PRISHTINË,-Gazeta DIELLI/ Ministria e Diasporës e Kosoves i njofton bashkatdhetarët, të cilët kanë vendosur t’i kalojnë festat e fundvitit me familjarët në atdhe që, për t’iu ikur pritjeve të gjata në kufi, përveç pikës kufitare në Merdar, t’i shfrytëzojnë edhe pikat e tjera që janë më pak të frekuentuara.Bashkatdhetarëve u rekomandohet që, para se të nisen për në Kosovë, ta hapin linkun: //www.mpb-ks.org/qkmk/#.WF0vGdIrKM8 e Qendrës Kombëtare për menaxhimin e kufirit, në të cilin detajisht do të informohen për pikat kufitare, si dhe për kohën e pritjes.
Po ashtu, institucionet e Kosovës, në këtë kuadër edhe Ministria e Diasporës, do të bëjnë përpjekje që bashkatdhetarëve tanë t’u krijohen lehtësi gjatë kalimit të pikave kufitare, veçanërisht të evitohen pritjet e gjata, për ta kaluar një pushim të rehatshëm./b.j/
aleksandridr. says
Bravo kjo eshte Ministri e mire,pa asnje inter interesohet per bashatdhetare e vet.