• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Papa: deklarojmë dhe e quajmë Shenjte të Lumen Terezë të Kalkutës

September 4, 2016 by dgreca

 

1 MotratNë kremtimin e kanonizimit të “Nënës të të varfëve” Papa Françesku e ftoi Kishën t’i ndihmojë të varfrit, refugjatët e të burgosurit, sipas shembullit të Shën Nënë Terezës.

Gjatë ritit të kanonizimit, momenti më i rëndësishëm e domethënës ishte kërkesa, që Prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, Angelo Amato, i shoqëruar Postulatori, shkoi te Papa Françesku dhe i kërkoi ta shkruajë Të  lumen Nënë Terezë në Librin e Shenjtorëve e kështu të lutet nga të gjithë të krishterët, dhe shpallja, Formula e Shenjtërimit, shqiptuar nga Papa.

Kështu, në fillim të Meshës, Prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve e paraqi shkurtimisht jetëshkrimin e Nënë Terezës së Kalkutës.

“Murgesha e përvuajtur, së cilës turma të panumërta njerëzish i drejtoheshin duke e quajtur përzemërsisht “Nënë Terezë”, është e Lumja, të cilën po ia paraqesim sot Shenjtërisë Suaj, në mënyrë që, me shenjtërimin e dëshiruar, mbarë bota të mund ta kundrojë, duke i kërkuar ndërmjetësim e duke i përngjarë  në veprimtarinë bamirëse.

Në jetën e saj, duke ndjekur shembullin e Krishtit, Samaritanit të Mirë, ajo diti të bëhet e afërme me çdo nevojtar, që takonte, duke ndarë vuajtjet me ata, që jetonin në periferitë e skajshme të shoqërisë e duke e dëshmuar dashurinë e pafundme të Zotit për popullin e vet.

Po paraqes, tha kardinali Amato, përmbledhtas çastet kryesore të jetës së saj:

E Lumja Terezë e Kalkutës (në shekull Agnes Gonxha Bojaxhiu), lindi më 26 gusht 1910, në Shkup, në një familje shqiptare. Gjatë adoleshencës,  mori pjesë gjallërisht në veprimtaritë e famullisë, duke dëshiruar gjithnjë më shumë t’i dhurohej krejtësisht Zotit. Si u largua nga shtëpia atërore, u pranua si dëshirtare (postulante) në Kuvendin e Virgjërës Mari të Motrave të Loretos, në Rathfarnam (Dublin).

E dërguar në Indi, në Darjeeling, si kreu noviciatin, bëri kushtet rregulltare  dhe mori emrin Tereza. E caktuar në detyrën e mësueses, kaloi shtatëmbëdhjetë vjet pranë Saint Mary’s Bengali Medium School, në Kalkutë.

Ndërsa udhëtonte me tren nga Kalkuta në Darjeeling, e Lumja ndjeu thirrjen mbi thirrje, me intuitën për t’i dhënë jetë një instituti rregulltar, për të “shuar etjen e Jezusit mbi kryq për dashurinë e shpirtrave, duke punuar për shëlbimin dhe shenjtërimin e të varfërve më të varfër”.

Themeloi, kështu, Kongregatën e Motrave Misionare të Bamirësisë e, më pas, shtoi edhe Kongregatën e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë, organizata laikale  dhe Lëvizjen e hapur për priftërinj dioqezanë.

Nënë Tereza nuk e kursei kurrë veten, duke iu kushtuar plotësisht kumtimit të Ungjillit, përmes veprimtarive të panumërta të bamirësisë e të ndihmës ndaj të varfërve, pa asnjë dallim shtrese shoqërore, feje, etnie. Në themel të të gjitha nismave, Ajo vinte ditë për ditë kremtimin e Meshës Shenjte, adhurimin eukaristik, lutjen e shpirtin e dashurisë universale, që e nxiste ta shikonte Jezusin e  t’i shërbente në të varfrit.

Dëshmia e saj heroike ungjillore ngjalli admirimin e autoriteteve më të larta të Kishës e të botës laike. Në vitin 1979 iu dorëzua edhe Çmimi Nobel për Paqen.

E shkrirë fizikisht, por gjithnjë e fortë shpirtërisht, u shua në paqe, në Kalkutë, më 5 shtator 1997, e rrethuar nga një famë e pafundme, e  fuqishme, e njëzëshme shenjtërie.

Pastaj Ati i Shenjtë Françesku u lutë: Pranoji, po të lutemi, o Zot, lutjet e popullit tënd, e na e jep hirin që, çka po kryejmë me shërbimin tonë, të dalë e pëlqyeshme para teje e të ndihmojë për rritjen e  Kishës sate. Nëpër Krishtin Zotin tonë.

E më pas, momenti vendimtar ishte  Formula e Shenjtërimit të Nënë Terezës Ganxhe Bojaxhiut, shqiptuar nga Papa Françesku:

Për nderimin e së Shenjtnueshmes Trini,

për lartimin e fesë katolike

dhe thellimin  e jetës së krishterë,

me autoritetin e Zotit tonë, Jezu Krishtit,

të Shenjtorëve Apostuj Pjetër e Pal  e Tonin,

Pasi reflektuam gjatë,

kërkuam shumë herë ndihmën hyjnore

e dëgjuam mendimin e shumë prej vëllezërve tanë në Ipeshkvni.

e deklarojmë dhe e quajmë Shenjte

Të Lumen Terezë të Kalkutës

Dhe e shkruajmë në Librin e Shenjtorëve,

duke vendosur që Ajo të nderohet nga Kisha universale

me devocion ndërmjet shenjtorëve.

Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen!

Pas kësaj, pranë altarit, në Sheshin e Vatikanit, u vendosën reliket e Shenjtores së Re, Shën Nënë Terezës, për t’u nderuar nga të pranishmit.

Filed Under: Komente Tagged With: E quajme te shenjte, Papa francesku, te lumen e Kalkutes

Nëna e të varfërve, Tereza e Kalkutës, si dhuratë shpirtërore për mbarë njerëzimin

September 4, 2016 by dgreca

Fjala përshëndetëse e Imzot Dodë Gjergjit në Koncertin e Shenjtërimit të Nënë Terezës/

Bazilika e Shën Palit, 3 shtator 2016/

 Eminencë, Ekscelencë, /

zonja dhe zotërinj, /

vëllezër dhe motra,/

 Paqja me ju!

 Në vitet e para të shekullit të fundit, të mijëvjeçarit të dytë, në Shenjtëroren e Kishës tonë në Letnicë, Hyji pa një filiz të njomë të dashurisë së Tij, që ishte rritë nën rrënojat historike të Kishës tonë, në trungun e “djegur të popullit tim”.

Atij i pëlqej shumë ky filiz, e shkëputi, e mori për vete dhe e dërgojë në një kishë të Azisë së Largët, atje e rimbolli këtë filiz të dashurisë së vet, në trungun e varfërisë së popullit të Kalkutës.

Nënë kujdesin e Tij, ky filiz rritej e rritej sa që, nën hijen e saj, gjenin strehë ngushëllimi të gjithë të mjerët dhe nga frytet e kësaj dashurie ushqeheshin të varfëritë, të përbuzurit e të lënët pas dore.

Të pasurit dhe të pushtetshmit e kësaj bote, duke parë se të mjerët kishën diçka që iu mungonte atyre, do të thotë dashuria, kështu ata duke “xhelozua të varfëritë” filluan të përkuleshin me të njëjtin respekt, si të mjerët, për të mbledhë edhe për vete, frytet e kësaj dashurie.

Që kjo pemë dashurie të shtrinte degët e veta edhe mbi ta e mbi  vendet e tyre,  filluan t’i vejnë mundësitë e tyre, në rrejtët e saja, me qëllim që kjo pemë dashurie, që rritej në mesin e të mjerëve, të shtrinte degët e saj  në mbarë botën.

Kjo pemë e njomë e dashurisë së Hyjit ndër ne, i ra në sy Papës Gjon Palit II, ai me plot përkushtim u kujdes për të, që ta mbronte nga rreziku i infektimit me botën.

Në vitet e para të Mijëvjeçarit të tretë, degët e kësaj peme arritën në qiell kurse rrënjët e saja, Papa Françesku do t’i mbjellë nesër, në Altarin e Kishës katolike, duke ia ofrua botës Gonxhen tonë, Nënë e të varfërve, Terezën e Kalkutës, si dhuratë shpirtërore për mbarë njerëzimin, në Vitin e Mëshirës Hyjnore.

Ne, ai trungu i vjetër, të mahnitur me këtë dhunti, që një filiz i trungut tonë u bë pemë dashurie në botë, dhe po mbillet në Altarin e Krishtit, që e frymëzojë, menduam si ta falënderojmë Zotin për këtë dhuratë? Dhe thamë t’ia japim këngës, mblodhëm “harpë e cetër”  e thamë:  Do të shkojmë në Vatikan, që së bashku me shtegtarë dhe me Kishën universale t’i këndojmë Zotit këngën e falënderimit.

Këndej nga zemra falënderoj të gjithë këngëtarët, instrumentistët, dirigjentët dhe solistët që vullnetarisht erdhën për të kënduar me ne.

Falënderoj Selinë e Shenjtë që na mirëpriti në këtë Kishë – Bazilikë Papnore të Ungjillëzuesit tonë Shën Palit Apostull.

Në veçanti dua të theksoj përkudesin e Sekretarit të Shtetit Eminencën e Tij, Kardinalin Pietro Parolin, Shkëlqesin e  Tij, Mons. Juliusz Janusz, delegatin tonë apostolik dhe Kryepriftin e kësaj Bazilike, Kardinalin James M. Hervay.

Falënderoj, po ashtu, Qeverinë e Kosovës për mbështetje financiere, Filharmoninë e Kosovës, Fondacionin “Drita” dhe “Nënë Tereza” për organizim dhe menaxhim të kësaj ngjarjeje dhe gjithë ju Presidentë, Kryeministra, ministra, deputetë, shtegtarë dhe miq që keni ardhur për të gëzuar bashkë me ne.

Tani ja japim fjalën këngës!

Filed Under: Komente Tagged With: Fjala pershendetse, Imzot Dode Gjergji, ne koncertin e shenjterimit

KONCERTI MADHESHTOR I YJEVE MERTONTE NJE SJELLJE ME DINJITOZE

September 4, 2016 by dgreca

 Koncerti per Nene Terezen ne Vatikan ishte madheshtor, por sjellja e nje pjese te publikut la shume per t’u deshiruar/

Nga Sadik ELSHANI/

 Veprimtarite per shenjterimin e Nene Terezes filluan para me nje koncert madheshtor me artiste shqiptare te nivelit boteror. Ne kete koncert u paraqiten yjet e operas dhe muzikes boterore: sopranot, Inva Mula e Ermonela Jaho, baritoni Gezim Myshketa, tenori Rame Lahaj, kengetarja e mirenjohur e shume hiteve boterore, Rita Ora, etj., te shoqeruar me mjeshteri nga Filharmonia dhe Kori i Kosoves,  te perforcuar edhe me instrumentiste nga Shqiperia e Maqedonia, si dhe violinist i njohur, anetari i Filharmonise se Vjenes, Shkelzen Doli. Sic e do rasti, ne kete koncert u interpretuan pjese muzikore fetare e laike te kompozitoreve boterore dhe atyre shqiptare, si dhe disa pjese tradicionale/popullore shqiptare. Kapiteni i kombetares shqiptare, Lorik Cana dhe kengetarja Rita Ora e drejtuan programin per bukuri ne tri gjuhe (shqip, italisht, anglisht), duke paraqitur para botes edhe bukurine dhe elegancen shqiptare. Artistet shqiptare me dinjitet e artisteri te rralle paraqiten para botes talentin, vlerat shpirterore e artistike te popullit tone. Shkurt, ishte nje ngjarje mbreselenese, nje mbremje hyjnore ne nje mjedis te shenjte, Baziliken e Shen Palit ne Rome. Ishin te pranishem edhe perfaqesuesit me te larte te dy shteteve shqiptare, Shqiperise dhe Kosoves.

Programi vertet ishte i mrekullueshem, si ne permbajtje, ashtu edhe ne paraqitje. Por ajo qe na la nje pershtypje pak si te tharte mua dhe bashkeshortes sime qe eshte musiciente profesioniste, ishte sjella e publikut ne pjesen e dyte te koncertit. Gjate pjeses se pare publiku deri diku ishte i sjellshem, i vemendshem dhe salla ishte e mbushur plot. Por ajo qe me shtyri t’i shkruaj keto radhe, eshte sjellja jokorrekte e publikut ne pjesen e dyte te koncertit. Kur pushimi pese minutesh sapo ishte duke perfunduar, publikut iu be thirrje  disa here qe te uleshin ne vendet e tyre, sepse koncerti do te fillonte se shpejti, por nje pjese e mire e te pranishmeve as qe e cante koken per kete. Ishin bere grupe-grupe dhe po bisedonin me njeri-tjetrin. Koncerti filloi, por njerezit nuk i nderprisnin bisedat, nuk uleshin ne vendet e tyre. Silleshin sikur te ishin ne kafene, shetisnin neper salle sikur te ishin ne pazar. Gjate tere pjeses se dyte te koncertit nje pjese e salles mbeti e zbrazet, ndersa njerezit anash bisedonin. Nje sjellje e tille e pahijshme eshte mungese e kultures, miresjelljes, qyteterimit, respektit per artistet dhe vete kete ngjarje te madhe, ngjarje qe nuk mund ta marrim me mend se kur mund te perseritet edhe nje here. Kjo na la nje pershtypje pak si te pakendshme, sikur ia humbi hyjnine, madheshtine ketij koncerti te shkelqyer.

Nga disa filmime u pa se jo vetem nje pjese e publikut, por edhe dy nga udheheqesit qe ishin ulur ne radhen e pare: Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Kadri Veseli dhe Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Enver Hoxhaj, po “loznin” me telefonat e tyre. Ne te gjitha shfaqjet teatrore, operistike, koincertale eshte ligj: Para fillimit te cdo shfaqje celularet dhe te gjitha pajisjet tjera elektronike duhet te mbyllen, sepse e pengojne mbarevajtjen e programit dhe e bezdisin publikun. Ne kete rast nuk po i fajesoj vetem shqiptaret, sepse ne kete koncert kane qene te pranishem edhe pjesetare te kombesive te tjera. Vetem mund ta marrim me mend se shumica e te pranishmeve kane qene shqiptare. Kjo nuk eshte nje dukuri e re per ne. Gati ne te gjitha veprimtarite e bashkesise sone, takimet me personalitete te shquara, kryetare shtetesh, kryeministra, senatore e kongresiste, etj., kur dikush eshte duke mbajtur fjalen, te gjithe flasin me njeri-tjetrin me ze te larte. Me ze te larte apo me ze te ulet, sjelljet e tilla duhet te jene te papranueshme. Me kujtohet Simpoziumi qe u organizua me rastin e 100 Vjetorit te Themelimit te Vatres, folesit nuk degjoheshin fare nga zhurma e bisedave me njeri-tjetrin, me gjithe perpjekjet, nderhyrjet e drejtuesve te asaj veprimtarie shume te rendesishme kombetare. Per kete dukuri te shemtuar, redaktori i gazetes “Illyria”, Z. Ruben Avxhiu, vite me pare ka botuar nje artikull shume me vend.

Eshte ne traditen e shqiptarit qe miku i shtepise, i ftuari dhe i paftuari, te priten, te trajtohen me respekt e miresjellje. Kur flet miku, mysafiri te gjithe e degjojne me vemendje, atij nuk i nderpritet fjala dhe askush nuk ben zhurme. Per fyerje e sharje as qe mund te behet fjale. Atehere perse nuk sillemi keshtu edhe ne veprimtarite publike?! Te tregojme pak respekt, miresjellje per njeri-tjetrin dhe te tjeret! Eshte kulture, qyteterim, njerezi.

 

Philadelphia, 3 shtator, 2016

 

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro-amerkane.

Filed Under: Komente Tagged With: Koncert madheshtor, Sadik Elshani, sjellje jo dinjitoze

Mijëra Shtegtarë nga Amerika në Vatikan për Shenjtërimi e Nënë Terezës

September 3, 2016 by dgreca

Selija e Shejte : Shjeterimi i Nena Terezes nje akt simbolik i Jubileut të Mëshirës/
1 Beqir
 Raport sepecial nga Sheshi I Shen Pjetrit – Rome nga Beqir SINA/
 1 Familja Balaj
 
 ROME : Ketu gjithecka  është tek  përgatitjet qe po behen per Mesha e Shenjtërimit, ajo që do të kremtohet të diel, në
1 Sabit
1 Adem Belliu
1 Ismer MjekuSheshin e Shën Pjetrit, kryesuar nga Papa Françesku, kulm i Vitit Shenjt të Mëshirës, me praninë e qindra autoriteteve të të gjitha natyrave e, sidomos, të mijëra njerëzve të thjeshtë. Por këtë herë në krye të vendit nuk do të jenë të mëdhenjtë e botës: është kremtim, që vë në vendin e nderit, ata që deshi e të cilëve u shërbei Nënë Tereza: të varfërit e saj, pranë saj, sa ishte në jetë, e të lartuar me Të, tani që shpallet Shenjtore! I jashtëzakonshëm edhe për këtë, ky kremtim, në të cilin sundojnë të varfërit e Nënë Terezës! 
Kujtojmë se janë për udhë ose kanë arritur tashmë në Romë, një mori delegacionesh të rangut më të lartë, ardhur sidomos nga vendet që lidhen ngushtë me figurën madhore të Nënë Terezës. Kështu delegacionet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, India e, doemos, nga viset ku vijojnë misionin bamirës motrat e dashurisë së krishterë. Pa llogaritur këtu, dekegacinet kishtare dhe dyndjen e shtegtarëve të thjeshtë, e jo vetëm të krishterë. Natyrisht, shumë shumë shqiptarë, nga trojet e tyre e nga mbarë bota, ku janë shprishur.
 Nga Shqiperia, Kosova, e nga mbarë viset e Shqiptare,si dhe nga diaspora, janë nisur dhe jane duke u mbledhur një mori shtegtarësh,Shqiptare, që do të marrin pjesë në Meshën e së dielës, kryesuar nga Papa, në Sheshin e Shën Pjetrit.
 Por, nga Amerika, e larget kan udhetuar me shume se 1000 shtegtar, per te kremtuar ne Rome. Meshtari i Kishes Katolike Zoja e Shkodres ne Harstdale Nju Jork, Dom Pjeter Popaj, me rreth 200 besimtar, Dom Nou nga Kisha Zoja Pajtore ne Detroit, me me shume se 300 besimtare, nje grup tjeter udhehiqet nga ish kongresmeni Xhozef DioGuardi – presidenti i LQSHA, besimtare te tjere te krishter shqiptar nga Amerika, ne menyre familjare kan ardhur ne Seline Shejte per Nënë Tereza, dhe po e jetojne me emocione të thellë këtë ngjarje të madhe, e cila do te mbledhe me shume se 1 milion shtegtare, nga i gjithe planeti.
    Në përkim me thjeshtësinë e Nënës së të varfërve, edhe kremtimi i motrave të saj në Kalkutë: ndjekja e Meshës së shenjtërimit, do te ndiqet edhe përmes dy televizionve me kryesore dhe me te medhat shqiptare ne SHBA, ai ALBTVUSA nga Michigani me Gani Vilen dhe Albanian Culture me Adem Belliun nga New Yorku, me gazeten Bota sot,dhe gazeten shqiptaro amerikane Illyria nga New Yorku, dhe Dielli.
     Gjithashtu ne Vatikan kan mbrritur edhe Kongresmeni Eliot Engel me mikun e tij veprimtarin e njohur Harry Bajraktari , Elmi Berisha dhe Sabit Bytyqi.
    Ndersa Kisha katolike e Kosovës, e cila ka ardhur me me shume besimtare nga Kosova dhe me prijesit e kesaj Kishe,  organizon, nje ser aktivitetesh gjate ketyre diteve, dhe near prej tyre eshte sot të shtunën, më 3 shtator, në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve të Romës, koncertin e madh: “Himn për Nënë Terezën”, prelud i kremtimit të madh të dielës.
    Shumë bashkatdhetarë të tjerë, nga Zvicera. Anglia, Gjermania, Italia, Franca, vendet Skandinave, Australia dhe Argjentina, Arbereshet e Italis, jane mbledhur dhe po presin për veprimtaritë e këtij rasti në Romë
    Vetëm pak orë tashmë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, një koncert i jashtëzakonshëm po nderon murgeshën e famshme shqiptare në Bazilikën e Shën Palit, në Vatikanit. Divat e muzikes klasike, nje orkester e perbashket Simfonike nga Shqiperia dhe Kosova, si dhe Rita Ora, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Inva Mula, Elbenita Kajtazi, Rame Lahaj, Gezim Myshketa. Jusuf Beshiri Bujar Llapaj, Lorik Cana, etj janë disa nga artistët shqiptarë që janë bashkuar në këtë ngjarje të madhe historike.
 Eshte nje fakt, se  mbarë bota, e jo vetëm në Kishë, dhe Sheshin e Shejte te Shen Palit ku mblidhen me dhjetra mijera shtegtare dhe turiste nga e gjithe planeti, ne shqiptarve na njohin vetem nepermjet emrit te Nena Terezes.
    Kudo po jetohet me gëzim ne Rome keto dite nga pritja për shenjtërimin e Nënë Terezës, figurë që është përtej çdo dallimi ndërmjet besojmave.
Ajo do te Shenjtërohet vetëm 19 vjet pas vdekjes.
E në një çast vërtet të rëndësishëm për Kishën katolike: në kulmin e Vitit Shenjt të asaj Mëshire, të cilën murgesha shqiptare, sa e thjeshtë, aq e madhe, e njohur edhe si Çmim Nobel për Paqen, e dëshmoi me jetë, në mënyrë të jashtëzakonshme.
Radio Vatikani tha se  ishte Papa Françesku ai, që propozoi, e edhe ngulmoi, që ky shenjtërim të kremtohej para se të mbyllej ky vit kaq i rëndësishëm për mbarë botën katolike. Viti i Mëshirës, me Shenjten e Mëshirës. Shenjtërimi, tejet i shpejtë, po të kemi parasysh se në këtë lartësi disa nga shenjtorët, që njohim e lusim, arritën nganjëherë jo vetëm pas shumë vitesh, por edhe pas shumë shekujsh.
Tereza Bojaxhiu, që shpejtoi gjithë jetën për t’i ndihmuar të mjerët, duke u bërë një rreze e dritës së Zotit për errësirën e botës, shpejtoi edhe tani, që të mund të ndërmjetësonte sa më shpejt, edhe nga qielli, për të varfërit e saj. Edhe pse nuk deshi kurrë të dukej. Ndoshta prandaj gjithë ky vlerësim! Shenjtërimi i saj po kremtohet nga mbarë bota si ngjarja më e madhe e Vitit të Mëshirës, që nisi më 8 dhjetor e do të përfundojë më 20 nëntorin e ardhshëm.
Duhet kujtuar se edhe Motrat e saj po organizojnë një sërë veprimtarish, ndërmjet të cilave, Mesha e sotme, kremtuar në një mori gjuhësh, në Bazilikën Romake të Shën Anastasisë, ku mund të nderohen edhe reliket e Shën Terezës.
Ne fasaden qendrore te Bazilikates eshte vendosur nje protret I madhe I Nena Terezes duke e future tashme protretin e Saj ne rradhen e Shejtorve te kishes Katolike ne mbare boten, dhe duke e bere Shejterimin e saj ne ngjarje te madhe boterore.

Filed Under: Featured, Komente Tagged With: Beqir Sina, raport nga Vatikani, shenjterimi i nene Terezes

Kongresmeni Eliot Engel merr titullin qytetar nderi në Lezhë

September 1, 2016 by dgreca

“Qytetar Nderi” për kongresmenin Eliot Engel dhe “Mirënjohje e Qytetit” për shqiptaro-Amerikanin Harry Bajraktari ishin dy titujt e akorduar gjatë të enjtes nga Bashkia dhe Këshilli i bashkisë Lezhë.

1 Mali

2 engel merr cmim

1 Rasimi

1 HarryNë ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i SHBA në Shqipëri Donald Lu. Kongresmeni Eliot Engel e vlerësoi maksimalisht këtë titull dhe foli për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, ndërsa Harry Bajraktari vuri në pah mbështetjen që Amerika i ka dhënë Shqipërisë e Kosovës ndër vite.

Në fjalën e rastit ambasadori Lu falenderoi qytetin e Lezhës për nderimin që iu bë zotit Engel, duke thënë se ai ka qenë një nga mbrojtësit më të mëdhenj të çështjes shqiptare në New York.

Filed Under: Komente Tagged With: Kongresmeni Engel, Lezhe, qytetar Nderi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 252
  • 253
  • 254
  • 255
  • 256
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT