• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ISTITUCIONET KOMUNALE TË PLAVËS MIRËPRESIN FERRAJT

May 10, 2016 by dgreca

Të shtunën në Plavë kryetari i Kuvendit Komunal të Plavës zt Orhan Shamanoviqi priti në një takim pjesëtaret e familjes Ferri që  jetojnë në Prishtinë : Akademik  Rexhep Ferri, Dr. Naser Ferri, ekonomist Arben Ferri, dhe Bind Ferri student i shkencave kompjuterike (djali i dr Naserit).   Takimi kaloj në një atmosferë të ngrohtë dhe u vendosen kontakte direkte  dhe të ndërsjella në mes familjes Ferri dhe organeve komunale të  Plavës  dhe njëkohësisht  u bashkëbisedua lidhur me rolin dhe peshën historike që ka familja Ferri për Plavë Gucinë si tërësi. Pastaj së bashku dhe me shoqërimin e kryetarit te  Kuvendit Komunal të Plavës zt Orhan Shamanoviq  shkuan për të bërë homazhe tek varri i heroit Kombëtar Jakup Ferrit.

Më këtë rast u konkludua se, fatkeqësisht, gjer më tani varri i kryetrimit te Plave Gucisë është neglizhuar por u dakorduan që për momentin do të bëhët  vendosja e gurëve identifikues tek varri i Jakup Ferrit, pastaj në një të ardhme të afërt shpresojmë të bëhët një zgjedhje adekuate për rregullimin e varrit dhe të ngritjës së një monumenti të merituar.

Pjesëtaret e familjës Ferri u ndan ta kënaqur nga takimi me zt Shahmanoviqin dhe me mikpritjen dhe premtimet që i bëri ai.(E dergoi per Diellin:Esad Gjonbalaj)

Filed Under: Komente Tagged With: Esad Gjonbalaj, Ferrajt mirepriten, nga institucionet

LETER NGA SHBA- SHTETI KOMUNIST MA KONFISKOI PRONEN, QEVERIA DEMOKRATIKE MA KTHEU ME 1993, PROKURORJA NUK E NJEH NE 2016!

May 10, 2016 by dgreca

Nga Loro Stajka/

Fredericksburg,USA/

Prokurorit të Përgjithshëm z. Arben LLalla/
Per dijeni:/
*Presidentit të Republikës dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë z. Bujar Nishani/
*Ambasadorit të SHBA në Tiranë zotit Donald Lu dhe Ambasadores së BE znj. Romana Vlahutin/
*Shtypit të lirë dhe opinionit publik që presin reformën në drejtësi dhe ndihmën e FBI për dekriminalizimin e Vendit./
Zotëri të Nderuar
Quhem Loro Stajka,jetoj në SHBA prej disa dekadsh.Unë kërkoj ndërhyrjen tuaj institucionale për të mos lejuar prokurorët që abuzojnë, na hedhin hi syve dhe të tallen me të drejtat tona për pronën e trashëguar përveç rastit kur ajo nevoitet për nevojat publike siç përcakton neni 181 i Kushtettës dhe praktika e jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut.
Ju lutem të analizoni vendimin e datës 23. 03.2016 “të Prokurorisë së Rrethit Shkodër për mos fillimin e hetimeve për kallzimin penal nr.410, te vitit 2016”.  Shkelja nga kjo prokurore është flagrante, sepse ajo abuzon me shkresat dhe nuk i analizon ato përballe dokumentave të mia që vetë i ka cituar.
Ky vendim është turp për prokurorinë dhe për shtetin sepse nuk mund të pretendohet asnjë interes publik dhe barazi para ligjit, kur prokuroria në vend që të zbatojë ligjin abuzon me të drejtën e vendimmarrjes me marifetin  e mos fillimit të hetimeve që I shtohet  abuzimit  me pushtetin dhe të drejtat e njeriut. Nuk mund të ketë demokraci në një shtet ku ligji favorizon  vjedhesin dhe shkelësin e ligjit.
Nuk e kuptoj si mundet që prona ime, shtëpi oborr dhe kopësht e ndodhun në fshatin Shiroke ku nuk ka pas reforme agrare me u shtetizue kur ajo nuk perdoret per nevoja publike shkolle ose rruge,
Prona me ashtë njofte dhe kthyer nga KKKP. Dhe po ashtu e kam të regjistruar në ZRPP me ata kufij që ma ka sekuestrue shteti komunist. Kjo prokurore ose nuk don me i dijt  ose nuk don me i zbatue ligjet. Neni 181/2 i Kushtetutes që flet per prona, shkelet me të dyja kambët. Po ashtu shkelen vendimi unifikues i Gjykates se Lartë Nr 24 date 13/3/2002 dhe vendime te Gjykatës Kushtetuese  ku sqarohet se :”Shteti i diktatures eshtë posedues i dhunshëm dhe qeverija nuk mund te jene pronare e nje prone te grabitur, pra qeverija duhet te ktheje pronen. Unë kam dorëzuar dokumentin Vertetim pronesije leshue nga Zyra e Hipotekave Shkoder me 23/1/1994 ne te cilen tregohet deri ku shtrihet prona e ime , po ashtu siç tregon dokumenti i konfiskimit dhe i KKKP. Deri me sot nuk me ashte thanë se parcela 3/272 asht shtetzue, se mbas 1992 nuk kemi pas nji reforme agrare tipit te sistemit komunist te kaluem, e tash zonja prokurore e paska bam te shtetit.!
Znj. Prokuroje nuk verifikon se cila është prona që më asht sekuetruar, ajo që më asht kthyer nga KKKP dhe e kam regjistruar në ZRPP, sipas dokumentave që i kam dorëzuar, por  luan pyetje përgjigje me institucione po ashtu të korruptuara me numurat e parcelave dhe bazohet vetem në këto të fundit Në rastin për të cilin ankohem prokurorja bëhet palë për të mbështet vjedhjen e pronës time. Kalvari I im me pronen ka nis konkretisht me vendimin nr.2723 date 22/11/2007 te Gjykates Rrethit Gjyqsore Shkoder se gjyqtarja e Rrethit Gjyqsor Shkoder Anita Mici nuk i asht referuar dokumentave qe ka pas ne dosje.
Me shkresën protokoll nr 5022 prot të datës 11.04.2016 Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqsore Shkoder Granit Shahu  me ka derguar vendimin e datës 23. 03.2016 “ për mos fillimin e hetimeve për kallzimin penal nr.410, te vitit 2016”. Siç shkruan znj. Arta Marku, prokurore në Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Shkoder, që ka analizuar kallzimin që unë kam bërë ndaj pushtuesit të pronës time qytetari Mit’hat Galica me dt. 11.02.2016 dhe në prokurori është regjistruar me dt 23.02.2016.
Në vendimin e saj znj. Prokurore sqaron se pretendimi im është se shtetasi Mit’hat Galica ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke ndërtuar në pronën time dhe se kërkesa është që ndërtimi të prishet, të largohen inertet dhe shkelësi i ligjit të mbajë përgjegjesinë për shkeljet ligjore.
Në vendim citohen dokumentat e mia si:
1.      Dokumenti i konfiskimit te prones i bërë në bazë të vendimit nr.846, dt.13.08.1954 të Komisionit të Debimeve dhe Konfiskimeve pranë Ministrise së Pundve te Brendshme Tirane .
2.      Vendim nr.23, dt.28.12.1993 i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-pronarëve. Sipas ketij vendimi, prona e konfiskuar, me të njejtët kufinj siç përshkruhen tek dokumenti i konfiskimit, i eshte kthyer trashegimtareve te Frano Kola, Ndoc, Nike dhe Loro Stajka. Sipas ketij vendimi, ne piken 2 eshte parashikuar detyrimi i trashegimtarëve Stajka qe t’i
paguajne shtetasit Musa Galica shpenzimet e bera për shtesat në strukturen e baneses sipas raportit teknik te hartuar nga specialistet që kanë bërë verifikimin dhe matjet në terren.
3.      Vërtetim të pronësisë dt 25.01 .1994, sipas te cilit në prona është regjistruar prej kësaj zyre në favorin tonë . Vendimi i Prokurorisë sqaron se prona (në thembër), nuk ka snjë shënim pengimi apo veprimi ligjor.
4.      Edhe përshkrimi i dokumentave të tjera deri këtu është i saktë
Në faqen 3 kur prokurorja jep konkluzionet për të maskuar shkeljen e ligjit intrigon me numurat zonës kadastrale që nuk figurojnë në dokumentat e mija të regjistrimit të pronës .
Në pikën 1 thotë: Shtetasi Mit’hat Galica eshte deklaruar fajtor nje here për vepren penale
Të “Ndertimit pa leje”, parashikuar nga neni l99/a/2 i Kodit Penal, për një ndertim të kryer ne token e shtetit, ne Shiroke, i konstatuar pothuajse i perfunduar, ne qershor te vitit 2014′. Pikërisht për këtë ndërtim kërkoj prishjen dhe ajo tokë nuk është e shtetit por është pronë e imja. Prokurorja e quan pronën time të regjistruar në Ipotekë si pronë të Shtetit.
Në pikën 2 prokurorja nxjerr konkluzionin se  qytetari I paditur “nuk rezulton te kete marrë leje legalizmi dhe të jetë bërë pronar i truallit ku eshte bërë ndërtimi. Pra, asnje organ shteteror nuk i ka dhëne te drejtën e pronësise ketij shtetasi, për truallin mbi te cilin kabere ndertimin e tij “Pa leje”’
Në pikën e tretë prokurorja nxjerr konkluzionin e paligjëshem se kallzuesi Loro Stajka ka te regjistruar në hipoteke vetem pronësinë mbi ndertesën e babait te tij, ne Shiroke, me numurin 3/271. Oborri dhe kopshti rreth saj, me numer 3/272 jane te regjistruara ne hipotekë në emër të shtetit.  Jo, numri 3/272 esht oborri  dhe kopshti qe jane te rregjistruar ne Ipotek Shkoder date 25/1/1994                                        Prokuroja bazohet ne vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqsore Shkoder nr.2723 date 22/11/2007 nga ky vendim fillon kalvari I im me pronen  se gjyqtarja e Rrethit Gjyqsore Shkoder Anita Mici  ne shkelje te ligjit nukiI asht referuar dokumentave qe ka pasur ne dosje.
Me këto spekullime Prokurorja justifikohet dhe shkruan se ka vendosur Te mosfillojë hetimet per këtë kallzim penal dhe më njofton se unë mund ta kundershtoj  vendimin  në Gjykatën eRrethit Gjyqesor Shkodër, brenda 5 diteve nga marrja dijeni”Kërkoj ndërhyrjen tuaj për të rifilluar çështjen e mbyllur dhe të analizohet në aspektin disiplinor dhe të nivelit profesional kjo prokurore .

Me  respekt

Loro Stajka, SHBA

 

Filed Under: Komente, Komunitet Tagged With: grabitja e prones, Leter Prokurorit te Pergjithshem, Loro Stajka

PAS KOCO KOKDHIMES, NJE TJETER RILINDAS- ELVIS ROSHI

May 10, 2016 by dgreca

Dekriminalizimi – Prokuroria i kërkon KQZ formularin e vetëdeklarimit për Elvis Rroshin/Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar materialet paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.Me anë të një njoftimi, Prokuroria thekson se kryebashkiaku ka dhënën informacione të pa sqaruara mirë kur ka plotësuar formularin e dekriminalizimit.

“Në zbatim të ligjit, Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur strukturën e posaçme, e cila do të verifikojë integritetin e subjekteve të këtij ligji. Bazuar në tagrin e tij ligjor, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të paraqesë materialet paraprake mbi subjektin e ligjit, Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë. 

Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm mbështetet në faktin se, në formularin e vetëdeklarimit të këtij subjekti, ka të dhëna të pasqaruara, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar”, thuhet në njoftim.

Sipas ligjit është KQZ institucioni që bën verifikimin e formulareve të vetëdeklarimit, por në rastin e kryebashkiakut Elvis Rroshi, ku ai pranon se ishte ndaluar dhe dëbuar nga Gjermania është institucioni i Prokurorisë që duhet të bëjë verifikimet.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike kërkoi nga Prokuroria që të ndërpresë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, pasi në formularin e dekriminalizimit ai nuk kishte sqaruar se pse ishte ndaluar në Gjermani.

Ndërkohë, kryebashkiaku sqaroi se ishte dëbuar nga Gjermania për shkak se nuk kishte dokumente si shumë shqiptarë të tjerë në atë kohë.

Prokuroria: Ngrihet struktura e posaçme

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme thekson se duke nisur nga java e ardhshme do të ftojë në takim për koordinimin e veprimeve me organet e tjera shtetërore që kanë struktura të posaçme për zbatimin e tij.

Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur strukturën e posaçme, e cila do të verifikojë integritetin e subjekteve të këtij ligji.

“Prokuroria e Përgjithshme, krahas angazhimit të saj, pret dhe mirëpret çdo informacion apo indicje nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët mbi rekordet e mundshme kriminale të zyrtarëve, brenda apo jashtë vendit, për të cilat janë parashikuar ndalimet përkatëse në ligjin ‘Për Dekriminalizimin’”, thuhet më tej.

Filed Under: Komente Tagged With: Elvis roshi, NJE TJETER RILINDAS, PAS KOCO KOKDHIMES

Lunaçek: Kosova ka përkrahjen e PE, Serbia duhet ta njohë

May 10, 2016 by dgreca

Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian në momentin kur rekomandimi për liberalizimin e vizave do të shkojë atje.Kështu ka thënë nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, në një intervistë për gazetën “Zëri” në Kosovë.

Lunacek i ka bërë thirrje edhe klasës politike kosovare që të investojë në një përpjekje të përbashkët me shoqërinë civile dhe kosovarët e shquar që t’i bindin hezituesit nga 28 ministrat e Brendshëm të Këshillit të Evropës.Lunacek ka shtuar për “Zërin” se shpreson që së shpejti Kosova do të jetë pjesë e të gjitha organeve të OKB-së. Raportuesja për Kosovën në BE ka folur edhe për zgjedhjet serbe në Kosovë dhe sjelljen e pahijshme të disa zyrtarëve serbë.

Ndërkohë duke folur për Gjykatën Speciale, Lunacek i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i sigurojë fondet e mjaftueshme për funksionalizimin e saj.

Ajo ka ripërsëritur se Serbia nuk ka të ardhme në BE pa njohjen e Kosovës. Lunacek ka folur edhe për shumë çështje të tjera, ndërsa ka përfunduar duke thënë se shpreson që në 10 vite edhe Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Filed Under: Komente Tagged With: Lunaçek: Kosova ka përkrahjen e PE, Serbia duhet ta njohë

Risi mediatike, lajmet kryesore nga burimet lokale te Google News

May 10, 2016 by dgreca

Nëse nisni kërkimin në Google News, duke vendosur fillimisht shprehjen “Local News”, atëherë do ju dalin fillimisht lajmet e vendit. Ky është plani i ri i Google. Gjiganti i internetit do të shfaqë artikuj në Google News me të dhëna shtesë, për të ndihmuar përdoruesit të gjejnë lamjet vendase më të mira si dhe artikujt më të rëndësishëm, shkruan VentureBeat. Megjithatë tani, Google News kërkon ti japë peshë publikimeve rajonale, të cilat janë në një luftë të vazhdueshme me mediat kryesore ndërkombëtare, duke i dhënë rëndësi burimit origjinal të ngjarjes lokale që është bërë kombëtare apo ndërkombëtare. “Publikuesit e lajmeve lokale luajnën një rol të veçantë në mbulimin e ngjarjeve që na prekin të gjithëve përditë në qytetet tona, shkolla apo lagje. Reporterët lokalë janë shpesh anëtarë të komunitetit që i shërbejnë, duke sjellë një tjetër prespektivë e të dhëna shtesë për historinë”, shkruan James Morehead, menaxher produkti në Google News, në një blogspot. Google thotë se artikujt e Local Source (burimeve lokale) do të theksohen automatikisht nëpërmjet analizës ku një botues ka shkruar mbi historinë, krahasuar nëpërmjet detajeve me vendndodhjen përkatëse të historisë aktuale. Kjo karakteristikë e re tashmë është e përdorshme në të gjithë globin në Google News.

Filed Under: Komente Tagged With: lajmet kryesore, nga burimet lokale, Risi mediatike, te Google News

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 303
  • 304
  • 305
  • 306
  • 307
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT