• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Konferencë ndërkombëtare ndërfetare në Prishtinë

May 31, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Prishtina, pranvere 2016/

-Konferencën “Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit”e hap Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi/

-Fjalimet kryesore nga dy laureatë të Çmimit Nobel/

-Ceremonia inauguruese për dhënien e çmimit të Kosovës për dialogun ndërfetar, i cili i jepet Kryetarit të Londrës, Sadiq Khan, si dhe themeluesit të komunitetit Sant’Egidio, ipeshkvit Vincenzo Paglia/

PRISHTINË, 31 Maj 2016/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite në Prishtinë, do të bëjë hapjen e konferencës ndërkombëtare ndërfetare “Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit”, e cila po organizohet në kuadër të nismës Interfaith Kosovo.

Kjo ngjarje e nivelit të lartë, që sivjet organizohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, ka një axhendë unike me disa pika kryesore, si:

  • Fjalimet kryesore nga dy laureatë të Çmimit Nobel, Dr. Shirin Ebadi (fituese nga Irani, në vitin 2003) dhe Tawakkol Karman (fituese nga Jemeni, në vitin 2011);
  • Ceremonia inauguruese për dhënien e çmimit të Kosovës për dialogun ndërfetar, i cili i jepet Kryetarit të Londrës, Sadiq Khan, si dhe themeluesit të komunitetit Sant’Egidio, ipeshkvit Vincenzo Paglia;
  • Panelet dhe punëtoritë do të përbëhen nga pjesëmarrës nga organizata botërore ndërfetare, si Fondacioni i Besimit “Tony Blair Faith Foundation”, “Instituti Salam për Paqe dhe Drejtësi”, pastaj nga Fondacioni Berghof, Gratë pa Kufij (Women without Borders), Qendra Doha për Dialog Ndërfetar, etj.

Konferenca mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNDP, UN Women, Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Kosovë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada Kanadeze në Kroaci – jorezidente për Kosovë, si dhe Fondacioni i Besimit “Tony Blair Faith Foudnation”.

Konferencat ndërkombëtare ndërfetare të mbajtura në Kosovë janë ngjarje të mëdha të nismës Interfaith Kosovo që mbledhin aktivistë të shoqërisë civile, liderë fetarë, diplomatë, gazetarë, artistë dhe akademikë për të diskutuar një gamë të gjerë të sfidave me të cilat përballen vendet në sigurimin e pajtimit në periudhat dhe zonat pas konfliktit, si dhe për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në shoqëritë e sotme bashkëkohore.Konferenca do të mbahet në hotelin “Swiss Diamond”, kurse mediet mund ta ndjekin drejtpërdrejt fjalimin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe fjalimin e nobelistes nga Irani, Dr. Shirin Ebadi./b.j/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Konferencë ndërkombëtare, ndërfetare, ne Prishtine

Shoqatat e Bashkuara Shqiptare nga Mali i Zi Organizuan Piknikun Pranveror

May 30, 2016 by dgreca

Në Parkun Shtetëror dëfryes “FDR”, në veri të Nju Jorkut, shqiptarët luajtën futboll, volejboll, shah, domino, vrapime dhe kënduan e vallëzuan së bashku

 Nga Beqir Sina/

Në mjediset piktoreske të parkut natyror “Franklin D. Roosevelt State Park”, me një natyrë shumë të ngjashme me bjeshkët e krahinës së Palvë e Gucisë – Alpeve shqiptare, u organizua dje, më 29 mja, Pikniku Pranveror, i cili është një ndër më të mëdhenjtë në komunitetin shqiptar.
Pikniku i Shoqatave Shqiptare të Bashkuara është i hapur për të gjithë komunitetin shqiptar dhe shihet si një ditë e veçantë e bashkimit shqiptar në Amerikë. Edhe, këtë diel ashtu si vitet e kalauara në parkun dëfryes u mblodhën së bashku me familjet e tyre, që nga orët e para të mëngjesit, me dëshirën e madhe për t’u takuar që nga me njëri tjetrin, prej nga të vegjlit (fëmijët e shkollës) të rinjtë e të rejat deri tek më të moshuarit. Kudo vërehej një gëzim i papërshkruar.
Ky aktivitet i madh të kulturës shqiptare, në Shtetet e Bashkuar përfshinë edhe veshje tradicionale shqiptare, instrumente muzikore unike shqiptare dhe një mundësi e rrallë për të dëgjuar dhe të parë një shumëllojshmëri të muzikës shqiptare dhe valleve, si dhe që pjesëmarrësit të shijojnë ushqimin tradicional shqiptar. Për anën sportive, kulturëore dhe artistike, në këtë piknik kujdesen, ish-sportistë të njohur, këngëtarët popullor shqiptar dhe kërcimtarë të komunitetit, grupe të ndryshme artistike.
Përveç kësaj, këto pikniqe Shqiptare, janë edhe një kënaqësi e veçantë e mbushur me ngjarje të tjera familjare, duke kombinuar sportet dhe aktivitetet për fëmijë me një atmosferë pikniku shumë e ngjashme ajo me pikniqet masive që mbajnë shqiptarët në natyrën e mrekullueshme të Kosovës, Shqipërisë, viseve shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e Preshevës, çdo sesion pranvero dhe veror.
Vitet e fundit, shkruan ish kryetari i këtij fondi – veprimtari Esad Gjonbalaj, është bërë tradicionale, që Shoqata e cila, ai, e drejtojë, për disa vjet, Fondacioni Plavë Guci, që nga viti 2010 organizon, 2 pikniqe në vit, atë të quajtur Pikniku Pranveror i cili përkon edhe “Memorial Day” dhe Pikniku Vjeshtor i cili përkon me “Labor Day”.
Ndërsa, sqaron, ai, se ky është pikniku i 2-të i përbashkët i Shoqatave nga vendorigjina – Shqiptarët në Mal të Zi, dhe, është një moment rrallë, që rinia e jonë në mërgim, të takohen dhe njihen në mes vetit, por edhe të shijojnë natyrën e bukur dhe të ngjashme me atë të Alpeve shqiptare, të gjithë së bashku.
Gjonbalaj, nga eksperienca e tij, tregonë në një mesazh në profilin e tij në Facebook, se :”Është mirë, të kontribosh në ruajtjen e lidhjeve me rrënjët e orgjinës, mbasi është mision hyjnor, që këto dy data të vendosen në kalendarët e familjeve të këtyre shqiptarëve, në mënyrë që manifestime të tilla, të jen sa ma të suksesshme. Suksese shoqatave dhe diasporës në organizime të kësaj natyre” shkruan ai.
Pjesëmarrës në këtë piknik, kan qenë edhe edhe asamblesiti shqiptar në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut, zoti Mark Gjonaj, lider të komunitetit dhe organizatat Rrënjët Shqiptare.
Shoqatat organizatore të Piknikut ishin:

– Fondacioni Plavë Guci

– Shoqata Malësi e Madhe

– Shoqata Ana e Malit

– Fondacioni Dom Simon Filipaj

– Shoqata Atdhetare “Kraja”

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, nga Mali i Zi .Organizuan, Piknikun Pranveror, Shoqatat e Bashkuara Shqiptare

Komunitet- Ka nderruar Jetë në moshën 49 Vjeçare Palo Zef Rukaj

May 30, 2016 by dgreca

Njoftohet Komuniteti Shqiptar se  me 27 maj 2016 ka ndërruar jete në moshën 49 vjeçare Palo Zef Rukaj. Komuniteti do t’i shprehë ngushëllime familjes të Enjten me 2 Qershor 2016 prej Orës 2 pasdite deri në orën 9.00 pm, në Shtëpinë Mortore “Farenga Brothers Funeral Home”, që ndodhet në adresën:

920 Allerton Avenue, Bronx, NY 10469

Mesha e Dritës do te kremtohet ditën e Premte, më 3 Qeshor 2016 ne ora 11:00 am, në  “Kishen Zoja e Shkodres” .

Adresa:

361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale, NY 10530

Pas meshes, trupi i të ndjerit do të përcillet per në varrezat “Gates of Heaven Cemetery”

Adresa: 10 Stevens Avenure, Hawthorn, NY 10532.

Filed Under: Komunitet Tagged With: KA NDERRUAR JETE, në moshën 49 Vjeçare, Palo Zef Rukaj

Familja Gashi, 30-vjetori i arratisjes nga Shqipëria

May 29, 2016 by dgreca

Sot mbushen 30 vjet që familja Gashi, u arratis nga katundi Nangë i Lumës, tue kalue kufinin ne Kallabak /
13244801_1552610548373494_8445414815581519307_n.jpg
NEW JERSEY : U mbushën 30 vjet që familja Gashi ndërmori vendimin ma të vështirë të jetës. Ishte vendimi i arratisjes nga vendi qe ishte hermetikisht I izoluem. Sejcili prej tyre e kishte marrë parasyshë ekzekutimin, burgimin, interrnimin, pushkatimin, varjen; ndoshta dhe shfarosjen dhe shkrimjen si familje. Vendimi ishte nji test shume i vështirë.
   Luan Gashi njeri prej tyre rrefen sot mbas 30 vjetve se kurajoa ishte në testim…. “Fale, Zotit të madh, pas vendimit, na u ngulitë në zemër nji inisjativë e jashtëzakoneshme -inisjative që barazohej dhe ja kalonte urrejtjes ndaj sistemit ma të urryeshëm, ma të pakrahasueshëm në botë. Urrejtja kundër diktaturës komuniste dhe kurajoa me mposhte frikën ishin dy shpatat që na paraprinë me fat ndaj këtij vendimi që kishim ndërmarre.”
Pjestarët e families dhe mosha e tyne në atë kohë:
Haxhi Gashi ( baba) – 52 vjeç 
Sanije Gashi (Kolgjini) – 49 vjeç  
Luan Gashi (une)  – 25 vjeç 
Ilber Gashi ( vella;ushtar) – 22 vjeç 
Mithati Gashi ( vella) – 16  vjeç 
Anila (motra) – 13 vjeç 
 
Nuk ishte e lehte…………Aspak!!!!!!!!
Me fat ja dolëm, thotë Luani, që të ekzekutonim nji vendim qe rezultoi me sukses spektakularë.  Autoritetet kufitare shqiptare, të pamundun të hetojnë arratisjen, disa ditë ma vonë, kishin marrë lajmin nga autoritetet jugasllave të asaj kohe që nji familje shqiptare kishte ikë prej Shqipnije dhe kishte kerkue strehim politik në kampin që drejtohej nga UNHCR në Beligrad.
Keto bomba signalistike e gjunjëzuen dhe e bombarduen shtetin shqipetarë, ministrinë e mbrendeshme, ushtrinë, pushtetin qendrorë dhe lokal. Në keto situata sfiduese sigurimi filloi me etje të madhe hakmarrjen kundër të pafajshmëve ku urdhnoi të interrnohej mixha im, Ramiz Gashi, kujton Luani, sot.
Gjithashtu autoritetet shtetnore ushtruen presjonin ndaj motrës, Dritës, e cila ishte e martueme me Haxhi Nergutin, të birin i Rakip Ilaz Nërgutit, që vuente denimin e 10-vjeçarit të dytë. Drita dhe Haxhija, kishin presjonet ma të mëdhaja. Ishte e pamundun që Drita t’i bashkohej rrugëtimit tone; ishte e martueme dhe kishte dy fëmijë të vegjël, Anisën dhe Visarin.
Luani vazhdon kujtimet :”Na, të ndodhun përkosisht në Kosovë, mbas nji muëji, bashkarisht, u transfëruem si familje dhe u vendosem në nji kamp të Beogradit të quëjtun Koshutnjak. Aty ishim nën mbykqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkueme, seksionit UNHCR. Sa mbërrimë, filluem proceset e aplikimit për emirgrim politik. E drejta na jepej me aplikue në shum shtete. Preferenca kishim për në Sh.B.A., Suedi, dhe Kanadë. Vendosëm pothujase të gjith preference e parë, Amerikën, si vendin ma të favorshëm, si nga kolonia e madhe shqiptare, gjuha inglishte, përparësija ekonomike si dhe rrethi i gjanë farefisnorë e miqsorë”
Këto, në fakt ishin dhe sugjerimet e gjyshit tim, Tahir Kolgjinit, i cili në atë kohë ishte ende gjallë në Stamboll. Ai me nji shpejtesi na dërgoi në Beograd ndihmat e para financjare. Mbas pak kohësh na troket në derën e banesës sonë të Koshutnjakut edhe kushrina e nanës e lindun në Kosovë, Arife Sadik Kolgjini me burrin e vet Ademin. Erdhën në Beograd me na pa djemt e dajës së nanës, Baftjar dhe Mustaf Lala familjarisht, Musë Lala me zonjën, Shefit Kolgjini me zonjën, Behije Vehapi me djalin dhe me vajzat, Nadiren dhe Gjylymserin, kjo e fundit kishte ardhë me burrin Adem Pozharani.
Në Amerikë mbërrimë me 20 nandor.  Në Aeroportin JFK kishin dalë me na pritë professor Miftar Spahija, Asllan Zenel Cenaj me nipin Ramadanin, dhe Dali dhe Halil Lita, djemt e Xhafer Litës së Kalas së Dodës. Për dy javë kemi qendrue në shpinë e Asllan e Ramadan Cenës në Riverdale, nji lagje afer lumit Hudson ne Bronx. Kanë ardhë me na pa shum miq e dashamirë të miqve tonë nga shum krahina të ndryshme që kishin emigrue ne SHBA.
Sot, 30 vjet mbas kësaj arratisje që bëri bujë të madhe në atë kohë, kujtonë Luan Gashi, nëpërmjet këtij shkrimi, ishte rast i rrallë për nji familje me u arratisë. Kujtojmë me respekt bujarinë dhe fisnikerine e Ramadanit dhe të zonjës Neime të cilët pritën dhe përcelljën shum njerëz, të cilët vijshin me na pa. Faik dhe Imer Lita si të rinj na e lehtesuan fillimin e jetës në Amerikë.
Si një nga familjet ma të përsekutueme në Lumë, arratisja e jone ishte i vetmi grusht që mund t’i jepshim rregjimit diktatorial./B.Sina/
13315266_1552610555040160_2238994452094500046_n.jpg

13307388_1552610535040162_280592563216188117_n.jpg

Filed Under: Komunitet Tagged With: 30-vjetori i arratisjes, Familja Gashi, Luan Gashi, nga shqiperia

Kongresisti Engel, takim me komunitetin, kundër shkrimit të New York Times

May 28, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA/

EASTCHESTER NY: Në veri të Nju Jorkut, të ejten, në lokalin e shqiptarit Zef Gjelaj, “Ciao! Restaurant”, u zhvillua një darkë, për të mbështetur fushatën e kongresistit demokrat të kësaj zone Eliot Engel i cili garon në nëtor për mandatin e 18, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Merrnin pjesë një grup veprimtarësh të komunitetit dhe përkrahës të kongresistit, përfshirë edhe asambleistin e Shtetit Mark Gjonaj dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Florin Krasniqi.

Veprimtari i dalluar komunitetit Harry Bajraktari, ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, organizatori i kësaj pritje, faleminderoi përzemërsisht të ftuarit, disa miq amerikan dhe veprimtarët shqiptarë në këtë pritje, për të mbështetur mikun e tyre në Kongres.

Mikëpritësi, i këtij takimi, i cili është i njohur edhe si një ndër miqtë më të mirë të zotit Engel, për një kohë të gjatë, duke prezantuar mysafirin e nderit të kësaj mbrëmje, tha se ai ka qenë një mik i vërtetë i shqiptarëve për më shumë se njëzet e tetë vjet në Kongresin amerikan, si Anëtari i përherëshëm i Komisionit për Punë të Jashtme, dhe Kryetar dhe bashkë-themelues i Kaukusit të Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan.

Ai foli për kontributin e kongresistit Engel për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, dhe si një “‘luftëtar” i pa kursyer për të drejtat e Shqiptarëve në trojet e tyre, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës,e Çamëri.

Shqiptarët dhe kongresisti Engel dalin kundër shkrimit të New York Times, për Kosovën

Ka qenë një shkrim javën e kaluar nga gazeta më e madhe dhe më e lexuara në Shtetet e Bashkuara, NYT, i cili ka sjellë, me anë të një editoriali – shkrimin e gazetares Carlotta Gall, i titulluar “Si u kthye Kosova në një tokë të pëlleshme për ISIS-in”, i botuar në gazetën prestigjioze New York Times, njëri ndër shkrimet më shokues, për të gjithë shqiptarët anekënd botës, i cili ka sjellur kundërshti të shumta edhe në këtë takim.

Identifikimi i disa shqiptarëve të Kosovës si pjesëtarë të luftëtarëve islamist ISIS , shtetit terrorist në Siri, solli një idinjatë të thellë ndër shqiptarët, jo vetëm në Kosovë dhe trojet shqiptare, por edhe në diasporë, SHBA, mbasi të gjithë shqiptarët, gjithëherë, kanë qenë, dhe vazhdojnë të jenë një dër popujt më pro-amerikanë në botë.

Se shqiptarët, janë një ndër popujt më pro-amerikan në botë nuk është vetëm thënje rasti, por është fakt, tha Harry Bajraktari, duke permendur edhe kontributin e shqiptarëve në luftën kundra terrorizmit së bashku me SHBA, në kuadër të NATO-s.

“Për, ata që kanë sado pakë mëdyshje në lidhje me këtë fakt, majfton të rikujtojmë ngjarjet e 11 Shtatorit. Ku, Shqiptarët, si në Kosovë e ashtu edhe në Shqipëri, ishin ndër të parët në Evropë, që publikisht shprehën përkrahjen e tyre të parezervë për popullin amerikan. Ata morrën rrugët ato ditë zie dhe i mbuluan ato me mitingje përkujtimore pro-amerikane dhe ndezën qirinjë si shenjë e ndarjes së dhembjes së asaj tragjedia.”, tha Bajraktari.

“Duhet, parë, mirë ajo, tha Asambleisti i shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, duke iu referuar shkrimit, pra duhet parë me vëmendje nga ne shqiptarët, se kush qëndron pas këtyre shkrimeve. Mbasi, opinioni publik si këtu në SHBA, ashtu edhe në trojet shqiptare në Ballkan mbeti i shokuar. Serbët dhe oponentët tjetër të shqiptarëve, tha ai, majft shpejtë dhe fatkeqësisht mjaft gjerë publikuan lajmin e involvimit të shqiptarëve në grupet e luftëtarëve të ISIS në Siri, si sulme kundër Amerikës, dhe bashkimin e tyre me terroristët, çka faktikisht nuk është asapak e vërtet.” tha Gjonaj.

Nga të pranishmit, në këtë takim u diskutua se në shumë shkrime serbe apo nga autorë jo-serbë me motive serbe të kohëve të fundit, gjithënjë e më shumë vërehet tendenca për të paraqitur sa më shumë shqiptarët në përgjithësi, si një popull armik të SHBA-ve, dhe miq të shtetit islamik ISIS, ndërkohë, që ata serbët, paraqiten si një popull mik i SHBA.

Prandaj, gjëra të tilla, thanë ata se shqiptarët “ janë armiq të SHBA dhe miq me ISIS, gjeneron një publicitet negativ për shqiptarët, gjë e cila u duhet të kundërshtohet fuqishëm dhe me meçuri, ishte mendimi pothuajse i të gjithë atyre diskutantëve, ku u mendua si ti përgjigjen artikullit të New York Times.

Për artikullin e New York Times për Kosovën në të cilin thuhej se Kosova është tokë e pjellore për ekstremistë e ISIS-it, ka reaguar fuqishëm në këtë takim edhe kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, i cili foli si njohës i mirë i lidhjeve mes shqiptarëve dhe popullit amerikan.

Kongresisti Eliot Engel, demokrati më i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, Komisionit të Punëve të Jashtme, tha se artikulli i New York Times, publikuar në një nga ditët më të lexuara të dielën, në Shtetet e Bashkuara, është simbas tij, një shkrim me shumë të pavërteta në lidhje me Kosovën, gjoja Kosova, tani pas çlirimit dhe pavarësisë, është një vatër e radikalizmit saj.

Ai tha se shkrimi është “qëllim keq”, duke pasur parasyshë se Kosova, është vendi më pro-amerikan në botë dhe e lufton ekstremizmin, ndoshta, edhe më mirë se disa vende, që janë anëtare të BE-së, tha Engel.

“Pavarësisht, nga artikulli i New York Times, për Kosovën të dielën, në të cilin thuhej se Kosova, është tokë e pjellore për ekstremistë e ISIS-it, Kosova, pohojë Kongresisti Eliot Engel, nuk është aspak rrezik për amerikanët, ose që amerikanët të shqetësohen se Kosova mund të gjeneroj ekstremist, tha Engel, duke siguruar se “Amerikanët, në Kosovë, por edhe europianët janë më të sigurtë se në çdo vend tjetër”.

Edhe, ish- Deputeti i VetëVendosjes, në Kuvendin e Kosovës, ish- Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Florin Krasniqi, u pajtua plotësisht me opinion e Kongresitit Engel, dhe komentin e asamblestit Mark Gjonaj, por dhe të diskutantëve të tjer, duke reaguar fuqishëm ndaj percepitimit të artikullit të New York Times, në publikun amerikan, duke sugjeruar më tej, se si duhet kundërshtuar ky artikull nga shqiptarët e Amerikës, dhe se si duhet të luftohet kjo dukuri negative në Kosovë.
Engel shqiptare

MarkGjonaj

12322615_1134797323251853_7411741916119219959_o

13320861_1134798216585097_2210947665796778943_o
13301433_1134797779918474_272141327702088684_o
13320478_1134796039918648_4235809658661241525_o12232697_1134796026585316_7669278614799555465_o13308711_1134796276585291_6048699761260953841_o13268527_1134796316585287_2404077768102569674_o13329443_1134796509918601_641348422758787595_o

Filed Under: Komunitet Tagged With: esisti Engel u takua me komunitetin, kundër shkrimit, të New York Times

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 214
  • 215
  • 216
  • 217
  • 218
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT