEKJE PER TE CILEN U DESHTEN SHUME DJETEVJETESHE QE TE NGJANTE/

The Amerikan Spectator/
Perktheu per Diellin:  Gjon Kadeli/

Vdekja e Kastros, jo vetem qe perban vdekjen e komunizmit, por edhe nji metafor per te. Qeveri te ndryshme, jane tuej e lodhun mendjen, se
si me ju pergjegj vdekjes se diktatorit te Kubes, i cili e sundoi ate vend per pesdhjete vjete. Persa u perket ceshtjeve protokolare, pa asnji ngurrim,pjesa tjeter e botes duhet te pranoje  faktin e pa
mohueshem se: Kastro asht tuej e marre komunizmin me vete ne vorr.Sic duket, ma ne fund, njerzit e kuptuen se  nuk do te sundoheshin ma nga diktatori Kastro.
Gjate jetes se tij, Kastro  e pergdheli veten si personi qe mishnonte Kuben, por ne te vertete ai perqafoi komunizmin, i cili e skllavnoi Kuben. Perftyrimi i tij, si nji person qe po vjetrohej, por i veshun me
rrobe, si te ishte i ri, nuk perputhet me te verteten e kohes se tashme.
Dukja e Kastros asht shume e ngjashme me fotografine e famshme te Alberto Kordas te 1960-tes qe i bani Ce Guevares, ne ate kohe shume shok i ngushte i Kastros, i cili u ba simbol i levizjes komuniste, ne
shume vende te botes. Por, Kastro as dhe komunizmi, nuk u bane simbol, por ne te vertete, vazhdimisht e ma teper, e humben hovin qe kishin, dhe ma ne fund perfunduen keq.
Duket sikur fotografia e Guevares, ka qene gjithmone prane nesh. Ajo duketasht e vjerrun ne vendet ma te dukshme.
Per ata qe nuk mendojne sic duhet, ajo sherben si nji ikone, por ne fakt asht nji denim. T’i lame Kastron e Guevaren me nji ane. Fjala asht per  mitin e  komunizmit. Fotografia paraqet Guevaren dhe
komunizmin e vjeteve gjashtdhjete, kur ishin ne hovin e tyne. Ne ate kohe komunizmi perbante nji problem dhe qe kishte krijue nji frige te
madhe.
Megjithse vete Kastro dhe komunizmi ne pergjithse, kujtuen se parimet e tyne do te perjetsoheshin, dhe se do te baheshin baza themelore e te ardhshmes, perfundoi ne disfate te plote, Me egersine brutale qe u ushtrue ndaj masave mbas perdes se hekurt dhe asaj te kallamave, te mbylluna me celsa, sistemi komunist tregoi se ishte vetem nji mit(njifar fantazie) e asgja tjeter.
Komunizmi pretendoi se kishte nji largpamje per nji te ardhshme te larget. Ne syte e tij, kapitalizmi ishte nji gja e se kaluemes. Sic pate thane Hrushcovi “A ju pelqen a jo, e ardheshmja asht ne anen
tone” Ai ne te vertete pat ba edhe nji kercnim,”kundershtareve tone ne mund t’i vorrosim!”
Ne cdo vend komunizmi ishte ne marrshim e siper. Sa ma te pa zhvillueme ishin ekonomikisht vendet,aq ma te pershteshme ishin mundesit per perhapjen e komunizmit ne vendet e Azise,Afrikes
dheAmerikes Latine.
Ne kundershtim me teoricienin e tij, Marksin, i cili e konsideroi komunizmin, si mjetin me te fuqishem per zhvillim. Komunizmi filloi ti zaje rraje ne vendet e pa zhvillueme, dhe ai lulzoi edhe ma shume ne
vendet  tepr te vobegeta.
Si vete Kastro, po ashtu komunizmi, e humbe hovin e tyne rinor. Kastro burgosi e torturoi. Ne veprimet e tija ma pak te egra, ai e futi ne kurthe dhe e keqtrajtoi popullin e Kubes dhe shkatrroi ekonomine e
atij vendi. Mbrenda nji kohe te shkurte, Kubes iu desht me marre ndihme nga vendwe te tjera. Ma pare nga ish Bashkimi Sovjetik, dhe kohet e fundit nga Venezuela socialiste, e cila, tash, edhe ajo, asht
ne gjendje shume te keqe ekonomike.
Si nji specie e fundit , qe asht ne zhdukje e siper, Kastro i perjetoi te gjitha. Nder kohe qe dikltatoret, njeni mbas tjetrit e humben pushtetin dhe vend mbas vendi, hoqen dore nga sistemi komunist, Kastro
vazhdoi t’a mbaje Kuben nen kontroll.
Kastro e pa komunizmin tuej ra , nga pozita udheheqse, dhe ma ne fund, e pa ate tuej e cue ne muzeum e mandej edhe ne muzoleum. Dhe vete Kastro luejti nji rrol me randesi ne shperbam jen e komunizmit.
Kastro bani shume perpjekje per te zhvillue vendin e tij, por ato deshtuen. Megjithe kete deshtim, ai nuk e ndali veprimin, e me shqyrtue arsyet se pse deshtuen veprimet, te cilat shkatuen shume
dame. Ai nuk e bani kete gja.Pra, trashigimija e vertete e Kastros asht se ai vadhdoi me keto deshtime, ma gjate se asnji dheheqes tjeter
komunist.
T’a zame se Kuba do te vazhdoje te mbetet vend komunist. Numri i vendeve komuniste qe ekzistojne sot asht Kuba, nji vend shume i vogel,
Koreja e Veriut dhe Venezuela, te gjitha te njollueme. Nder kohe qe bota i jep lumtumiren e fundit, nuk do te kete ma zi per Fidel Kastron, as per vete komunizmin..

Filed Under: Komente Tagged With: Fidel Kastro, Gjon kadeli, Jo me zi per komunizmin, The American Spactator

Kosova, letër nga NATO

December 8, 2016 by dgreca

-Mustafa: NATO i ka hapur udhë avancimit të raporteve të bashkëveprimit me Kosovën/

unnamed-11-mustafa1-mustafa-ule1-flet-enveri3-me-enverin

-Ministri i Jashtem Hoxhaj: Kosova ka hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve me NATO-n/

PRISHTINË, 8 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ NATO i ka hapur udhë avancimit të raporteve të bashkëveprimit me Kosovën, tha kryeministri Isa Mustafa, sot në një konferencë shtypi së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, duke prezantuar të arriturat e Kosovës në raport me organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. “Fillimisht, më lejoni të ndaj me ju një lajm të rëndësishëm, i cili dje na erdhi nga NATO-ja, konkretisht nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg”, tha Mustafa. Ai përkujtoi se, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës vitin e kaluar i ka dërguar një letër Sekretarit Stoltenberg, ku ka kërkuar zyrtarisht fuqizimin e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n, në disa dimensione të rëndësishme për Kosovën. “Si rezultat, dje pranova zyrtarisht një përgjigje shumë inkurajuese nga NATO-ja në letrën tonë. Duke marrë në konsideratë propozimet tona të arsyeshme, Sekretari i NATO-së në përgjigjen e tij na ka konfirmuar avancim substancial të bashkëpunimit dhe mbështetjen e Kosovës si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e ndryshme të NATO-s”, theksoi Mustafa.

Më konkretisht, vijoi ai, Këshilli i Atlantikut Verior është pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të NATO-s me Kosovën brenda mandatit respektiv të KFOR-it dhe të Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, i cili bashkëpunim pritet të avancohet nga fillimi i vitit të ardhshëm.

“Në letrën e NATO-s na  kanë ofruar mundësi për aktivitete shtesë të dizajnuara për të fuqizuar bashkëveprimin me Kosovën”, tha Mustafa.

Kryeministri i Kosovës bëri të ditur se, këto aktivitete përfshijnë: – Rritjen e vizitave të Këshillit të Atlantikut Verior dhe takimet me Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s si dhe autoritetet relevante të Kosovës, përmes të cilave do të zgjerohet dialogu politik.

– Pastaj dialogu për aktivitetet e bashkëpunimit praktik me NATO-n.

– Aktivitete shtesë të përshtatura për nevojat specifike të Kosovës, të cilat mund të përfshijnë mbrojtjen e rrjeteve informatike, edukim, trajnime dhe logjistikë.

– Zgjerim të aktiviteteve në kuadër të Programit “Ndërtimi i Integritetit” me qëllim të rritjes së kapaciteteve institucionale.

– Pjesëmarrje në disa prej aktiviteteve të Programit të NATO-s “Shkenca për Paqe dhe Siguri”, që ka të bëjë me mekanizmat që ofrojnë mundësitë për shkencëtarët dhe ekspertët e NATO-s dhe vendeve partnere të bashkëpunojnë në relacionet e shkencave civile, teknologjisë dhe të inovacionit.

– Konsiderimi i mënyrave që Forca e Sigurisë së Kosovës, në suaza të mandatit të saj, të marrë pjesë si vëzhguese në ushtrimet e Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike për Reagim në Fatkeqësi (EADRCC).

– Eksplorimi i mënyrave që FSK-ja, në koordinim me Ekipin Këshillues Ndërlidhës, të marrë pjesë edhe në ushtrimet e KFOR-it, në përputhje me mandatin e saj.

– Ndërsa, Divizioni për Diplomaci Publike i NATO-s do të konsideroj rrugët për bashkëpunim dhe përkrahje të institucioneve relevante të Kosovës, OJQ-ve, Universiteteve,  dhe akterëve tjerë të shoqërisë civile që merren me çështje të paqes dhe sigurisë, me komunikim dhe diplomaci publike. “Pra, Sekretari i NATO-s, Stoltenberg, na ka kthyer një përgjigje tejet kuptimplotë, e cila në esencë krijon mundësitë për bashkëpunim thelbësor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s”, theksoi Mustafa.

Ai tha se konsideron se ky është një lajm shumë i rëndësishme për Kosovën, pasi që hap një kapitull të ri të marrëdhënieve dhe mbështetjes së NATO-s dhe po ashtu e fuqizon rolin e Kosovës si faktor i stabilitetit në rajon dhe si një partner i besueshëm i NATO-s në përballimin e sfidave rajonale dhe globale të sigurisë. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh mirënjohje për NATO-n, shtetet anëtare, Sekretarin Stoltenberg dhe autoritetet tjera, duke theksuar kënaqësinë që kjo organizatë e cila para 17 vjetësh ndërhyri për të mbrojtur vlerat më të larta humanitare në Kosovë, tashmë i ka hapur udhë avancimit të raporteve të bashkëveprimit me shtetin e Kosovës”, u shpreh Mustafa. Ai shtoi se, ashtu siç është nënvizuar edhe në Samitin e NATO-s në Varshavë, ku liderët e shteteve mirëpritën aspiratat e Kosovës për avancimin e aftësive për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e saj dhe për të kontribuar në sigurinë në rajon dhe më gjerë, shpreh përkushtimin e Kosovës që gradualisht të avancojë në procesin e anëtarësimit dhe që në një periudhë optimale të bëhemi anëtare e NATO-s. “Si Kryeministër i vendit, vlerësoj se Kosova ka bërë dhe po bën hapa të sigurt në ndërtimin e institucioneve shumë të afta dhe kredibile në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Kemi Policinë e Kosovës, e cila është ranguar si shumë kredibile, e organizuar dhe e menaxhuar mirë, ashtu siç është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e organizuar sipas standardeve më të larta, ndërsa pjesëtarët e saj janë të shkolluar dhe të trajnuar në qendrat elite amerikane dhe evropiane. Duhet përmendur edhe AKI-në e cila po tregohet shumë profesionale dhe e përgjegjshme në fushëveprimin e saj shumë të ndjeshëm”, tha Mustafa.Ne, përfundoi kryeministri i Kosovës, do të mbështesim fushën e sigurisë dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit jo vetëm në këtë pjesë të Evropës por edhe në aspektet globale.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj  tha se Republika e Kosovës ka hyrë sot në një fazë të re të marrëdhënieve me NATO-n.“Letra e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa e shpreh në fakt vullnetin e 28 shteteve anëtare të NATO-s për një etapë të re të integrimit euroatlantik të Kosovës.
Prej sot kemi shpejtësi tjetër. Prej sot fillojmë të lëvizim në mënyrë konkrete drejt integrimit të Kosovës në NATO”, u shpreh Hoxha.Ai tha se, letra e Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg ofron një raport të mirëfilltë mes NATO-s dhe Kosovës dhe një substancë të plotë të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe NATO-s.“Nga dita e sotme Kosova shndërrohet nga një konsumues i sigurisë, pasi kemi qenë konsumues i sigurisë për një kohë të gjatë, për shkak të pranisë së madhe të trupave të KFOR-it, në një prodhues dhe eksportues të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare”, theksoi Hoxhaj. Ministri i Jashtëm tha se, Kosova do të bëjë përpjekje maksimale që t’i përmbushë të gjitha kriteret, të gjitha kushtet, me qëllim që në një të ardhme të afërt t’i bashkohet edhe Programit të Partneritetit për Paqe, si parakusht për anëtarësim drejt NATO-s.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, kosova, letër nga NATO

Piramida e Enver Hoxhes, perjetesimi nga Qeveria Rama

December 7, 2016 by dgreca

*Ne rast se qeveria kerkon ta perjetesoj sundimin faraonik te diktatorit Enver Hoxha, punen e sklleverve moderne per ndertimin e piramides pushtetare te diktatorit,si nje homazh dhe mjet qe figura e diktatorit ti jetoje kohes,jane ne te drejten e tyre/piramida_jpg

*Ajo qe me revolton dhe me zhgenjen plotesisht ,eshte qendrimimi i opozites dhe i atyre ish te perndjekurve qe i vune flaken bunkerit dhe sot bejne indiferentin para nje paturpesije qe ka pasoja sot dhe per te ardhmen/

1-lek-mirakaj-2Nga Lek MIRAKAJ/ Nju Jork/

Personalisht nuk di te them ne se bunkeri prane Ministrise se Brendeshme,eshte apo nuk eshte ne vendin e duhur.Si simbol qendron plotesisht,eshte shprehje e nje periudhe te diktatures komuniste.Asnjeri nuk mund ta mohoje faktin qe i gjithe vendi ,i gjith populli ishte futur ne bunker.I thash keto ,se opzita dhe nje pjese e ish te persekutuarve shprehen pakenaqesine dhe revolten ndaj simbolikes se ketij objekti .Sot qeverija vendosi ta beje funksionale piramiden.Nuk e di se cfar elementesh arkitekturale ose historike gjenden ne ate monster.Piramidat jane shprehje e sundimit faranoik,jane ndertu me jeten dhe mundin e sklleverve dhe nuk gjenden ne asnje dukuri te kultures shqiptare.Ne rast se qeveriia kerkon ta perjetesoj sundimin faraonik te diktatorit tone,punen e sklleverve modern per ndertimin e piramides pushtetare te diktatorit,si nje homazh dhe mjet qe figura e diktatorit ti jetoje kohes,jane ne te drejten e tyre.Ajo qe me revolton dhe me zhgenjen plotesisht ,eshte qendrimimi i opozites dhe i atyre ish te perndjekurve qe i vune flaken bunkerit dhe sot bejne indiferentin para nje paturpesije qe ka pasoja sot dhe per te ardhmen.Ish qeverija e P.D.pati premtuar se do e shembte ata objekt turpi dhe nuk beri asgje.Te pakten ne menyre simbolike te dergonte ata zjar vendesit e bunkerit per te thene se jane koherent ne qendrmet e saja.Ndoshta une jam gabim,por dy palet qe sot bejne ligjin,po mendojne se do jete e dobishme qe femijet pasardhes ti thone njeri tjetrit,hajde te lozim te piramida e xhaxhi Enverit.Se shpejti me bekimin e soc-komunisteve dhe te vete quajturit P.D gjoja anti komunist,shpresojme se do ti bejne dhurate qytetit te Tiranes edhe monumentin e si duket babait te tyre shpirteror ,Enverit gjakesor.Pedonalja eshte gadi.

Filed Under: Komente Tagged With: Enver Hoxha, Lek Miraka, piramida, qeveria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 232
  • 233
  • 234
  • 235
  • 236
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT