• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pjesëmarrja në Rio, fitorja e parë olimpike e Kosovës

July 20, 2016 by dgreca

-Presidenti Thaçi ka përgëzuar drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës për punën që kanë bërë për një prezantim të dinjitetshëm të shtetit tonë në Lojërat Olimpike, Rio 2016/

PRISHTINË, 20 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin.

Presidenti Thaçi ka përgëzuar drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës për punën që kanë bërë për një prezantim të dinjitetshëm të shtetit tonë në Lojërat Olimpike, Rio 2016.

“Po i afrohemi ditëve historike kur Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio. Kjo ka qenë një punë e madhe dhe këmbëngulëse që ka bërë edhe kryetari Hasani, edhe ekipi e tij, edhe gjithë bordi, gjithë sportistët kosovarë që një mrekulli e tillë të ndodhë këtë vit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai është shprehur i bindur se nga Rio, ekipi i Kosovës i përbërë nga tetë atletë do të kthehet si fitues dhe me medalje. Sipas tij, vetë pjesëmarrja është një mrekulli për shtetin e Kosovës, meqë po ndodh për herë të parë në histori.

“Si president i vendit, në të gjitha këto aktivitete, në këto përkushtime, jo vetëm si Komitet Olimpik i sportit kosovar, por gjithë sporti kosovar do ta kenë mbështetjen time të plotë”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se pjesëmarrja jonë në Rio është fitorja e parë olimpike e Kosovës.

Nga ana tjetër, Besim Hasani, President i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka falënderuar presidentin Thaçi për një bashkëpunim të mirëfilltë që ka mundësuar njohjen e Komitetit Olimpik të Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

“Kosova merr pjesë me tetë sportistë në këto Lojëra Olimpike dhe dy sportistë janë me normë olimpike, që në mënyrë automatike na radhisin në mesin e 50 shteteve më të mira, me sport më të zhvilluar. Po ashtu janë edhe këta gjashtë sportistët e tjerë, sportistët më të mirë që i ka Kosova”, ka thënë Hasani.

Ai ka theksuar se Kosova synon medalje, por përtej medaljeve rëndësi të jashtëzakonshme ka pjesëmarrja jonë e parë në Lojërat Olimpike.

“Unë ju falënderoj edhe për gatishmërinë tuaj, që gjatë këtyre ditëve, kampanjën për promovimin e ekipit olimpik të Kosovës ta bëjmë në bashkëpunim, në koordinim edhe me juve, edhe me kryeministrin, edhe me ministrin e sportit, sepse kjo ngjarje ka rëndësi të jashtëzakonshme për sportin e Kosovës, por besoj edhe për Kosovën në përgjithësi”, ka thënë Hasani.

Filed Under: Sport Tagged With: e kosoves, fitorja e parë olimpike, Pjesëmarrja në Rio

“Serbia nis kolonizimin e Kosovës”?

June 10, 2016 by dgreca

-Kosovë-qeveria: “Lugina e Diellit” në veri, i papranueshëm implikimi i Serbisë/

 -Një nga gazetat në Prishtinë sot në ballinë ka kryetitullin “Serbia nis kolonizimin e Kosovës”/

 PRISHTINË, 10 Qershor2016/Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria e Republikës së Kosovës i konsideron të papranueshme përpjekjet e qarqeve të caktuara, që në kundërshtim me aktet ligjore dhe procedurale, të iniciohet ndërtimi i projektit të ashtuquajtur “Lugina e Diellit” në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës deklaroi sot se është informuar nga ministrat përkatës për këto veprime të kundërligjshme dhe ka ngarkuar Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor si dhe Ministrinë e Kthimit dhe të Komuniteteve, në bashkëpunim edhe me Komunën e Zveçanit, që të ndërmarrin masat e duhura për ndërprerjen e veprimeve të tilla dhe të përmbushen të gjitha kushtet ligjore.

 Qeveria e Kosovës, po ashtu, e konsideron të papranueshëm implikimin e qeverisë së Serbisë që duke nxitur komuna të caktuara të Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprime të paligjshme dhe në dëm të relacioneve ndërmjet qytetarëve të Kosovës.

 Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet që të krijojë kushte normale për të gjithë qytetarët e saj si dhe kthimin e tyre në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ky proces, thekson qeveria e Kosovës, do të jetë i mundshëm dhe i qëndrueshëm vetëm duke respektuar ligjet të cilat ofrojnë siguri dhe stabilitet afatgjatë për çdo qytetar dhe në linjë me proceset eurointegruese.Një nga gazetat në Prishtinë sot në ballinë ka kryetitullin “Serbia nis kolonizimin e Kosovës”.

“Qeveria e Serbisë ka nisur ndërtimin e një vendbanimi prej 300 shtëpive në veriun e Kosovës, për kthimin e 1500 serbëve nga Serbia. Ky projekt gjigant që quhet “Suncana Dolina” i ngjan kolonizimit dhe është investimi më i madhi i Serbisë në periudhën e pasluftës në Kosovë. Kryeministri Mustafa dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, këtë projekt e cilësojnë të paligjshëm”, thekson Zëri.

Filed Under: Komente Tagged With: “Serbia nis kolonizimin, e kosoves, Kodra e Diellit

Mogherini në Kosovë, flet në seancë solemne të Kuvendit

May 4, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 4 Maj 2016/ Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhjet nesër në një seancë solemne, një ditë pasi Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për qytetarët kosovarë.

 Adresimi i Përfaqësueses së Lartë të  Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë /Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është e vetmja pikë në axhendë.

Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës nisë në orën 16:00./b.j/Foto-Arkiv

Filed Under: Featured Tagged With: e kosoves, flet ne Kuvendin, Moherini

Komisioni Evropian propozon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

May 4, 2016 by dgreca

-European Commission proposes visa-free travel for the people of Kosovo/

Thaci e Veseli urojne qytetaret e Kosoves;Dite Historike/

Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Kryeqyteti i Kosoves, Prishtina ne mbremjen e 3 majit 2016/

Nga Behlul Jashari/

Bruksel-Prishtinë, 4 Maj 2016/ Komisioni Evropian i propozoi sot Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës duke e transferuar Kosovën në listën e vendeve pa viza për qëndrim afatshkurtër në zonën Shengen. Propozimi është bërë së bashku me vlerësimin pozitiv të Komisionit që konfirmon se Kosova ka përmbushur kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos tha: “Sot ne po vazhdojmë me përkushtimin tonë për propozim të udhëtimit pa viza në BE për qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike – duke lehtësuar kontaktet mes njerëzve dhe duke forcuar lidhjet biznesore, sociale e kulturore ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës në bërjen e reformave të gjera dhe të vështira në fushën e drejtësisë, punëve të brendshme dhe më gjerë, që kanë ndikim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi. E di sa i rëndësishëm është për popullin e Kosovës udhëtimi pa viza dhe jam shumë i kënaqur me progresin e arritur. Shpresoj që Parlamenti Evropian dhe Këshilli do ta miratojnë shumë shpejtë propozimin tonë”.

Në raportin e sotëm të progresit, Komisioni konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit të saj për liberalizim të vizave, që nënkupton se deri në miratimin e këtij propozimi nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, Kosova do ta ketë të ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe ta ketë të forcuar regjistrin e të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zbatimi i vazhdueshëm nga ana e Kosovës i të gjitha kritereve të përcaktuara nga katër blloqet e udhërrëfyesit për viza, si dhe riintegrimi dhe riatdhesimi, do të monitorohen përmes mekanizmit monitorues të pas liberalizimit të vizave, procesi i Stabilizim Asociimit, dhe nëse paraqitet nevoja, përmes mekanizmave përcjellës ad-hok.

Në momentin që propozimi miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike nuk do të kenë nevojë për vizë kur udhëtojnë për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në vendet anëtare të BE-së me përjashtim të Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe në katër vendet jo-anëtare të BE-së të përfshira në Shengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicëra). Përjashtimi i vizave parasheh vetëm udhëtim të shkurtër deri në 90 ditë për çfarëdo periudhe 180 ditore për qëllime biznesi, turistike ose familjare. Qytetarët e BE-së tashmë mund të udhëtojnë pa viza për në Kosovë.

Kushtet tjera për hyrje në zonën Shengen do të vazhdojnë të aplikohen, duke përfshirë nevojën për të dëshmuar mjete të mjaftueshme financiare dhe arsyen e udhëtimit. Përjashtimi i vizave nuk ofron të drejtën për punë në BE.

Si për të gjitha ato që janë të listuara në Aneksin II të rregullores së vizave dhe qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në Evropë, klauzola mbrojtëse e shtuar në fillim të vitit 2014 do të zbatohen për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Duke marrë parasyshë diskutimet e fundit me Shtetet Anëtare për politikën e vizave të BE-së si tërësi, Komisioni sot ka propozuar të forcojë këtë mekanizëm pezullimi që ta bëjë më të lehtë për Shtetet Anëtare të njoftojnë për rrethanat që çojnë te një pezullim i mundshëm dhe t’ja mundësojë Komisionit ta aktivizojë këtë mekanizëm me vet iniciativë.

Historiku/

Komisioni Evropian e lansoi dialogun për liberalizim të vizave me Kosovën më 19 januar 2012. Në qershor 2012, Komisioni i dorëzoi autoriteteve të Kosovësudhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, i cili identifikoi masat legjislative dhe institucionale që Kosova do duhej t’i miratojë dhe zbatojë për të përparuar drejt liberalizimit të vizave.

Udhërrëfyesi paraqeti një listë gjithëpërfshirëse të reformave që Kosovës i kërkohej t’i zbatojë, me qëllim që të përparojë drejt liberalizimit të vizave, duke përfshirë riintegrimin dhe riatdhesimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migrimin, azilin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të drejtat themelore që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes.

Komisioni paraprakisht ka miratuar tri raporte për progresin në Kosovë në kuadër të dialogut për viza: i pari më 8 shkurt 2013; i dyti më 24 korrik 2014; i treti më 18 dhjetor 2015 dhe i katërti më 4 maj 2016. Këto raporte përmbanin vlerësimin e progresit të bërë nga Kosova, rekomandimet për autoritetet e Kosovës dhe të dhënat për ndikimin e migrimit dhe sigurisë në regjimin pa viza. Raporti i tretë konkludoi se vetëm tetë kritere mbetën të papërfunduara dhe se sapo Kosova t’i përmbushë këto kritere të mbetura dhe të dëshmojë se masat e ndërmarra për të parandaluar një fazë të re migrimi në BE janë efektive, Komisioni do të propozojë heqjen e obligimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Këshill, vendimi për propozimin e Komisionit do të merret me shumicë të kualifikuar.

Për më shumë informata

Propozimi për të transferuar qytetarët e Kosovës në listën pa viza për qëndrime të shkurtra në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së

Raporti i katërt për progresin nga Kosova në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave

Dokumenti i punës i personelit të Komisionit që shoqëron raportin e katërtë mbi progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave

 

European Commission/

Press release/

Brussels, 4 May 2016/

European Commission proposes visa-free travel for the people of Kosovo/

The European Commission is today proposing to the Council of the European Union and the European Parliament to lift the visa requirements for the people of Kosovo by transferring Kosovo to the visa-free list for short-stays in the Schengen area. The proposal is presented together with the Commission’s positive assessment confirming that Kosovo has fulfilled the requirements of its visa liberalisation roadmap.

Commissioner for Migration, Home Affairs and Citizenship, Dimitris Avramopoulos said: “Today we follow up on our commitment to propose visa-free travel to the EU for the people of Kosovo with biometric passports – facilitating people-to-people contacts and strengthening business, social and cultural ties between the EU and Kosovo. This is the result of the hard work and successful efforts of the Kosovo authorities in achieving far-reaching and difficult reforms in the Justice and Home Affairs area and beyond, impacting areas such as the rule of law and justice reform. I know how important visa-free travel is for the people of Kosovo and I am very satisfied with the progress achieved. I hope that the European Parliament and the Council will adopt our proposal very soon.“

In today’s progress report, the Commission confirms that Kosovo has met all the requirements of its visa liberalisation roadmap, on the understanding that by the day of adoption of this proposal by the European Parliament and Council, Kosovo will have ratified the border/boundary agreement with Montenegro and strengthened its track record in the fight against organised crime and corruption.

The ongoing implementation by Kosovo of all requirements set out in the four blocks of the visa roadmap, as well as reintegration and readmission, will be monitored in the post-visa liberalisation monitoring mechanism, the Stabilisation and Association Process and, if necessary, through ad hoc follow-up mechanisms.

Once the proposal has been adopted by the European Parliament and the Council, the people of Kosovo with biometric passports will no longer require visas when travelling for short stays of up to 90 days to all EU Member States except for Ireland and the UK, as well as the four Schengen associated countries (Iceland, Liechtenstein, Norway and Switzerland). The exemption concerns only short-stay visas valid for up to 90 days of travel in any 180-day period for business, tourist or family purposes. EU citizens can already travel to Kosovo visa-free.

Other entry conditions for access to the Schengen area will continue to apply, including the need to be able to prove sufficient financial means and the purpose of travel. The visa exemption does not provide for the right to work in the EU.

As for all those listed in Annex II of the Visa Regulation and whose people can travel visa-free to Europe, the safeguard clause introduced in the beginning of 2014 will apply to visa-free travel for people of Kosovo. Taking into account recent discussions with Member States on the EU’s visa policy as a whole, the Commission has today proposed to strengthen this suspension mechanism to make it easier for Member States to notify circumstances leading to a possible suspension and enabling the Commission to trigger the mechanism on its own initiative.

Background

The European Commission launched a visa liberalisation dialogue with Kosovo on 19 January 2012. In June 2012, the Commission handed over a roadmap on visa liberalisation to the Kosovo authorities, which identified the legislation and institutional measures that Kosovo needed to adopt and implement to advance towards visa liberalisation.

The roadmap sets out a comprehensive list of reforms that Kosovo has been requested to implement, in order to advance towards visa liberalisation, including reintegration and readmission, document security, border/boundary and migration management, asylum, the fight against organised crime and corruption and fundamental rights related to the freedom of movement.

The Commission has previously adopted three reports on progress by Kosovo in the visa dialogue: the first one on 8 February 2013; the second on 24 July 2014; the third on 18 December 2015 and the fourth on 4 May 2016. These reports contained an assessment of the progress made by Kosovo, recommendations to the Kosovo authorities and data about the expected migratory and security impacts of the visa-free regime. The third report concluded that only eight outstanding requirements remained and that as soon as Kosovo fulfilled these last benchmarks and provided that effective measures remain in place to prevent new migratory flows to the EU, the Commission would propose lifting the visa obligation for the people of Kosovo.

In the Council, the decision on the Commission’s proposals will be taken by qualified majority.

***

Kosovë-Thaçi: Javë historike

Prishtinë, 4 Maj 2016/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkruan: 

Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA-n dje. Javë historike. 

***

Veseli uron qytetarët

-Me rastin e dhënies së rekomandimit për liberalizimin e vizave/

-Veseli: Kjo ngjarje na jep një arsye më shumë për t’u ndjerë qytetarë të denjë e krenarë të Evropës/

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për këtë të arritur të madhe të Kosovës.“Urime të gjithëve për rekomandimin e liberalizimit të vizave, një lajm ky historik për Kosovën! Së shpejti do të mund të udhëtojmë të lirë e pa viza në kontinentin tonë, duke u afruar më shumë se kurrë me Brukselin. Përgëzime për Ministrinë e Integrimit Evropian dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore që kanë mundësuar përmbushjen e kritereve të vështira që na mundësuan këtë rekomandim. Kjo ngjarje na jep një arsye më shumë për t’u ndjerë qytetarë të denjë e krenarë të Evropës”, ka thënë Veseli në urimin e tij.

*

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, e kosoves, Komisioni Evropian propozon heqjen e vizave, për qytetarët

Mustafa: Çdo gjë brenda territorit është pronë e Kosovës

April 4, 2016 by dgreca

 -Kryeministri i Serbisë Vuçiç dje në veri të Kosovës: Nuk e japim Trepçën, nuk e japim Ujmanin/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 4 Prill 2016/ Kryeministri Isa Mustafa ka ritheksuar sot se, “me Kushtetutë dhe me Paketën Ahtisaari është paraparë shumë qartë që çdo gjë që është në territorin e Republikës së Kosovës është pronë  e Republikës së Kosovës”. “Për këtë arsye edhe ne nuk po i japim rëndësi deklaratave ditore ose javore ose të rastësishme që po i japin të tjerët, sepse ne e dimë çka është e jona, dhe çka është e jona ne do ta zhvillojmë në harmoni me Kushtetutën”, theksoi kryeministri Mustafa.Kreu i qeverisë kosovare është përgjigjur kështu sot në pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratat e djeshme të kryeministrit  serb Aleksadar Vuçiç për Trepçën e liqenin e Ujmanit të pretenduara prona të Serbisë,  në veri të Kosovës, gjatë një vizite dje.“Nuk e japim Trepçën, nuk e japim Ujmanin, mbrojmë popullin tonë”, është citur Vuçiç në një nga titujt e raportimeve të medias së Beogradit nga vizita e kryeministrit serb në veri të Kosovës.

“Serbët nga Kosova janë pjesë e shtetit tonë”, ka thënë kryeministri i Serbisë Vuçiç, i  cituar nga media serbe, ndërsa nuk raportojnë a ka thënë se shqiptarët e Kosovës pjesë e cilit shtet janë.Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: brenda territorit, e kosoves, është pronë, Mustafa: Çdo gjë

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho “Artisja e Vitit 2023” Sonte në Operën Metropolitan
  • ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”
  • Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
  • Department of State Signals Pressuring Kosovo to Discuss the EU Proposal, Vucic “Drama Queen” Says President Osmani
  • ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TEST PËR ATO PARLAMENTARE
  • Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl
  • VATRA PROMOVOI “DIKTATI I ADM NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”, BOTIM I GJENERAL ASLLAN BUSHATIT MBI ARMËT BËRTHAMORE DHE SIGURINË KOMBËTARE
  • Biseda me Mjeshtrin e Fotografisë Roland Tasho
  • Deputeti i Parlamentit të Kosovës Prof. Besnik Tahiri mbajti fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
  • ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE ROLI I DIPLOMACISË NDËRKOMBËTARE NË PROCESIN E ÇLIRIMIT TË SAJ
  • ZËRI DHE FJALA MAGJIKE…
  • Nderim 179 vjetorit të lindjes dhe 104 vjetorit të vdekjes së Themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar, Ismail Qemal Vlora
  • Përse akoma në vend numëro?!
  • Njё arap Vlore qё quhet Otello
  • JU MIRËPRESIM SONTE TE VATRA

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT