• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndahet nga jeta miku i shkrimtarëve, Prof.dr.Murat Gecaj

July 16, 2020 by dgreca

Sapo mësova me dhembje për ndarjen nga jeta të mikut të të gjithë shkrimtarëve dhe mikut tim, Prof.Dr.Murat Gecaj.

    Fatkeqësisht njerëzit e mirë po ikin një e nga një. Ndaj po shkruaj me dhembje për humbjen e një miku të mirë.

     Eh, të tilla janë ligjet e natyrës.

     Kështu e ka jeta, ka lindje, ka zhvillim, por dhe vdekje…

     I lumtur është ai njeri që lë pas një emër, por e rëndësishme është kur lë një emër të mirë. I tillë ishte edhe Prof Murati. Ai hynte tek grupimi i njerëzve të mirë dhe dashamirës. Nuk kishte si të bëhej ndryshe ai bir i Alpeve. I lindur e rritur mes bardhësisë së borës, bukurisë magjepsëse të kurorës përrallore të alpeve shqiptare, ku ligjëron Valbona. Në formimin e tij rol të madh ka luajtur historia e egër, por atdhetare, mes betejash për mbijetesë,  krahinës së Gjakovës, veçanërisht e fshatit të lindjes Bujan. Ky vend me bukuri të rrallë, e rriti me dashurinë për vendin, për natyrën, për njerëzit,  për këngët epike të Krahinës. Të gjitha këto dhe edukimi i familjes me tradita atdhetare, e bënë Muratin një njeri të mirë që kërkonte nga vetja. Me vullnet dhe punë, ai i ngjiti shkallët e kulturës kombëtare, duke ia kushtuar dijet e veta arsimit shqiptar. Pas  kreu Universitetin, e nisi punën si redaktor i gazetës “Pionieri”dhe duke i ngjitur shkallët e dijes, arriti të marrë gradën “Doktor i shkencave pedagogjike” e më pas , iu dha titulli shkencor “Profesor i asociuar”.Për një periudhë afër 55-vjeçare, është autor i mjaft shkrimeve e studimeve, në gazeta e revista shqiptare.

 Prof. Murat Gecaj ishte  studiues e publicist shqiptar.  Ka mbajtur një kumtesë në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 1972). Eshtë autor i disa zërave për arsimin e shtypin, në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” (Tiranë, 1985) dhe ribotimi (Tiranë, 2010); bashkautor i veprës “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar” (Tiranë, 2002), si dhe bashkautor në botime të tjera: arsimore, historike, folklorike etj.Ka botuar një sër veprash studimore dhe letrare.

Veç vlerave të mësipërme ai ishte bujar, shpirtgjerë dhe i paërtuar, njeriu që e shpërndante mirësinë përmes buzëqeshjes. Megjithë moshën dhe problemet shëndetësore ishte i kudogjndur, i papërtguar të ndihmonte shkrimtarët e rinj, të shkruante për ta, duke i inkurajuar në rrugën e vështirë por të bukur të artit letrar. Kështu ka lënë emrin e tij të nderuar në shumë botime.

   Iku njeriu i mirë Murat Gecaj, iku fizikisht, por ai i ka lënë duart dhe mendjen jashtë, emër që gjendet dhe do të lexohet nëpër bibliotekat dhe libraritë e vendit.

   I paharruar qoftë kujtimi i Prof.Dr. Murat Gecajt! I qoftë e lehtë balta !

Me dhembje iu shpreh ngushëllimet e mia familjes Gecaj, duke iu uruar të kenë kurajo për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

 Ngushëllime miqve të tij!

Me konsideratë për njeriun e mirë, Murat Gecaj!

Lamtumirë miku i të gjithëve!

Vilhelme Vrana  & Fitim Haxhiraj

Vlorë, 16.7.2020

Filed Under: ESSE Tagged With: Ndahet nga jeta, Prof.dr.Murat Gecaj, Vilhelme Vrana

Ndahet nga jeta akademiku dhe shkrimtari Moikom Zeqo

June 15, 2020 by dgreca

Shkruan:Almarina Gegvataj*/

TIRANE, 15 qershor- Akademiku, studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo është ndarë sot nga jeta në moshën 71-vjeçare pas sëmundje të rëndë.

Komisioni i përhershëm i arteve dhe trashëgimisë kulturore i Akademisë së Shkencave mësoi me dhimbje të thellë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, historianit, publicistit, studiuesit të njohur të trashëgimisë shpirtërore dhe materiale të popullit shqiptar, njeriut erudit dhe veprimtarit politik, Moikom Zeqo. “Ky lajm i trishtuar ka lënë në pikëllim familjen e tij; bashkësinë e studiuesve shqiptarë të arkeologjisë, qytetërimeve, letërsisë, besimeve dhe të shumë fushave të tjera; lexuesit e tij të shumtë në Shqipëri e në gjithë hapësirën historike kombëtare; të cilëve Akademia e Shkencave u shpreh ngushëllimet e veta.

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Pasi mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi, do të niste punën si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”.

Në vitet 1979-1987, Zeqo punoi pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit, e më tej si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Më 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 u zgjodh deputet i PS dhe shërbeu deri më 1996. Më pas, do të shkëputej nga politika dhe do të zgjidhej drejtor në Muzeun Historik Kombëtar.

Moikom Zeqo ka lënë pas rreth 100 tituj librash në poezi, prozë, eseistikë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe një numër skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Veprimtaria krijuese e Moikom Zeqos u zhvillua para së gjithash në fushën e poezisë. Njihet si një prej përfaqësuesve më të shenjuar të brezit letrar pas-Kadare. Hyri në jetën letrare dhe kulturore të vendit si poet me figuracion të guximshëm, me ndikime nga De Rada e Migjeni, me një frymëzim të dukshëm qytetar dhe intelektual. E njohur si poezi e mendimit dhe e refleksionit të brendshëm, në tri dekadat e fundme ajo u shfaq me një figurshmëri edhe më moderne, duke u bërë e njohur si poezi e mendjes, zemrës dhe shpirtit, por para së gjithash si poezi ezoterike. Poezia e Moikom Zeqos më së shumti është poezi e kërkimit dhe e enciklopedizmit se e frymëzimit rastësor. Kjo është arsyeja që poezia e shoqëroi atë gjatë gjithë jetës, prej viteve të rinisë deri në çastet e fundme të jetës.

Moikom Zeqo shkroi shumë vepra studimore për autorët më të rëndësishëm të saj prej fillimeve deri në kohët moderne. Në mënyrë të veçantë në vëmendjen e tij qenë shekujt e humanizmit europian në Shqipëri, me Barletin, Buzukun e Bogdanin; letërsia arbëreshe me De Radën; letërsia midis dy luftërave me Migjenin dhe letërsia popullore shqiptare. Moikom Zeqo shkroi gjithashtu artikuj e studime me karakter njohës e interpretues edhe për ritet dhe mitet e popullit shqiptar, dukuritë specifike etnografike të tij, folklorin, kujtesën gojore në përgjithësi. Për një kohë të gjatë ai ndoqi për së afërmi procesin krijues në tërësinë e vet me syrin e kritikut dhe të gazetarit: letërsinë, artet figurative, jetën e skenës dhe të kinemasë shqiptare.

Me gjithë karakterin shumëpërmasësh të veprimtarisë së tij poetike dhe kërkimore, Moikom Zeqo gradën shkencore “doktor” e mbrojti në fushën e arkeologjisë, që përbën drejtimin e dytë shumë të rëndësishëm të ndihmesave të tij. Më shumë se kërkues i terrenit, Moikom Zeqo shkroi për shumë çështje të lashtësisë së qytetërimit iliro-shqiptar dhe për vazhdimësinë midis tyre mbështetur në një bibliotekë shumë të pasur dhe në njohuritë e tij të gjera për qytetërimet antike, sidomos për qytetërimin grek dhe romak. Në mënyrë të veçantë interesim shkencor në këtë fushë pati për praninë e romanitetit në trashëgiminë shqiptare.

Publicistika, me shkrimet kritike për zhvillimet bashkëkohore dhe me karakterin e saj polemik, është një tjetër bashkudhëtare krijuese e Moikom Zeqos. Bashkë me ushtrimin e suksesshëm të detyrave të larta shtetërore dhe përfaqësuese, si ministër dhe deputet, publicistika përbën një prej formave të pjesëmarrjes së tij qytetare në jetën publike si mendimtar e nismëtar. Në dekadën e fundme të shekullit XX ai ishte një prej bashkëpunëtorëve më të vendosur të shtypit të lëvizjes çlirimtare të Kosovës dhe për këtë kontribut ai është nderuar me dekoratën e lartë të Urdhrit të Pavarësisë.

Akademia e Shkencave shprehet se “ndarja nga jeta e Mojkom Zeqos është një humbje e madhe për kulturën dhe botën e letrave shqipe, Ai do të mbetet një zë i veçantë dhe me vlera në fondin, identitetin dhe trashëgiminë e kulturës shqiptare”.

Veprat e tij janë përkthyer më disa gjuhë të huaja, anglisht, esperanto, gjermanisht etj.

Historiani Zeqo është vlerësuar me Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

*Kortezi:Agjensia Telegrafike Shqiptare

Filed Under: Opinion Tagged With: Moikom Zeqo, Ndahet nga jeta

Ndahet nga jeta ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan, Willy Kamsi

January 24, 2017 by dgreca

1 Willi KamsiU nda sot nga jeta ish-ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan, Willy Kamsi. Kamsi ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, në qytetin e Shkodrës. Kamsi u shqua për veprimtarinë e tij në fushën e arsimit, etnografisë, diplomacisë e bibliografisë.Ai u lind në Bari të Italisë në dhjetor të vitit 1926. U rrit në mërgim, nga ku erdhi në Shqipëri në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, në qershor të vitit 1943.Familja e tij u vendos në kryeqytet, por mbarimi i Luftës do të sillte ndryshime të mëdha në jetën e tij. Edhe pse i ati, Gjoni, nuk ishte marrë gjatë Luftës me politikë, familja e tij në qershor të vitit 1953 dëbohet nga Tirana dhe detyrohet të shkojë në Shkodër.

Në vitet e egra të terrorit komunist në Shqipëri, Willy Kamsi, punoi si bibliotekar pranë Institutit të Lartë Pedagogjik në Shkodër, ku u vlerësua për përkushtimin e tij. Krahas punës së bibliotekarit, Kamsi është i njohur dhe për studimet e tij historike dhe bibliograke, duke botuar një seri artikujsh.

Kamsi gjithashtu ka kontribuar në fushën e përkthimit. Pas rënies së komunizmit, në vitin 1993, ai u emërua nga qeveria demokratike ambasadori i parë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Kamsi qëndroi në këtë detyrë deri në dhjetor të vitit 1996, të cilën e kreu me përgjegjshmëri të lartë, duke nderuar Shqipërinë para përfaqësuesve të tjerë diplomatikë dhe para Selisë së Shenjtë.

Si diplomat Willy Kamsi la shembullin e të përkushtuarit, serioz dhe fisnik, mbase pa frakun ceremonial, se ishin vitet e varfërisë, po ai shkëlqeu mes kolegëve për virtytin dhe dinjitetin, duke e nderuar shtetin e tij.

Në vitet e tjera të jetës Willi Kamsi iu përkushtua botimit të disa veprave të rëndësishme, si numrit të plotë të revistave “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Albania” e Konicës, “Shêjzat”, si edhe disa materialeve me rëndësi historike, si “Ditari” historik i Shuk Gurakuqit, “Kujtimet” e Gjon Kamsit, një përmbledhje e studimeve të tij historike, etj.

3 Willi Kamsi***
Telegram Ngushëllimi i Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë Trojet e Arbrit me rastin e ndarjes nga jeta të pinjollit të Engjëllorëve Willy Gjon Kamsi. /
E nderuara Familja Kamsi! /
2 me shoqaten
Të nderuar Ithtarë të Shqipëris Etnike në të gjitha Trojet Shqiptare. 
Shoqata e Intelektualëve gjithshqiptarë Trojet e Arbrit me dhimbje të thellë e mori lajmin e kalimi të në amshim të studiuesit diplomatit dhe atdhetarit Willy Gjon Kamsit. Willy Kamsi për 10 vite të tëra ishte aktiv dhe ka marrë pjesë në shumë sesione shkencore për ndriçimin e Historisë Shqiptare të mbajtura në të gjitha Trojet Shqiptare. Ai me studimet dhe pjesmarrjen e tij i jepte seriozitet shkencor dhe kombëtar sesioneve tona shkencore. Madje i ndjeri Willy së bashku me të ndjerinë Mentor Quku, ishin dy ikona Shkodrane që përfaqësonin Shkodren në kuvendet e Shqipëris Etnike, ku ishin të nderuar, dhe të respektuar nga mbarë Intelektualët nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora e madhe Atdhetare. Familja Kamsi është një familje e nderuar e cila dha intelektualë dhe atdhetarë që bën emër në botën shqiptare.Simbas studiuesit Karlo Kamsi, pinjoll i kësaj familjeje, ai rrëfen historinë e njerëzve që kanë dhën një kontribut të madh në jetën e vendit, që në kohët e hershme. Duke folur për prejardhjen, ai thotë se Drishti ose siç njihet ndryshe Drivastumi ka qenë një ndër qendrat më të zhvilluara që në shekullin XII dhe se Kamsi është mbiemri i njërës prej dy degëve të familjes së sundimtarëve të Drishtit, asaj të Ejllorëve ose Ëngjëllorëve. Kjo familje i ka rrënjët tek Dhimitër Ejlli dhe më pas ajo u nda në dy degë, në atë Kamsi dhe Radovani. Me pushtimin e Drishtit dhe fortesës së saj nga turqit, Ejllorët (Ëngjëllorët) u shpërndanë, ku një pjesë e tyre merr mbiemrin Kamsi dhe zotëron fshatrat mes Cukalit e Drishtit. Më pas ata u shpërndanë në zona të ndryshme të Shkodrës. Vlen të theksohet se përfaqësuesi i kësaj familje atdhetare Pal Engjëlli ishte i pari që e kishte shkruar Formulën e Pagëzimit. Edhe babai i Willy Kamsit, Gjoni kishte dhënë një kontributë të qmuarë atdhetar, dhe ishte krahu i djathtë i Luigj Gurakuqit. Gjon Kamsi ishte intelektuali i cili e kishte bërë publike shpallljen e Pavarsis së Shqipërisë në mediat italiane dhe botërore te asaj kohe. Edhepse i lindur në Mërgim në Bari të Italisë në dhjetor të vitit 1926, e ku jetoj deri në vitin 1943, ku u kthye në Shqiperi së bashku me babain Gjonin, Willy Kamsi dha një kontribut të madhë Intelektual duke e vazhduar traditën e Engjellorëve të mëdhenj. Kur shkendijat e Demokracisë dukeshin në shesh aji më plotë dinjitet e perfaqsoi Shqiperinë si Ambasador i parë i saj në Vatikan. Shoqata e Intelektualëve Trojet e Arbrit ndihet e priviligjuar që Willy Gjon Kamsi mori pjesë për 10 vite me radhë dhe dha një kontribut të çmuar, nëpër sesionet dhe akademitë tona shkencore. Ai gjithmonë fliste pak, por fjala e tij kishte peshë të madhe, për ndriqimin e kulturës, historisë, dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare për një Shqipëri Etnike dhe Demokratike. Willy Kamsi i la Kulturës Shqiptare disa vepra të botuara, si dhe disa studime shumë me vlerë që presin ta shohin dritën e botimit. Aji ishte Intelektuali i cili me forcën e argumentit historik dhe me gjurmimet nëpër arkiva dhe biblioteka të ndryshme, la gjurmët e shkruara që do tju shërbejnë brezave të ardhshëm për orjentimin e drejtë shkencor dhe kulturor të kulturës dhe traditës sonë shqiptare. Shpirti i Willy Gjon Kamsit pushoft në Paqë. Familjes dhe të gjithë përkrahësve të Shqipërisë Etnike ju shprehim ngushllime të thella me rastin e ndarjes nga jeta të studiuesit, atdhetarit, e diplomatit Willy Gjon Kamsi. 
Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë Trojet e Abrit 
Nue Oroshi Kryetar, 
24 Janar 2017.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ndahet nga jeta, Willy Kamsi

NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI DHE PUBLICISTI NJOHUR BAHRI MYFTARI

November 11, 2016 by dgreca


2-myftari-png
Me hidhërim të madh lajmërojmë se sot  më 11 nëntor 2016, u nda nga jeta shkrimtari, publicist dhe aktivisti shoqëror Bahri Myftari.Bahriu lindi në Elbasan në vitin 1944, në një familje të njohur. Atje u edukua dhe u shkollua dhe më pas kreu studimet në Institutin Pedagogjik dhe u dplomua si mësues. Profesuonin më fisnik nën diell atë të mësuesit e ushtroi në disa fshatra të Elbasanit dhe më pas në qytetin e Elbasanit. Ai u dallua mbi shokët e tij për përkushtimin e edukimit të brezit të ri.Por ajo që e bëri një personalitet të njohur në Shqipërië dhe jashtë kufijëve ishte aktiviteti si shkrimtar.  Ai filloi të botojë në moshë të re  dhe provoi disa gjini, dramën, reportazhin, por u shqu në gjininë e tregimeve.

Ai botoi një korpus të vërtetë përmbledhje me tregime, që janë pritur e vlerësuar nga lexuesi i gjerë.Tregimet e tij u vlërësuan nga autoritete të njohura si Vath Koreshi, Perikli Jorgoni, Behar Gjoka, Koçi Petriti, Teodr Laço, Gëzim Zilja, Enver Lepenica, Qazim Shehu, Anastas Kondo, Bardhosh Gaçe etj.Të gjith këta kanë vënë  në dukje veçoritë e tregimeve të tij që dallojnë dhe se prurjet e tij në fushën e letërsisë së ditëve tona janë me vlera.

Bahri Myftari është dalluar edhe si aktivist shpoqëror, ai me mënçuri dhe shpirtin e tij demokratik, pa degradimin e sistemit diktatorila komunist dhe u radhit në vijën e parë të luftëtarëve për të përmbysyr atë diktaturë.Në sistemin demokratik ai ishte një nga krijuesit dhe udhëheqësit e Partisë Socialdemokrate dhe luftoi me të gjitha forcat për trumfin e idealeve demokratike.

Bahri Myuftari u shqua edhe në fushën e publicistikës, në krah të publicistëve të njohur Fahri Balliu, Astrit Nuri, Xhevat Mustafa etj ai dha kontributin e tij të vlefshëm për triufmin e ideve demokratike.

Edhe në pension ai ishte njeri aktiv dhe ishte çdo ditë në punë, me shkrime publicistike, me tregime në shtypin e përditshëm, me pjesmarrje e diskutime në aktivitet kulturiore, në çdo rast duke dhënë mendimin e tij me guximin që e karakterizonte dhe me qytetari.

Humbja e tij, është humbja e një intelektuali dhe shkrimtari që nuk bënte gjumë për problemet e shoqërisë sonë.

Ngushëllime familjes. Qoftë i pa harruar emëri dhe vepra e tij letrare dhe shoqërore.

Lamtumirë miku jonë i shtrenjtë.

Fahri Balliu, Serxhio Mazreku, Kastriot Frashëri, Enver Memishaj, Gëzim Zilja, Agim Musta, Qazim Shehu, Behar Gjoka, Bardhosh Gaçe, Bajram Karabolli, Xhevat Mustafa, Mujo Buçpapa, Zenel Hysa, Moikom Zeqo, Albert Zholi, Hysen Sinani, Koçi Tahiri etj.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bahri Myftari, Ndahet nga jeta, publicist, shkrimtar

Ndahet nga Jeta, Pjeter Shkoza… U takua me te birin pas 40 vjetesh

July 10, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
E tillë është edhe historia e Pjetër dhe Lekë Shkozës. Sot babë e bir, respektivisht 104 dhe 63 vjeç, shijojnë praninë e njëri-tjetrit. Por deri 25 vite më parë, Pjetri dhe Leka nuk njiheshin fizikisht.
Ishte viti 1951, kur Pjetër Shkoza, kundërshtues i fortë i regjimit të asaj kohe, ishte arratisur me të vëllanë në Amerikë. Në Laç la vajzën e vogël dhe gruan shtatzënë, nga e cila priste edhe një djalë, Lekën. Deri në ndryshimin e sistemeve, për 40 vite me radhë, ai nuk mundi të vinte kurrë në Shqipëri.
“Lashë këtë djalë pa leje, Lekën, por edhe babanë kur ika. Megjithatë nuk krijova familje tjetër në Amerikë, kurrsesi”, thotë Pjetri.
Komunikimi me familjen gjatë atyre viteve ishte shumë i vështirë.
Letrat tona kurrë nuk ua kanë dhënë familjeve. Vetëm çfarë shkruanin vet ata, pasi letrat nuk pëfundonin asnjëherë tek familjet ashtu siç shkruaja unë. i di vetëm i madhi Zot se çfarë u kanë shkruar dhe sa kanë vuajtur familjet tona.
Ndonëse kushtet ku jetoja në SHBA ndryshonin rrënjësisht me të vendit tim Shqipërisë ku sundohej nga regjimi diktatorial, dhe mendja nuk më ndahej tek familja. Nuk njihja tim bir Lekën që e  ” braktisa” në barkun e nënës, digjesha të takoja djalin tim si dhe të tjerë të afërm, por ishte e pamundur.
Në vitin 1990  Pjetri dhe Leka do të takoheshin për herë të parë pas 40 vitesh dhe jo në Shqipëri aty ku i qante zemra Pjetrit, dhe vendtakimi ishte në Budapesti. Siç dhe tregon Leka tashmë 64 vjeç  dhe asokohe ishte vetëm 39 vjeç dhe për herë të parë do takonte babanë e tij. Ishin çaste mallëngjyese për mua- rrëfen Leka. Nuk e mendonim kurrë të takoheshim babë e bir pas kaq vitesh, dhe ndarja pas dy javësh qëndrimi ishte shumë e vështirë pasi nuk mendonim të bashkoheshim. Por kjo ndodhi pas një viti kur nisen proçeset demokratike në vendin tonë atëherë kur do të vinte përfundimisht në Shqipëri Pjetri.
Në moshën 40 vjeçare Pjetë Shkoza do të arrestohej me akuzën e kundërshtimit të rgjimit komunist dhe do të dënohej sëbashku me 36 persona të tjerë me vdekje dhe pa gjyq. Afro dy vite radhazi Pjetri do të prvonte turturat më të rënda dhe barbare, por asnjëherë nuk është nënshtruar. Ndërsa biseda me 105 vjeçarin Pjetër Shkoza është rrënqethëse teksa tregon momentin ku 36 burrat intelektualë do të dilnin përpara togës së pushkatimit në mesnatë, pasi gjatë dy viteve në birrucat e burgut të Shkodrës kemi qëndruar të lidhur këmbë e duar pa ngrënë dhe në të ftohtët e acartë. Të pamëshirshëm ish-sigurimsat e regjimit famëket.
Ishte mesnatë, orët e fundit të 36 jetëve tona dhe oficerët do të na xnirnin nga birucat për të na hipur në dy makina të burgut pasi ekzekutimi do bëhej larg nga kampi. Oficerët na hypnin një e nga një në makinat, ndërsa njëri nga ushtarakët më tërheq duke më ndarë nga grupi, dhe ky ishte një miku i babajit timtë cilit i kishte bërë nder disa kohë më parë. Por kjo nuk më entuziasmoj fare mua, pasi nuk doja të ndahesha nga shokët. Sakaq oficeri kishte për qëllim të më shpëtonte nga dënimi me pushkatim. Me kanë rkhtyer sërish në birucat e burgut gjë që e refuzova ” mikun”. I kthehem oficerit të panjohur të bashkohesha dhe unë me shokët, por ai më kyçi në dhomat e vogla të burgut ndërsa të tjerë nuk u khtyen më.
 Arratisja e Pjetrit ka ndodhur në vitin 1951 për t’u larguar përfundimisht nga kauza komuniste e regjimit diktatorial stalinist ku me dhjetra burra dhe gra të pafajshëm janë pushkatuar pa gjyqe. Arrita të ndahesha nga kjo diktaturë duke lënë gruan me Lekën në barkun e saj dhe një vajzë tre vjeçe. për t’u larguar larg vendit tim në në fillim në Jugosllavi, pastaj Itali dhe më vonë në SHBA-në e largët për t’ju rikthyer vendlindjes time pas plot 40 vitesh.
 Pjetri 105 vjeçari nga Kurbini jeton me Lekën familje e nderuar në Kurbin. Njeriun hero si Pjetër Shkoza e duan të gjithë nga vuajtjet që ai ka përballuar gjatë rinisë në burgun famëkeq të Shkodrës. Ai sot ka krenarinë pasi ka të birin intelektual punonjës për disa vite në administratën e vendimarrjes në Kurbin. 

Filed Under: Kronike Tagged With: me te birin, Ndahet nga jeta, pas 40 vjetesh, Pjeter Shkoza... U takua

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”
  • SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË.
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË DANIMARKË
  • VATRA MICHIGAN SHTROI DARKË NDERIMI PËR PRINC LEKËN DHE KLERIN FETAR NË MICHIGAN
  • VATRA CHICAGO MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THE FLOWER OF VLORA” TË DR. ANNA KOHEN
  • “ARDIAN KOÇI DHE RINGJALLJA E FENOMENIT TË VETMBROJTJES POPULLORE”
  • Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe
  • Shën Patrik
  • PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS
  • “Luba”, një dashuri që vërvitet mes kohrash dhe zhvesh sistemin diktatorial
  • SENJORIA E VENEDIKUT DHE RAPORTET E SAJ ME PRELATET KISHTAR E FAMILJET FINSIKE SHQIPTARE NË SHEKULLIN E XV-TË – KRYEIPESHKVI I DURRËSIT IMZOT PAL ENGJËLLI
  • Papa Klementi XI (Albani), një bibliofil me sqimë dhe themeluesi i Seksionit Oriental të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit
  • THE NEWTON GRAPHIC (1975) / “NJERIU DHE LËVIZJA” — EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E GJON MILIT NË MUZEUN E SHKENCAVE TË BOSTONIT
  • MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE…
  • VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT