• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova me Francën, besim në forcën e popujve paqedashës

July 15, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Prishtina, 14 korrik 2016/

-Presidenti Thaçi: Jemi me popullin francez gjithmonë, e sidomos në kohët e vështira/

-Kryeministri Mustafa në mbledhjen e qeverisë, shpreh dhimbjen e Kosovës pas sulmeve në Francë/

-Kryeparlamentari Veseli: Sulmi në Nicë ishte goditje e rëndë ndaj popullit francez dhe vlerave tona të përbashkëta/

PRISHTINË, 15 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se, tmerret si ai i mbrëmshmi në Nice na lëndojnë zemrën, por nuk e lëkundin përkushtimin tonë për liri, barazi dhe vëllazëri, kudo në botë.

“Jemi me popullin francez gjithmonë, e sidomos në kohët e vështira. I shprehim ngushëllimet më të thella. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që janë prekur.

Besojmë në forcën e popullit francez, në forcën e të gjithë popujve paqedashës, që do të ngadhënjejmë mbi dhunën dhe terrorin”, u shpreh presidenti kosovar Thaçi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka ngushëlluar qeverinë dhe qytetarët e Francës, pas sulmit terrorist në Nicë.Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu dhimbjen dhe pikëllimin e qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës për këtë akt të tmerrshëm terrorist.

“Jemi të shokuar me aktin barbar i cili la të vdekur dhjetëra njerëz të pafajshëm në qytetin e Nicës. Në këto çaste të rënda për shtetin dhe popullin francez, Kosova bashkëndjen dhe shprehë solidaritetin e plotë me popullin mik francez”, tha  kryeministri kosovar.

Kryeministri Mustafa edhe njëherë theksoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të qenë pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit.

“Qeveria e Kosovës është thellësisht e përkushtuar për të qenë pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit të prirë nga SHBA-të dhe vendet tjera perëndimore. Aktet e tilla terroriste nuk do të arrijnë të na ndalin në luftën tonë kundër të keqes globale. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe popullit francez në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa edhe njëherë dënoi aktet e mëhershme terroriste në Belgjikë dhe Turqi, duke kërkuar bashkëpunim më të madh ndërmjet të gjitha vendeve demokratike, dhe përkushtimin e të gjithë qytetarëve kundër akteve të tilla.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në Nicë të Francës, i cili la të vdekur dhjetëra qytetarë të pafajshëm dhe shumë të tjerë të plagosur, duke ngushëlluar njëkohësisht autoritetet dhe popullin francez.

“Sulmi i tmerrshëm mbrëmë në Nicë, ishte goditje e rëndë ndaj popullit të Republikës së Francës dhe vlerave tona të përbashkëta. Në këto momente të vështira, jemi pranë institucioneve franceze dhe ngushëllojmë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm të pashembullt nga egërsia, që po terrorizojnë dhe sjellin frikë tek të gjithë qytetarët, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim. Sulmi i mbrëmshëm na bën që të jemi më unik dhe më të vendosur kundër terrorizmit në nivel global”, thuhet në telegramin e kryetarit Veseli./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, besim në forcën, e popujve paqedashës, Kosova me Francën

Demarkacioni -Territori i Kosovës edhe mund të matet

July 15, 2016 by dgreca

-Sot ishte mbledhja e 100-të e qeverisë së Kosovës, me kryeministër Isa Mustafën, i cili mes tjersh tha: Në qoftë se opozita dhe qytetarët kërkojnë, ne mund të kërkojmë që ta bëjmë matjen e territorit të Republikës së Kosovës, sepse kjo matje mund të bëhet në mënyrë kompjuterike, mund të bëhet në mënyrë satelitore dhe mund të vërtetojmë para qytetarëve tanë sa është territori i Republikës së Kosovës mbi bazën e vendimit të Komisionit Shtetëror lidhur me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi/

-Kuvendi, seancë plenare në 4 gusht, pas tryezës për demarkacionin në 3 gusht/

-Kosova e SHBA Memorandum për programin Fulbright, qeveria miraton Projektligj/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË,  15 Korrik  2016/ Në Prishtinë sot u mbajt mbledhja e 100-të, e 32-ta në vitin 2016, e qeverisë së Kosovës, me kryeministër Isa Mustafën, e koalicionit të dy partive më të mëdha PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, e cila vazhdon punën në vitin e saj të dytë që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Kryeministri Mustafa bëri të ditur se për këtë mbledhje ishte planifikuar që të trajtohet edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, i cili është përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Ndërkohë, së bashku me partnerin e koalicionit kemi vlerësuar se ka mundësi që ende të shfrytëzojmë këtë hapësirë dhe të studiojmë të gjitha mundësitë që me ligj të shohim hapjen e mundësive që ligji mund të përfshijë argumentimin e fakteve që do të mundësonin që në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të krijohen situata, në të cilat ne do të mund të bisedonim dhe të rishikonim pjesë të caktuara të marrëveshjes në bazë të interesit dypalësh”, tha ai.

Po ashtu, vijoi Mustafa,  kemi vlerësuar se ratifikimi i shënimit të vijës kufitare është proces i ndarë, është proces i pavarur, i cili do të bëhet me një informim të plotë të qytetarëve dhe sidomos të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të marrin vendimin lidhur me këtë.

“Qeveria do të punojë që akuzat e opozitës dhe bashkëngjitur këtyre akuzave të disa gjeografëve, që Kosova ka humb territor në shënimin e kufirit me Malin e Zi, duhet zbardhur dhe duhet të vërtetohen, ngase të gjitha tekstet edhe të gjeografisë, të gjitha hartat e Kosovës, jo vetëm të periudhës ’74-’88 kur është përcaktuar si afati i fundit me Pakon e Ahtisaarit për mbyllje të territorit të Kosovës, si dhe në të gjithë vjetarët statistikorë që Kosova i ka pas nga viti ’74 e tutje, territori i Republikës së Kosovës ka qenë 10.887 kilometra katrorë, do të thotë se ky është territori zyrtar që Kosova ka pasë në atë periudhë, por këtu nuk është përfshirë edhe periudha në të cilën Kosova është si cilësuar si ‘Kosovë dhe Metohi’, do të thotë para vitit ’74”, u shpreh kryeministri.

Evidencat e tanishme sipas Komisionit shtetëror, vijoi ai, flasin se Kosova ka 10.906 kilometra katrorë në bazë të saktësimit të matjeve që nuk është më pak seç ka qenë përpara, por është pak më shumë se sa që ka qenë territori i mëparmë dhe është rezultat i shënimit të vijës kufitare të Kosovës me Maqedoninë dhe vijës kufitare me Malin e Zi.

“Prandaj, që të mos manipulohet me ndjenjat e qytetarëve, edhe si kryeministër, por edhe si qeveri, ne duhet të kërkojmë nga opozita që të tregojë lidhur me territorin, dhe të tregojë se sa është territori sipas tyre, a është ky territor që Kosova ka trashëguar prej 10.887 km2, përkatësisht 10.906 km2, sa është territori i Pejës, për çfarë Komuna e Pejës vërteton se është territor jo vetëm prej vitit ’45 e këndej, por edhe para vitit ’45 i paprekur dhe i pa luajtur. Dhe po ashtu konsideroj se në qoftë se opozita dhe qytetarët kërkojnë, ne mund të kërkojmë që ta bëjmë matjen e territorit të Republikës së Kosovës, sepse kjo matje mund të bëhet në mënyrë kompjuterike, mund të bëhet në mënyrë satelitore dhe mund të vërtetojmë para qytetarëve tanë sa është territori i Republikës së Kosovës mbi bazën e vendimit të Komisionit Shtetëror lidhur me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, në mënyrë që të binden qytetarët e Republikës së Kosovës rreth saktësisë së territorit të Republikës, dhe rreth asaj se a është humbur territor apo nuk është humbur territor. Ne jemi të gatshëm si qeveri e Republikës së Kosovës që në çdo moment të procedojmë me Ligj në Kuvend, mirëpo dëshirojmë që procedimi të përcillet me një unitet sa më të gjerë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, me informim sa më të madh të qytetarëve dhe të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës  lidhur me atë se çfarë vendimi ata po marrin, dhe po ashtu edhe me relaksimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Malin e Zi, në mënyrë që çdo moment që ne do të kishim nevojë të ulemi me Malin e Zi dhe të diskutojmë këto tema, të kemi derën e hapur dhe gatishmërinë e Malin e Zi që së bashku të diskutojmë. Unë konsideroj se një gjë të tillë duhet ta pranoj edhe opozita, duhet ta pranojnë të gjithë, sepse unë jam për atë që të kemi biseda të hapura. Unë e kam mirëpritur edhe kërkesën e disa deputetëve që ata të ulen dhe të sqarojnë, të marrin informata për atë se si është përcaktuar vija kufitare me Malin e Zi, mirëpo gjithsesi këtë duhet ta faktojmë me të dhëna. Duhet ta faktojmë se sa është territori i Republikës së Kosovës dhe t’iu thuhet qartë qytetarëve se a humb Kosova territor në krahasim me atë që ne në bazë të Pakos së Ahtisaarit, të aneksit 8, pika 3, që përcakton territorin, e kemi pas me 31 dhjetor të vitit 1988, sepse me Deklaratën e Republikës së Kosovës kur është pranuar Pakoja e Ahtisaarit, dhe pastaj edhe Kushtetuta edhe shpallja e pavarësisë është bërë mbi këtë Pako. Kjo ka qenë arsyeja pse ne kemi shqyrtuar bashkërisht me partnerët e koalicionit dhe me disa prej anëtareve të kësaj qeverie, dhe kemi vlerësuar se ne mund të bëjmë dhe duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të krijuar një ambient i cili do të mundësonte që qytetarët të jenë të informuar, dhe do të mundësonte që në asnjë rast Kosova dhe për asnjë arsye, as një shkak mos të humb asnjë kilometër katror të territorit të saj dhe ky do të jetë përkushtimi përfundimtar i qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit të Kosovës shqyrtoi dhe pas diskutimeve, miratoi kërkesën e Grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi. Kjo tryezë do të mbahet më 3 gusht, në mjediset e Kuvendit të Kosovës.

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën përcaktoi rendin e ditës për seancën plenare të Kuvendit, e cila do të mbahet në 4 gusht.

 

MEMORANDUMI SHBA-KOSOVË PËR PROGRAMIN FULLBRIGHT DREJT RATIFIKIMIT

 

Qeveria kosovare në mbledhjen e sotme miratoi Projektligjin për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës për Programin Fullbright për shkëmbimet akademike. Ky Memorandum ka për qëllim të forcojë dhe zhvillojë lidhjet përmes arsimit, kulturës dhe kërkimeve të bazuar në rrethana që konsiderohen reciprokisht fitimprurëse, përcakton edhe mbështetjen vjetore financiare në shumë prej 300 mijë eurosh nga pala kosovare dhe ky kontribut do të fillojë nga viti akademik 2016-2017 dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit akademik 2020-2021.

Në 8 Korrik  2016 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë nënshkruajti  Memorandumin e Mirëkuptimit me qeverinë e Kosovës për programin Fulbright, në një ceremoni në Bibliotekën Kombëtare, ku morënë pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa e kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie dhe Ministrisë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në qeverinë kosovare, Arsim Bajrami, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në mbështetje të programit Fulbright për shkëmbim akademik.

Ky Memorandum i Mirëkuptimit po vijon mbi bazat e një programi të vazhdueshëm dhe të suksesshëm të shkëmbimit akademik që ka përfshirë mbi 80 studentë dhe studiuesë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kosova prej vitit 2008.

Qeveria e Kosovës zotoi 1.5 milionë euro përgjatë pesë viteve të ardhshme në mbështetje të programit Fulbright – kontribut ky që pritet të fillojë gjatë vitit akademik 2016-2017 dhe të vazhdojë deri në vitin akademik 2020-2021.

Njoftimi dërguar nga Ambasada e SHBA në Prishtinë theksonte se, e mirëpresim këtë nismë për zgjerimin domethënës të numrit në dispozicion të bursave studimore dhe besojmë se ky zotim do të ndihmojë në zhvillimin e prijësve të ardhshëm të Kosovës.

Programi Fulbright është program i çmuar ndërkombëtar i shkëmbimit akademik, i sponzorizuar nga qeveria amerikane dhe i përpiluar për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popujve të vendeve tjera.

 

LINJA HEKURUDHORE E KOSOVËS NGA HANI I ELEZIT, KUFIRI JUGOR ME MAQEDONINË, DERI NË LESHAK, KUFIRI VERIOR ME SERBINË

 

Në mbledhjen e sotme qeveria kosovare aprovoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10.

Kryeministri Mustafa tha se me këto burime financiare që po i sigurohen për infrastrukturë që lidhet drejtpërdrejtë me gjenerimin e zhvillimit ekonomik qeveria po e ndjek programin e vet ekonomik dhe po siguron kushte. “Kemi po ashtu marrëveshjen me Bankën Investive, me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim dhe mendoj se është një kontribut i qartë i qeverisë së Republikës së Kosovës” , tha kryeministri.

Linja Hekurudhore 10 është 148 kilometërshe nga Hani i Elezit, kufiri jugor me Maqedoninë, deri në Leshak, kufiri verior me Serbinë, duke kaluar nëpër Fushë Kosovë e Mitrovicë, ndërsa është e rëndësishme edhe për rajonin.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Mustafa i ka dëshiruar mirëseardhje dhe suksese ministres së re të Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ka shprehur falënderimin për angazhimin e deritashëm në këtë ministri të ish ministrit Hajredin Kuçi.

Raporti vjetor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2015, është aprovuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme. Është aprovuar gjithashtu edhe Plani vjetor i statistikave zyrtare për vitin 2017.

Në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë për themelimin e Komisionit për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.

Gjithashtu është miratuar vendimi për themelimin e Komisionit të Ankesave lidhur me Komisionin për njohjen e statusit dhe të drejtën në kompensim të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.

Edhe vendimi për hartimin e Programit për Reforma në Ekonomi për vitet 2017-2019 e ka marr miratimin e kabinetit qeveritar, që është edhe pjesë e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për qeverisjen ekonomike.

Ministri pa portofol Rasim Demiri ka ngritur çështjen e akreditimit të programeve të studimit në gjuhën boshnjake dhe turke në universitetet e Prizrenit dhe të Pejës. Në këtë çështje ka informuar ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për punën e përbashkët që është duke u bërë me Agjencinë e Akreditimit për gjetjen e një zgjedhje të pranueshme për këtë çështje.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcillar ka njoftuar kabinetin për punën që është bërë për akomodimin e Avokatit të Popullit në ish Ndërtesën e Bakës së Lubjanës.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, demarkacioni, mund te matet, Territori i Kosoves

Kosova dhe Shqipëria me shërbime konsullore të përbashkëta dhe në Bari të Italisë

July 14, 2016 by dgreca

Agjensia Telegrafike Shqiptare njofton sot me 14 Korrik se Kosova dhe Shqipëria do te kene shërbime konsullore të përbashkëta edhe në Bari të Italisë. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, sot, gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hoxhaj në Tiranë në kuader të Konferencës së Ambasadorëve, njoftuan se,  nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor, do të hedhin një hap tjetër, duke përforcuar nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Kjo do të bëhet nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor, duke përforcuar kështu nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët Kosovë –Shqipëri.

Ofrimi i shërbimeve konsullore për shtetasit e Kosovës pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, bëhet për të mbështetur dhe asistuar kërkesat dhe nevojat e shtetasve të Kosovës, në rajonet e Jugut të Italisë, por edhe për të gjithë ata që zgjedhin Barin, si portin hyrës ose dalës, për udhëtimet, pushimet apo lëvizjet e tyre nëpërmes Shqipërisë për në Kosovë.

Kjo praktikë është vazhdimësi e bashkëpunimit që ka filluar më herët në Milano si dhe para disa javësh në Mynih.

Filed Under: Komente Tagged With: konsullata te perbashketa, kosova, shqiperia

Kosovë-Gjermani, drejt dy marrëveshjeve

July 13, 2016 by dgreca

-Ministri Avdullah Hoti pritet nga ministri i Financave të Gjermanisë  Wolfgang Schäuble/

PRISHTINË,  13 Korrik 2016-B.Jashari/ Ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtarë në Berlin, Gjermani, me ftesë të ministrit të Financave të Republikës Federale të Gjermanisë Wolfgang Schäuble.

Njoftimi i dërguar thekson se, gjatë kësaj vizite ministri Hoti dhe homologu i tij Wolfgang Schäuble kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale financiare ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për Marrëveshjen Kornizë për Bashkëpunim teknik financiar 2016 – 2017, e cila pritet të nënshkruhet  nga të dy qeveritë gjatë vjeshtës së këtij viti. Me këtë marrëveshje parashihet bashkëpunimi dhe financimi i projekteve të ndryshme në fusha prioritare, si në: Infrastrukturë publike (ujëra dhe energji), zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe promovimin e punësimit, demokraci, shoqëri civile dhe administratë publike, si dhe edukim.

Në këtë takim u diskutua edhe për Inicimin e marrëveshjes për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë ndërmjet dy vendeve, si dhe për idenë e krijimit të një mini-berze.

Ministri Hoti, duke falënderuar lartë mikpritjen e homologut të tij Schäuble, tha se shteti gjerman është një ndër donatorët dhe bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës, të cilët ndër vite kanë mbështetur qeverinë kosovare në projekte të ndryshme për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve të Kosovës.

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me qeverinë e Republikës së Kosovës, tha se Gjermania e konsideron Kosovën si njërin nga vendet më të rëndësishme për bashkëpunim dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për të vazhduar këtë bashkëpunim edhe më tej.

Filed Under: Komente Tagged With: drejt dy marrëveshjeve, Kosovë-Gjermani

Ramush Haradinaj falenderon komunitetin shqiptar në SHBA për Demarkacionin

July 13, 2016 by dgreca

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në ‘facebook’: Falënderime dhe mirënjohje e madhe për të gjithë bashkëkombasit në Amerikë, që janë vënë në anën e refuzimit të versionit aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Mbështetja e tyre është e një rëndësie të madhe për të gjithë spektrin politik dhe për deputetët, që të punojnë e të votojnë vetëm në interes të Kosovës dhe të paqes e të stabilitetit në Rajon. Jam i mrekulluar me vetëdijen e lartë, të bashkëqytetarëve tanë në Amerikë, Evropë dhe kudo nëpër Botë, të cilë gjithmonë kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe në pëputhje me interesat e atdheut, por edhe të qytetarëve në Kosovë, që na kanë mbështetur pa hile në këtë kauzë të drejt!

Jam i bindur se Demarkacioni do të marrë një epilog të drejtë, kjo edhe me ndihmen e fqiut tonë, shtetit mik, Malit të Zi!

Bashkë me këtë shkrim të liderit të AAK-së është fotoja e Flamurit Amerikan dhe Flamurit Shqiptar së bashku.

LËVIZJA VETËVENDOSJE KA NJOFTUAR NË ‘FACEBOOK’:

“Shoqata Rugova me seli në New York dhe komuniteti Shqiptaro Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u drejton publikisht këtë letër dhe kërkesë deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Të Nderuar Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

Komuniteti Shqiptaro Amerikan me shqetësim të madh përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.

Kërkojmë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë marrevëshjen e cila i dëmton trojet Shqiptare.

Jemi kundër cdo pazari të bërë me tokat tona.

Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent dhe t’i leni me një anë politikat ditore.

Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikon çfarëdo marrëveshje që dëmton trojet Shqiptare.

Me respekt,
– Shoqata Rugova
– Federata Pan Shqiptare VATRA
– Mark Gjonaj, Asambleist i Shtetit të New Yorkut
– Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane
– Batalioni Atlantiku
– Këshilli Shqiptaro Amerikan
– Shoqata Malësia e Madhe
– Fondacioni Plavë e Guci
– Shoqata Atdhetare Dibra
– Shoqata Shqiptaro Amerikane Ana e Malit
– Shoqata Peja
– Shoqata Drenica
– Komuniteti Shqiptaro Amerikan Hasan Prishtina, CT

12 Korrik, 2016, New York”

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: falenderon diasporen, Ramush Haradinaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 273
  • 274
  • 275
  • 276
  • 277
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT