• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur u betova si vullnetar i Korpusit të Paqes

May 7, 2016 by dgreca

Nga Donald Lu/*

Kryetar i Bashkisë, familje mikpritëse, vullnetarë të rinj dhe të vjetër të Korpusit të Paqes, personel i talentuar i Korpusit të Paqes, zonja dhe zotërinj!

Kur them vullnetarë të vjetër të Korpusit të Paqes, më kujton se sa shumë vite kanë kaluar që kur isha në vendin tuaj e prisja që të bëja betimin me Ambasadorin tim. Të jesh në Korpusin e Paqes ngjan pak sikur bie në dashuri për herë të parë –është emocionuese, turbulluese, jetëndryshuese dhe paksa frikësuese.Sot do të ndaj me ju historinë e ditëve të mia të para në fshat pasi u betova si vullnetar i Korpusit të Paqes.  Pastaj dua të them dy fjalë se përse Korpusi i Paqes është një burim kaq i çmuar mes dy vendeve tanë.  Së fundi, kam disa fjalë për të falënderuar familjet kaq bujare që pritën vullnetarët. Ditët e para Në kohën që unë isha me Korpusin e Paqes kishim motoçikletë. Nuk isha motoçiklist shumë agresiv dhe kam rënë më shumë herë prej tij sesa do të doja ta pranoja. Për të shkuar në fshatin tim për herë të parë m’u desh të kaloja nëpër një urë të bërë me trungje palme. Ato nuk ishin vendosur në varg për ta bërë të vështirë udhëtimin. Ato ishin tre trungje të vendosura për së gjeri, ndaj me mjeshtëri të madhe (e cila më mungonte) duhej ta ngisja motoçikletën në qendër të trungut të mesit dhe të lutesha që të mos rrëshkisja, përndryshe do të përfundoja në lumë dhe motoçikleta do të binte mbi mua. Mora guximin, shtypa pedalen e gazit e kalova vrik përmes urës më shpejtë sesa e kisha menduar. Dhe kjo ishte jeta ime për shumë ditë. Merrja frymë thellë, merrja guxim, e shkoja përpara si shigjetë. Një makinë nga zyra e Korpusit të Paqes së bashku me Zv/Drejtorin e Korpusit të Paqes për programet shëndetësore, Dr. Juxton Smith, zbritën dy valixhet e mia dhe një kuti me ushqime që e kisha sjellë nga kryeqyteti.  Kur ai u largua me makinë, mbaj mend ndjesinë e thellë të braktisjes.  Me sa kuptoj, këtë gjë e shmangin këtu, pasi ju paketojnë në një furgon të linjës së Elbasanit dhe ju urojnë fat. Unë isha 22 vjeç.  Me njohuri shumë të kufizuara gjuhësore mësova si të lëvizja. Mësova si të gatuaja dhe të pastroja.  Mësova t’i bëja miq njerëzit me të cilët ndaja pak gjëra të përbashkëta.  Mësova si t’i kërkoja ndihmë komshiut tim.  Ishte me të vërtetë pak frikësuese, por kur kthej kokën pas them se ishte koha ime e preferuar në Korpusin e Paqes.  Në jetën tuaj, në kohë të ndryshme do të jeni më shumë ose më pak të hapur ndaj përvojave të reja. Ju sugjeroj se çasti i sotëm është një nga ato raste të jetës suaj kur ju do të jeni më të hapur se kurrë. Tani gjithçka duhet të bëni është të shtypni pedalen e gazit dhe të mbaheni fort gjatë udhëtimit.

Përse kemi një Program të Korpusit të Paqes?

Kur isha në Korpusin e Paqes, shumë njerëz besonin se qëllimi i programit ishte i mbrapshtë. Në Afrikën Perëndimore ka libra të tërë të shkruar për mënyrën se si vullnetarët e Korpusit të Paqes janë përdorur për të rrëzuar qeveritë dhe për të kontrolluar popujt e Afrikës Perëndimore. Më lejoni t’ju siguroj se ky është një absurditet i plotë dhe se gjëja e fundit që Uashingtoni dëshiron të bëjë është kontrolli i Afrikës Perëndimore, Shqipërisë apo 77 vendeve të tjera ku kemi Korpusin e Paqes. Ajo që jemi të përkushtuar të bëjmë është t’i ndihmojmë të 8,655 vullnetarët që shërbejnë aktualisht në Korpusin e Paqes të jenë qytetarë më të mirë globalë.  Shpresojmë që të merrni me vete një pamje më të sofistikuar dhe më të mprehtë të rolit të Amerikës në botë.  Shpresojmë të mësoni gjuhë të huaja dhe të ndihmoni të ndani me njerëzit anembanë botës se si janë në të vërtetë amerikanët –përtej imazheve të Hollivudit dhe të medias.

Kur iu bashkova Departamentit të Shtetit 25 vite më parë, një e katërta e klasës në të cilën isha regjistruar për në Shërbimin Diplomatik, kishin shërbyer si vullnetarë të Korpusit të Paqes.  Kishim mësuar ta donim aventurën e të jetuarit në vende të tjera; të folurën e gjuhëve të rralla; dhe krijimin e lidhjeve me njerëz që kanë pasur përvoja të ndryshme jetësore.  Shpresoj që për të gjithë ju periudha në Shqipëri të jetë një përvojë po aq transformuese si ajo që unë kalova si vullnetar i Korpusit të Paqes.

Dhe në përfundim, më lejoni t’ju them disa fjalë falenderimi familjeve tona pritëse.  

Të dashur prindër pritës të vullnetarëve, faleminderit që ndani atë që është më e mira e kulturës shqiptare – ndjesinë e jashtëzakonshme të mikpritjes.  Shpresoj që do të qëndroni në kontakt me fëmijët tuaj të Korpusit të Paqes.  E di se shumë prej fëmijëve tuaj biologjikë dhe fëmijëve të Korpusit të Paqes do të mbeten përjetë miq dhe do të bëjnë vajtje-ardhje mes Shqipërisë dhe Amerikës.  Ju i keni bërë këta burra dhe gra ambasadorë më të mirë të vendit të tyre. Jam i sigurtë se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ju i keni njohur ata kur sapo kishin nisur të mësonin mbi vendin tuaj.  Kur ata të shkojnë në komunitetet e tyre të reja në Librazhd, Shushicë, Thanë, Belsh, Bishem, Pajovë dhe Peqin, miqtë e tyre të rinj dhe familjet pritëse do t’i pyesin se nga kanë mësur për tavën e kosit, të thonë “shëndet” pas prerjes së flokëve ose si të pijnë raki siç duhet.  Mund t’ju siguroj se sa herë të ndodhë kjo, fëmijët tuaj të Korpusit të Paqes do t’ju mendojnë. Faleminderit sërish për mikpritjen tuaj të mrekullueshme. Trajnues të Korpusit të Paqes, përpara se t’ju dërgoj përmes urës imagjinare me trungje palme pa motoçikletë, kam edhe një punë tjetër për të bërë.

Nëse mundeni të ngriheni në këmbë për të bërë betimin dhe të ngrini lart dorën tuaj të djathtë:

Unë, thoni emrin tuaj, solemnisht betohem ose pohoj

se do ta mbështes dhe do ta mbroj

Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

kundër të gjithë armiqve, të huaj dhe të brendshëm,

se do të tregoj besim të vërtetë dhe besnikëri ndaj saj;

se unë e ndërmarr këtë detyrim lirisht, pa asnjë hezitim mendor apo qëllim shmangieje;

dhe se do t’i zbatoj mirë dhe me besnikëri

detyrat e mia në Korpusin e Paqes. 

Ndaj, Zoti më ndihmoftë!

*Fjala e plotë e Ambasadorit Donald Lu, gjatë Ceremonisë së Betimit të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes ( Tiranë 6 maj, 2016)

Filed Under: Komente Tagged With: Donald Lu, i Korpusit të Paqes, Kur u betova si vullnetar

Kosova, anëtarësim të shpejtë edhe në FIFA

May 6, 2016 by dgreca

-Presidenti Thaçi priti Vokrrin, kërkon ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet – Prishtinë/

PRISHTINË,  6 Maj 2016-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.  Fillimisht, presidenti Thaçi ka uruar presidentin Vokrri për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, duke shprehur bindjen edhe për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.“Unë dëshiroj të falënderoj edhe një herë presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendën e futbollit kosovar, por edhe më gjerë, Fadil Vokrrin, për punën e tij të jashtëzakonshme që ka bërë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, dhe mbetem me besim të plotë për anëtarësim të shpejtë edhe në FIFA”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai ka theksuar se, pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA, sa më shpejt duhet të fillohet me ndërtimin e një stadiumi të ri në kryeqytet, në mënyrë që të krijohen kushte evropiane për talentët kosovarë.Sipas tij, ndërtimi i një stadiumi është interes nacional dhe për këtë tashmë ekziston një mbështetje dhe konsensus politik dhe mbarëshoqëror.  “Duhet filluar me ndërtimin e stadiumit të ri, edhe nga ana ime, kjo përkrahje do të rritet çdo ditë e më shumë. E di se ekziston një konsensus i plotë i të gjithëve në Kosovë për ndërtimin e këtij stadiumi”, ka shtuar ai.Në anën tjetër, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në emër të bashkëpunëtorëve, të gjitha klubeve, futbollistëve, gjyqtarëve, personelit teknik dhe administratës, ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetjen që i ka dhënë FFK-së në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA.“Ju premtoj se ne asnjëherë nuk do të ndalemi. Krahas përpjekjeve të Qeverisë dhe të institucioneve të vendit, që po e potencoj prapë kanë qenë krah i fortë, dhe falë ndihmës së tyre edhe më lehtë e kemi tejkaluar këtë rrugë të vështirë. Edhe njëherë ju falënderoj dhe ju dëshiroj sukses në punën tuaj”, ka shtuar Vokrri.Në fund, Vokrri ia ka dhuruar presidentit Thaçi një top të futbollit me nënshkrim të tij, i cili mban datën e anëtarësimit të Kosovës në UEFA.

Filed Under: Komente Tagged With: anëtarësim të shpejtë, edhe në FIFA, kosova, Thaci-Vokrri

Kryeministri Mustafa në pritjen e organizuar me rastin e pranimit në UEFA

May 6, 2016 by dgreca

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa,ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA.Kryeministri Mustafa ka takuar sportistë, drejtues të federatave si dhe personalitete të shumta nga Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe presidenti Hashim Thaçi,  kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, Kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Rainer Milkoreit, e shumë personalitete të tjera.Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar rëndësinë e pranimit të Kosovës në UEFA.Duke qenë në Budapest me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA, kryeministri Mustafa tha se e ka përjetuar edhe më shumë këtë ngjarje të madhe.“Ju uroj të gjithëve këtë fitore shumë të madhe, anëtarësimin në UEFA. Unë isha së bashku me ju në Budapest, e përjetova gëzimin por edhe frikën me ju. Mirëpo, jam shumë i lumtur që sonte bashkërisht po kremtojmë këtu. Urime dhe shumë suksese”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Filed Under: Komente Tagged With: Kryeministri Mustafa, pritja UEFA

Pamje të Marinës amerikane gjatë natës

May 6, 2016 by dgreca

Flota Detare e SHBA është forca dominuese në oqeanet e botës. Përveç misionit të saj ushtarak, kjo Flotë e fuqishme mban hapur rrugët tregtare në oqeane dhe dete, në cdo cep të globit, lufton piraterinë dhe kryen misionet humanitare, gjitha këto janë pjesë përbërëse e detyrave të Flotës amerikane, {kujtojmë lexuesit se viktimave të tërmeteve të ndodhura në ishujt Malajzi-Indonezi e gjetkë, vitet e fundit,  ishte e para Flota amerikane që i erdhi në ndihmë}. Këto përgjegjësi të mëdha kërkojnë nga anëtarët e ekuipazhit të cdo anije që të jenë gjithmonë të gatshëm për të vepruar. Për të njohur më mirë këtë mision fisnik mbarëkombëtar “Businessinsider” ka publikuar disa foto fantastike të Marinës amerikane të realizuara gjatë operacioneve të zhvilluara natën. {SH.K}.


Filed Under: Komente Tagged With: gjatë natës, Pamje, Shefqet Kercelli, të Marinës amerikane

Ndodhi Sot, 5 Maj-Komunistët nderojnë dëshmorët me foto të Enver Hoxhës

May 5, 2016 by dgreca

Partia Komuniste nuk ka munguar në monumentin e “Nënës Shqipëri”, për të nderuar dëshmorët e Atdheut në ditën e tyre përkujtimore.

Me foto të Enver Hoxhës, dhe pankarta “Rroftë Partia Komuniste” ata janë përkulur para monumentit, me shenjën tipike të komunistëve, grushtin lart.

Filed Under: Komente Tagged With: 5 maj, Enver Hoxha, komunistet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 308
  • 309
  • 310
  • 311
  • 312
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ZEMËRIMI SI ENERGJI POLITIKE DHE RREZIKU I VERBËRISË KOLEKTIVE
  • NJË STUDIM INTERESANT I JOSIF RISTOS PËR VENDNDODHJEN E TEMPULLIT TË DODONËS
  • Krijohet Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forumi 26
  • SHËN NËNA TEREZE NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE
  • Metafora e lumit…
  • Intelektuali…
  • SARAMAGO – MURET ME LIBRA DHE ULLIRI PARA PORTËS…
  • “Manifesti i sarkazmës”…
  • Fundi i marrëveshjes START. Si Trump do ta ndalë apokalipsin!?
  • The first-ever Albanian Festival in Upstate New York is coming to Albany on July 18, 2026!
  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT