• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Policia, plan operativ para protestës së opozitës

January 8, 2016 by dgreca

-Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike/
PRISHTINË, 8 Janar 2016/ Policia e Kosovës deklaroi sot se, “lidhur me protestën e paparalajmëruar në bazë të ligjit mbi tubimet publike, të organizuar nga tre partitë opozitare, e cila pritet të mbahet nesër, me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar planin operativ”.
“Qëllimi strategjik i këtij plani operativ është: Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit; Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës; Ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet; Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike etj.”, thekson deklarata e dërguar.
Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike.
“Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprimi i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe tek zyrtarët policorë, të cilët do të kujdesen për rend dhe siguri publike”, theksohet më tej.
Policia e Kosovës siguron opinionin e gjerë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit, garantimin e rendit dhe qetësisë publike, lëvizjen e lirë dhe mbarëvajtjen e qetë dhe pa incidente të protesteës së nesërme të opozitës./b.j/
*Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Prishtina sot, nje dite para protestes se opozites ne 9 janar 2016

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove, masat e policise, PROTESTA E OPOZITES

Rama nga Majemi, në Sukth

January 7, 2016 by dgreca

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën e tij private në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është kthyer në Shqipëri.
Sot ai ka dalë në terren për të parë situatën e krijuar nga përmbytjet e fundit në vend.
Rama është ndalur në zonën e Sukthit, ku përmbytjet janë të konsiderueshme. Më herët gjatë ditës edhe opozita i bëri thirrje kryeministrit të ndërpriste pushimet luksoze në Majemi dhe të kthehej në vend.
Rama ishte në SHBA për një vizitë private, i ftuar nga disa miq të tij.
Ky ishte informacioni i vetëm i dhënë nga Kryeministria pasi ai u largua për në SHBA.
Lapsi.al raportoi ndër të tjera edhe për pjesëmarrjen e Ramës sit tifoz në një ndeshje basketbolli të NBA. Gjatë vizitës në Amerikë ai shoqërohej nga bashkëshortja, Linda./LAPSI.AL

Filed Under: Komente Tagged With: ne Sukth, nga Majemi, Rama

Mustafa dhe Vuçiq biseduan me telefon

January 7, 2016 by dgreca

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me telefon me kryeministrin e Kosovës, Isa Musatafa, për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ka kumtuar qeveria e Serbisë.
Të dy kryeministrat kanë biseduar edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
Më tutje në kumtesë theksohet se Aleksandar Vuçiq ka ofruar ndihmën e qeverisë së Serbisë për kapërcimin e pasojave të vërshimeve, që i kanë goditur disa komuna në Kosovë.(Europa e Lire)

Filed Under: Komente Tagged With: biseduan me telefon, Mustafa dhe Vuçiq

Drejtësia Shqiptare, udhëzim nga Washingtoni

January 6, 2016 by dgreca

Ambasadori amerikan, Donald Lu, deklaroi se reforma e propozuar e sistemit gjyqësor është thelbësore për shpresat e vendit për anëtarësim në BE. “Kjo është reforma më e rëndësishme në 25 vite që nga rënia e komunizmit”, tha ai në një intervistë dhënë agjencisë “BIRN”. Por, përse i gjithë ky investimin personal i ambasadorit Lu për ta çliruar sistemin gjyqësor shqiptar nga të korruptuarit? “Po bëjmë thjesht punën tonë. Të gjithë ne në Ambasadën amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Ata na kanë thënë qartësisht se prioriteti numër një i qeverisë amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat e nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi ambasadori amerikan. Lu, në ketë intervistë, paralajmëroi se reforma e planifikuar ka gjithashtu shumë armiqë dhe i bëri thirrje partive politike në vend të qëndrojnë së bashku e ta mbështesin atë. “Tani është koha që liderët politikë të Shqipërisë të tregojnë kurajo përballë atyre që kërkojnë të pengojnë ose ulin efektin e kësaj reforme. Në javët e fundit, jam impresionuar nga uniteti i liderëve të Partisë Socialiste, Partisë Demokrate dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në favor të një reforme që miraton një zbatim të plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, vijoi ambasadori. Lu tha se ai ishte i bindur se reforma ka potencialin t’i japë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë dhe të ndalojë korrupsionin politik, por paralajmëroi se shqiptarët “nuk duhet të presin një mrekulli brenda nates”. “Verifikimi dhe largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve mund të marrë tre vite ose më shumë. Rekrutimi dhe trajnimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit për të kryer hetimet antikorrupsion do të kërkojë më shumë se një vit. Krijimi i këshillave të caktimit të gjyqtarëve dhe organeve disiplinuese do të marrë disa muaj kohë. Do të jetë një sistem ku gjyqtarët dhe prokurorët do të japin llogari. Edhe zyrtarët e lartë të qeverisë, parlamentarët dhe zyrtarët lokalë do të japin llogari gjithashtu”, u shpreh Lu. Në fund të intervistës, Lu këmbënguli kur tha se “SHBA nuk do të gjejë qetësi” derisa procesi të përfundojë.
Dergoi per Diellin: Shefqet Kercelli

Filed Under: Komente Tagged With: Drejtesia Shqiptare, nga Washingtoni, udhëzim

Autoriteti Portual Durrës, më pak lundrime në 2015-n

January 6, 2016 by dgreca

Në një vit, tragetet e linjave të lundrimit nga Durrësi drejt porteve të Italisë dhe anasjelltas kanë regjistruar më pak lundrime se viti paraardhës, ndërsa sasia e mallrave të transportuara ka njohur rritje. Sipas statistikave operative të Autoritetit Portual të Durrësit gjatë vitit që lamë pas tragetet janë shfrytëzuar nga 774.411 udhëtarë, ose 271 më pak se në vitin 2014. Numri i udhëtarëve në hyrje, përkatësisht 365.128, vazhdon të jetë më i ulët se ai i udhëtarëve në dalje që  janë 409.283 gjithësej e që përdorin portin e Durrësit drejt porteve italiane të Barit, Brindizit, Ankonës dhe Triestes. E kundërta ndodh me autoveturat që regjistrojnë një numër më të lartë në hyrje. Kjo dhe për shkak të tregtimit të tyre në vend. Një rritje prej 3 përqind kanë shënuar kamionët me mallra. Gjatë një viti janë transportuar mbi 744 mijë ton mallra, ose 13 mijë ton më shumë se në 2014-n. Pavarësisht kësaj, në 365 ditët e vitit 2015, tragetet realizuan 1.090 lundrime, ose 43 më pak se një vit më parë. {Sh.K}.

Filed Under: Komente Tagged With: gjate 2015, me pak lundrim, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 378
  • 379
  • 380
  • 381
  • 382
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT