• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MITROVICA – PORTA VERIORE E KOSOVËS

February 9, 2019 by dgreca

Historia e qytetit dhe e ngjarjeve të Mitrovicës/

1 Adil FetahuShkruan: Adil FETAHU/

Dardania (Kosova) ka dy porta kryesore që e lidhin me botën: Kaçanikun në Jug, dhe Mitrovicën në veri. Dhe nuk është çudi që, për t’i lidhur këto dy porta (hyrje-dalje) të Kosovës, Perandoria Osmane në vitin 1873-1878 e kishte ndërtuar hekurudhën Mitrovicë – Hani Elezit.

Mitrovica është një nga vendbanimet e hershme të Dardanisë shqiptare; gjatë historisë e pushtuar nga pushtues të ndryshëm: romakë, bizantinë (bullgarë e serbë), otoman, gjermanë. Megjithatë, gjatë tërë kohës e ka ruajtur karakterin etnik dominues nga popullsia shqiptare, sado që një kohë, gjatë pushtimit serb (në kohën e Nemanjiqëve) shumë shqiptarë u detyruan të kovertohen nga besimi katolik në atë ortodoks dhe të asimilohen në serbë.

Përveç rëndësisë strategjike, si portë hyrëse nga veriu për në rrafshin e Kosovës, Mitrovica shtrihet në një ambient të pasur me minerale të begatshme me metale të plumbit, zinkut, argjendit,arit dhe të tjera, të njohura prej kohës së neolitit. Në shekullin VI, Perandori Justiniani I e kishte ndërtuar kalanë e Zveçanit, ndërsa në afërsi të Minierës Staritërg gjendën mbeturinat e kalasë së quajtur – Qyteti, që besohet se është ndërtuar në shekullin XIII. Në nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve në rrethinën e Mitrovicës kanë punuar edhe Sasët e njohur për këto punë.

Mitrovica dhe gjithë Kosova e Maqedonia u pushtuan nga Serbia në vitin 1912, në Luftën Ballkanike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1945), Kosova që ishte e ndarë në tri zona pushtuese midis Italisë, Gjermanisë dhe Bullgarisë, Mitrovica me rrethinë ishte mbajtur zonë nën pushtimin gjerman, mu për shkak të pozitës strategjike  dhe pasurive minerale që dispononte.

Deri në vitin 1988,  komuna Mitrovicës kishte 336 km/katrore, më se 120.000 banorë, më se 77%  Shqiptarë, 10% Serbë, dhe të tjerët Boshnjakë, Romë, Turqë; me 46 fshatra, duke përfshirë  edhe Zveçanin, Zubinpotokun e Leposaviqin, të cilat më vonë u themeluan si komuna politike më vete, me përbërje të pastër etnike serbe.

Pas Luftës 1999, rajoni i Mitrovicës disi ishte lënë pasdore nga kujdesi i strukturave udhëheqëse shqiptare, ashtu që për shkak të afërsisë me Serbinë, atje ishin grumbulluar kriminelë serbë të ardhur nga Serbia, Bosnja e Kroacia. Më 4 shkurt 2000, në qytetin e Mitrovicës ndodhi “Nata e Bartolomeot”, kur bandat kriminale serbe sulmuan shqiptarët e pjesës veriore të qytetit, vranë 10 e plagosën 25 tjerë; burra, gra e fëmijë; i përzunë prej shtëpive e banesave 1564 familje, me 11364 anëtarë, duke bërë kështu spastrimin etnik të pjesës veriore të qytetit. Nën pretekstin e ruajtjes së qetësisë, forcat e KFOR-it (francez), u vendosën mu te Ura e Ibrit, duke ndarë komunikimin e qytetarëve dhe praktikisht e ndau qytetin, që edhe sot e kësaj dite qëndron ashtu i ndarë.

Në tollovitë që ndodhën më 17 mars 2004, kur u vranë 11 shqiptarë e 8 serbë, u dogjën a rrënuan ca shtëpi e kisha serbe, disa serbë nga pjesët qendrore të Kosovës ikën dhe shkuan u vendosën në pjesën veriore të Mitrovicës, në shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve të përzënë prej andej. Kështu, në atë pjesë u koncentruan rreth 25000 serbë, më ekstremistë e kriminelë, në mesin e të ciëve ishin e janë edhe shumë ish-policë dhe ushtarë të forcave serbe. Atje, lulëzoi kontrabanda dhe krimi i organizuar, i ndihmuar nga strukturat e pushtetit të Serbisë. Vet kryetari aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim me punëtorët serbë të Trepçës iu dha mesazh kurajimi: “Sa të jetë Serbia, “Trepçën” askush nuk do t’ua grabis”!

Mitrovica dhe bisedimet Kosovë – Serbi

Bisedimet midis Kosovës e Serbisë, që filluan gjoja si  për zgjidhjen e problemeve “teknike”, me lëshimet dhe mungesën e dijes dhe përvojës së palës shqiptare, dalëngadalë “degjeneruan” dhe u shndërruan në negociata politike e statusore, me pretendime për ndarjen e Kosovës, sipas ambicjeve të Serbisë për të marrë pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës me rrethinë, dhe natyrisht komunat tjera serbe: Zveçan, Leposaviq e Zubinpotok, për t’ia bashkangjitur Serbisë, dhe me garancione shtesë për serbët që mbetën në Kosovë dhe eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve ortodokse.

Në bisedimet e zhvilluara deri më tash, që janë nënshkruar afro 30 marrëveshje në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, Serbia asnjë obligim prej atyre marrëveshjeve nuk e ka përmbushë, ndërsa tërë kohën  kakarisë, përse akoma nuk është realizuar Marrëveshja për formimin e Bashkësisë (së 10) komunave serbe, me të cilën synon të krijojë një pykë në Kosovë, sikur  ajo e ashtuquajtura Republika Serpska, në Bosnje, me qëllim të destabilizimit dhe pengimit të funksionimit të shtetit të Kosovës.  Angazhimet tjera të politikës së shtetit dhe dipomacisë së Serbisë, për ta izoluar e penguar Kosovën në marrëdhëniet ndërkombëtare, janë kapitull i veçantë i mospërmbushjes së obligimeve ndaj marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

Pretendimet e Serbisë, në bisedimet me Kosovën nuk kanë të sosur,dhe janë një absurd sui generis. Serbia tërë kohën vërteton se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, që nënkupton se Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë, të cilën një ditë, në rrethana të favorshme ndërkombëtare, do ta kthejë nën sovranitetin e vet.  Nga ana tjetër, në bisedime kërkon pjesën veriore të Kosovës, bashkë me gjysmën e Mitrovicës. Atë pjesë e kërkon për shkaqe strategjike dhe ekonomike. Strategjike është për shkak të pozitës dhe lidhjeve të komunikacionit rrugor dhe hekurudhor me Serbinë. Lakmia ekonomike përqëndrohet në minierat dhe kapacitetet e “Trepçës” dhe të Liqenit të Ujmanit (“Gazivoda”), liqen ky që shtrihet nja 10-15% në territor të Serbisë, por pjesa tjetër është në territor (aktualisht) të Kosovës, dhe që është i ndërtuar nga Kosova, me investime e hua prej Bankës Botërore, për nevoja të Elektroekonomisë dhe të Bujqësisë së Kosovës (72000 ha tokë pjellore të Kosovës ujiten nga uji i atij liqeni).

Pala kosovare në bisedime, si gjithmonë shqiptarët që nuk kanë qenë unikë kur kanë pasur bisedime me ndërkombëtarët, dalin me qëndrime të ndryshme, me përfaqësime të ndryshme. Kryetari Hashim Thaçi flet për “korrigjim të kufijve”, “ndërrim të territoreve” e përralla tjera. Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës janë kundër ndryshimit të kufijve, sikur që për këtë deri më tash më kategorik ka qenë edhe Gjermania. Arsyetimet e Thaçit, që ta merr Luginën e Preshevës për Veriun e Kosovës, janë krejtësisht të pabaza, sepse Serbia nuk e jepë atë “korridor” përmes të cilit ka daljen në Selanik dhe Egje. Mund të jep disa fshatra pranë kufirit me Kosovën, por jo edhe ato që shtrihen pranë  ose mbatanë rrugës dhe hekurudhës që shkon për Selanik.

Kosova është e njohur në kufijtë që kishte sa ishte në kuadër të Jugosllavisë, dhe nuk duhet biseduar për ndryshim kufijsh.  Fundja, kufijtë e Kosovës janë çështje gjithkombëtare shqiptare dhe nuk janë vetëm çështje e Kosovës e aq më pak çështje e Hashim Thaçit. Sepse për kufijtë etnikë shqiptarë kanë luftuar të gjithë shqiptarët prej kohësh, e posaçërisht pas Lidhjes së Prizrenit.

Sido që të zhvillohen bisedimet, Mitrovica si qytet, me rrethinën e saj me fshatrat etnike shqiptare, me pasuritë e saj minerale të “Trepçës”, Staritërgun,  Ujmanin/Gazivoda,  apo çfarëdo pjese tjetër e Kosovës, nuk duhet të jenë fare temë bisedimesh as marrëveshje me Serbinë. “Kurrigjim kufiri” mund të bëhet  vetëm për disa fshatra serbe të komunës aktuale të Leposaviqit, të cilat në vitin 1959, me njëfar riorganizimi territorial të Serbisë, i janë dhënë Kosovës, për qëllime politike, në mënyrë që brenda Kosovës të ketë paksa më shumë serbë.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Adil Fetahu, e kosoves, MITROVICA – PORTA VERIORE

Tre virusët kancerogjen të Kosovës

October 14, 2018 by dgreca

Tre virusët kancerogjen të Kosovës sipas Ekspertit Amerikan të Politikës së Jashtme David Phillips/1 Nua

Nga Nue Oroshi/

Ka më tepër se dhjetë vjet që përmes opinioneve të mia të botuara në shtypin e shkruar dhe atë elektronikë që e kam ndezur alarmin për rreziqet që i shkaktohën Kosovës. Pasi që ka trembëdhjetë vjet që jam aktiv në politikën gjermane si pjesë e CDU-së dhe nuk më kanë munguar asnjëherë informacionet e freskëta për situatën politike në Republikën e Kosovës nga miqtë e mij gjerman.

Gjatë këtyre dhjetë e më shumë viteve gjithmonë e kam informuar opinionin shqiptarë në mënyrë të hapur për tre virusët kancerogjen që janë duke e brejtur në heshtje shtetin e ri të Kosovës. Haptas e kam thanë se këta virusë kancerogjen që po i vendosinë lakun në fyt Kosovës janë: Serbia, Rusia dhe Turqia. Madje pas prishjës së mardhenjeve amerikano-turke, këta tre virusë që janë edhe pushtuesit tetështshekullorë të kombit shqiptarë prej vitit 1170 e deri në vitin 1999, nuk ngihen për atë që i kanë bërë shqiptarërve në këta tetë shekuj qoftë të pushtimeve direkte apo qoftë të vendosjës se ideologjisë së tyre pushtuese siç ishte rasti me komunizmin pansllavistë por këta tre virusë kancerogjen deshirojnë që shqiptarëve t‘ia japin edhe goditjën e fundit që mos të munden asnjëherë ta ngrisin kokën.

Sa i përket dy virusve të parë kancerogjen opinionet e mia janë pranuar shumë mirë për faktin se shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar se Serbia e përkrahur nga Rusia janë armiqtë shekullorë të kombit tonë shqiptarë. Por opinonet e mia për virusin e tretë kancerogjen Turqinë nga një pjesë e vogël e vëllezërve të mijë shqiptarë nuk janë pritur edhe aq mirë , për faktin se një pjesë e tyre janë pjesë e këtyre krimbave kancerogjen qoftë duke përfituar materialisht apo duke ju shlyer trurin ku kanë harruar se janë shqiptarë.

Eksperti amerikan i politikës së jashtme David Phillips njëhërit edhe Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqës dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut gjatë një prezentimi të para disa diteve që bëri në Prishtinë të publikimit të Universitetit Columbia dhe Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave –Kipred „Kërcnimet dhe sfidat për sovranitetin e Kosovës“, ka përmendur tre kërcnuesit më të mëdhenjë të sovranitetit të Kosovës, e ata pra, janë Serbia,Rusia dhe Turqia. Kur ka folur për Serbinë, Phillips ka thënë se Serbia vazhdimisht punon që ta dëmtojë Kosovën, përmes formave të ndryshme diplomatike, por edhe veprimeve direkte në Kosovë për ta destabilizuar atë, siç kishim rastin e trenit me mbishkrime nacionaliste që kishte qëllim nxitjen e dhunës.

Ndërsa prapa Serbisë, fshihet Rusia e cila flet për solidarizimin e popujve sllavë edhe pse asaj nuk i interesojnë Serbia e as serbët e Kosovës, ata i përdorë për të dëmtuar projektet amerikane dhe heqjën e dominimit amerikan në rajon.

Ndërsa, si kërcënim të tretë  të sovranitetit të shtetit të Kosovës, eksperti amerikan i Politikës së Jashtme, ka renditur Turqinë.“Kërcënimi i tretë për sovranitetin e Kosovës, është Turqia e cila ndjekë një agjendë neo-otomane në Ballkanin Perëndimor. Në vitet e fundit Turqia në mënyrë sistematike është e përpjekur që ta kthejë Kosovën në një shtet vasal. Ajo eksporton islamizmin nën maskën e bashkëpunimit kulturor, me qëllimin e ndërrimit të natyrës së shoqërisë kosovare. Dhe tani me sa i kam njohur unë shqiptarët, ata janë nacionalistë, nuk janë islamistë”. Ai ka thënë se agjenda turke do të dështonte sikur ajo të mos e ndihmonte këtë përmes fuqisë ekonomike.

Pas thënjies së këtyre fjalëve eksperti amerikan David Phillips jep dorhëqje nga pozicioni i këshilltarit politikë të Presidentit të Kosovës me faktin se nuk është për ndarjen e Kosovës dhe korigjimin e kufinjëve. Ky veprim i politikës amerikane jep të kupton faktin se Presidenca e Kosovës ka dalë nga kornizat politike të përkrahjes dhe orjentimit politikë amerikanë duke iu bashkangjitur projekteve serbo-turko-ruse për ndarjën e Kosovës.

Edhe këtë e kam thënë shumë kohë më parë se projekti i ndarjës së Kosovës është projekt i gatuar nga laboratorët serbo-ruso-turke. Tash politika shqiptare në Kosovë ka dy pikë orjentime politike, t‘i takon orjentimit amerikano-gjerman, që do të thotë të bëhet pjesë e familjës Evropiane apo të vazhdon ta rrënon shtetin dhe t‘i bashkangjitet edhe zyrtarisht projekteve të politikës serbo-turko-ruse, rrugë të ndërmjetme këtu nuk ka. Shqiptarë ,tradhtarët po na lënë pa shtet. Prandaj është koha për një lëvizjë të madhe politike shqiptare që si pikë orjentim të vetëm do ta kenë që t‘i kthejnë shtetin qytetarëve të Kosovës ndërsa këtë shtet ta forcojmë me një përkrahje politike,ushtarake,ekonomike dhe kulturore të Amerikës dhe Gjermanisë, pa lënë anash edhe marrjën e përkrahjes, nga shtetet e tjera që janë tradicionalisht shtete mike të shqiptarëve.

Filed Under: Analiza Tagged With: - KOHA E KOSOVËS, e kosoves, Nua Oroshi, Tre viruset

28 “Vlonjatet” nga Kosova, zbresin në Vlorën e Flamurit

October 5, 2018 by dgreca

Tradita e bukur e krijuar me vajzat që mbajnë emra qytetesh shqiptare, dëshmon lidhjen e fortë të shqiptarëve në dy anët e kufirit shtetëror, si dhe promovon ndjenjat e miqësisë e shkëmbimet mes Kosovës dhe trevave të ndryshme të Shqipërisë/

1 vlonjatet

Një vit më parë shkuan Sarandat në  Sarandë . Tani po shkojnë Vlorat, me një  fjalë  vlonjatet e Kosovës po shkojnë  në  Vlorë n e Flamurit. Bëhet fjalë për 28 vajza nga Kosova të cilat mbajnë që lindja emrin domethënës Vlora, e që janë përzgjedhur nga ambasada e Shqipërisë në Prishtinë mes mijëra vajzash kosovare me këtë emër, për të vizituar qytetin bregdetar që u ka dhënë emrin. Shifra 28 ka brenda simbolikën e datës së pavarësisë, për faktin se vizita e tyre do të fokusohet kryesisht në qytetin e Vlorës, por edhe në Himarë. njofton Javanews.

Programi i hartuar nga ambasada jonë në Prishtinë, fillon që sonte me mbërritjen e grupit të vajzave në Vlorë. Të shoqëruara nga ambasadori Qemal Minxhozi, ato do të priten nga kreu i bashkisë Dritan Leli dhe do të kenë në tre ditë në vijim takime e aktivitete të ndryshme në Vlorë dhe Himarë.

Tradita e bukur e krijuar me vajzat që mbajnë emra qytetesh shqiptare, dëshmon lidhjen e fortë të shqiptarëve në dy anët e kufirit shtetëror, si dhe promovon ndjenjat e miqësisë e shkëmbimet mes Kosovës dhe trevave të ndryshme të Shqipërisë, shkruan Javanews.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: 28 Vlonatet, e kosoves, ne Vlore

QEVERITE SHQIPTARE KANE DETYRIM PER SHQIPTARET E LUGINES

August 26, 2017 by dgreca

Qeveria e Kosovës  dhe e Shqipërisë do të duhej  të mbrojn dhe përfaqësojn edhe  shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës/

Refik HASANI_2017

Shkruan: Refik HASANI/

Qeveria nga zgjedhjet e  11 qershorit për  Parlament të Kosovës dhe zgjedhjet  e 25 qershorit për  Parlament të Shqipërisë nga këto dy legjislatura  përveqë tjerash duhet që edhe  të shpreh, mbrojë dhe përfaqësojë edhe shqiptarë e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Por edhe  do të ngrisë zërin për të drejtat dhe lirit themelore, individuale dhe kolektive të popullsisë shqiptare që kan mbetur në Komunën e Medvegjës, Bujanocit, Preshevës dhe pjesë tjera të hapsirës së Republikës së Serbisë  dhe ish-ngrehinës së quajtur Jugosllavi, si dhe interesat e saj të ligjshme për jetë, punë,arsimim,shëndetësi, zhvillim e integrim. Për të njoftuar, sensibilizuar dhe alarmuar qarqet diplomatike të akredituara në Prishtinë e Tiranë për këtë kategori të banorëve të ardhur  nga kjo Krahinë.

Ja disa arsye që shqiptarët nga kjo Krahinë  do të duhej  të mbrohen dhe përfaqësohen,si:

–   Hapja e një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë e Tiranë  për të zhvendosurit që janë prej tri komunave me banim në Kosovë e gjetiu.

–   Pregaditja për bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit,

–   Pregaditja e ligjit, do duhej të hiqen pengesat dhe barrierat për tu pajisur me nënshtetësi të Kosovës e Shqipërisë  për shqiptarët,

–   Reciprocitetin  në mesë të drejtave të Serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Serbi,

–   Të  formohet një komision mikst nga Prishtina dhe Tirana zyrtare,

Janë edhe shumë arsye dhe argumente që Qeveria e Kosovës  dhe e Shqipërisë do të duhej  të mbrojn dhe përfaqësojn edhe  shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.Do të duhej të jepen disa përgjigje,si

– Pse banorët e tri Komunave  mbetën të pa integruar, kategoria e banorëve që lëshuan trojet e veta dhe erdhën dhe u vendosën  të jetojnë në Kosovë,

– Në veçanti për të shpërngulurit, dëbuarit prej Komunës së Medvegjës, Bujanocit  dhe  Preshevës, krijimi i kushteve për kthimin e atyre që dëshirojnë të kthehen.

Deri më sot banorët e kësaj krahine  me banim jashta këtyre komunave,trajtohen,azilantë,të dëbuarë ,të shpërngulur,me  qëndrim  të  përkohshëm, me  qëndrim  të  përhershëm,ilegal, gjysëm  ilegal, apo me çfarë statuti qytetarë trajtohemi!. Kurse,lëvizja e lirë, si mundë të thuhet që ka lëvizje të lirë kur në këto tri komuna  ka aq  forca  të  shumta dhe është shëndrruar në një poligon ushtarak të vërtet.Të  drejtat   individuale dhe kolektive  si  një Rajon i banuar me shumicë shqiptare  dhe si   Shqiptarë  në  Serbi si dhe Investimi në  infrastruktur  dhe  krahasimi.Prandaj të gjitha këto dhe çështje tjera do të duhej trajtuar nga dy Qeverit dhe dy Parlamentet tona.

 

26.08.2017

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe qeverite e Shqiperise, e kosoves, Refik Hasani, Shqiptaret e Lugines

Kosovë-Paralajmërohet njohja e 115-të e pavarësisë

July 27, 2017 by dgreca

-Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurtin historik 2008, në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik dhe Rezoluta e 9 shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merrte në konsideratë opinionin e GJND-së/

1 New BornPRISHTINË, 27 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kosovës do t’i vijë së shpejti, këtë verë, edhe njohja e 115-të ndërkombëtare, edhe nga një shtet tjetër, paralajmëron ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Aktualisht kam informata që është edhe një vend, i cili shpejt do ta shpallë njohjen, ne presim në gusht që të ndodhë”, deklaroi kryedipolmati kosovar mbrëmë më një intervistë telvizive, ndërkohë që këtë e paralajmëronte ditë më aprë edhe një një intervistë në shtypin kosovar, në ditën e shtatëvjetorit të vendimit të GJND për Deklaratën e Pavrësisë së Kosovës.
“Ka një vend i cili ka marrë vendimin për njohje dhe unë pres që do të shpallet shumë shpejt ky vendim”, ka theksuar ai, duke mos dashur të përmend emrin e shtetit.
Kosova njohjen e 114  e mori në shkurt 2017 nga Bangladshi, ndërsa më parë në vitin 2016 kishte dy njohje – nga Suriname në korrik dhe  Singapori në dhjetor.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurtin historik 2008, në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik dhe Rezoluta e 9 shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merrte në konsideratë opinionin e GJND-së.
Njohjet e para Kosovës iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së Pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.
Nga vendet fqinje vetëm Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërkohë që në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve zhvillohen bisedime në Bruksel, kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.
 

Filed Under: Komente Tagged With: e kosoves, Njohja e 115-te

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHKOLLA SHQIPE NË LUGANO, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË ZVICËR
  • Ngjarja përuruese e Pizza-me-Polic të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit me një sukses të jashtëzakonshëm
  • PËR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR
  • PJESË NGA HISTORIA TRAGJIKE E ANEKSIMIT TË ULQINIT NGA MALI I ZI
  • “ÇLIRIMI” QË PUSHKATOI KORIFEJTË E PAMVARSISË!
  • NORMALJA E ELBASANIT – IKONA E ARSIMIT SHQIPTAR
  • New York City Hall echoed Albanian in an incredible celebration of 111th Anniversary of Albanian Independence
  • 28 Nëntori, një prej datave më të rëndësishme të historisë sonë
  • 111 VJETORI I PAVARËSISË, VATRA BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR
  • Kryeministri Kurti pas homazheve në Prekaz: Prekazi me Epopenë e UÇK-së është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare
  • NJË VËMENDJE PËR KLERIKUN E PATRIOTIN E MADH HAFIZ ALI KORÇA
  • Përkujtohet me madhështi 111 vjetori i Pavarësisë në Michigan
  • NË DITËN E PAVARËSISË KOMBËTARE, 2023
  • PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE MIRËNJOHJA PËR KLERIN FETAR SHQIPTAR
  • Gazeta Dielli uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar ditën e Flamurit Kombëtar dhe 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT