• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Letra e Kadare drejtuar delegacionit të Kosovë në Rambuje

July 3, 2024 by s p

Prof.dr. Sylë Ukshini/

Kadare: Nënshkruani marrëveshjen, mos bini në grackën serbe

Shkrimtari Ismail Kadare, nuk ishte vetëm shkrimtar, por një njeri shumë i angazhuar për kombin, veçanërisht për Kosovën në momentet në dramatike dhe më vendimtare për të ardhmen e saj. Rasti më pikant është angazhimi i tij në Konferencën e Rambujesë në Francë (shkurt-mars 1999). I shqetësuar për rrjedhën e Konferencën dhe për frikën e dështimit të saj, shkrimtari Ismail Kadarei drejtoi një letër të ngutshme mbështetëse, bile edhe me tone lutje e qortimi për delegacionin e Kosovës në Rambuje, në të cilën ai kërkoi që Marrëveshja e Rambujesë të pranohej nga delegacioni i Kosovës, duke përfunduar se “ju jeni aty për lirinë, pra për jetën e Kosovës dhe jo për vdekjen e saj” dhe çdo refuzim i marrëveshjes së Rambujesë do të ishte një” dhuratë e madhe për Beogradin.”

Në këtë letër Kadare i tërhiqte vëmendjen anëtarëve të delegacionit shqiptar të Kosovës që të mos binin në grackën serbe, e cila ndiqte strategjia që t’i bënte shqiptarët bashkëfajtor, madje edhe fajtorë, me qëllim që t’i shpëtonte ndëshkimit ushtarak të Perëndimit. Ai më tej nënvizonte se me Konferencën e Rambujesë interesimi për Kosovën ishte rritur në pikën maksimale, duke tërhequr vëmendjen se ky interesim dhe ky seriozitet i qendrave ndërkombëtare të vendosjes nuk mund të përsëritej. Prandaj, ai bënte thirrje që delegacioni i Kosovës t’i thoshte “po” marrëveshjes, sepse pala serbe po priste me padurim një “jo” të shqiptarëve, që në fakt do të ishte një dhuratë e madhe për Beogradin. I preokupuar dhe mirëkuptues për hezitimin e drejtuesve të delegacionit të Kosovës, Kadare theksonte se për momentin Rambuje ishte e vetmja e mundshme, por njëkohësisht qartësonte se një konferencë tjetër pas tre vjetësh e lë hapur portën e lirisë. Kadareja e hartoi letrën pas një nate pa gjumë, midis orës dy dhe katër të mëngjesit të datë 22 shkurt 1999, duke qenë i ndërgjegjshëm për rëndësinë historike të atij çasti dhe për momentin delikat të të cilën ndodhej populli shqiptar i Kosovës. Ishte një situatë dramatike, Kadare po mendonte se nuk kishte kohë të mjaftueshme për një takim me presidentin Chirac apo me ambasadorin Hill. Ideja e letrës i dukej si e vetmja zgjidhje. Ishte një letër që kishte për qëllim që t’i detyrojë disa të harrojnë rapsodin e katundin…”Në nëntë të mëngjesit Elena nis të shtypë letrën në ordinator. Në nëntë e gjysmë marrë në telefon ambasadorin e Shqipërisë, Luan Ramën. Ai niste menjëherë në shtëpinë time për të marrë letrën. Ndërsa ambasadori është në rrugë, për çudi, më merr në telefon Rexhe Qosja. Ia them ç’mendoj me një ton që duhet të jetë nervoz. I them gjithashtu se pas dhjetë minutash po i nis mjë letër delegacionit. Shkruaj një letër shoqëruese për Rexhepin me pa a shumë po ato mendime. Ambasadori më premton se për një orë letra do të jetë më duart e delegacionit”, shkrunte Kadare në ditarin e tij. Me e këtë letër, shkrimtari Ismail Kadare, duke u nisur nga rëndësia dhe momenti historik si dhe nga frika se Kosova mund të merrte tatëpjetën, vendosi të merrte përgjegjësinë mbi vete.

Në këtë letër Kadare po ashtu siguronte delegacionin e Kosovës se “si shkrimtar, nuk do të guxoja kurrë t’jua jepja këtë këshillë, sikur të kisha unë vetë drojën më të vogël se po bëja faj që do të rëndonte në ndërgjegjen dhe në biografinë time.”

Duke ju drejtuar me këtë letër, Kadare vinte në dukej gatishmërinë që këto qëndrime t’i mbronte publikisht dhe bashkë me të të mbronte edhe vendimin e delegacionit të Kosovës për pranimin e Marrëveshjes së Rambujesë në këtë moment delikat për popullin shqiptar të Kosovës. Dhe krejt në fund në formë alarmi, Kadare i lutej anëtarëve të delegacionit të Kosovës të “mos dëgjonin rrahagjoksët e papërgjegjshëm, të cilët e kanë lehtë të bërtasin: o pavarësi menjëherë, o të bëhemi shkrumb. Askush s’ka të drejtë të propozojë shkrumbin dhe vdekjen për popullin e vet. Ju jeni aty për lirinë, pra për jetën e Kosovë dhe jo për vdekjen e saj”.

Sipas ambasadorin austriak Wolfgangan Petrisch, letra e Kadaresë arriti qëllimin e dëshiruar. Qosja, i cili e lexoi tekstin e saj në mënyrë patetitke përpara delegacionit kosovar, hoqi dorë nga qëndrimi i tij mospranues. Por, trysnia më e madhe vinte nga komandantët vendës të UÇK-së, të cilët nuk pranonin shpërbërjen e saj pa garanci për pavarësinë e Kosovës. Për Thaçin nuk ishte në lojë vetëm fati politik i “vendit të tij”, por edhe mbijetesa e tij fizike. Po të vendoste të nënshkruante marrëveshjen në variantin e paraqitur, mund të shndërrohej shumë lehtë në “tradhtar”. Ai e dinte se në fjalorin ushtarak një gjë e tillë do të thoshte vdekje. Nga ana tjetër, Thaçi rrezikonte të humbiste krejt simpatinë e Perëndimit. Ndërsa SHBA-ja bëri të qartë që, në rast se bisedimet dështonin për fajin e kosovarëve, ky do të ishte fundi i UÇK-së.

Në anën tjetër, thotë Petritsch, në Beograd e dinimi mirë se e vetmja mundësi për t’i shpëtuar sulmit të NATO-s pa nënshkruar dokumentin, ishte përçarja e delegacionit të Kosovës.

Në këto rrethana, letra e Ismail Kadaresë, e cila ishte ide e ambasadorit Wolfgang Petrisch, plotë ndjenjë i drejtohej në veçanti kolegut shkrimtar Rexhe Qosja, i cili bashkë me Thaçin, ishte kundërshtar më i ashpër i projektit të kompromisit, thuhet në mes të tjerash në librin “Kosova- Mythen, Daten, Fakten”, të Wolfgang Petrisch, Karl Kaser dhe Robert Pichler

Në këtë çast kritik dhe vendimtar, letra e Kadaresë pati ndikim vendimtar që delegacioni kosovar të mos përçahej dhe që brenda delegacionit të arrihej një konsensus historik. Si rrjedhojë, me me 23 shkurt 199 delegacioni i Kosovës njoftoi drejtues i Konferencës së Rambuejsë se ka votuar në favor të marrëveshjes.

(SU)

_______

Teksti i letrës së Ismail Kadare dërguar delegacionit shqiptar në Rambuje

Paris, 22 shkurt 1999

Në pamundësi t’ju them gojarisht disa mendime të miat për atë çka po ndodh e çka po pret gjithë kombi shqiptar prej jush, më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër të shkurtër. Një shqetësim i orëve të fundit u bë nxitje për këtë letër, e sidomos deklarata e Madeleine Albright se:

a) nëse të dy palët nuk bien dakord nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake në Jugosllavi,

b) nëse shkas për dështim bëhen shqiptarët, ndihma ndaj tyre do të pritet.

Besoj se jam në gjendje të dalloj deklaratat që bëhen për arsye presioni nga ato që shprehin një të vërtetë më të thellë. Nga njoftimet që kam dhe nga një intuitë alarmuese, kam bindjen se deklarata e Sekretares së Shtetit të SHBA duhet marrë me seriozitetin më të madh.

Në të dy rastet, pra edhe sikur të dyja palët, serbe e shqiptare, të mos bien dakord, e sidomos në rastin e dytë, sikur faji t’u mbetet shqiptarëve, serbët dalin të fituar. Dhe në të dy rastet, shqiptarët dalin të humbur. Me sa duket, strategjia serbe është bazuar pikërisht në këtë kurth: t’i bëjë shqiptarët bashkëfajtorë, madje edhe fajtorë dhe vetë të dalë e larë. Serbët s’kanë ç’kërkojnë më shumë nga kjo konferencë. Për ata do të jetë fitore e madhe. Mendoj se kjo është e mjaftë për të kuptuar se kurrsesi delegacioni shqiptar nuk duhet të bjerë në grackë.

Pyetja dramatike që shtrohet është: ndonëse aspirata jonë është më e madhe, a mund të kënaqemi megjithatë me aq sa kemi fituar? A mund të arrihej më shumë nga një fazë e parë kalimtare prej tre vitesh?

Mendoj se tani për tani mund të mbetemi me kaq. Mendoj se vështirë se mund të arrihej më shumë nga një fazë kalimtare.

Ky është një shans i madh përpara popullit shqiptar të Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar. Historia shumë herë e ka treguar se jo çdo luftë, sado heroike të jetë, e sjell një shans të tillë. Dhe shanset nuk përsëriten kaq lehtë. Kam bindjen se këtij shansi kurrsesi nuk i duhet rënë me shkelm.

Bindja ime bazohet në faktin se interesimi botëror për Kosovën ka arritur në pikën maksimale. Kurrë më në të ardhmen nuk mund që ky interesim, ky preokupim, ky seriozitet të përsëdytet. Qysh tani ky interesim ka filluar të quhet i tepruar dhe ka zgjuar xhelozinë e disa vendeve dhe popujve. Rrjedhimisht, pas harxhimit të kësaj vëmendjeje, masakra edhe më të mëdha në Kosovë do të zgjojnë vëmendje shumë më të vogël.

Bota do ta quajë ndërgjegjen e lartë dhe kjo do të jetë fatale për Kosovën. Jam i sigurt se serbët presin me padurim “jo”-në shqiptare. Dhuratë më të madhe nuk mund të ketë për ta.

Në këto kushte mendoj që të merret ajo që mund të merret dhe të mos kërkohet tani për tani e pamundura. Një konferencë tjetër për Kosovën pas tre vitesh e lë portën e lirisë të hapur. Unë e kuptoj ndjenjën tuaj të përgjegjësisë, e kuptoj drojën se mos bëni ndonjë lëshim që s’duhet bërë. Në këtë rast, më lejoni t’jua kujtoj se unë si shkrimtar, nuk do të guxoja kurrë t’jua jepja këtë këshillë, sikur të kisha unë vetë drojën më të vogël se po bëja një faj që do të rëndonte në ndërgjegjen dhe në biografinë time. Duke iu drejtuar këtë letër, jam i gatshëm t’i mbroj mendimet e mia publikisht, përpara kujtdo e bashkë me të, të mbroja gjer në fund vendimin tuaj.

Ju përfaqësoni sot popullin shqiptar të Kosovës në momentin më delikat. Nga urtësia, trimëria, ndershmëria juaj, bashkë me fatin e Kosovës varen fate të tëra jetësh njerëzore, varen jetë grash, fëmijësh, e burrash. Në këtë rast doja të përsërisja se, të bësh lëshim atëherë kur duhet bërë, është po aq trimëri e heroizëm, sa edhe kur je në luftë. Ju lutem mos dëgjoni rrahagjoksit e papërgjegjshëm, të cilët e kanë lehtë të bërtasin: o pavarësi menjëherë, o të bëhemi shkrumb! Askush s’ka të drejtë të propozojë shkrumbin dhe vdekjen për popullin e vet. Ju jeni aty për lirinë, pra për jetën e Kosovës dhe jo për vdekjen e saj.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta, bashkë me shpresën se do të më kuptoni drejt.

Ismail Kadare

Filed Under: Komente

Historike – 2 Korrik 1990: Deklarata Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës. Fillim i së nesërmes…

July 2, 2024 by s p

-Në ditën e Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990 gazeta tradicionale Rilindja doli me mbështetje të fuqishme, edhe me komentin “Reprizë nuk do të këtë” pasuar me redaksionalin “Fillim i së nesërmes”. Autor i të dy shkrimeve isha unë atëherë redaktori i Rilindjes – tash korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI. Isha me delegatët në mbledhjen historike të Kuvendit të Kosovës…/

-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, para zgjedhjes President, si kryetar i LDK paralajmëronte dhe përshëndeste Deklaratën për Pavarësinë e Kosovës të 2 Korrikut 1990/

-Deklarata Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës e 2 Korrikut 1990 edhe këtë 34-vjetor e pret në Arkivin Shtetëror të Kosovës, ku para pesë vitesh e dërgova me këtë shënim bashkangjitur në një letër shoqëruese të veçantë: “Kjo është Deklarata Kushtetuese e Kuvendit të Kosovës e 2 Korrikut 1990, ekzemplari origjinal që sapo u lexua e mora dhe e ruajë prej atëherë, kur edhe e kam cituar në redaksionalin që shkruajta për gazetën Rilindja me titull ‘Fillim i së nesërmes’ botuar në faqen e parë në numrin e 3 Korrikut 1990. Prishtinë, 30 Maj 2019 Behlul Jashari”.

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 1 Korrik 2024/ Kosova para 34 viteve shpallte pavarësinë në mbledhjen historike të Kuvendit të saj në 2 Korrik 1990.

“Duke u nisur nga vullneti i shprehur vendosmërisht anembanë Kosovës nga ana e shumicës së popullsisë së Kosovës…” Kështu fillonte Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, e cila shpallte pavarësinë e Kosovës, që atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

“Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë”, theksonte në fund në pikën e pestë Deklarata Kushtetuese.

“Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike…”, theksohej në vendimin historik, që merrej në seancën para dyerve të mbyllura e snajperëve në rrethana të shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur regjimi i Beogradit, pasi me “kushtetutën e tankeve” në Marsin 1989 kishte suprimuar autonominë që kishte Kosova element konstituiv i federatës me të drejtë vetoje me Kushtetutën e vitit 1974.

“Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për çlirim, ndërsa kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u realizuar e plotë në 17 Shkurt 2008”, shprehet nënkryetari në kohën e 2 Korrikut 1990 e pastaj edhe kryetari i Kuvendit, Ilaz Ramajli. Ai udhëheqte Kuvendin e Kosovës kur miratoi Kushtetutën dhe më të shpalli Kosovën Republikë në një mbledhje në Kaçanik në 7 Shtator 1990, edhe kur u mbajt Referendumi për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur nga 26 deri 30 Shtator 1991, në të cilin pro votuan 99,87% në pjesëmarrjen masive të 87,01% të qytetarëve me të drejtë vote.

Skenari i delegatëve të Kuvendit të Kosovës për aktin historik të 2 Korrikut të para 34 viteve ishte: Seancën do ta udhëheqë Bujar Gjurgjealo nga Prizreni, Deklaratën do ta lexojë Muharrem Shabani nga Vushtrria…dhe nëse ata do arrestoheshinin, ishin caktuar edhe zëvendësit e tyre…

Delegati që e lexoi Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës, Muharrem Shabani, kujton:

“Ishte marrë qëndrimi që unë ta lexoj Deklaratën. Më thanë kolegët delegatë të ulem afër një shtylle te hyrja e poshtme e ndërtesës së Kuvendit, që të mos më rrokte ndonjë plumb, sepse snajperistët shiheshin mbi ndërtesën Bankës së Kosovës, që tash është kjo ku jemi e Qeverisë së Republikës së Kosovës…Snajperistë kishte edhe në ndërtesa tjera përreth. Por, kishim vendosur që me çdo kusht ta shpallnim Deklaratën Kushtetuese, dhe qëndruam pa u ulur. Lexuam, miratuam dhe nënshkruam Deklaratën. Rreth nesh ishin edhe qytetarët, kishim përkrahjen e madhe të popullit…”

Në prag të ditës së Deklaratës Kushtetuese për pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të dielën e 1 Korrikut, në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja isha redaktori kujdestar për ngjarjet e ditës.

Në atë ditë të 1 Korrikut 1990 pjesë e sulmeve të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve ishte edhe një “referendum për Kushtetutën e re serbe” të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpallja e “shtyerjes” së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmërur për 2 Korrik, e për të cilën përfaqësuesit e popullit-delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për Deklaratën Kushtetuese…

“Shtyrja” shpallej si vazhdimësi e bllokimeve e ndërprerjeve të punimeve të Kuvendit të Kosovës…“Reprizë nuk do të ketë”, me këtë titull shkruajta komentin në mbështetje të delegatëve që të mbahet gjithësesi mbledhja e Kuvendit me axhendë vullnetin e kërkesat e popullit – Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të Kosovës.

Në koment mes tjerash shkruaja:

“Kurdo që të mbahet kjo mbledhje, një gjë është e sigurt: Kuvendi i Kosovës është i popullit dhe në të mund të vendoset vetëm sipas vullnetit e kërkesave të popullit. Asnjë shtyerje nuk mund të ndalë realizimin e këtyre kërkesave e këtij vullneti gjithpopullor, të shprehur me urti e vendosmëri, në qetësi paqësore e në frymim të thellë demokratik në çdo mjedis në Kosovë.

Kjo është garanci se reprizim të skenarit të vjetmë të dramës tragjike e të humbjes së autonomisë në Kosovë nuk do të ketë as sot, as nesër, as kurrë më. Populli dhe përfaqësuesit e tij legjitimë – delegatët janë të vendosur që vetëm me urti e demokraci të realizojnë të drejtat dhe interest e veta jetike të patjetërsueshme.”

Komenti u botua në numrin e 2 Korrikut 1990 të gazetës Rilindja, e cila që nga faqja e parë kishte raportime e shkrime me tiujt “Kosova duhet të ruajë subjektivitetin e vet në federatë”, “Populli vendosë në Kuvendin e vet”, “Kosova e re – sipas vullnetit të popullit”…

Në gazetën historike Rilindja raportohej se “vazhdojnë tubimet legale dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë” dhe se “kërkesë unanime” ishte që mbledhja e Kuvendit të Kosovës “të mbahet sot dhe të ketë në rend dite kërkesat gjithëpopullore”. Poashtu raportohej se në Gjakovë përfundoi Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili përkrahu delegatët e Kuvendit të Kosovës edhe për iniciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila Kushtetutë e Repoublikës së Kosovës e miratuar në 7 Shtator 1990 pasonte Deklaratën Kushtetues të 2 Korrikut të po atij viti.

Deklarata Kushtetuese, bashkë me aktet e tjera madhore që e pasuan, Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit të po atij viti e Referendumin për Pavarësi të ditëve të fundshtatorit 1991, shënonte kthesën historike drejt së nesërmes – të sotmes së Kosovës së lirë tashmë 25 vjet nga Qershori 1999, Kosovës shtet 16 vjet – Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurt 2008, të njohur deri tani nga 117 shtete të botës, anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Delegatët kosovarë të 2 Korrikut 1990 kujtojnë e vlerësojnë mbështetjen e fuqishme që u dhanë në atë kohë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, me të cilën në duar u panë edhe në seancën ku e votuan e nënshkruan Deklaratën Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës, si dhe Radio Televizioni i Prishtinës.

“Fillim i së nesërmes” ishte titulli i redaksionalit tjetër që kam shkruar në 2 Korrik 1990, duke qenë me delegatët në ngjarjen historike, të botuar të nesërmen në ballinën e gazetës tradicionale të vetme shqipe kosovare në atë kohë Rilindja, ku theksoja se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…”

Deklarata Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës e 2 Korrikut 1990 edhe këtë 34-vjetor e pret në Arkivin Shtetëror të Kosovës, ku para pesë vitesh e dërgova me këtë shënim bashkangjitur në një letër shoqëruese të veçantë:

“Kjo është Deklarata Kushtetuese e Kuvendit të Kosovës e 2 Korrikut 1990, ekzemplari origjinal që sapo u lexua e mora dhe e ruajë prej atëherë, kur edhe e kam cituar në redaksionalin që shkruajta për gazetën Rilindja me titull ‘Fillim i së nesërmes’ botuar në faqen e parë në numrin e 3 Korrikut 1990. Prishtinë, 30 Maj 2019 Behlul Jashari”.

Dërgimin e shumëmirëpritur të origjinalit të Deklaratës Kushtetuese në Pallatin e dokumenteve historike e kisha paralajmëruar në takime e komunikime me atëherë Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj dhe Drejtorët Hamit Shala e Ruzhdi Panxha, si dhe me Kryeinspektoren Dijana Dushullovci Haziri, e cila e mori në dorëzim.

Ku ta dërgoja ekzemplarin e Deklaratës Kushtetuese që ishte në duart e delegatit Maharrem Shabani që e lexoi në Kuvendin e Kosovës në 2 Korrik 1990 kemi biseduar me të dhe me udhëheqësin e Kuvendit në atë kohë, Ilaz Ramajlin…

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, ekzemplari origjinal, për herë të parë është ekspozuar në një ekspozitë të Arkivit Shtetëror të Kosovës në 2 Korrik 2019. Deklarata Kushtetuese për Kosovën e pavarur e 2 Korrikut të vitit 1990, e cila më është dhënë në Kuvendin historik, ishte e shkruar me makinë shkrimi vetëm në një faqe, në një letër, fotografinë e së cilës për botim për herë të parë e kam dërguar në Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare si korrespondent nga Kosova që nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në rrethana të rënda okupimi, në të cilat President i parë i Kosovës u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.

DR. IBRAHIM RUGOVA PARALAJMËRONTE DHE PËRSHËNDESTE DEKLARATËN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS TË 2 KORRIKUT 1990

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, para zgjedhjes President, si kryetar i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në një intervistë të botuar në 15 Prill 1990 në revistën “Fjala” në Prishtinë, duke komentuar debatet që zhvillohen në atë kohë thotë: “Ne si LDK pak më vonë do të dalim me një deklaratë kushtetuese që do të inkuadrohemi në këto debate për Kushtetutën e re”, duke paralajmëruar në këtë mënyrë Deklaratën e njohur Kushtetuese apo të Pavarësisë, siç do të quhet më vonë, të 2 Korrikut 1990, të Kuvendit të Kosovës.

Pak më vonë Presidenti historik Rugova do të deklarojë se, “pa shqiptarët si subjekt i barabartë politik nuk mund të ekzistojë as federata dhe as konfederata jugosllave” (“Hrvatski rubikon”, Qershor, Zagreb-Kroaci).

Në 2 Korrik 1990 në Prishtinë deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese. Rugova si kryetar i LDK-së, e cila tashmë tubonte rreth 700 mijë anëtarë, përshëndet dhe mbështet i pari këtë Deklaratë, duke e quajtur një dokument historik dhe Deklaratë për Pavarësinë.

ARKIV – 2 KORRIK 2018: RAMAJLI E HARADINAJ PËRGJIGJEN NË PYETJET E KORRESPONDENTIT TË GAZETËS DIELLI

Në 2 Korrik 2018 Kryetari i Kuvendit të Kosovës në kohën e viteve të 90-ta të zhvillimeve historike, Ilaz Ramajli, dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit, në konferencën për shtyp u janë përgjigjur pyetjeve të korrespondenit në Kosovë të Gazetës DIELLI.

PYETJA: Po prezantohem pak më ndryshe se tjera herë, si gazetari që kam qenë bashkë me delegatët në atë kohë para Kuvendit.

Prandaj, një pyetje kam për zotin Ramajli: Nuk ishte vetëm 2 Korriku, ishte edhe Kushtetuta e Kaçanikut e 7 Shtatorit po në 1990, pastaj Referendumi ku thuaja qind për qind e atyre që morën pjesë në votim votuan për Shtet Sovran e të Pavarur të Kosovës në atë kohë. Si i vlerësoni nga kjo distancë 28 vitesh ato tre ngjarje të mëdha historike?

Ndërsa për Kryeministrin e kam pyetjen: Cili është statusi i delegatëve të 2 Korrikut e 7 Shtatorit 1990 sot në shtetin e Kosovës?

PËRGJIGJIET:

Kryeministri Haradinaj: Faleminderit. Së pari Kryetari Ramajli.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës në vitin 1990, Ilaz Ramajli: Behluli ëahtë gjithmonë i interesuar për 2 Korrikun e 7 Shtatorin, duke pasur parasysh që ka marrë pjesë në Mbledhjen e 2 Korrikut dhe është gazetari që e ka ruajtur tekstin origjinal të Deklaratës Kushtetuese.

Dhe, t’iu them, këto tre akte, sot ashtu i përmendëm, përbëjnë bazën kushtetuese-juridike të rregullimit të shtetit të ri – Republikës së Kosovës.

Unë po shfrytëzoj rastin të përmendi që kemi mund t’i kryejme këto tre akte duke iu falënderuar një uniteti apsolut të faktorëve shqiptarë në Kosovë,

të cilët pa asnjë hezitim dhe pa asnjë ekuivok e kanë përkrah punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Edhe me përkrahjen unanime të popullit ne i kemi kryer krejt këto punë.

Unë këte e potencova për shkak se besoj që Kosova në këtë kohë është në një situatë shumë delikate, siç na njoftoi Kryeministri janë në përgatitje edhe zhvillimi i diskutimitmeve për përmbylljen e raporteve, kontratës përfundimtare me Serbinë dhe disa çështje tjera.

Unë besoj duke u mbështetë në përvojën e viteve 90-ta edhe sot është i nevojshëm një unifikim apsolut i faktorit politik në Kosovë, edhe faktorit të institucioneve, ta quaj ashtu, për ta arritë qëllimin përfundimtar.

Kryeministri Ramush Haradinaj: Faleminderit Kryetar.

Sa i përket Statusit ka një iniciativë ligjore, ajo ndodhet tani në Parlament, është në fazën e një propozimi, pra koncept-dokumenti.

Mund të ndodhë që do të procedohet më tutje në seancë plenare si Ligj për statusin e delegatëve-deputetëve të vitit 1990.

Nëse kalon nga Parlamenti ne do ta përkrahim si Qeveri, ka një kosto që është modeste, kosto modeste vjetore.

Nëse jo, atëherë mund ta hartojmë ne një ligj, koncept-dokument për Statusin e delegatëve të atëhershëm edhe t’ia kalojmë Parlamentit.

Por, mendoj që është me rëndësi që kjo të ndodhë.

Qeveria e Kosovës, në këtë rast Qeveria që udhëheqi, në vitin që shkoi ka ndërmarrë një veprim të njëherëshëm, po ato nuk janë zgjidhje – këto të njëhershmet, ka qenë një urgjencë ashtu që me e mbulu, ta quajë ashtu, një vakuum të madh kohor pa përkujdesje.

Po shpresoj që do të kalojmë në ligj dhe nuk është ndonjë ngarkesë, po e përsëris është një ngakesë krejt modeste financiare për Kosovën, është më shumë një nderë që ju bëhet kësaj kategorie, që është shumë me rëndësi nderimi i atyre që në momentet kyçe kanë kryer detyrat e tyre në shërbim të vendit. Ju faleminderit!

Filed Under: Komente

REUTERS: Albania’s best-known novelist Ismail Kadare dies at 88

July 1, 2024 by s p

By Aleksandar Vasovic

Albanian writer Ismail Kadare poses for photographers in Oviedo

Item 1 of 2 Albanian writer Ismail Kadare poses for photographers in Oviedo October 22, 2009. REUTERS/Eloy Alonso/File Photo

[1/2]Albanian writer Ismail Kadare poses for photographers in Oviedo October 22, 2009. REUTERS/Eloy Alonso/File Photo Purchase Licensing Rights, opens new tab

BELGRADE, July 1 (Reuters) – Ismail Kadare, an acclaimed Albanian novelist and playwright who defied his country’s longtime Communist rulers through his writing, has died in a Tirana hospital after having a heart attack, local television cited his editor as saying. He was 88.

Kadare, a prominent figure in Albanian and international literature, gained recognition in 1963 with his novel “The General of the Dead Army”, which drew praise from literary critics around the world.

Advertisement · Scroll to continueReport this ad

Prime Minister Edi Rama paid tribute to Kadare in a message on Facebook, hailing him as a “monument of Albanian culture”.

Kadare received numerous global awards, including the Man Booker International Prize in 2005, the Prince of Asturias Prize for the Arts in 2009, the Jerusalem Prize in 2015 and the America Award in Literature for a lifetime contribution to international writing in 2023.

He also produced poems, essays and screenplays, and was nominated for the Nobel Prize in Literature 15 times, once saying that media reports tipping him as a potential winner meant “many people think that I’ve already won it”.

Advertisement · Scroll to continueReport this ad

Kadare, who split his time between Albania and France, was the Balkan country’s best-known novelist and his works have been published in 45 languages, but he repeatedly irked his homeland’s former Communist rulers.

In 1975, after publishing a satirical poem called “The Red Pasha”, which took aim at Albania’s Communist bureaucracy, Kadare was sent to do manual labour in a remote village in central Albania.

Three of his books fell foul of Albanian censors, and in 1990 he sought political asylum in France after receiving threats following his criticism of the government and calls for democracy.

Last year, French President Emmanuel Macron awarded him the title of Grand Officer of the Legion of Honour.

Born in the town of Gjirokaster in 1936, in the-then Kingdom of Albania, Kadare was the son of a post office employee and a housewife. After World War II, he graduated in languages and literature from the University of Tirana.

He is survived by his wife, the author Helena Kadare, and their two daughters.

Filed Under: Komente

HESHTJA E SHTETIT SHQIPTAR PËR MOS DENIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT SJELL PËRÇARJE DHE URREJTJE NDËR SHQIPTARËT!

June 26, 2024 by s p

REAGIM I TË PËRNDJEKURVE POLITIKË DHE KOMUNITETEVE FETARE NDAJ DREJTUESVE TË SHTETIT SHQIPTAR DHE TRUPIT DIPLOMATIK I AKREDITUAR NË TIRANË PËR MOS DENIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT!

Ka mbi 6 muaj që Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë në bashkëpunim dhe dakortësim të plotë me tre komuniteteve fetare Mysliman, Katolik , Orotodoksë dhe Bektashian i janë drejtuar Shtetit shqiptar dhe kan mbështetur kërkesën e Konferencës Ipeshknore të Shqipërisë drejtuar institucjoneve të shtetit shqiptar që të dënohen krimet e komunizmit me ligj siç i ka dënuar Europa postkomunizëm.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Kryetari i Këshillit të Ministrave Edi Rama opozita e ashtuquajtur e djathtë antikomuniste, vazhdojnë të heshtin ndaj kësaj kërkese sa kushtetuese, njerzore, aq dhe e domosdoshme për zhvillimet politike shoqërore në Shqipëri duke dëmtuar rëndë ekuilibrat e shoqërisë në vend. Ka 34 vite që mijëra familje shqiptare kërkojnë një varr për familjarët e vrarë pa faj nga diktatura, janë mbi 6000 familje shqiptare që presin një përgjigje nga ky shtet që e quan veten “demokratikë.” Por drejtuesit e shtetit vetëm Heshtin!

Kur do ti dënoni krimet e komunizmit me ligj që t,ju bëjmë një varr në tokën e tyre martirve të lirisë, lajmëtarëve të Europës demokratike. Këta shqiptarë të pafajshëm i vrau banda e katilit, tradhëtarit të Shqipërisë Enver Hoxha, të cilët ju, që drejtojni Shqipërinë sot, vetëm e imitoni për të mbajtur pushtet dhe heshtni për krimet e tija makabre.

Një President që nuk nderon historinë e qëndrestarve antikomunist, që hesht ndaj krimeve të komunizmit, që nuk jep përgjigje për 6 muaj rrjesht kësaj kërkese njerzore kombëtare, si mund të drejtoi shtetin shqiptar? Një Parlament qesharak, që flet për gjenocidin e luftës së dytë botërore dhe nuk flet asnjë fjalë për krimet e komunizmit 50 vjeçarë, një Parlament që hesht për krimet e serbëve ndaj shqiptarve,të Kosovës , e tregon kujdes hipokrizie për krimet e serbëve në Bosnje. A mund ti shërbej shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së lirive të qytetarve të vet?

Një Kryeministër që promovon në pushtet xhelatët e vrastarët e këtyre shqiptarve dhe i shpërblen me poste drejtuese, dhe me pensione marramendse, a mund ti shërbejë një shteti dhe sistemi demokratik.? Një opozitë apatike që ka ardhë në parlament me votat e antikomunistëve dhe familjarve të zhdukurve, i bashkohet heshtjes së pushtetit për krimet e komunizmit?! Cilë përfaqëson kjo opozitë??? Shqipëria vazhdon agoninë komuniste. Ka më se tredekada që politikanët e viteve 90 muarën përsipër përpara shqiptarve të traumatizuar nga diktatura komuniste për të ndërtuar një sistem demokratik, dhe bilanci mbas tre dekadash është jo shtet i së drejtës por rilindje të stalinizmit shqiptar. Kjo klasë politike e krijuar mbas shembjes së murit të Berlinit jo vetëm që nuk ndërtoi sistem demokratik ku të zhvilloheshin zgjedhje të lira, ku të kishte një drejtsi të pamvarun, ku prona private të shkonte tek i Zoti, ku të Drejtat dhe Liritë e Njeriut të ishin të barabartë për të gjithë qytetarët. Këta politikan, në mënyrë të kaumfluar rindërtuan Stalinizmin e ri shqiptar me anën e korrupsionit dhe duke mos dënuar krimet e stalinizmit enverist, shkatruan sistemin e zgjedhjeve të lira dhe i krijuan shoqërisë një sistem staliniste ku partitë politike dhe kryetarët e tyre u kthyen në sundues dhe të pazavendësueshëm duke mbajtur peng demokracinë e shum pritur të cilën e kan mbërthyer për fyti duke mos e lejuar as të vdesi as të jetoi. Këto veprime antidemokratike që çfaqin sot politika e pushteti me urrejtje ndaj shtresës më fisnike, qëndrestare ndaj diktaturës dhe paqedashëse ndaj shoqërisë janë këmbanë alearmi për mos funksionimin e shtetit shqiptar.!

Sot jemi i vetmi vend europjan që nuk dënuam krimet e stalinizmit shqiptar, dhe i krijuam shoqërisë fenomenin e shpopullimit nga Shqipëria si vend që ska shtet të së drejtës.

Sot politikën në Shqipëri e bëjnë stalinistët e rinj të cilët për tre dekada nuk lejuan as nuk lejojnë zgjedhje të lira, ndrim elitash. Ata që përvetsuan politikën në 90, ata sundojnë si barbarë Shqipërinë. Partia e Punës së Shqipërisë që kreu krime ndrroi emrin në Parti Socijaliste, duke luftuar me çdo lloj mjeti për të mbrojtur krimet e Enver Hoxhës. Partia Demokratike që u shit si e djathtë në 90, bashkëpunoi me Partinë që ndrroi emrin vetëm me mbajt pushtet dhe aspak për liri e demokraci për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut siç u sakrifikuan për 50 vite Antikomunistët shqiptar dhe familjarët e të zhdukurve të komunizmit që sot nuk kan një varr në tokën e tyre.

Si mund të heshti opozita e ashtuquajtur e djathtë, për 6 muaj rrjesht ,ndaj kërkesës së Unionit Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë dhe komuniteteve fetare, ndaj familjeve të zhdukurve të 6000 shqiptarve të vrarë pa faj që sot nuk kan një varr në tokën e tyre.

TRE DEKADA DUKE KËRKUAR ESHTRAT E TË ZHDUKURVE

A kan ndërgjegje kombëtare këta drejtues të shtetit shqiptar që për masakrat që jan kryer në popullin e tyre , heshtin ndaj vrasjeve dhe vuajtjeve të bashkombasëve të tyre. Si mund të ndërtojnë demokracinë këta, kur shkelin dhunojnë të drejtën e shqiptarve të kenë një varr në tokën e tyre. Ka 34 vite që politika nuk lejon asnjë antikomunistë të drejtoi institucjonet e shtetit shqiptar. Nqs në Shqipëri nuk ke lidhje me diktaturën nuk mund të bëhesh pjesë e politikës apo të zgjidhesh e të drejtojsh institucjonet shtetrore. A nuk është dhunim i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kjo në Shqipëri.???

Sot piskama e mijëra të zhdukurve jehon me thirrjet “Ku i keni vorret o burra e gra shqiptare!”

MARTIRËT QË KËRKOJNË NJ VARR NË TOKËN E TYRE

Kjo piskamë njerzore duhet të trondisi të gjithë ata shqiptarë, media, shoqëri civile që sistemi demokratik të funksionoi dhe të ju japi qetsinë shpirtnore mijëra shqiptarve që u sakrifikuan për liri demokraci dhe barazi dhe sot nuk kan një varr në tokën e tyre.

Askush nga vrarsit e tyre deri në sot jo vetëm nuk u penalizuar për krimet që kishin kryer, por njohën poste drejtuese në shtetin e ashtuquajtur “demokratik” dhe në anën njerzore nuk kërkuan falje.

Zotrinj Ambasadorë që përfaqësoni demokracinë e lirinë e vendeve tuaja, mos heshtni ndaj kësaj tragjedie kombëtare që i ka ndodhur popullit shqiptar e që sot vuan akoma heshtjen dhe bërjen palë të juve, me sunduesit e shtetit shqiptar. Ju sjellim në vëmendje se historia përsëritet, në mbarim të luftës së dytë botërore heshtja e juaj, e la vendin tim për 50 vite nën diktaturë.

Shpresojmë se gjaku i pafajshëm i shqiptarve që deshën liri dhe Shqipërinë si Europa dhe në partneritet e në miqësi të përjetshme me SH.B.A, të ndërgjegjësoi JU, ti bashkëngjiteni kërkesës tonë legjitime që të dënohen krimet e komunizmit me ligj, dhe jo të bëhej palë me heshtjen e sunduesve shqiptarë! Nga tragjedia e krimeve të komunizmit po ju sjellim në vëmendje një masakër të vitit 1948 juve që drejtoni shtetin dhe politikën shqiptare: U pushkatuan pa faj në një natë marsi 1948 , ora 5.00 të mëngjesit, pranë Rrëmajit në Shkodër, e vazhdojnë mos me pas një vorr në tokën e tyre!

1. Imzot Frano Gjini, (Zv/ Nunci Apostolik i Vatikanit),

2. Imzot Nikoll Deda, Ipeshkëv.

3. At Mati Prennushi, Provinçial i Françeskanve Shqiptar.

4. At Çiprian Nika, Rektor i Françeskanve Shqiptar.

5. Caf Dragusha,

6. Cin Serreqi,

7. Guljelm Suma,

8. Ing. Fahri Rusi,

9. Abdullah Kazazi,

10. Pjetër Pali,

11. Dulo Kali,

12. Xhelal Hardolli,

13. Gaspër Simon Gaspri,

14. Murat Hysen Haxhija

Qënja e mbi 6000 shqiptarve pa varr si falet kurrë kriminelave barbar , as bijëve të tyre të cilët sundojnë demokracinë dhe heshtin ndaj këtyre krimeve. Cila Europë ju pranon JU, që fyeni bashkombasit tuaj duke mos u lejuar dhe një varr në token e tyre. Si nuk turpërohi përpara botës demokratike që nuk e denon krimin dhe kriminelin komunistë, përkundrazi fyeni këtë pjesë të popullsisë së martirizueme duke nderuar xhelatët..

Si mund të drejtoni mbi gjakun e pafajshëm të shqiptarve që skan një varr në token e tyre??.

Kjo heshtje që ka zgjedhur Presidenti, Kryetare e Parlamentit, Kryeministri, apo Opozita, ky veprim i juaj si drejtues të shtetit sjell vetëm përçamje e urrejtje ndaj shqiptarve.

Kjo heshtje është tradhëtia ndaj atdheut.

Shqipëria nuk do të ketë kurrë paqe, pa u denua krimet e komunizmit, dhe ju si drejtoni këtë shtet do të ju denoi historia për heshtjen tuaj vrastare si bashkëfajtorë me krimin e kriminelët!

Ne të mbijetuarit e diktaturës që përçuam paqe për 34 vite presim përgjigjen tuaj publike:

Kur do ti denoni krimet e komunizmit me ligj si gjith Europa!

Dr. Besim NDREGJONI

Aktivistë i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

Presidenti i Unionit Mbarkombëtar Integrimit

të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë

të Shqipërisë

Filed Under: Komente

POPULLATA E ÇAMËRISË PROVOI TRE GENOCIDEVE NË NJË SHEKULL

June 22, 2024 by s p

C:\Users\User\Downloads\Ahmet Xhafo, 03.jpg

Nga Ahmet Xhafo, 

ish kryetari i Shoqatës Çamëria në SHBA 

Ne kujtim te masakres se Filatit

Më 13 mars u mbushën 79 vjet nga masakra e Filatit e kryer më 1945 nga bandat shoviniste greke kundër popullsisë së pafajshme çame të Filatit me rrethe. Kjo ishte vala e dytë tragjike e genocidit të filluar në qershor të vitit1944 nga trupat fashiste të Napolon Zervës. 

Sipas dokumentave te Komitetit Antifashist te Minoritetit Çam të referuara edhe nga historiani Beqir Meta, pas shpartallimit të trupave të Zervës nga ana e ELAS-it në vjeshtë 1944, rreth 3000–5000 refugjatë çamë të shpërngulur në Shqipëri vetëm disa muaj më parë, vendosën të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Çamërinë Veriore pas disa muajsh vuajtjesh në kampet e ngritura me mjete rrethanore në fushën e Mursisë dhe Vrinë, ku dhjetëra refugjatë çamë kishin gjetur vdekjen nga kushtet e vështira higjenike, mungesa e ushqimit, sëmundjet apo moti.  Para kthimit në Çamëri ata kishin marrë sigurimë verbale madje edhe nga një mision i rëndësishëm diplomatik perëndimor në Tiranë.  Por tek punonin arat e tyre dhe mbarështronin blegtorinë në Filat, ata u bënë sërish viktimë e hiper-nacionalizmit të verbër grek.

Më 5 mars 1945 rreth 100-200 ushtarë grekë zbarkuan nga Korfuzi në Sajadhë.  “Pasi rrethuan Filatin, Shqefarin e Spatarin, – shkruan më tej historiani Meta, – nisën vrasjet e banorëve paqësorë, që sapo kishin filluar të punonin tokat e tyre.”  Vrasja makabre e 13 marsit 1945 e rreth 70 vetave në Filat dhe dhjetëra të tjerëve në Përroin e Vanarit dhe krimet e tjera rrënqethëse ndaj grave, fëmijëve, pleqëve e plakave të pafajshme e të pambrojtura çame u cilësua si një “masakër e vërtetë” nga vetë zyrtari britanik Palmer në Raportin e tij drejtuar Forin Ofisit (foreign office) për vizitën që ai bëri në terren nga 9 – 14 prill 1945.

Akti i dytë i genocidit ndaj minoritetit çam në Greqi i marsit 1945, i zbatuar në Filat shumë muaj pas largimit të pushtuesve nazistë nga Epiri apo Çamëria ku edhe në këtë rajon ishte vendosur autoriteti qeveritar grek i pas luftës, është një tjetër argument që hedh poshtë edhe një herë akuzat e pathemelta dhe propagandën mashtruese se “çamët u larguan vullnetarisht drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar dënimit që meritonin si bashkëpunëtorë të nazizmit.”

Këtë krim rrënqethës nuk mban dot as dheu.  Urdhëruesit dhe ekzekutorët e tij ishin leitnant Kristo Kaca, major Ilia Kaca dhe kolonel Zoto.  Ata për fat të keq i shpëtuan drejtësisë.  Por frymëzuesit e vërtetë ishin qeveria e Plastiras dhe pjesa më e skajshme, raciste, intolerante, antisemite e fondamentaliste e klerit ortodoks, e ushtrisë dhe opinionit publik grek.  I takon qeverisë së sotme greke, madje do të ishte detyrim moral dhe juridik i saj, që edhe sot të hapte një hetim, të përcaktonte përgjegjësitë dhe të spastronte ndërgjegjen aq fort të ngarkuar.   Masakra e Paramithisë e 27 qershorit 1944, ajo e Filatit në shtator 1944 si dhe e Filatit e marsit 1945 apo ato të trevave të tjera në Çamëri, përbëjnë krime kundër njerëzimit, dhe si të tilla as nuk mund të parashkruhen, dhe as të harrohen. Një nga dëshmitarët e shumtë të kesaj masakre Zaije Tafil Haxhiu nga Filati, tregon se : « Tasho Çifuti e grekër të tjerë nga Filati morën përsipër të përcillnin për në kufirin shqiptar fëmijët, gratë e burrat që kishin mbetur gjallë, por në « Vanar » turmën e pambrojtur e ndalën bandat e armatosura të komanduara nga Kristo Kaco. Ata filluan vrasjet me spata e therjet me thika. Dëgjoheshin vetëm klithmat në agoni të burrave që vdisnin dhe lemeritjet e fëmijëve e të grave që kërkonin pjestarët e familjes.». 

U tmerrova, – thotë më tej dëshmitarja, – kur pashë kokën e Haki Banës që rrokullisej në tokë dhe trupin e Dalip Hamzajt nga Versela të bërë copa-copa e të futur në thes. U tmerrova kur pashë tre të rinj të lidhur, të cilëve u kishin prerë veshet, hundën, u kishin nxjerë sytë dhe rrjepur lëkurën».  

Në lidhje me masakrën e Vanarit shkruan edhe historiani grek N. Zhangu : “Nga një deshmi e një të E.D.E.S-i raportohet ekzekutimi në vendin e quajtur Vanar të 65 çamëve. Dhjetra të tjerë u hodhën në urën e Naçit. Në Thesproti u shkelën të gjitha ligjet e njerëzimit”. “Këto ishin, – shkruan historiani tjetër grek J. Shara, – përfundimet e politikës pa lavdi të Metaksajt, të politikës imperialiste italiane dhe të politikës së papërmbajtur të E.D.E.S.-it, të cilët vulosën me gjak….dhe me një fat katastrofik për të dyja popullatat, që kishin për epilog çrrënjosjen e shqiptarëve  çamë nga dheu i të parëve të tyre nga shtëpite e malli i tyre, ishte shpërthim i hakmarrjes mbi të pafajshmit dhe të pambrojturit….” 

Kujtimi i kësaj ngjarjeje të hidhur nuk mund dhe nuk duhet të provokojë ndjenja armiqësore ndaj popullit grek.  Në fakt, popullsia çame, qoftë minoriteti çam në Greqi dhe qoftë refugjatët çamë në Shqipëri, nuk kanë ushqyer kurrë ndjenja të urrejtjes ndaj shtetit dhe popullit grek.  Përkundrazi, çamët nuk kanë qenë anjëherë të interesuar për dëmtimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.  Madje, edhe Kongresi i Minoritetit Shqiptar të Greqisë, i mbajtur në shtator të vitit 1945 në Vlorë fill pas ushtrimit të genocidit, nuk pati kurrfarë shfaqje racizmi apo armiqësie ndaj popullit grek apo minoritetit grek në Shqipëri (Reportazh nga Kongresi Çam, gazeta Bashkimi, 26 shtator 1945).

Sot, tek nderojmë kujtimin e viktimave të masakrës së Filatit, nuk mund të mos shprehim shqetësimin për mosgadishmërinë nga ana e qeverisë greke të njohjes dhe zgjidhjes së të drejtave të njeriut të minoritetit çam që jeton përkohësisht në Shqipëri apo në vende të tjera.  Shoqata për të Drejtat e Njeriut Çamëria i bën thirrje qeverisë së z. Karamanlis që të tregojë vullnetin dhe guximin e duhur për zgjidhjen dhe trajtimin njerëzor të halleve e problemeve të minoritetit çam të Greqisë, këtyre banorëve të Thesprotisë së lashtë e pasardhës të Pirros së Epirit, që kërkojnë të kthehen në shtëpitë e tyre e të jetojnë në paqe e harmoni me popullin grek, njëlloj si të gjithë shtetasit e tjerë të Greqisë apo të Bashkimit Evropian.  Greqisë moderne të z. Micotaqisdo t’i rritej shumë prestigji, autoriteti dhe respekti ndër shtetet dhe kombet e qytetëruara të botës nese do ta trajtonte problemin tonë me mendje të kthjellët, pa pasione dhe pa paragjykime.

Por ka ardhur koha që problemi i të drejtave të njeriut të minoritetit çam të gjejë vëmendjen e duhur dhe të trajtohet edhe në instancat e larta evropiane, si në Strasburg apo në Bruksel. Në Evropën e shekullit XXI nuk mund të pranohet më mungesa e vëmendjes ndaj minoriteti më të harruar dhe më të neglizhuar në kontinent », përfundon rrëfimin e tij Ahmet Xhafo..

Nuk kanë mbetur shumë dëshmitarë të atyre masakrave gjakatare të pas genocidit në fund të Luftës II Botërore që ti shohin sytë e Europës, megjithëse gjtihçka është e shkruar si e zeza mbi të bardhën e historisë së Çamërisë. Për fatin e keq, heshtja e qeverive t ënjëpasnjëshme të shtetit shqiptar për të kërkkua reciprocitetin mbi parimet e Deklaratës  Universale të të Drejtave të Njeirut, por edhe shurdhëria e qëllimshme europiane, si dhe mosfunksionimi i strukturave të komunitetit çam përmes atyre që pretendojnë se kanë merita prfaqësuese, bëjnë që Greqia të mos bëjë asnjë hap para, pore dhe bën shantazhe përmes kërkesave për të drejtat e njeriuut të minoritetit grek në Shqipëri. Në këtë rast do t ëëprdorja një shkrehje tipike që përdorej në Çamëri « Ata që na kanë borxhe (grekët), na kërkojnë edhe kaun ». 

Dergoi për botim: Hyqmet Zane                                 

Gazetar, studiues i çështjes çame

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT