• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

28 “Vlonjatet” nga Kosova, zbresin në Vlorën e Flamurit

October 5, 2018 by dgreca

Tradita e bukur e krijuar me vajzat që mbajnë emra qytetesh shqiptare, dëshmon lidhjen e fortë të shqiptarëve në dy anët e kufirit shtetëror, si dhe promovon ndjenjat e miqësisë e shkëmbimet mes Kosovës dhe trevave të ndryshme të Shqipërisë/

1 vlonjatet

Një vit më parë shkuan Sarandat në  Sarandë . Tani po shkojnë Vlorat, me një  fjalë  vlonjatet e Kosovës po shkojnë  në  Vlorë n e Flamurit. Bëhet fjalë për 28 vajza nga Kosova të cilat mbajnë që lindja emrin domethënës Vlora, e që janë përzgjedhur nga ambasada e Shqipërisë në Prishtinë mes mijëra vajzash kosovare me këtë emër, për të vizituar qytetin bregdetar që u ka dhënë emrin. Shifra 28 ka brenda simbolikën e datës së pavarësisë, për faktin se vizita e tyre do të fokusohet kryesisht në qytetin e Vlorës, por edhe në Himarë. njofton Javanews.

Programi i hartuar nga ambasada jonë në Prishtinë, fillon që sonte me mbërritjen e grupit të vajzave në Vlorë. Të shoqëruara nga ambasadori Qemal Minxhozi, ato do të priten nga kreu i bashkisë Dritan Leli dhe do të kenë në tre ditë në vijim takime e aktivitete të ndryshme në Vlorë dhe Himarë.

Tradita e bukur e krijuar me vajzat që mbajnë emra qytetesh shqiptare, dëshmon lidhjen e fortë të shqiptarëve në dy anët e kufirit shtetëror, si dhe promovon ndjenjat e miqësisë e shkëmbimet mes Kosovës dhe trevave të ndryshme të Shqipërisë, shkruan Javanews.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: 28 Vlonatet, e kosoves, ne Vlore

ISMAIL QEMALI NË VLORË

November 25, 2017 by dgreca

1 Shpallja e BavaresiseNë 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë/

Fejzo Enver memshaj

Nga Enver Memishaj/

  1. Familja që për shekuj ka qeverisur Vlorën

Familja Vlora, me origjinë nga Kanina e Vlorës, për shekuj me radhë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë dhe veçanërisht të Labërisë dhe të Vlorës.Kjo familje ka mbajtur ofiqin më të lartë të Sanxhakbeut të Vlorës, mëkëmbësit të Sulltanit, për afro 350 vjet, që nga viti 1481 deri në vitin 1828, jo vetëm “de jure”, por edhe “de facto”. Edhe pas vitit 1828, kjo familje vazhdoi të ushtroi ndikim të madh në historinë e Shqipërisë, veçanërisht në krahinën e Labërisë. Më 28 nëntor 1912, është po kjo familje që i dha historisë Ismail Qemal Vlorën, Atin e Kombit tonë, njeriun që krijoi Shtetin e Pavarur Shqiptar, pas 500 vjet robërie. Si themelues i kësaj familje, njihet Sinan Pashë Vlora, (1455 – 1505). Më 1481, ai ishte admiral i Madh dhe Kapedan i detrave, ish-Vezir i Madh i Perandorisë Osmane.

Sipas Ismail Qemalit “Familja jonë, falë prejardhjes së lashtë dhe karakterit të  veçantë gjeografik të vendit ku kishte influencë e pushtet, ka ushtruar në të gjitha kohërat një ndikim shumë të madh në punët dhe fatin e Shqipërisë. Për mëse katër shekuj familja jonë ka gëzuar respekt të lartë nga Perandoria Osmane, ndonëse herë pas here edhe ka vuajtur së tepërmi nga mbrapështitë, tirania dhe tekat e sundimtarëve absolut osmanë”.

Rrallë ndodh në histori që kur shkruhet për ndonjë figurë historike të përmendet pak ose aspak familja e tij. Përkundrazi, historianët «gërmojnë» edhe në skutat më të thella për të hedhur dritë mbi paraardhësit dhe pasardhësit e një figure historike.

Me Ismail Qemalin historiografia jonë veproi ndryshe. Për familjen e tij as që u fol ndonjëherë!

Veçojmë këtu Prof. Dr. Bardhosh Gaçen, në krye të shoqatës “Ismail Qemali” dhe Dr. Bujar Leskaj, në krye të Institutit të Studimeve Politike “Ismail Qemali”, të cilët nuk u lodhën asnjëherë për të publikuar dhe lartësuar veprën e Ismail Qemalit dhe pasardhësve të tij.Pema gjenealogjike e Ismail Qemalit, mbetet ende një portret emblematik, për të cilin ka pak njohuri, prandaj është e nevojshme të trajtohet  kjo temë nga studjuesit dhe historianët. Në kuadër të 105 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare po paraqesim disa aspekte nga jeta e Ismail Qemalit.

(Shih për më shumë Enver Memishaj “Kryetarët e Bashkisë së Vlorës 1912-2012”,Tiranë 2014f. 66)

  1. Ardhja e Ismail Qemalit në Vlorë, në vitin 1908

Më 20 shtator 1908, Konsulli i Austro Hungarisë në Vlorë, Kraus, në një relacion që i dërgonte Ministrit të Jashtëm në Vjenë, ndër të tjera i shkruante: “Ismail Qemal beu arriti këtu (më 18 shtator 1908) … i shoqëruar prej një delegacioni të pritjes prej 39 vetëve, të cilët prej Vlore, kishin dalë përpara për ta pritur në Korfuz. Në Skelë ishte mbledhur një mori njerëzish prej shumë mijëra vetësh të ardhur prej qyteteve dhe prej fshatrave përqark. Moloja ishte e stolisur me shumë flamurë. Mastet dhe shtyllat ishin të dekoruara me pëlhura me bojrat kombëtare kuq e zi…

Për festimin e ditës të gjithë dyqanet mbetën të mbyllur. Ismail Qemali u muar nga vapori prej pjesëtarëve të familjes Vlora që jetojnë këtu, Syrja beu dhe Xhemil beu. Kur të përmendurit hipën në urën e Skelës, Kryetari i Bashkisë Abas efendi Mezini, mbajti një fjalim në gjuhën turqishte, me të cilin ai i bëri përshëndetjen, dhe në emër të qytetit i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, lavdëroi patriotizmin fisnik të tij, e siguroi atë për respektin, dashurinë dhe mirënjohjen e bashkëatdhetarëve të tij dhe e përfundoi me një urra për personin e nderuar.

Pastaj mjeku Koleka dhe mësuesi në shkollën greke Minga, mbajtën fjalime patriotike në gjuhën shqipe. Më në fund djali i vogël i një banori të krishter recitoi një vjershë të rastit në gjuhën shqipe dhe i dorëzoi Ismail Qemal beut një tufë me lule, të cilin ai e puthi në ballë…

Pastaj i hipi një karroce që ishte mbuluar me një mbulesë të mëndafshtë të kuqe. Sapo ai, fill i vetëm, kishte zenë vend në të, turma e entusiazmuar, hoqi kuajt dhe e tërhoqi karrocën në triumf gjatë gjithë rrugës, prej afro 2 km deri në qytet, duke shkuar më parë në Bashkinë e qytetit…

Për t’u theksuar do të ishte gjithashtu, se duke udhëtuar prej Skelës në qytet, printe në mes përpara një flamur shqiptar me zhgabën dykrenore që mbante në krahëror një kryq dhe gjysëm hënëz…” (Bardhosh Gaçe “Lëvizja kombëtare në Vlorë, 1872-1912”, Tiranë, 1999, dok. 25, f. 75-76)

Siç do të dëshmonte koha më vonë, qëllimi i Ismail Qemalit, nuk ishte vetëm propaganda për deputet, por kryesisht zgjimi popullit për të fituar pavarsinë nga Turqia. Me mbështetjen entuziaste të patriotëve vlonjatë, me gjithë aktivitetin që zhvillohej kundër tij nga kushriri Syrja bej Vlora dhe i biri Eqeremi, e ngriti popullin në këmbë në favor të tij dhe arriti të fitojë.

“U ftua popullsia në Bashki, për të bërë betimin që të vdesin për atdhe. Të pranishëm ishin, përveç kryetarit të Bashkisë Abas Mezinit, edhe Ismail Qemal beu”.

Nga raporti i konsullit austriak Kraus, si dhe nga shumë dokumenta të tjera, del e qartë se vlonjatët dhe shqiptarët e kishin flamurin në gji dhe në sepetet e tyre, pra e njihnin flamurin e tyre kombëtar dhe nuk u mungoi ai në furtunat dhe dallgët e kohës. Pra nuk është aspak e vërtetë ajo që pohon Eqerem bej Vlora në kujtimet e tij se në nëntor të vitit 1912, delegatët e kongresit të Pavarësisë nuk kishin flamur dhe nuk e njihnin atë, dhe prandaj nga kjo situatë i nxorri e i shpëtoi Eqerem bej Vlora duke u dhënë flamurin e tij !!!

  1. Udhëtimi Ismail Qemalit për në Vlorë në vitin 1912

Në nëntor të vitit 1912 patën ardhë prej Kosove nga Mirdita në Tiranë:  Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Mid’hat Frashëri dhe i ndjeri Sali Gjuka, dhe patën ra bujtës në konak të Abdi Toptanit të cilët e diftuan situatën e rrezikëshme lakuriq. Abdi beu, kishte pas marrë më parë edhe një letër prej z. Syrja Vlora e cila i shpjegonte qartas shpartallimin e ushtrisë turke. Ai ua kishte pas dëftue tiranasve të këtushëm atë letër, por ata s’kishin besue.

Mbasi erdhi Bedri Pejani me shokë, biseduan këtu gjatë e gjerë dhe vendosën me mbledhe krerët e Shqipërisë së mesme në Vlorë për të shpallë indipendencën kombëtare. Prandaj dy nga këta zotni, shkuan në Elbasan dhe dy shkuan në Kavajë. Z. Abdi Toptani muar një akt përfaqësimi, të cilin kam pas fatin me e shkrue me dorën time, prej shqipëtarëve të Tiranës dhe shkoi në Durrës, ku ishte si major Mystafa vëllai Hamdi beut.

Abdi beu, para se të nisej me shkue në Durrës, kishte marrë një letër prej z. Mustafa Krujës, ku i kallëzonte se atje ka ardhë prej Trieste, i ndjeri Ismail Qemali me shokë, i cili don me shpallë indipendencën e Shqipërisë…Atëherë Ismail beu me shokë vendosën me shkue në Vlorë, por nuk gjejshin kuaj, sepse qeveria porositi qiraxhinjtë që të mos ju epshin kuaj me qera shqipëtarëve. Mbi atë u lajmërue Refik Toptani që ti bjerë një tuf kuaj prej Tirane, dhe ai me të shpejtë i çoi vetë kuajt në Durrës e ashtu u nisën këta zotni për në Vlonë:Ismal Qemali, Abdi Toptani, Murat Toptani, Luigj Gurakuqi, Kristo Meksi, Pandeli Çale, Dhimitër Berati, Pandeli Mborja, Mustafa Kruja, Dom Nikoll Kaçorri, Jahja Efendiu, Abas Efendiu, Musa Ali Brahimi, dy djem vlonjatë  dhe një krutan.

Këtij grupi të ndershëm i kishte dalë përpara në Çerm, Dervish Biçaku e i kishte dërgu në çiflik të vet. ( Shih për më shumë: H.I. Dalliu “Patriotizma në Tiranë” T. 1930, f.84, 85).

4.Kastriot Mahilaj: Vizita e Ismail Qemalit në Vranisht të Vlorës.

Në Vranisht ka një rrugë të shkurtër e të ngushtë që fshatarët e quajnë rruga e Ismail Qemalit. Ai kaloi në disa rrugë të fshatit, por vetëm kjo copë rru­gë mori emrin e tij. Gojëdhëna thotë se, ndërsa ecte aty, plakut patriot i shkau këmba; duke qeshur ai nxori nga kuleta një monedhë të shtrenjtë dhe la porosi që ajo t’i jepej atij që do të shtronte këtë rrugë me kalldrëm. Ky nuk ishte kurrsesi një gjest paralliu. Dihet se ai mori shumë herë borxhe gjatë jetës. Dhe më tepër se një gjest shakaje ky episod ishte shprehje sado e vogël e dëshirës së tij të përjetshme për ta parë vendin të përparuar e të qytetruar.

Më të moçmit e fshatit tregojnë se Ismail Qemali erdhi në Vranisht me dy inxhinierë të huaj dhe një krushkun Ahmet Durmishi nga Karbunari. Darkën e ditës së ardhjes e kaloi në shtëpinë e Pasho Ramadanit, mik i Ahmet Durmishit, ndërsa 2 vakte të ditës tjetër ndenji në shtëpinë e Veli Dukës, i cili kishte një odë të madhe, të përshtatshme për kuvend të gjërë burrash. Gjatë shëtitjes që u bë në mal, ditën e dytë, inxhinierët mblodhën copëra gurësh dhe drurësh. Dy të huajt nga Evropa, duhet të kenë shoqëruar Ismail Qemalin në këtë krahinë të largët me kërkesën e këtij të fundit, për të parë parapraktikisht mundësinë e ndonjë përparimi ekonomik të kësaj krahine, sidomos po të zbulohesihin aty pasuri minerale. Janë të njohura interesimi e kërkesat këmbëngulëse të Ismail Qemalit në parlamentin turk për reforma ekonomike në Shqipëri.

Për kohën e kësaj vizite në ndonjë shkrim është përmendur viti 1909. Këtu është vendi për një saktësim. Pas 8 vjet endjeje nëpër Europë i dënuar nga Sulltani, Ismail Qemali u fal me shpalljen e hyrietetit (kushtetutës), në vitin1908. Prej fillimit të gushtit e deri në nëntor të këtij viti kur mori rrugën e Stambollit për të zënë vendin e tij në parlamentin turk, ai ndenji në Shqipëri. Pikërisht kësaj periudhe i përket vizita e tij në Vranisht. Nga ana tjetër vetë vizita u bë në kuadrin e takimit të tij si kandidat për deputet me zgjedhësit.

Ç’e shtyu Ismail Qemalin, që në një moshë të shkuar, 65 vjeç të merrte udhën jo të afërt Vlorë-Vranisht? Për këtë udhëtim atëhere lipseshin të paktën 8 orë dhe ai mund të zgjidhte një fshat tjetër, afër Vlorës, për të bërë takimin zyrtar. Takimi me zgjedhësit si kandidat për deputet i parlamentit perandorak ishte fasada ne shtëpisë; rëndësi kishte se çdo të thuhej brenda mureve të kësaj shtëpie. Dhe, gjithë sa tha e kuvendoi Ismail Qemali në shtëpitë ku bujti, dëshmojnë misionin patriotik të tij.

Pas, kësaj vizite ceta  e Sali Muratit u rrit në numër, u armatos dhe i shpeshtoi aksionet. Kjo çetë luajti rolin e saj në kryengritjen e vitit 1912, u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës duke penguar mësymjen e shovinistëve; u dallua në Luftën e Vlorës dhe veproi krahas forcave demokratike, në revolucionin e vitit 1924.

Ismail Qemali ishte ndër të parët, që kuptoi rrezikun e politikës së xhonturqve ndaj kombit shqiptar. Shpallja e Pavarësisë nuk u projektua prej tij në një kohë të shkurtër, qoftë edhe për 2-3 vjet. Krahas kërkesës për një autonomi të gjërë, tokësore dhe ad­ministrative, ai, tok me udhëheqës të tjerë të lëvizjes kombëtare, punonte edhe për rrugën e dytë, atë të kryengritjes së armatosur, rrugë e cila edhe u ndoq. Duke ardhur vetë në këtë fshat të thellë të Labërisë, Ismail Qemali donte të shihte me sytë e tij patriotizmin e masave të gjëra fshatare, ta frymëzonte e ta mobilizonte këtë patriotizëm për betejat e ardhme. Në odat e kuvendit, shkruhet në historikun e Vranishtit, ai tha që fshatrat duhet të jenë gati për komb e atdhe, t’i falin gjakrat që kanë për të marrë. Shqiptari duhet të derdhë gjakun jo kundër vëllait të tij, po për çlirimin kombëtar.

Ka edhe një fakt tjetër të vogël që flet tërthorazi. Në Vranisht patrioti i madh bujti mik në shtëpinë e Pasho Ramadanit. Ky vranishjot pat shkuar disa herë në Korfuz për t’i blerë armë çetës së Sali Kapedanit. Dhe vetë Ismail Qemali, për kryengritjen e Veriut 1911-1912, u mor personalisht me blerjen e armëve nga Evropa. Ka shumë të ngjarë që Plaku i Vlorës ta ketë biseduar punën e armëve me këtë fshatar patriot.

Gjatë kësaj vizite dyditëshe Ismail Qemali gjeti kohë që t’i kërkonrte pleqërisë së fshatit 7 djem të zotë për t’i dërguar me bursë në shkolla jashtë vendit. Këtë punë ai e pat bërë edhe më parë, e bëri edhe më pas, sepse shpresonte shumë te djemtë e arsimuar e të ditur të Shqipërisë. Demokratët revolucionarë Avni Rustemi, Halim Xhelo e të tjerë e përligjën shpresën e Plakut të Bardhë. Edhe djemtë që kërkoi nga Vranishti punuan për mëmëdheun. Këta, si Dan Seferi e Meçan Kallarati, kur u kthyen prej shkollës së Korfuzit, u bënë pionierë të shkollës e të gjuhës shqipe në Labëri. Gjithashtu, në Vranisht ai la edhe dy abetare. Ja se ç’tregohet në historikun e fsha­tit: Në shtëpinë e Veli Dukës oda u mbush cep më cep me burra. Llaf pas llafi, Ismail Beu dëgjoi një potere të vogël te dera. Një burrë qortonte dy djem të vegjël që s’donin të iknin që andej. Miku kërkoi që t’ia sillnin aty fëmijët. Ata erdhën dhe ranë në gjunjë para tij. Ismail Qemali u fërkoi flokët, nxori nga çanta dy libra të hollë, ua zgjati fëmijëve dhe foli që ta dëgjonte gjithë oda e burrave:

– Po ju jap dy abetare, janë shqip. Duhet ta mësoni gjuhën tonë, ta shkruani dhe ta këndoni. I ruani të mos ua shohë hoxha. Ua jepni dhe të tjerëve fshehurazi. Pas këtyre do t’u vijnë edhe abetare të tjera.

Hoxha, «mësuesi i mejtepes», u ra në erë abetareve, erdhi me xhandarë për kontroll, por abetaret nuk i gjetën. Më 1909 ishin disa vranishjotë që dinin të shkruanin e të lexonin shqip. Më 1912 u çel shko­lla shqip e fshatit. Po gurin e parë të kësaj shkolle e pati vënë vetë Ismail Qemali, 4 vjet më parë me 2 abetaret dhe me porositë që la për mësimin e gjuhës amtare.

Në historikun e Vranishtit përmendet edhe ky episod: Për nder të mikut, Pasho Ramadani bëri darkë të madhe. Me mish të pjekur në hell, me këngë e valle. Në mes të kuvendit, një bari vendas, Çelo Jonuzi quhej, ngriti aty për aty një këngë dhe e këndoi para mikut të madh:

Ismail beu me halle/ Gjezdise krale me krale/ Hallë e Shqipërisë qave/ Po s’ta vunë veshin fare…

Patrioti i madh, i çuditur, por edhe i kënaqur, iu drejtua fshatarit: «Mor ti burrë! Bari fshati e i ditke të gjitha. Politikën e Evropës e lojtke me gisht. Ti po na i tregon ngjarjet sikur ke qenë me mua».

Me atë intuitën e tij të pagabueshme, populli e njohu Ismail Qemalin si udhëheqësin e vet. Simpatia dhe besimi që kishte populli ndaj Ismail Qemalit nuk ishin të njëanëshme, këto ndjenja ushqente dhe ai ndaj popullit.

  1. Kujtime të Ali Asllanit për Ismail Qemalin.

Per Ismail bej Qemalin më kishte fjalosur shumë Mulla Xhaferri dhe Osman Efendiu. Mulla Xhaferri kishte qëndruar disa vakte në shtëpi të tij e u jepte djemve të Ismail Beut mësim. Ai e kishte pjekur me Osman Efendinë kur ky shkollohej në “Robert Kolezh”. Osman Efendiu sa herë merrte karta nga Vlora ja çonte Ismail Beut e ky i thosh: “Osman Efendi. Vlora është vendi i shenjtëruar. Me ka pikur malli per atë vend të bekuar e më del në ëndërr.”

Pasi u bë deputeti i Beratit (1909), Ismail Qemali u instalua në shtëpinë e tij në Orta Koy, ku frekuentohej nate e dite prej patriotëve shqiptarë. Gjatë vazhdimit të debateve të parlamentit turk ngjajtën incidente të rënda midis grupit shqiptar dhe xhonturqve. Bile Ismail Qemali u godit me shpullë në sallën e parlamentit prej kundërshtarëve të tij. Shqiptarët deshën të mirrin hakën për këtë ofendim të prijsit të tyre. Por ai, si udhëheqës i zgjuar e ndaloi këtë hapë të ngutshme dhe vijoi veprimtarinë e tij patriotike më me energji per të arritur sa më pare qëllimin e tij kryesor që ishte indipendenca e Shqipërisë.

Në këtë kohë ngjajti revolucioni i 31 Marsit që quhet në historinë turke (31 mart vakassi dmth ngjarja e 31 marsit) prej anës së xhonturqve për të rrëzuar sulltan Abdul Hamidin dhe për të eleminuar grupin shqiptar.

Xhonturqit, me të marrë fuqinë në dorë, çpifin kundër Ismail Qemalit gjoja se ai paska komplotuar kundër xhonturqve. Kjo gjë nuk është e vërtetë, sepse Ismail Qemal beu u arratis për nëntë vjet, se Sulltan Abdul Hamidi deshi vetë ta vrasi Ismail Qemalin si udhëheqës i shqiptarëve. Ismail Qemali e mori vesh planin djallëzor të xhonturqve dhe u arratis në Evropë 1910-1911. Familja e tij iku pas tij dhe të gjithë u instaluan në Napoli e më vonë në Nic-Francë. Adresa e shtëpisë së tij në Nice ishte: Rue de France, Nr. 99, Villa Bore. Nga shtëpia e tij në Nice, vazhdonte aktivitetin e tij patriotik për çlirimin e Shqipërisë. Shtëpia e tij frekuentohej natë e dite prej patriotëve shqiptarë si Luigj Gurakuqi etj.

Ai ishte vazhdimisht në lëvizje nëpër kryeqytetet e Evropës për të gjetur mënyrën e shpëtimit të Shqipërisë. Dhe më së fundi përpjekjet e tia të palodhshme u kurorëzuan me sukses. Ideali i këtij patrioti të veneruar dhe të adhuruar u plotësua me ngritjen e flamurit kombëtar, nga ana e tij në Vlorë më 28 nëntor 1912.

*      *      *

Ditën që po kthehej Ismail Qemali nga mërgimi në Stamboll (pas hyrietit) të gjithë pjesëtarët e familjes së tij bashkë me djalin më të vogël, Qamilin, të cilin e kishte lënë 4 vjeç para se të arratisej, u nisën me araba per në molo.

Gruaja e tij me lot gëzimi në sy po priste çastin që ta përqafonte burrin e saj dhe të hidhte në krahun e tij djalin e tij më të vogël, që po priste me padurim të pushtonte babën e tij që po kthehej nga mërgimi. Nga shkaku i grumbullimit të mijëra shqiptarëve që kishin pllakosur gjithë skelën e Kara Koj-it, arabaja që mbante familjen e Ismail Qemalit nuk mund të përparonte dhe mbeti bllokuar midis kallaballëkut. Me t’u afruar vapori rumun skelës, u duk plaku me mjekër të bardhë në guvertë të vaporrit. Shqiptarët e muarën Ismail Qemalin krah më krah dhe e çuan në klubin e shqiptarëve prej ku vetëm pas një jave mundi të vinte pranë familjes së vet.

*     *     *

Më 1914 isha në Itali. Poqa në stacion të trenit Ibrahim Abdullanë, Osman Haxhinë e Omer Radhimën, kishin qenë në Romë e ishin pjekur me Ismail Bene për hallet e Vlorës e rebelët. Ibrahim Abdullau më dha një kartë me pesë rreshta që ma dërgonte Ismail Qemali. Më thoshte që të kthehem në Vlorë. Meraku i tij ishte të ngrihej prapë flamuri që kishin përdhosur rebelët.

*    *    *

Disa shënime karakteristike të jetës së tij:

Ai ka qenë një tip shumë i shëndoshë që nuk trembej kurrë nga të ftohtit dhe në kohrat më të ftohta vishej vetëm me një pardesy të lehtë.

Ushqimi i tij ka qenë: në mëngjez disa biskota, vetëm reçel portokalli dhe pinte shumë çaj. Zarzavate nuk hante kurrë. Qep dhe hudhëra nuk përdoreshin në gjellët e tij. Hante mish, brumera dhe embëlsira me qumësht.

Studionte vazhdimisht.

Në dhomat e tij të punës në Nicë (Francë) vazhdimisht ishte në kontakt me patriotët shqiptarë dhe veçanërisht me Luigj Gurakuqin.

(Marrë nga arkivi i familjes së Ali Asllanit. Këto kujtime janë shkruar në nëntor 1962 dhe janë botuar në gazetën: “Labëria”, Tiranë, dt. 30. 4. 1998)

  1. Si punonte dhe si i përballonte vështirësitë Ismail Qemali

Ismail Qemali shërbeu si kryetar i qverisë së parë shqiptare nga 28 nëntori 1912 deri më 24 janar 1914, kur dha dorëheqia si rezultat i presionit të të huajve dhe intrigave e presionit të kundërshtarëve të tij në Shqipëri.

Vullneti qëndruar dhe dëshira e popullit por ca më shumë shpresa kombtare u bënë ballë rreziqeve me çdo farë mënyre. Ismail Qemali natë e ditë nuk bën gjumë, nuk trembet aspak nga sulmet e armiqve sepse kumbiset në fuqinë e vërtetë besnike të popullit shqipëtar.

Populli shqipëtar i trëmbur nga rreziqet e tmerruara që kishin shkarkuar mbi shtetin tonë të ri, nga  frika e topave, vijnë njëri pas tjetrit i madh e i vogël me nxitim te kryetari pa mos menduar se është mesnatë ose i pushtuar me punë. Ismail Qemali i priste me gëzim duke i këshilluar të jenë gati për shpëtimin e Shqipërisë, e ata dhe dylmerët e bagëtive i përgjigjeshin: “Jemi me ty dhe e presëm shpëtimin tonë nga ty”.

Kryetari Qeverisë priste çdo sërë njeriu që ti vinte, i dijtur e i pa dijtur, natë e ditë, kurdohera e gjenin të ngritur dhe pa mos u mërzitur fare u përgjigjej të gjith pyetjeve që i bënin. Nuk u tregua i madh dhe i rëndë, nuk u tregua fytyr ashpër si aristokrat ose feudal por gjithnjë tregohej si në sjellje ashtu dhe në punë si një demokrat e si një patriot dhe nacionalist i vërtetë. Tërë dimrin nuk e lanë nonjë natë Të fli më shumë se dy orë gjumë. Kish ngjarë shumë herë që të fli pa xhveshur se e ngrinin nga gjumi.

Dua të them që në këtë kohë ish e pamundur që një njeri tjetër të bëhej udhëheqës i kombit dhe t’ja arrinte qëllimit si Ismail Qemali i cili me këshillimet dhe sjelljet e tij në një popull fare të paorganizuar të fitojë një dashuri, një simpathi dhe me këtë mënyrë të formojë një fuqi të çeliktë e cila i vu fre të fortë Shqipërisë.

Ismail Qemali për të mbajtur fuqinë e vet kombëtare me besnikëri deri në fund, fillojë duke i bërë popullit lehtësira të ndryshme duke mos i shtrënguar në nxjerrjen e havajete, cave ua falte fare, ankesat zyrtare i shikonte sipas zakonit, lutjet i pranonte pa pullë, punëve fetare u bënte më të madhen nder e lehtësi, fatkeqësitë e ndryshme i ndihmonte, fali vergjin e luftës, bëri xhelepin 3 grosh kokën etj. Kujtdo njeriu i fliste me gjuhë të ëmbël, të vogëlit si të vogël, të madhit si të madh, trimit si trim, të frikshmit i jepte kurajo, të diturit i kuvëndonte fjalë filozofike, me pleqtë bënte shaka mbi përfundimin e ëndërrave e të shpatullave të cilat i kish në vënt të lajmeve telegrafike.

Në kohëra të fundit, rrëziku më i madh qe ajo që po mbarohet buka fare, por besnikëria e popullit qe e tillë që linin fëmijët e tyre pa bukë dhe mbanin luftëtarët e lirisë. Ishte një qetësi e madhe sa s’dëgjohej të vidhej ose vritej njeri.                                                                                                                                           (Sali Hallkakondit “Historia e Shqipërisë së re” Vlorë, 1923, Enver Memishaj në “Rilindja”, Tiranë, dt. 24.11.1998)

Filed Under: Opinion Tagged With: Enver Memishaj, Ismail Qemali, ne Vlore

EDHE 10 TON DROGE NE VLORE

October 19, 2017 by dgreca

10 toneNë Shqipëri një sasi e madhe droge është zbuluar në orët e vona të natës në fshatin Babicë e Vogël në qarkun e Vlorës. Dyshohet për afër 10 ton marijuanë e cila është gjetur në një banesë. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua gjatë një operacioni të forcave speciale të policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda.

Për zhvillimin e tij ka patur njoftime kontradiktore. Burime nga prokuroria bënë të ditur se ai është pjesë e një hetimi të nisur që në fund të viti të kaluar në bazë të informacioneve të marra nga rrugë operative dhe përmes shërbimeve sekrete. Sipas të njejtave burimeve, operacioni përbën fazën e dytë të hetimit që disa muaj më parë çoi në sekuestrimin po në fshatrat e Vlorës të 24 tonëve marijuanë, dhe që lidhet sipas Prokurorisë me grupin e Habilajve, vëllezërve të përfshirë në organizatën kriminale italo-shqiptare e cila u godit në Catania të Siçilisë 3 ditë më parë. Një rast i cili ka shkaktuar një furtunë politike në vend, pasi në përgjimet e trafikantëve të dyshuar përmendet disa herë emri i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili rezulton të ketë lidhje farefisnore me Habilajt. Sipas burimeve nga Prokuroria, operacioni në Babicë, vjen pas takimit që Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pati dy ditë më parë me drejtorin e Shërbimit sekret shqiptar Visho Ajazi, dhe mbledhjes që ai zhvilloi mbrëmë me drejtuesit e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Një version tjetër ka ofruar Policia e Shtetit. Burime pranë saj, shpjegojnë se operacioni është nisur nga të dhëna policore për praninë e sasive të marijuanës dhe se njësitë e saj speciale janë angazhuar pasi dyshohej se në zonë mund të gjendej dhe vëllai i Moisi Habilajt, Florian Habilaj, një ndër personat e shpallur në kërkim nga policia italiane.

Të dhënat e para flasin dhe për disa persona të ndaluar, por ende nuk ka një version zyrtar, pasi operacioni ka vijuar edhe pas mesnate, duke ushtruar kontrolle në disa banesa të tjera.

Filed Under: Kronike Tagged With: 10 Ton doge, ne Vlore

Si pesoi ndryshim elektorati ne Vlore?

July 4, 2017 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/

1.Humbja në qytetin e Vlorës dhe më gjerë ka qene e paralajmëruar më herët.Fakti është se PD s’ka bërë një analizë të sinqertë për të gjetur shkaqet,c’praj vitit 2013.

Humbja e të djathtës ose më qartësisht dërrmimi masiv i saj ka qenë e lexueshme shumë kohë më parë madje vite më parë. Arsyet, që nuk janë lexuar ende janë të shumta, por më kryesore është se në krye të saj kanë qenë dritë-shkurtrit,si gjithmonë.

PD lokale e këtij qyteti nuk ka ditur asnjëherë ta lexoj mesazhin e një humbje.

Le të analizojmë prurjet, që ka pësuar Vlora në 20 vitet e fundit.Viti ‘97 ishte viti i fundit, që kur bashkia e Vlorës do të ndryshonte drejtues dhe c’praj asaj kohe,ka 16 vjet që distanca vetëm rritet ndërsa ajo numëron si zakonisht humbjen e ëmbël, por dhe të suksesshme sipas saj ,sepse pati më shumë votues se një zgjedhje më parë,por kurrsesi fitorja nuk mund ta bënte të sajën. Pas vitit ‘97 në këtë qytet, prurjet u shtuan në favor të së majtës.Nga vinin prurjet dhe tendencat e bindjeve politike.

-Prurjet nga zona e Skraparit.Nëse prurjet ishin në 100 të mjatë.0 të djathtë.

– Prurjet nga zona e Lumit të Vlorës .Nëse prurjet nga kjo zonë ishin 100 të majë,2-3 të djathtë.

– Prurjet nga zona e Korçës. Nëse prurjet në 100 të majtë 3-4 ishin të djathtë.

-Prurjet nga zonat e tjera janë tipike që u përkasin bindjeve të majta. Në këto kushte kur të majtët rriteshin në numër e djathta zvogëlohej plus, emigracioni që përfshiu të djathtën pas vitit ‘97 e në vijimësi. Kundërshtari politik ka një numër absolut më të madh votuesish se sa e djathta,kështu që jugu dhe Vlora ka qenë dhe mbete një bastion i fortë i të majtës .Por jo vetëm me bindje politike.

Filed Under: Komente Tagged With: elektorati, Gezim Llojdia, ne Vlore, Si pesoi ndryshim

Si erdhi miss Durhami në Vlorë ?

August 15, 2016 by dgreca

46
Nga Gezim Llojdia/ 
Meri,anglezja piktore,Edih Durhami,në librin e saj “Brengat e Ballkanit ‘,u botuar në fundvitet ‘80 në shqip në Tiranë,shkruan,për një Sadik,që e solli nga Tepelena në Vlorë.Ajo thotë se Sadikun e kishte njohur në nënprefekturën e Tepelenës dhe e kishte marrë si shoqërues,që ta zbriste nga vendet e ashpra malore,për tek deti në perëndim,në Vlorë.Sadik,do të thotë “besnik”,shprehet ajo.Po kush është Sadiku ?Rron ,apo nuk rron ?
Ky personazh shqiptar i vizatuar me kaq kujdes nga Meri,në të vërtetë quhej Sadik Hoxha.Në vitin ’91 gjurmova  në rrethin e Tepelenës rreth faktit që anglezja simpatike shkruante për shoqëruesin e saj,pasi kisha lexuar më parë librin.Rastësia është mbret i botës.Në një dasmë në një fshatë të tij gjeta të dhëna që i afrohen atij personazhi që përmend anglezja simpatike.Dhe duket se këto gjurmë të shpien tek personazhi që shoqëroi Miss Durahmin në Vlorë,nëpër shtigje dhe nën një mot të egërsuar.U tregova për një angleze që kishte marrë një shoqërues nga Tepelena dhe që quhej Sadik.Shiko më thanë,ka qenë plaku i kësaj shtëpie ku zhvillohet dasma.Ai kishte pasur flori,kishte njohur të huaj dhe e kishte molloisur disa herë udhëtimin e tij,ndër pleqtë e fshatit si një histori të largët të hareshme dhe pa ndonjë interes të vecantë.Ndërkohë që libri i Miss Durhamit është shfaqur kur ,ky personazh prehej në varrezën e thjeshtë të fshatit të tij,larg kësaj bote tonën.
Në fshatin Mezhgoranë të Tepelenës,një fshat  njohur nga kënga:”Një zë po vjen nga gryka e Mezhgoranit”,një grykë e rëndë e thellë,gati misterioze me vërshimin e Vjosës shfaqej në pamje të parë,zbulova tre fakte.Një person nga fshati ishte  takuar me një angleze.E dyta ishte  paguar me flori për një udhëtim.Ky person quhej Sadik,siç e kishte përshkruar Durhami,kohë më të cilin përputhej historia e vajzës angleze.Kishte po atë moshë dhe përkonte me përshkrimin e saj nga anglezja.
Sadiku është nga Tepelena,më saktë ka lindur në Mezhgoran,në vise të ashpëra,me male të larta. me dimër të ftohtë.Mezhgorani është një fshat karakoll në lartësi malesh. Trebeshina,barrëngritjsa e dëborës dimërore është  mali përball. Burimet e kanë origjinën nga thellësia e malit. Kthjelltësin,nga mali,ftohtësinë nga dëbora.Origjina e tyre e hershme është vargmali jugor.Nën këmbët e tij,Vjosa çapitet ngadalë ujëshumë e zhurmëmadhe në dimër.
Sadik Hoxha,ka lindur  para viteve 1900 besohet mbi vitet 1800.Vendlindja është ky peizazh malor i katundit Mezhgoran. Shtëpia e Sadikut,në këtë katund, është në zemër të tij.Fare pranë sot është edhe një tyrbe dervishi bektashi.Ibrahim Përmeti,deshifrohet në hyrje të saj.Ky dervish ishte kunati i Sadikut,i arsimuar në Arabi.Asnjëherë shpjegojnë  familjarë nuk u martua.Ishte dervish në sojin e Haxhi Bektashit.Duke parë shtëpinë e Sadikut ajo ka një hark guri të gdhendur me elegancë,nga mjeshtër të ndërtimit.Flitet për një vit ndërtimi 1926.shprehet në guyrin e latuar.Këtu është rritur Sadiku.Shoqërimin me anglezen,në një farë soji,rrugëtimi i tij drejt Vlorës ku përcolli anglezen Meri është përmendur rrallë,prej tij.Në fshat dihej diçka,por  jo e saktë.Dihej përshëmbull se Sadiku ka rrugëtuar me një angleze,po kush ishte kjo,çfarë u bë më vonë,s’u muar dot e vërteta.Familjarë të tij në këto lartësi malore shpjegojnë se kanë mësuar se ai e shoqëroi deri në hanin e Vlorës,por mungesa e të dhënave për Edih Durhamin,ka bërë të vetën,me kohë plasi lufta,ndërkaq ngjarja u harrua fare.Lufta botërore,plagët,hallet pse jo edhe nënvlerësimi i një evenimenti të tillë,nga intelektualët,që bashkëjetuan me xha Sadikun,kanë bërë që sot nuk kemi asgjë të shkruar nga kujtimet e tij për …”anglezen e gjallë shtatvogël e engjëllore,me një kujtesë të jashtëzakonshme”.Në qoftëse ata fshatarët e varfër atje në katundet e errta kaq larg vendit e haruan, si harroi anglezja ata.Meri,shkroi me emocion,çfarë pa,çfarë dëgjoi dhe ku shkeli.Nuk harroi as shoqërruesit e saj,që rrugëtuan me të nën llohë dimri nëpër shkrepa të paudha në Shqipërinë e viteve 13.Sadiku zë dy-tre faqe nga libri i misis Durhamit.Por ai këtë nuk e mësoi dot,megjithëse rrojti 94 vjeç.Sadiku,shoqëruesi i udhëtares angleze ka 35 vjet,që nuk rronë më.Prehet trupi i tij në katundin e largët malor të Mezhgoranit,por shpirrtin e ka në qiell.As Meri,anglezja shtatëvogël,studjuesja nuk rron më.Por libri i saj dhe rrëfimi i saj ,ruhet atje në katundin Mezhgoran,kaq larg provincës Tepelenë,kur e gjeta të freskët në fillimviteve ’90,por sot banorët e këtij karakolli malor e kanë braktisur fshatinë.Bashkë me këtë braktisje janë haruar edhe shumë të vërteta dhe ngjarje që kanë mbajtur banorët në gjirin e tij,sipër maleve,dy orë rrugë në këmbë,atje ku ndriçimi i vetëtimave është një  shpërthim drite dhe mjegullat mbulojnë fushëpamjen në kohë llohe dimri të mërzitshëm.
Leter nga New Jork nga poetja dhe pedagogia Kozeta Zylo,qe sjell me te fresket keto ngjarje:Jam tërësisht e befasuar, e shtangur para ekranit, qe me aq bukuri gjuhe ke ditur te sjellësh kulturën e lashte te Mezhgoransve.
Po e kisha dëgjuar këtë, por ju me sollët pranë Plakun e urte, ndjese paste, Xha Sadik Hoxha, qe pikëza loti me shkojnë për këtë burrë, një burrë i mençur qe i peshonte fjala dhe qe e kishte marr gruan nga nje dere e madhe, mbaj mend Imami…
Ne fshat thoshin qe i ndrinte cipa e faqes, dhe me nikoqirllëkun e saj dhe pasurinë ja doli mbanë vështirësive te panumërta te fshatit.
Njëherë kur isha e vogël, dhe qe ti e njeh mire atë perle gryke, te Mezhgoranit, ku qingjat hane majen e barit, u lodha duke ecur per te arritur ne fshat, atehere Xha Sadiku me mban ne krah një cope rruge, per ta ndihmuar sadopak babin tim…
Ai ishte një plak vërtetë i hijshëm, ne mos gabohem dhe me mustaqe te bardha, pak sa te përdredhura mbi buze.
Dera ime dhe sot e ruan te pastër miqësinë me Hoxhat dhe kane qene kurdohere bashke ne te mire dhe ne te lig si i themi ne andej nga ato ane.
Fshati Mezhgoran, Dragot, Luzat dhe Dames, futen ne fshatra te Dervenit.
Shpesh thuhej te pish nje kafe ne Mezhgoran… deri tek Dragoti i Sten Dragotit, qe janë shume afër si fshatra dhe qe kane dhënë e kane marr bashke.
Po keshtu dhe Becishti i Ali Pashait, janë ne varg me njeri-tjetrin. ..
Mezhgorani është një fshat derë e kurbet, shume prej tyre emigruan ne Amerike, ne fillimet e shekullit te kaluar, pa le Greqine dhe Turqine se i canin me kembe.
Vajza e bukur angleze, Meri nuk kish se si te mos i besonte atij djaloshi me flori, me syte blu si deti, i pashëm, por mbi te gjitha i besës, qe e shoqëroi Edit Durhamin ne vendin e caktuar.  Eh kohet…kushedi se cfare mund te bëjmë ndonjë gjë, me djemtë e Xha Sadikut, Ibrahimin …te cilet thank God qe janë dëshmi e gjalle per ate kohe.
Jo me kot shkrimtari i madh Qamil Buxheli shkroi tekstin” Nje ze po del nga gryka e Mezhgoranit, ku u interpretua nga Mentor Xhemali, një nga baset me te mëdhenj te muzikës shqiptare… pikërisht ai e gjeti muzën aty tek ai fshat, qe është midis malesh, me përrenj ne mes, qe derdhen si argjend ne lumin Vjosa…
Dhe tani me lejoni ta ilustroj me një poezi Mezhgoranin tim, te Xha Sadikut qe me bujari dhe besnikeri priti dhe shoqeroi Edit Durhamin, nje nga miket e shquara te popullit shqiptar.
 
Marr nga libri “Pranvere pa Mimoza”
 

NË PORTAT HIJERËNDA

 
Në shkofshi ju stërnipër në shtëpitë e të parëve,
Udhëve të monopatit do të gjeni gjurmë,
Në krojet e shumta me burime nga mali ,
Në gjethen e lofatës, vini për pak buzën,
Aty do të shuani etjen per uje.
Bisedoni përqark me zogjtë e malit,
Sec gjyshër jetonin në Mezhgoranin e lashtë,
Edhe pse së largu dëgjohet troku i kalit,
Zogjtë do çuçurrisin është legjendë e rrallë.
Edhe nëse portat kanë ngelur si gërdalla,
Me kyce gojë hapur të ndryshkur nga koha,
Qëmtoni me kujdes gurët e sokakut,
Në carjet e tyre do të gjeni plagëdhimbjet tona.
Me vellon e rënde të trishtimit hedhur,
Mbuluar do të jenë shtëpitë e gurta,
Nga pllakat e portave me hije të rënda,
Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura.
 
Keze (Kozeta) Zylo, NY

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, ne Vlore, Si erdhi miss Durhami

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT