• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një ditë në Hylon Daycare

August 21, 2022 by s p

Një ditë në Mjediset parashkollore të Hylon Daycare është e pamjaftueshme për të kuptuar atë makrobotë fëmijënore që jeton aty , por një ditë në ato mjedise shërben mjaftueshëm për të parë dhe ndjerë paqen që mbështjell ai univers fëmijënor me dëshirat, lodrat, edukimin, argëtimin, zbavitjen dhe aktivitetet që ndodhin çdo çast aty.

“Nuk është e lehtë të menaxhosh tërë atë intensitet “ – shprehet drejtuesja e këtij institucioni edukimi zonja Frosina Shtëmbari Agushi.

Frosina ka studjuar Matematkë dhe Fizikë në Shqipëri , dhe prej më shumë se 25 -vjetësh jeton në Amerikë .Ajo mendon se duke ndihmuar fëmijët , familja ndjehet më e sigurt , prindërit fitojnë liri për të ushtruar punën dhe profesionin pse jo dhe karrierën e tyre

E pohoj me siguri këtë konstatim të saj pasi e dij mirë se sa e vështirë êshtë rritja e fëmijëve pa kujdesin e enteve të tilla sociale dhe edukative.

Shkolla që ajo drejton tashmë prej 5 -vitesh ka një program shumëplanësh edukativ dhe zbavitës që aplikohet falë stafit të liçensuar në shtetin e Nju Jorkut dhe përkushtimit maksimal si dhe kualifikimit të vazhdueshëm .

Mjediset fizike që shkollës të japin menjëherë përshtypjen e punës sistematke e kreative si dhe të rregullit e disiplinës .

Fëmijët janë të sigurtë në këto mjedise dhe për këtë janë të bindur edhe prindërit të cilët janë pjesë e pandarë e shumë fazave të edukimit ku përfshihen ;festat, argëtimet, organizimet e ndryshme e sistematike që janë të planifikuara në çdo fillim viti akademik.

Shkolla siguron edhe programe verore në mënyrë që edukimi përmes zbavitjes të mos ndalojë kurrë dhe fëmijët të jenë aktivë edhe gjatë verês.

Fëmijët socializohen me njëri-tjetrin, të folurit aplikohet , gjuha angleze për shumë fëmijë të sapo ardhur nga vende të tjera të botës promovohet e në këtë mënyrë nxiten aftësi dhe kreativitet që në moshë të hershme dhe promovohen ato .

Edukimi i hershëm në Amerikë është një proçes mësimor i cili ka prodhuar një kontigjent fëmijësh që mbartin një botë gjigande brenda trupthit të tyre të vogël dhe qëllimi i kësaj shkolle është nxitja e shoqërizimit dhe mos mbetja para ekratit të mediave të informacionit çka êshtë dhe trendi i kohëve të fundit .

E ke të pamundur të prekësh me sy aktivitet e panumërta që veshin e stolisin mjediset e shkollës e cila mirpret fëmijët nga mosha 3-5 vjeç , por nuk ke se si të mos ndjehesh i lumtur si ata kur ndjen se aty brenda fëmija yt, ynë , i tyre jeton orë të programuara e të aplikuara me aq mençuri falë familjes Agushi ( Frosina, Cindy dhe Artur) , stafit të mrekullueshëm edukativ , fëmijëve dhe prindërve .

Teksa mjediset e shkollês zgjerohen nga viti në vit nxitur nga nevojat e komunitetit përreth, Frosina mendon se ndjenja e përgjegjsisë dhe detyrimit për të ruajtur cilësinë në edukim mbetet vizioni dhe misioni i tyre..

Marjana Bulku

Filed Under: Komunitet Tagged With: Majana bulku

Princess by Gerta, markë që po rritet çdo ditë, së shpejti me qendër në Amerikë dhe Angli

August 12, 2022 by s p

Gerta Cami, kur dashuria për artin tejkalon kufijtë, stilistja e fustaneve për “princesha” në të gjithë globin, në shtator, sfilatë për fëmijë në Filadelfia

Intervistoi: Eneida Jaçaj

Kur e dëshirojmë fort atë që bëjmë apo atë që duam të arrijmë, dashuria në vetvete ka një forcë magjike që të mbërthen, duke depërtuar në çdo qelizë dhe duke shpërthyer pasionin edhe nga skutat më të errëta të mendjes, shkëndijat e së cilës kalojnë çdo kufi të imagjinatës. Të punosh fort për atë që dëshiron, për pasionin që të përmbush shpirtin dhe të bën të ndihesh i lirë në qenien tënde, nuk ka as uragan dhe as Perëndi që të ndal! Përmbushja e shpirtit është një detyrë që secili e ka ndaj vetes, mision i cili i jep peshë dhe botëkuptim qenies së ekzistencës së njeriut, të bën të ngrihesh mbi re, dhe, që nga aty, të shohësh mbi botën, duke menduar se nuk je njeri i vogël, por njeri që i përket ëndrrave të mëdha. Arti qëndron brenda individëve me botëkuptim, me imagjinatë të pashfrenuar, dhe me një shpirt të pasur me dritë; syri i artistit sheh përtej asaj që sheh një njeri i zakonshëm, nëse në fund të tunelit ka errësirë, artisti do të gjejë një grimcë shkëndije dhe me të do të krijojë dritën e jetës dhe forcës. Arti buron nga një shpirt plot ngjyra vezulluese, me energji dhe vibracione pozitive, që e injekton në mjedisin përreth, është si flladi i mëngjesit, që të jep ndjesinë se ka ende shpresë. Këtë ndjesi të bukur që të jep të bërit art, e gjejmë te vajza mjaft e talentuar dhe punëtore, Gerta Cami, stilistja e fustaneve për princesha të vogla, ku dashuria e saj për profesionin i ka kaluar kufijtë globalë. Gerta Cami ka përfunduar studimet për Inxhinieri Tekstile dhe Modë, në Universitetin e Tiranës, e më pas ka përfunduar Masterin për Menaxhim Ndërmarrjesh Tekstile. Aktualisht jeton në Miçigan, është një vajzë mjaft e talentuar, pasi stilon fustane mjaft të bukura për vajza të vogla. Ajo ka hapur një faqe në instagram “@princess_bygerta”, nga ku publikon të gjitha punimet e saj, dhe deri më tani ka kryer porosi në 55 shtete të botës. Kush dëshiron të stilojë një fustan për ditë të shënuara apo evente të ndryshme, mund ta kontaktojë Gertën në instagram, dhe me pasionin dhe dëshirën e saj për profesionin, porosia do të kryet në kohë rekord. Gerta është një vajzë e re, e talentuar dhe mjaft punëtore, e cila ka menduar që së shpejti të ketë markën e saj, duke hapur një dyqan në Amerikë dhe një në Angli. Madje, së shpejti, në muajin shtator, Princess by Gerta do të realizojë sfilatën për fëmijë në Filadelfia. Nëse i hidhni një sy instagramit, ata nuk janë fëmijë të paguar, por punime të Gertës që ia kanë dërguar nënat, pasi kanë mbetur të kënaqura. Për të bërë princeshat tuaja të lumtura, në ditë të veçanta, kontaktoni Gertën, ku do të gjeni talentin, komunikimin dhe një punë të shkëlqyer!

-Përshëndetje Gerta! Ju jeni një nga ato vajzat e reja, plot guxim dhe talent, për të ndërmarrë iniciativa të reja në fushën e biznesit dhe jo vetëm. Pra, ju talentin tuaj e keni investuar në të mirën tuaj materiale, por duke plotësuar edhe nevojën e shoqërisë. Ju, aktualisht jetoni në Miçigan, ndërkohë keni 4 vite që keni hapur “@princess_bygerta”, ku punoni fustane për vajza të vogla. Për të gjithë ata që do t’ju shohin si frymëzim dhe pikë referimi, mund të na tregoni se si lindi pasioni dhe dëshira për të stiluar fustane për princesha të vogla? Cila ishte shtysa që ju bëri të hapnit atelien tuaj, për ta zhvilluar më pas sa më shumë këtë biznes? 

Dashuria për të stiluar fustane princeshash, lindi krejt rastësisht. Unë qepja fustane për femra, për dasma dhe raste të ndryshme, dhe, gjithmonë i mbaja copat që më tepronin; kur më doli mundësia që të vija në Amerikë, gjatë kohës që prisja për letrat, fillova të punoja fustane për fëmijë me copat e mbetura. Kështu filluan kërkesat për fustane të ndryshme, pra, nga këtu nisi çdo gjë…

-Cila është e veçanta apo risia që ju identifikon juve si stiliste, në punimin dhe publikimin e fustaneve për princesha të vogla?

Do të thoja që fustanet tona kanë një ndërthurje të së thjeshtës me detaje dhe materiale, që i kthejnë fustanet në fustane princeshash. Koha rekord e qepjes është një tjetër veçanti e jona, ndërsa risi do të thoja se është që, në profilin tonë të instagramit, fëmijët nuk janë modelë të paguar për të reklamuar fustanet, por janë klientet tona që na kanë dërguar fotot e fëmijëve me veshjet tona. 

-Përpos dëshirave dhe ideve që japin klientët tuaj, ju përpiqeni të fusni edhe individualitetin tuaj në stilimin e një fustani?

Sigurisht që komunikojmë me shumë klientë çdo ditë nga e gjithë bota, dhe, në cdo rast mbledhim sa më shumë informacione rreth ideve të tyre për fustanin ideal, dhe, pastaj japim sugjerimet tona, se çfarë do të ishte më e përshtatshme për eventin përkatës, për mosha të caktuara; dhe, kur na kërkojnë modele që nuk janë modelet tona, gjithmonë gjejmë një mënyrë që fustani të personalizohet nga ana jonë, ose ka pasur raste që nuk e kemi vazhduar si porosi. Një gjë shumë e bukur është sepse shumë që na ndjekin, kur shohin një fustan Princess by Gerta të veshur nga dikush tjetër, ato e njohin direkt stilin tonë, të gjithë e njohin një fustan Princess by Gerta! 

-Cili stil është më shumë në trend sot?

Unë, personalisht, nuk i jam përmbajtur apo ndjekur trendet e momentit, por kam atë stilin tim që ka funksionuar dhe është pëlqyer te veshjet e fëmijëve. Unë mundohem që fustanet të jenë të rehatshëm dhe të përdoren më shumë se një herë, që mund të kthehen nga të gjatë në të shkurtër, stile fustanesh që fëmijët të jenë mjaftueshëm të thjeshtë dhe për një darkë. Fëmijët vetë tërhiqen nga personazhet e Disney, ose duan fustane të fryrë si princesha, duan ngjyrën rozë, dhe, këto kërkesa, përsëri mundohemi t’i thjeshtëzojmë duke i drejtuar në stilin tonë të fustaneve. 

-Çfarë është ajo që ju frymëzon më shumë, ajo që ju bën të shpërthejë talentin tuaj, dhe të jepni më të mirën tuaj?

Kur shoh fëmijët që u shndrisin sytë kur vinë te dyqani për të parë, dhe nuk ikin pa veshur një fustan, ose kur një gocë e vogël thotë që rri çdo ditë në instagram, duke parë fustanet tona (dhe jo vetëm gocat e vogla, por dhe mamat na thonë që i lamë pa punë, duke parë instagramin tonë), ose kur mamat na falenderojnë pa fund që u kemi zbukuruar ditëlindjet me fustanet, ose kur shoh ndonjë copë të bukur dhe direkt fillon imagjinata.

-Cili është stilisti juaj i preferuar, i cili ju frymëzon më së shumti në punimet tuaja?

Nuk kam një stilist të preferuar, por gjej shumë frymëzim nga ateliere ruse; kanë një punim perfekt që unë gjithmonë mundohem të arrij. Rrija me orë të tëra duke parë artin e tyre në veshje, si për të rritur, si dhe për fëmijë, pra, më tërheqin dhe frymëzojnë stilistë që ndoshta nuk janë me emër, por që bëjnë një punë shumë të bukur për mua. 

-Ajo që është për t’u duartrokitur është se ju jeni bërë e njohur pothuajse në të gjithë botën. Nga sa vende të botës merrni porosi, dhe si keni arritur të zgjeroni kufijtë e njohjes së aktivitetit tuaj?

Duket si ëndërr që çdo ditë na shkruajnë dhe porosisin nga shtete të ndryshme. Duke i numëruar një ditë, kishim dërguar në 55 shtete në të gjithë globin. Disa bashkëpunime që kemi bërë me fëmijë blogerë, kanë mundësuar që Princess by Gerta të shihet, dhe pastaj filluan edhe porositë. Klientet kanë krijuar besim duke parë foto, video apo dhe duke komunikuar me ne. Dhe pak po mësojmë gjuhën indiane dhe arabe!

-Duke qenë se ju jeni në kontakt me klientë nga e gjithë bota, a ndryshojnë shijet e tyre, apo stili që pëlqehet është pothuajse i njëjtë, ndërsa modeli është ai që ndryshon?

Siç e përmënda më lart, një karakteristikë e fustaneve tona është ndërthurja e të thjeshtës me materiale ose detaje më për festa. Kjo gjë bën që fustanet të pëlqehen shumë nga të huajt (Veriu, Perëndimi i Europës si dhe USA), ndërsa shtetet e Azisë tërhiqen më shumë nga ngjyrat e forta të cilat ne i kombinojmë me modele shumë të thjeshta), pra, të gjitha shtetet gjejnë elemente që i pëlqejnë, dhe mundësia për ta porositur një model në ngjyrën që do klienti është një gjë që na favorizon për të qënë më afër mundësisë për të zgjedhur veshjet tona, sesa nga një atelier tjetër që i ka ngjyrat të limituara. 

-Ju tashmë e keni përgatitur terrenin që biznesi juaj të jetë ndërkombëtar. A e keni menduar të hapni disa filiale, qoftë në Amerikë, apo në Europë, ku të keni markën tuaj të biznesit?

Po punojmë që Princess by Gerta të rritet çdo ditë si mark, që, në një të ardhme të afërt të hapim në USA dhe në UK nga një dyqan për të ekspozuar më shumë punimet tona, dhe pse momenti dhe e ardhmja janë më shumë të orientuar drejt dyqaneve online, ku ty nuk të viziton vetëm një klient vendas, por dyqanin tënd mund ta shohë çdo person që ka akses në instagram.

-A keni ndonjë projekt afatshkurtër në planet tuaja, si për shembull të zhvilloni një sfilatë ku të marrin pjesë fëmijë të emigrantëve shqiptarë të Amerikës, të cilat të prezantojnë punimet tuaja?

Pse jo, komuniteti shqiptar në USA ka qënë shumë mbështetës, si dhe një mikeshë gazetare më ka mbështetur për një ide, që shumë shpejt do ta vëmë në zbatim, në lidhje me një sfilat me fëmijët shqiptarë në Philadelphia.

-Sa e lehtë apo e vështirë është të ndërtosh apo zhvillosh biznesin, brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë?

Mund të them që është e lehtë ta hapësh një biznes, por ta mbash është si të rrisësh një fëmijë. Kërkon sakrificë, durim, do të duhet të mësosh çdo ditë në lidhje me punën, kërkon shumë përkushtim, konsistencë, të duash dhe të besosh në atë që bën; kur e bën me qejf dhe dashuri, çdo gjë duket më e lehtë. Nuk do ta ndaja nëse është më e vështirë në Shqipëri apo jashtë saj për të bërë biznes, sepse kudo që të jesh, pa ato gjërat që cilësova më sipër, do të mbetesh gjithmonë në fillim, asnjëherë nuk do të rritesh profesionalisht.

-Cili do të ishte mesazhi që ju do të jepnit për të gjithë ata të rinj të talentuar?

Unë kam dëgjuar që duhet të ëndërrosh në fillim dhe pastaj të punosh për të arritur ëndrrat e tua, ndërsa unë e kam mësuar ndryshe: puno fort për atë që do, dhe do të detyrohesh të ëndërrosh gjëra të mëdha…! Çdo ditë është një mundësi për të qënë një njeri më i mirë, një profesionist më i zoti dhe më i plotësuar!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Eneida Jacaj

SOT, shqiptarët e Amerikës përcjellin në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun

August 10, 2022 by s p

Sot, më 10 Gusht 2022 nga ora 2 – 9 Pm në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në New York e më gjërë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu.

Bashkëshortët u ndanë nga jeta tragjikisht duke lënë pas 2 fëmijë të mitur, shumë dhimbje, trishtim e lot te familjarët, miqtë e çdo shqiptar që u trondit thellë nga vdekja e tyre.

Largimi për në amshim i dy të rinjve me shumë ëndrra në tokën e premtuar, shkaktoi një tragjedi të vërtetë për rrethanat, pasojat dhe misterin që morën me vete në qiell.

Federata Vatra, Gazeta Dielli e mbarë komuniteti shqiptar në Amerikë shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve e miqve të Ornelës e Florindit.

Shpirti i tyre pushoftë në paqen e përjetshme e Zoti i forcoftë familjen.

Paçin fëmijët me jetë të gjatë. U kujtofshin e mos u harrofshin kurrë përjetë.

Filed Under: Komunitet

VLERËSIM PËR VEPRIMTAREN RITA SALIU

August 2, 2022 by s p

Fuat Memelli/

Ditën e hënë të kësaj jave, veprimtari i palodhur shqiptaro-amerikani, Petrit Alibej, president i Shoqërisë Atdhetare “Besa- besë” me qendër në Boston, udhëtoi nga Tirana ku ndodhet me pushime, drejt Prishtinës. Qëllimi i këtiij udhëtimi ishte për të nderuar me Çertifikatë “Mirënjohje” veprimtaren kosovare , Rita Saliu, e cila prej 30 vjetësh jeton në Amerikë, por muajt e verës i kalon në Kosovë, aty ku u lind dhe u rrit, ku u brumos me zjarrin e dashurisë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Veprimtaria u zhvillua në mjediset e Hotel “Diamond”, pronë e biznesmenit të njohur Kosovar, Behgjet Pacolli. Pasi foli për kontributin e Ritës në diasporën shqiptare të Amerikës, Petriti i dorëzoi asaj Çertifikatën e “ Mirënjohjes”me këtë motivacion:”Për veprimtarinë e spikatur patriotike në Kosovë e jashtë Atdheut, për humanizmin, sensibilizimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë luftës për liri e pavarësi të Kosovës, si dhe për punën e saj krijuese në fushën e letërsisë, në një varg veprash që shquhen për prurje të reja si në përmbajtje edhe në formë.” Duke marë çertfikatën, Rita Saliu falenderoi për vlerësimin e bërë dhe theksoi se ajo nuk do lodhet kurrë për çështjen e Kosovës, për lirinë e të cilës sakrifikoi populli i Kosovës, për të cilën dhanë jetën shumë bij e bija, duke e paguar me gjak lirinë e fituar. Pas ceremonisë ata shkuan te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe vendosën një kurorë me lule në emër të Shoqërisë Atdhetare “Besa –besë”.

Po kush është Rita Saliu? Shumë shqiptarë e njohin atë, por për ata që nuk e njohin, po themi shkurt disa fjalë. Ajo është vajzë nga Prizreni që e lidhi jetën me intelektualin Adem Saliu me origjinë nga Dibra e madhe. Një shtëpi e tyre ndodhet në Prishtinë dhe një në Amerikë. Rita ka qënë e përkushtuar për çështjen kombëtare qysh kur ishte në Kosovë. Shpirti i saj patriotik dhe human, spikati edhe edhe më shumë gjatë luftës së Kosovës e më pas. Ajo dhe bashkëshorti i saj , Ademi, strehuan në shtëpinë e tyre familje kosovare. Pritja që ata i kanë bërë vëllezërve e motrave të tyre në aeroportin e Bostonit, është filmuar dhe trasmetuar nga një kanal televiziv amerikan. Po kështu në ditët e pas luftës, burrë e grua ndihmuan për t’u mjekuar në spitalet amerikane fëmijë kosovarë që kishin pësuar djegie nga hordhitë sërbe. Shumë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova e kanë dëgjuar zërin e Ritës në veprimtari të ndryshme që organizohen në Boston. Është shpirti i saj patriotik që i vlon në gji dhe e nxit për të punuar pa rreshtur për vëllezrit e motrat e saj nga Kosova por edhe nga Shqipëria.. Për kontributin e dhënë, ajo është vlerësuar nga presidenti Bamir Topi me Urdhërin “Nënë Tereza”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fuat Memelli

VATRA SHPËRNDAU BURSAT PËR VITIN SHKOLLOR 2021-2022

July 29, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra në kuadër të Simpoziumit Shkencor të 100 vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një mbrëmje gala me pjesëmarrjen e shqiptaro-amerikanëve më të spikatur, vatranëve e komunitet shqiptar në New York e më gjërë, dhuroi 15 bursa për studentët e shkëlqyer shqiptarë në Amerikë. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha dhe Drejtori i Fondit të Studentëve Dr. Pashko Camaj drejtuan ceremoninë e shpërndarjes së Bursave duke vlerësuar studentët për arritjet dhe duke premtuar se vit pas viti Vatra do të jetë në krah të studentëve shqiptarë që shkëlqejnë në Universitet Amerikane. Një ndihmë bujare e shumë solidare në shenjë vlerësimi e nderimi për rezultatet e tyre të shkëlqyera, Vatra nderoi studentët shqiptar që përbëjnë krenari kombëtare e Vatrane në Shtetet e Bashkuara. Kjo traditë vazhdon që nga vitet 60, një fond special që iu jepet studentëve shqiptarë që shkëlqejnë në Universitetet Amerikane. Franka Veliu, Mirea Hasanaj, Edma Arizaj, Alesja Beqiraj, Elysia Rukaj, Lorna Floqi, Anthony Evangelista, Kerol Kaskaviqi, Xhesika Shkorreti, Enrik Hoxha, Gezim Imeraj, Zina Nicaj, Ledion Hoti, Xhoi Mishto dhe Matea Spahiu përfituan nga fondi i sivjetshëm studentor. Vatra u uron shumë suksese në rrugëtimin e tyre shkencor, patriotik e vatran duke u bërë një shembull për studentët e tjerë e gjeneratat që vijnë.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 104
  • 105
  • 106
  • 107
  • 108
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT