• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

80-VJET HESHTJE ZYRTARE NDAJ GJENOCIDIT GREK NË ÇAMËRI! DERI KUR MË?!

February 5, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Më ra në sy një lajm ditët e fundit në lidhje me 80-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë i shpërndar nga Fondacioni Çamëria, “Hasan Tahsini”.  Ky fondacion njofton për ekspozitën tre ditore, titulluar “80-vjet gjenocid”, çelur në Kalanë e Tiranës, të ënjtën që kaloi.  Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të veprimtarive të ndërmarra me rastin e 80-vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë të organizuara nga Fondacioi Çamëria, “Hasan Tahsini”.

Sipas njoftimit, në ekspozitë janë paraqitur 80 fotografi autentike disa prej të cilave të panjohura deri më tani, por që dokumentojnë kalvarin dhe vuajtjet e shqiptarëve çam – gjenocidin kundër çamëve autokoton në trojet e veta shekullore.

“Fotot në këtë ekspozitë janë dëshmi që provojnë genocidin grek dhe japin një dimension më të gjerë të kësaj tragjedie ndaj shqiptarëve të Çamërisë, mbi këtë popullsi të pafajshme”, tha kuratorja e ekspozitës, Admirina Peçi. “Ato mbartin një vlerë të madhe historike, por shërbejnë edhe si një apel ndaj ndërgjegjes së atyre që e shkaktuan tragjedinë. Ato duket sikur bëjnë thirrje për vëmendje e drejtësi. Nëpër këto foto bardhezi, disa prej tyre të pa publikuara më parë, ndihet tensioni dhe dhimbja e një epoke të ngarkuar. Janë portrete fëmijësh, grash e burrash, që mbartin dhimbje. Por nuk mbartin vetëm dhimbje, ka edhe shpresë në portretet e tyre”, shprehet kuratorja e ekspozitës, 

“Mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një genocid të ashpër, që rezultoi me vdekjen masive të mijëra civilëve, por edhe me dëbimin, shkatërrimin, grabitje dhe konfiskimin e pronave të tyre”, citohet të ketë thenë, në vijim, kuratorja Admirina Peçi. Në vlerësimet e historianëve, por edhe të përfaqësuesve të komunitetit çam janë mbi pesë mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë, që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet dhe kjo shënon një periudhë tragjike të fatit të popullsisë çame”, është shprehur ajo.

“Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, 80 vjet më parë, nuk ishte diçka spontane, por një platformë politike e qeverisë greke”, ka thenë për Fondacionin Çamëria, “Hasan Tahsini”, historiani dhe studiuesi i çështjes çame, Z. Hajredin Isufi, i cili aktualisht jeton në qytetin e Durrësit, i vendosur aty me familjen e tij që nga viti 1945. Ai është një nga të mbijetuarit e gjenocidit, ndërsa solli, shkurt, disa momente të dëbimit të dhunshëm nga vendlindja, si dhe kujtimet e tij të hidhura.

Emigrimi i shqiptarëve të Çamërisë ishte një dramë e vërtetë, – tha më tej Z.  Isufi, për portalin e Fondacionin Çamëria, “Hasan Tahsini. “E drejta njerëzore, juridike, ndërkombëtare është në anën e popullsisë çame, sepse këto janë vlerat perëndimore, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, e drejta e pronës etj.”   Duhet të jemi të bindur se do të triumfojë kjo drejtësi për një nga popujt më të lashtë dhe më të persekutuar me kaq shumë drama e tragjedi, me kaq shumë sakrifica për të mbajtur lart emrin e shqiptarit të Çamërisë, të një vendi me kaq shumë kulturë e histori”, tha mes të tjerash historiani Hajredin Isufi, duke theksuar se çështja çame duhet zgjidhur, pasi ndryshe nuk ka për të patur marrëdhënie të drejta e të shëndosha mes Shqipërisë e Greqisë.

“Masakrat dhe genocidi ndaj popullsisë çame përbëjnë genocid, me dimensione krejt të veçanta, tha për Fondacionin Çamëria, Prof. Pëllumb Xhufi.  “Ikja masive çamëve nuk ishte zgjedhje, por dëbim nga dhuna e gjeneralit Zervas, që ishte pikërisht ideatori dhe zbatuesi i spastrimit etnik. Çamët vuajtën tmerrin e deportimit dhe shpërnguljes me dhunë dhe kanë gjetur forcën për të mbijetuar. Ky ishte një krim i shfarosjes në masë, ishte diçka që nuk duhej të ndodhte, me të cilin nuk mund të pajtohesh, dhe mbi të cilin nuk mund të heshtet. Genocidi ndaj çamëve, edhe pse është denoncuar disa herë nga instanca të ndryshme, nuk është përballur asnjëherë me drejtësinë, me asnjë gjykatë apo forum juridik. Çështja çame ka nevojë për një zhvendosje në binarët e duhur nga politika greke. Ajo është ideologji për cdo shqiptar”, tha më tej prof. Xhufi. “Ka ardhur koha që qeveritë shqiptare t’i kthehen zbatimit të agjendave shqiptare, ashtu siç i detyron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe siç presin prej tyre qytetarët shqiptarë”.

Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, duke përshëndetur vizitorët dhe gjithë të pranishmit në ekspozitë, mes të tjerash tha: “Fryma e kësaj ekspozite në 80 vjetorin e genocidit dhe mesazhi që përcjell, është një dhe i vetëm: Drejtësi për Çamërinë! Çështja çame është një e drejtë ndërkombëtare. Këto fotografi nuk janë stoli, por aktakuza, që na japin një panoramë të tmerrshme të asaj që ka ndodhur. Genocidi ndaj Çamërisë është një prej plagëve më të mëdha kundër njerëzimit në histori. Çamët u vranë, u masakruan dhe u shkulën nga rrënjët, vetëm se ishin shqiptarë, se nuk ishin në harmoni me “Megaliidenë” shoviniste greke. Kemi ende dëshmitarë të gjallë. Kemi njerëz të mbijetuar, që kanë parë me sytë e tyre genocidin. Ata kërkojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. Shumë vite kanë kaluar, mirëpo problemi madhor i shkeljes së të drejtave të njeriut në Evropë, i quajtur edhe si “problemi çam”, mbetet ende i pazgjidhur. Ne nuk kërkojmë ndryshim kufijsh. Greqia vetëm do të fitonte, sikur të lehtësonte kthimin e individëve të minoritetit çam në shtëpitë e tyre. Greqia do t’i afirmonte botës mbarë se është vërtetë vend demokratik e i pjekur, nëse do t’i trajtonte këto probleme me mendje të hapur e me zemër të gjerë, duke respektuar të drejtën e kthimit të minoritetit çam dhe të pasardhësve në shtëpitë e tyre.  

Sa i përket interesimit të Tiranës zyrtare gjatë dekadave, për çeshtjen çame, Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Z. Alket Veliu, është shprehur me këtë rast se, “Diplomacia shqiptare, deri më sot, ka qenë e paaftë për të ngritur me sukses zgjidhjen e problemit çam para palës greke. Kemi një heshtje totale që i shërben Athinës. Heshtje që kërkohet nga shteti grek dhe zbatohet në Shqipëri. Asnjë qeveri nuk e ka shtruar dhe nuk e ka pasur çështjen çame në tavolinën e bisedimeve me Greqinë. Ndërkohë që Athina zyrtare bën presion edhe me çështje të paqena si ajo e Belerit, dhe mobilizon gjith strukturat e shtetit grek. Detyrimi ndaj Kushtetutës, ndaj Rezolutës për Çamërinë, si dhe ndaj parimeve universale të drejtave të njeriut, kërkojnë që çështja çame të jetë në krye të agjendës së marrëdhënieve dypalëshe. Të drejtat e njeriut nuk janë përzgjedhëse, por universale. Ato u takojnë të gjithëve, dhe nuk duhen parë sikur “ca janë të nënës dhe ca të njerkës”.

Sidomos në këtë 80-vjetor të gjenocidit çam – këtij krimi të spastrimit etnik — Çamëria dhe çamët e përhapur nepër botë kërkojnë drejtësi dhe dinjitet njerëzor, që krimet ndaj tyre por dhe të drejtat e tyre, përfshir pronat e tyre në Çamëri, të trajtohen bazuar në ligjet dhe konventat ndëkombëtare mbi të drejtat universale të njeriut.  Heshtja zyrtare përball vuajtjeve njerëzore dhe gjenocidit, nuk mund të jetë një opcion në shekullin XXI, është shprehur Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres’ me rastin e 15-vjetorit të miratimit të marrveshjes së Kombeve të Bashkuara mbi, “Përgjegjësinë për të mbrojtur” njeryit  nga gjencodi, spastrimet etnike dhe prej krimeve kundër njerëzimit.  Me atë rast, udhëheqsit botërorë njëzëri kanë miratuar marrveshjen duke marrë përsipër përgjegjësinë e përbashkët duke u angazhuar për të bërë më shumë për të mbrojtur popullsitë e ndryshme nga krimet si gjenocidi, krimet e luftës, spastrimet etnike dhe nga krimet kundër njerëzimit.    

Nuk ka asnjë dyshim se çeshtja çame është një rast i tillë. Ky 80-vjetor i gjenocidit çam paraqet një rast të përshtatshëm për Greqinë dhe për Shqipërinë, por edhe për komunitetin ndërkombëtar, sidomos Bashkimin Evropian, antare e të cilit është Greqia – që më në fund të përballen me krimet greke në Çamëri 80-vite më parë. Që të mos heshtin por të përballen me krimet, përfshir gjenocidin, kundër shqiptarëve çamë të krahinës së Çamërisë Shqiptare – Krahinës më Jugore e Trojeve Etnike –  Frank Shkreli/ Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare | Gazeta Telegraf

“Për të vdekurit dhe për të gjallët, ne duhet të jemi dëshmitarë”, të vuajtjeve të viktimave të gjenocidit dhe shtypjeve, ka thenë Elie Wiesel, i mbijetuar i holokaustit.  Kjo vlen edhe për viktimat e nazizmit, komunizmit të Enver Hoxhës, fashizmit grek dhe krimeve gjencocidale serbe në Kosovë.

HESHTJA NUK ËSHTË OPCION përball krimeve kundër shqiptarëve në shekullin XXI! Mjaft heshtjes zyrtare ndaj masakrave dhe krimeve për çfarosjen e shqiptarëve të Çamërisë!

Frank Shkreli 

A blue sign with white text

Description automatically generated

        OKB: Për një botë pa masakra në masë – T’i jepet fund pandëshkueshmërisë

A long shot of a room

Description automatically generated

Fotot nga Fondacioni Çamëria, “Hasan Tahsini” — ekspozita e titulluar “80-vjet gjenocid”, çelur në Kalanë e Tiranës, të ënjtën që kaloi.

A room with pictures on the wall

Description automatically generated

A room with pictures on the wall

Description automatically generated

A person standing at a podium

Description automatically generated

+53

Filed Under: Komente

Sofra e Shoqatës “Atdheu” bashkoi veprimtarë të shumtë në promovimin e librit “Në kohë për kohën”

February 5, 2024 by s p

Dashnim HEBIBI

Foto: Shoqata “Atdheu”

Autori rron derisa shkrimi i tij është në përdorim dhe njëkohësisht i arkivuar! Buzëqeshja nuk mund të vidhet, as të blihet dhe as që të merret hua, sepse nuk është mall tokësor, është pushim për të dëshiruarit. Nuk kushton gjë dhe prodhon shumë. Pasuron atë që e merr, por nuk varfëron atë që e jep.

Bad Ragaz, 4 shkurt

Me të filluar muaji shkurt, muaji i pavarësisë së Republikës së Kosovës, Shoqata e Mërgimtarëve „Atdheu“, me qendrën e saj në Bad Ragaz të Zvicrës, që është e njohur nga e gjithë mërgata jonë, por edhe në atdhe për kontributin e saj, edhe ate hiq më pak se për 32 vjet veprimtari, të shtunën e datës 3 shkurt, mbajti kuvendin e 32-të si dhe organizoi promovimin e librit të veprimtarit të kauzës sonë kombëtare, z.Qemal Musliu, i cili ishte edhe kryetar para disa viteve i kësaj shoqate dhe koautorë (bashkautorë) i monografisë së shoqatës në fjalë, që ka mbetur pasaportë e kësaj shoqate. Ishin mbledhur miq, shokë, mërgimtarë të shumtë, të të gjitha trevave shqiptare, në mesin e tyre edhe ish komandanti i UÇPMB-së, z.Shefket Hasani, z.Fazli Musliu, kryetar nderi i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ e shumë veprimtarë të tjerë. Për lexuesit tanë është i njohur kontributi për këto tre dekada i shoqatës „Atdheu“, por ajo vazhdon thuajse me të njejtin ritëm për të mirën e atdheut me plot kuptimin e fjalës edhe nga gjenerata e re e mërgatës sonë, nga kjo gjeneratë, që janë frymëzuar nga prindërit e tyre, që kurrë nuk u ndalën, sa herë që është kërkuar nga atdheu. Me plot kuptimin e fjalës e mbanë emrin „Atdheu“.

Shoqata „Atdheu“ po e ruan bërthamën e unitetit, bamirësisë dhe të kulturës

Të gjithë të pranishmit, që salla ishte e përmbushur, ishin të ftuar në kuvend të shoqatës dhe të promovimit të librit “Në kohë për Kohën” e autorit, Qemal Musliu. Kjo natë thuajse nga të gjithë të pranishmit u cilësua që në fillim si natë e madhe e mbushur me plot të mira. Të dukej se je në ndoj restaurant të atdheut tonë. Të gjithë njiheshin mes veti dhe kishin ardhur nga katër anët e Zvicrës. Shihej edhe kryesia e shoqatës që përgaditeshin ta fillojnë kuvendin me kohë. Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar filloi punë kuvendi I 32-të. Mjafton të kujtohet numri 32, 32 vjet punë e angazhim për çështjen kombëtare. Respekt të pafund për të gjithë veprimtarët që ishin e që janë sot e kësaj dite. Më kujtohet para disa viteve në cilësinë e gazetarit, kam përcjellur disa aktivitete të shoqatës, ishin edhe disa veprimtarë të tjerë, të cilët nuk i pash fizikisht, që kishin ndërruar jetë, por puna e tyre shpirtërore shihet edhe sot, duke pasur në këtë shoqatë fëmijët e tyre dhe të afërm të tjerë. Nuk mundet pa u përmendur edhe përqafimet vëllazërore që bëheshin mes veti. Kjo të gëzon shumë, sepse modestia është e trashëgohet edhe sot e kësaj dite, sidomos te ata që e kanë dëshmuar veten me punë e përkushtim faktesh. Siç e di dhe siç jam i informuar dhe ashtu edhe u dëshmua, në këtë shoqatë, nuk ka nga ata që rrahin gjokse individuale për arritje të sukseseve, por kur i përmendet një e mirë një anëtari të shoqatës, ai menjëherë thotë, po, flm, por ne e kemi arritur së bashku dhe ate të mirë e ndaj mes veti. Duhet çmuar, sepse jemi duke e jetuar një kohë thuajse materialiste, por këtu nuk shikohet ajo, sepse gjithçka bëhet me punë vullnetare. Kam sigurisht, edhe shumë e shumë çka të shkruaj dhe është shkruar për këtë shoqatë, por kësaj here po ndalemi në dy ngjarje të mëdha me një natë. Këto ngjarje I mban dhe i organizon ata që kanë përvojë, pra veprimtarët e shoqatës “Atdheu”. Koha ishe e shkurtë e organizimit të promovimit të librit, por kur njihet autori nuk është problem, nuk ka vend të lire në çdo skaj të sallës, po edhe në këmbë qëndronin shumë të pranishëm. Çka na ra në sy dhe duhet përshëndetur, prania e të rinjëve. Dëshmi e mirë edhe kjo, se shoqata ka të ardhme të sigurt.

Kuvendi e filloi punën dhe menduam se do të zgjasë shumë, por shkoi si është më së miri. Shkurt, qartë dhe preciz. Janë për lakmi kryesia e shoqatës, bashkë me anëtarët besnikë.

Pas përshëndetjes nga drejtuesi i kuvendit, Shkëlzen Avdiu, e mori fjalën kryetari z.Rexhep Murati ku me disa fjalë tregoi gjithë sukseset e shoqatës brenda vitit. Nuk patë debate, por vetëm urata. Edhe arkatari i shoqatës me një përgaditje të mirë, pasqyroi me përpikshmëri çdo gjë që ka shkuar në shoqatë dhe dëshira e tij dhe e kryesisë ishte që të arrijmë numrin 150 të anëtarëve dhe po besojmë se do ia arrijmë qëllimit. Buxheti i shoqatës ishte për lakmi. Shoqata ka ndihmuar e po ndihmon edhe studenta nga arka e shoqatës. Jo më shumë se një orë të gjithë ishin një zëri që të vazhdoj punën kryesia e kaluar, sepse ishte e suksesshme dhe do ta ketë mbështetjen tonë.

Një zëri u zgjodh kryesia dhe ja siguruam edhe emrat e kryesisë për vitin 2024 të dalë nga kuvendi I 32-të. Rexhep Murati, Shkëlzen Avdiu, Gafur Destani, Blerim Murtezi, Bujar Avdili, Vullnet Tosuni, Gazmend Nuhiu, Samir Fejzullahu, Vlorian Memeti, Sadudin Shahini, Dukagjin Memeti.

Me një duartokitje nga të pranishmit u dëshmua se kuvendi u mbyll me shumë sukses. Menjëherë, fjala iu dha veprimtarit të njohur, z.Bekim Shabani që e paralajmëroi se do të fillojmë me pjesën e dytë të programit për promovimin e librit “Në kohë për kohën” me autor z.Qemal Musliu, emër i njohur për të gjithë ne që jemi të pranishëm. Z.Shabani pasi përshëndeti të pranishmit, autorin dhe dy musafirët që kishin ardhur për të folur edhe për librin, z.Memet Zhuta dhe Dashnim Hebibi, foli për autorin nga biografia e tij dhe disa fjalë nga përmbajtja e librit dhe iu dha fjala autorit.

Z.Qemal Musliu me përshëndetje të përzemërta përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i uroi punë të mbarë kryesisë së shoqatës. Z.Musliu nuk u ndal të flas për librin dhe punën e tij, por dha mesazhe të forta si edhe herave të tjera, që të jemi të bashkuar dhe vetëm të bashkuar, të ruajmë gjuhën tonë të bukur tek brezat e rinjë, të mos shkëputemi me vendin e të parëve dhe miqësia me miqtë zviceran të jetë jetike, sepse është shteti që na ka hapur dyert kur kemi pasur më së shumti nevoj, por edhe sot e kësaj dite është me ne dhe ne gëzojmë gjitha të mirat. Njëherit autori me modestinë e tij që e ka të trashëguar, dëshiron që edhe në atdheun tonë, të kemi drejtues të drejtë për shtetet tona dhe të ecim me hapa të sigurt drejt Bashkimit Evropian dhe të mos harrojmë, se armiku jonë shekullorë, ka dashur e dëshiron që të coptohemi mes veti. Sapo përfundoi përshëndetjen autori, i cili ishte ngritur në këmbë për ti nderuar të pranishimit deri sa i tha të gjitha fjalët, menjëherë, duartrokitja i dha përgjigje, se ishe e do të mbetesh i nderuar për të gjithë ne.

Z.Bekim Shabani, pasi përfundoi përshëndetjen autori, fjalën ia dha z.Memet Zhuta, mikut të autorit dhe ai ndër të tjera tha: “

“Mirmbrëma të gjithëve dhe një përshëndetje të veçantë autorit të librit z.Qemal Musliu. Unë jam Memet Zhuta nga Struga, përndryshe shok i afërt i Qemalit. Nga ajo që pash nuk më duket e arsyeshme të flas për Qemalin si person dhe personalitet pasiqë shoqata “At`dheu” ka qenë dhe mbetet At`dheu i tij në miniaturë. Të elaborosh një libër në tërësi do të duhej një kohë e gjatë por unë do të jem më racional dhe në përputhje me titullin e librit “Në kohë për kohën”. Libri “Në kohë për kohën” është një vepër letrare e ndarë në tri pjesë: 1. Publicistika 2. Biografi 3. Pjesa lirike e librit e përmbledhur me disa poezi të shkruara nga vetë autori. Në pjesën e parë të librit-publicistika, autori paraqet një përmbledhje të shkrimeve të ndryshme , të shkruara në kohë të ndryshme reale, pa vonesë -“Në kohë për kohën”. Temat kryesore të pjesës së parë janë; ngjarjet e hidhura nga padrejtësitë që i përjetuan shqiptarët nga pushteti sllav në Maqedoninë e Veriut. Pikërisht për këto ngjarje të dhimbshme , Qemali me këtë vepër dëshiron të zgjoi ndjennjat dhe ndërgjegjen e gjithë shqiptarëve për të kaluarën e tyre të hidhur. Ai shkruan edhe për sfidat që përjetoi populli ynë në vitet e turbullta të 1968, 1981, 1990, 2001, në kohën e sistemit monist dhe atij pluralist. Autori përpiqet të ngjallë shpresë dhe të vetëdijësoi shqiptarët për të marrë fatin në duart e tyre duke iu kujtuar edhe të kaluarën e ndritur historike. Mllefin e madh autori e ka me politikanët dhe politikbërjen e shqiptarëve që për një kohë të gjatë bashkëqeverisin në Maqedoninë e Veriut. Faik Konica do të shprehej kështu:” Shqiptar të kam dhjerë si smë kuptove asnjerë Shqipëria sbëhet kurrë pa u bë mashkulli burrë por edhe populli si bagëti tufa tufa nëper parti harrojnë farën dhe fisin për partinë vëllanë braktisin”. ” Në kohë për kohën”, Një shqetësim të madh autori ka mbi ndikimin e idologjisë fetare të lindjes e cila çdo ditë e më shumë në mënyrë vektoriale shpërndahet në përditshmërinë e shqiptarëve, pa norma dhe pa kritere – “dorëzohu ose largohu” “në kohë për kohën”. Pjesa e dytë e librit është biografia e disa personaliteteve të zgjedhura nga vetë autori: Asllan Selmani, Naim Ibrahimi, Shaip Saliu dhe Qenan Musliu. Në pjesën e tretë të librit autori ka përmbledhur disa poezi të shkruara në periudha të ndryshme kohore ; koha në kohë, mërgimi, alfabeti matematikor dhe të tjera. Poezia “koha në kohë” është bazamenti i idesë për titullin e librit “Në kohë për kohën”. Autori i kushton rëndësi primare kohës në jetën e përditshme ; “i lumtur është ai që vepron në frymën e kohës, gjithçka është me vlerë nëse i përgjigjet kohës së duhur”. Thelbi i domethënjes së kohës është një ndër çështjet më të vjetra filozofike dhe shkencore të njeriut. Të gjitha ngjarjet mund të përshkruhen në një kohë që mund të jetë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Koha është kapja e rendit në shfaqjen e ngjarjeve nga ndërgjegjia njerëzore. I nderuari shoku im Qemal Musliu, të përgëzoj për botimin e këtij libri dhe uroj që ky libër të lexohet dhe vlerësohet nga kritika letrare për të motivuar për shkrime të tjera. Më vjen shumë mirë që e ke realizuar një pjesë të ëndrrës tënde jetësore. “Në kohë për kohën”.

Menjëherë, pasi përfundoi z.Zhuta, fjala iu dha gazetarit dhe publicistit, PhD.Dashnim Hebibi, që ka pasur fatin e mirë me vite të tëra sa ishte redaktor i gazetës “Bota Sot”, redaksia në Cyrih ti redaktoj disa shkrime, që herë pas here i ka shkruar, z.Qemal Musliu nëpër periudha të ndryshme.

Pasi që nuk kanë mundur të jenë prezent redaktorët, z.Hebibi ishte ndalur në tërësi për të përshkruar librin e autorit edhe ate nga kopertinat. Shpesh nëpër promovime librash si në diasporë edhe në atdhe, jemi mësuar dhe jemi dëshmitarë të realitetit të idhët, që nuk ka shumë të pranishëm, si duket, z.Hebibi i frymëzuar nga prania e shumë musafirëve, që ishin në sallë, ai foli e foli për librin se siç tha edhe vetë e kam lexuar dy herë, jo sa për ta lexuar, por duke u munduar të jetë mes shkronjave të asaj që është shkruar. Është për të çmuar durimin e të pranishmëve, që të gjithë gjatë fjalës së z.Hebibi pati edhe tre duatrokitje, kjo tregoi se nuk jemi lodhur, por duam që të vazhdoj tutje. Ja se çka tha z.Hebibi para të pranishmëve:

“Shoqata Atdheu dallohet për nga fushëveprimi i saj i pastër, pa elemente të huaja dhe pa hile, por me qëllime autoktone atdhetare kombëtare dhe pa kurrfarë interesi qoftë edhe një individi të vetëm. Ky lloj fushëveprimi me element kombëtar është më i veçanti, për fat të keq në mbarë mërgatën shqiptare kudo në hapësirën tokësore. Ajo dallohet edhe me biografinë e saj të shkruar në libër nga autorët autokton mu të kësaj shoqate. Për këtë me krenari arsyeton emrin që mban Atdheu dhe me plot kuptimin e fjalës është Atdheu në miniaturë.

Kjo krenari bartë edhe detyrime që psardhësit që marrin mbi supet këtë rrugëtim kaq të bujshëm ta vazhdojmë me suksese të mrekullueshme në hap me kohën moderne të këtij shteti ku punojmë, shkollohemi, qytetërohemi e frymojmë dhe realizojmë gjitha të mirat në Zvicrën që ia ka lakmi e tërë bota e qytetëruar. Shkruar nga Qemal Musliu në faqen 120 të librit që po e promovojmë.

Jo rastësisht e lexova këtë pjesë nga libri në Kohë për kohën i Qemal Musliut që po e promovojmë sonte të nderuar miq.

„Përshëndetje Dashnim, kam bashkëbiseduar edhe me Memet Zhuta mikun tim strugan, librin dua ta promovoj te shoqata Atdheu. Atje e kam një copë shpirti. Atje kam shkri thuajse një pjesë të jetës sime. Nga atje janë shkruar shumë shkrime nga të bëmat e mira kombëtare, humanitare e kulturore që i kemi bë. Atje kam shumë miq, atje kam vëllezër, që së bashku i kemi përballuar situatave të ndryshme kombëtare. E kishin kuvendin të shtunën, unë ashtu, ashtu do të shkoja, prandaj pas kuvendit po e promovojmë librin. Kam folur me të shoqatës me kënaqësi derën e kemi të hapur si në shtëpinë tonë. Nuk dua që të harxhohet, askush për mua, nuk dua që të vijnë special e ti marë edhe kohë, edhe kuvendi edhe promovimi, të shkojnë për një natë.“ Pjesë nga bashkëbiedimi që patëm ditë më parë me z.Musliu. E tash unë do ta them, ate që po e ndjej, sa modest që je o i nderuar z.Qemal Musliu. Po sa shpirt bardhë që je.

Shumë e nderuara kryesi e re shoqatës së mërgimtarëve “Atdheu”, i nderuar komandant Shefket Hasani, z. Fazli Musliu, kryetar nderi i SHLP të nderuar veprimtarë, bashkëkombas, jo rastësisht e fillova me ato fjalë, duke ia rikujtuar, se ju jeni shumë të nderuar nga autori, nga ai që na ka bashkuar sonte këtu.

Ju falënderoj fillimisht, për durimin që do të keni për t`më dëgjuar dhe natyrisht që keni ndarë kohë për të marrur pjesë në këtë promovim libri e bashkëbisedimi me të nderuarin Qemal Musliu, veprimtarin e dalluar të kauzës sonë kombëtare. Thuajse të gjithë ju që jeni të pranishëm e njihni z.Musliu. Çkado që do të thoja për veprimtarinë e tij, është pak, sepse ai një jetë e kaloi me Ju edhe si drejtues i kësaj shoqate ndër më të njohurat jo vetëm në Zvicër. E njoh dhe e kam përcjellur protagonistin e kësaj ngjarjeje kulturore edhe përmes fisit tim dhe përmes shkrimeve që dikur i dërgonte në gazetën ku punoja. Prandaj, sado që do të flas, më duket, se duhet filluar nga fillimi. E pamundur përmes pak rreshtave të këtij shkrimi të flas për këtë personalitet që e kemi afër nesh. Shumë e ka të vështirë të flas për veten e tij dhe të dëgjoj dikush që i thurrë fjalë të mira.

Por, çka ti bëjsh që mua mu ka besuar që ti them disa fjalë nga ai vullkan fjalësh që kam, jo emocionale, por nga ajo që e njoh përmes shkrimeve të tija edhe ate që nga viti 2000. Më duhet ta them të drejtën edhe ate përballë z.Musliu. Nuk e kam edhe të lehtë, kuptohet, kur e di se cila është veprimtaria e tij kombëtare, shumë e shumë e pasur. Të nderuar vëllezër, shpresoj, se do të keni durim, se nuk i dihet kur do t`na jepet mundësia përsëri të mblidhemi kështu. Ta dini, se fjalët që do ti them janë me zemër argumenti, për çdo presje dhe pike. Jemi mësuar të dëgjojmë fjalë të mira për një person që e kemi njohur, pasi ai të ketë ndërruar jetë. Por, nuk do të duhej ashtu. Sa të jemi gjallë, duhet thënë të mirat që janë bërë. Ka disa raste që kam prezentuar si në diasporë, por edhe në atdhe, kur e kam njohur protagonistin e një takimi, kam folur ato që i njoh nga ai, sepse një gram shembull vlenë sa një tonë përgjithësime. Thuja sa të jetë gjallë meritat. Nuk është e lehtë të shkrish një jetë të tërë për të mirën e çështjes kombëtare.

Është nder dhe privilegj për mua edhe si drejtues i Institutit Shkencorë Helvetik të Europës Juglindore që të marrë pjesë në promovim të libirt të Qemal Musliut me titull: “Në kohë për kohën”.

Z.Musliu ka dhënë dhe vazhdon të jap një kontribut të çmuar në publicistikën shqiptare, në përgjithësi, dhe në avancimin e çështjeve shqiptare, në veçanti edhe ate nga diaspora. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në sofrën e Shoqatës Atdheu, në këtë sofër të shumë personaliteteve që kanë marrë pjesë, dikush nga ata ka ndërruar jetë, por shumë prej tyre janë gjallë. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për këtë shoqatë e cila tash po i afrohet datëlindjes së 33, për kontributin që gjithmonë ka dhënë dhe po jep edhe per promovimin e veprave të autorëve të ndryshëm si në diasporë por edhe jashtë diasporës. Para se ti them disa fjalë për librin e Qemal Musliut, do të kisha dëshirë të përgëzoj redaktorët e librit Mumin Shutaj dhe Sevdail Demiri me recensent Etem Xheladini që kanë bërë një punë të mirë.

“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”

― Charles William Eliot

Van Gogu është i famshëm për ngjyrat e tij unike, jetën prej asketi dhe artin që nuk i solli kurrë të ardhura. Ai është gjithashtu i famshëm për një seri letrash që i dërgoi përgjatë viteve të vëllait, Teos. Disa fragmente të këtyre letrave tregojnë kërkimin e Van Gogut në rrugën e njeriut dhe dashurinë e tij vetësakrifikuese për artin dhe letërsinë dhe se si këto dy të fundit plotësojnë njëra-tjetrën.

Libri që po e promovojmë me titull „Në kohë për kohën“, pa i thënë ato që janë thënë nga redaktorët, sepse edhe ju do të keni mundësi të lexoni, do ju rikujtoj se ka 216 faqe. Mjafton të shikohet kopertina e librit dhe të kuptohet fjalëkalimi i shpirtit dhe asaj që ka dashur të thotë autori. Shqiponja dykrenare, autori me nipin e tij.

Buzëqeshja e autorit jo edhe aq e lezetshme, duke ia lënë kohës, sigurisht se ka dashur të thotë shumë fjalë, shumë të bëjë apo të ketë bërë gjatë jetës së tij, por duke e mbajtur sigurt nipin e tij me dy duar, me dorën e majtë dhe të djathtë, që tregon, se të majtë e të djathtë jemi të një trupi, ashtu siç është edhe nipi i tij,djali i djalit, e ardhmja e tij, që po qeshet natyrshën, e do të qeshet për jetë me punën e angazhimin deri në flijim të gjyshit të tij, që si ora e tij që e ka në dorën e majtë do të ecë edhe nipi pas tik takut të gjyshit, që kurrë të mos shkëputet nga shqiptaria.

Ndërsa në kopertinën e fundit të librit, shihet shqiponja e përzier me terr dhe me ngjyrë gjaku. Që tregon, se jemi larg natyrales, larg shqipes që të fluturoj nga molla e kuqe e deri në Çamëri. Edhe në kopertinën e fundit shihet modestia e papërshkrueshme e autorit i cili ndër të tjera thotë, që rrallë nga ndoj autorë mundemi ta shohim. Për të gjitha sugjerimet, lëvdatat apo kritikat rreth këtij libri, mund të na shkruani në këtë adresë elektronike dhe duke shkruar edhe numrat e tij të telefonit. Kur e shkruan Kumanovë e shkruan Iliridë.

Ky libër, do të jetë referencë për brezin që do të vije dhe që është në diasporë. Do të mburren me punën tuaj dhe të shokëve që i ke pasur për rreth në këtë shoqatë e atdhe, se liria, ruajtja e gjuhës, traditës sonë kombëtare nuk është e lehtë të ruhet e të trashëgohet. Prandaj, me pamjen e kopertinave shihet edhe leximi i shpirtit të autorit, të librit të tij.

Modest dhe kryefjala modest, bashkë me kallxuesin, modest. Modestia është shtyllë e fortë e një karakteri. Në faqen e tretë apo në fjalën e parë të autorit lexova edhe ate për disa herë me radhë këtë fjali: Autori rron derisa shkrimi i tij është në përdorim dhe njëkohësisht i arkivuar! Buzëqeshja nuk mund të vidhet, as të blihet dhe as që të merret hua, sepse nuk është mall tokësor, është pushim për të dëshiruarit. Nuk kushton gjë dhe prodhon shumë. Pasuron atë që e merr, por nuk varfëron atë që e jep. E pra, më erdhi kjo fjali, se Njerëzit mendjepahur gjithmonë gjejnë të mirën brenda gjithçkaje e gjithkujt. Shpirtrat e mëdhenj kanë vullnet; i dobëti dëshiron vetëm. Nuk mjafton të duash diçka, duhet të punosh shumë për ta arritur atë. Vullneti arrin objektivat. Asgjë nuk ndihet më mirë për trupin sesa rritja e shpirtit. Është, natyrisht, një lidhje dhe njëra nuk mund të funksionojë pa tjetrën. Një mendje në harmoni përkthehet në një trup që është në mirëqenie. Arkivin e shoqatës autori së bashku me bashkëautorin tjetër, z.Halit Naxhaku, kanë mbledhur dhe e kanë përfshi në një libër, që ka mbet monument rezistentë për brezat e rinjë. Si duket dhe sa po e kuptoj autorin, me dy herë së lexuari librin që e kemi në duar, se ia ka falë jetën brezit të ri. Kjo është shenjtëri. Pa e rrahur gjoksin e arritjeve të tija personale. Nuk ka shikuar të mira materiale, apo poste, por ate që e ka fituar e ka shkri për familje dhe për atje ku është kërkuar. Flokët e tij të thinjura dhe rrudhat e ballit, tregojnë një botë të madhe historie, përjetimi, beteje e lufte. Të kishim Fan Nolin, Konicën, Hasan Prishtinën, padyshim, se do të thonin, z.Qemal Musliu ka ecur nëpër pentagramin e kombëtarizmit të pastër edhe ate me nota. I urtë, fjalë pak, me kulturë të të dëgjuarit, i guximshëm aty ku duhet guximi i mbështjellur me dituri. Gjatë gjithë veprimtarisë së tij, ka dëshmuar vehten si mbrojtës i zjarrtë i të drejtave të njeriut, dhe si avokat i çështjes kombëtare dhe ambasador i mirë i kombit tonë para miqve tanë zviceran.

Veprimtaria publicistike e Qemal Musliut shtrihet gati në katër dekada.

Z.Musliu me analizat e tija shihen si protestë paqësore duke kërkuar të drejtat tona kombëtare, që janë shkelur e po shkilen edhe sot e kësaj dite, pa harruar edhe shumë patriotë e shkenctarë që të mos harrohen sepse kontributi i tyre ka qenë i madh si te pjesa e librit Personalitet të Shquara ku i kushton një kujtim për Prof.dr.Asllan Selmanit kolosit të shkencës dhe kombit, Prof. Naim Ibrahimi emblemë shqiptare në Kumanovën dardane, Shaip Saliu arsimdashës i gjurmëve rilindëse, Qenan Musliu malli i pashuar.

Edhe pse në moshë të thyer, z.Musliu është shumë aktiv, ai i kushton vemendje çështjeve dhe zhvillimeve shqiptare, sepse ashtu është rritur dhe zhvilluar.

Patriot nuk bëhesh brenda disa ditëve, por ajo duhet të ketë rrënjë. Suksesi i madh i tij është padyshim edhe nektari në këtë libër që kemi pëçanërisht në ato që janë përfshirë në këtë libër, trajtojnë çështje, ngjarje dhe tema nga më të ndryshme dhe e bën këtë në mënyrë të besueshme dhe objektive. Prej nga parathënia e deri në fund të librit është një realitet i një bote që është kaluar. Libri është i ndarë në disa kapituj, si publicistikë, pastaj, reagime, kumtesa, thirrje, telegrame, kapitulli i tretë personalitete të shquara, i katërti tinguj poetik dhe i fundit faqe gazetash, fotografi, mirënjohje. Z.Qemal Musliu përmes këtij libri bashkëbisedon me miqtë e tij, me veprimtarët e kohës, por edhe me gjeneratat që do të vijnë, me një gjuhë të rrjedhshme, jo i komplikuar, pa përdorur fjalë të huaja, që të tregohet shumë i lexueshëm. Ai i kujton lexuesit, në parathënien e tij me faqe 1, se dëshira, nevoja e kohës dhe gjendja tejskajshëm e rëndë e popullit tim më shtyri të merrem edhe me gazetari. Përmend frymëzimin që i jepnin patriotë të kohës që vinin në shoqatë si Prof.dr.Bardhyl Çaushi, prof.dr.Pajazit Nushi, Koço Danaj, Xhevahir Spahiu, Idajet Beqiri, Kudusi Lame, prof.dr.Mark Krasniqi, Nevzad Halili e Abdurrahman Haliti, Prof.dr.Fadil Sylejmani, Prof.dr.Rufi Osmani, Prof.dr.Milaim Fejziu e shumë të tjerë. Autori pasqyron pikëpamjet dhe dëshirat e komunitetit tonë për krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më demokratike në trevat shqiptare. Ku përmend në parathënie se artikujt që janë të përfshirë në këtë vepër kanë këtë karakter-përmbajtjeje, të tipit dëshirë-pakënaqësi, kritikë-nostalgji për origjinën dhe krenarinë që duhet ti ketë populli shqiptarë si etnia më e lashtë e këtij nënqielli me virtyte të larta të saj historike dhe me tipare shumëpozitive përballë popujve të dhunshëm ardhacakë.

Të nderuar të pranishëm, nuk e kam lexuar dhe nuk po flas para jush dhe para autorit, sa për të thënë se fola diçka dhe e krytëm promovimin, dua t`ia jap hakun edhe pse është e vështirë të thuhet e tëra, sepse ju do ta lexoni dhe do ta shihni, por vërtet është një punë shumë e madhe dhe me sakrificë.

Kam dëgjuar, se të betohesh në kohë është shumë e fortë dhe si duket është e vërtetë, sepse koha është ajo që kalon shpejt dhe duhet ta marrim e ta ruajmë e harxhojmë ku duhet. Ta kujtojmë pra kohën, se sa është harxhuar për veprimtarinë e tij edhe për këtë libër. Z.Musliu prek me të drejtë shumë gjëra nga përditshmëria jonë, ku në faqen 4 ndër të tjera shkruan: „Gjithashtu, xhelozi të tepërt ndaj të vetit, dëshira për të qenë secili vetëm i parë, larh aftësive profesionale dhe mbrojtjen e interesave shoqërore kombëtare, po thuajse numër i konsiderueshëm pa përjashtim!“ Autori thotë, se kur jemi bashkë e një trup, nuk mundet pushteti dhe bashkëpunëtorët e tij të arrijnë që të na nënshtrojnë. Shkrimet e tij besoj se do të ndikojnë për gjeneratat e reja që të kenë guxim edhe më të madh dhe të ngrejnë zërin kundër padrejtësive të pushtetit ndaj popullsisë sonë autoktone.

Libri në fjalë është një burim i rëndësishëm faktesh sidomos për gjeneratën e re që është e që do të vije në të ardhmen. Shqiptarët janë përballur me sfida të ndryshme. Në shkrimet e tij, autori ia bënë me dije të ardhmes, që të kthjellojmë ndërgjegjën tonë sepse nëpër histori të dhimbshme kemi kaluar. Kemi problemet edhe sot e kësaj dite në tokat shqiptare, si ato ekonomike; papunësia, varfëria; korrupcioni që ka lodhur apo ngulfatur. Në faqen 13 autori shkruan se do të vijë koha për të blerë rini të huaj, pastaj shkrimin „Mërgimi a është shpëtim apo dështim?“ Kthimin në vendlindje e sheh si mrekulli të shumë mërgimtarëve dhe realiteti është po ky. Ai përmend forcimin e ekonomikë, të sigurisë do të jetë një shpresë. Copë e grimë në trungun ilir e copë e grimë në diasporë. Përmend se vetëm në 100 vitet e fundit, trojet shqiptare prej një sipërfaqe mbi 100 mi km sot për sot për turp të dheut nën administrimin shqiptar janë më pak se 50 mi km. E ilirët e dijmë se ishin të shtrirë deri në Vjenën e sotme, ku e argumenton se në një park të Vienes shkruan në një pllakë marrë nga ORF Da Waren die Illyrieri, pra këtu ishin ilirët.

„Urrjetje e tejskajshme gjithandej, opozitë e pozitë. Etja për kulturat e huaja. një vështrim aktual dhe i qëndisur mjshtërisht.

Edhe një titull interesant, mjafton të dish vetë se je me hile. Por, nuk e ka lënë edhe përmes sportit të rrahë shkronjat e tija në një opinion me titull kombëtarja shqiptare krenari e poliktika kombëtare turp. Autori sipas shkrimeve të tija ka dashur që të gjithë duhet të jemi më kërkues dhe ndëshkues ndaj politikanëve dhe të kërkojmë llogaridhënie. Z.Musliu në faqen 118 ndër të tjera shkruan: „O ju shqiptarë, o ju që jeni në ballë të subjekteve politike shqptare, mos u tallni me popullin, se as trashëgimtarët tuaj, nuk do tu`ua falin, e lëre më populli që nuk i harron me shekuj të tërë, e sidomos të këqijat. Te kapitulli tinguj poetik, autori të bënë për veti dhe të fut në botën e tij shpirtërore, që në fillim duke e shikuar orën që po lëviz me të gjitha akrepat dhe aty kemi hartën e shqipërisë etnike dhe shkruan se krenarë që jam shqiptarë. Edhe poezitë janë të kohës për kohën. Poezitë janë të veshura me shpirtin e autorit, që shpesh edhe shkronjat i bënë që të protestojnë nëmes veti, të përqafohen por edhe të luftojnë dhe në fund të festojnë. Ka edhe shkronja nga poezitë e autorit, që japin mesazhe paqeje dhe dashnie. Poezia një ditë, që i ka kushtuar numave 12021950 dhe thotë se atyre që shkuan dhe shkojnë në dritën e përjetësisë. Përmend se një ditë kur të mos jem mos më kërko, jam fare pranë, por as nuk më sheh, as nuk të shoh, shko atje ku kam gjurmë në letër të bardhe atje ku kam shkarravitur jam vet, e me ty përballë. Kjo është më shumë se madhështore.

Ai flet me lexuesin e ardhshëm. Më kërko thotë në shkronja, më kërko në dritare të botës internet, aty jam me disa shkrime por jo vet.

Edhe këtu tregon modestinë e tij. Modestia është pasvorti i autorit. Mesazhi fundamental eshte në strofën e 9 të poezisë kur thotë e të gjithë ne vijmë e shkojmë, por një gjë mbetet përgjithmonë, toka mëmë, atdhe që i thonë. Më vjen mirë, që pas leximit tim të dytë e kam kuptuar gjuhën e këtij libri. Është gjuhë e mjaltë, gjuhë e pastërt dhe jetike. Kjo gjuhë ka lind dhe u paraqit edhe në këtë libër, ashtu si në përditshmëri, z.Qemal Musliu. Që rrallë mundemi ta lexojmë që na duhet shumë dhe e keni te faqe 174 me titull Pagëzimi. Se si pagëzohet një i sapolindur. Kjo është kulmi i suksesit të këtij libri, që prej shkronjës së parë e deri në fund, por edhe përmes kopertinës, tregon, se libri është shkruar për gjeneratën e re. E përsëris, edhe në faqen 215 e shoh modestinë, karakterin e pastërt kombëtarë e moral, duke shkruar për lexuesin, se në rast se kam bërë ndonjë lëshim eventual apo e kam lënduar dikë pa arsye, u kërkoj falje paraprakisht. E tash, të nderuar të pranishëm, nuk mundem të mos them, se kam lotë shpirti për madhështinë e këtij personaliteti që e kemi para nesh. Ju lutem për një duatrokitje për punën e madhe që e ka bërë. Jam shumë i bindur se ky botim do të mbetet me rëndësi të veçantë për të gjithë ne, por në veçanti për gjeneratën e re, sado që të jetë realiteti i idhët, nuk mundemi ti ikim reales. Ka ardhur koha, apo edhe jemi me vonesë, që shoqëria jonë të jetë më afër librit, pasi në gjykimin tim kjo është forma më e mirë për një shoqëri të shëndetshme dijesh. Të shkruhet sa më shumë puna e madhe e mërgatës sonë, që të mbetet frymëzim për gjeneratat e reja, se për atdhedashuri është shkri jeta. E dijmë të gjithë, se kur një libër del nga duart e autorit dhe shikon dritën e botimit, ai është i lexusit. Prandaj, ju dëshiroj lexim të mbarë të gjithëve dhe daj i dashur, z.Qemal Musliu, atdhetarë, publicistë, poetë, shkrimtarë dhe gazetarë pa asnjë dyshim, ta them unë, ngase kam të drejt të vlerësoj, sepse të kam përcjellur e redaktuar tekste e tekste, se je gazetarë edhe ate me peshë xhevahiri të uroj shëndet dhe presim edhe libra të tjerë. Mos i thuaj vetes, se e ke kry më me shkrime, e di, se ke edhe shënime të tjera. Ju faleminderit të gjithëve për durimin që patët, bekime të zotit, shëndet dhe të jemi të bashkuar e paqe gjithandej”. Pas fjalës z.Hebibi, z.Bekim Shabani tha para të pranishmëve, besoj se e gjitha u tha për librin në fjalë, kështu që nëse ka dikush nga ju ndoj fjalë lirisht e keni fjalën.

Me disa fjalë përshëndetëse foli edhe z.Shefket Hasani, ish komandanti i UPMB-së, ku tha, se ai që ka shkruar e shkruan mirë për historinë kombëtare dhe pushka e luftëtarit të lirisë na çojnë në bashkim kombëtarë.

Ndërsa z.Fazli Musliu, kryetar nderi i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Gossau të St.Gallenit, që njihet mire me autorin e përgëzoi dhe i uroi shëndet dhe prsim edhe libra të tjerë. Z.Qemal Musliu është shumë i dashur dhe ne si shoqatë gjithmonë e kemi pasur afër dhe do ta kemi për jetë. Krejt në fund, pasi u shpall i mbyllur kjo ngjarje kulturore, drejtuesi i promovimit, z.Bekim Shabani fjalën ia dha kryetarit të sapo rizgjedhur të shoqatës dhe ai me disa fjalë, falënderoi autorin, musafirët dhe të gjithë të pranishmit, që sonte e kaluam një mbrëmje shumë të mire dhe besoj se edhe në të ardhmen do të kemi bashkëpunim. Shumë të pranishëm, iu drejtuan autorit që ta marrin librin e promovuar me nënshkrim dhe duke bërë edhe foto kujtimi, ku autori me modestinë e tij e pranoi me shumë kënaqësi. Në fund të këtij reportazhi nga ajo që pash të shtunën, mu kujtua një fjalë e urtë: “Gjurmët e një kulture a qytetërimi që më së shumti i rezistojnë kohës janë librat”.

Filed Under: Komente

NJË LIBËR SHKENCOR PËR SIGURINË GLOBALE

January 31, 2024 by s p

Mehmet Hajrizi/

Në vend të hyrjes: Autorja

Dr.Sc Albulenë Halili, e doktoruar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, është bashkëpunëtore shkencore në Institutin Max van der Stoel në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ajo drejton Ekipin e Kërkimor për Edukim mediatik dhe dezinformim që funksionon në kuadër të këtij instituti.

Pas librit të parë Rendi i Versajës: Bërja e një bote të brishtë (2020), vjen para lexuesit me veprën tjetër Transatlantizmi, Bërthama e sigurisë globale (2023). Ka shkruar dhjetëra kumtesa shkencore, artikuj studiues, ka bërë intervista hulumtuese, vizita studimore etj. Interesi i saj kërkimor është fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, më specifikisht marrëdhëniet transatlantike, luftën hibride, dezinformimin si sfidë e sigurisë dhe gjeopolitikën e Ballkanit.

Libri

Në botën e sotme të trazuar dhe të kërcënuar, studimet shkencore në fushën e doktrinës së sigurisë globale, paraqesin interes jo vetëm për qarqet akademike, ushtarake e politike, por edhe për lexues të zakonshëm. Vepra e radhës e autores Albulenë Halili përbën kontribut të ri dhe të rëndësishëm për studimet shqiptare në plan të sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Me temën e zgjedhur dhe aktuale, me shtjellimin metodologjik shkencor të lëndës, me përfundimet e rezultatet dhe bibliografinë, sa një bibliotekë, të konsultuar gjerësisht, autorja e ka përmbushur objektivin e saj studiues.

Tema

Autorja hyn shpejt në temë dhe nuk e devijon atë gjatë gjithë punimit. Tema e veprës e kthen atë te gjeneza e transatlantizmit dhe institucionalizimit të tij me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) më 1949. Në vijim ajo e trajton jetën e kësaj organizate politike-ushtarake nëpër faza të botës moderne, në hark kohor 73 vjetësh, deri te sfidat e saj në mijëvjeçarin e ri. “Sfidat globale nuk mund të përballohen vetëm nga një shtet”, – shkruan me të drejtë autorja.

Tema e transatlantizmit është e rëndësishme, serioze dhe shumë aktuale, por jo shumë e studiuar në botën shqiptare.

Lloji i shkrimit

Libri është studim shkencor, në përmbajtje dhe formë, i bërë me kompetencë profesionale nga autorja, fillimisht si disertacion i vlerësuar doktorate, për ta përshtatur në vepër të mirëfilltë krijuese.

Struktura e veprës

Libri ka titullin e qartë për temën që shtjellon, përmbajtjen, hyrjen dhe ndarjet në kapituj, si: Marrëdhëniet transatlantike gjatë Luftës së Ftohtë; Marrëdhëniet e reja transatlantike; Transatlantizmi dhe Evropa e re; Transatlantizmi në mijëvjeçarin e ri; Përfundimin dhe së fundmi Bibliografinë dhe Shtojcën. Libri ka dhe aparaturën e nevojshme shkencore.

Strukturimi i librit është gjithëpërfshirës për zhvillimet botërore të sigurisë.

Përmbajtja, analiza dhe interpretime

Lënda voluminoze e mbledhur nga autorja, faktet dhe idetë, trajtohen, interpretohen e analizohen me metoda shkencore, sidomos me atë historike, me faktorët e saj si kronologjia, zhvillimi etj. Dijet e sintetizuara kredibile në temë të sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, instrumente, akte dhe dokumente të ndryshme, përbëjnë burimet primare dhe sekondare të librit të Albulenës. Ajo ka studiuar dhe konsultuar seriozisht literaturë të huaj, duke iu referuar shkrimeve aktuale shkencore të autorëve të shquar në fushë të marrëdhënieve ndërkombëtare në përgjithësi dhe të transatlantizmit në veçanti.

Origjinaliteti që i jep autorja veprës, nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën e mbarështimit të lëndës, me gjuhën e stilin, me kompozimin e materialit dhe metodologjinë, por edhe me prurjet e saj të reja në fushën që studion, me faktet dhe idetë, me praktikën specifike të botës shqiptare etj. Ajo nuk kufizohet vetëm në marrëdhëniet transatlantike, por studimin e shtrinë deri në marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi.

Sipas autores, fill pas LDB kontradikta më e mprehtë ndërkombëtare ishte ideologjia, lufta midis komunizmit dhe kapitalizmit, midis totalitarizmit dhe demokracisë perëndimore. Ky polarizim i aleatëve të luftës antifashiste, me në krye SHBA në një anë dhe të BRSS në anën tjetër, çoi pashmangshëm në rendin e ri botëror bipolar, duke zëvendësuar sistemin multipolar të Versajës, në ndarjen e zonave të influencës të dy superfuqive dhe në ngritjen e strukturave ushtarake të blloqeve rivale, NATO dhe Traktati i Varshavës.

Zhvillimet botërore karakterizoheshin sipas politikës së jashtme amerikane dhe sovjetike, dy qendrave përcaktuese të rendit të ri botëror pas LDB, – shkruan autorja.

Në analizën e saj, mandati fillestar i NATO-s ishte parandalimi i një sulmi sovjetik në Evropën Perëndimore. Karakteri mbrojtës i doktrinës transatlantike i kundërpërgjigjej karakterit mësymës dhe ekspansionist sovjetik.

Ndarja e botës në Konferencën e Jaltës, përbënte një fatkeqësi tjetër për shqiptarët në përgjithësi dhe për Kosovën e trevat tjera etnike shqiptare nën Jugosllavi, në veçanti.

Pas LDB fillon tensionimi i raporteve ndërkombëtare që u quajt Lufta e Ftohtë, e cila si shpatë demokleu qëndroi mbi kokën e popujve dhe vendeve të botës, (me ndonjë periudhë shtensionimi-Detantë), rreth tri dekada e gjysmë, deri në shembjen e BRSS dhe Murit të Berlinit.

Këtë periudhë të gjatë dhe kërcënuese, autorja e analizon dhe interpreton detajisht, duke paraqitur dhe trajtuar doktrina, teori dhe shkolla të mendimit,

si shkollat realiste, neorealiste dhe neoliberale në marrëdhëniet ndërkombëtare, konstruktivizmi, tradicionalizmi, revizionizmi dhe postrevizionizmi etj., por mbi të gjitha transatlantizmi si doktrinë. Këto ide, teori dhe shkolla të mendimeve, ishin baza mbi të cilat është ndërtuar rendi botëror.

Në libër gjejmë Strategjinë e NATO-s në Luftën e Ftohtë dhe në fazën e Detantës, pikëpamjet amerikane dhe evropiane, rënien e komunizmit në lindje të Evropës, ribashkimin e Gjermanisë, globalizmin, rolin e NATO-s dhe konceptin e saj strategjik pas Luftës së Ftohtë, Marrëdhëniet transatlantike dhe Bashkimi Evropian, zgjerimin e NATO-s, Ballkani dhe NATO, Kosova dhe ndërhyrja e NATO-s etj.

Në kapitullin e fundit autorja shkruan për sfidat e brendshme dhe të jashtme të transatlantizmit në shekullin XXI, për Rusinë dhe Kinën, kontrollin e armëve, çarmatimin dhe armët e shkatërrimit në masë, për rrezikun që paraqet terrorizmi dhe për të ardhmen e transatlantizmit.

Bashkësinë transatlantike, shkruan autorja, e përbëjnë tri karakteristika: ndërvarësia, institucionet e përbashkëta dhe identiteti i përbashkët. Që në themelim, NATO përbëhej nga vende me vlera të përbashkëta.

Burimi i aleancës transatlantike qëndron te Plani Marshall për Evropën.

Në libër trajtohet edhe historia e themelimit të BE si dhe zhvillimet e fundit mbi bazën e dokumentacionit të bollshëm që e mundëson hapja dhe deklasifikimi i tyre, oscilimet në raportet e SHBA me aleatët europerëndimorë etj.

Konferenca e Helsinkit më 1975, rezultoi me dy kompromise: Perëndimi ia njohu të drejtën Bashkimit Sovjetik të ruante ndikimin mbi aleatët e tij të bllokut socialist, por në këmbim të pranimit të të drejtave të njeriut në këtë bllok. Këto të drejta ngjallën në vendet e bllokut disidencën, si një minë shpërthyese brenda tij. Nuk vonoi shumë dhe në dekadën e fundit të shekullit XX ndodhën pesë kthesa historike: Shembja e BS, fundi i komunizmit në Evropë, rrënimi i Murit të Berlinit, fundi i Luftës së Ftohtë dhe i rendit bipolar ndërkombëtar, duke i lënë vendin atij unipolar me SHBA, si superfuqia e vetme në botë.

Një hapësirë në libër i kushtohet raporteve të botës shqiptare dhe transatlantizmit në përgjithësi dhe ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e Kosovës nga regjimi pushtues serb, në veçanti. Brezat e Kosovës së lirë janë e do të jenë në gjithë jetën e tyre mirënjohës SHBA-ve dhe NATO-së për lirinë që gëzojnë. Ky libër i Albulenës do t’u shërbejë efektshëm atyre për ta njohur historinë e transatlantizmit dhe për mbajtjen gjallë të lidhjeve miqësore e shpirtërore dhe partneritetit me aleatët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Autorja i jep hapësirë të veçantë rolit të SHBA në zhvillimet botërore, për sigurinë globale dhe përhapjen e idealit të demokracisë. Në libër citohet Zbignew Brzezinski, i cili thotë: “SHBA dhe BE së bashku përfaqësojnë bërthamën e stabilitetit global politik dhe të mirëqenies ekonomike”.

Izolacionizmi i SHBA pas 150 vjet rresht ishte tejkaluar, por administrata e presidentit Tramp pati tendencë ta rikthente, duke lënduar marrëdhëniet me aleatët evropianë.

Që nga Wilson dhe Truman SHBA përhapin idealet amerikane në botë, me aspiratën universaliste që bota të bëhet si Amerika. Doktrina e Truman ishte fundi i izolacionizmit amerikan, – konstaton autorja.

Gjatë Luftës së Ftohtë SHBA kishin dy strategji: Frenimi-me kërcënim dhe Përmbajtja; bashkimi i strategjisë ushtarake, ekonomike dhe diplomatike.

Forma, gjuha dhe stili

Gjuha e artikuluar akademike, me sintaksë shqipe dhe ortografi korrekte, si dhe fjalori i pasur që eviton përsëritjet, e bëjnë leximin dhe të kuptuarit e tekstit, të lehtë dhe tërheqës.

Stili i autores është i natyrshëm, i thjeshtë dhe i matur, i ngrohtë dhe me gjallëri.

Lënda voluminoze e veprës është ngjeshur në vetëm 275 faqe libri, sepse Albulena zgjedh dhe kursen fjalët, duke mos lejuar teprinë e tyre. Gjuha koncize e veprës e bën atë dinamike, pa lënë mundësinë që lexuesi të gjejë hapësirë pushimi a dremitjeje. Albulena shkruan shkurt, qartë dhe shqip. Stili akademik i saj është i kuptueshëm edhe për çdo lexues të zakonshëm.

Vlerësime

Informatat shkencore, faktet, të vërtetat e idetë që ka mbledhur nga literatura dhe dokumentet, autorja i gjykon, duke mbajtur qëndrim kritik, për t’i nxjerrë përfundimet. Ajo e ka organizuar dhe kompozuar e renditur me profesionalizëm lëndën e temës brenda kapitujve të veprës.

Autorja ballafaqon teori dhe shkolla të ndryshme, shpesh kontradiktore, të cilat i interpreton me syrin kritik, duke sjellë kontributin e saj origjinal për çështjet e shumta në temë të sigurisë globale dhe transatlantizmit.

Vepra nuk rëndohet me çështje të vogla as me përsëritje të panevojshme. Libri sjell informata të shumta dhe të nevojshme për të gjithë ata që kanë interes për temën bosht e materialin e shtjelluar. Me shqyrtimin korrekt dhe analizën e argumenteve të ndryshme të shkollave dhe teorive divergjente, autorja qëmton të vërtetat dhe përfundimet e saj studiuese.

E gjithë struktura e librit ka harmoninë si tërësi organike dhe vijimësinë e trajtimit të temës. Çështjeve që trajton autorja, në proporcion sipas rëndësisë u jep vendin dhe hapësirën që meritojnë. Libri është punuar me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, duke e bërë studim serioz, aktual dhe shumë të rëndësishëm. Ai ka të gjitha karakteristikat e një vepre të mirëfilltë shkencore.

I mungonte literaturës dhe bibliotekave shqiptare një libër i kësaj teme dhe i këtij niveli.

Rëndësia e veprës, përfundim

NATO lindi si nevojë e mbrojtjes së vlerave të përbashkëta demokratike të anëtarëve të saj. Jeta e gjatë e kësaj aleance shpjegohet me rolin prej gardiani të sigurisë globale dhe me përshtatjen e saj situatave botërore e strategjive të çdo faze që ka kaluar, me dinamizmin, zhvillimin dhe reformat e vazhdueshme.

Autorja vjen në konkluzion se kërcënimi i paqes dhe i sigurisë e bëjnë të domosdoshme NATO-n edhe kohë të gjatë, pavarësisht sfidave të jashtme dhe të brendshme të saj.

Rusia ende e sheh dhe e trajton veten si perandori. Ajo e ka humbur dominimin në ish-bllokun socialist, por nuk e pranon dhe synon ta kthejë përsëri. Njëjtë synon në Ballkanin Perëndimor Serbia (mini Rusia) për Kosovën etj. Doktrina ekspansioniste ruse-serbe në aktualitetin tonë kërkon mbështetje mitologjike, duke e konsideruar Ukrainën djep të kombit rus, kurse Kosovën djep të kombit dhe shtetit serb.

Një sfidë serioze për transatlantizmin përbën aktualisht, por edhe në të ardhmen, terrorizmi, si një rrezik dhe shëmti globale. Teknologjia e avancuar përbën gjithashtu sfidë serioze për NATO-n, por edhe përparësi njëkohësisht. Vatrat e pashuara të konflikteve potenciale, aktualisht mbahen nën kontroll nga SHBA dhe NATO, – përfundon autorja.

Libri i Albulenë Halilit, për informatat dhe njohuritë enciklopedike që sjell para lexuesit, për karakterin e studimit shkencor, për vlerat shumëdimensionale të tij, ka rëndësi të veçantë dhe uroj që të jetë pjesë e bibliotekave publike e private të shqiptarëve, por edhe literaturë e doracak në katedrat e universiteteve tona.

Duke qenë e re në moshë dhe ekzigjente në veprimtarinë studiuese, Albulenë Halili ka përpara një karrierë të shkëlqyer shkencore.

Recensë për veprën e autores Albulenë HALILI,

TRANSATLANTIZMI

Bërthama e sigurisë globale

Botimet SYTH, Tetovë 2023.

Filed Under: Komente

Fuqia e fjalës

January 30, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Fjalët janë të afta edhe për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Ato mund të fitojnë luftëra ose t’i parandalojnë ato; mund të japin ngushëllim përballë vështirësive dhe të frymëzojnë të tjerët për bëma dhe zbulimet të mëdha; mund t’i lirojnë njerëzit, ose të paktën t’i vendosin në rrugën drejt lirisë.

Nga fjalët emocionuese të mbretëreshës Elizabeth I, në shekullin XVI, veçojmë:

“E di që kam trupin e një gruaje të dobët, por kam zemrën dhe stomakun e një mbreti, nëse mendoj se Parma ose Spanja, ose ndonjë princ i Evropës guxojnë të pushtojnë kufijtë e mbretërisë sime.”

Në 1588, ndërsa priste një pushtimin nga Armada spanjolle, Mbretëresha Elizabeth I iu drejtua trupave të saj të mbledhur në Tilbury, Angli. Elizabeta, e veshur me një fustan të bardhë prej kadifeje dhe me parzmore, hypur mbi një kalë gri, dukej si një figurë pothuajse mitike.

Ndërsa fjalimi i saj emocionues nuk ndikoi drejtpërdrejt në fundin e Armadës, anglezët kishin një besim të ri te mbretëresha e tyre, gjë që do të ndihmonte për ta bërë kombin e vogël një fuqi botërore.

“Jam i bindur se dielli është i palëvizshëm në qendër të rrotullimit të rruzujve qiellore, ndërsa toka rrotullohet rreth boshtit të saj dhe rreth diellit”, tha Galileo Galilei

Heliocentrizmi – ideja që Toka dhe planetët rrotullohen rreth diellit në qendër të universit – ka qenë që nga lashtësia. Por ishte Galileo ai që i pari siguroi prova duke përdorur një teleskop.

Në 1615, ai u hetua nga Inkuizicioni Romak i Kishës Katolike për besimet e tij të supozuara heretike dhe kaloi një pjesë të jetës së tij në arrest shtëpiak. Sot, ai konsiderohet babai i astronomisë vëzhguese, fizikës moderne dhe metodës shkencore.

“Jemi shumë të vendosur që këta të rrënë nuk do të kenë vdekur më kot – që ky komb, nën Zotin, do të ketë një lindje të re të litisë – dhe qeveria e popullit, nga populli, për popullin, nuk do të zhduket nga faqja e dheut”.

Më 19 nëntor 1863 – pak më shumë se katër muaj pasi ushtritë e Bashkimit mposhtën Konfederatën në Betejën vendimtare të Gettysburgut gjatë Luftës Civile Amerikane – Presidenti Lincoln mbajti një fjalim të shkurtër në nder të atyre që vdiqën në mbrojtje të lirisë.

Nelson Mandela mbajti fjalimin e tij “Unë jam i përgatitur të vdes” nga banka e akuzës si i pandehur në gjyqin Rivonia të vitit 1964, në të cilin ai dhe kundërshtarët e tjerë kryesorë të aparteidit dolën në gjyq me akuzat për sabotim, një krim që dënohej me vdekje. Fjalimi tre-orësh konsiderohet si një nga fjalimet më të mëdha të shekullit të 20-të dhe një thirrje për drejtësinë racore dhe idealet demokratike.

Mandela, megjithatë, u dënua me burgim të përjetshëm. Ai kreu 27 vjet të dënimit dhe katër vjet pas lirimit të tij në 1990, u zgjodh presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut.

May be an image of 1 person

See Insights and Ads

Create Ad

Like

Comment

Share

Filed Under: Komente

Komplikacionet e sigurisë në Gadishullin Arabik nga sulmet terroriste të Lëvizjes Houthi në Jemen

January 27, 2024 by s p

Dr. Dritan Demiraj, Michigan

Autor i librit “Al-Qaeda në Gadishullin Arabik”

Tashmë që kemi hyrë në ditën e 113 të konfliktit midis Izraelit, Hamasit, Xhihadit Islamik Palestinez dhe Hezbollahut, mund të themi se ky konflikt ka kaluar kufijtë e këtij rajoni. Ky konflikt ka shkaktuar vrasjen e më shumë se 25.000 civilëve dhe plagosjen e rreth 50.000 qytetarëve të tjerë palestinezë, ndërsa nga ana e Izraelit vrasjen e më shumë se 2000 civilëve dhe ushtarëve, plagosjen e më shumë se 4500 ushtarëve dhe rreth 24.000 shtetasve të tjerë të cilët sipas mediave izraelite konsiderohen invalidë lufte. 

Intensiteti i këtyre luftimeve, padiskutim që e ka kaluar kufirin e vetëmbrojtjes nga Izraeli, duke provokuar që shumë grupe militantësh të cilët janë mbështetur, financuar, pajisur, trajnuar në mënyrë të paligjshme nga Irani të sulmojnë pabesisht bazat amerikane në Siri, Irak por në mënyrë të veçantë të ndërpresin rrugën ndërkombëtare të transportit tregtar në ngushticën Bab al-Mandeb dhe në Gjirin e Adenit në Jemen. 

Konkretisht grupi i cili po organizon dhe ekzekuton këto sulme terroriste, është grupimi Houthi ose siç njihet në Jemen si ‘Lëvizja Ansar Allah’. Për këtë arsye në këtë shkrim të shkurtër do të dëshiroja të analizonim shkurtimisht një nga lëvizjet më të fuqishme militante në Gadishullin Arabik, grupimin Houthi i cili nga viti 2004 dhe deri në ditët e sotme drejtohet nga Mohammed al-Houthi, djali i Sheikut Hysein Bredradinne al-Houthi drejtues i lëvizjes fetare dhe politike Houthi nga viti 1994 deri në vrasjen e tij në vitin 2004 në Saada nga ish presidenti Ali Abdullah Saleh (1973-2012) vrarë po nga Houthit në vitin 2017 pas tradhtisë që i bëri këtij grupimi. 

Deri tani Houthit kanë ekzekutuar 145 sulme terroriste me raketa balistike, dronë sulmi, anije nënujore kamikaze dhe raketa anti-anije kundër anijeve të transportit ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë edhe kundër anijeve luftarake amerikane, duke shkaktuar një ndërprerje të rrugëkalimit të anijeve në kanalin e Suezit dhe duke i detyruar anijet të kalojnë përgjatë një rrugëkalimi shumë të gjatë përreth kontinentit Afrikan. 

Historia e Houthit fillon kur trupat republikane të presidentit Mansur Hadi rrethuan kryeqytetin Sanaa në vitin 2014, duke detyruar imamin Shia të Sanaa-së të largohej së bashku me rebelët e tij në malet në veri të Jemenit, në mënyrë që të organizonte një kundërofensivë. Në këtë moment, Irani dhe Hezbullahu filluan mbështetjen e tyre ushtarake dhe financiare për marrjen e kontrollit të kryeqytetit Sanaa nga luftëtarët Houthi. Që nga viti 2014 dhe në vazhdim, trupat e Houthit filluan të marrin mbështetje ushtarake nga forcat elitë iraniane al-Quds dhe nga komandanti i tyre gjeneral leitnant Kasem Sulejmani, nga Hezbollahu dhe nga Al-Qaeda në Jemen (AQY), e cila në këtë periudhë kishte një prezencë të theksuar në mbi 60 për qind të territorit të Jemenit. 

Pas vitit 2011 dhe në vazhdim, Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, u angazhuan në një konflikt të hapur në Jemen kundër grupit Shia Houthi. Riadi ka qënë aktivisht i përfshirë në konfliktin e Jemenit, një konflikt që filloi në vazhdën e kryengritjeve të pranverës arabe. 

Në momentin kur trupat Houthi u afruan në afërsi të kryeqytetit Sanaa, presidenti i Jemenit Abd Rabbuh Mansur Hadi, bëri një kërkesë për ndërhyrje ushtarake tek mbreti saudit Salman. Kjo kërkesë erdhi si pasojë e ofensivës që ndërmorën rebelët Houthi, të cilët përfaqësonin një lëvizje të armatosur politiko-fetare, me qëllim marrjen e kontrollit të kryeqytetit të Jemenit, Sanaa. Presidenti Hadi u detyrua të largohej edhe nga qyteti jugor Aden, duke fluturuar në Arabinë Saudite në azil politik, ndërkohë që sauditët po përgatiteshin të fillonin një ofensivë ajrore kundër militantëve Houthi dhe forcave besnike të ish presidentit Ali Abdullah Saleh. Abdullah Saleh ishte larguar nga pushteti pas trazirave të vitit 2011, si pjesë e lëvizjeve të Pranverës Arabe duke e pozicionuar veten me rebelët Houthi. 

Operacioni ‘Decisive Storm’ përbëhej nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Sudani, Bahreini, Katari, Jordania, Maroku, Kuvajti dhe zgjati pesë vite (2015-2020). Si pasojë e këtyre luftimeve u vranë mbi 200.000 civilë dhe militantë houthi, mijëra fëmijë vdiqën nga uria dhe rreth 2556 persona nga kolera. Ndërkohë Arabisë Saudite ky operacion i ka kushtuar gjatë viteve 2015-2020 mbi 600-800 milionë dollarë në muaj, mijëra ushtarë të vrarë, dhjetra mijëra të plagosur, avionë, helikopterë, dronë, destrojerë, luftëanije, tankerë nafte, aeroporte, rafineri nafte, etj të shkatërruara.

Ndërhyrja ushtarake saudite në Jemen filloi në datën 26 mars 2015 dhe vazhdoi deri në muajin qershor 2020. Objektivi i tij ishte që të ndikonin në përfundimin e luftës civile në Jemen dhe të mos krijohej asnjë mundësi që militantët e lëvizjes Houthi të merrnin drejtimin e qeverisë në vend. Ndërhyrja ushtarake filloi në përgjigje të kërkesës për ndihmë nga qeveria dhe presidenti i Jemenit Hadi, ku avionët luftarakë të Egjiptit, Marokut, Jordanisë, Sudanit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Bahreinit nën drejtimin e Arabisë Saudite të fillonin bombardimet kundër pozicioneve të rebelëve. Në këtë konflikt u përfshinë edhe SHBA-të, të cilat ofruan mbështetje me inteligjencë dhe pajisje logjistike, përfshirë këtu dhe operacionet e kërkim-shpëtimit për pilotët që u rrëzuan nga sulmet ajrore të rebelëve Houthi. SHBA-të gjithashtu mundësuan shitjen e një sasie shumë të madhe armësh për shtetet pjesëmarëse në këtë koalicion në shumën rreth 100 miliardë dollarë vetëm për Arabinë Saudite. 

SHBA-të dhe Britania e Madhe dislokuan personelin e tyre ushtarak në qëndrat e komandim-kontrollit të cilat drejtoheshin nga sauditët për sulmet ajrore në Jemen, duke patur akses të plotë në listën e objektivave që do të targetoheshin nga koalicioni arab. Kjo katastrofë që po ndodhte në Jemen, përballej në kampin kundërshtar me lidershipin e gjeneralit iranian Kasem Suleimani, ku ndërkohë që sauditët harxhonin miliarda dollarë në një fushatë brutale ajrore, sipas analistit të Lindjes së Mesme Bruce Riedel ai vlerësonte se:

“Mbretëria saudite harxhon të paktën 5-6 miliardë dollarë në muaj për të bombarduar rebelët Houthi, përballë një investimi relativisht të vogël të Iranit me teknologji të ulët, e cila kushton vetëm disa ‘qindarka’”.

Është i njohur fakti se rebelët Houthi përfaqësojnë apoteozën e modelit iranian të pushtetit shtetëror dhe kryengritës. Ata nuk kanë kërkuar të shkatërrojnë qeverinë, në vend të kësaj ata realizuan një aleancë me ish presidentin e Jemenit Saleh, i cili më parë kishte qenë në kampin saudit. Salehu ka qenë president i Jementi për 24 vjet (1990-2012) dhe president i Jemenit të Veriut (1978-1990) dhe kishte shumë besnikë në të gjitha institucionet kryesore të qeverisë, veçanërisht në forcat e armatosura.

Kur forcat e tij hynë në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa në muajin shtator 2014, aleanca Houthi-Saleh ishte në gjendje të merrte nën kontroll të gjithë aparatin administrativ të qeverisë pothuajse pa asnjë të shtënë. Houthistët nga ana tjetër, filluan të emëronin njerëzit e tyre në departamentet qeveritare, operativët e tyre në aparatin e inteligjencës dhe komandantët e tyre në ushtri, duke krijuar në të vërtetë një “qeveri në hije”. Ata shfuqizuan njësitë ushtarake si Garda Republikane, të cilat i qëndruan besnike vetëm presidentit Saleh, gjë që bëri që të angazhoheshin edhe këshilltarët ushtarakë nga Hezbollahu Libanez dhe forcat iraniane al-Quds.

Në muajin mars të vitit 2017, gjeneral Suleimani mblodhi në një takim komandantët më të lartë në Teheran, me qëllim për të diskutuar format dhe mënyrat për të fuqizuar më tej forcat Houthi në Jemen. Raundi i parë i mbështetjes nga forcat Quds filloi në vitin 2012, fillimisht me armatime, para dhe granata. Gjatë viteve 2012-2013, SHBA-të kapën dy anije amerikane me armë në Gjirin e Adenit. Pas ndërhyrjes saudite, në vitin 2015 forcat Quds u përfshinë edhe më shumë në mbështetje të forcave Houthi.  

Në këtë këndvështrim, mund të përmendim asistencën ushtarake iraniane, e cila përbëhet nga dronë kamizaz dhe inteligence me kosto 1000-2000 dollarë të cilat në shumë raste u përdorën kundër raketave tokë-ajër amerikane të raketave Patriot ‘Pack 2/3’ me kosto 2-3 milion dollar. Dronet Ababil dhe Qasef të cilat u përdorën kundër baterive anti-ajrore prodhim amerikan të Arabisë dhe Emirateve. Houthit përdorën gjatë kësaj kohe edhe drone kamikaz nënujore iraniane kunder fregates saudite ‘al-Madina’ dhe kunder anijes ‘Arsan’, raketa dhe mina detare në ngushticën Bab al-Mandeb, raketa anti-anije-SS-N-2 dhe raketa kineze C-801, C-802, sistemin Iranian Noor, raketat Tawfan-1, Tawfan-2, Tawfan-3 dhe 15 lloje minash detare.

Aktualisht lëvizja Houthi kanë dispozicion rreth 160.000-200.000 trupa milicish të mirë organizuara, të strukturuara në disa komanda me forca tokësore, detare, ajrore, forca raketore dhe mbi të gjithë me një eksperiencë të madhe luftimi të cilat arritën një fitore spektakolare kundër koalicionit saudit gjatë viteve 2015-2020. 

Deri tani Houthit edhe pse janë goditur nga forcat e koalicionit anti-Houthi, nuk i kanë ndaluar sulmet e tyre terroriste në Detin e Kuq, madje kanë deklaruar se nuk do të ndalojnë sulmet deri në tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza. Duhet thënë se kostoja e këtij operacioni është e lartë, duke marrë në konsideratë se kosto e raketave amerikane ‘Tomahawk’ është rreth 2 milionë dollar, raketat amerikane të përdorura kundër dronëve 2000 dollarë të Houthit SM-2 kushtojnë 2 milionë, raketat SM-6, katër milionë, raketat ESSM Sea Sparrow rreth 2 milionë dollar, së bashku me raketat franceze anti-ajrore 1 milionë euro. 

Pra të gjitha sa më lartë kanë rritur ndjeshëm koston e këtij operacioni, në shtesë edhe të kostos të ndërprerjes së transportit tregtar të dhjetra anijeve të tregtisë të cilat tani kalojnë përgjatë këtij rrugëkalimi ndërkombëtar. 

Filed Under: Komente Tagged With: Dritan demiraj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT