• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mesazh i presidentit Obama për ditën e tokës

April 22, 2016 by dgreca

Përktheu për “Dielli-in” Herion Kërcelli/

Sot është dita e Tokës, – e fundit që unë do të festoj si President. Duke shikuar mbrapsht mbi shtatë vitet e kaluar, unë shpresoj që puna  jonë do të lejojë vajzat dhe djemtë tanë,  të gjithë fëmijët tanë që të trashëgojnë një planet më  të pastër, më të shëndetshëm, dhe më të sigurtë. Por unë e di se ka ende punë për tu bërë në të ardhmen. Prandaj, sot, Shtetet e Bashkuara do të bashkojnë rreth 170 vende për firmosjen e Marrëveshjes së  Parisit, një marrëveshje historike për të pakësuar lëshimet e karbonit përmes globit.

Kur Sekretari i Shtetit John Kerry, qëndron  në shtete të tjerë për të mbështetur këtë marrëveshje, ne po të zhvillojmë  një plan që i jep prioritet shëndetit të planetit dhe popullit tonë.  Dhe ne do të afrohemi synimeve për miratimin e një Marreveshjes të tillë, që e kërkonim vite më parë nga të interesuarit e kësaj cështje.

Kjo është e rëndësishme, sepse ndikimi i ndryshimit të klimës është real. Verën e fundit, unë vizitova Alaskën dhe qëndrova në këmbën e një akullnaje që po zhdukej. Unë pashë si deti që  avancon po gëryen bregdetet dhe po gëlltit qytete të vegjël. Unë pashë si ndryshimet në temperaturë po shkrijnë  tokën e ngrirë  dhe tundra është duke u djegur. Kështu ne duhet të bëjmë dicka për atë, përpara se të jetë shumë vonë.

Si burimi i dytë më i madh i botës, ndotja klimatike, SHBA ka një përgjegjësi të veproje. Humbjet janë gjigande – planeti jonë, fëmijët tanë, e ardhmja jonë. Kjo  është e vertetë, jo vetëm këtu në Amerike, por në të gjithë botën. Askush nuk është i imunizuar.

Tani, ne po ndërtojme një monument. Kur të gjitha janë thënë dhe po bëhen, sot firmosja e një dokumenti për tokën do te jetë një ditë e madhe në historinë e Kombeve të Bashkuara.

Fale kësaj marrëveshje, ne mund të jemi më të sigurtë për faktin që do ti lemë fëmijëve tanë një planet të vlefshëm për  të ardhmen e tyre.

Ajo është cfarë kërkohet rreth nesh.  Ndaj sot , SHBA është duke kryesuar luftën kundër ndryshimit klimaterik.

Presidenti Barack Obama .

Today is Earth Day — the last one I’ll celebrate as President. Looking back over the past seven years, I’m hopeful that the work we’ve done will allow my daughters and all of our children to inherit a cleaner, healthier, and safer planet. But I know there is still work to do.That’s why, today, the United States will join about 170 other countries in signing the Paris Agreement, a historic deal to reduce carbon emissions across the globe.When Secretary of State John Kerry stands with other countries to support this agreement, we’ll advance a plan that prioritizes the health of our planet and our people. And we’ll come within striking distance of enacting the Paris Agreement years earlier than anyone expected.This is important because the impact of climate change is real. Last summer, I visited Alaska and stood at the foot of a disappearing glacier. I saw how the rising sea is eating away at shorelines and swallowing small towns. I saw how changes in temperature mean permafrost is thawing and the tundra is burning. So we’ve got to do something about it before it’s too late.As the world’s second-largest source of climate pollution, America has a responsibility to act. The stakes are enormous — our planet, our children, our future. That’s true not just here in America, but all over the world. No one is immune.That’s why, when I ran for this office, I promised I’d work with anyone — across the aisle or on the other side of the planet — to combat this threat. It’s why we brought together scientists, entrepreneurs, businesses, and religious organizations to tackle this challenge together. It’s why we set the first-ever national fuel efficiency standards for trucks and set new standards for cars. It’s why we made the biggest investment in clean energy in U.S. history. It’s why we put forward a plan to limit carbon pollution from existing power plants. And it’s why in Paris, we rallied countries all over the world to establish a long-term framework to reduce global greenhouse gas emissions — the first time so many countries had committed to ambitious, nationally determined climate targets.Now, we’re building on that momentum. When all is said and done, today will be the largest one-day signing event in the history of the UN. Thanks to this agreement, we can be more confident that we’ll leave our children a planet worthy of their promise. That’s what this is all about. And that’s why today, America is leading the fight against climate change.

President Barack Obama

Filed Under: Komente Tagged With: Herion Kercelli, Mesazh i presidentit Obama, për ditën e tokës

“Shullazi” trazon parlamentin Shqiptar

April 21, 2016 by dgreca

*Sali Berisha: “Shullazi, me lidhjet e tij direkte me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, ai de facto ishte në mënyrë absolute, nënkryetari i kësaj qeverisjeje”- “Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri./

Nga Armand Mero (VOA)/Parlamenti pati sot një seancë të trazuar kur për orë të tëra debatet në sallë u përqëndruan në një shkëmbim replikash dhe akuzash mes palëve rreth emrit të Emiljano Shullazit, një personazh i njohur për aktivitete kriminale, i arrestuar pak ditë më parë me një barrë të rëndë dyshimesh për një seri veprash penale.

Prej kohësh, në mënyrë të përsëritur, opozita e ka lidhur emrin e tij me qeverinë aktuale, kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Kjo  ndodhi dhe sot nga deputetë të së djathtës duke kulmuar me fjalën e ish kryeministrit Sali Berisha: “Me lidhjet e tij direkte me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, ai de facto ishte në mënyrë absolute, nënkryetari i kësaj qeverisjeje”

Por zoti Berisha shkoi më tej, duke provokuar reagimin e shumicës, kur tha se “ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Nëse ju o organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm t’ua kthejnë ju me të njejtat mjete, dhe të mos dini ku të futeni”

Menjëherë pas deklaratës së zotit Berisha, ndërhyri ministri i Brendshëm Saimir Tahiri: “Unë nuk di si ky parlament vazhdon ende diskutimet normalisht, kur një ish kryeministër, bën thirrje publike që populli të armatoset. Dhe unë nuk besoj se ka thirrje më kriminale se sa kaq, nuk besoj se ka thirrje më antikushtetuese se sa kaq, nuk besoj se ka më djallëzi se sa kaq. Dhe unë shpresoj shumë që Prokuroria të gjejë kurajon dhe ta thërrasë, pikërisht pse është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje”

Jashtë sallës së parlamentit, zoti Berisha e zbuti qëndrimin e tij duke saktësuar se nevojitet një ligj për armëbajtje personale, si në Shtetet e Bashkuara, theksoi ai. E majta kërkoi më pas zyrtarisht që ndaj ish kryeministrit të merreshin masa e të pezullohej për 10 ditë nga parlamenti.

Ndaj akuzave për lidhje direkte me Shullazin ishte përgjigjur më parë kryeministri Edi Rama i cili kishte kujtuar dy raste në të kaluarën kur Shullazi sipas tij kishte prishur mitingjet e së majtës në opozitës, ndërsa për arrestimin e tij nënvizoi se “normalisht arrestimet bëhen në bashkëpunim me prokurorinë. Por në këtë rast e vërteta është pak më ndryshe. Ndalimi është bërë nga policia e cila ka nisur procedurën pa patur një denoncim konkret, por duke u nisur vetëm nga një indicje, e paprovuar. Dhe e ka ndaluar e ka kërkuar nga Prokuroria autorizimin për arrestim dhe e ka marrë autorizimin pas mensate, ndërkohë që personazhi në fjalë ka qenë në qeli”.

Ndërsa ministri i Brendshëm Tahiri nga ana e tij deklaroi: “Unë jam shumë i gatshëm. Gjeni një provë të vetme të lidhjes sime të supozuar me Shullazin apo me këdo tjetër. Ngrini një komision hetimor, verifikoni nëse ka punuar policia apo jo? Nëse është e vetme policia që ka punuar për këtë cështje apo jo? Nëse ka punuar Prokuroria apo jo? Ngrini komisionin hetimor dhe premtoni publikisht që do bashkoni votat me ne që përgjegjësi që nuk ka bërë detyrën të largohet nga detyra”.

Fjalët e zotit Tahiri mbi përgjegjësinë e mundshme në rastin Shullazi u duk se i drejtoheshin Prokurorisë, aq më tepër që kryeministri Rama kish deklaruar më parë se sipas tij, kërkesës së Policisë për përgjimin e Shullazit, Prokuroria nuk i ishte përgjigjur. Një deklaratë të cilën pak më vonë ministri i Brendshëm e cilësoi si një lapsus.

Filed Under: Komente Tagged With: “Shullazi” trazon, parlamentin Shqiptar

Xhudistja Majlinda Kelmendi përsëri kampione Evrope, ngrihet flamuri i Kosovës në Rusi

April 21, 2016 by dgreca

– Kelmendi: Më dukej shumë mirë kur e nderonin flamurin ushtarët rusë/

Sportistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka fituar titullin e kampiones në Kampionatin Evropian në xhudo që po mbahet në Rusi.

Xhudistja e njohur kosovare ka mposhtur francezen Priscilla Gneto me ippon në finalen në kategorinë deri 52 kilogramë për të fituar titullin e dytë në Evropë në karrierë.

Raportohet se, fitorja e Majlinda Kelmendit në Kazan të Rusisë, ka bërë që ky kundërshtar i Pavarësisë së Kosovës të nderojë himnin dhe flamurin e shtetit më të ri të Evropës.

Derisa është ngritur në piedestal, Kelmendi dhe publiku në arenën ku po mbahet kampionati evropian kanë dëgjuar intonimin e himnit të Republikës së Kosovës.

Garda ushtarake i ka bërë nderim flamurit deri sa ai po ngrihej.

Ndërsa Xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Rusi.

Gjakova mposhti britaniken Smythe Davis për të fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka komentuar fitoren e Majlinda Kelmendit në Kazan të Rusisë, si më e mira e Evropës në Judo.

Ka folur edhe për suksesin e Nora Gjakovës.

“Majlinda e fitoi të artën edhe në Evropianin e xhudos në Kazan. Urime edhe Norës për suksesin. Shenja premtuese në prag të debutimit të shtetit tonë në Lojërat Olimpike në Rio”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri Isa Mustafa i është gëzuar fitores së Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës.

“Majlinda Kelmendi ngriti lartë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në Rusi, duke i dhënë vendit tonë një sukses të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Mustafa duke thënë se në më pak se 24 orë, tri suksese kulmore, transmeton Koha.net.

“Sot Majlinda u shpall Kampion i Evropës duke fituar medalje të artë, në Kazan të Rusisë dhe Nora Gjakova fitoi medalje të bronztë, kurse mbrëmë Sigal Prishtina u bë Kampion i Ballkanit në Basketboll. Me këtë ritëm të sukseseve në sport dhe lëmenjtë tjerë të jetës, ky vit mund të hyjë në histori për rezultate kulmore”, shkruan më tej Mustafa, teksa përfundon duke thënë se duhet të punojmë së bashku që ta bëjmë realitet një gjë të tillë, “Urime Kosovë!”.

KELMENDI FLET PAS TRIUMFIT HISTORIK

Kampionia e re e Evropës në xhudo, Majlinda Kelmendi, thotë se është ndjerë shumë mirë që pas një viti me shumë lëndime iu kthye titujve duke triumfuar në Kampionatin Evropian në xhudo që po mbahet në Rusi.

“Jam shumë e lumtur. Ndjehem për mrekulli. Sot jam ndjerë shumë mirë, nuk e di pse, por fatmirësisht përfundova mirë. Vitin e kaluar pata shumë lëndime dhe ishte e vështirë për mua jo vetëm fizikisht por e dhe psiqikisht, sepse duhet të kthehesh siç ishte dhe kjo tregon se tani jam rikthyer”, ka thënë ajo pas triumfit në finale.

E pyetur nga gazetarët se përse pati shumë emocione pas triumfit ajo u shpreh se gëzimi nuk mund të kontrollohej për shkak se ajo e llogaritë triumf të madh pas kthimit nga lëndimi.

“Pata shumë emocione. Nuk është hera e parë që fitoj, është e dyta, por rikthimi nga lëndimet më bëri të bëj veprime të çuditshme. Më vjen turp pastaj, por nuk mund ta kontrolloj veten”, ka shtuar Kelmendi.

 

Kelmendi: Më dukej shumë mirë kur e nderonin flamurin ushtarët rusë

21 Prill 2016 – 23:40

E para e Evropës dhe Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi ka folur për KTV nga Kazani i Rusisë dhe ka thënë se është shumë e gëzuar që kjo fitore është arritur nën flamurin e Kosovës, përkundër problemeve politike në Rusi.

“Ndjehem shumë e lumtur, dihet që kur jemi në Rusi zakonisht kemi problem është himni e flamuri i Kosovës. E në këto raste na rritet ego për fitore, jam gëzuar dy herë më shumë për Kosovën”, ka thënë Kelmendi, transmeton Koha.net.

Ndërsa në lidhje me nderimin ushtarak që i ka bërë garda ushtarake e Rusisë gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe ngritjes së flamurit të Kosovës, ajo është shprehur shumë e emocionuar.

“Më është dukur shumë mirë dhe realisht më shumë i kam shikuar ata se sa flamurin e që e kam dëgju himnin”, ka shtuar Kelmendi, duke thënë se këto gara janë rrugë ose test për Olimpiadë.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Flamuri i Kosoves, ne Rusi, NGRIHET, Xhudistja Majlinda Kelmendi përsëri kampione Evrope

Zyrtarë të lartë nga Gjermania e Franca vizitë dyditore në Kosovë

April 21, 2016 by dgreca

-Në takime vizitorët gjermano-francez do të diskutojnë me partnerët e tyre kosovar çështje politike rajonale dhe evropiane/

 PRISHTINË, 21 Prill 2016/ Ministri gjerman i Shtetit për Evropë Michael Roth bashkë me kolegun e tij francez, Sekretarin e Shtetit për Ҫështje të Evropës Harlem Désir, vizitojnë për herë të parë Kosovën sot dhe nesër.

 Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë në njoftimin e dërguar thekson se, gjatë vizitës së përbashkët MiSh Roth dhe SSh Désir do të zhvillojnë takime me politikanë të ndryshëm kosovar. Këtu bëjnë pjesë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Integrimeve Europiane Bekim Ҫollaku, si dhe Ministri i Jashtëm në Detyrë Petrit Selimi dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme Enver Hoxhaj.

Në takime vizitorët gjermano-francez do të diskutojnë me partnerët e tyre kosovar çështje politike rajonale dhe evropiane.

Përveç kësaj, MiSh Roth dhe SSh Désir gjatë vizitës do të kenë mundësinë të shkëmbehen me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të diskutojnë me kosovarët e rinj. Nga nëntori i vitit 2013, Michael Roth është Ministër i Shtetit për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Si Ministër i Shtetit është nga bashkëpuntorët më të lartë në Minsitrinë e Punëve të Jashtme dhe mbështet Ministrin Federal të Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier në detyrat e tij qeveritare. Nga viti 2014, MiSh Roth është i ngarkuari i qeverisë federale për bashkëpunimin gjermano-francez.

Të premtën, më 22 prill, MiSh Roth, SiSH Désir dhe Ministri i Integrimeve Europiane Ҫollaku, pas takimit të përbashkët, do të mbajnë një konferencë për shtyp/b.j/

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Prishtina

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, ne Kosove, vizitë dyditore, Zyrtarë të lartë nga Gjermania e Franca

Kosova, Ligj për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit

April 20, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 20 Prill 2016-B.Jashari/ Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, sot në mbledhjen e 85-të, të 18-tën në vitin 2016, ka miratuar vendime nga përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.Fillimisht, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, i cili përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit  të terrorizmit.

Kryeministri Mustafa tha se ky ligj është tepër i rëndësishëm në këtë fazë edhe sa i përket luftës kundër krimit, korrupsionit, por edhe parandalimit të financimit të terrorizmit dhe të ekstremizmit, që është një prej masave që edhe Qeveria, edhe Parlamenti, por edhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës duhet t’i ndërmarrin në këtë periudhë.

Kabineti qeveritar ka miratuar sot edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë, Austrisë dhe Panamasë për punën fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të anëtarëve të një misioni diplomatik apo posti konsullor të karrierës.

 Me vendim të Qeverisë, është aprovuar edhe vendimi për themelimin e Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kryeministri Mustafa tha se është një prej shanseve shumë të mëdha të Kosovës që të përfitojë nga Korporata e Sfidave të Mileniumit.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka njoftuar kabinetin qeveritar për takimet që ka pasur në Uashington javën e kaluar me Bankën Botërore dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe pastaj edhe me MCC-në.

Qeveria gjithashtu miratoi edhe vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatë për anëtarë në Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Filed Under: Ekonomi, Komente Tagged With: i pastrimit te parave, Kosove, Kryeminsitri Mustafa, parandalimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 312
  • 313
  • 314
  • 315
  • 316
  • …
  • 480
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT