• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bërtit Basha gjum xhaxhai

December 2, 2016 by dgreca

Opinion nga Ilir Levonja/Florida/

1-ilir-levonja-2-288x300

1) Ndofta njerëzit më të sikletshëm në studion e mbrëmshme të opinionit,ka qënë regjisori dhe kameramanët e emisionit. Sa herë që portretizohej Basha, një burrë në moshë…, nga ai auditori me 5 mijë lekë ora, luftonte me gjumin. Hera herës të krijohej përshtypja se flinte tek supi i Bashës. Ose, i Kryeministrit të ardhshëm, të Shqipërisë. Një nga ata, që, duam apo nuk duam ne, ashtu si Edi Rama, i përket korridoreve të fondacionit Soros….Krejt kundër natyrës së tij, ka kohë që i është kthyer debatit të ashpër. Madje dhe përforcoi konceptin e vegjetimit në parti. Kjo për shkak të meritokracisë. Duke vazhduar denjësisht atë tezën e vegjetimit në parti. Që sot shqiptarët e quajnë si zyra e karrierës, suksesit, lavdisë etj. Por edhe e mbajtjes së shpirtit gjallë.

Midis të tjerave ai shpalli edhe kandidaturën e preferuar të partisë demokratike, në lidhje me presidentin. Zgjedhja e tij po afron.
2) Duhet të ketë, qënë korriku i 2016 kur një grup intelektualësh me në krye Ben Blushin dhe Mimoza Hafizin, iu drejtuan shqiptarëve me një nismë. Zgjedhja e presidentit nga populli. Për shkak se partitë kanë uzurpuar të drejtën e votës së madhe. Kësaj nisme iu bashkangjita edhe unë. Duke qënë se gjithmonë u marrë njerëzve anën e mirë. Pastaj demokracia jonë ka nevojë të domosdoshme në zgjerimin e gamës së vendim marrjes. Duket si e padrejtë që vendi, sa herë që ka për të zgjedhur presidentin, futet në një lloj rrokapjekje buajsh lluce. Si është moti në kokën e njërit e tjetrit. Të dy a tri burrave që sa më fort e shajnë shoqi-shoqin, aq më poshti bie prespektiva europiane.
Nga ana tjetër në këto vite presidenca, apo presdienti është për shqiptarët. Shtetari më i nëpërkëmbur, më i tallur, më i shenjuar me gisht. Aq sa trajtohet me të njëjtën mënyrë të urrejtjeve nacionale midis shqiptarëve, serbëve, grekëve etj. Duke e zhvleftësuar burrin e shtetit të tyre…, më parë ata se të huajt.
Kjo nismë sot u susos. Por kemi nga ajo një parti që i bie të jetë e 138-ta. Në poligonin e politikës të një Shqipërie të lodhur.
3) Vjen një çast kur një popull duhet të kuptojë se, sado teknikave ligjore. Përmbajtjes së Kushtetutës…, ndryshimin e formës së qeverisjes. Apo sistemit nga parlamentar në presidencial etj.
Se nuk ka gjë që s’lëviz vendit. Nuk ka gjë që nuk bëhet. Përveç respektit reciprok. Atë që shqiptarët po e vdesin përditë. Se pari duke u bërë palë në korin e fyerjeve. Dhe së dyti duke u dhënë të drejta pa kufij një pakice që flet 24 orë në ditë, veç në emrin e tyre.
Ndaj në këto 27 vite demokraci, presidenti është legen, ulok, qurravec, socialist i qelbur, demokrat i ndyrë, kapter gavetash etj.
Provoni të respektoni institucionet, jo njerëzit. Ndofta atëhere do filloni të mendoni si në demokraci. Pasi deri më sot, e gjitha i ngjan një kori tifozash kohësh të mbrapshta. Ku vetëm pështymat e bërjes së nënave apo motrave të njëri-tjetrit. Mbushte pa hesap skutat e gjokseve plot urrejtje. Shkurt e saktë, përpara se të shajmë një president përshembull. Duhet të na vi keq për shpërdorimin e së drejtës sonë në demokraci.
4) Basha tha se me Lsi-në, Pd-ja nuk do bënte më kurrë koalicion. E tha disa herë jo, jo, jo. Dhe me të bërtitur… por ai që flinte tek supi i tij nuk u zgjua. Përkundrazi, ra thellë e më thellë në gjumë. Pasi një parti ku vegjetojnë. Ku luftohet mes Sorosit dhe shkollës së vjetër të Berishës. I bie pikë për pikë që vetëm në politikë mos thuaj kurrë jo. Ndaj ndryshimet politike i bie të jenë sërish tetë vjeçare. Një traditë tashmë e mirëkuptuar palëve.
5) Megjithatë Basha përmendi disa ide kyçe për shqiptarët. Jo votimin, por financimin e partive politike. Dhe tregun e përbashkët mes shqiptarëve në dy shtetet e tyre.
E para edhe pse i përket perspektivës. As që zihet shpesh në gojë.
Madje të parët që i injorojnë mundësitë e shtetit për të suportuar forcat politike në vendin e tyre. Janë pikërisht këta shtetarë që na e kanë ulur këmbëkryq dështimin. Të gjithë janë gati të thonë të njëjtat fjalë, – je në vetë, mundësitë e shtetit kaq janë 35 milion lekë të gjitha. Kurse zgjedhjet kushtojnë 35 milion euro. Do ngjyehn autobuzët. Do mbushen me militantë. Do çohen mitingjeve. Do paguehen këngëtarët e kasetave.
Ja çfarë shteti kanë ngritur burrat tanë.
Tani a beson njëri prej jush, se, në zgjedhjet e ardhshme këta që investojnë ta kthejnë Shqipërinë një hambar të kanabisit. E besoni që nuk do jenë në kuvendin e ardhshëm. A ka mëndje naive ta besojë këtë.?
Merreni me mend. Se sa haraçinjë ka dyerve të Ps-ës, Pd-ës, Lsi-s etj. Sa shushunja. Ndaj mllrfi jonë zbrazet tek njëri-tjetri. Me inat Rame e Berishe. Dhe plot kunguj në sqetulla.
E dyta, tregu i përbashkët i shqiptarëve. Nëse vërtet shqiptarët, sikur dhjetë përqind e patosit të urrejtjes, energjitë e tija, t’i investonin në tregun e përbashkët shqiptar. Porta e Brandeburgut, midis shqiptarëve, do të ishte shembur me kohë. Atëherë shqiptarët nuk do humbnin kohë duke u marrë me deklaratat e një ministri barkalec nga vendi fqinj. Me kushtet, apo me detyrat e shtëpisë që jep Europa. As me idetë e nacionalizmave plot atdhedashuri të rreme. Plot besim të rremë etj. Por do ishin faktor vendimtar i fateve tona.

Filed Under: Komente Tagged With: Bërtit Basha, gjum xhaxhai, Ilir Levonja

Kosova, fokus për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin

December 1, 2016 by dgreca

-Ministri Hyseni priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie/

1-skender-hyseni-ambasad-delawe

PRISHTINË, 1 Dhjetor 2016/ Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Të dy biseduan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe për luftimin e terrorizmit.

Ambasadori Delawie vlerësoi lartë Punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në përpalljen me këto dukuri,  sidomos masat që ka ndërmarrë kjo e fundit në parandalimin e aktit të mundshëm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael. Ministri Hyseni dhe ambasadori Delawie u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të intensifikojnë atë

Filed Under: Komente Tagged With: - EKSTREMIZMI, Greg Delawie, kosova, Skender hyseni, terrrorizmi

91- vjeçarja Gjela Gjikola bën thirrje për humanizëm

December 1, 2016 by dgreca


1-help
Nga Fatbardha Saraçi (Mulleti)-studiuese/

Një bisedë me të moshuarën znj. Gjela Gjikola e cila është në moshën 91- vjeçare. Të përshkruash një të moshuar nuk është e thjeshtë se mosha e mbush fytyrën me rrudha, por ajo që të bën përshtypje është forca jetësore e saj, mendja e saj e kthjellët, sytë e kaftë që të shohin me ngulm, vetullat të harkuara dhe sipër tyre një shami e zezë e lidhur mbi kokë, karakteristikë e femrës mirditore, e trashëguar brez pas brezit, në shekuj e shekuj. Trupin e mban drejt dhe ka udhëtuar në drejtim të qytetit të Shkodrës për vizitë tek një mbesë e saja.

1-dy-kunatat

Ishte dita 28 nëntorit…

Gjatë bisedës ajo më tregon: -Jam e datëlindjes 1925, kam lindur në Perlat, jam e bija e z. Gjetë Macaj. Jam fejuar 13 vjeçe dhe martuar 20 vjeçe. Jam bashkëshortja e Prengë Gjinit. Bashkëshorti im Prenga ishte një burrë i pashëm, i veshur bukur, shtatlartë, i qeshur, i binte çiftelisë dhe kendonte bukur. Ai ishte plot gjallëri, në qafë i varej një zinxhir i artë me sahat dhe në shtëpi kishim gramafon që dëgjonim muzikë.Kishte një dyqan që furnizonte fshatin me ushqime e veshmbathje fshatin Selitë e Gjetaj….1-preng-gjikola

Ne Foto: Prengë Gjini, bashkeshorti i Gjele Gjikolaj, qe edhe sot nuk i dihet se ku e ka varrin/

1-gjele-gjikolaj

NE FOTO: Gjele Gjikolaj/

Ishim të lumtur… Unë jetova vetëm 4 vjet me burrin tim. Në vitin 1948 u largua nga fshati bashkë me vëllezërit e kushërinjtë, se ndiqeshin nga forcat e ndjekjes. Bashkëshorti im Prengë Gjikola, dy kunetërit e mij Biba dhe Ndreka dhe shumë burra të tjerë të fshatit, por edhe të zonës u larguan. Ky është momenti i fundit që jemi parë në zonën e Selitës… Ikën dhe nuk u panë më, nuk dihet ! Ikën për të mos u kthyer kurrë… Asnjëherë nuk mësuam ku përfunduan gjithë ato burra.  As sot e kësaj dite. Kështu që dhe unë nuk mora ma asnjë lajm nga bashkëshorti im. Ky është momenti i fillimit të vuajtjeve së familjes, i imi, i vjehrrit të moshuar dhe kunatës Mrika.

 

 

 

Unë sapo kisha lindur vajzë dhe i vura emrin Dila, ndërsa kunata ime ishte shtatzanë. Erdhi policia dhe na mori ashtu siç ishim dhe për tre javë na mbajtën të mbyllur me çelës, në një dhomë të vogël, në fshatin Bardhaj-Mirditë. Na nisën në këmbë nga fshati për në Përlat  qendër dhe më pas në Burrel. U detyruan të na ndalnin në një banese të rastit në fshatin Perlat, se kunatës i erdhën dhimbjet e forta të lindjes… Aty lindi vajzën, të cilës i vuri emrin Prena. Dhe për çudi, të nesërmen edhe pse sapo kishte lindur, ata e morën me një kalë dhe e dërguan në Perlat… Unë ecja e ecja me foshnjën e vogël në krah, përkrah kisha vjehrrin e moshuar. Në burgun e Burrelit na mbajtën tre muaj dhe më pas na liruan. Më shumë mundime duke ecur në këmbë, në borë dhe në akull, mezi mbërritëm të gjallë në shtëpi, në Kurbnesh. Vetëm një ditë qëndruam në shtëpi, pasi erdhi përseri policia dhe na dërgoi në kampin e internimit në Turan të Tepelenës.

Jeta në kapanone ku ishim të grumbulluar me qindra familje, nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, dëgjoheshin të gjithë dialektet. Në kapanone jeta ishte shumë  e vështirë, në veçanti mungonin kushtet për një jetesë normale, ushqimi bëhej në kazanë dhe ishte vetëm lëng me oriz e bullgur të mykur… E kisha shumë të vështirë rritjen e vajzës. Si unë me fëmijë, ishte kunata ime dhe shumë nuse të reja…

Na përdorën për transportimin e drurëve nga mali i Turanit në qendër të qytetit. Të ngarkuara me drurë ecnim e ecnim…Punova me gratë e familjes Miraka të Bilal Kolës, me znj.Hajrie Mulleti, me gratë e familjes Mëlyshi, dhe familja e Muharrem Bajraktarit e shumë të tjera.

Shoqet e mia të vuajtjes i mbartnin drurët në krah, por iu dëmtohej supi, kishin dhimbje të mëdha… Transportimi i drurëve ishte një torturë më vehte. I ndihmoja qytetarët duke ja lehtësuar ngarkesën, se unë i kisha ngarkuar në kurriz. Kur ktheheshim në kazermë ishim të lagura deri në palcë dhe s’kishim me se të thaheshim. Nuk kishim të drejtën e ngrohjes në kapanon.

Njerëzit vuanin nga uria..Kam parë njerëz të vdisnin nga uria. Fëmijë të coptoheshin nga shpërthimi i minave që ishin në territorin e kampit. Nata në kapanon ishte një tmerr, nuk kishte ndriçim dhe s’kishte të mbaruar errësira dhe të ftohtit. Në internim punova punët më të rënda dhe me një ushqim të pakët, vajza u bë tre vjeçe… Kështu kaluan tre vjet…

Ra epidemia në kapanon, thanë se është sëmundja e tifos. E para u sëmur vajza e kunatës, Prena e vogël, e dërguan deri në Gjrokastër për kurim, por e kthyen pa jetë.

Ndërsa tre javë më vonë m’u sëmur vajza ime Dila… Kishte temperaturë të lartë… më kërkonte ujë…, buzët i kishte të thata, më sollën shoqet e vuajtjes pak ujë dhe i’a laga gojën me pika, pika uji… Nuk kisha mundësi t’a mjekoja. Nata, errësira… duke zbardhur dita, vazja ime i mbylli sytë përjetë.  M’u fik e vogla ime ndër duar. Zemra më pikonte gjak. Më vdiq shpresa ime, që mendoja t’a rrisja dhe t’a gëzoja.

Në kapanon vajtohej…, shumë të reja humbën fëmijët. Vajzat e vogla i varrosëm pranë njëra-tjetrës, në afërsi të kazermave. Si shënjë dalluese ishte një varr monumental i një ushtari italian që ishte vrarë aty.

Katër vjet më mbajtën në kampin e Tepelenës deri në vitin 1952. Me ne ishin të internuar dhe shumë familje nga zona e jonë si familja e Nikolla Mark Tuci- i internuan katër pjestarë të familjes, gruan, djalin, vazjën dhe nusen dmth e reja.

Preng Dedë Gjomarkaj ishte në burg, por familjen ia internuan në Tepelenë, nanën e tyre Mrika e Preng Dedëgjomarkaj dhe djemtë Filip e Gasper. Nusja –Dava e Zef Shytit ( dmth dhe ky u largua bashkë me burrat e familjes dhe nuk dihet asgjë për të) ishte shtatzënë kur e internuan. Lindi fëmijën në kapanon. U grumbulluan gratë mirditore, e rrethuan nusen që po lindte, i hapen fundet e tyre të bardha, i lidhën duart me njëra-tjetrën dhe e veçuan nga pjesa tjetër e kapanonit. Lindi foshnja por lehonës i vdiq fëmija.

E internuar ishte dhe Mrika e Shyt Markut dmth vjehrra e nuses që lindi, bashkë me të ishin dhe tre djemtë e saj, më i vogli ishte 13 vjeç. Ishin nga fshati Bardhaj i Mirditës.

Nga fshati Mërkur- Selitë, e internuar Dila Preng Gjini (të cilës i kanë humb djemtë; Ndue Prenga, Lazëri dhe Vlashi) plaku Preng Gjini dhe reja- Mara e Ndojt ishte pa fëmijë.

E internuar Prenda e Lec Lufit me vajzën e saj Liza që ishte 15 vjeçe (Ndrec Lufi dhe djemtë nuk dihej ku ishin).

Familja e Ndue Lalës nga Mali i Bardhë i Kurbinit i ishte internuar e gjithë familja.

Familja e Ndue Pergegës nga fshati Krezës afër Krujës (që e kishin pushkatuar) i internuan familjarisht (burra, gra e fëmijë).

Mara e Frrok Dedë Lleshit nga fshati Ndërfushaj –Mirditë, e internuar me të tre djemtë, 2 vajza dhe e reja. Njëra nga vajzat i ka vdekur rrugës, kjo ndodhi në vitin 1952.  

Mara e Marka Jakut prej Lezhe e internuar me pesë pjestarët e familjes dhe dy mbesat.

Na lanë të lirë të iknim. Së bashku me vjehrrin dhe kunatën u liruan dhe një grup mirditorësh, që ishin dhe ata në kampin e Tepelenës. Kemi udhëtuar për tetë ditë në këmbë deri në Kurbnesh… Në këtë udhëtim të lodhshëm… vdiq vazja e vogël. Mbeta vetëm me kunatën, kemi jetuar e punuar bashkë. Tani jetojmë me pension.

Pas 55 vitesh !

Ajo tregon- nuk mund të vdisnim pa gjetur eshtrat e dy vogëlusheve që na vdiqën në internim. Për shumë kohë kemi menduar gjatë nëse do të mund të shkonim pikërisht në atë vend, i cili është shumë larg nga Mirdita. Por më në fund ajo ndodhi. Së bashku me të afërmit e mi dhe me ndihmën e Komunës së Kurbneshit, mundëm ne dy kunatat, të mbërrinim në atë vend. E gjithë zona kishte ndryshuar, madje dhe lapidari që e kishim piketuar si shenjë, nuk ekzistonte.

Por ama vendin e kujtuam dhe e njohëm. Iu referuam shenjave të tjera, por mbi të gjitha instiktit të nënës. Pas disa gërmimeve u bë e mundur gjetja e eshtrave të fëmijëve të varrosur para 55 vitesh.

U bë sistemimi i tyre në arkivole të vegjël dhe ne dy kunatat- punuam veshjet e tyre si nuse, me kostume të vogla mirditore, dy arkivolët i mbuluam me flamurin kombëtar. I vendosëm arkivolat në oborrin e shtëpisë ku jetojmë. E gjithë zona është mbledhur për ngushëllim.

Ajo vazhdon rrëfimin e saj- E prita bashkëshortin tim gjithë jetën, me shpresën se ishte gjallë, me mendimin se është diku…!

Në kohën e diktaturës i drejtuam një letër (ne dy kunatat) sekretarit të partisë së PPSH, por në përgjigje na drejtuan tek Kadri Hazbiu- Ministër i Brendshëm. Shkuam  (ne dy kunatat e pandashme) dhe folëm: -Jemi nga Mirdita- Gjelë e Mrikë Gjikola, kemi qenë në internim, nuk dimë se ku i kemi burrat.

Shoku Kadri Hazbiu na tha:- I keni si pëllumba, por nuk janë për Shqipëri ma. Shteti i din, ju mos i prisni. Kunata ime Mrika Gjikola tha: Në rast se janë gjallë, unë shkoj e i përgëzoj, vetëm të jenë gjallë, vetëm të jetojnë…

Por s’na tha më shumë.

E gjitha jeta më kaloi duke pritur bashkëshortin tim, njeriun e zemrës, i kalova të nëntëdhjetat… U dënova me internim pa bërë asnjë faj, më vdiq vajza trevjeçare në kampin famëkeq të Tepelenës, një kamp i rrethuar me tela me gjemba dhe që ruhej me roje të armatosur, më punë të detyruar pa shpërblim, që e quaj kampi çfarosës i Tepelenës…Tash jam e moshuar 91- vjeçare, e vetme, deri tashti s’kam marr asnjë vlerë monetare për punën e bërë në internim. Dhe sa mund të pres unë ?!- mbyll rrëfimin e saj.

Apel për humanizëm !

Zonjë e nderuar- iu përgjigja unë- gëzohem që të takova, të jam mirënjohëse që ndave dhimbjen me mua, por unë vetëm shkruaj dhimbjet e juaja, këto i kam paraqitur në libin Dhimbje në tre vëllime, që brezi i ri të mos harrojnë të kaluarën sepse ajo nuk na harron ne. Një e keqe që harrohet përseritet në forma të tjera.

I bëj thirrje opinionit publik si nënë, si shqiptare, si mund t’i lehtësohet dhimbja një e zonje 91 vjeçare ?!

nëntor 2016

Filed Under: Komente Tagged With: 91 vjecarja, Fatbardha Saraci Mulleti, Gjela Gjikola, humanizem, thirrje

Zbulohet islamisti në radhët e Zyrës për Mbrojtje Kushtetuese në Gjermani

November 30, 2016 by dgreca

Personi që është dashur të mbikqyrë skenën islamiste është radikalizuar edhe vet. Dyshohet se ka planifikuar edhe sulme./Zyra Federale për Mbrojtje Kushtetuese (BfV) po angazhohet me nguti të shpjegojë të gjitha informacionet për radikalizimin e një bashkëpunëtori të saj. “BfV po shqyrëton sfondin e zbulimit të fundit dhe dëmet që kanë mundur të shkaktohen”, tha presidenti i BfVHans-Georg Maaßen në Berlin. Shërbimi ka zbuluar se një bashkëpunëtor ka spiunuar dhe ka bërë publike të dhënat sekret. Dyshohet se personi i zbuluar ka pasur lidhje me ekstremistët dhe terroristët.

51-vjeçari i dyshuar ka pasur një sjellje plotësisht normale dhe nuk ka rënë kurrë në sy. Ai është futur në shërbim në prill të vitit 2016 dhe ka kaluar të gjitha stërvitjet. Detyra e tij ka qenë të mbikqyrë skenën islamike, por është zbuluar se me një identit tjetër ka qenë edhe vet aktiv në rrjetet sociale, ku ka bërë publike edhe të dhëna sekrete.

Porträt Hans-Georg Maaßen (picture-alliance/dpa)

Sulm i planifikuar ndaj BfV “në emrër të Allahut”.Supozohet se islamisti i dyshuar ka planifikuar sulme edhe kundër vet Zyrës Federale për Mbrojtje Kushtetuese. Zyra mbikqyrë chat-et në Facebook të personave të dyshuar dhe në veçanti islamistëve dhe salafistëve. Në rastin konkret, personi i dyshuar ka shkruar se sulmi ndaj BfV “është në kuptimin e Allahut”. Ai është shprehur i gatshëm “të bëj të gjitha për të ndihmuar vëllezërit”.

Deri tani nuk ka ndonjë dëshmi për kontakte të dyshimta të pjesëtarit të BfV me skenën e islamistëve dhe salafistëve. Revista “Der Spiegel” dhe disa media tjera njoftojnë se ky person ka marrë fenë islame para dy vitesh dhe ate përmes telefonit. Ka spekulime dhe dyshime, por deri tani nuk ka ndonjë plan konkret për sulmet e përgatitur terroriste.

Filed Under: Komente Tagged With: Gjermani, Islamisti, Mbrojte Kushtetuse, ne radhet e Zyres

LAJMET FALSE RUSE

November 30, 2016 by dgreca

PARLAMENTI EUROPIAN KERKON MARRJEN E MASAVE KUNDER “LAJMEVE FALSO” RUSE/

1-kadeli-160x300AFP;-REUTERS/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/
Ne rezoluten qe u miratue, thuhet se Kremlini e ka shtyue propaganden e tij kunder Bashkimit Europian, qe nga koha qe Rusia, ne menyre jo te ligjeshme, mori nen kontroll Krime nga Ukraina me 2014.
Parlamenti Europian paralajmeroi se “propaganda anmiqsore.” e Rusise kunder Bashkimit Europian po shtohet, dhe si rrjedhim, u ka kerkue vendeve antare te shtojne perpjekjet kunder lajmeve jo te verteta.
Rezoluta ne fjal shkaktoi nji reagim te ashper nga presidenti Putin, i cili e akuzoi Parlamentin Europian se po i jep mesim Rusise rreth demokracise.
Ligjvenesit e Parlamentit Europian votuen me 23 Nanduer, ne favor te nji plani, ne baze te cilit do te ndeshkohen mediat shtenore ruse, si per shembull stacioni televiziv RT dhe agjencia Sputnik e lajmeve, te cilat po tejtojne lajme,”absolutisht falso” (rrena diten me dill).
Ata thane se Kremlini po perdor shume menyra dhe mjete tuej perfshi, grupe mendimtaresh, radio stacione qe transmetojne ne gjuhe te ndryshme, stacione radiofonike falso, dhe rrjetin shoqnor(social), per te perhap, lajme jo te verteta, kunder vlerave demokratike, per te perca Europen.
Ne ate rezolute thuhet se Kremlini e ka shtue veprimin propagandistik, kunder Bashkimit Europian, qe nga koha qe Rusia aneksoi Krimene me 2014-te.
Ligjvenesit i kerkuen Bashkimit Europian qe te zmadhoje  entin “teper te vogel” te komunikimit, qe ekziston tashti, dhe te investoje ma shume, keshtu qe te shtohet perkujdesja ne pergjithsi, te aktivizohen ma teper mediat vendase(lokale),rrjeti i gazetarise hetuese dhe mengreca e informimit. Ata theksuen se ishin “shume te shqetsuem” nga shtimi i shpejte i propagandes nga ana e Kremlinit kunder Bashkimit Europian, tuej pershi genjeshtrat dhe propaganden, qe synojne te mbajne ose shtojne ndikimin rus, per te dobsue e perca Bashkimin Europian.
Putini u tha gazetarve ne Moske, se rezoluta tregon “perdhosjen e ideve politike dhe parimeve demokratike te sistemit shoqnor perendimor.”
Rezoluta e naltpermendun u miratue nga 304 ne favor, 179 kunder dhe 208 abstenuen.
Parlamenti Europian paralajmeroi gjithashtu rreth propagandes nga grupet ekstremiste Shteti Islamik, Alkueida, dhe grupe te tjera, jo-shtetnore.

Filed Under: Komente Tagged With: Gjon kadeli, LAJMET FALSE RUSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 234
  • 235
  • 236
  • 237
  • 238
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT