• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova në 17 vjetorin e lirisë edhe në festë futbolli shqiptar e evropian

June 11, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Edhe sheshet në Kosovë plot përkrahje për kombëtaren shqiptare të futbollit në  “Euro 2016”/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Qershor 2016/

Në Kosovë, transmetimet publike në sheshe nga kampionati evropian i futbollit “Euro 2016” të historikes Shqipëri-Zvicër sot ishin pjesë e festimeve të Ditës Lirisë  në 17 vjetor, e në qytein e Prizrenit, më të madhin në rajonin jugor, edhe të ditës së 138 vjetorit të Lidhjes Shqiptare.

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, sheshet Skënderbej e Zahir Pajaziti, ku ishin vendosur ekrane të mëdha, po edhe sheshet tjera e teracat e lokaleve, ku poashtu kishte transmetime të organizuara, ishin përplot njerëz në festë e të veshur kuqezi, po edhe me plisa të bardhë, e kudo me valime flamujsh.

“Suksesi i madh historik është i mbërritur, Shqipëria për herë të parë është në finalet e kampionatit evropian të futbollit. Kjo është fitorja”, ishte opinioni që dëgjohej kudo, edhe pas një goli që mori skuadra gjithëshqiptare. E kishte edhe një batutë derisa në sheshe në Prishtinë shikohej loja e ekipeve kombëtare të futbollit Shqipëri-Zvicër: “Këtu veç te referët s’paska shqiptarë”.

“Shqipëria kishte një paraqitje dinjitoze, loja ishte e mirë dhe është premtuese”, janë opinonet e para të ekspertëve  të futbollit në Kosovë pas humbjes me diferencë minimale në përballje me Zvicren.

Edhe në qytetin më të madh verior të Kosovës, në Mitrovicë, në anën jugore të urës së lumit Ibër ka festë futbolli  shqiptar e evropian, në ditët e festimeve të përvjetorit të lirisë së Kosovës.

Në 17 vitet e lirisë në qytetet e Kosovës festohen ditët e çlirimit, duke nisur me Ditën e Lirisë – 12 Qershorin, ditën kur në vitin 1999 nisën të hyjnë forcat shpëtimtare të NATO-s. Në Prishtinë festohet edhe 11 Qershori, dita kur para 17 viteve forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në kryeqytet.

Filed Under: Komente Tagged With: 17 vjetori i Lirise, Behlul Jashari, festa e futbollit shqiptar

Kryeministri Mustafa në Graçanicë, komunë me shumicë serbe

June 10, 2016 by dgreca

-Qeveria e Kosovës përkrah përmirësimin e jetës së të gjithë banorëve/

 PRISHTINË, 10 Qershor 2016-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës përkrah përmirësimin e jetës së të gjithë banorëve, tha kryeministri Isa Mustafa gjatë vizitës sot në komunën e Graçanicës, ku u prit nga kryetari Vladeta Kostiç me bashkëpunëtorë. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Mustafa shoqërohej nga zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi si dhe nga ministri i Kthimit dhe i Komuniteteve, Dalibor Jevtiç.

 Kryeministri Mustafa pas takimit tha se gjatë kësaj vizite është njoftuar nga kryetari i komunës për çështjet aktuale. “Kemi biseduar edhe më përpara, por kemi biseduar në selinë e qeverisë dhe jemi munduar t’i koordinojmë punët sa i përket përkrahjes në kërkesat aktuale që i ka komuna e Graçanicës. Është një komunë, e cila ka arrit që të plotësojë qëllimin për çka është themeluar, ka punuar mjaft në ndërtimin e infrastrukturës, në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Por, po ashtu ka nevojë për një përkrahje edhe më të madhe të qeverisë qendrore dhe të ministrive, edhe në fushën e ndërtimit të infrastrukturës, në fushën e ndërtimit të një rruge, e cila e anashkalon qendrën dhe mundëson që të lidhet drejtpërdrejt me rrugën për Gjilan. Mundësisht të krijohet një komunikim shumë i mirë i kësaj komune me Prishtinën, i Graçanicës, por edhe i fshatrave përreth”, tha kryeministri Mustafa. Më tej, kryeministri Mustafa tha se kjo komunë ka nevojë për përkrahje edhe sa i përket deponisë dhe zgjidhjes së atij problemi për qytetarët. “Veçmas biseduam për perspektivën ekonomike të kësaj komune, sepse ka një zonë themi kushtimisht ekonomike shumë të mirë e cila shtrihet përgjatë dy anëve të rrugës që shkon për Lipjan dhe Ferizaj dhe që po ashtu do të ketë një komunikim të mirë me autostradën e cila shkon për Shkup. Ne shohim arsye të madhe që ta përkrahim këtë komunë në mënyrë që të ketë investime këtu, të ketë punësim dhe që qytetarët e Graçanicës të kenë perspektivën e tyre të jetës në Kosovë, në këtë komunë dhe të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, theksoi kryeministri Mustafa. Kryetari i Graçanicës, Vladeta Kostiç,  tha se gjatë takimit me kryeministrin është biseduar në mënyrë shumë konstruktive dhe e ka informuar me të gjitha problemet me të cilat përballet qeverisja lokale në komunë. “Ne gjithashtu e njoftuam kryeministrin me planet tona. Këto janë disa projekte infrastrukturore të cilat janë të arritshme në afat të shkurtër kohor, në një periudhë afatmesme”, tha Kostiç. Kryetari i Graçanicës po ashtu tha se i kanë paraqitur problemet me të cilat ballafaqohet komuna, duke veçuar problemin me buxhetin e vogël. “Ne kemi dhënë disa sugjerime për zgjidhjen e këtyre problemeve tona urgjente. Ne shpresojmë se Ministria e Financave dhe qeveria e Kosovës dhe vetë kryeministri do të kenë mirëkuptim për problemet tona, dhe unë jam i kënaqur që kjo vizitë sipas vlerësimit tim ishte shumë e suksesshme”, tha Kostiç, kryetar i komunës së re kosovare të Graçanicës me shumicë serbe.Në Republikën e Kosovës me gjithësej 38 komuna, 27 janë me shumicë shqiptare, ndërsa 10 komuna janë me shumicë serbe,  5 prej tyre të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.Një komunë, Mamusha në rajonin e Prizrenit, është e banuar me shumicë nga komuniteti pakicë turk.

Filed Under: Komente Tagged With: Kryeministri Mustafa, ne Gracanice

“Serbia nis kolonizimin e Kosovës”?

June 10, 2016 by dgreca

-Kosovë-qeveria: “Lugina e Diellit” në veri, i papranueshëm implikimi i Serbisë/

 -Një nga gazetat në Prishtinë sot në ballinë ka kryetitullin “Serbia nis kolonizimin e Kosovës”/

 PRISHTINË, 10 Qershor2016/Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria e Republikës së Kosovës i konsideron të papranueshme përpjekjet e qarqeve të caktuara, që në kundërshtim me aktet ligjore dhe procedurale, të iniciohet ndërtimi i projektit të ashtuquajtur “Lugina e Diellit” në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës deklaroi sot se është informuar nga ministrat përkatës për këto veprime të kundërligjshme dhe ka ngarkuar Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor si dhe Ministrinë e Kthimit dhe të Komuniteteve, në bashkëpunim edhe me Komunën e Zveçanit, që të ndërmarrin masat e duhura për ndërprerjen e veprimeve të tilla dhe të përmbushen të gjitha kushtet ligjore.

 Qeveria e Kosovës, po ashtu, e konsideron të papranueshëm implikimin e qeverisë së Serbisë që duke nxitur komuna të caktuara të Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprime të paligjshme dhe në dëm të relacioneve ndërmjet qytetarëve të Kosovës.

 Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet që të krijojë kushte normale për të gjithë qytetarët e saj si dhe kthimin e tyre në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ky proces, thekson qeveria e Kosovës, do të jetë i mundshëm dhe i qëndrueshëm vetëm duke respektuar ligjet të cilat ofrojnë siguri dhe stabilitet afatgjatë për çdo qytetar dhe në linjë me proceset eurointegruese.Një nga gazetat në Prishtinë sot në ballinë ka kryetitullin “Serbia nis kolonizimin e Kosovës”.

“Qeveria e Serbisë ka nisur ndërtimin e një vendbanimi prej 300 shtëpive në veriun e Kosovës, për kthimin e 1500 serbëve nga Serbia. Ky projekt gjigant që quhet “Suncana Dolina” i ngjan kolonizimit dhe është investimi më i madhi i Serbisë në periudhën e pasluftës në Kosovë. Kryeministri Mustafa dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, këtë projekt e cilësojnë të paligjshëm”, thekson Zëri.

Filed Under: Komente Tagged With: “Serbia nis kolonizimin, e kosoves, Kodra e Diellit

Lëvizja Fol: Skenimi i integritetit në institucionet publike në Kosovë

June 9, 2016 by dgreca

-Ambasadorja Holandeze në Kosovë, Gerrie Willems, tha se kontrolli i integritetit kontribuon në transparencën e nevojshme rreth çështjes së integritetit dhe korrupsionit. “Sundimi i ligjit është kyç për ambasadën holandeze në Kosovë sepse është kusht për zhvillim të qëndrueshëm e poashtu zbatimi i MSA-së me BE-në është kyç në këtë proces sepse ka ndryshime domethënëse në fushën politike dhe ekonomike në Kosovë”, tha ajo/

PRISHTINË, 9 Qershor 2016-B.Jashari/ Lëvizja Fol ka mbajtur sot konferencën për media me ç’rast ka publikuar hulumtimin“Skenimi i integritetit në institucionet publike në Kosovë”. E ftuar në këtë konferencë ishte edhe ambasadorja holandeze në Kosovë, Gerrie Williems.

Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol tha se qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi i problemeve kryesore në vend sa i përket nivelit të integritetit sipas zyrtarëve publik në nivelin lokal dhe atë qendror.

“Qëllimi ka qenë që ky hulumtim të bëhet brenda institucioneve për të parë çfarë mendimi kanë ata për veten”, tha Zogaj.

Ndërsa, Fitore Metbala, nga Fol tha se në këtë hulumtim janë përfshirë 1000 zyrtarë të nivelit lokal dhe qendror. Sipas saj, në këtë hulumtim janë përfshirë këto institucione: Gjykatat Themelore, Presidenca, Qeveria, Kuvendi i Kosovës, Agjensionet e Pavarura, Autoritetet Rregullative, Doganat e Kosovës, Universiteti i Prishtinës, ndërmarrjet publike si dhe Qendra Klinike Universitare. “Lidhur me atë se sa respektohet ligji për shërbimin civil të Republikës së Kosovës sipas të anketuarve del se ky ligj respektohet më shpesh nga nëpunësit civil sesa nga udhëheqësit e institucioneve lokale/qendrore”, tha Metbala.

Ndërsa, sa i përket sjelljes së nëpunësve në shërbimin civil, raportimi i rasteve për shkelje të rregullave është 63% nga të dyja nivelet të cilët kanë thënë se i kanë raportuar.“Në pyetjen se sa shpesh nëpunësit civil përfshi­hen në afera të korrupsionit, një pjesë dërrmuese e tyre refuzuan të përgjigjen, sidomos prej atyre që punojnë në nivelin qendror (49%). Ndërsa, rreth 25% janë përgjigjur me ‘shumë shpesh’ ose ‘shpesh’ në këtë pyetje. Gjithashtu, afër 12% e të anketuarve mendojnë se niveli i korrupsionit në shërbimin civil në Kosovë është rritur”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, ambasadorja Holandeze në Kosovë, Gerrie Willems, tha se kontrolli i integritetit kontribuon në transparencën e nevojshme rreth çështjes së integritetit dhe korrupsionit. “Sundimi i ligjit është kyç për ambasadën holandeze në Kosovë sepse është kusht për zhvillim të qëndrueshëm e poashtu zbatimi i MSA-së me BE-në është kyç në këtë proces sepse ka ndryshime domethënëse në fushën politike dhe ekonomike në Kosovë”, tha ajo.

Sipas ambasadores, lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i integritetit në vendin e punës luan rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit. “Rreth 40% nuk dëshirojnë të flasin në institucionet publike për korrupsionin, kjo tregon qartë frikën që kanë”, tha ajo duke shtuar se poashtu edhe mos raportimi i shkeljeve të rregullave është shqetësuese dhe duhet të raportohet sepse sipas saj tregon mosbesim.

Ambasadorja Willems potencoi faktin se ky raport është ndër të parët e këtij lloji që fokusohen në prizmin tjetër të problemit – dhe si i tillë do të hap debatin në një kontekst të ri të integritetit e korrupsionit.

—

Fjalimi i plotë i Ambasadores Holandeze në Kosovë,Gerrie Willems në gjuhën angleze:

Speech for the launch of the Integrity Scan report at FOL

I am glad to address you today at the launch of the 2016 Integrity Scan of the Kosovo Institutions. Let me begin by thanking the FOL staff for their laudable work in producing this report. I believe that the integrity scan provides some significant insight in how integrity is perceived by civil servants in the local and central institutions. In this way, FOL contributes to the much needed transparency about the issues of integrity and corruption.

Until now, there was an absence of any quantitative studies on integrity in Kosovo’s institutions. By producing the first report of its kind, FOL is opening up another angle of the debate on integrity and corruption. We are happy to have been able to support them in this work through our MATRA-fund.

  • For the Netherlands and the EU, priorities on Kosovo are focused on the core values of the European Union. Among the foremost responsibilities is the respect for the Union’s fundamental values, notably the rule of law, democracy and fundamental rights.
  • Rule of law is one of the core themes of the Netherlands Embassy in Kosovo. We strongly believe that rule of law is an essential precondition for sustainable development. The implementation of the SAA is a key element in this process.Together with FOL, many other organizations and the Kosovo authorities, we work towards this goal.
  • In the framework of the rule of law, promoting transparency and accountability need special attention because they ensure essential guarantees for the functioning of democracy.
  • It is clear that the fight against corruption and the promotion of integrity at the work floor plays an important role in the establishment of a strong rule of law. Not that long ago, during the opening of the anti-corruption education centre here at FOL, I stated that it is not a secret that Kosovo’s society is plagued by corruption. The report that is presented today shows us that this, unfortunately, is still true. Almost 40% of the respondents indicate that they do not want to talk about corruption in their public institutions. This clearly shows the delicacy of the topic which you as citizens and members of civil society should address.
  • Additionally, around 12 percent of the respondents think that the level of corruption in Kosovo’s civil service has increased compared to the previous 3 years. This shows that there is still a lot of work to be done in a lot of institutions.
  • Being more specific on integrity, I would also like to highlight two issues which deserve our special attention:
  1. The first issue is the reporting about instances of misconduct. Over 60% of the respondents indicate that they did not report any case of misconduct they encountered. The number one reason for not doing so is that they do not think that any action would be taken. This lack of trust in the functioning of the public institutions is worrisome and should be addressed.
  1. This relates to the second topic that I would like to highlight. Nineteen percent of the respondents state that no action has been taken to inform the staff about the code of conduct. Informing people about the code of conduct is obviously the first step in improving integrity at public institutions. But fully implementing it is the core and crucial issue to be tackled.
  • This said, I would like to conclude by saying that The Netherlands was, is and will remain a strong partner of Kosovo. You have our support on these challenges (be they on RoL or integrity issues) and they require commitment and ownership of Kosovo authorities. You, as citizens and members of civil society, also play an important role in demanding transparency and accountability.
  • I want to thank you all, for your participation and attention. And I wish you a lot of success in your important work.

 

Filed Under: Komente Tagged With: i integritetit, Lëvizja Fol: Skenimi, në institucionet publike, ne Kosove

DEKLARATE E AMBASADES AMERIKANE NE TIRANE

June 8, 2016 by dgreca

Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (8 qershor 2016)/

Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes Kryeministrit Rama dhe Liderit të Opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi. Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë.  Prandaj, Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit. Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë. Për më shumë se 18 muaj, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, politikanë, shoqëria civile, dhe publiku, janë angazhuar në një debat të rëndësishëm mbi reformën e drejtësisë në Shqipëri. Ky proces shterues e ka përmirësuar draft-paketën e reformës dhe e afroi qeverinë dhe opozitën drejt një marrëveshjeje. Kjo reformë, të cilën e mbështesin shumica dërrmuese e shqiptarëve, mbetet një prioritet kyç për Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara do të punojnë për t’u siguruar që drafti përfundimtar i paraqitur në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe në Parlament, të jetë një draft i drejtë, që përfaqëson idetë më të mira të ekspertëve vendas, ekspertëve ndërkombëtarë, dhe Komisionit të Venecias.

Filed Under: Komente Tagged With: AMERIKANE NE TIRANE, DEKLARATA E AMBASADES

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 287
  • 288
  • 289
  • 290
  • 291
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ZEMËRIMI SI ENERGJI POLITIKE DHE RREZIKU I VERBËRISË KOLEKTIVE
  • NJË STUDIM INTERESANT I JOSIF RISTOS PËR VENDNDODHJEN E TEMPULLIT TË DODONËS
  • Krijohet Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forumi 26
  • SHËN NËNA TEREZE NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE
  • Metafora e lumit…
  • Intelektuali…
  • SARAMAGO – MURET ME LIBRA DHE ULLIRI PARA PORTËS…
  • “Manifesti i sarkazmës”…
  • Fundi i marrëveshjes START. Si Trump do ta ndalë apokalipsin!?
  • The first-ever Albanian Festival in Upstate New York is coming to Albany on July 18, 2026!
  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT