• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GAZETARI AGIM NEZAJ NDERROI JETE NE MOSHEN 54 VJECARE NE NJU JORK

May 17, 2016 by dgreca

*Ndërron jetë gazetari, studiuesi dhe pedagogu i mirënjohur Agim Nezaj. Redaksia e Gazetes “Dielli” ngushellon familjen/
*Presidenti Nishani:Ikja e Agim Nezës, humbje për gazetarinë shqiptare/

*Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…/

Ka ndërruar jetë Agim Nezaj, gazetari, studiuesi dhe pedagogu i mirënjohur në Shqipëri dhe jashtë saj. Mësohet se ai ka vdekur në Nju Jork, në moshën 54-vjeçare pranë familjes së tij pas një sëmundjeje të rëndë.

Nezaj ka lindur në Tropojë. Studimet e mesme i ka kryer në Shkollën e Gjuhëve të Huaja për anglisht dhe ato të larta, në Fakultetin Filologjik të Tiranës për gjuhë -letërsi shqipe.

Karriera dhe kontributi i Agim Nezës në gazetarinë shqiptare, letërsi, publicistikë, botën universitare, politikë etj. janë të mëdha dhe shumëdimensionale e do të mbahen mend gjatë.

Për ata që e njihnin dhe nuk e njihnin Agim Nezën, por njihnin shkrimet e tij apo bashkëpunimin me të si këshilltar i mediave në Ministrinë e Drejtësinë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Jashtme, në Kryesinë e Kuvendit etj. do ta ndiejnë që sot e tutje se Shqipëria ka humbur një personalitet.

Një personalitet, që nuk reshti së promovuari Shqipërinë jashtë vendit me bukuritë dhe misteret e saj. Agim Nezaj shprehej:

“Kënaqësia ime më e madhe gjatë këtyre 25 viteve ka qënë dhe mbetet promovimi i Shqipërisë tonë të bukur tek të huajt nëpërmjet botimit dhe ribotimit të librave “Albania-Travel Guide” & “Welcome to Albania””

Agimi la në pikëllim të thellë bashkëshorten Mira, vajzat Ergian dhe Edonën, prindërit Bajram dhe Zoja Neza, të vëllait Agron, të afërm, miq dhe shokë të shumtë. Në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale sot kolegët ka shprehur dhimbjen për largimin e pararkohshëm  të Agimit.

Gazeta Dielli i shpreh ngushellimet me te thella Familjes Nezaj!

Lamtumirë miku ynë, kolegu ynë, të qoftë dheu i lehtë!

***

NGUSHELLIMI I PRESIDENTIT NISHANI/

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të gazetarit të njohur, pedagogut të shkencave të komunikimit dhe juristit Agim Nezajt, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik ku shkruhet:

“Të nderuar familjarë të Agimit të ndjerë,

Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të Agim Nezajt, i cili gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia përkushtoi përmbushjes së misionit fisnik të gazetarit dhe artit të vështirë të komunikimit me publikun, ku u shqua për mjeshtërinë dhe gojëtarinë e rrallë.

Ky personalitet mbresëlënës, me një kontribut të spikatur çerekshekullor në gazetari, në komunikim, në jurisprudencë si dhe në lartësimin e emrit të Shqipërisë në sytë e të huajve, përçoi ngaherë tek publiku shqiptar me një ndjenjë të lartë profesionalizmi vlerat më të spikatura profesionale dhe njerëzore.

Me ikjen e parakohshme të Agimit, gazetaria shqiptare, arti i komunikimit me publikun dhe institucionet tona shtetërore, ku u shqua për vite me radhë si një zëdhënës dhe këshilltar për shtyp i përkryer dhe jetëgjatë, humbën një nga personalitetet e spikatur, një nga pikat kryesore të referimit akademik dhe mbi të gjitha njerëzor, ndërsa ju, bashkëshortin, prindin dhe të afërmin tuaj më të shtrenjtë.

Ju lutem, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira t’ju gjendem pranë shpirtërisht duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta personale dhe institucionale!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit.

KohaJone.com – Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…

Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…/

Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…   Ish-­ambasadori Mal Berisha ka publikuar në FB SMS­në e fundit me gazetarin, pedagogun dhe publicistin Agim Nezaj, që u nda nga jeta ditën e djeshme në Nju Jork. Mesazhi i përket muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Nezaj i thoshte se nuk kishte qenë mirë me shëndet, por kishte besim se gjithçka do ta kalonte me ndihmën e Zotit.

“Takimin e fundit me ty e pata në nëntorin e vitit të kaluar. Nuk mund të largohesha nga Nju Jorku pa të takuar pasi e dija se ti po luftoje për jetën kundër vdekjes. Më tregove, jo pa doza shqetësimi, por me një optimizëm të pashoq, se sa shumë të kishte lodhur sëmundja dhe sa shumë të mundonte kimioterapia. Por, më the, kishe besim të madh tek Zoti dhe mjekësia amerikane”, shkruan Berisha

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: GAZETARI AGIM NEZAJ, nderroi jete, ne Nju Jork

KOMUNITET- WATERBURY CT: 2-4 QERSHOR, FESTIVALI SHQIPTAR NË WATERBURY

May 16, 2016 by dgreca

Festivali Shqiptar në Waterbury CT, është kthyer në një traditë dhe i ka kaluar kufijtë e shtetit të Connecticut, duke marrë pjesmarrës edhe në shtetet për rreth, si në New York, New Jersey e Massachusetts. Përveç shqiptarëve ky festival ka edhe vëmendjen e amerikanëve, të cilët çdo vit kanë shprehur kënaqësinë e pjesmarrjes dhe kanë lëvduar folklorin shqiptar, vallet e bukura, veshjet tradicionale dhe krejt të veçanta, si dhe kanë pëlqyer traditën e kuzhinës shqiptare, që servir gatime të shumllojta në këtë ekspoze tradicionale që shoqëron muzikën dhe vallet.

Sivjet është edicioni i 11-të i këtij festivali, që zhvillohet nga 2 deri në 4 Qershor 2016. Ata që kanë dëshirë për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarje të madhe kulturore artistike mund ta ndjekin Festivalin të Enjten me 2 Qershor nga ora 5 pm deri në 11 pm, të Premten me 3 Qershor në të njëjtët orë dhe të Shtunën, që është pika kulmore e aktivitetit nga ora 2 pm – 11 pm në 38 Raymond St, Waterbury CT.

Fansat e Kuzhinës shqiptare kanë mundësi të shijonë gatimin origjinal shqiptar të qengjave, byrekut tradicional, ëmbëlsirave tradicionale, verërat shqiptare dhe gjithçka tjetër që do të ofrojnë shqiptarët në Waterbury.

Muzika shqiptare do të jehojë për tre netë me radhë, ndërkohë që grupet artistike,do të performojnë të Shtunën, 4 Qershor, që nga ora 6 pm. Valltarët e të gjitha moshave do të shpalosin repertorin e pasur të valleve nga të gjitha trevat shqiptare.

Edhe autoritetet lokale amerikane e frekuentojnë këtë festival.

Mos e humbni rastin, bëhuni pjesë e këtij festivali të veçantë!

(Korresp i Diellit)

Filed Under: Komunitet Tagged With: 2-4 QERSHOR, Festivali shqiptar, NË WATERBURY

Një natë e bukur mes dibranëve në ishullin Staten Island në New York

May 16, 2016 by dgreca

Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island – New York, ka marrë faleminderime dhe përgëzime për këto aktivitete, në rrjetet sociale, Facebook, Tweeter, Instagram e tjerë, nga mijëra dibranë, jo vetëm në SHBA, por edhe nga qyteti i tyre Dibra e Madhe, dhe Europa, ku jetojnë më së shumti dibranët/

Nga Beqir SINA/

STATEN ISLAND NYC : Shoqata Atdhetare Dibra, në ishullin Staten Island New York, e ka nisur punën e saj, mbas zgjedhjeve të reja, me një serë aktivitetesh – Për katër muaj ajo ka pasur një “bum” aktivitetsh, të cilat tregojnë jo vetëm se kryesia e re, dhe kryetari i saj, po bëjnë një punë të shkëlqyer në komunitet, por se edhe është rritur isnteresimi dhe besimi tek shoqata dibrane , nga komuniteti dibran, sidomos, ajo që i ka munguar gjithë komunitetit, rinia dibrane në Amerikë, të rinjët e të rejat, edhe nga ato të lindura e të rritura në SHBA.Kryetari i ri Dashnor Mifatri, i cili e mori drejtimin e kësaj shoqate, në javën e  fundit të janarit të këtij, viti, (22 Janar 2016), Shoqatës, nga më të parat në komunitet dhe më të dalluarat për komunitetin shqiptarë, në SHBA, me ekipin e zgjedhur prej tij, po e çon përpara shoqatën, dhe tregohet mjaft optimist për të ardhem e kësaj shoqate.

Ai së bashku me një grup të rinjësh e të reja dibrane, të cilët duket se janë mjaft entusiastë, dhe të përkushtuar, me nivel të lart shkollimi, marrë në disa nga universitetet prestigjoze këtu në Amerikë,e  kanë ndryshuar pothuajse krejtësisht, edhe mënyrën e funksionimit të SHAD-it, pra, mbarëvatjen dhe pamjen e saj, duke i dhënë SHAD-it, një pamje të re, e cila fillon prej nga zyrat e saj, logon, paisjen me teknologji moderne, dhe ajo që të tërheq vëmendjen janë shtimi i aktiviteteve që po bashkojnë komunitetin dibran në këtë zonë.

E cila, ka qenë traditë dhe kulutrë në komunitetin dibranë. SHAD, sot duke u nisur nga përvoja e kaluar e drejtuar me mjaft sukses nga kryetarët paraardhës, po punojnë, që ti kthejnë atë bukurinë kësaj shoqate, e cila qe për dy dekada një Shoqatë shembullore në komunitetin shqiptarë me aktivitetet e saj madhështore, dhe me vlera dhe rëndësi të mëdha edhe në çështjen kombëtare.

Shoqata Atdhetare Dibra, në ishullin e “Dibranëve” Saten Island – New York, ku mendohet se jetojnë, aktualisht rreth 15 mijë dibranë, mbas zgjedhjeve të reja, dhe kryetarit e kryesisë, të gjithë të rinjë e të reja, përfshirë dhe përvojën e atyre, që e krijuan dhe e udhëhoqën këtë shoqat për dy dekada, me dinjitet, dhe sukeses, të plotë, po sjellin tani gjëra të reja jo vetëm në këtë shoqat, por dhe komunitetin dibranë në Amerikë.

Kjo, shoqatë, duke kërkuar për një mënyrë të veçantë, për të organizuar e mbajtur aktivitete në komunitetin dibran, organizojë fillimisht një aktivitet mbresalënës, me ato që ne krenohemi të gjithë, pra Nënat, tona, vetëm 3 muaj pas zgjdhjeve, duke vendosur në jetë, një ide të tyre lakmiqare, e cila, kishte të bëntë me njërën prej mënyrave, që ata kan zgjedhur për të gëzuar Nënat e gratë e tyre.

Pra, të kalojnin një ditë të këndëshme dhe argëtuese, pa lodhje, pa punët e shtëpisë, pa shoqërimin dhe mbajtjen e fëmijve nipërve e mbesave, ose si thanë ata me shakat e bukura dibrane, ”Vjerrat pa nuset e tyre, sepse, shkaja dibrane nuk mungonë, sipas tyre, dhe ndoshta nuset ishin më të gëzuarat një ditë pa vjerrat”, me një eskursion në Uashington, DC, Kopshtin e “Qershive Japoneze”, Shtëpinë e Bardhë,Memoralin Linkoln dhe ndërtesën e faëshme Kongresin, Capitol Hill.

Mirëpo, Shoqata Atdhetare Dibra, dy javë më parë në zyrat e reja të saj në Saten Island,  në bashkëpunim me avokatin dibran Fatos Koleci, ua mundësojë të gjithë dibraneve, një ditë shërbimi falas( consulting) për çështjet të imigracionit, në komunitetin dibran.

Takimin e ashtuquajtur Prezantim : “Ask an Immigration Lawyer” – “Pyete Avokatin e Emigracionit ” me avokatin e njohur dibran në SHBA,  Fatos Koleci, i cili është me experiencën e tij 20 vjeçare, u mbajtë më 7 maj, ku ai i dha disa këshilla, për hallet e problemet mbi çështjet e immigracionit.

Në faqen e internetit të SHAD, thuhet se Avokati Fatos Koleci, është angazhuar për edukimin e komunitetit tonë, të interesuar për të mësuar në lidhje me ligjet e emigracionit te SHBA-ve. Ai mbajti një prezantim gratis-falas, të titulluar “Pyete Avokatin e Emigracionit” si një shërbim për të ndarë njohurinë e tij të emigracionit dhe ekspertizën me publikun e gjerë.

Dibranët, në Nju Jork, e për rreth tij, duke marrë pjesë në këtë prezantim, u tha se ishin në gjendje të merrnin një konsultim ligjor, më të informuar për gjendjen( case) e tyre të veçantë të emigracionit.

Prezantimi si e cekem ishte i lirë(falas- free) dhe përfshinte, thonë ata, zhvillimet e fundit legjislative të emigracionit, informatat më të fundit nga USCIS (Shërbimi i Emigracionit dhe Nenshtetësisë i Shteteve të Bashkuara) dhe tendencat më të fundit në ligjin e imigracionit, sidomos mbas dekleeratave “bombastike” të kandidatit republikan Donald Trump.

Gjithashtu, shoqata Dibra, njoftoi se ata kan diskutuar edhe llojet e ndryshme të peticioneve (lutjeve) jo-emigruese dhe emigruese qe ekzistojnë në dispozicion, elementet pro dhe kundra të tyre, si dhe hapat e nevojshme që kërkohen për çdo procedurë.

Simbas tyre, ky i ashtuquajtur Prezantim : “Ask an Immigration Lawyer” – “Pyete Avokatin e Emigracionit ” me avokatin e njohur dibran në SHBA,  Fatos Koleci ka qenë i përshtatur që të përfshijë çështjet e rëndësishme te emigracionit që janë me interes te veçante për të pranishmit.

Ata thonë se në projektimin e prezantimeve të tyre ishin disa çështje informuese dhe që ju ofrojnë metoda unike për zgjidhjen e problemeve, atyre dibranëve që kan me imigracionin. Prezantimi është i përbërë nga dy pjesë: një prezantim dhe një Pyetje dhe Përgjigje seancë.

Prezantimi i avokat Kolecit, ka mbuluar me këtë rast, një shumëllojshmëri të gjerë të çështjeve të rëndësishme të emigracionit, e cila u tha se ka për të vijuar nga nga një seancë me Pyetje dhe Përgjigje për çështje që i prokupojnë më së shumti në lidhje komunitetin dibran në SHBA.

Kurse, veprimtarinë më të fundit, ata e kan quajtur :”Një natë e bukur mes dibranëve në ishullin Staten Island në New York,” kështu të paktën na tha kryetari i kësaj shoqate Dashnor  Danny Mifatri, e quajtë një mbrëmje rinore me rinjët e të rejat dibrane, mbajtur mesjavën e kaluar, tha ai , duke faleminderuar në mënyrë të veçantë, me ketë rast, edhe Adhurim Kajën, që na solli këtë foto – album, i cli fletë “më shumë se 1000 fjalë”, se sa bukur e kan kaluar këtë mbrëmje rinia dibrane në Amerikë.

Ai shkruan në statsuin e tij në medien sociale Face Book,  se :” Shoqata Atdhetare Dibrane organizojë këtë  eveniment,( aktivitet ) mbrëmje rionore, për komunitetin Dibran në Amerikë, sidomos, për  të bërë së bashku, qoftë edhe me një natë si kjo, rininë  Dibrane, e cila është shpresa dhe e ardhmja e jonë në këtë komunitet”.

Ideja e kesaj mbrëmje, shtoi kreu i dibranëve,  është, që të takohemi të gjith se bashku në një ambient shumë shoqëror, ku të kishim mundësine të diskutojmë për shoqatën, aktivitete dhe mbarvajtjen e saj, si dhe për jetën tonë të përditëshme, të lidhemi dhe të jemi sa më afër me njëri tjetrin “ të japim ide, sugjerime për aktivitetet e ardhshme të shoqatës” tha zoti Miftari..

Andaj, kujtojë ai kemi thenë se Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island New York,  është e hapur për të gjithë Ju! që jeni të gatshëm të punojmë bashkarisht për komunitetin tonë në Amerikë.

Kësaj mbrëmje të bukur me rininë Dibrane, në New York, njoftohet se iu bashkëngjittë edhe me një donacion të mirë edhe Klubi i Futbollit Korabi, nga New Yorku, anëtarët e tij, si dhe disa veprimtar e biznesmen të suksesshëm të tjerë dibranë në Nju Jork.

Siç tregojnë dhe fotgrafitë e Adhurim Kajës, mbrëmja rionore, për komunitetin Dibran në Amerikë, ka qenë një natë e bukur mes 150 dibranëve të pranishëm në eventin të  parë të tyre, të kësaj natyre, këtu në Staten Island, New York.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i shoqatës, Dashi Mifatri, ka thënë se prezenca kaq e madhe e femrës – pra vajzave dibrane, ne këtë mbrëmje, natyrisht, që tregoi edhe atë nivelin e lart të kulturës  dibrane, që sot po e bartin familjet dibrane në SHBA, duke e bër Shoqatën tonë, që të na shërbej të gjithëve, dhe sa më mirë, edhe fëmijëve tanë.

Ai ndau edhe faleminderim të perzemërt edhe për donatorët fillestar që siç thotë ai, “na dhanë shpresë se gjërat do të shkojnë në rrugën e duhur, dhe se s’jemi të vetëm në këtë sakrificë”.

Kreu i dibranëve, premtojë se ai dhe grupi(kryesia) e shoqatës, do t‘ju garantojë, që cdo dollar do të shkon në vendin e duhur! Mbasi: “Transparenca, tha ai  është e domosdoshme këtu në Shoqatë, por mbi të gjitha ështe “Besa” që ne kryesia ju kemi dhënë që tju shërbejmë me krenarin më të madhe’”.

Të pranishmit nga ana e tyre e faleminderuan në vecanti  kryetarin z. Dashnor Miftari, i cili me plot fjalën ka punuar më shumë se krejt ne kryesia, që këto aktivitete të jenë kaq e bukur! por edhe Bordi drejtues: Arbër Kuka, Nderim Marke, Bekim Pacuku, Besar Dika, Gazmend Kërkuti, Zarife Kolari, Ardita Torozi, Bekim Kosovrasti, Ibrahim Rexha dhe Bekim Papraniku.

Në fund është, për tu permendur edhe një fakt i veçantë se Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island – New York, ka marrë shumë faleminderime dhe përgëzime, nga dibranët, për këto aktivitete, në rrjetet sociale, Facebook, Tweeter, Instagram e tjerë, nga mijëra dibranë, jo vetëm në SHBA, por edhe nga qyteti i tyre Dibra e Madhe, dhe Europa, ku jetojnë më së shumti dibranët.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, mes dibraneve, nje ante

PESË VJET, PRAKTIKË DOBIPRURËSE E “MEDIA-KONTAKTIT”

May 14, 2016 by dgreca

Çertifikohen 10 studentë për gazetari/

Nga Prof.Murat Gecaj/

Një ndër profesionet më të bukur dhe të pëlqyer, për të rejat dhe të rinjtë tanë të talentuar, është gazetaria. Siç dihet, pranë shkollave të larta janë hapur degë të tilla, të cilat i përfundojnë sa e sa studentë. Pastaj, shumë prej tyre, fatkeqësisht jo të gjithëve, ua shohim temrat në gazeta e në faqe të ndryshme të Internetit ose në median elektronike, pra në radio a televizione. Nuk po ndalemi këtu në aftësitë, që ata shprehin ose shfaqin në jetë, gjë që lidhet edhe me tërë punën e veprimtaritë, të cilat i kanë zhvilluar ata gjatë periudhës së studimeve disavjeçare.

Kësaj radhe, fjalën e kemi për një praktikë tjetër mjaft dobiprurëse, që ka nisur këtu e pesë vjet më parë, nga drejtues të Media-Kontaktit. Konkretisht, pas njoftimit të bërë, aty u paraqitën për të provuar aftësistë e tyre, në fushën e gazetarisë, rreth 100 veta. Prej tyre, u përzgjodhën 10 vajza, që premtonin më shumë. Pastaj, nën drejtimin e publicistëve të njohur dhe specialistëve të kësaj fushe, morën pjesë në trajnimin profesional 3-javor, me temë “Njohuri praktike për gazetarinë”.

Kështu, ata do t’i dëshmonin aftësitë e tyre për njohjen dhe realizimin e proceseve të punës në Televizionin Kontakt. Sigurisht, kjo gjë kërkonte aftësimin në disa procese pune, si: përdorimin e kameras, përgatitjen e tekstit  dhe realizimin e vidiomontazheve. Me rëndësi ishte edhe përzgjedhja e tematikës, pra se ku studentët do ta realizonin temën e tyre. Sigurisht, gjatë asaj kohe, ata u përballën me vështirësi të ndryshme, të cilat i tejkaluan,, me ndihmën e pedagogëve të fushës së gazetarisë e televizionit, si prof.Hamit Boriçi e gazetari i “Zërit të Amerikës”, Ilirian Agolli, Esat Teliti etj.

Në tërë këtë punë intensive, me vlera teorike e praktike, me Media-Kontakt bashkëpunoi e ndihmoi Instituti i Karrierës “Proteus”, institucion i njohur për trajnimet në fushën e gazetarisë.

Pas tre javësh punësh e veprimtarishë të dendura, u arrit që sot paradite të organizohej festa përmbyllëse. Veprimtaria u organizua në mjediset e Amfiteatrit të  Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC). Ishin të ftuar përfaqësues të medias së shkruar dhe asaj elektronike, studentë  nga disa universitete të kryeqytetit etj.

Në fillim të veprimtarisë, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi shfaqja në ekran e një reportazhi njohës, për Media-Kontaktin. Kjo e filloi jetën 18 vjet më parë e gjatë kësaj kohe ka dhënë një ndihmesë mjaft të çmar në periudhën e vendosjes dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri. Më tej, ishin interesantë vidiomantazhet e shfaqura, të cilët i kishin realizuar vetë studentët e kursit trajnues.

Për punën  e bërë me këta studentë folën: drejtoresha e Media-Kontaktit Jolanda Lila, prof.Musa Kraja, gazetarët Ilirian Agolli e Shpresa Ukcama dhe Esat Teliti. Gjithashtu, i përgëzuan ata për punën e mirë dhe realizimin cilësor të vidiomontazheve të tyre. Me rëndësi ishte se studentët trajtuan anë të ndryshme të jetës, si familjen, botën fëminore, jetën qytetare me problematikën e saj etj.

Çast emocionues ishte koha, kur studenteve iu dorëzuan Çertifiktat përkatëse. Ndonjëri nga ata foli dhe falënderoi përzemërsisht, si nismëtarët e këtij kursi dhe pedagogët, që i udhëhoqën në ditët e kursit trajnues.

Shënojmë këtu se morën pjesë me sukeses në këtë kurs trajnues dhe merituan çertifikatat në fushën e gazetarisië, studentët: Erisa Sipri (moderatore e veprimtarisë së sotme), Alma Ismaili, Fjona Çela, Armela Malaj, Enxhi Beka, Krenita Xhaferri, Ledjana Mërtiri, Xhevrije Xhani, Anxhela Shurbi dhe Entela Hidri.

Pastaj, të pranishmit bënë fotografi të përbashkëta dhe morën pjesë në një kokteil, që ishte shtruar për të gjithë të ftuarit.

Në mbyllje të këtyre pak radhëve, i përgëzojmë për realizimin, për herë të pestë të kësaj nisme dhe tërë veprimtarisë, Media-Kontaktin, me drejtoreshë Jolanda Lilën dhe pedagogët, që punuan për trajnimin e këtyre krsaantëve. Shpresojmë dhe presim që këta studentë do ta dëshmojnë me punë cilësore, përgatitjen e tyre profesionale dhe emrat e tyre do t’i shohim, me sa më shumë sukses,  në median e shkruar dhe atë elektronike!

Tiranë, 14 maj 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: 10 studentë, Çertifikohen, Murat Gecaj, për gazetari

Videoskandali seksual i kryetarit të Bashkisë së Dibrës, reagon ambasadori Lu

May 13, 2016 by dgreca

Ambasadori Lu: Kryebashkiakët të jenë të përgjegjshëm për atë që përfaqësojnë/
Videoskandali seksual i kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, është cilësuar si skandaloze nga ambasdori amerikan Donald Lu. Z. Lu e ka bërë këtë deklaratë nga Fieri, ku është takuar me kryebashkiakun Armando Subashi, në kuadër të takimeve që po zhvillon me krerët e bashkive.  Kryebashkiakët duhet të jenë të përgjegjshëm për atë çka përfaqësojnë, tha Lu. Më pas takimi me Subashin ka vijuar pa praninë e medias.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ambasadori Lu, së Dibrës, seksual i kryetarit të Bashkisë, Videoskandali

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 209
  • 210
  • 211
  • 212
  • 213
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT