• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KARATEISTET E ULQINIT NE TURNEUN E 15-të NDERKOMBETAR

April 23, 2016 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Klubi i Karatesë “Ulqini” do të marrë pjesë në turneun e 15-të ndërkombëtar në New York.Lajme të gëzuara dëgjojmë prej trojeve tona shqiptare ku këtë radhë e kemi fjalën për Klubin e Karatesë “Ulqini” i cili do të marrë pjesë në turneun e 15-të ndërkombëtar në New York. Ekipi i Ulqinit nga Mali I Zi njohur për rezultate të larta sportive ka disa ditë që ka ardhur në ishullin e Staten Island në New York dhe po stërvitet intensivisht për të garuar në turneun ndërkombëtar. Ftesa e ardhur nga traineri i ekipit të karatesë në Staten Island nga z.Safet Tahiri së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin që e ka sportist në karate e pritëm me shumë kënaqësi, pasi kemi kohë që i ndjekim stërvitjet dhe rezultatet e tyre.

Z.Tahiri me rezultate të dukshme dhe tepër të kënaqshme ka ditur bukur të punojë me bashkatdhetarët matanë oqeanit, me shqiptarët e Ulqinit, dhe ja ku u konkretizua puna së bashku e tyre me legjendën e Shatokan Karate në Staten Island.  Shqiptari Tahiri është mik i afërt me legjendën e Shatokan z.Hanshi Scarda i cili ka praktikuar artet marciale mbi 50 vjet.Ai ka fituar rripin e zi të rangut më të larte në ShBA i njohur nga Japonia.  Ai është i specializuar në mësimin e fëmijëve me nevoja të vecanta dhe që iu ka humbur besimi.  Kujdesi i tij i jashtëzakonshëm prej mjeshtri ka bërë që këta sportistë të jenë anëtarë aktivë të komunitetit dhe të jenë mjekë, avokatë, mësues dhe në profesione të ndryshme.  Kjo është prova më e qartë për një legjendë si z.Hanshi, i cili i sjellë studentët të stërviten dhe të lëvizin për jetën.

Eshtë shumë interesante stërvitja e tyre dhe puna aq serioze që bëjnë së bashku si ekip për të fituar trofenë ndëkombëtare të karatesë.  Gjatë bisedave direkte në dhomën sportive ku ata stërviteshin, karateistët dhe kryetari i Klubit të Karatesë “Ulqini” z.Gjergj Daboviq na folën fjalë miradie për legjendën e Shatokan Karate të Staten Island z.Hanshi i cili ndihmon shqiptarët që të stërviten dhe frymëzon për të vazhduar me gjenerata këtë sport të mrekullueshëm.

Z.Skënder Tahiri menaxher i klubit të karatesë “Ulqini” tha se në Ulqin u bë hapja e organizimit të turneut 15-të ndërkombëtar ku morën pjesë 49 klube nga 9 shtete të ndryshme.  Klubi i Karatesë “Ulqini” është regjistruar në vitin 1985, por ka qenë qysh në lindje të shoqatës së Ulqinit për sportin e cila është themeluar në vitin 1975.

Z.Ruzhdi Rama kryetrainer i klubit “Ulqini” foli me krenari të ligjshme për stërvitjen dhe sukseset e njëspasnjëshme që ka fituar Klubi i Karatesë “Ulqini” ku theksoi se Dardan Ceka ka fituar dy herë kampion kombëtar dhe shumë rezultate në Ballkan dhe në Europë.

Ajo që do të më bënte përshtypje në këto biseda me drejtuesit e Klubit të Karatesë si z.Gjergj Djadoviq, Rama dhe Tahiri ishte se ata sollën pranë nesh dhe Dr.Bari Cekën i cili ka qenë karateist aktiv dhe ka qenë i pari që ka sjellë medaljen e arit në Ulqin.  Në bisedën para kamerave me Dr.Cekën me humor i thashë se tashmë mos u jep pacienteve të tu barna të ndryshme për t’i kuruar, por hap salla sportive për pacientët e tu ku të ushtrojmë sportin e karatesë në vend të barnave të shërimit.  Dr.Bari Ceka është një doktor mjaft i dashur për mijëra shqiptarë që janë nën kujdesin e tij dhe që qendrën shendetësore e ka në Staten Island, New York  i cili është i specializuar për sëmundjet e zemrës dhe që punon për Staten Island University Hospital në New York.

Studentët e Ulqinit së bashku me studentët në Staten Island këto ditë u stërvitën dhe nga trainerja e skuadrës kombëtare në SHBA Ariel David.  Midis djemve karateistë kishte dhe 4 vajza si Diellëza, Antigona etj të cilat i kishin sjellë Kombit dhe Ulqinit trofe të ndryshme.  Ato folën me krenari dhe plot kulturë për sportin e tyre, stërvitjen me orë të tëra dhe rezultatet që kishin arritur.  Ne ndihemi të barabarta me djemtë dhe në disa raste me trofetë tona jua kemi kaluar atyre.  Antigona vazhdonte studimet në universitetin e Prishtinës, ndërsa Diellëza vazhdonte shkollën e mesme në Ulqin.

Në fund të stëvitjes Legjenda e Shatokan z.Hanshi Scarda u dha rripin e zit të gjithë sportistëve të Karatesë si Çmimi më i lartë. Të gjithë drejtuesit e Klubit të Karatesë “Ulqini” dhe në Staten Island janë optimistë se do t’i sjellin Kombit dhe Ulqinit trofenë e fitores në turneun e 15-të botëror që do të zhvillohet në  New York.

22 prill, 2016

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: KARATEISTET E ULQINIT, Keze Zylo, NE TURNEUN E 15-të NDERKOMBETAR

Pierre-Pandeli Simsia nderohet me titullin Qytetar Nderi i Beratit

April 21, 2016 by dgreca

Sipas një njoftimi që vjen nga Berati, shkrimtari Pierr Pandeli Simsia, me banim n Nju jork, është shpallë “Qytetar Nderi” i Qytetit të tij prej Këshillit Bashkiak. Ja Njoftimi i plotë:

Këshilli i Bashkisë Berat, mbështetur në ligjin nr. 8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” neni 32, germa m, Ligjin Nr.112/2013 “Për dekoratat, titujt medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” VKM Nr. 861 datë 16.12. 2014 “Mbi miratimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit ” VKB Nr 29, datë 29.04.2003

Vendosi :
 
1. T’i jepet titulli “Qyetar Nderi” z.Pierre-Pandeli Simsia
Me Motivacionin: 
Për kontributine tij të çmuar në emigracionin shqiptar në Sh. B. A. njohjen, përhapjen e kulturës dhe vlerave të artit të qytetit të Beratit dhe për botime cilësore në fushën e krijimtarisë letrare dhe atë të muzikologjisë” 
2. Me ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e BNJMP dhe Juridike.

KRYETARI I KËSHILLIT TË BASHKISË

Nikoleta Manka
 
Vendimi u miratua me vota 23 Pro
-Kundër …………….
-Abstenim………………..

Filed Under: Komunitet Tagged With: Pierr Pandeli Simsia, Qytetar Nderi i Beratit

SHQIPTARËT E AMERIKËS MBËSHTESIN PROTESTAT GJITHEPOPULLORE NE SHKUP

April 21, 2016 by dgreca

Këshilli Shqiptaro Amerikan në New Jersey, mbështet fuqishëm dhe inkurajonë protestën gjithëpopullore në Shkup me moton: “Protestë gjithë Popullore për t’i thënë Ndal këtij Sistemi…!”/

NEW JERSEY : Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA),me anë të një deklerate për shtyp, shpërndarë, sot thotë se e mbeshtet së bashku me disa organizata dhe shoqata të tjera, analoge me prejardhje nga vend-banimet shqiptare në Maqedoni, protestën gjithëpopullore në Shkup me moton “Protestë gjithë Popullore për t’i thënë Ndal këtij Sistemi…!” e organizuar nga Partitë Lëvizja për reforma në PDSH, Rilindja Demokratike Shqiptare, dhe disa shoqata të premten në Shkup me datë 22 prill 2016.

Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan (KSHA), zoti Haxhi Dauti – thotë në dekleratë se ai e mbështet fuqishëm dhe inkurajonë protestën me  arsyetimin e tyre për këtë protestë, ku thuhet se :

Kriza shumë-dimensionale që ka kapluar vendin nga mos funksionimi i shtetit të së drejtës, partizimit të institucioneve, anashkalimit të së drejtës për barabarësi të plotë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, nxitjes së tensioneve ndëretnike, kanë goditur drejtpërdrejt në themelet e stabilitetit dhe qenies së shtetit.

Situata e fundit e krijuar me vendimin e Ivanovit për të aboluar politikanët maqedonas dhe shërbetorët e tyre shqiptarë që kanë shkelur ligjin, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, janë të inkriminuar në krim të organizuar dhe korrupsion, flet edhe njëherë se drejtësia në Maqedoni funksionon me standarde të dyfishta dhe se shqiptarët kanë të drejta të qytetarit të dorës së dytë.

Të ndodhur në situatë të këtillë, ku dialogu politik nuk jep më shpresë, ku shpërfillen në mënyrën më brutale edhe marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësim të faktorin ndërkombëtar, ku burgjet janë plot e përplotë me shqiptarë të pafajshëm, ku e drejta për barazi të plotë shitet paturëpsisht nga një grup shërbetorësh që i thonë vetes shqiptarë, na detyrojnë Neve si shqiptarë të lirë në ndërgjegje dhe karakter, të pakapur nga askush, që veprim politik kemi ardhmërinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në trojet tona, të ndërmarrim aksion të koordinuar për të shprehur revoltën tonë ndaj këtij sistemi që na robëron, që na përul dhe nënçmon, që na mohon dhe shkel të drejtën tonë për barabarësi të plotë.

Ftojmë publikisht të gjithë shqiptarët që vetes nuk i thonë robër, por i thonë të lirë, organizata joqeveritare të shqiptarëve, intelektualë të pavarur, parti politike dhe të gjithë qytetarët që duan liri, drejtësi, dinjitet, progres, që synojnë perspektivën dhe lumturinë, t’i bashkangjiten kësaj proteste nesër më 22 Prill në Shkup.(BS)

Filed Under: Komunitet Tagged With: E NE SHKUP, mbeshtesin, PROTESTAT GJITHEPOPULLOR, Shqiptaret e Amerikes

NJOFTIM PER STUDENTET

April 20, 2016 by dgreca

Milton Fisher Scholarships for Innovation and Creativity/

Application Deadline: April 30, 2016/
Exceptionally innovative high school juniors,and seniors are invited to apply for the four-year Milton Fisher Scholarship, totaling up to $20,000. This scholarship is aimed at students who have completed a project that involves solving an artistic, scientific, or technical problem in a new or unusual way; created a distinctive solution to problems faced by their school, community, or family; or created a new group, organization, or institution that serves an important need. Click here for more information and to apply. http://www.rbffoundation.org/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: and Creativity, Milton Fisher Scholarships for Innovation

BINAK ALISË IU DHA TITULLI ” KALORSI I URDHËRIT TË SKENDERBEUT”

April 20, 2016 by dgreca

Nga Harry Bajraktari*/

Në rezidencën e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, sot në Tiranë dekoroi Binak Alinë me titullin ” Kaloresi i Urdhërit të Skenderbeut”, pas vdekjes.”Në vlerësim të figurës së tij të shquar si prijës popullore te kryengritjeve antiosmane të Malësisë së Gjakovës dhe Rrafshit të Dukagjinit në vitet 1840- 1880, atdhetar e përfaqësues i Malësisë së Gjakovës në Lidhjen e Prizrenit, si dhe për rolin e çmuar si pleqnar i mençur, ndërmjetës e pajtues i shumë gjaqeve e mosmarrëveshejeve në gjithë Veriun e vendtit dhe Kosovë”, thuhet në tekstin e mirënjohjes.

***

Binak Alia njihet për veprimtarinë e tij në Malësinë e Gjakovës, në Kosovë dhe përgjithësisht në Shqipërinë e Veriut, si aktivist politik e juridik, pjesëmarrës në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit dhe në shumë kuvende të tjera, ku janë marrë vendime të rëndësishme lidhur me fatin e shqiptarëve. Zgjuarësia dhe mendjemprehtësia e tij natyrore do ta vendosin në krye të një epoke dhe në krye të kuvendit, duke pasur parasysh suksesin e tij në fushën e drejtësisë zakonore dhe si udhëheqës e organizator i shumë kryengritjeve kundër ushtrive Osmane. Ishte në krye të Kuvendit të Junikut, ku lëshoi thirrjen historike për pajtim mes shqiptarëve para se të fillonin kryengritjet e mëdha kundër Perandorisë Osmane.

Binak Alia njohu mirë mentalitetin e njerëzve dhe karakterin e fiseve karshi njëri- tjetrit dhe kur hynte një “gjykatore”, nuk dilte pa e përfunduar paqjen. Ky burrë i Bujanit të fisit Krasniqe të Malësisë së Gjakovës, personifikonte shpresën e madhe të këtyre njerëzve të ndrydhur me shekuj nga ushtria osmane dhe ushtritë e tjera pushtuese.Familja e Binak Alisë, që do të marrë mbiemrin Mulosmanaj, nga i dyti i tyre Ali Mula, ka një histori përplot luftëra të zhvilluara në periudha të ndryshme për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Mulosmanajt që përbëjnë një familje të madhe atdhetare nga Fangu i Malësisë së Gjakovës, me një strukturë tradicionale, luftuan trimërisht kundër Perandorisë Osmane para Lidhjes së Prizrenit, më 1845, 1862,  pas Lidhjes më 1881, 1910 dhe në betejat përfundimtare më 1912, kur Shqipëria fitoi Pavarësinë, kundërshtoi me kryengritje të armatosur hegjemonizmin serb e malazez ndaj territoreve shqiptare, fashizmin, nacizmin dhe së fundmi komunizmin, duke rënë në fushëbetejë shumë personalitete të kësaj dere të madhe të Mulosmanajve- të fisit Krasniqe.

Karakteri, trimëria, humanizmi, veprimi dhe tradita e saj ka bërë që shumë figura (Binak Alia, Shaban Binaku, Mic Sokoli, Ali Binaku, Zeqir Halili…), me veprat e tyre madhore kombëtare ta ngrisin famën në një vlerë të fiqishme kombëtare. Gjyshi i Musli Mulosmanajt, Shaban Binaku për veprimtarinë e tij kombëtare në vitin1910 u var në litar në Gjakovë nga xhonturqit së bashku me Avdullah Hoxhën. Rrallë mund ta gjesh një familje me kaq figura nga një trung që aq gjatë e me aq guxim t’ i ketë kundërshtuar armiqtë e shumtë të Shqipërisë.

***

Dekorimi i Binak Alisë nga presidenti Nishani, për këtë figurë historike, është edhe një mirënjohje, një respekt për gjithë atë që ai bëri për çështjen kombëtare, për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, për gjithë ato familje të gjaksuara dhe dhe për pajtimin e atyre që ndodheshin në  konflikt në mes veti.

***

Me rastin e dekorimit të Binak Alisë, Musli Mulosmanajt, i cili në emër të familjes e mori këtë dekoratë të lartë nga presidenti Nishani, i uroj shumë sukses si atij ashtu edhe familjes Mulosmanaj në SHBA dhe në Fanga të Bujanit.

***

Musli Mulosmanaj është prijësi dhe trashëgimtari më i njohur sot i familjes së Binak Alisë, një burrë i përkushtuar pas Shqipërisë etnike dhe Monarkisë Mbretërore, i cili me dashuri të jashtëzakonshme kultivon traditat, ndjenjën dhe virtytin e të parëve të tij. Musli Mulosmanaj është djali i madh i Çelë Shabanit, stërnip i Binak Alisë e nip i Shaban Binakut, oratorit më të njohur të kuvendeve kombëtare për lirinë e Shqipërisë.  Musli Mulosmanaj njihet si antisllav e antikomunist. Në New York ka mbajtur kontakte me të gjitha organizatat nacionaliste që ideal dhe përkushtim kishin bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët demokratik.

Së bashku me Hysen, Can dhe Abedin Mulosmanaj, iu bashkuan Organizatës Kombëtare, Lëvizja e Legalitetit (OKLL).

Në vitin 1986 mori detyrën e kryetarit të Degës së Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit për New York dhe New Jersey, që ishte një ndër degët më të mëdha në botën e lirë shqiptare. Ka qenë për 23 vjet anëtar i “Vatrës” në New York.

Është i lidhur shumë me Kosovën. Atje kaloi 17 vjet.  Ka përcjellë të gjitha ngjarjet dhe ka kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e saj.  Mori pjesë në të gjitha protestat dhe demonstratat që u organizuan në New York dhe Washington kundër politikës hegjemoniste serbe dhe kundër diktaturës së E. Hoxhës në Shqipëri.

*Harry Bajraktari

New York

20 Prill, 2016

* PS: Autori është veprimtar e biznesmen i shquar shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria në New York.

E falenderojme qe e dergoi per Diellin.

Filed Under: Komunitet Tagged With: BINAK ALISË IU DHA TITULLI " KALORSI I URDHËRIT TË SKENDERBEUT", harry bajraktari, Musli Mulosmanaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 225
  • 226
  • 227
  • 228
  • 229
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT