• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ç’ është populizmi?

November 1, 2024 by s p

Nga Jan-Werner Müller/

Ky libër analitik dhe provokues shtrihet në histori dhe merr shembuj nga Amerika Latine, Evropa dhe SHBA-ja, për të përcaktuar karakteristikat e populizmit dhe shkaqet e thella të triumfit elektoral në kohët tona. Sipas autorit, populizmi është gjithmonë anti-pluralist. Ndërsa populistët mund të fitojnë zgjedhjet dhe të qeverisin, ata tentojnë të përmbysin institucionet demokratike sapo të jenë në pushtet. Ata shpesh minojnë gjyqësorin, dobësojnë shtypin dhe kërkojnë të gërryejnë kontrollet mbi autoritetin e tyre, duke i transformuar sistemet demokratike në regjime më autoritare.

Sipas Muller karakteristikat e populizmit përfshijnë:

1. Retorikë Anti-elitë: Populistët shpesh e përshkruajnë veten si mbrojtës të popullit kundër interesave të elitës.

2. Fokusi në “vullnetin e popullit”: Populistët zakonisht flasin për “vullnetin e popullit” si një vlerë supreme që duhet të udhëheqë qeverinë, duke shpërfillur ose sfiduar procedurat tradicionale demokratike.

3. Qasje “Ne kundër Tyre”: Populizmi e ndan shoqërinë në dy grupe të kundërta: “ne”, populli i zakonshëm, kundrejt “atyre”, elitave dhe institucioneve të korruptuara.

Ndërsa populizmi mund të jetë i majtë ose i djathtë, ai shpesh bëhet i kontestueshëm sepse priret të nxisë polarizimin dhe të përdorë retorikë të fortë që mund të cenojë institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit.

Ai shpjegon se populistët bëjnë pretendime specifike që i dallojnë ata nga aktorët e tjerë politikë. Këto pretendime rrotullohen rreth pikëpamjes së tyre moraliste për politikën dhe qasjes së tyre përjashtuese ndaj përfaqësimit. Ja çfarë thonë zakonisht populistët, sipas Müller:

– Vetëm ne përfaqësojmë popullin e vërtetë

Populistët pretendojnë se janë përfaqësuesit e vetëm autentikë të “popullit”. Ata argumentojnë se kanë një lidhje unike me popullin dhe vullnetin e tyre, ndryshe nga kundërshtarët e tyre, të cilët portretizohen si pjesë e një elite apo establishmenti të korruptuar. Ky është një element kyç që përcakton populizmin – nuk ka të bëjë vetëm me kritikën e elitave, por me pretendimin e një monopoli mbi legjitimitetin politik.

Cfarë bëjnë populistët, ose populistët në pushtet…

•Në *Çfarë është Populizmi?*, Jan-Werner Müller përshkruan se si populistët në pushtet zakonisht sillen në mënyra që minojnë demokracinë:

•1. **Mënimi i institucioneve**: Populistët dobësojnë institucionet demokratike si gjyqëstarët, mediat e pavarura dhe legjislaturat, të cilat ata i shohin si barriera për sundimin e tyre. Ata shpesh zëvendësojnë gjyqtarët, censurojnë ose kooptojnë shtypin dhe anashkalojnë partitë opozitare.

•2. **Pretendimi i përfaqësimit ekskluziv**: Populistët këmbëngulin se ata janë përfaqësuesit e vetëm legjitim të “popullit”, duke i hedhur poshtë kundërshtarët dhe kritikët politikë si të korruptuar ose armiq të kombit.

•3. **Refuzimi i pluralizmit**: Populistët nuk tolerojnë mospajtimin ose diversitetin në pikëpamjet politike, duke përjashtuar pakicat dhe grupet opozitare, duke sulmuar kështu thelbin e pluralizmit demokratik.

•4. **Shfrytëzimi i krizave**: Ata shpesh përdorin kriza reale ose të prodhuara—si emergjencat kombëtare ose kërcënimet e sigurisë—si një pretekst për të zgjeruar fuqinë e tyre dhe për të justifikuar masat e jashtëzakonshme, duke gërryer kontrollet dhe ekuilibrat.

Përgatiti: Prof. Dr. Sylë Ukshini

Filed Under: Komente

Roli vendimtar e historik i UÇK-së në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

October 30, 2024 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Pas refuzimit kategorik që Millosheviqi bëri në Dejton, kërkesës për negociata me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës, e vetmja rrugë për të nxjerrë në tavolinën e bisedimeve çështjen e Kosovës ishte fillimi i rezistencës së armatosur në Kosovë, që në një mënyrë apo tjetër ishte si rezultat i veprimeve të diplomatëve ndërkombëtarë që nuk arritën ta bindin Millosheviqin për negociata paqësore me shqiptarët e Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, zë vend qendror në historinë e re të Kosovës, jo vetëm për kthesën e madhe që i dha zhvillimeve të brendshme në terren, por edhe për angazhimin e diplomacisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ishte diplomacia anglo-amerikane ajo që tregonte vendosmëri në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, diplomacia evropiane, në anën tjetër, manifestonte mosunitetin e saj kronik në veprimet e saj dhe ishte hezituese për një linjë të ashpër kundër Serbisë dhe diplomacia ruse me aleatët e saj që mbronte interesat serbe me fanatizëm në Kosovë. Kosova i nxori në sipërfaqe edhe dallimet e diplomacive ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe interesat e tyre në Ballkan.

Në planin e brendshëm, UÇK-ja, përbënte pikën kulmore në zhvillimin e lëvizjes për liri në Kosovën e pushtuar që paralajmëronte një kthesë historike në organizimin e shqiptarëve për liri dhe pavarësi nga Serbia.

Për diplomacinë ndërkombëtare, UÇK-ja përbënte bazën kryesore që t’i bënte presion Millosheviqit për negociata me përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës.

Dalja publike e UÇK-së dhe reagimi i diplomatëve ndërkombëtarë ndryshoi skenën e Ballkanit përgjithmonë.

Analizat e shërbimeve amerikane për UÇK-në kishin filluar nga paraqitja publike e disa personaliteteve të rëndësishme dhe mediave vendore dhe ndërkombëtare, duke qartësuar se nuk ishte vullneti i shqiptarëve dhe fuqia e tyre për t’i rezistuar forcave serbe, por ishin të detyruar t’u kundërvihen masakrave dhe gjenocidit të policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë.

Paraqitja e strukturave dhe intelektualëve që përfaqësonin konceptin dhe vizionin e UÇK-së dhe idenë e qartë për lirinë e Kosovës, kishin filluar të kenë ndikim.

Takimet me përfaqësuesit e UÇK-së në Kosovë dhe Perëndim me diplomatët perëndimorë, këta të fundit filluan që të marrin në konsideratë disa liderë politikë të UÇK dhe filluan që të mbështeten në marrëveshjet dhe përgjegjësitë e tyre.

Profili i përfaqësimit politik të UÇK-së ishte në një mënyrë apo tjetër edhe përzgjedhje e diplomatëve perëndimorë, të shtyrë nga diplomacia anglo – amerikane që filloi të bashkëpunojë në të mirë të paqes në Kosovë.

Në qershor të vitit 1998, amerikanët në mesin e shumë partnerëve për të arritur paqen në Kosovë e trajtonin edhe bashkëpunimin me UÇK-në si faktori më i rëndësishëm për një marrëveshje paqësore për Kosovën. Këtë e dëshmojnë shumë shkresa dhe dokumente të kohës, të bëra nga zyrtarë të qeverive të kohës, e të cilat i disponoj po ashtu.

UÇK-ja mbetet bazamenti i themelimit të Republikës së Kosovës, pa i mohuar edhe gjithë ata breza që luftuan me penë dhe pushkë dhe nuk u pajtuan me robërinë serbo-sllave, duke qenë përjetësisht mirënjohës për kontributin dhe sakrificën sublime për liri.

Filed Under: Komente

“Rajonet shqiptare në kuadrin e zgjedhjeve në SHBA”

October 29, 2024 by s p

Dr. Ernest Nasto/

Siç ishte njoftuar, dje u zhvillua veprimtaria e degës së Vatra Çikago me temë “Rajonet shqiptare në kuadrin e zgjedhjeve në SHBA: programet e partive, konfliktet dhe rëndësia gjeopolitike” e cila doli me sukses të plotë.

Në prezantimin tim në pjesën e parë u ndala në disa aspekte të polarizimit politik, situatës së tensionuar parazgjedhore si edhe të rreziqeve që i kërcënohen demokracisë amerikane nga pririrjet e hapura autoritariste brenda dy partive kryesore.

Ndërsa në pjesën e dytë prezantimi i Dr. Jani Gjoni, n/kryetar i AANO Chicago, shtjelloi aspekte të ndryshme të situatës gjeopolitike në botë dhe disa rrjedhime të mundshme të rezultatit të zgjedhjeve për vatrat kryesore të konflikteve, e veçanërisht për rajonet shqiptare në Ballkan.

Më pas, nën moderimin profesional të Ing. Artan Nati u vazhdua me një bashkëbisedim të gjallë me pjesëmarrësit e shumtë të cilët shprehën mjaft interes për temat e prekura gjatë prezantimeve, duke theksuar gjithashtu nevojën për të zhvilluar më shumë takime e biseda të tilla.

Falenderojmë me këtë rast për diskutimet interesante të gjithë pjesëmarrësit, që mund të themi se përfaqësonin krejt trevat shqiptare. Një mirënjohje e posaçme i takon z. Naser Hoxha dhe Qendrës Kulturore Shqiptare në Berkeley IL, që na vunë në dispozicion ambientet e tyre duke na krijuar kushte të përsosura. Po ashtu edhe z. Jani Gjoni për bashkëprezantimin, si dhe AANO Chicago, duke uruar për bashkëpunime të mëtejshme ndërmjet dy organizatave tona. Ndërkaq edhe anëtarët e Kryesisë së Vatrës Chicago u shquan për kontributet e tyre të veçanta: Ardian Ruci për anën organizative, Shkelzen Cakeri e Anjeza Muca për teknikën dhe Artan Nati e Dhimo Jano për sponsorizimin e koktejlit në mbyllje të takimit.

Suksesi i kësaj veprimtarie na inkurajon që Vatra Chicago të ndërmarrë edhe në të ardhmen të tilla të ngjashme, duke bashkëpunuar me AANO e organizata të ndryshme shqiptare në Chicagoland.

Filed Under: Komente

Shqipëria në “Luftën e Madhe”, nga anarkia politike dhe pushtimet e fqinjëve, tek autonomia e kontrolluar nga shteti protektor A-H, pavarësia e mbikqyrur e Italisë dhe Republika e Korçës

October 28, 2024 by s p

Prof. Romeo Gurakuqi/

Shqipëria në Luftën e Madhe respektivisht nga dita e largimit të Mbretit Wied, më, 3 shtator 1914 dhe deri me 25 dhjetor 1918, me mbledhjen e Kuvendit Rithemelues së Durrësit, pësoi dezintegrimin e Shtetit Nacional, Kushtetues, Shekullar dhe të Europianizuem, prapësimin e forcave nacionaliste që kryen revolucionin nacional dhe mbisundimin e forcave kunder-revolucionale obskurantiste, ehlikjamiste dhe esadiste, pushtime të koordinuara te vendeve fqinje, që thyen Paktin e Londrës së 29 korrikut 1913, shndërrimin e territorit nacional në një shesh lufte mes fuqive ndërluftuese; por, njëkohësisht, pas janarit të vitit 1916, vendi përjetoi një kohë të ndaljes së shpërberjes nga vendet fqinje dhe të ripërtëritjes së kontrolluar të nacionit, që do të ndihmojë Shqipërinë, të ringrihet vetvetiu në mbrojtje të të drejtave nacionale, ripërtëritjes së shtetit dhe mbrojtjes së kufijve pas nëntorit 1918.

Ne vitet 1914-1918, për shkak të rënies së shtetit të europianizuem, para së gjithash prej vetë kundërshtisë së një pjesë të popullsisë, ndryshimit të njëanshëm nga ana e vendeve të Antantës të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (me traktatin e 26 prillit 1915), Dezintegrimit të Perandorisë A-H si protektor i kombit dhe shtetit shqiptar, në planin e të drejtës ndërkombëtare u vyshken deri në tharje, aktet themeltare të ekzistencës së Principatës së Shqipërisë dhe legjitimiteti restaurues i dinastisë Wied.

Gjithsesi, në vitet 1916-1918 në tre qendra të Shqipërisë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë, për shkak të lejimit të detyruar nga tre sundimtarë europianë jo ballkanikë, i autonomisë arsimore dhe kulturore, krijimit të administratave vendase, zhvillimit të shtypit, ndodhi rigjenerimi i nacionalizimit dhe rekuperimi i pozicionit prej anës së elitës së Vlorës 1912, në pasluftë. Kjo elitë, e mbështetur nga emigracioni elitar në SHBA, Zvicër e gjetkë, ia doli të përformojë në mënyrë spektakolare në tratativat diplomatike të pas luftës, duke u shndërruar në faktorin vendimtar që ndryshoi rrjedhat e paramenduara të fuqive fituese mbi të ardhmen e Shqipërisë në paqes e pas Luftës së Madhe.

Menjëherë pas dy viteve të luftës civile, të kaosit, pikërisht në gjendjen e luftës, nën okupimin nominal austro-hungarez, do të fillojë për Shqipërinë, në një pjesë të Kosovës, në disa treva të Malësisë, në Shkodër, në Korçë dhe në pjesën tjetër të Jugut (pas largimit të detyruar të ushtrive greke nga ndërhyrjet e ushtrive franceze dhe italiane): rizgjimi administrativ, arsimor, kulturor, procesi i ripërforcimit të kohezionit nacional ndër shqiptarë, tashmë në një hapësirë më të gjërë që përfshinte pesë zona pushtimi: tre nën dominimin e Perandorisë Dualiste, të ndarë në komanda të ndryshme ushtarake austro-hungareze (Zona shqiptare, serbe dhe malazeze); zonën franceze të kontrollit të Korçë; dhe zonën italiane që nga Vlora do të shtrihej në rrjedhën e vitit 1916 në të gjithë Shqipërinë e Jugut dhe në Epirin e Jugut. Pavarësisht se ndër zona të ndryshme pushtimi, elitat përparimtare shqiptare, edhe pse të dobësuara, ia dolën të ringjallën dhe të qëndrojnë në linjat kryesore të interesave të kombit, programit politik të indipendencës; t’u imponohen tre fuqive që ishin armike mes njëra-tjetrës në këtë kohë, dhe t’ua marrin atyre të drejtat autonomiste dhe indipendentiste në vitet 1917-1918. Shpalljet e autonomisë vetqeverisëse nën mbikqyrje, të Pavarësisë, ose të Republikës Krahinore, pasuan me ngut njëra-tjetrën nga ato fuqi, si në një garë mes tyre për shpallur miqësinë, dashamirësinë dhe kujdesin ndaj popullit shqiptar; në fakt, dhe para së gjithash, për të kontrolluar territorin e lënë pa shtet, për arsye strategjike dhe për francezët dhe italianët, për të mos pasur në prapavijë një popullsi armiqësore.

Njera nga pyetje kerkimore qe eshte ngritur ne kete studim, ka qene: Pse Shqipëria nuk ia doli të mbijetojë në kohën e pavarësisë së parë, si një vend me udhëheqësi të njësuar mbi parimet rindërtuese dhe organizuese të një vendi me kushtetutë, liri, shekullarizëm dhe administrim civil vendor?

Jam perpjekur t’i jap pergjgje të detajuar kësaj pyetjeje kërkimore përmes analizës së kualitetit të Nacionalizmit, shpjegimit të kushteve të përgjithshme të dështimit të shtetit të parë modern, nivelit te respektimit të kushtetutshmërisë dhe shekullarizmit, si kondita të panegocueshme për mbijetesën dhe përforcimin në unitet të një shteti modern ndër shqiptarë.

Filed Under: Komente

Kamala e quan atë “fashist”, po pse gjysma e vendit do të votojë për Trump

October 25, 2024 by s p

Koment nga Rafael Floqi

Zëvendës presidentja Kamala Harris tha në CNN se ajo beson se Donald Trump “është një fashist” pasi shefi i tij më jetëgjatë i kabinetit tha se ish-presidenti lavdëroi Adolf Hitlerin ndërsa ishte në detyrë dhe e vuri besnikërinë personale mbi Kushtetutën.

Harris kapi komentet e ish-shefit të shtabit John Kelly, një gjeneral i Korpusit të Marinës në pension, për ish-shefin e tij në intervistat me The New York Times dhe The Atlantic të botuara të martën duke paralajmëruar se kandidati republikan plotëson përkufizimin e një fashist dhe se Trump, ndërsa në detyrë, sugjeroi që lideri nazist “bëri disa gjëra të mira”.

Duke folur në një townhall të CNN të mërkurën mbrëma, Harris tha se ata ofrojnë një dritare se kush është “në të vërtetë” ish-presidenti dhe lloji i komandantit të përgjithshëm që do të ishte.

Duke folur gjatë një interviste të enjten në mëngjes me prezantuesin konservator të radios Hugh Hewitt, Trump u kundërpërgjigj  dhe e quajti performancën e zëvendës presidentes “të turpshme”. 

“Unë e pashë daljen e saj mbrëmë në CNN”, tha Trump. “Ishte një siklet që ajo po kandidonte për presidente, duke përfaqësuar një parti të madhe.”

Townhall me CNN kishte për qëllim të zëvendësonte një debat të dytë midis Trump dhe Harris. Pas një debati me Harris, ish-presidenti nuk pranoi të merrte pjesë në një debat tjetër dhe nuk pranoi ftesën e CNN për një bashki. Po pse ajo kërkonte debat me një ‘fashist”?

Harrisi e përdori forumin për të sulmuar Trumpin para një auditori votuesish të pavendosur në Pensilvani. Ajo pranoi – dy herë – se Trump ishte një fashist, dhe tha se nëse Trump zgjidhet përsëri, ai do të ishte “një president që admiron diktatorët dhe është fashist”.

Trump u kthye në eventit të CNN më vonë gjatë intervistës, duke thënë se Harris ishte “pothuajse foshnjarake”. 

Me gjithë këto akuza popullariteti i tij s’ka ranë “Për mua, Donald Trump është si pornografia – ai nuk ka asnjë vlerë shëlbuese shoqërore por tërheq ,shkruan një komentues demokrat i kapluar nga kompleksi i  “Trump derange”, dhe shton se, ai është një ngacmues narcisist, mizogjen, fanatik, autokratik, është një gënjeshtar i lindur dhe i shkëputur rrezikshëm nga realiteti.” Megjithatë, pothuajse më shumë se gjysma e vendit duket se është gati të votojë për të, këtu dhe më shumë se gjysma e shqiptaro amerikanëve, pse?

Demokratët sigurisht që nuk duhet ta pëlqejnë Trumpin, por ne e kuptojmë më mirë pse kaq shumë njerëz e kuptojnë dhe jo thjesht i cilësojnë mbështetësit e tij si “të mjerueshëm” siç bëri Hillary Clinton. Sipas kësaj teorie gjithë mbështetësit e Trumpit janë fashistë, madje demokratët kanë quajtur më parë edhe John Mckain dhe Mit Romnin “fashist”.

Denoncimi i demokratëve si parti e Qeverisë së Madhe ka qenë standardi republikan për dekada. Sot, pak më shumë se gjysma e vendit shpreh një neveri ndaj një qeverie që ata e konsiderojnë shumë të madhe dhe pothuajse të gjithë e mbështesin Trumpin. Pakica e madhe që shikon me sy të favorshëm një qeveri më aktive banon kryesisht në kampin Kamala Harris. 

Kundërshtimi ndaj ndryshimit del nga respekti i konservatorizmit klasik për traditën. Siç shkroi Edmund Burke: “Kur mendimet dhe rregullat e lashta të jetës hiqen, humbja nuk mund të vlerësohet”

Trump e ka bërë veten armik të ndryshimeve që ndodhën në këtë vend që nga vitet 1950,e akuzojnë demokratët.  Qoftë të drejtat e abortit, diversiteti i shtuar apo rënia fetare, Trump e pozicionoi veten si rojtari i “traditës” dhe kundërshtari i ndryshimit. 

Trump kërkon një kthim te diçka më e vjetër, te opinionet dhe rregullat e lashta të jetës amerikane që demokratët i kishin hequr dhe i kanë çuar në ekstrem deri tek ndryshimi i seksit dhe garimi i burrave ne sportet e grave. Ai premton të rivendosë një Amerikë që mund të mos ketë qenë kurrë, por që mbështetësit e tij besonin dikur. Një shenjë e qartë e përbuzjes që ndihet nga një shumicë për transformimet kulturore të kryera në këtë vend vjen në përgjigjet e një pyetjeje sondazhi që u kërkon votuesve të vlerësojnë ndryshimet në “kulturën dhe mënyrën e jetesës amerikane” .

Kundërshtimi ndaj ndryshimit u shfaq i fjetur për disa vite, derisa Trump i rindezi këto pasione, duke u dhënë atyre një rol qendror në fushatat e tij.

Republikanët e Establishmentit i kërkuan partisë që të përqafojë diversitetin e Amerikës dhe komunitetet e saj të emigrantëve. Në vend të kësaj, Trump i sulmoi ata, duke ndezur flakët e armiqësisë ndërgrupore – dhe gjeti një audiencë të hapur. Fatkeqësisht, instalimi i këtyre ndjenjave nuk është aq i vështirë.

Megjithatë, apeli i Trump e kapërcen ideologjinë. Ata që urrejnë qeverinë priren të përqafojnë sektorin privat. Kush është më mirë të drejtojë qeverinë si një biznes sesa një biznesmen miliarder? 

Për më tepër, votuesit duket se kujtojnë një ekonomi të suksesshme para-COVID nën Trump. Pothuajse dy të tretat u thonë anketuesve se ekonomia e Trump ishte e mirë. Madje siç na kujton Presidenti Obama, ishte ekonomia e tij, jo e Trump. Por Trump përfiton nga të qenit i ulur në Zyrën Ovale në atë kohë. Por pyetja e Reganit mbetet, kur keni qenë më mirë tani apo para katër vitesh, dhe për këtë Kamala s’gjen fjalë.

Por, duke i dhënë zë shqetësimeve të zgjedhësve të tij, duke thënë me zë të lartë atë që ata thoshin vetëm privatisht dhe duke qenë i gatshëm të vuante përçmimin e establishmentit për ta bërë këtë, Trump u tregoi ndjekësve të tij se ai me të vërtetë donte të thoshte – se ishte autentik.

Megjithatë, Trump ka një shans mbi 50 për qind për t’u ripunësuar si shef ekzekutiv dhe komandant i përgjithshëm i ekonomisë dhe ushtrisë më të madhe në botë. Pse?

 Një mik i devotshëm i krishterë më dërgoi një mesazh me një besim të përhapur, pasi Trump i mbijetoi një atentati të dështuar: “Zoti e kurseu Trumpin , thotë Marku, që të mund të zbulonte të këqijat brenda qeverisë sonë”. Kur ngre shqetësime për ato që besoj se janë prirjet autoritare të Trump, dëgjoj vazhdimisht fjalën, “Zoti e shpëtoi”, së bashku me “Ai nuk veproi si diktator kur ishte president.” Kjo na çon në janar. 6, 2021, trazirat e Kapitolit. E pyeta: “Si e justifikoni 6 janarin?” Ai menjëherë vuri në dyshim idenë se ishte një kryengritje, sepse “Si mund të kesh një kryengritje pa armë?” Aii beson se “Trump nuk përdori gjuhë nxitëse në fjalimin e tij J6 para miliona njerëzve”. Ai shtoi, “Gjithçka që Trump donte të bënte Pence ishte të kthente votat e Kolegjit Zgjedhor në shtetet ku ata do të kishin dhjetë ditë për të certifikuar.

Shumë mbështetës shqiptaro-amerikanë të Trumpit thonë se demokratët vazhdimisht “përpiqen ta shkatërrojnë Trumpin” , me gjyqe me atentate. Perceptimi se Trump është viktimë ndihmon për të shpjeguar pse ish-presidenti mund të thotë çdo gjë dhe mbështetësit e tij refuzojnë ta mbajnë atë përgjegjës, duke besuar se vetëm Trump mund ta shpëtojë Amerikën nga rënia, zgjimi, inflacioni dhe pushtimi i emigrantëve.  Dhe ata besojnë pasi ata e kanë parë atë të qeverisë.

Miku im mendon: “Vetëm Trump ka status lidershipi; imagjinoni Harrisin të përballet me Putinin ose Netanyahun.”  Më alarmues është besimi se “Demokratët do t’i vjedhin këto zgjedhje”. Ai shton: “Ka mosbesim në zgjedhjet tona dhe besimi duhet të rikthehet.” “Demokratët nuk do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve nëse Trump fiton” dhe se “ky vend po shkon drejt një lufte civile, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në zgjedhje”. 

Pas debatit të së martës, Agimi më shkroi një mesazh: “Trump është Trump, dhe pavarësisht kësaj, unë kurrë nuk do të votoj për një progresist të krahut të majtë, që është një fjalë e re për një socialist. Shqiptarët e dinë se ç’ është socializmi”. 

Për votuesit e palëkundur, “Trump është Trump” kjo justifikon çdo veprim, ose shpërthim jopresidencial që mbështetësit e tij besnikë ose e injorojnë ose e justifikojnë, veçanërisht “Trump po bën shaka” dhe “ai përdor sarkazëm”.

Një shoqe e MAGA-s i dërgoi me email mendimet e saj: “Ka aq shumë prova të mashtrimit sa duhet të jesh demokrat për ta vlerësuar atë. Ata do ta bëjnë përsëri, të gjithë e dimë, dhe nëse dikush do të pengojë vullnetin e popullit, janë të njëjtët që instaluan një grua pa një votë të vetme për të. Ata tashmë kanë nisur grushtin e tyre të dytë të butë dhe askush, nuk po përpiqet ta ndalojë atë.” 

Është përhapur mendimi se një qeveri e Trumpit është e dëmshme për Kosovën. 

Gjatë një takimi e pyeta mikun e madh të shqiptarëve gjen. Wesley Clark, çfarë di Kamala Harris për Kosovën, “Asgjë” më tha ai në konfidencë. Kjo më kujtoi një shkrim në Chichago Tribune, të shqiptaro- amerikanit  Peter Lukas, ditën e inaugurimit të Bidenit. Bideni e quajti Thaçin Washingtoni i Kosovës, por sot kur” Bideni po shkon drejt presidencës, Washingtoni i Kosovës ,Thaçi po shkon në burg në Hagë”.  

Amerika ka qëllimet e saja gjeopolitike që ndryshojnë, sipas status- kuosë të superfuqisë, vetëm kështu mund të kuptohet presioni i madh amerikan mbi qeverinë Kurti. Por shqiptarët nuk kanë mik më të mirë se Amerika. 

Qëllimi i Trump ka qenë një botë pa luftëra, zgjerimet e bashkëpunimit ekonomik e realizojnë atë. Unë kam dyshimet e mija për Grenellin, por 400 shqiptarët të pranishëm para dy javësh në lokalin Imperial House në Michigan, shprehën mbështetjen e tyre për Trump-in. Në një intervistë me mua, Grenelli  më mohoi në mënyrë kategorike, se çështja e shkëmbimit të territoreve ishte shtruar në takimin në Shtëpinë e Bardhë”.

Mbështetësit e Trump, besojnë fuqishëm se i vetmi rezultat i drejtë i zgjedhjeve është fitorja e tij. Por sidoqoftë populli dhe shqiptaro amerikanët, nuk do të votojnë vetëm për prirjet politike, e patriotike, por edhe për xhepin.  E rëndësishme për shqiptarët, që kanë një handikap, pse nuk votojnë, është apeli : “Dilni votoni! “

Votoni për kë të doni, por mos harroni pyetjen proverbiale të Reganit, kur keni qenë më mirë, sot apo katër vjet më parë?

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku
  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT