Me hidhërim të madh lajmërojmë se sot më 11 nëntor 2016, u nda nga jeta shkrimtari, publicist dhe aktivisti shoqëror Bahri Myftari.Bahriu lindi në Elbasan në vitin 1944, në një familje të njohur. Atje u edukua dhe u shkollua dhe më pas kreu studimet në Institutin Pedagogjik dhe u dplomua si mësues. Profesuonin më fisnik nën diell atë të mësuesit e ushtroi në disa fshatra të Elbasanit dhe më pas në qytetin e Elbasanit. Ai u dallua mbi shokët e tij për përkushtimin e edukimit të brezit të ri.Por ajo që e bëri një personalitet të njohur në Shqipërië dhe jashtë kufijëve ishte aktiviteti si shkrimtar. Ai filloi të botojë në moshë të re dhe provoi disa gjini, dramën, reportazhin, por u shqu në gjininë e tregimeve.
Ai botoi një korpus të vërtetë përmbledhje me tregime, që janë pritur e vlerësuar nga lexuesi i gjerë.Tregimet e tij u vlërësuan nga autoritete të njohura si Vath Koreshi, Perikli Jorgoni, Behar Gjoka, Koçi Petriti, Teodr Laço, Gëzim Zilja, Enver Lepenica, Qazim Shehu, Anastas Kondo, Bardhosh Gaçe etj.Të gjith këta kanë vënë në dukje veçoritë e tregimeve të tij që dallojnë dhe se prurjet e tij në fushën e letërsisë së ditëve tona janë me vlera.
Bahri Myftari është dalluar edhe si aktivist shpoqëror, ai me mënçuri dhe shpirtin e tij demokratik, pa degradimin e sistemit diktatorila komunist dhe u radhit në vijën e parë të luftëtarëve për të përmbysyr atë diktaturë.Në sistemin demokratik ai ishte një nga krijuesit dhe udhëheqësit e Partisë Socialdemokrate dhe luftoi me të gjitha forcat për trumfin e idealeve demokratike.
Bahri Myuftari u shqua edhe në fushën e publicistikës, në krah të publicistëve të njohur Fahri Balliu, Astrit Nuri, Xhevat Mustafa etj ai dha kontributin e tij të vlefshëm për triufmin e ideve demokratike.
Edhe në pension ai ishte njeri aktiv dhe ishte çdo ditë në punë, me shkrime publicistike, me tregime në shtypin e përditshëm, me pjesmarrje e diskutime në aktivitet kulturiore, në çdo rast duke dhënë mendimin e tij me guximin që e karakterizonte dhe me qytetari.
Humbja e tij, është humbja e një intelektuali dhe shkrimtari që nuk bënte gjumë për problemet e shoqërisë sonë.
Ngushëllime familjes. Qoftë i pa harruar emëri dhe vepra e tij letrare dhe shoqërore.
Lamtumirë miku jonë i shtrenjtë.
Fahri Balliu, Serxhio Mazreku, Kastriot Frashëri, Enver Memishaj, Gëzim Zilja, Agim Musta, Qazim Shehu, Behar Gjoka, Bardhosh Gaçe, Bajram Karabolli, Xhevat Mustafa, Mujo Buçpapa, Zenel Hysa, Moikom Zeqo, Albert Zholi, Hysen Sinani, Koçi Tahiri etj.
Sadik Elshani says
Ngushellime familjes!