• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Apple” mbushi sot 40 vjet

April 1, 2016 by dgreca

Me këtë rast redaksia e gazetës “Dielli” i uron suksese personelit shqiptaro-amerikan që punon tek “Apple”, bashkë me miqtë dhe kolegët e tyre/

Dyzet vjet më parë, më 1 prill 1976, kompjuteri Apple, nuk ishte gjë tjetër veçse dy të rinj në një garazh të Kalifornisë. Sot, Apple është njëra prej kompanive më të mëdha në botë. Ndikimi që do të kishin themeluesit e kompanisë Steve Jobs dhe Steve Wozniak në atë kohë ishte i paimagjinueshëm. Inxhinieri Bob Lash e ndërtoi këtë kompjuter primitiv në mesin e viteve 70-të.  Në atë kohë, vetëm universitetet apo korporatat e mëdha kishin kompjuter. “Që të kishte një kompjuter për përdorim privat, duhet ta ndërtoje vetë,” – thotë ai. Ai bëri pikërisht këtë me Klubin “Homebreë,” një grup hobistësh ku merrte pjesë edhe bashkëthemeluesi i firmës Apple, Steve Wozniak. Një mbrëmje Wozniak solli në klub kompjuterin e parë Apple. Një pajisje e vogël dhe më e pavarur se sa të tjerat: “M’u duk tërheqës. Ideja për ta patur kompjuterin në një panel të cilit i shton vetëm tastierën, mu duk shumë e mirë.”  Etika e tërheqjes, thjeshtësisë dhe funksionit do të bëhej një prej  tipareve të firmës Apple. Kompania nuk shpiku kompjuterat personalë, apo telefonat inteligjentë, thotë Dag Spicer, kurator në Muzeumin e Historisë së Kompjuterave. “Çfarë është shpikja? A duhet që gjithmonë të shpikim diçka të re, apo mund të marrësh diçka që egziston dhe ta përpunosh e ta bësh të bukur?” Pamja e jashtme dhe lehtësia e përdorimit ishin synimet e Steve Jobs. Një avancim i madh do të vinte në vitin 1984 me kompjuterin Macintosh: “Nuk është si një kompjuter i madh dhe i frikshëm. Madje nuk duket fare si kompjuter. Ishte një hap i madh psikologjik, i bërë qëllimisht, me ndërgjegje.” Macintoshi solli në treg modelin e klikimit. Ja ç’thotë Bruce Damer pronar i firmës Digibarn: “Ishte mrekulli. Kishim përpara një kuti të vogël për mendjen.” Bruce Damer  mbledh historinë e kompjuterëve në DigiBarn pranë Luginës Silikon. Ai thotë se para Macintosh-it, duhet të dije një gjuhë speciale për të punuar me një kompjuter. “Në atë kohë kishte vetëm tekst. Ky ishte një revolucion sepse mundësoi futjen e fotove në ekran, të ikonave dhe lëvizjen e tyre.” Zoti Damer thotë se Macintoshi ndryshoi marrëdhënien me kompjuterin: “Kompjuteri u bë një mik me të cilin mund të komunikoje.” Ai thotë se lehtësia e përdorimit kanë mundësuar pranimin e kompjuterave në jetën e njeriut. Ky është garazhi ku Steve Jobs dhe Steve Wozniak ndërtuan 50 kompjuerat e parë Apple 1. Vizitorët janë të shumtë.  Steve Jobs vdiq në vitin 2011, ndërsa Wozniak u largua nga kompania në vitin 1985. Por shtëpia private e tij është sot një objekt turistik.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Apple, mbushi sot 40 vjet

Komisioni Evropian: Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës

April 1, 2016 by dgreca

-Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës hyn në fuqi sot, më 1 prill 2016./

-Komisioni Evropian – Komunikatë për Shtyp, dërguar nga zyra e BE në Kosovë-/

 Bruksel, 1 prill 2016/

 Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës hyn në fuqi sot, më 1 prill 2016. MSA-ja krijon një raport kontraktues i cili vë të drejta dhe obligime të dyanshme dhe i cili mbulon një numër të gjerë sektorësh. Ajo do të mbështesë implementimin e reformave dhe do t’i japë Kosovë mundësi për të lëvizur më afër Evropës.

“Kjo marrëveshje hap një fazë të re në marrëdhëniet BE-Kosovë dhe paraqet një kontribut të rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi. Unë pres zbatimin e kësaj marrëveshjeje” tha Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendës-Kryetarja Federica Mogherini me rastin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.

“Kjo marrëveshje është një moment historik për marrëdhëniet BE-Kosovë: ajo do të ndihmojë Kosovën në rrugën e reformave dhe do të krijojë mundësi për tregti dhe investim. Pres me padurim vizitën time të ardhshme në Prishtinë për të shënuar këtë moment të rëndësishëm dhe për t’u shpjeguar bizneseve kosovare, investitorëve dhe publikut të gjerë të mirat që mund të sjellë ajo në drejtim të rritjes ekonomike dhe punësimit ” tha Komisioneri Johannes Hahn.

MSA-ja fokusohet në respektimin e parimeve demokratike kryesore dhe elementeve kryesore që janë thelbi i tregut të vetëm të BE-së. MSA-ja do të krijojë një zonë që mundëson tregti të lirë dhe zbatim të standardeve evropiane në fusha të tjera, të tilla si konkurrenca, ndihma e shtetit dhe prona intelektuale. Dispozitat e tjera mbulojnë dialogun politik, bashkëpunimin në një numër të madh sektorësh, duke filluar nga arsimi dhe punësimi deri te energjia, mjedisi, drejtësia dhee punët e brendshme.

 Historiku

 MSA-ja është nënshkruar më 27 tetor 2015 nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë/Nën-Kryetarja e Komisionit Evropian, dhe Johannes Hahn, Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, për Bashkimin Evropian, derisa për Kosovën MSA-ja është nënshkruar nga Kryeministri, Isa Mustafa, dhe Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

MSA-ja është negociuar në periudhën tetor 2013 dhe maj 2014, është nënshkruar më 22 tetor 2015 dhe zyrtarisht marrëveshja është arritur më 12 shkurt 2016.

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës të shënuar drejt rrugës së saj evropiane përmes procesit të Stabilizim Asociimit, politikën e disejnuar nga BE për të rritur bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe bashkëpunimin rajonal. Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit janë një komponentë kryesore e këtij procesi. Për të mbështetur reformat e nevojshme, BE-ja vë në dispozicion asistencën para pranimit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në vlerë prej 11.7 miliardë euro gjatë periudhës 2014-2020, prej të cilave 645.5 milionë euro alokohen për Kosovën./b.j/

European Commission

Press release

 Stabilisation and Association Agreement (SAA) between the European Union and Kosovo enters into force

 The Stabilisation and Association Agreement (SAA) between the European Union and Kosovo enters into force today, 1 April 2016.

Brussels, 1 April 2016

The Stabilisation and Association Agreement (SAA) between the European Union and Kosovo enters into force today, 1 April 2016. The SAA establishes a contractual relationship that entails mutual rights and obligations and covers a wide variety of sectors. It will support the implementation of reforms and will give Kosovo an opportunity to move closer to Europe

“This agreement opens a new phase in the EU-Kosovo relationship and represents an important contribution to peace, stability and prosperity in Kosovo and the region at large. I am looking forward to its implementation,” said High Representative/Vice-President Federica Mogherini on the occasion of it coming into force.

“This agreement is a milestone for the EU-Kosovo relationship: it will help keep Kosovo on the path of reform and will create trade and investment opportunities. I am very much looking forward to my next visit to Pristina to mark this important moment and to explain the benefits it can bring in terms of growth and employment to Kosovo businesses, investors and the general public,” said Commissioner Johannes Hahn.

The SAA focuses on respect for key democratic principles and core elements that are at the heart of the EU’s single market. The SAA will establish an area that allows for free trade and the application of European standards in other areas such as competition, state aid and intellectual property. Other provisions cover political dialogue, cooperation in a wide variety of sectors ranging from education and employment to energy, the environment and justice and home affairs.

Background

The SAA was signed on 27 October 2015 by Federica Mogherini, High Representative for Foreign Affairs and Security Policy/Vice-President of the European Commission, and Johannes Hahn, Commissioner for European Neighbourhood Policy and Enlargement Negotiations, for the European Union, while for Kosovo it was signed by Prime Minister Isa Mustafa and Minister for European Integration Bekim Collaku.

The SAA was negotiated between October 2013 and May 2014, signed on 22 October 2015 and formally concluded on 12 February 2016.

The European Union will continue to support Kosovo’s progress in its European path through the Stabilisation and Association process, the policy designed by the EU to foster cooperation with the Western Balkan countries as well as regional cooperation. Stabilisation and Association Agreements are a core component of this process. In order to support the necessary reforms, the EU makes available pre-accession assistance to the Western Balkans and Turkey amounting to some €11.7 billion over the period 2014-2020, of which €645.5 million is allocated to Kosovo.

Filed Under: Komente Tagged With: : Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në mes, dhe Kosovës, Komisioni Evropian, të Bashkimit Evropian

Marinsat e Ambasadës së SHBA në Tiranë, në ndihmë të komunitetit

April 1, 2016 by dgreca

Tashmë është bërë traditë që marinsat e Ambasadës së SHBA në vendin tonë marin pjesë në aktivitete të ndryshme për mirëmbajtjen e mjedisit, gjelbërimin e ambienteve të ndryshme rreth qendrave të banuara, përmirësimin e infrastrukturës të shkollave, kopshteve e cerdheve, dhurimin e ndihmave për jetimoret, dhënien e koncerteve të ndryshme, etj. Dora dhe mëndja e këtyre djemve me uniformën e marinsave ka lënë gjurmë në mjaft qytete dhe qendra të banuara të Shqipërisë, nga Vlora në Sarandë, nga Durrësi në Tiranë, nga Korca në Shkodër e Kukës, etj. Ditët e fundit Trupa e marinsave, Komiteti i Gjelbërt, dhe vullnetarë të tjerë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndihmuan në mbjelljen e pemëve, ndërtimin e gardhit dhe lyerjen e mureve të parkut të ri për romët në lagjen e Tufinës në Tiranë. Ky grup punoi së bashku me stafin e Ecovolis, si edhe me vetë pjestarët e komunitetit rom. Madje marinsat ftojnë dhe banorët e tjerë për tu bërë pjesë e këtyre projekteve. Ata thonë se, edhe ju mund të bëheni vullnetar. Ndaj mblidhuni së bashku me miqtë apo fqinjët tuaj dhe mundohuni të ndihmoni në hapësirat më problematike të komunitetit tuaj, theksojnë ata. Në këtë mënyrë ata japin një shembull të mirë jo vetëm për ushtarakët shqiptarë, por gjithë qytetarët shqiptarë.

US Embassy Tirana’s Marines, Green Committee, and other volunteers helped plant trees, build a fence, and paint walls at the new Roma Park in the Tufine neighborhood of Tirana. Our group worked alongside staff from Ecovolis, as well as several members of the Roma community itself. You can be a volunteer, too. Get together with your friends or your neighbors and try to help in the most problematic areas of your community. Photos: Courtesy of Geoffrey Parker //http://www.geoffreyparkerphoto.com/

{Shefqet Kërcelli}

Filed Under: Komente Tagged With: Marinsat e Ambasadës së SHBA, ne ndihme, Shefqet Kercelli, TE KOMUNITETIT

Selimi kërkon hisen e Kosovës në nismat rajonale

April 1, 2016 by dgreca

 Ministri i Jashtëm në detyrë i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, në takimin e ministrave të Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor ka kërkuar që Kosova të marrë hisen që meriton në nismat rajonale, meqë deri më tash nuk është e përfaqësuar në nivel drejtues dhe ende nuk ka një seli.

 Durrës, 31 mars 2016 – Ministrat e Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur dje dhe sot në Durrës, në kuadër të ministerialit rajonal “Western Balkans”, për të rritur koordinimin ndërshtetëror në realizimin e projekteve ekonomike rajonale në infrastrukturë dhe energjetikë.

Nikoqiri i këtij ministeriali, Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, vlerësoi lartë mbështetjen e Komisionit Evropian në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bushati me theks të veçantë foli për rrugëtimin euroatlantik dhe hapat konkretë që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në procesin e reformave, me fokus në reformën institucionale dhe në zbatimin e planit të veprimit për prioritetet kyçe të Shqipërisë.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm në detyrë i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, kërkoi që të punohet në  zbatim të projekteve të përfolura ngase, siç tha ai, barometër i suksesit të “Procesit të Berlinit” janë projektet vizibile të qytetarët dhe për ekonomitë e rajonit.

Ministri i Jashtëm Selimi gjithashtu ngriti zërin për një shpërndarje të drejtë të drejtorëve ekzekutivë dhe nismave rajonale. Prandaj, ai kërkoi që Kosova të marrë hisen që mëriton brenda nismave rajonale duke qenë së shteti kosovar nuk është i përfaqësues në nivel drejtues dhe ende nuk ka një seli. “Kosova i ka të miratuara katër projekte prioritare, duke përfshirë edhe rrugën Prishtinë-Nish si dhe linjën hekurudhore Prishtinë-Shkup”, tha Selimi në takimin e ministrave të Jashtëm të shteteve të rajonit.

Progresin e arritur në Ballkanin Perëndimor e vlerësoi edhe Komisioneri Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili tha se bashkëpunimi i shteteve të rajonit ka filluar të japë rezultate konkrete. Megjithatë, sipas komisionerit Hahn, nevojitet një përqendrim më i madh në zbatimin e projekteve të përbashkëta, që ky bashkëpunim të jetë një model i mirë për përballimin e sfidave me të cilat përballen sot Ballkani dhe BE-ja.Përveç komsionerit Hahn dhe ministrave Bushati e Selimi, pjesë e takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në largim i Malit të Zi, Igor Llukshiq, ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Igor Crnadak, dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki.Gjithashtu, si kryesues i radhës i Grupit të Vishegradit (V4), pjesëmarrës në ministerial ishte edhe ministri i Jashtëm i Çekisë, Lubomír Zaorálek, si dhe Štefan Füle, si i dërguar i posaçëm i OSBE-së për Ballkanin Perëndimor.Në mesin e të pranishmëve në këtë ministerial ishin edhe sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Roksanda Ninçiq, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Goran Svillanoviq, Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane, Harlem Désir, dhe nënsekretari italian i Shtetit për Punë të Jashtme, Vincenzo Amendola.Pas përfundimit të punimeve, ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të dalin edhe me një deklaratë të përbashkët për proceset e deritashme në rajonin tonë dhe me gjerë. Takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, vitin e kaluar ishte mbajtur në Prishtinë, kurse ai i radhës do të mbahet në muajin korrik të këtij viti në Paris.

Filed Under: Komente Tagged With: hisen e Kosovës, në nismat rajonale, Selimi kërkon

Ndihma per shkollat ne Kurbin

March 31, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Për nxënësit e disa klasave në  shkollës 9 – vjeçare në Laç do të mendojë, Shoqëria Internacionale për të Drejtat e Njeriut, duke ju dhuruar dhjetra tavolina dhe karrige. Prej vitesh në disa klasa të kësaj shkolle mbetej  problematike infrastruktura shkollore, ndërsa nxënësit zhvillonin orët e mësimit me karrige dhe tavolina tepër të amortizuara. Z. Mark Palaj kryetari i kësaj Shoqërie ishte njohur me vështirësitë, mësues dhe nxënës të cilët përballeshin nga kjo problematikë ndaj premtoj investimin nga Shoqëria Internacinale për të Drejtat e Njeriut, duke plotësuar me kato oriendi shkollore disa klasa. Ndonëse shkollat kanë mbyllur dyert gjatë kësaj jave, teksa disa nxënës si dhe mësues janë informuar se automjetet e kësaj Shoqërie, janë shfaqur pranë shkollës, menjëherë do të ndihmonin në sistemimin e klasave me objekte të reja, ndërsa do të përcillnin urimin mësuesit Gjin Kola, Angjelina Nikolli dhe Arta Rica, për bashkqytetarin e tyre kurbinasin Mark Palaj për ndihmën mjaft të çmuar.
Ndërsa Mark Palaj do të falenderonte Katrin Bornmuller e cila pasi është informuar për gjendjen në proçesim e infrastrukturës tek disa shkolla do të akordonte këtë investim. Sakaq Mark Palaj është shprehur se Shoqëria Internacionale ka disa projekte të tjera për t’u ardhur në ndihmë familjeve dhe individë të veçantë, për të minimizuar sadopak problematikat në jetën e tyre të përditshme.
Gjithashtu Shoqëria është duke hartuar dhe projekte të tjera gjithshtu në interes të komunitetit.

Filed Under: Komente Tagged With: Ahmet Zani, Ndihma, ne Kurbin, per shkollat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 336
  • 337
  • 338
  • 339
  • 340
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support
  • Një vizitë e veçantë te Vatra…
  • Vatra Chairman Dr. Elmi Berisha and Prishtina Mayor Përparim Rama met with officials at the U.S. Department of State
  • Shtylla kushtetuese e unitetit kombëtar dhe prova vendimtare e pjekurisë politike
  • KUR POLITIKANËT E SHQIPËRISË DHE TË KOSOVËS “PUSHTOJNË” WASHINGTONIN 
  • 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐞𝐨𝐫𝐠𝐞 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐢 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐢 𝐒𝐇𝐁𝐀
  • “VOA” DHE SHQIPËRIA
  • Grenlanda, rëndësia kritike e ishullit për mbrojtjen raketore dhe interesat gjeostrategjike të ShBA
  • AMBASADA PRANË DALLGËVE TË OQEANIT
  • “Eksodi i zogjve të Çamërisë”, poema e re e Luan Ramës
  • Shqiptarët dhe dy anët e medaljes së sistemit osman të mileteve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT