• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shtypi i Kosovës : Dështon debati, nisin protestat

August 3, 2016 by dgreca

Dështon debati, nisin protestat – është kryetitull në shtypin e neserm të Kosovës.

“As pas dymbëdhjetë orë diskutimesh në tryezën e organizuar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pozita dhe opozita nuk i kanë përafruar qëndrimet. Lëvizja “Vetëvendosje” i ka ftuar për sot në mëngjes qytetarët në protestë para Kuvendit, përderisa ambasadori amerikan, Greg Delawie, i ka akuzuar palët se po e dëmtojnë të ardhmen e Kosovës”, thekson në ballinë gazeta Zëri.

PËRFUNDON DEBATI PËR DEMARKACIONIN, VV PARALAJMËRON…

Ka përfunduar debati në tryezën për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, pa përfundime të dakorduara.

Pak më parë Lëvizja Vetëvendosje, mes tjerash, deklaroi:“Ftojmë qytetarët e aktivistët, që nesër në orën 10:00 të mblidhemi para Kuvendit. Është momenti vendimtar që ta mbrojmë Republikën tonë… Demarkacioni nuk do të kalojë…Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dalë jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”.

Kosovë-Qeveria vlerëson lart debatin për shënjimin e kufirit

PRISHTINË, 3 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi sonte se vlerëson lartë debatin e zhvilluar sot lidhur me procesin e shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Qeveria e Kosovës shpreh mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët e debatit për kontributin e tyre në këtë debat shumë të dobishëm për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.

Qeveria e Kosovës, pas dëgjimit të çdo argumenti dhe fjale në këtë debat, vlerëson se në të ka dominuar argumentimi i cili konfirmon se procesi i shënjimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi është bërë në përputhje me aktet kushtetuese e ligjore të Kosovës, si dhe në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira që kanë të bëjnë me kriteret dhe aspektet tjera të realizimit të këtij procesi.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje të posaçme për qëndrimet shumë të vlefshme të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit të BE-së.

Në përputhje me qëndrimet racionale dominuese në këtë debat, Qeveria e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saj në procedimin e kësaj çështje më tutje, përfundon deklarata e dërguar.

Në mjediset e Kuvendit të Republikës së Kosovës përfundoi sonte debati profesional-shkencor mes Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe grupit të njohësve që kanë kërkuar debatin për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë – Mali i Zi./b.j/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Dështon debati, Kosove, nisin protestat

Kosovë-Debat për kufirin

August 3, 2016 by dgreca

-Në Prishtinë ka filluar debati profesional-shkencor për çështjen e shënjimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi/

PRISHTINË, 3 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Sot, në mjediset e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka filluar debati profesional-shkencor mes Komisionit shtetëror për Shënjimin e kufirit dhe Grupit të njohësve që kanë kërkuar debatin për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë – Mali i Zi.

Në këtë tryezë po marrin pjesë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, presidenti, kryeministri, anëtarët e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, ekspertë të propozuar nga grupi i deputetëve që e kanë kërkuar debatin, përfaqësues të institucioneve relevante të fushës, organizata joqeveritare, media, diplomatë të akredituar në Republikën e Kosovës. “Dilemat dhe kundërshtimet rreth shënjimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi duhet të sqarohen, në mënyrë që vendi të ecë përpara”, thanë pjesëmarrësit. Debati me pikëpamje e vlerësime të ndryshme po vazhdon dhe në përfundimin e tij do raportojmë gjerësisht edhe nëse do të ketë edhe përfundime të përbashkëta apo jo./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë-Debat, Për kufirin

Kosovë-Serbi, në Bruksel mbi 19 orë bisedime

August 3, 2016 by dgreca

-Progres në zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjeve. Delegacioni i Republikës së Kosovës ka qenë plotësisht i angazhuar në mbrojtjen e interesave shtetërore/

PRISHTINË, 3 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Raundi më i ri i bisedimeve në Bruksel i delegacioneve të Kosovës e Serbisë ka qenë maratonik dhe ka zgjatur mbi 19 orë, bënë të ditur sot burimet zyrtare të qeverisë kosovare.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka qëndruar në Bruksel në raundin e ri të bisedimeve të ftuar nga Bashkimi Evropian me qëllim zhbllokimin e procesit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura më 25 gusht 2015, të cilat janë bllokuar nga ana e Serbisë tash e një vit.

“Me gjithë faktin se këto kanë qenë bisedime mjaft të vështira, por në një atmosferë konstruktive të ndërmjetësuara nga Drejtoresha e BE-së për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin,  Angelina Eichhorst, është shënuar progres në zhbllokimin e marrëveshjeve në fushën e heqjes së barrikadës nga ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe marrjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën”, deklaroi ministrja Tahiri.

Njoftimi i sapodërguar nga Brukseli thekson se, angazhimi i Bashkimit Evropian në këto bisedime ka qenë maksimal në mënyrë që këto dy çështje më në fund të zbatohen dhe qëndrimi i BE-së ka qenë i qartë që palët duhet t’i plotësojnë obligimet e tyre zbatuese duke theksuar se ky dialog është për fqinjësinë e mirë dhe është kusht për të dyja shtetet në rrugën e tyre të integrimit evropian.

“Delegacioni i Republikës së Kosovës ka qenë plotësisht i angazhuar në mbrojtjen e interesave shtetërore duke marrë parasysh se kodi telefonik shtetëror për Kosovën ka një rëndësi të madhe në fushën e telekomunikacionit sidomos në planin sovranitetit ndërkombëtarë në telekom”, tha ministrja Tahiri.

Ajo theksoi se në çështjen e kodit telefonik për Kosovën bisedimet kanë shënuar progres dhe në ditët në vazhdim do të mbahet takimi i radhës në të cilin do të përmbyllet çështja e kodit telefonik shtetëror për Kosovën.

Ministrja Tahiri vlerësoi se angazhimi i grupit punues për çështje të telekomit i kryesuar nga Kreshnik Gashi, kryesues i grupit shtetëror punues për çështje të telekomit në dialogun e Brukselit ka qenë maksimal, si dhe ka treguar kompetencë dhe përgjegjësi të lartë shtetërore për zbatimin e përpiktë të marrëveshjes për telekomin e cila Kosovës ja mundëson kodin telefonik +383 dhe që së shpejti ITU pritet t’ia alokojë Kosovës.

Ky raund i bisedimeve u fokusua edhe në çështjen e zhbllokimit të marrëveshjes për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës së Mitrovicës ku bisedimet zgjatën deri në orët e para të mengjesit të ditës së sotme.

“Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte që sa më shpejtë të fillojë procesi i revitalizimit të urës në Mitrovicë dhe qëndrimi i Bashkimit Evropian ishte i qartë që kjo çështje nuk mund të zvarritet më tej dhe sipas tyre revitalizimi duhet të filloi para datës 15 gusht 2016”, bën të ditur ministrja kosovare për Dialog.

Ministrja Tahiri thekson se, në kuadër të diskutimeve për hapat praktikë të revitalizimit u ritheksua që marrëveshja e arritur më 25 gusht 2015 duhet të zbatohet plotësisht, ura e Mitrovicës të funksionalizohet dhe të jetë urë për lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve sipas planit të dakorduar në dialogun e Brukselit.

“Ishte vlerësim i përbashkët i të tre palëve që hapja e urës për lëvizje të lirë do të jetë simbol i normalizimit të relacioneve mes komuniteteve dhe kjo urë më në fund do të kryejë funksionin e vet si çdo urë në botë që bashkon njerëzit”, u shpreh ajo.

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove-Serbi, mbi 19 orë bisedime, ne Bruksel

Nderohet Kryepeshkopi Shqiptar Nikon nga Kisha Ortodokse e Amerikës

August 3, 2016 by dgreca

Eminenca e Tij NIKON, Kryepeshkopi i New England-it dhe i Arkidioçezës së Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, është nderuar me një rezolutë të veçantë nga Asembleja Vjetore e Dioçezës së Jugut (Annual Assembly of the Diocese of the South), e cila u mbajt në Wilmington, North Carolina në muajin korrik 2016. Asembleja, gjithashtu, Kryepeshkopin Shqiptar e shpalli Antar Nderi të Dioçezës së Jugut (The Diocese of the South).
Lexuesëve do t’u kujtohet Kryepeshkopi Nikon, i cili, bashkë më Vëllaun e mirënjohur, At Arthur Liolin, Kancellar i Katedrales së Shëngjergjit në Boston (Kisha e Nolit), pat ardhë në kremtimin e 100 vjetorit të “Vatrës”, ku i priu lutjes fetare në hapjen e Konferenceës shkencore me 28 prill 2012.
Në emër të “Vatrës” dhe të gazetës “Dielli”, i shprehim Eminencës Nikon përgëzimet më të thella për nderimin e merituar dhe i urojmë shëndet dhe arritje të larta në misionin e shënjtë fetar e kombëtar, në frymën që la trashëgim Themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe i Autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Rilindësi i ndritur kombëtar Fan S. Noli.
Këtu poshtë po ju sjellim dokumentin origjinal të Resolutës që nderon prelatin shqiptar.
The following resolution was adopted at the Annual Assembly of the Diocese of the South – Orthodox Church in America; on 28 July 2016 held in Wilmington, South Carolina.
https://www.dropbox.com/s/ndzam2x2e199sez/bishop.pdf?dl=0

Filed Under: Komente Tagged With: Kryepeshkopi Shqiptar Nikon nga Kisha, nderohet, Ortodokse e Amerikës

FERRAJT VALËVISIN SËRISH FLAMURIN KOMBËTAR MBI VARRIN E JAKUP FERRIT

August 2, 2016 by dgreca

NGA ESAD GJONBALAJ/

Plave 1 Gusht 2016-Sa hera qe përmendet Plavë Gucia mendja te shkon të te mëdhenjtë e kësaj Krahine kreshnikesh, si Ali Pashe Gucisë e Jakup Ferrit te cilët me angazhimin e tyre kombëtar u bën pjesë e historisë së lavdishme te atdheut. Pushtimet dhe okupimet bën te vetën dhe lan gjurmë te rënde në fatet e kësaj treve shqiptare, Përndjekjet, asimilimi dhe migrimet e dhunshme bën te veten qe sot Plave Gucia te ketë një pamje tjetër.

Plave Gucia dikur arënë luftërash për mbrojtjen e fatit te atdheut dhe vend krenarie kombëtare po tkurret gjithnjë e më shumë për shkak se qenia shqiptare ne 100 vjeteshin e fundit gjithnjë e ma shume po rrezikohet, kështu qe nga 82% shqiptar sa ishin ne vitin 1912 sot kan mbetur vetëm 25%.

Por edhe pse u be dhe behet shume nga qarqe te caktuara antishqiptare qe Plave Gucia te gjunjëzohet kjo treve ka bijtë e vete te cilët nuk harrojnë historinë dhe din ti dalin zot asaj treve sa herë qe atë që e kërkon nevoja.

I till është edhe veprimi i trashëgimtarëve te familjes emblematike te Plave Gucisë, se familjes se Jakup Ferrit, te cilët me 1 Gusht ne Plave nderuan heroin tone kombëtar, por njëkohësisht Ferrajt me këtë veprim dërguan nje mesazh te qartë te gjithë atyre qe promovojnë asimilimin se i madhi i kombit Jakup Ferri lindi dhe vdiq shqiptar dhe i till do te jete sa te jetë jeta e sa të ket shqiptar.

Edhe përkundër pengesave dhe opstrukcioneve te shumta qe u tentuan te bëhen kundër kësaj nisme te Ferrajve dhe atdhetarëve te devotshëm te Plave Gucisë, me ne fund po si ne qëndresën e te legjendarit tone, Jakup Ferrit, guri i varrit te tij u mbulua me flamurin e kombit, flamur ky per te cilin u flijua edhe vet ai.

Ne Plavë kishin ardhur Ferrajt qe sot jetojnë ne Kosove si, akademik Rexhep Ferri, Prof.Dr. Naser Ferri, mr. Avdi Ferri dhe mr.Arben Ferri, qe te gjithë me pjesëtaret e familjeve te tyre qe sot jetojnë dhe veprojnë ne Kosove. Ne këtë ceremoni muaren pjesë dhe me prezencën e tyre edhe kryetari i komunës se Plaves Orhan Shahmanoviq dhe kryetari komunës se Pejës Gazmend Muhaxheri, kryetari i degës se LD dega Plave Guci zt Bujar Hasangjekaj si dhe aktivistë dhe atdhetar te dalluar te çështjes kombetare dhe nje numër simbolik i qytetarëve.

Po ashtu kêtë ngjarje historike ishin prezet edhe pjesêtarët e Familjes Muhaj nga Luhari i Shkodres prej nga burion familja Ferri dhe ku kishte jetuar kjo familje para ardhjes ne Plavë.

Kjo ngjarje ishte hap i parë në procesin e përgatitjes së terrenit për vendosje e një monumenti dinjitoz në të ardhmen, ashtu siç e meriton ky atdhetar dhe hero . I cili ishte një ndër nismëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (lidhje kjo e cila për herë të parë pas Kuvendit të Lezhës i bashkoj shqiptarët e të gjitha trojeve etnike), nën komandën e të cilit në vitin 1879 vullnetarët shqiptar dobët të armatosur vetëm me forca të veta e pa kurrfarë ndihmash nga jashtë, arritën fitoren më madhështore në historinë e popullit shqiptar kundër një ushtrie të rregullt të armatosur me armë e pajisje më moderne ushtarake të kohës.

Shënimi i varrit i Jakup Ferrit dhe valëvitja e flamurit kombëtar në Plavë dëshmon që Plavë Gucia përkundër të gjithave ende frymojnë shqip.

Filed Under: Komente Tagged With: E JAKUP FERRIT, Esad Gjonbalaj, FERRAJT VALËVISIN, KOMBËTAR MBI VARRIN, SËRISH FLAMURIN

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 262
  • 263
  • 264
  • 265
  • 266
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT