• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Politika shqiptare përballë erërave të ndryshme politike

February 20, 2019 by dgreca

Nue Oroshi Cameria 1

Politika shqiptare përballë erërave të ndryshme politike

Nga Nue Oroshi/ Gjermani

Të qenurit jostabilë për një orjentim të drejtë politikë sjellë rreziqe të llojllojshme të cilat me kalimin e kohës bartin dhe sjellin pasoja të ndryshme në politikë.Të mendosh për orjentimin e duhur politikë dhe të veprosh në kundërshtim me mendimin tënd politikë në praktikë kjo ndodhë vetëm tek politikanët tanë shqiptarë.

Një pjesë e këtyre politikanëve janë në gjendje të bashkëpunojnë edhe me dreqin e mallkuar vetëm e vetëm që t´i arrin qëllimet e tyre politike dhe të klaneve të tyre biznesore e financiare.Nuk është e rastësishme se ky mosbesim në vetveten që po ju ndodhë shumicës së politikanëve tanë në trojet shqiptare është duke sjellur pasoja si në aspektin politikë e në veçanti në atë diplomatikë.

Kur kësaj i shtojmë edhe mungesën e profesionalizmit në politikë dhe diplomaci pa lënë anash edhe luhatjet në orjentimin politikë në mes të perëndimit dhe lindjes,që shpesh herë na bëjnë të mendojmë se nga është nisur edhe ka po shkon liburnia shqiptare.Është fatkeqësi se në të gjitha trojet shqiptare nuk kemi një strategji kombëtare. Edhe ata pak intelektualë që mendojnë për një gjë të tillë nuk përfillën fare me idetë dhe konceptët e tyre qe e orjentojnë një vizion politikë largpamës me një strategji të veprimit për ecjen përpara të shqiptarëve në Evropën juglindore.

Politika shqiptare përballë erërave të ndryshme politike është mbetur në udhëkryq ku nuk shihen fare semaforët, dhe është duke u marrë me vetvetën.Edhe kjo çështje ka zgjidhje dhe ky vetnumrim mbrapa mund të rregullohet vetëm me një strategji kombëtare.

Deri sa nuk e kemi një strategji kombëtare trojet shqiptare do te mbesin si një shtëpi pa dyer dhe dritare që i rrahin erërat si nga lindja ashtu edhe nga perëndimi. Koha është që ta ndërtojmë shtëpinë pikërisht në vendin ku edhe jemi aty tash e shumë shekuj me parë.Ndalja e rrymave lindore është sot çështje që duhet futur në veprim çdo shqiptarë atdhetarë.

Edhe kur dielli me rrezet e tij  nxen dhe rrezaton shqiptarët drejt perëndimit është fatkeqësi se vëllezërit ideologjik të Milladinit  dhe Mugoshës,e kanë bërë edhe sot po e bëjnë çështjen shqiptare sikurse vrimat e shoshës,që nuk mbajnë fare ujë por punojnë për armikun e huaj.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nua Oroshi, Politika shqiptare përballë erërave, të ndryshme politike

Mos i hani paret e krajlit se shenjë të zezë po i leni djalit

October 23, 2018 by dgreca

1 Nua Oroshi

(turk e shka janë bërë vëlla kundër Gjergj Kastriotit tonë të madh-Nue Oroshi)/

Trojet shqiptare gjatë historisë së përgjakur shumë shekullore e perveç shumë atdhetarëve që u munduan ta bëjnë Shqipërinë dhe që i falën çdo gjë që patën nga pasuria ekonomike, si dhe pasuria mendore dhe fizike e me në fund dhanë edhe jetën , pati edhe shumë prej xuxarëve apo tradhtarëve që përfituan financiarisht në dëmë të popullit dhe shtetit shqiptarë.Në popull nuk është dalur rastësisht shprehja “Mos i hani paret e Krajlit se shenjë të zezë po i lëni djalit!” Kohë më parë nëpër mediumet e shkruara dhe elektronike është përhapur një lajm për financimin e Ministrisë së jashtme greke duke i paguar disa shpirtshitur shqiptarë që të luajnë lojën politike dhe mediatike të Greqisë në Shqipëri. Fatkeqësisht vargu ishte i gjatë i këtyre shpirtshiturve që u shitën tek krajli i Greqisë.Por kjo nuk është e tëra. Situata edhe më keq qëndron në Republikën e Kosovës ku aty janë përzi e po bëjnë kerdi shumë krajli.Edhe me trishtues është fakti se në mesin e këtyre xuxarëve që ishin shitur tek Greku, ishte edhe një Parti e ashtuqujatura Parti që mirret me mbrojtjën e të drejtave të Çamëve duke mos e pranuar këtë fakt me doli përpara Gjin Bua Shpata dhe Pjetër Losha, dy princerit Arbërorë të Principatës së Artës dhe më qortuan shumë rëndë se si është katandisur kështu Çameria, dhe papritmas mu kujtuanë disa vargje të një miku tim poet ku thoshte:”Varret Çameri Varret, duan jetë liri, uratën ,këngën edhe vajin thuaje shqip Çamëri.” Kanë harruar këta xuxarë-tradhëtar eshtrat e çamëve që u masakruan dhe u debuan nga trojet e tyre. Situatë aspak më e mirë nuk qëndron as në Republikën e Kosovës dhe tek shqiptarët e Maqedonisë, ku dikush po i hanë parët e krajlit të Serbisë, dikush po i hanë parët e sulltanit të Turqisë dhe dikush parët e Carit të Rusisë. E disa fatkeqësisht po hanë në të gjithë këta vegsha duke u bërë pjesë e shkatrrimitë të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.Nuk është e rastësishme se në Kosovë kemi milonerë që u pasuruan aq shpejtë sa qelë e mbyllë sytë. Dihet mirfilli se në shtetet perëndimore duhet punuar shumë gjatë një firmë private për të ardhur deri tek kapitali i madh, madje ato edhe trashëgohen nga babai tek djali, dhe çdo njëri e jep nga një kontribut të madh që ta bën rritjen e firmës me këtë të ndërtohen edhe mirëqenien familjare dhe shoqërore, ku paralelisht pasurohet edhe shteti me tatimet që merr nga këto firma.Meqë jemi në vitin jubilarë të Gjergj Kastriotit tonë të madh këtu dëshiroj ta potencoj edhe një fakt .Janë miljona euro që Turqia dhe Serbia kanë futur në qarkullim duke u munduar që ta denigrojnë dhe ti hupin qëndresën heroike të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,e para nga inatet dhe mllefi që eshtrat e sulltaneve,jeniçerëve e pashallarëve të vrarë mbetën në Trojet Arberore dhe e dyta nga gjelozia dhe urrejtja patologjike kundër shqiptarëve, si dhe për faktin se nuk ka arritur asnjëherë ta ketë në mesin e tyre një hero të permasave Evropiane që njihet ndërkombëtarisht por vetëm ka pjellur mite dhe mitologji pa asnjë efekt konkret. Ku turk e shka janë bërë vëlla kundër Gjergj Kastriotit tonë të madh. Fatkeqësisht edhe këtu një pjesë bukur e mirë e shqiptarëve kanë ra pre duke marrë mjete të mëdha nga Turqia dhe Serbia për ta denigruar heroin më të madh shqiptarë të të gjitha kohërave Gjergj Kastriotin. E poeti do të shkruante: “Krujë o qytet i bekuar-Prite ,prite Skënderbeun po vjen si pëllumb i shkruar ta shpëtoj mëmëdheun!”E unë do të thoja:”Lezhë o qytet i bekuar, prite prite Kastriotin-se shumë shpejtë do të pretë edhe Prizreni-për ta lutur dhe falur shqip edhe Zotin.”

Filed Under: ESSE Tagged With: bashke kunder, Gjergj Kastriotit, Nua Oroshi, turk e shkja

Tre virusët kancerogjen të Kosovës

October 14, 2018 by dgreca

Tre virusët kancerogjen të Kosovës sipas Ekspertit Amerikan të Politikës së Jashtme David Phillips/1 Nua

Nga Nue Oroshi/

Ka më tepër se dhjetë vjet që përmes opinioneve të mia të botuara në shtypin e shkruar dhe atë elektronikë që e kam ndezur alarmin për rreziqet që i shkaktohën Kosovës. Pasi që ka trembëdhjetë vjet që jam aktiv në politikën gjermane si pjesë e CDU-së dhe nuk më kanë munguar asnjëherë informacionet e freskëta për situatën politike në Republikën e Kosovës nga miqtë e mij gjerman.

Gjatë këtyre dhjetë e më shumë viteve gjithmonë e kam informuar opinionin shqiptarë në mënyrë të hapur për tre virusët kancerogjen që janë duke e brejtur në heshtje shtetin e ri të Kosovës. Haptas e kam thanë se këta virusë kancerogjen që po i vendosinë lakun në fyt Kosovës janë: Serbia, Rusia dhe Turqia. Madje pas prishjës së mardhenjeve amerikano-turke, këta tre virusë që janë edhe pushtuesit tetështshekullorë të kombit shqiptarë prej vitit 1170 e deri në vitin 1999, nuk ngihen për atë që i kanë bërë shqiptarërve në këta tetë shekuj qoftë të pushtimeve direkte apo qoftë të vendosjës se ideologjisë së tyre pushtuese siç ishte rasti me komunizmin pansllavistë por këta tre virusë kancerogjen deshirojnë që shqiptarëve t‘ia japin edhe goditjën e fundit që mos të munden asnjëherë ta ngrisin kokën.

Sa i përket dy virusve të parë kancerogjen opinionet e mia janë pranuar shumë mirë për faktin se shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar se Serbia e përkrahur nga Rusia janë armiqtë shekullorë të kombit tonë shqiptarë. Por opinonet e mia për virusin e tretë kancerogjen Turqinë nga një pjesë e vogël e vëllezërve të mijë shqiptarë nuk janë pritur edhe aq mirë , për faktin se një pjesë e tyre janë pjesë e këtyre krimbave kancerogjen qoftë duke përfituar materialisht apo duke ju shlyer trurin ku kanë harruar se janë shqiptarë.

Eksperti amerikan i politikës së jashtme David Phillips njëhërit edhe Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqës dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut gjatë një prezentimi të para disa diteve që bëri në Prishtinë të publikimit të Universitetit Columbia dhe Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave –Kipred „Kërcnimet dhe sfidat për sovranitetin e Kosovës“, ka përmendur tre kërcnuesit më të mëdhenjë të sovranitetit të Kosovës, e ata pra, janë Serbia,Rusia dhe Turqia. Kur ka folur për Serbinë, Phillips ka thënë se Serbia vazhdimisht punon që ta dëmtojë Kosovën, përmes formave të ndryshme diplomatike, por edhe veprimeve direkte në Kosovë për ta destabilizuar atë, siç kishim rastin e trenit me mbishkrime nacionaliste që kishte qëllim nxitjen e dhunës.

Ndërsa prapa Serbisë, fshihet Rusia e cila flet për solidarizimin e popujve sllavë edhe pse asaj nuk i interesojnë Serbia e as serbët e Kosovës, ata i përdorë për të dëmtuar projektet amerikane dhe heqjën e dominimit amerikan në rajon.

Ndërsa, si kërcënim të tretë  të sovranitetit të shtetit të Kosovës, eksperti amerikan i Politikës së Jashtme, ka renditur Turqinë.“Kërcënimi i tretë për sovranitetin e Kosovës, është Turqia e cila ndjekë një agjendë neo-otomane në Ballkanin Perëndimor. Në vitet e fundit Turqia në mënyrë sistematike është e përpjekur që ta kthejë Kosovën në një shtet vasal. Ajo eksporton islamizmin nën maskën e bashkëpunimit kulturor, me qëllimin e ndërrimit të natyrës së shoqërisë kosovare. Dhe tani me sa i kam njohur unë shqiptarët, ata janë nacionalistë, nuk janë islamistë”. Ai ka thënë se agjenda turke do të dështonte sikur ajo të mos e ndihmonte këtë përmes fuqisë ekonomike.

Pas thënjies së këtyre fjalëve eksperti amerikan David Phillips jep dorhëqje nga pozicioni i këshilltarit politikë të Presidentit të Kosovës me faktin se nuk është për ndarjen e Kosovës dhe korigjimin e kufinjëve. Ky veprim i politikës amerikane jep të kupton faktin se Presidenca e Kosovës ka dalë nga kornizat politike të përkrahjes dhe orjentimit politikë amerikanë duke iu bashkangjitur projekteve serbo-turko-ruse për ndarjën e Kosovës.

Edhe këtë e kam thënë shumë kohë më parë se projekti i ndarjës së Kosovës është projekt i gatuar nga laboratorët serbo-ruso-turke. Tash politika shqiptare në Kosovë ka dy pikë orjentime politike, t‘i takon orjentimit amerikano-gjerman, që do të thotë të bëhet pjesë e familjës Evropiane apo të vazhdon ta rrënon shtetin dhe t‘i bashkangjitet edhe zyrtarisht projekteve të politikës serbo-turko-ruse, rrugë të ndërmjetme këtu nuk ka. Shqiptarë ,tradhtarët po na lënë pa shtet. Prandaj është koha për një lëvizjë të madhe politike shqiptare që si pikë orjentim të vetëm do ta kenë që t‘i kthejnë shtetin qytetarëve të Kosovës ndërsa këtë shtet ta forcojmë me një përkrahje politike,ushtarake,ekonomike dhe kulturore të Amerikës dhe Gjermanisë, pa lënë anash edhe marrjën e përkrahjes, nga shtetet e tjera që janë tradicionalisht shtete mike të shqiptarëve.

Filed Under: Analiza Tagged With: - KOHA E KOSOVËS, e kosoves, Nua Oroshi, Tre viruset

ME SHPRESËN E ZGJIMIT TË POLITIKANËVE SHQIPTARË

October 2, 2017 by dgreca

Nue Oroshi 20.09.2017*Gurgullimat e pranverës, shiu i verës, frytet e vjeshtës e dielli i dimrit, qëndresë, shpresë dhe mbijetesë për shqiptarët/

* Ndërsa politikanët tanë shqiptarë në këto katër stinë të vitit duhët që çdo herë kur zgjohën nga gjumi ta kujtojnë atë thënien famoze :„Zgjohu o perëndor dhe mos harro se je njeri!“

Nga Nue Oroshi/Gjermani/

Katër stinët të cilët kalojnë gjatë gjithë vitit lënë gjurmët gjatë tërë kohës si për të mirë njashtu edhe për të keq si për zot ashtu edhe për dreq.Pranvera është stina e parë të cilën e kanë pritur shumë familje shqiptare sepse vështirësitë ekonomike të shumë familjeve tona shqiptare kanë parë se kjo stinë së paku të nxjerr nga një dimër i gjatë dhe i vështirë. Këtë stinë shpëshherë nëpër shekuj e kanë pritur edhe kryengritësist shqiptarë me atë moton:’’Kur del dushku, apo dushku mbuloj fushat dhe malet në Kosovë, pranverat nuk ndalen’’.Për pranverën gëzoheshin edhe kryengritësit shqiptarë sepse nuk e kishin të lehtë t’i përballonin dimrave të vështirë dhe të ashpër nëpër shpella apo familje të besuara që rrezikoheshin t’iu shkymet qiri komplet familjës për shkak që kishin marrë guximin t’i strehojnë kryengritësit shqiptarë. E në pranverë së bashku me lulet që lulëzonin anë e kënd trojeve shqiptare paralelsisht rriteshin edhe djem dhe vajza shqiptare të shëndoshë si mollat ku në mendjet e tyre silleshin vërdallë idetë për një Shqipëri të mbarë, demokratike dhe të bashkuar aty ku përpiqeshin kordinatat e heshtjës në mës bukës së misrit dhe majeve të larta të bjeshkëve tona shqiptare.

Bjeshkë që shpëshherë u dogjën dhe u pjekën dhe u djegën por qëndruan heroikisht se në mbrendësinë e tyre kishin shqiptarët e besatuar për jetë e vdekje nëpër kohëra të ndryshme kur ipej kushtrimi për liri. E skaj atij kushtrimi në shtatë e shtatëdhjetë jehonte edhe uji i ftohtë i gurrave tona që së bashku me gurgullimën dhe jehonën e zërit mistik të kushtrimdhënesit që ipte për lirinë e trojeve shqiptare, i shtonte shpresen jetës dhe kushtrimit për lirinë e tokave Arbërore .

Deri sa gjatë kësaj stine mbilleshin pemët dhe perimët për mbijetesë, përgaditej edhe forma e kushtrimit për betejat e ardhshme që pritej të ndodhnin dhe që nuk ishin të rralla sepse tokat shqiptare shpeshherë ishin shëndrruar në udhëkryqe ku kryqëzoheshin jeta me vdekjen, orienti me oksidentin, atdhetari me tradhtarin, kushtrimtari me butakun apo plangprishurin dhe kështu me radhë.E vera ishte një stinë e nxehtë e cila sjellte bukurinë madhështinë, temperaturën por edhe mënyrën më të lehtë të qëndresës, përmes fjalës së dhënë, se qëndresa do të vazhdoj edhe në vjeshtë e dimër. Në verë edhe poetët dhe shkrimtarët e kishin më të lehtë se ata uleshin skaj një rrapi shekullor apo në një fushe ku blegëronin delet dhe mrizonin barinjët, ku shkruanin pa u ndalur për plagët e kombit, për mënyrën se si shqiptarët ishin ndarë disa me zotin e disa me dreqin, disa me diellin e disa me hënën, disa me tokën e disa me nëntokën, dhe ky përshkrim vazhdonte derisa poetit e shkrimtarit iu djersitëj balli dhe e mbulonin ato djersët e vdekjes siç thuhet në traditën dhe mitologjinë e pasur shqiptare. Dhe derisa kalonte vera pa u parë vinte stina e mbledhjës se frytave.

Quditërishtë në vjeshtë për t’i mbledhur frytat zgjoheshin të gjithë edhe ata që kishin kontribuar në dy stinët e para por edhe ata kopilat që kishin qëndruar dikund të strehuar dhe nuk kishin bërë asgjë për tokën e atdheut. Quditërishtë ata kërkonin dhe po e marrin copën më të madhe të atdheut, sa që historikishtë të tillët i kanë sjellur dhe po i sjellin shumë dëme të pariparushme tokave shqiptare.

Dhe kështu pa u vërejtur fare vie stina me e ftoftë më e vështirë për tu përballuar vije dimri. Edhe për dimrin mitologjia dhe realiteti shqiptarë ka sjellur dhe shkruar shumë ngjarje qoftë madhështore por edhe tragjike ngjarje që lidhën me ngricat e këmbëve të luftëtarve shqiptarë dikund në malet tona apo nëpër familje ku strehoheshin, dhe ndiqeshin nga pushtuesit dhe gjakprishurit shqiptarë nëpër periudha të ndryshme historike.

Në këtë stinë forcat e errta vrisnin shqiptarë atdhetarë dhe humbnin gjurmët e tyre. Ndërsa më së vështiri në këtë stinë e kishin nënat tona shqiptare të cilat duhet të kujdeseshin për shumë fëmijë, që i rritnin me shumë vështirësi dhe nuk ishin të pakta këto familje që mashkujt e rritur i kishin dikund nëpër beteja për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, gurin e votrës, kufirin e trojeve etnike kufi që shpesheherë nëpër etapa të ndryshme historike u ndryshue por përkundër ndryshimeve që iu ba këtij kufiri malet, bjeshkët ,fushat dhe deti prap mbetën dhe do të mbesin në të shumtën e rastëve toka shqiptare.

Kjo do të ndodhë edhe në të ardhmën vëtëm nëse arrijmë që ta ruajmë rininë tonë të mos shkapërderdhët nëpër vënde të ndryshme të botës ashtu siç jemi shkapërderdhur sot, por të krijohën kushtët që të ketë mbijetesë në katër stinët e vitit dhe tokat shqiptare ta ruajnë bardhësinë pjellore, malet tona ta ruajnë forcën kushtrimtare ndërsa deti ynë shqiptarë përkundër dallgeve që mund ta trazojnë në të katër stinët e vitit ai të qëndroj i pathyeshëm,i palëkundur dhe pak i trazuarë në këto kohëra dhe ngjarje ku shpeshherë bëjnë luftë më njëra- tjetrën e bardha me të zezën, e bukura me të shemtuarën, e moralshmja me djallëzinë por secila në mënyrën e vet duke i mbrojtur parimet e veta qoftë ata që janë në anën e Zotit qoftë ata që jan në anën e djallit. Ndërsa politikanët tanë shqiptarë në këto katër stinë të vitit duhët që çdo herë kur zgjohën nga gjumi ta kujtojnë atë thënien famoze :„Zgjohu o perëndor dhe mos harro se je njeri!“

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Nua Oroshi, Stinet, zgjimi i politikaneve

NJE THIRRJE SHQIPTARE PER TE VOTUAR KANCELAREN MERKEL

September 23, 2017 by dgreca

Nue 3Thirrje për të gjithë shqiptarët anë e kënd trojeve etnike që jetojnë në Gjermani/

Angela

Nga Mr.sc.Nue Oroshi- Deputet i Asamblesë Komunale ne Kiel të Gjermanisë/

Përgjegjes i politikave të migrimit, pran grupit të këshilltarve te CDU në Kiel të Gjermanis./

Të nderuar shqiptarë dhe shqiptare/

Ju që një pjesë të jetës suaj e keni kaluar në Gjermani, dhe jeni pritur në mënyrë të shkëlqyeshme nga shteti Gjerman duke ju përkrahur në forma të ndryshme në momente më të vështira të jetës suaj, ku e gjetët mikpritjen strehimin, perkujdesjen shëndetsore, dhe çdo të mirë që ofron ligji në fuqi i shtetit më të fuqishëm në Evropë Gjermanisë

Ju që sot falë ekonomisë së këtij shteti jeni integruar në mënyrën më të mirë të mundshme në Gjermani duke hapur firmat e juaja private, restorantët dhe biznese të tjëra, që falë punës dhe angazhimeve tuaja dhe mundësive që ju ka siguruar shteti i Gjermanisë keni pasur mundësinë që të ndimoni familjet tuaja jo vetëm në Gjermani por edhe anë e kend trojeve shqiptare.

Ju që falë sistemit të lartë të shkollimit fëmijët tuaj janë duke na ndritur fytyrën duke përfunduar studimet në shumë lëmi të ndryshme, ku gëzon fakti se tash femijët tanë në Gjermani i kemi student, jurist, profesor, mjek, arkitekt, politolog, psikolog, ekonomist, dhe shumë profesione tjera.

Ju ftojë që të dielen në mënyrë masive të dilni ne Zgjedhje dhe familjarisht pa lanë asni antarë të familjës në shtëpi, të dilni dhe ta votoni koalicionin CDU-CSU dhe Dr.Angela Merkelin. Secili nga ju ka të drejtën e dhënjes së dy votave njërën për Dr.Angela Merkeli dhe CDU, ndërsa tjetrën për kandidatin për Deputet të CDU-së në qytetin prej nga vini. CDU është e vetmja Parti në Gjermani e cila në mënyrë të organizuar i ka hapur dyert për komunitetin shqiptarë në Gjermani ku tashë të gjithë shqiptarët që janë të interesuarë të bëjnë politikë në Gjermani janë inkuadruarë në CDU dhe e kanë gjetur ngrohtësinë dhe përkrahje maksimale.

Ju ftoj të gjithëve që mos të bini pre e politikave agresive dhe thirrjeve Erdoganiste që bën Erdogani në Turqi dhe Erdoganisteve shqiptar, në Shqiperi,  Kosovë dhe vise tjera etnike shqiptare, për të mosë e votuar CDU-në dhe Dr.Angela Merkelin.

Njëherit ju bëj me dije se dr.Angela Merkeli edhe katër vite do te jetë shefe e Qeverisë së Gjermanisë sepse për këtë do të vendos populli gjerman per ket flasin të gjitha sondazhet e bera deri më tani.

Si Shqiptari i parë i inkuadruar në CDU tashë e dymbëdhjetë vjetë më parë dhe si Deputet i Asamblesë së Qytetit të Kielit të Gjermanisë me 250.000 banorë tash e katër vjet dhe pergjegjës kryesorë për politikat e të huajve në kuadër të Grupit Parlamentare të CDU në Kiel të Gjermanisë ju bëj me dije se dr.Angela Merkel, dhe kryesia e CDU-së në Gjermani është e përkushtuar jashtzakonishtë shumë që ta ndimoj çështjen shqiptare.

Për fund leni anash për një orë të gjitha punët që i keni dhe dilni e votoni.

I juaj Mr.sc.Nue Oroshi Deputet i Asamblesë Komunale ne Kiel të Gjermanisë

Përgjegjes i politikave të migrimit, pran grupit të këshilltarve te CDU në Kiel të Gjermanis.

Filed Under: Komente Tagged With: Nua Oroshi, thirrje shqiptareve, Votoni Merkel

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku
  • Presidentja Osmani takon të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin
  • Lot të bardhë…
  • UDHËKRYQET E KOSOVËS…
  • Çfarë është deliri madhështisë?
  • Nevoja urgjente për lidership
  • NJË KËSHILL MBARËKOMBËTAR, PËR TË KOORDINUAR STRATEGJITË DHE MBROJTJEN E INTERESAVE TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN…
  • Woodrow Wilson: Do të bëhej një komb i harbuar…
  • Veprat bamirëse të Mehmet Ali Pashë Kavallës në vendlindjen e tij
  • “VATRA” DHE SHTETFORMIMI KOMBËTAR
  • Aktivitetet e Vatrës kanë gjurmë të fuqishme në historinë e re të Kosovës
  • SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES
  • STATEMENT BY AMBASSADOR JEFFREY M. HOVENIER September 24, 2023
  • Sulmi terrorist serb ndaj policisë së Kosovës, sulm ndaj sovranitetit të Kosovës
  • Kryeministri Kurti me anëtarë të kabinetit ndezën qirinj në nderim të heroit, Afrim Bunjaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT