• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif

January 23, 2021 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/Është ndarë nga jeta bashkatdhetarja jonë e dashur në Diasporë Lida Grabocka Jonif.  

Lida Grabocka Jonif jetonte në Brooklyn bashkë me bashkëshortin e saj dhe vajzën Migenën.

Siç e kam thënë dhe më parë, kurrë në jetën time nuk kam dhënë kaq shumë lamtumirë, si brenda këtij viti të tmerrshëm dhe gllabërues.

            Fatkeqësia në këtë familje është nga ato të rrallat, pasi para shtatë muajsh i iku djali i vetëm Daniel Jonif.  Dhe kur e dëgjon të tronditet shpirti dhe zemra që për shtatë muaj ikën nënë e bir në qiell.  Dhimbja e parakohshme dhe me një vdekje akute të djalit në një spital në Brooklyn ishte një hata e madhe.  Mesa duket zemra e nënës nuk e duroi dot ikjen e tij, zemra e saj lëngoi aq shumë sa brenda kësaj periudhe tragjike ikën të dy.  Lida iku në moshën 61 vjecare në kohën kur kishte shumë mundësi t’i jepte familjes së saj të shtrenjtëe e të dashur.  

E ndjera Lida erdhi me bashkim familjar pasi gjyshi nga nëna e saj kishte emigruar herët në Amerikë. 

Naum (Nuçi) Melo është veteran i Luftës në Amerikë dhe ajo ndihej shumë krenare për këtë, pasi në se vertetëe do Lirinë duhet të falënderosh veteranët.  Ajo ndihej me fat që i mori dokumentet nga gjyshi dhe po ëndërronte për një jetë më të bukur dhe më të mirë.  Por fati e ndërpreu jetën e birit të saj në mes bashkë me të.  

Ishja shumë e shokuar kur pashë statuset e dy motrave të mrekullueshme të të ndjerës Lida, Mirandës dhe Anidës si dhe të bijës së vetme Migenës të cilat lajmëronin për vdekjen e motrës së tyre.  Vajtimi i tyre në telefon ishte përpirës, i dhimbshëm, sidomos në këte kohë izolimi që nuk ke mundësi t’ju shkosh pranë, t’i përqafosh dhe t’i ngushëllosh siç e do zakoni i shqiptarit, por pandemia është si rojet e burgut, s’të jep leje…

Danieli djali qe iku në qiell punonte në një shtypshkronjë në Queens dhe ishte integruar shumë mirë, por Zoti e donte në krahët e tij këtë djalë të edukuar dhe simpatik.

Lida ishte një mjeshtre në rrobaqepësi si në Korçë ku punoi një jetë të tërë, por dhe këtu në Amerikë.  Ajo me duartë e arta, priste dhe qepte rroba të ndryshme, ajo bënte art me gjilpërë.  Lida merrte pjesë në shumë aktivitete dhe ne ndiheshim shumë mirë kur i shikonim bashkë këto tri motra të pandara.  Në çdo aktivitet që merrnin pjesë, e pamundur të mos e shikoje Lidën me një buqetë lulesh të freskëta duke na i dhuruar në shenjë mirënjohjeje.  

Ajo kishte një qetësi kur fliste, kishte të folur të shtruar dhe nxirrte veç mjaltë nga goja.  Dhimbja e ikjes së djalit e helmoi, e treti gjersa e mori aq shpejt gojëmblën Lida. 

Familja humbi bashkëshorten dhe mamanë e mrekullueshme, motrën e dashur, ndërsa Diaspora në Amerikë një bashkatdhetare më pak.

Nesër do t’i bëhet ceremonia mortore në Dahill Funeral Services, shërbesa fetare në St. Nicholas Greek Orthodox Church dhe varrimi në Ocean View Cemetery, Staten Island atje ku ka birin e vet.

Dritë të pastë shpirti dhe të qofte i lehtë dheu i Amerikës që e deshe aq shumë Lida!

Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif!

21 Janar, 2021

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Lida Grabocka Jonif

POETI LUIGJ ÇEKAJ NDËRROI JETË NË NJU JORK

January 5, 2021 by dgreca

Familja Cekaj në Nju York njoftoi se ka pushuar së rrahuri zemra e njeriut të tyre të dashur Luigj Cekaj. Poeti ynë i talentuar shkoi të pushoi!

Vatra dhe Dielli i përcjellin ngushëllimet më të thella familjes, miqëve, dhe gjithë të dashurëve të Luigjit.

Në vend të homazhit zgjodhëm nga arkivi i Diellit një poezi të Luigjit kushtuar Shkodrës, që ai e deshi me shpirt.

Pusho në Paqe poeti ynë i dashur !

LUIGJ CEKAJ

SHKODRA I MJAFTON VETEVETES

Shkodra është një qytet,

Që sikur “I mjafton vetvetes”…

Shkruante dikur historian anglez Edward Gibson,

Tek një kryevepër historike.

Ndërsa pushtetarët e sotëm,

 Si për t’i shërbyer deri në mbarim së keqes,

Buzë liqenit të këtij qyteti

Sikur dhe paraflasin

Duan të ngrejnë agregate atomike!

A thua se qyteti; ashtu “sikur i mjaftonte vetvetes”?!

Nuk i dilnin, madje i stërtepronin

 Edhe hallet e veta aq sa duhej…?

Duke pasur parasysh se po të shpërthenin rezervuarët

E lumit të rrëmbyshëm të Drinit,

Apo, larg qoftë, sikur të thyhej diga e Vaut të Dejës,

Shkodra do të mbytej deri në katin e tretë të Hotel Turizmit…

Pastaj, të gjitha këto, si punë shkuesish homoseksuale,

Sikur nuk ndodhin krej rastësisht..!

Në të kundërt ngjajnë, kur Migjeni s’jeton më, as si poet dhe as si shejt!

Veçse zëri i tij, edhe prej varrit, sikur na kujton kohën, kur  egërsisht

Të gjithë fëmijët e shqiptarëve, si për t’u mësuar me luftrat

 Tek të “Korrat e Migjenit”:

“Oh, oh, psherëtinin qosheve, gati si shpirtra të vdekur…

Se tash kena me u msue edhe me hangër hekur…”

***

Oh, oh, sikur rimallkojnë prapë shtetin,

Të gjithë vogëlushët, pa përjashtim të shkodranëve!

Teksa dëgjojnë gjithëfarë lloj- lajm-shpifjesh si të tjera botshme

Tashmë edhe në kohë moderne,

Kur krejt si Çernobilasit e Majakovskëve,

Ne do të mësohemi që ashtu si me hekur,

Të ushqehemi edhe me energji bërthamore!

Para shumë vitesh, si të avulluara, Shkodra,

 Si e ngrime akull prej dëborës,

Ndëgjonte si në heshtje edhe këtë vendim

                                      të Komitet-Qendrorëve!

Se këtej e tutje, njerëzit, ashtu si dhe kuajt,

Do t’i përviheshin vetëm kullotjes së barit!

Dhe tamam në dimrin e shumë uritur të ’85-ës,

Vetë, si një lypës ordiner, qëndroja në Serreq tek radha e bukës.

Pothuajse fytyrë për fytyrë me zotin Xhenarin Topallin…

Por edhe kjo krizë tepër e rëndë , dhe si e nënkuptuar ndryshe,

Edhe si një fund dështimi i të gjitha manovrave politike;

Sikur kaloi pa bujë e zhurmë, ashtu si kalohej në heshtje edhe kufiri, kur ikje…

Dhe shkodranë-malësorët e irrituar, si kurrë më parë prej krimesh,

Iknin, porse gjaku i tyre Ilir, si i kthyem në ujë prej dhimbjeve,

Sa herë vinte vera te plazhi i vjetër i Shirokës,

dukej  sikur valevinte…

Mandej prapë edhe më vonë,  edhe në kohra të tjera, si më e serta,

Kur kryeqytetin e veriut shqiptar, sikur e zuri gripi i qeverive,

Dhe pushtetin, si Makbethë të rinj, e uzurpuan ish bijtë e komunistëve –

Të cilët  në çast veshën  dorza si të errëta ambasadorësh ,

Bile edhe u vetëzgjodhën si ministra…

Si për t’i maskuar  fytyrat me portrete njerëzish të ndershëm dhe të pafajshëm.

Si kryetare e Parlamentit shqiptar fatmirësisht qëlloi që zgjodhën Xhozefina Topallin.

Tashti sikur dihet mirë, se për ne shqiptarët,  si xhentëlmenë dhe…

 Si mikpritës,

As një vdekje më të turpshmë nuk ka ,

 Se kur të zotëve të shtëpisë  u mungon deri  edhe buka  e krypa te bufeja,

Si për të pritur bujarisht tek sofra miqët …

Por edhe kjo si kryetradita jonë më e bukur  prej atyre u minua,

Sepse te vendi i saj buzë banketit, si për të hëngër krena njerëzish

Sikur u parashfaqën frikshëm dhëmbët e centraleve atomike.

Dhe në fund, si për shqyrtim dhe si për të vënë  sipër një kapak arkivoli i të gjithë çështjes…!

Të gjitha këto si mashtrim- hile në emrin e qytetit tim i denoncoj tek Amerika

Dhe pasi të bëj  një protestë me shkrim, edhe tek presidenti im, Barak Obama,

Urgjentisht do të kërkoj edhe si një pikëmbështetje të dytë tek NATO-ja ,

Si tek një pakt tashmë edhe i yni, që sikur u përket të dy det-Oqean,

 … Atlantikut dhe Adriatikut…

Por nëqoftëse kërkesa ime, do të rispiunohet  prej ”zonjës Europë” si anashjuridike …..

Vetëm që të shpëtoj Shkodrën time, si prej atom-shpërthimeve më agresive,

Do t’u bie në gjunj deri edhe shovinistëve…

Nju Jork, maj 2009

Filed Under: Komunitet Tagged With: LUIGJ ÇEKAJ, vdiq

KAMBANA E ZOTIT NË BOSTON SOT RA PËR SOTIR VASIL JOSIF PANIN

January 5, 2021 by dgreca

Nga Kolec P. Traboini/

Nuk ma bën goja ta them e as dora ta shkruaj se ai na la përgjithmonë. Nuk do ta kemi më të mirin e të urtin Sotir Panin, birin e Dardhës. Një shkak më shumë në këto kohë të trishtueshme gjamesh, për t ‘na u duk kjo bota si varr. Edhe me shkakun se lavdinë e kemi më së shumti tek të vdekurit se sa tek të gjallët. Ju djemtë e tij Andrea e Vasil në Boston, të rroni e ta kujtoni me nipërit e të afërmit, por ati juaj i ka lënë vetes nder ne miqtë e tij, aq shumë vend sa ta kujtojmë sa të kemi jetë. Kam shkruar e botuar në shtyp për Sotirin, për atin e tij Vasilin, por edhe gjyshin Josif Panin, po sot duart mu prenë e për mikun tim nuk më shkruhet as një fjalë kur duhet te thosha me mijëra, sepse shumë të varfëra po më duken fjalët për një njeri të madh, shqiptaro-amerikanin Sotir Pani, që në çdo frymëmarrje kishte Atdheun dhe Dardhën e Korçës, që sot është mbuluar me borë pikëllimi. Pushofsh në Paqe, o biri e nipi i të mëdhenjve Vasil e Josif Pani, që lanë pas një emër të madh në historinë e shqiptareve të Amerikës e që edhe ti Sotir e shkrove në librin tënd testamentin e nje jete “At e bir për Mëmëdhenë”. Tani u bëtë tre në atë botë. Por emrat tuaj mbeten përgjithmonë nder ne.Nuk desha kurrë ti shkruaja këto fjalë elegjiake për ty miku im Sotir, por kur Zoti i bie kambanës për njeriun, nuk mbetet veç të përkulemi në fatin tonë e të kthehemi në hirin e tij.

K. P. Traboini4 janar 2021

Filed Under: Komunitet Tagged With: KOLEC P.TRABOINI, Sotir Pani

Internationally Acclaimed Dancer Jurgen Bala joins Arthur Murray NYC Broadway

January 5, 2021 by dgreca

By: Ilir Berisha/

Celebrated international dancer and choreographer Jurgen Balajoined the prestigious dance studio Arthur Murray Broadway in New York as a professional dancer and instructor. He is the winner of the First Place (category rhythm) and Third Place (category smooth) Championships that took place in Washington in December 2019.

“Moving from Tirana to New York I thought it would be tough at the beginning, but I found myself right at home at Arthur Murray Broadway. I have a huge respect and admiration for Arthur Murray, a wonderful way to connect and for aspiring dancers to express their talent professionally. Overall, the experiences here in New York and in United States in general have helped me grow as an artist, seeing new places, making new friends, and experiencing different roles,” said the talented dancer Jurgen Bala for the Sun Newspaper.

Jurgen has been actively involved in the field of dance education and arts. Jurgen Bala currently works as a dance instructor at Arthur Murray in New York and continues to dance and compete at dance championships. He has worked closely with the most celebrated VIPs and artists, with appearances in popular TV shows such as X-Factor, Dance with Me and Dancing with the Stars Albania, where he was chosen as Top 3 Finalist.

Jurgen Bala’s professional dance career began in ballet and he has danced with ballet companies in theUnited States and Albania. Jurgen is a graduate of the University of Fine Arts in Tirana in Choreography, where he earned both his bachelor and master’s degree. Jurgen trained with the highly respected Professional Ballet School in Tirana.

“Ballet and ballroom dance create a safe environment that encourages each person to move in a way that connects deeply with the wisdom of body and mind. We are excited to offer passion, support, and discipline at the Arthur Murray Dance Center in New York City. I am excited to share my passion of dance with my students at Arthur Murray,” stated Jurgen Bala, First Place Championship Winner.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dancer Jurgen Bala, Ilir Berisha

LAJM HATRI- MONIKA (KRASNIQI) MUSAJ

December 22, 2020 by dgreca

MONIKA(KRASNIQI) MUSAJ NDËRROI JETË NË VENDLINDJE, DJALI TUSHI ME TË MOTRËN E FAMILJE QESIN HATRIN TË DJELËN, 27 DHJETOR/

LAJM HATRI (27 dhjetor 2020)/

Monike (Krasniqi) Musaj- 31 tetor 1934 – 14 dhjetor 2020/

Me hidhërim të thellë njoftojmë se me datën 14 dhjetor 2020, në fshatin Ratish i Ulet, Deqan, Kosove, në moshën 86 -vjeçare, u nda nga jeta, MONIKE (KRASNIQI) MUSAJ.

E ndjera Monike u varros në varrezat e fshatit Ratish i Ulet me datën 15 dhjetor,

Djali Tushi me motren Pashka Ukaj, me Familje, qesin hatrin në Qendrën “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, 361 W. Hartsdale Avenue, Hartsdale, New York, me datën 27 dhjetor 2020, nga ora 4 deri në 8 të mbrëmjes.

Famullija “Zoja e Shkodrës” i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes, gjinisë dhe gjithë farefisit. Monike pastë dritë në amshim e të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.

Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shndritë drita e pambarueme. Pushoftë në paqe. Ashtu Kjoftë.(Kortezi- Our Lady of Shkodra)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lajm hatri, nena - Monika (Krasniqi) Musaj, Tush Musaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 135
  • 136
  • 137
  • 138
  • 139
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT