Donald Lu: Nga reforma të kenë frikë edhe ministrat, Vlahutin: Po nuk u miratua reforma, për 3 vjet rrezikohet hapja e negociatave/
Janë zhvilluar dje diskutimet në kuadër të reformës në drejtësi, brenda grupit parlamentar të PD-së me prezencën e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Ambasadori Donald Lu ka deklaruar se nga reforma në drejtësi duhet të ndihen nervoz edhe ministrat, sepse Byroja e Hetimit nuk është vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. E ndërsa ambasadorja Romana Vlahutin, është shprehur se pa reformën në drejtësi, integrimi i vendit bllokohet për 3 vitet e ardhshme. “Po nuk u votua tani reforma në drejtësi, të paktën për 3 vjet rrezikon hapja e negociatave. Ne duhet ta miratojmë tani, pasi në tetor mblidhet këshilli i ministrave që vendos për hapjen e negociatave, vitin tjetër partitë anëtare futen në zgjedhje dhe do jetë e vështirë për të diskutuar për negociatat për Shqipërinë”- ka qenë kjo deklarata e ambasadores së BE.
Ambasadorja Vlajutin i ka dhene politikanve shqiptar lajmin me të gëzuar që e pritnin.Bllokohen negociatat për BE për tre vjet,kohë e mjaftueshme për të dyfishuar pasurinë dhe kohë e mjaftueshme për të fshehur pasurinë e vjedhur.Zonjë e nderuar,akoma nuk e keni marr vesht se politikanët tanë nuk duan ta fusin vendin në europë,nuk duan të qeverisin me rregullat e një shoqërije që respekton ligjet,se ata nuk duan të japin llogari për pasurinë e krijuar në mënyrë të.pa ligjshme dhe në fund të fundit nuk duan të shkojnë,atje ku e kanë vëndin ,NE BURG.E vetmja zgjidhje për problemin shqiptar ,është të zbatohet skenari Spanjoll,Brukseli ti përcjellë dosjet e korupsionit e krimit ,që ata i kanë me bollek në tavolinat e punës,ndonjë,gjygjtari Spanjoll që të.lëshoj urdhër arresti ndërkombëtar për njerzit e koruptuar të politikës Shqiptare,atherë do fillonim të shpresojmë se do kemi shtet normal,të qeverisur nga njerëz të ndershëm dhe jomdështak që kanë 25 vjet që dështojnë.
Une nuk kuptoj nese keta ambasadore bejne sikur nuk kuptojne apo me te vertete nuk kuptojne se reforma ne drejtesi eshte e deshtuar neqoftese procesi nuk fillon me kthimin e prones tek i zoti. Sa per deklarimin e ambasadores Romana Vlahutin se negociatat per ne BE bllokohen per 3 vjet, ambasadorja perseri nuk kupton se pikerisht kete sunojne politikanet e te dy kraheve . Kane kaluar 25 vjet qe trumbetohet demokrci por pronareve shteti nuk i ka kthyer pronat e grabitura nga diktatura dhe me kete deklarim te Vlahutin sistemit te kleptokracise ose kusarise 25 vjeçare do ti shtohet edhe nje periudhe 3 vjeçare. Per fat te keq keta ambasadore kthejne veshin e shurdhet ndaj ankesave dhe sugjerimeve tona per daljen e shpejte nga kjo situate kritike dhe e jashtzakonshme. Praktikisht qytetaret shqiptare nuk kane se ku te trokasin, por mosha e re do tentoje emigracionin se kudo qe te shkojne do gjejne kushte ku te drejtt e njeriut zbatohen ne nivel shume here me te mire se ne Shqiperi. Ne keto kushte ekstreme reagimi i intelektualeve shqiptaro-amrikane permes sensibilizimit te senatoreve me te cilet kane lidhje, mund te jete shpetimtar per sherimin e situates se anarkise se prones. Kjo anarki deri sot ka marre jeten e mbi 8000 njerezve dhe ka shkaktuar disa mije familje te ngujuara per shkak te hasmerive nga ligjet antipronar qe ka imponuar politika qe nuk respekton te drejten e prones.
Prof. Gezim Boçari email : gezimbocari@yahoo.com