• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BASHKIMI I TOKAVE PAS BASHKIMIT TË KOKAVE

February 20, 2016 by dgreca

SHQIPTARËT E AMERIKËS MBYLLËN FESTIMET PËR PAVARËSINË E KOSOVËS/

Festimet e sotme në MAESTRO’S , organizuar nga ansambleisti Mark Gjonaj, kanë shënuar mbylljen e festimeve për këtë përvjetor të trazuar të Pavarësisë së Kosovës, ku ishin bashkë protesta dhe festa, gëzimi dhe zemrimi, gazi lotsjellës(në Kosovë) dhe këngët e vallet e fjalimet(në Diasporë).
Z. Mark Gjonaj ka falenderuar pjesmarërsit, mysafirët dhe ka përcjellë mesazhin e urimit për përvjetorin e tetë të Pavarësisë së Kosovës.
Përshëndeti dhe ua uroi shqiptarëve festën e pavarësisë edhe Senatori i Shtetit të Nju Jorkut Jeffrey D. Klein,si dhe si dhe Z. Scott Stringer-NYC Comptroller .
Një përshëndetje të veçantë u drejtoi shqiptarëve miku i tyre i kahershëm, Kongresisiti Eliot Engel, i pranishëm në festë.
Ka përshëndetur dhe ka uruar bashkatdhetarët Konsulli i Republikës së Kosovës në Nju Jork z. Ylber Kryeziu.
Një mesazh të veçantë përcolli Miss Nju Jork-u, Serena Buçaj.
Në festimin e organizuar nga anëtari i Ansamblesë së Nju Jork-ut z. Mark Gjona, u mbajtën fjalime, u kënduan këngë nga Gëzim Nika, Hajro Ceka e Albërie Hadërgjonaj , u bënë fotografi dhe u përkujtua përvjetori i tetë i Pavarësisë me entuziazem.
Në këtë festë morën pejsë edhe një sërë vatranësh si dhe anëtarët e Kryesisë, Asllan Bushati-zv/ Kryetar me Familjen, Marjan Cubi, arkëtari i Vatrës dhe anëtar i kryesisë me zonjën, Pashko Camaj-anëtar i kryesisë, me zonjën, Zef Balaj, anëtar i këshillit të Vatrës me zonjën, Ramiz Mujaj, anëtar i këshillit, Besim Malota-anëtar i Këshillit, Elmi Berisha-kryetar i degës së Vatrës Hudson Valley, editori i Diellit Dalip Greca e të tjerë.
Në dekorin e festimeve, në vend të ndonjë urimi për Festën e Pavarësisë së Kosovës, përvjetorit të Tetë, organizatorët kishin zgjedhur një shprehje, që thonë se ka për autor At Gjergj Fishtën, ca të tjerë këmbëngulin se është e Faik Konicës, por që në fakt e ka përdorur gjatë një interviste dhënë nga prifti atdhetar, bibliografi më i shquar i Nënës Terezë Don Lush Gjergji, gjatë një interviste , këtu në Nju Jork, 12 vite të shkuara, dhënë për Gazetën Illyria (Gazetarit të atëhershëm Dalip Greca-sot editor i Diellit”). Don Lush Gjergji përdori pikërisht këtë shprehje”Shqiptarët, para se të bashkojnë tokat, duhet të bashkojnë kokat”. Kjo ishte një shprehje që u përdor për trojet e copëzuar shqiptare dhe msogjetjen e fjalës bashkuse të shqiptarëve, por që ansambleisti Mark Gjonaj po e përdor së fundmi si slogan gjatë tubimeve me shqiptarët.
Për të parën herë ai e përdori në piknikun e organizuar në anije me rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në fakt kjo është një shprehje që na përshtatet shumë ne shqiptarëve, por efekti në komunitet duket i dyshimtë. U pa edhe sot në këtë organizim, ku edhe pse bileta e hyrjes ishte vetëm $25.00, pjesmarrja ishte për të dëshiruar. Në përpjekjet e tij për t’i bërë bashkë shqiptarët e Nju Jork-ut me rrethina, z. Gjonaj ka arritë që të bashkojë 25 kryetarë shoqatash(pjesën më të madhe ai e nderoi sot me Mirënjohje), por jo komunitetin,.. nuk ka arritë ta bashkojë. E dëshmoi këtë edhe salla e përgjysmuar. Pse ndodh kjo? Ose shoqatat kanë vetëm kryetarë dhe s’kanë anëtarë, ose anëtarët nuk po i dëgjojnë më kryetarët.(Dalip Greca)

Filed Under: Komunitet Tagged With: bashkimi i kokave, dalip greca, Mark Gjonaj, pavaresia e Kosoves, Tokave

NE ARIZONA,KREMTIM DINJITOZ I 8 VJETORIT TE PAVARESISE SË KOSOVES

February 19, 2016 by dgreca

NGA LULZIM MULLIQI/
Kremtimin e 8- vjetorit te Pavaresise së Kosovës,shqiptaret e Shtetit te Arizones e kremtuan ne menyre spektakulare dhe dinjitoze.Ketij manifestimi madheshtore i parapriu edhe Pikniku i Pavaresise,ku per dallim prej herave te tjera,kesaj radhe e organizoi Keshilli organizativ i Shoqates ne formim e siper”Bashkimi ne Arizona” e cila pretendon te jet nje Shoqate gjitheperfshirese e perbere me veprimtare te devotshem nga te gjitha trevat etnike shqiptare.Ne Piknikun e organizuar me kete rast moren pjese nje numer i konsiderueshem i bashkeatdhetareve tane si nga:
Kosova,Shqiperia,Ilirida,Malesia dhe Lugina e Presheves. Me pas u organizuan lojra te ndryshme sportive sic ishte,Turniri ne futboll te vogel dhe lojra te shahut.Nderkaq enkas per kete feste te rendesishme te Shtetit te Kosovës ne mbremje ishte organizuar edhe nje koncert festiv me kengetaret e mirenjohur te Estrades muzikore,Ermal Fejzullahun dhe Luka Hajdini,te shoqeruar nga instrumentisti i mirenjohur,Murat Rama.Me kete rast gjithcka ishte pergatitur ne menyren me te bukur,per nje mbremje shume te kendshme,per nje kremte shume dinjitoze dhe madheshtore.Ky koncert festiv u mbajt ne Qendren e performances,
La Princesa ne Bethany Home,ne Feniks te Arizones.Ne hyjre te salles spikaste nje atmosfere festive e me nje dekorim te shoqeruar me flamujt Shteteror te Kosovës pastaj flamujt kombetar te vendosur ne sfondin dekorativ.Kete manifestim e shpalli te hapur,gazetari dhe moderatori Lulzim Mulliqi.Ai,pasi i pershendeti te pranishmit dhe i falenderoi ata per pjesemarrje ne kete event kombetar dhe kulturor nder te tjerash theksoi”Shpallja e Pavaresise së Kosovës shenon nje arritje historike te te gjithe shqiptareve ,sepse shtetesia e Kosovës gjate ketyre 8 Vjeteve,ka ridimensionuar te drejtat dhe lirite kombetare te shqiptareve ne trojet e veta.Pavaresia e Kosovës perbene nje pike kyce dhe  te rendesishme per ruajtjen e paqes dhe te stabilitetit ne rajonin e Ballkanit perendimor.Ne fund te fjalimit te tij,gazetari dhe moderatori,Lulzim Mulliqi, u ndal tek rendesia historike e shpalljes së Pavaresise së Kosovës,i cili tha”Tete vjet me pare,me 17 shkurt,2008 ne Parlamentin e Kosovës u mbajt nje seance solemne,me e rendesishmja per popullin e saj,ku te zgjedhurit e popullit shpallen krijimin e Shtetit te Pavarur dhe sovran te Kosovës,qe ishte edhe nje kurorezim i idealeve dhe i sakrificave te vazhdueshme te popullit te Kosovës per liri dhe pavaresi.
Me pas fjalen e mori edhe bashkeorganizatori i ketij manifestimi,z.Murat Rama, i cili me nje fjale rasti i pershendeti te pranishmit dhe foli me pietet per kete date historike dhe te rendesishme per Shtetin e Kosovës.Me pas Ai i pershendeti edhe disa anetare te Komunitetit tone qe kishin kontribuar ne mbarevajtjen dhe organizimin e ketij manifestimi.Ne vijim per bashkeatdhetaret tane u shfaq nje program i larmishem kulturo-artistik kushtuar pervjetorit te tete te shpalljes së Pavaresise së Kosovës.Keshtu nen tingujt e bukur te muzikes dhe zerave melankolike dhe karakteristike  te kengetareve,Ermal Fejzullahu dhe Luka Hajdini,te pranishmit u argetuan deri ne oret e vona te nates.
Ne foto:Lulzim Mulliqi,gazetar dhe moderator duke drejtuar koncertin festiv per nder,te 8-vjetorit te Pavaresise së Kosovës!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kremti i 8 vjetorit, Lulzim Mulliqi, pavaresise se Kosoves

Bruksel-Pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

February 18, 2016 by dgreca

-Veseli: Le të përpiqemi që ta bëjmë vendin tonë një vend më të mirë dhe më të sigurt, duke i ndjekur vlerat dhe parimet e kombeve të lira/

PRISHTINË, 18 Shkurt 2016/ Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka organizuar pritje për korin diplomatik të akredituar në kryeqendrën evropiane.Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se ky përvjetor shënon vitin më të rëndësishëm për historinë e re të Kosovës, periudhën pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë kontraktuale me BE-në, nënshkrimin e MSA-së, që vjen para hapit të ardhshëm të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, lëvizjen e qytetarëve tanë pa viza.

“Sot, ne e shënojmë përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të ndërtuar mbi një ëndërr, aspiratë dhe punën e njerëzve të vendit tonë, si dhe mbi sakrificën dhe kontributin e të gjithë qytetarëve, të cilët ndërtuan idealin për një shtet të lirë.
Në këtë përvjetor, ne shënojmë krijimin dhe forcimin e miqësisë me të gjithë Juve, që ndihmuat në lindjen e shtetit të ri të Kosovës dhe hapët rrugën e perspektivës së re drejt proceseve të integrimit në BE”, theksoi kryetari Veseli, duke falënderuar përfaqësuesit e shteteve mike të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë. 

Kreu i Kuvendit tha se me gjithë angazhimin institucional për ta bërë më të mirën për vendin, duhet pranuar se ka edhe disa pengesa, duke përfshirë bllokimin e funksionimit të Kuvendit, por edhe dukuri të tjera negative, që shoqërojnë demokracitë e reja.

Veseli tha se rruga drejt përfundimit të procesit të shtetndërtimit kërkon përgjegjësi, më shumë sakrificë, më shumë pragmatizëm dhe më shumë dashuri për atdheun.

 “Ne kemi dëshmuar se mund ta ndërtojmë një atdhe për çdo qytetar të Republikës, pa dallim etnie apo feje, një atdhe të shumëllojshmërisë kulturore, ku të gjithë mund të ndjehen zot në shtëpi të vet. Kosova është vend i cili ka për qëllim të funksionojnë në bazë të formulës së ‘unitetit në diversitet’, me diversitetin gjuhësor, kulturë dhe fe, njëlloj siç janë konceptet themelore të funksionimit të BE-së dhe NATO-s”, tha kryeparlamentari Veseli, ndërsa shtoi se qëllimi kryesor është që Kosova të bëhet pjesë e pandashme e NATO-s dhe familjes evropiane, si dhe shtet anëtar i OKB-së./b.j/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bruksel-Pritje, me rastin e Ditës, se Kosoves, se Pavaresise

KOMUNITETI SHQIPTAR NE HARTFORD NE RRUGEN E BASHKEPUNIMIT

February 18, 2016 by dgreca

 

IMG_2125NGRITJA/

Më 16 Shkurt 2016  komuniteti shqiptar në Hartford CT organizoi cermoninë e festës se pavarësisë së Kosovës nën tingujt e melodisë shqiptare të luajtur nga violinçelistja Matilda Petrela dhe nën tingujt e lahutës shekullore të luajtur nga Rrustem Ulaj.  Bukurinë festës ia shtoi recitimi i aktorit nga Nju Jorku Shaban Lajci.  Festës ia shtuan vlerat etnike kostumet kombëtare të stilistes Bora Balaj të prezantuara nga djemtë dhe vajzat shiqptare të zbukuruata nga berberi Nazim Salihu.  Ushqimet tradicionale shqiptare të  gatuar nga Dorjan Puka të bëninin të ndiheshe si në Shqipëri.

Nën tingujt hymneve kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë,  të luajtur nga violinçelistja Matilda Petrela, cermoninë e hapi Kreshnik Maloku.

  Përshëndetjet e miqve amerikanë

Komuniteti shqiptar është duke ngritur rrjetin e miqve në Hartord.  Në emër të US Senator Chris Murphy përshëndeti Hilda Santiago.  Pastaj përshëndeti senatori i shtetit Tim Larsoni.Më pas përshëndeti Angel Arce depotet i shtetit. Miku i  shqiptarëve, Kongresmeni Amerikan John Larson, përshëndeti evenimentin.  Mbas tij foli një mik tjetër i shqiptarëve Luke Bronin, Kryetar i Bashkësisë së Hartfordit.  Një mike tjetër e shqipëtarëve, Kryetarja e Bashkësisë së East Hartfordit, Marcia Leclerc, mbylli fjalimet e miqve.  Të gjithë miqtë thanë se ishin të nderuar që merrnin pjesë në manifestim.  Të gjithë miqtë theksuan se komuniteti shqiptar ia rrit vlerat vendit ku jeton.

Ngritja e vlerave të bashkëpunimit

Përkrah Kreshnik Maloku prezantoi dhe gjimnazistja Agnesa Kalluci.  Pjesëmarrësit kishin ardhë nga zonat rrethuese të Hartford-it dhe u përkisnin të gjitha moshave, duke prezantuar të gjithë brezat.  Familja Maloku u prezantua me katër gjenerata. Eventi u organizua dhe u mbështet nga Qëndra e Komunitetit Shqiptar Hartford, Shoqata Vatra Hartford, Batalioni i Atlantiku, Bashkimi Kobëtar, Matilda Petrela, Bora Balaj, Sam Bode, Dorjan Puk, Nazim Salihu, dhe  Argjend Lloga.

Pas përshëndetjes të miqëve amerikanë përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi mysafirët Artan Martinaj, Kryetari i qëndrës së Komuniteti Shqiptar të Hartfordit.  Mbas tij foli miku i nderuar i ardhur nga Kosova, Komandant i Ushtrisë për çlirimin e Kosoves dhe politikan, Naim Maloku . Nga Nju Jorku kishte ardhë Skender Kodra, i cili përshëndeti mbas komandantit.  Në emër të pranishmëve nga Batalioni i Atlantikut foli Gani Shehu.  Stilisttja Bora Balaj foli mbas tij.  Kryetari i degës së Federatës Panshqiptare të Amerikës për Hartford-in, Nesim Muçollari, përshëndeti eventin.  Pjesëmarrësit perjetuan emocionet e kohës nëpëmjet fotografive që rrethonin sallën të cilat ishin përgatitur nga Sam Bode.  Emocionet u shtuan nga fjala e Albulena Maloku, “Anne Frank” shqiptare, e cila i jetoi si fëmijë ngjarjet e luftës së Kosovës.

Ngritja nuk përfundoi me kaq.  Të jesh shqiptar e të mos ngresh një këngë nuk është e mjaftueshëme.  Edhe këngë u ngrit.  U ngrit këngë me lahutë nga Rrustem Ulaj sikur ishim në very të Shipërisë.  Po ne ate ditë the gjithë ishim në very të Shipërisë, në Kosovë.  Cermonia u mbyl me vale nën tingujt e këngës Kuq e Zi ku morrën pjese të gjithë brezat.  Valjja dukej si vallaja e brezave.

Flalimet u mbajtën përballë tre flamujve aq të dashur.  përballë  Flamurit  të vendit që kemi zgjedhur, atij Amerikan; flamurit të  vendit që kemi lindur, atij Shqiptar; dhe  flamurit të shtetit ku jetojmë, Connecticut.

Ngritja e flamurit të Kosovës solli përjetime emocionuese.  Shumë atdhetarë qëndruan ne shi të shihnin yjet e Kosoves të ngriheshin në qiellin Amerikan edhe pse në gjysëm shtize për nder të Associate Justice of the Supreme Court of United States, Antonin Scalia.  Ata e kanë forcën e gravtetit të qëndrojnë në qiellin Amerikan ca kohë.

Ne këtë e quajmë ngritje ose më saktë fillim te saj.  Po Ju?

( Komuniteti Shqiptar në Hartford)

 

IMG_2090IMG_2094IMG_2095IMG_2101IMG_2102IMG_2103IMG_2105IMG_2106IMG_2108IMG_2111IMG_2112IMG_2114IMG_2115IMG_2116IMG_2121IMG_2122IMG_2123IMG_2124IMG_2125IMG_2126

Filed Under: Komunitet Tagged With: E BASHKEPUNIMIT, komuniteti shqiptar, NË HARTFORD, Ne rrugen, Ngritja

Dibranët në Nju Jork mblidhen mbas kuvendit me kryetarin e ri

February 15, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA – New York/
5 ish kryetarët e mëparëshëm Muharrem (Rremi) Shehu, Lavderim Cami, Xheladinë Pjeçja, Ibrahim Kolari dhe Ilir Rusi – bëhen së bashku t’i ndihmojnë shoqatës Dibra në Staten Island – New York
STATEN ISLAND NYC; Mbas zgjedhjeve të reja – dje në ishullin Staten Island – New York, ku ndodhet dhe qendra e dibranëve Shoqata Atdhetare Dibra, është mbledhur këshilli i shqatës së re, me 5 ish kryetarët e mëparëshëm Muharrem (Rremi) Shehu, Lavderim Cami, Xheladinë Pjeçja, Ibrahim Kolari dhe Ilir Rusi.
Në këtë takim – thuhet se ka munguar kryetari i fundit, zoti Musa Paçuku( nuk dihen arsyet), i cili udhehoqi me sukses për dy vjet SHAD-in, dhe në mënyrë demokratike, ai ia urojë dhe ia dorzojë njëkohësisht detyrën kryetarit të ri Dashnor (Dashi) Miftarit.
Në mesin e tyre, ishin edhe anëtar të vjetër të komunitetit dibran – veprimtari i njohur dibran – intelektuali Sinan Fishta, dhe disa anëtar të tjer të saj.
Megjithëse, ende nuk ka një dekleratë të shoqatës rreth këtij takimi, ai duhet marrë shembull për nga zhvillimi edhe nga shoqatat dhe organizatat e tjera në komunitetin shqiptarë.
Takim ky i cili jo vetëm në Shoqatën Atdhetare Dibra dhe komunitetin dibran – është hera e parë, që të arrijnë e të bëhen së bashku ish kryetarët dhe diskutojnë të ardhmen e shoqatës, por edhe të orfojnë ndihmën dhe ekesperiencën e tyre, udhëheqëse, por edhe një shembull i mirë për gjithë komunitetin shqiptarë, shoqatat e organizatat shqiptare në komunitetin tonë, sepse ka ardhur koha që shoqatat e organizata nuk “janë më pronë” e kryetarve.
Dhe, kjo tregonë edhe një fakt tjetër në shikim të saj se komuniteti ynë, duket se kohët e fundit po ecën përpara dhe po lë pas mënyrat arkaike, të udhëheqjes së komunitetit.
Edhe, kryetari i ri i SHAD-it, Dashi Myftari, është shprehur entusiast rreth këtij takimi, mbasi të paktën kështu shkruan ai në statusin e tij në rrejtin social “Facebook”.
Ai thotë ;” Sikurse këto fytyra të sinqerta dhe të buzqeshura, ashtu edhe ne shpresojm që edhe Shoqatës Atdhetare Dibra – së bashku të gjithë t’i kthejm buzqeshjen, krenarin dhe imazhin i saj – shoqatës dhe Dibrës. Të cilët natyrisht që e meritojnë si dibran në komunitet, të suksesshëm dhe me një kontribut të madh jo vetëm për familjet tona, Dibrën por edhe për çështjen tonë kombëtare – ku dihet mirë se dibranët nuk kan munguar asnjë herë – duke qenë gjithmonë të parët sa herë e ka kërkuar nevoja”
Më tej kreu i dibranëve në Staten Island – ka shprehur edhe kënaqsinë e tij, siç thotë ai sepse :“Dje, patëm një takim shumë miqësor dhe konstriktivë për të mirën dhe të ardhmen e shoqatës me shumicën e ish-Kryetareve te SHAD-it, ku ia vlen të ceket, përkrahja dhe gadishmëria e tyre, për të qenë edhe më afër me shoqatën – ndihmuar shoqatën dhe ata premtuan se nuk ka për të munguar edhe me kontributin e tyre sa do modest qoftë ai dhe i çfardollojshëm”.
Andaj perfundon kryetari i i ri i shoqatës gjejë rastin me këtë rast edhe t’i falenderoj perzemërsisht të gjith kryetarët për vullnetin dhe gadishmërin e tyre për të qendruar afër me SHAD , shprehur, në këtë takim të parë.
“Duke, ju kujtuar, atë, ka shkruar Myfatari, se Edhe nji dibrani i madh si Sinan Fishta, ishte pjesmarres dhe tha se: “Deri në frymën e fundit jam i gatshëm pranë jush dhe çdo herë do të kontribojë për Dibrën tonë!”
Ndërsa në rrjetin social “Facebook” statusin e shoqatës për këtë takim ka shkruar edhe një prej ish Kryetarve më të suksesshëm të Komunës së Dibrës së Madhe, z. Ymer Ollogu,
Ai shkruan se :”Kjo është karakteristike e mentalitetit dibran, dhe vlerë për të cilën shumë na vlersojnë. Në momente të caktuara përkrah njeri tjetrit. Ju lumtë sepse çdonjeri nga Ju në një moment të caktuar, i duheni Dibrës dhe dibranëve, ç’donjeri prej jush për sa udhëhoqët shoqatën, ka meritat e veta për jetëgjatësinë e asaj që juve ju bënë dhe ju mban bashkë , gjithmonë rrethë Shoqatë Atdhetare Dibra dhe komunitetit dibranë në diasporë. Urime dhe mbarësi për Ju dhe gjeneratat që vijnë pas”, shkruan Ollogu.
Muzikani i njohur dibran në komunitetin e tyre – Mastafa – Faja Cami ka shkruar për këtë rast se “ Duhet të krenohet Dibra dhe dibranët me ju , keni lindur në Dibër dhe mos i harroni dibrënanët, Dibrën tuaj dhe tonën, për hir të të parëve tanë, dhe historisë së Dibrës . Suksese, dhe qofshi të gëzuar dhe të buzëqeshur, por me suksese të reja të ndihmojmë e përkrahemim njëri tjetrin – e qofshi te palodhur , thotë Cami dhe shtonë se ka ardhur koha dhe duhet të i kthehet imaxhit të mirë të Dibrës dhe dibranëve kudo, deri këtu në diasporë.
Më pas Cami sugjeron që të largohet urejtja e xhelozija dhe të afrohemi sa më shumë me njeri tjetrin – dhe të afrohet e t’i gjendet vendi sa më shumë rinisë tonë, e shkolluar edukuar dhe e mrekullueshme”
Emin Eddie Egriu , ish shqiptari i parë për kandidatë në Kongresin amerikan, një veprimtari i dalluar i komunitetit, shkruan se :” Tani tek komuniteti dibran më vjen mirë që unë shoh një ekip, që do të bëjë gjërat më mirë … Dashi – Danny Mifatri, ju jeni një person i duhur që mund të, të bashkohen edhe të gjithë dibranët në Amerikë dhe unë do të japë atë që ka nevojë komuniteti ynë. Ju vaftë mbarë të gjithë dibranëve – Zoti ju bekoftë dhe ju ndihmoftë dhe ju mbrojtë! Le të vazhdojmë me vizionin tuaj drejt prosperitetit për Dibrës!” shkruan Egriu, i cili vjen nga një familje patriotike dibrane.
“Krahu i djathtë” i Kryetarit i Shoqatës Atdhetare Dibra, New York, SHBA. ose
nënkryetari i SHAD-it, Gazmend Kerkuti, thotë “Me krenarin më të madhe do të sakrifikoj çdo gjë që kam, syri s’më dridhet! Jam krenar, se jam Dibran!”

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dibranët në Nju Jork, mbas kuvendit me kryetarin e ri, mblidhen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 233
  • 234
  • 235
  • 236
  • 237
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT