Të Dielën me 27 Gush një grup bashkadhetarësh nga Nju Xhersi dhe Nju Jorku, vizituan Shtëpinë e Vatrës dhe dhuruan libra për Bibliotekën e Vatrës.(Për më shumë fotografi shkoni ne facebook)/
Shtëpia e Vatrës është përherë një portë e hapur për bashkatdhetarët, përfshi edhe ata që pa hyrë brenda saj bëjnë kritika nga larg duke amplifikuar edhe thashetheme e tëpavërteta. Edhe ditët e të shtuna e të diela nuk mungojnë bashkatdhetarët që e vizitojnë Shtëpinë e Vatrës. Një grup mërgimtarësh nën drejtimin e z. Mihal Jano, që është i njohur për aktivitetin patriotik kur ishte emigrant në Greqi, kërkuan që ta vizitonin Vatrën të Dielën me 27 Gusht 2017. Grupi përbëhej nga Mihal Jano, studiues i historisë, Ilo Foto, studiues, autor i 17 librave shkencore; Engjell Zerdelia, studiues dhe autori i librave për Kongresin Kombëtar të Lushnjës dhe Kongreset Kombtare Arsimore, si dhe Pirro Lako, Dionis Nushi, Shpetim Borova, Saimir Jano dhe Niko Gjoni. Ata u pritën nga Dritan Haxhia-Kordinator i Medias pranë Kryesisë së Vatrës dhe Editori i Gazetës”Dielli”, Dalip Greca.
Editori i Diellit, u uroi mirëseardhejen vizitorëve dhe shpalosi historinë e Vatrës përgjatë 105 viteve dhe të Gazetës Dielli, që ka hyrë në vitin e 110 të botimit. Në emër të grupit të mysafirëve foli Mihal Jano, i cili tregoi për vlerat e mërgimtarëve, vecanërisht të atyre të zonës të Myzeqesë, duke përmendur dhe fakte historike nga emigrantët e hershëm të kësaj treve si: Bush Nati, Leonidha Jano, Peco Dhimitri, Miti Jano, Maj Nito, nga zona e Rroskovecit, Lili Gjerazi nga zona e Libofshes, Andon Pope, Dhimitër Shallapi nga zona e Divjakës e të tjerë.
Më pas ai foli prurjet e studiuesëve nga të gjitha trevat kombëtare, për librat e tyre, një pjesë e të cilëve u sollën dhuratë për bibliotekën e Vatrës, përfshi dhe botime të emigrantëve shqiptarë nëpër botë.Gjatë bashkëbisedimit shfaqën mendimet dhe opinionet e tyre për Vatrën dhe organizimin e veprimtarive bashkuse edhe Illo Foto, Engjëll Zerdelia, Niko Gjoni, Piro Lako, Shpëtim Borova, Dionis Nushi.Mysafirët i përshëndeti edhe koordinatori i mediave pranë kryesisë së Vatrës, Dritan Haxhia, i cili tha se Vatra është gjithëshqiptare dhe i takon brezit të tanishëm ta cojë më tutje kryeveprën e Shqiptarëve të shekullit të shkuar. Eshtë kollaj të kritikosh, por është vështirë të kontribuosh.
Duke dorëzua librat e autorëve dhurues, z. Mihal Jano tha se i falenderonte të gjithë ata që ia kishin besuar atij dhurimin në Vatër. Ja disa nga librat e dhuruara: ” Pulti” viti 743-10 mars 2005″ i autorit Mark Palnikaj, botuar në Prishtine 2017; “Tungj Miftari, Bajraktari i Mërturit”-autor Mark Palnikaj, botuar në Tirane 2014. Studjuesi dhe historiani Nikollë Loka ka disa libra si: “Prengë Bibë Doda- dritëhijet e nje burri shtetasi”; ” Imzot Nikollë Kacorri- Burrështetas Shqiptar në Altarin e Atdheut”, bashkautorë me Angjelin Shtjefni; “Lekë Rajta- Burri i madh i një dere të njohur”, ” Tuk Jakova- jeta dhe vepra”, botuar në Tirane 2017; “Zef Shkorreti, Mësues Hero i kohës së tij”; ” Studime historike, Recensione Publicistike” vellimi pare, Nikoll Loka, Tirane 2014; “Kuvendi i Fanit dhe Pamundësia e Piemontit shqiptar”.Edhe bashkombasi Nokë Sinishtaj ka dhuruar disa libra si: “Motive Malësore”-, botuar në Luzerne 2017; ” Monologu i Cinise së Podgorices” shkruar nga Noke Sinishtaj, botuar në Tirane 2016; “Cui Bono”- Noke Sinishtaj- Luzerne 2016; ” Shqiponja e Grudës- Gjekë Gjon Shyti Sinishtaj 1894-1938-botuar në Tiranë 2016 , Dejka Kujtimesh-Poezi, botuar në Tiranë 2014 etj..Po ashtu u dhuruan edhe disa libra nga autore të tjerë si”Maska e Dites” Antologji e prozes se shkrimtarve emigrante ne Greqi;” A doni më për ….Belulin” me autor Fran Ukcama,”Vite emigracioni” nga Albert Zholi, “Fllad e këngë Laberie” nga Kastriot Lekdushi,”S’di të hesht” poezi nga Faslli Haliti, “Vdekja e Varreve”- ditar mergimi nga Zeqir Lushaj, “Fitimtarë të një Populli të Mundur” nga Fatbardh Rustemi,”Fjalë të urta” pjesa e 11 nga Bektash Hysni Zoto;” Apollonian e Ilirise ne burimet antike” nga Bashkim Vrekaj;” E besova Eseninin”- Lirika nga Spiro Xhavara,” Me jetue në Shekullin e sotëm- ZOGU I” me autor Ramiz Lushaj;”Apollonia e Ilirisë” e autorit Bashkim Vrekaj etj.
Mihal Jano vecoi kontributin shkencor të studiuesit të pasionuar që jeton në Astoria,Nju Jork, z. Illo Foto, për të cilin tha:- Dua të dalloj e të vlerësoj më të moshuarin këtu mes nesh, studjuesin e pasionuar, specialistin e bujqësisë shqiptare, shkencëtarin Illo Foto, një emigrant i moshuar dhe bir i një prej emigrantëve të hershëm shqiptar nga Zagoria, një kontributor me vlera kombëtare për edukimin e brezave me njohuri shkencore.Ilo Foto, tha ai, eshtë një enciklopedi e gjallë dhe studimet e tij kanë vlera të spikatura. Librat dhe artikujt studimorë të tij janë punime të një intelektuali të mirëfilltë. Illo Foto ka shkruar mbi 17 libra me vlerë si dhe me qindra artikuj me trajtesa skincare dhe problematika shoqërore në organet e shtypit shqiptar shkencor dhe atij të përditshëm, përfshi dhe gazetat e diasporës, Dielli dhe Illyria. Të gjitha këto libra studjuesi Illo Foto i ka realizuar me shpenzimet e familjes së tij dhe në aktivitete të shumta i ka dhuruar. Ai ka marrë vlersimet e larta si nje intelektual e qytetar, model për të gjithë brezat.Një pjesë të librave,z. Illo Foto, ia dhuroi bibliotekës së Vatrës. Ndër to përmendim:Nga Harri Fultz tek Ilia Pali;Miqtë e mi të Deklasuar; Fshatarëisi e tradhëtuar; Bujqësia dhe Mjedisi në Tranzicion; Mushkëritë e Plagosura të Atdheut, Toka, Bujku, Shteti; 15 Shkencëtarët e vërtetë të Bujqësisë Shqiptare; Kriza Financiare Përballë Bujqësisë Fermere etj….