• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

… që të jesh i përjetshëm e plot sukses në politikën shqiptare

May 28, 2016 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/

Shënuar nxitimthi/

Çfarë është e nevojshme të kesh ose të posedosh, që të jesh i përjetshëm e plot sukses në politikën shqiptare?
-Të kesh qënë pak komunist.
-Të kesh qënë pak spiun.
-Të kesh burgosur pak nga këta të përndjekurit e sotshëm.
-Të kesh djegur pak makina.
-Të kesh vrarë pak në Holandë, Belgjikë, Itali etj…, mundësisht për drogë a prostuticion.
-Të kesh pak aktivitet me shërbimet e huaja sekrete.
-Të kesh qënë pak komisioner i manipulimit të zgjedhjeve.
-Të kesh pak emra rezervë, mundësisht shtatë emra., shtatë gjenalite, shtatë pasaporta dhe shtatë kallëpe llokume C4.
-Të dish pak të shahesh.
-Të njohësh pak funksionimin e rryshfetit.
-Të jesh pak njohës i shpërndarjes dhe përfitimit të tenderave.
-Të jesh pak patriot i kuq…

___________________
Dhe suksesi është përjetësisht me ty.

Ilir Levonja's photo.
Ilir Levonja's photo.

Filed Under: Komente Tagged With: Ilir Levonja, te jesh i perjetshem

MERR FLAKE AUTOBUZI, 1 I VDEKUR, 10 TE PLAGOSUR

May 27, 2016 by dgreca

 

Tmerr/Shpërthen në flakë autobusi plot me turistë në qendër të Krujës

Raportohet se një autobus me turistë, të cilët ishin në vizitë turistike, ka shpërthyer në flakë në mes të qytetit të Krujës. Nga të dhënat e para raportohet për disa të lënduar, por dyshohet se mund të ketë edhe viktima. Autobusi ka marrë flakë në kohën që turistët gjendeshin brenda. Menjëherë pas flakëve është dëgjuar një shpërthim. Dyshohet se disa prej turistëve nuk kanë mundur të dalin jashtë në kohë. Në spitalin e Krujës kanë mbërritur disa të lënduar.

Policia ka shkuar ne vendngjarje. Zjarrfikeset po mundohen te shuajne flaket. Disa autoambulanca po shkojnë nga Tirana në Krujë.

Autobusi ishte nsur nga Vlora në një udhëtim turistik të organizuar nga Kisha Ortodokse e Vlorës. Sipas dëshmitarëve, në brendësi të mjetit kanë nisur të shfaqen re tymi. Në momentin që shoferi ka zbritur, për të parë se cfarë po ndodhte menjëherë kanë shpërthyer flakët. Një pjesë e udhëtarëve kanë mundur të zbresin nga dera ndërsa të tjerë nga dritaret. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë më pas zjarrfikëset, ndërsa të plagosurit janë dërguar më pas në Spitalin e Krujës, për t’u transferuar më pas me helikopterë drejt kryeqytetit.

Filed Under: Komente Tagged With: 1 I VDEKUR, 10 te plagosur, MERR FLAKE AUTOBUZI

Rama ripërsërit ftesën për takim me Bash

May 27, 2016 by dgreca

Kryeministri: I gatshëm për t’u ulur që nesër, për Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore. Pritet përgjigja e kreut të opozitës/

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ripërsëriti sot ftesën drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’u takuar dhe biseduar për Reformën në Drejtësi. Një ditë më parë në një intervistë për Top Channel, zoti Basha kishte shprehur gatishmërinë për të biseduar “pa kushte” me kryeministrin në çdo moment. Nisur nga kjo gatishmëri, kabineti i zotit Rama i është drejtuar sot kabinetit të zotit Basha duke theksuar se “ftesa që Kryeministri i ka dërguar zotit Basha mbetet gjithmonë e hapur”. Në fund të marsit të shkuar zoti Rama ftoi publikisht në një takim kreun e opozitës, i cili nga ana e tij e refuzoi atë duke e kushtëzuar me zbatimin më parë nga ana e shumicës së vendimeve të Gjykatës kushtetuese për mandatet e tre deputetëve socialist.

Në letrën e sotme kabineti i zotit Rama thekson se “Kryeministri është i gatshëm të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike që nesër në orën 11:00. Zoti Basha është sigurisht i mirëpritur të caktojë orën e takimit në çdo rast. Duke qenë se vendi i takimit është lënë në zgjedhjen e Kryeministrit, ai mund të zhvillohet në Sallën e Hartave, në godinën e Këshillit të Ministrave”.

Procesi i Reformës në Drejtësi duket se ka mbetur pezull pasi opozita paraqiti një seri propozimesh lidhur me tekstin e ndryshimeve kushtetuese të rishikuar nga ekspertët e misionit amerikan të Ndihmës Ligjore OPDAT dhe ata të misionit europian EURALIUS. Dy ditë më parë zoti Basha deklaroi se opozita është dakort me pjesën që ka të bëjë me antikorrupsionin dhe se ka pranuar propozimet e ndërkombëtareve lidhur me vendimmarrjen për emërimet në institucionet e drejtësisë, ndërsa për strukturën e re të sistemit të Drejtësisë u shpreh se edhe Komisioni i Venecias, por edhe varianti i rishikuar “kanë përcaktuar se arkitektura që pamundëson kapjen e sistemit është përgjegjësi e ligjvënësve”, për këtë arsye, theksoi zoti Basha “nuk mund të ketë një formulë e në veçanti, pranueshmëri të një formule që nuk garanton moskapjen politike”. Por ndërkohë zoti Basha ngriti si një cështje urgjente edhe ndryshimet në Kodin zgjedhor, pasi sipas tij pa garantuar zgjedhje të lira e të ndershme Shqipëria nuk mund të shpresojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Për këtë arsye, sipas kabinetit të zotit Rama “kryeministri do të jetë i shoqëruar nga kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, si edhe nga kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Bashkim Fino. Zoti Basha është mëse i mirëpritur të vijë i shoqëruar sipas dëshirës së tij. Në kuadër të këtij takimi, Kryeministri do të dëshironte të trajtonte sëbashku me Kryetarin e Partisë Demokratike, çështjen e Reformës në Drejtësi, atë të Reformës Zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi dhe interes të përbashkët”, përfundon letra e kabinetit të kryeministrit.

Ndërsa pritet përgjigja e kryetarit të opozitës, një gjë duket se është e sigurt, takimi nuk do të mund të zhvillohet nesër, siç propozon kryeministri, pasi zoti Basha do të jetë jashtë vendit, deri të martën, pasi do të marrë pjesë në një takim të Partive Popullore europiane.(Kortezi: VOA)

Filed Under: Komente Tagged With: me Bash, për takim, Rama ripërsërit ftesën

Kosovë-Shqipëri, dy qeveritë pas një jave në Prishtinë

May 27, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, këtu mbahet mbledhja e qeverive Shqipëri- Kosovë/

 -Përgatitje për mbledhjen e tretë të dy qeverive edhe me akreditim mediash/

-Nga mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë për Gazetën Dielli do raportojë korrespondenti në Prishtinë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 27 Maj 2016/ Qeveria e Kosovës shkon drejt përfundimit të përgatitjeve për mbledhjen e tretë të përbashkët me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë, pas një jave – në 3 qershor në Prishtinë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare.

Në disa mbledhje të fundit qeveria e Kosovës ka diskutuar për përgatitjet dhe ka paralajmëruar të përmbyllen me përfundimin e kësaj jave, ndërsa sot ka ftuar mediat për akreditimin e gazetarëve që të kenë mundësinë të përcjellin në vendin e ngjarjes mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, nga e cila do të ketë edhe transmetime të drejtpërdrejta televizive.

Nga mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë për Gazetën Dielli do raportojë korrespondenti në Prishtinë.

Pas mbledhjes së parë historike në Prizren në 11 janar 2014, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare, u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive, të Shqipërisë e Kosovës.

Në mbledhjen e dytë të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovë, në Tiranë në 23 mars 2015, nën moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”, u firmosën 5 marrëveshje, 4 memorandume, 2 protokolle dhe një deklaratë e përbashkët për zonat e lira ndërkufitare.

Duke paralajmëruar mbledhjen e tretë të premten e ardhëshme, në qeverinë  kosovare kanë theksuar se, bashkëpunimi me Shqipërinë është i interesit të veçantë për Kosovën, do të vazhdohet me takime të dy qeverive, do të trajtohen marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani dhe zbatimi i tyre, po ashtu do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të reja të interesit të përbashkët.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, dy qeverite, Kosovë-Shqipëri, ne Prishtine, pas një jave

PERBALLJA ME DIPLOMACINE HELENE

May 27, 2016 by dgreca

Në reciprocitet me Greqinë, Bushati përfshin krahas Ligjit të luftës edhe varrezat e grekëve/

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vijë sërish në Shqipëri në datat 6-7 qershor, në takimin e 8 brenda dy vitesh me homologun e tij shqiptar. Por, ndërsa takimi nuk përbën më lajm, lajm është se fakti që mes dy vendeve tashmë ka një urë komunikimi të ndërsjelltë dhe reciproke. Megjithatë mbeten çështje delikate të pazgjidhura. Ligji i luftës dhe çështjet e lidhura me të, si pronat e shqiptarëve dhe çështja çame. Ditmir Bushati i trajton si pjesë të të njëjtës dosje edhe çështjen e varrezave të të rënëve grekë. “Nuk ka kushte nga Shqipëria dhe nga Greqia, ka një dialog të vërtetë, propozime, hulumtime për mënyrën më të mirë sesi mund të adresohen këto lloj problematikash. Por natyrisht, nëse mund të flasim për një vijë të kuqe, vija e kuqe qëndron te koncepti që ne kemi investuar në këtë proces. Që do të thotë ndërsjellësi, që do të thotë dialog mes dy fqinjësh të barabartë, të përgjegjshëm, anëtarë në NATO, që shikojnë nga e ardhmja e përbashkët europiane. Dy fqinjë që respektojnë njëri-tjetrin, respektojnë traditat kushtetuese dhe, natyrisht, respektojnë modelet që e kanë frymëzimin tek e drejta ndërkombëtare”, tha ministri Bushati. Por pavarësisht, ndarjes së çështjeve të pazgjidhura, është një çështje e vetme ajo që mban pezull një sërë çështjesh të tjera. “Pavarësisht se ne i ndajmë në 3 kapituj, janë çështje që kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Nëse flasin për shfuqizimin e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, ka lidhje me rishikimin e teksteve të historisë, ka lidhje me çështjen e pronave të shtetasve shqiptarë dhe shtetit shqiptar në Greqi. Ka lidhje gjithashtu me nderimin për të rënët grekë në territorin shqiptar, sepse duhet që të përfundojë lufta, në mënyrë që të fillojnë të gjitha proceset e tjera. Shfuqizimi ka vlera të drejtpërdrejta politike dhe ligjore, apo adresimi i çështjes çame, si një çështje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, në përputhje me standardet ndërkombëtare, do t’i shërbente shumë klimës së besimit ndërmjet dy vendeve tona”, deklaroi më tej ministri Bushati.

Filed Under: Komente Tagged With: Bushati, em diplomacia, helene, Perballja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 292
  • 293
  • 294
  • 295
  • 296
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT