Nga Beqir SINA/
EASTCHESTER NY: Në veri të Nju Jorkut, të ejten, në lokalin e shqiptarit Zef Gjelaj, “Ciao! Restaurant”, u zhvillua një darkë, për të mbështetur fushatën e kongresistit demokrat të kësaj zone Eliot Engel i cili garon në nëtor për mandatin e 18, në Dhomën e Përfaqësuesve.
Merrnin pjesë një grup veprimtarësh të komunitetit dhe përkrahës të kongresistit, përfshirë edhe asambleistin e Shtetit Mark Gjonaj dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Florin Krasniqi.
Veprimtari i dalluar komunitetit Harry Bajraktari, ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, organizatori i kësaj pritje, faleminderoi përzemërsisht të ftuarit, disa miq amerikan dhe veprimtarët shqiptarë në këtë pritje, për të mbështetur mikun e tyre në Kongres.
Mikëpritësi, i këtij takimi, i cili është i njohur edhe si një ndër miqtë më të mirë të zotit Engel, për një kohë të gjatë, duke prezantuar mysafirin e nderit të kësaj mbrëmje, tha se ai ka qenë një mik i vërtetë i shqiptarëve për më shumë se njëzet e tetë vjet në Kongresin amerikan, si Anëtari i përherëshëm i Komisionit për Punë të Jashtme, dhe Kryetar dhe bashkë-themelues i Kaukusit të Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan.
Ai foli për kontributin e kongresistit Engel për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë, dhe si një “‘luftëtar” i pa kursyer për të drejtat e Shqiptarëve në trojet e tyre, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës,e Çamëri.
Shqiptarët dhe kongresisti Engel dalin kundër shkrimit të New York Times, për Kosovën
Ka qenë një shkrim javën e kaluar nga gazeta më e madhe dhe më e lexuara në Shtetet e Bashkuara, NYT, i cili ka sjellë, me anë të një editoriali – shkrimin e gazetares Carlotta Gall, i titulluar “Si u kthye Kosova në një tokë të pëlleshme për ISIS-in”, i botuar në gazetën prestigjioze New York Times, njëri ndër shkrimet më shokues, për të gjithë shqiptarët anekënd botës, i cili ka sjellur kundërshti të shumta edhe në këtë takim.
Identifikimi i disa shqiptarëve të Kosovës si pjesëtarë të luftëtarëve islamist ISIS , shtetit terrorist në Siri, solli një idinjatë të thellë ndër shqiptarët, jo vetëm në Kosovë dhe trojet shqiptare, por edhe në diasporë, SHBA, mbasi të gjithë shqiptarët, gjithëherë, kanë qenë, dhe vazhdojnë të jenë një dër popujt më pro-amerikanë në botë.
Se shqiptarët, janë një ndër popujt më pro-amerikan në botë nuk është vetëm thënje rasti, por është fakt, tha Harry Bajraktari, duke permendur edhe kontributin e shqiptarëve në luftën kundra terrorizmit së bashku me SHBA, në kuadër të NATO-s.
“Për, ata që kanë sado pakë mëdyshje në lidhje me këtë fakt, majfton të rikujtojmë ngjarjet e 11 Shtatorit. Ku, Shqiptarët, si në Kosovë e ashtu edhe në Shqipëri, ishin ndër të parët në Evropë, që publikisht shprehën përkrahjen e tyre të parezervë për popullin amerikan. Ata morrën rrugët ato ditë zie dhe i mbuluan ato me mitingje përkujtimore pro-amerikane dhe ndezën qirinjë si shenjë e ndarjes së dhembjes së asaj tragjedia.”, tha Bajraktari.
“Duhet, parë, mirë ajo, tha Asambleisti i shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, duke iu referuar shkrimit, pra duhet parë me vëmendje nga ne shqiptarët, se kush qëndron pas këtyre shkrimeve. Mbasi, opinioni publik si këtu në SHBA, ashtu edhe në trojet shqiptare në Ballkan mbeti i shokuar. Serbët dhe oponentët tjetër të shqiptarëve, tha ai, majft shpejtë dhe fatkeqësisht mjaft gjerë publikuan lajmin e involvimit të shqiptarëve në grupet e luftëtarëve të ISIS në Siri, si sulme kundër Amerikës, dhe bashkimin e tyre me terroristët, çka faktikisht nuk është asapak e vërtet.” tha Gjonaj.
Nga të pranishmit, në këtë takim u diskutua se në shumë shkrime serbe apo nga autorë jo-serbë me motive serbe të kohëve të fundit, gjithënjë e më shumë vërehet tendenca për të paraqitur sa më shumë shqiptarët në përgjithësi, si një popull armik të SHBA-ve, dhe miq të shtetit islamik ISIS, ndërkohë, që ata serbët, paraqiten si një popull mik i SHBA.
Prandaj, gjëra të tilla, thanë ata se shqiptarët “ janë armiq të SHBA dhe miq me ISIS, gjeneron një publicitet negativ për shqiptarët, gjë e cila u duhet të kundërshtohet fuqishëm dhe me meçuri, ishte mendimi pothuajse i të gjithë atyre diskutantëve, ku u mendua si ti përgjigjen artikullit të New York Times.
Për artikullin e New York Times për Kosovën në të cilin thuhej se Kosova është tokë e pjellore për ekstremistë e ISIS-it, ka reaguar fuqishëm në këtë takim edhe kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, i cili foli si njohës i mirë i lidhjeve mes shqiptarëve dhe popullit amerikan.
Kongresisti Eliot Engel, demokrati më i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, Komisionit të Punëve të Jashtme, tha se artikulli i New York Times, publikuar në një nga ditët më të lexuara të dielën, në Shtetet e Bashkuara, është simbas tij, një shkrim me shumë të pavërteta në lidhje me Kosovën, gjoja Kosova, tani pas çlirimit dhe pavarësisë, është një vatër e radikalizmit saj.
Ai tha se shkrimi është “qëllim keq”, duke pasur parasyshë se Kosova, është vendi më pro-amerikan në botë dhe e lufton ekstremizmin, ndoshta, edhe më mirë se disa vende, që janë anëtare të BE-së, tha Engel.
“Pavarësisht, nga artikulli i New York Times, për Kosovën të dielën, në të cilin thuhej se Kosova, është tokë e pjellore për ekstremistë e ISIS-it, Kosova, pohojë Kongresisti Eliot Engel, nuk është aspak rrezik për amerikanët, ose që amerikanët të shqetësohen se Kosova mund të gjeneroj ekstremist, tha Engel, duke siguruar se “Amerikanët, në Kosovë, por edhe europianët janë më të sigurtë se në çdo vend tjetër”.
Edhe, ish- Deputeti i VetëVendosjes, në Kuvendin e Kosovës, ish- Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Florin Krasniqi, u pajtua plotësisht me opinion e Kongresitit Engel, dhe komentin e asamblestit Mark Gjonaj, por dhe të diskutantëve të tjer, duke reaguar fuqishëm ndaj percepitimit të artikullit të New York Times, në publikun amerikan, duke sugjeruar më tej, se si duhet kundërshtuar ky artikull nga shqiptarët e Amerikës, dhe se si duhet të luftohet kjo dukuri negative në Kosovë.