Mësuesi veteran z.Engjëll Zerdelia si dhe autori i disa librave të rëndësishem historik si: “Kongresi arsimor I Lushnjës/ Kongresi Kombëtar i Lushnjës/ 50 Vjetori i gjimnazit të parë të Lushnjës, vizitoi ditën e premte shkollën Shqipe “Alba Life” në Queens e cila zhvillon mësimin Shqip në shkollën publike amerikane.
Mësuesi i nderuar dhe nga qyteti i Lushnjës pa nga afër punën e mësuesëve dhe të nxënësve për të mësuar në Diasporë Gjuhën Shqipe.
Z.Zerdelia ishte i shoqëruar nga z.Eduard Dilo anëtar i stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe pinjolli I familjes së Ilia Dilo Sheperit “Nderi I Kombit”.
Z.Zerdelia u mirëprit nga z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe si dhe nga mësueset Blerta Gjevori dhe Ardita Miloti ne klasat e të cilave ndaloi dhe dëgjoi se si nxënësit flisnin dhe përgjigjeshin shqip.
Mësuesi veteran ndoqi nga afër përgatitjet për Festivalin e katërt të Shkollave Shqipe, ndërsa nxënës të ndryshëm e përshëndeten z.Zerdelia me poezi nga Rilindasit e shquar shqiptarë. Emocionet e tij si një mësues veteran ishin te papërshkrueshme, sespe veçanërisht në Diasporë ato bëhen dhe më të fuqishme, pasi të gjithë nxënësit janë lindur dhe rritur në Amerikë dhe si gjuhë të parë kanë anglishten. Z.Zerdelia falënderoi nga thellësia e zemrës themeluesin e shkollave shqipe z.Qemal Zylo si dhe të gjithë mësuesit që punojnë me kaq përkushtim. Vazhdojeni këtë punë të bukur iu tha mesuesi veteran të gjithë nxënësve të shkollës shqipe dhe jam i sigurtë se duke ardhur ju këtu në këtë shkollë publike amerikane, përcillni në breza mesazhin hyjnor që: “Gjuha Shqipe të mos harrohet kurrë”!
Në emër të stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life” ne i shprehim mirënjohjen e pakufishme z.Zerdelia për vizitën pranë klasave shqip, sepse esenca e artit të bukur do të thotë Nietzce është mirënjohja…
Ne ju jemi mirënjohës kujtdo që ka ardhur pranë nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” sepse çdo vizitë e konsiderojmë inkurajim dhe respekt për këtë mision fisnik në Diasporë.
5 Maj, 2017
Ridgewood, Queens, New York









Indieri Imzot Rrok Mirdita ishte emrue Argjipeshkev per Durres dhe Tirane. Ky solli ne Atdheun tone vullnetin, vizionin, kurrajon dhe dedikimin qe pati ne Kishen Katolike Shqiptare te New Yorkut, te ciles i sherbeu per 20 vjet, nga 1973 ne 1993. I pajisur me culture klasike dhe experience shume vjecare ne sherbim te Kishes dhe njohje te mentalitetit te shqiptarve, pa vonese arriti suksese te deshiruarshme ne ringjalljen shpirterore te njerzve,ne ndertim dhe rindertim te Kishes, ne arsim, shendetsi dhe sherbime te tjera sociale, qe shpejt u be personi ma i admiruar i shqiptarve,pa dallim besimi.Ne arritjet e Tije zen vend te rendesishem ndertimi i Kathedrales se Shen Palit ne qender te kryeqytetit ne Tirane.Ne vitin 2005, Selia e Shejte e ngriti Akidiocesin Durres Tirane ne reng Metropolitan, dhe Imzot Rrok Mirdita merr Paliumin e Shejte qe simbolizon ket ndryshimn, ne nje ceremony ne Basiliken e Shen Pjetrit ne Vatikan,me celebrant Atin e Shejte Papen Benedicti i XVI.Ne ket rast, emri u ndrrue ne : Arkidiocesi Metropolitan Tirane Durres.