• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasada turke paralajmëron Kosovën për sulme terroriste, reagon policia

July 30, 2016 by dgreca

Ambasada turke në Kosovë i ka dërguar një letër qeverisë kosovare ku e paralajmëruar për rrezikun terroristë të shkollave të drejtuara nga Hizmeti, një lëvizje turke e frymëzuar nga kleriku mysliman Fetullah Gylen. Qeveria turke ngre shqetësimin për qendrat kulturore që kanë hapur Kosovës pjesëtarët e lëvizjes civile, e cila ka në thelb të saj promovimin e dialogut midis feve.

Në një komunikim zyrtar të Ambasadës turke në Prishtinë me Ministrinë e Jashtme të Kosovës, autoritetet turke “kanë tërhequr vërejtjen për sulme të mundshme”, nga siç thuhet “Organizata terroriste Fetullah Gylen mbi Qendrat Kulturore Turke ‘Yunus Emre’ në Kosovë”.

Në bazë të shkresës, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, që mban datën e 23 korrikut, Ambasada turke “kërkon nga autoritetet në Kosovë që të ndërmarrin masa shtesë të sigurisë përreth ndërtesave të Qendrave Kulturore ‘Yunus Emre’ me qëllim të mbrojtjes së tyre në Prishtinë, Prizren e Pejë”.

Qendrat kulturore turke ‘Yunus Emre’ u hapën në Kosovë afro 5 vjet më parë dhe u shtrinë fillimisht në Prishtinë e Prizren, dhe më vonë edhe në Pejë, me programe në fushën e kulturës dhe arsimimit, posaçërisht nëpërmjet kurseve të mësimit të gjuhës turke. Mbështetësja kryesore e këtyre qendrave është Konsullata e përgjithshme e Turqisë në Prizren, që thuhet se edhe i financon ato.

Pas grusht-shtetit të dështuar në Turqi, autoritetet në Ankara në përpjekje për të dëshmuar përfshirjen e klerikut mërgimtar Fethullah Gylen në aktivitetet puçiste, nxituan të kërkojnë edhe veprime konkrete të shteteve në Ballkan ndaj organizatave që ai kishte hapur në këtë rajon.

Kërkesa e Ambasadës turke për masa parandaluese në mbrojtje të Qendrave Kulturore nga veprimet, siç thuhet, terroriste nga mekanizmat e sigurisë në Kosovë, është vlerësuar “e pabazuar”.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë shenjë për “veprime terroriste brenda territorit të Kosovës”, por shtuan se masat e sigurisë në kohë të kërcënimeve globale nga sulmet e mundshme terroriste, janë pjesë e domosdoshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve të vendit.

“Deri tani nuk ka ndonjë indikacion se ekziston ndonjë rrezik potencial në vend, përderisa Policia e Kosovës është gjithnjë vigjilente dhe e përkushtuar për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe lëvizjen e lirë, duke pasur parasysh që edhe në këtë kohë verore edhe fluksi i njerëzve dhe automjeteve është më i madh, posaçërisht kur një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë vjen në vendlindje për pushime”.

“Në pajtim me nevojën për kapacitete shtesë, PK-ja angazhon edhe zyrtarë të mjaftueshëm për menaxhim të sigurisë dhe garantim të lëvizjes së lirë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasada turke, Kosove, sulme terroriste

Parisi do një Islam francez

July 30, 2016 by dgreca

Kryeministri francez do ta kufizojë influencën nga jashtë ndaj xhamive. Franca ka nevojë për një marrëdhënie të re me Islamin. Kërkesa vjen pas një serie atentatesh islamiste kohëve të fundit.

Frankreich Moschee in Lyon

Pas serisë së atentateve të kohëve të fundit në Francë, kryeministri Manuel Valls do një bashkëpunim të ri mes shtetit dhe institucioneve islamike në vend. Në një intervistë për gazetën “Le Monde” (29.07) Valls u shpreh që për një farë kohe ndërtimi i xhamive në Francë të mos financohet më nga jashtë.

“Ne kemi nevojë për një rend të ri dhe duhet të gjejmë një marrëdhënie të re me Islamin e Francës”, tha Valls duke theksuar, se Salafizmi nuk ka vend në Francë. Së fundi sulmi i dy të pandehurve terroristë në një kishë katolike në Normandi e tronditi vendin. Një prift u vra. Qysh nga fillimi i vitit 2015 në Francë ka pasur vazhdimisht sulme islamiste. Kjo ka nxitur diskutimet për rolin e Islamit në Francë.

“Laicizimi e ka verbëruar shtetin”

“Shteti francez si të thuash tani është zgjuar “, thotë Ronja Kempin, e cila analizon gjendjen në Francë në Fondacionin Shkenca dhe Politika. Sipas saj nuk i përgjigjet botëkuptimit francez për shtetin ndërhyrja në çështjet religjoze, shpjegon Ronja Kempin. Sipas saj kjo ka të bëjë me ndarjen strikt të shtetit nga kisha, sepse Franca është shtet laik. “Laicizmi e ka bërë shtetin si të thuash të verbër”.

Ndërkohë qeveria në valën e luftës kundër terrorit ka hartuar planin e aksionit kundër radikalizimit dhe terrorizmit, që u prezantua në maj. Për këtë Franca në dy vitet e ardhëshme do të verë 40 Milionë Euro në dispozicion, për të hapur në mbarë vendin qendra për riintegrimin e islamistëve të radikalizuar.

Frankreich Paris Manuel VallsKryeministri francez Manuel Valls

Por kjo do të jetë e vështirë, thekson Kempin, sepse qeveria nuk e njeh kuotën e saktë të besimtarëve në vend. Si shtet laik Franca nuk mban statistika për përkatësinë fetare. Askush nuk e di saktë, se sa njerëz në çfarë niveli janë religjozë.

Financim nga donacionet

Në Francë ka mbi 2000 xhami të ndërtuara kryeisht me donacione, po ashtu si edhe kishat e krishtera. Në Francë nuk ka taksë për kishën si në Gjermani. Edhe në vende të tjera europiane si p.sh. në Belgjikë nuk është transparent ndërtimi i xhamive. Nuk është e qartë se sa xhami ndërtohen me financime nga jashtë vendit. Një studim i fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin në 2010 arrin në konkluzionin, se në atë kohë bëhej fjalë për rreth 200 xhami, ndërtimi i të cilave ishte realizuar me donacione nga të huaj.(DW)

Filed Under: Komente Tagged With: Islam francez, Parisi

National Geographic, Shqipëria & Kosova, mes 10 vendeve për t’u vizituar

July 29, 2016 by dgreca

Armenia, Nikaragua, Nepali, Irani, Kosova, Uzbekistani, Shqipëria, Timori Lindor, Gjeorgjia, Tunizia. Në pamje të parë nuk kanë asgjë të përbashkët, janë shtete që shtrihen nga njëri kontinent në tjetrin, por gjithsesi e kanë një të përbashkët. Revista “National Geographic” i përfshin ato në një listë tepër të vyer të vendeve që meritojnë më shumë turistë. Sipas saj, këto janë destinacione të mrekullueshme dhe që do t’iu lënë me gojën hapur.

Sa i përket Shqipërisë, “National Geographic” e nis përshkrimin e vendit tonë me faktin që këtu mund të gjesh amfiteatre greko-romake, kisha ortodokse të tejmbushura me ikona, si dhe plazhe të paprekura nga dora e njeriut.

Situata në terren

Për dekada të tëra, Shqipëria ka qenë mes vendeve më pak të vizituara të Europës Juglindore, madje edhe e fundit e aksesueshme për vizitorë nga mbarë bota. Një fortesë virtuale nën regjimin izolues të diktatorit komunist, Enver Hoxha, i cili shpenzoi gati 40 vite në ndërtimin e mbi 700 mijë bunkerëve të panevojshëm e shpesh edhe të padobishëm mbrojtës në mbarë vendin, Shqipëria u përfshi nga kaosi pas vdekjes së tij në vitin 1995, si dhe pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi, sot Shqipëria nuk është më pak e sigurtë sesa vendet e tjera të nëpërkëmbura të Adriatikut. Një industri turizmi në lulëzim, e përqëndruar kryesisht mbi fshatra dhe qytete të ruajtura me përpikmëri dhe të mbrojtura nga UNESCO, përfshi këtu Beratin e Gjirokastrën, si dhe me një vijë të gjatë bregdetare të njohur sot si Riviera shqiptare, tashmë i sjellin vendit rreth 3.5 milionë turistë në vit.

Pse duhet të vizitohet tani?

E ndërsa plazhet e Adriatikut në fqinjët e saj, Itali e Kroaci, janë transformuar në komplekse e resorte hipermoderne dhe të tejmbushura, bregdeti i Shqipërisë i mbushur plot me rrënoja të amfiteatrove greko-romake dhe të zbukuruara, me kisha ortodokse të tejmbushura me ikona, është ndër të paktët në Europë ku mund të gjesh vend për t’u shtrirë buzë rërës, edhe në pikun më të ngjeshur të sezonit veror. Në jug të Vlorës, apo në atë që njihet edhe si bregdeti më i bukur shqiptar, fshatra si Dhërmiu, Vunoi dhe Himara – të mbushura me kafene me veranda, tregtarë ushqimesh me bazë deti dhe me rrugë të ngushta e gjarpëruese, – janë të mbytura nga ndërtesa të familjarëve dhe banorëve vendas që i ofrojnë ato për jo më shumë se 25 dollarë nata. Udhëtarë nga jashtë Ballkanit janë ende të rrallë, por fuqimisht të mirëpritur. Mos u surprizoni kur vendasit të këmbëngulin t’iu vozisin me motorbarka përgjatë bregdetit, apo t’iu sfidojnë në ndonjë garë se kush konsumon më shumë raki.

Për të mos u humbur

Zhvillimi relativisht i munguar i Shqipërisë është fokusuar më së shumti në vendet e Trashëgimisë Botërore të mbrojtura nga UNESCO, mes të cilëve edhe kompleksi gjigant dhe zvarritës i Butrintit, një prej qyteteve më të shtrenjta dhe më mirë të ruajtura të periudhës greko-romake në Europë. Vetëm 20 minuta larg me autobus nga qyteti bregdetar i Sarandës, pranë kufirit me Greqinë, Butrinti është i ngjashëm me Epheusin e Indiana Jones. Një grumbull virtualisht i braktisur dhe i rrethuar amfiteatrosh dhe kolonash, vende të hershme pagëzuese të krishtera, bazilikata bizantine dhe mozaikë romakë. Në mes të rrugës midis Sarandës dhe Butrintit, mos e humbisni një ndalesë në plazhin me restorante në formë kasolleje, siç është Ksamili, një fshat ku vendasit të ofrojnë gjithçka, ndërsa natyra të ofron edhe disa ishuj jo larg bregut të detit.

Por pavarësisht sistemit gjoja gjithëpërfshirës të autobusëve, thuajse asgjë në Shqipëri nuk ecën në orarin e shkruar nëpër guidat online. Shpesh drejtuesit e mjeteve heqin dorë nga oraret e përcaktuara nga kompanitë e mëdha të udhëtimit, dhe përfshihen në një situatë “anarkie”, madje duke të ofruar edhe udhëtime me furgonë apo minibusë, veçanërisht duke u nisur nga jugu i Vlorës. Këta furgonë, të cilët udhëtojnë përgjatë një itinerari të përcaktuar, shpesh i zbresin dhe i hipin pasagjerët si t’iu vijë për mbarë në rrugë, pavarësisht orarit, por gjithsesi të dërgojnë në destinacionin ku ti dëshiron. Ndërkohë, mos harroni të shijoni edhe kafen e fortë shqiptare kudo përgjatë bregdetit, por mos e quani atë “turke”, nëse nuk do të donit të përfshiheni në një debat të zhurmshëm, e me siguri do të nisni të mendoni se “do të rikthehem këtu sërish, shumë shpejt”.

Filed Under: Komente Tagged With: mes 10 vendeve, National Geographic, për t'u vizituar, shqiperia

“PALLA” E KONICËS QE PENA…

July 29, 2016 by dgreca

 NGA NAUM PRIFTI/
NJË THËNIE E FAIK KONICËS QË FITOI VLERAT E FJALËVE TË URTA POPULLORE OSE TË PROVERBAVE TË NJOHUR të gjuhës shqipe.
Diku në shënimet e tij personale Faik Konica ka shkruar me dorën e tij këto fjalë të arta: Palla ime, me kuptimin “shpata ime” …pra arma e tij ishte pena, dhe atë do ta vë në shërbim të kombit.Në fillim të shekullit xx s’kishte stilografë dhe dhe me penë a penicka metalike dhe me bojë  shkruheshin dorëshkrimet, letrat, artikujt e ndryshëm madje dhe marrëveshjet zyrtare midis shteteve.
Dhe Faik Konica  gjatë gjithë jetës i qëndroi besnik këtij parimi që e zgjodhi vetë, që nga botimi i revistës së  mirënjohur dhe prestigjioze ALBANIA që e botoi  në Londër disa vite me radhë, me qëllim që Shqipëria të njihej nga Fuqitë e mëdha të Evropës, që nga romani “Dr’ Gjëlpëra zbulon rrënjët e krimit të Mamurrasit, te Shënimet e udhëtimit “Shqipëria si m’u duk” botuar më 1928 dhe te artikujt e tij të tjerë të veprimtarisë së tij të gjatë letrare dhe patriotike.Shoqata Vatra e Amerikës e nderoi Faik Konicën në mënyrë prestigjioze  duke e shpallur vitin 2016 Vitin e Konicës. Ky është një nderim i madh dhe i jashtëzakonshëm për patritotin dhe shkrimtarin e shquar shqiptar, që të njihet më mirë e më gjerësisht nga bota shqiptare.
New York 29 korrik 2016

Filed Under: Komente Tagged With: ishte pena, Naum Prifti, palla e Konices

Prokuroria Speciale e Kosoves:Në kampusin e Universitetit tё Prishtinës nuk janë gjetur mbetje mortore

July 28, 2016 by dgreca

-Njoftim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës/

PRISHTINË, 28 Korrik 2016/ Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njoftoi sot se pas përfundimit tё gërmimeve vlerësuese nё hapësirën e kampusit tё Universitetit tё Prishtinës edhe pёr pikën e tretë dhe tё fundit si vend i dyshuar për mbetje mortore, pёr dy ditё me radhë, me datë 27 dhe 28.07.2016, sipas urdhëresës së PSRK me numër PPP.27/16, tё datës 16.06.2016, nuk janë gjetur mbetje mortore.

Nё ekzekutimin e urdhëresës së lartcekur kanë marrё pjesë; Departamenti i Mjekësisë ligjore (DML), Njësia Hetimore pёr Krime Lufte dhe Persona tё Zhdukur (NJHKLPZH) dhe Komisioni Qeveritar pёr Persona tё Zhdukur (KQPZH), po ashtu ka asistuar edhe Komuna e Prishtinёs.

Konfirmojmë se gërmimet vlerësuese në hapësirën e kampusit tё Universitetit tё Prishtinës, sipas urdhëresës se lartëcekur mbarojnë sot, me datё 28.07.2016.

Çdo informacion tё ri, nё çdo lokacion, PSRK-ja do ta vlerësoj nё përputhje me kërkesat ligjore, e pastaj do tё veprohet sipas kompetencave dhe obligimeve që ka Prokurori i Shtetit. Informacionet mund të përcillen nё sektorin e hetimit të krimeve të luftës dhe personave të zhdukur pranë policisë së Kosovës dhe tё EULEX-it, ose drejtpërsëdrejti nё Prokurorinë Speciale tё Republikës sё Kosovës./b.j/(Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari)

Filed Under: Komente Tagged With: :Në kampusin e Universitetit tё Prishtinës, mbetje mortore, nuk janë gjetur, Prokuroria. Speciale e Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 271
  • 272
  • 273
  • 274
  • 275
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT