• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROMOVIMI I DY LIBRAVE NE CHIKAGO

March 20, 2016 by dgreca

Nga Rasim BEBO/

Studiuesi, Z. Thanas Hodaj organizoj një mbledhje në librarin “Blumin Dell”, më 6 shkurt 2016, për promovimin e dy librave, atë të Z. Xhevdet Sakaj  “Dy rrathë të jetës” dhe të Z. Hetem Zotaj “Libri im”. Z. Thanas falënderoi pjesëmarrësit dhe dy autorët që dhanë shkak për këtë takim dhe uroi se të tilla mbledhje presim të vinë nga autorë të tjerë për promovime të librave të tyre. Mbas përshkrimit të librave dhe urimit të autoreve, u dha fjalën dy autorëve për librat e tyre. Pastaj Studiuesi Hodaj u dha fjalën pjesëmarrësve, që vazhduan njëri pas tjetrit, si: Rasim Bebo, Jani Depo, Memo Gjonzenelaj, Fejzi Sulejmani, Kryetari i Komiteti Shqiptaro-Amerikan për Çikagon z. Bujar, si dhe Pajazit Mërtishi me recitime patriotike, Riza Mila, Ilir Ademi, etj. Të gjithë i vlerësuan librat duke kujtuar atdheun qe kemi lënë dhe qëndrojmë si emigrant në vend të huaj. Duke lënë pas Qeverinë e korruptuar, që drejton popullin nga një vend shumë i pasur drejt varfërisë së mjeruar, që për të siguruar bukën e gojës populli, sidomos rinia po boshatis atdheun duke u larguar nëpër botë. Kjo boshatisje e uritur i vjen për shtat qeveris tradhtare dhe fqinjëve tanë në Veri dhe Jug. Në këto dy librat del në sipërfaqe: Mjerimi, lufta e klasës, humanizmi, forca e zakonit dhe emancipimi, nga pjesëmarrësit që morën fjalën.

U tha se Z. Xhevdet shkruan me çiltërsi kujtimet e vegjëlisë, shumë momente prekëse e të dhimbshme të fëmijërisë së tij. Në libër ai sjell në kujtesë: Babai na la jetim, u nda nga jeta në vitin 1950. Vëllai i madh ishte 12 vjeç, pas tij vijnë tre të tjerë, unë më i vogli 6 vjeç, kam lindur në janar 1942. Nëna e jonë hallemadhe ngrihej nga Krahësi e shkonte në këmbë në Tepelenë për të marrë 8 kg. bereqet për frymë, me të cilin mbyllnim muajin. Ja një intimitet që dikush mund të mos e besojë, dikush mund të qeshë, a po të përlotet. Ishte viti 1955… Ndërsa prisja radhën për të hedhur farën aty në brazdë, haja kokrra misri nga ato të farës, por me kujdes të mos më shikonte Hyseni. Këtë e bëja ngaqë isha i uritur. Po kështu kam pasur raste kur kthehesha nga mulliri i Malos … pasi kisha bluar misrin dhe kthehesha në shtëpi, gjatë rrugës mbushja dorën me miell dhe e futja në gojë. Këtë e bëja për të shuar urinë.(“Përballja mes erërash”, f. 10). Pasi mbarova shkollën 7 vjeçare në vitin 1957, fillova punën më kooperativë deri në tetor të 1958. Në këtë kohë hapet shkolla 2 vjeçare për teknik bulmeti, e fillova dhe e mbarova në korrik të vitit 1960, ne shtator fillova punën si teknik bulmeti për një periudhë 7 mujore, pas kësaj pune, fillova si kamerier në restorantin “Vjosa”. këtu u njoha me klientin, kryetarin e degës P.B. Maliq Jaupi. Ky më hapi rrugën për të vazhduar shkollën 3 vjeçare të ministrisë P.B. E fillova shkollën më 1 shtator1961 dhe e mbarova në korrik të vitit 1964 me gradën N/toger, në specialitetin e armës së kufirit. (“DY rrathë…”, f. 13).  Më 25 gusht me ngarkuan me detyrën e komisarit politik në postën kufitare Arrëz të rrethit Kolonjë, në kufi me Greqinë, Nëna më tha: “Udhë të mbarë e dalç faqebardhë, por hapë syte se je në kufi me grekun, se mos të vrasin, se ai është i pabesë”. Ndërsa Samiu me sy të përlotur më tha: “mesa di unë, në kufi, për efektivin përdorin pije alkoolike (konjak) prandaj ky kujdes mos alkoolizohesh dhe mirë do bësh të mos e përdorësh fare”. Në fund të vitit 1968  u transferova nga Kozeli në Gërmenj, pranë postës kufitare Shelegur, e cila ishte një ndërtesë për tre familje, në një vend kodrinor të pyllëzuar, ku dëbora në dimër arrinte në 50 cm. Kur hapej dera në mëngjes, shikonim gjurmët e arinjve dhe ujqërve. Kishte raste që Vera dhe Berti 2 vjeçar të ndodheshin vetëm, larg fshatit dhe dyqaneve për furnizim. Ne zbatonim formulën fikse që u jepej njësive kufitare dhe u komunikohej në mënyrë solemne: “Ju caktoj me detyrë për ruajtjen dhe mbrojtjen e kufirit shtetëror të RPSH”.  Edhe në Sarandapor nuk kishte fshat afër për familjet e kuadrove, afër postes ishte ngritur një banesë për 4 familje. Në muajin gusht 1970, unë u shkëputa nga posta kufitare për të vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake në Tiranë. Nëna me vëllezërit më kanë gjetur, kudo ku kam shërbyer. Më vitin1966 nëna dhe Axhemi erdhën në Arrëz, unë u ktheva në mëngjes nga shërbimi me një lepur të vrarë. Me tytën e pushkës po beja shaka, nëna duke qeshur më tha: “Mos loz me të se e mbush shejtani”. E ktheva nga tavani dhe pa dashje u bë shkrepja dhe shejtani e kishte mbushur me të vërtetë. Plumbi shpoi tavanin, mua më ngriu gjaku. Shpëtuam nga një tragjedi.(f. 43). Më datën 27 korrik 1972,  u diplomova dhe më datën 1 shtator 1972 u paraqita në degën e P. B. Të Korçës. U emërova shef shtabi i batalionit kufirit të Korçës. Prej këtej më 28 shtator 1974, me urdhër të ministrit Kadri Hazbiu, emërohem komandant batalioni të kufirit në Gjirokastër dhe më datën 15 gusht 1979 më emëruan komandant të repartit Nr. 309 në Ballsh. Më 1 shtator 1979 u nisa për në Ballsh, reparti ndodhej 3-4 kilometra në lindje të qytetit të Ballshit. U njoha me kuadrot, policët dhe ushtarët, u njoha me mjediset e kampit (burgut) që shtrihej në disa hektarë, i rrethuar me tela me gjemba mbi dy metra lartësi. Me 11 kazerma apo fjetore me kapacitet për 100 persona të vendosur në shtretër dyshe. Mjedise të tjera si blloku mencë-kuzhinë, biblioteka, depot e ushqimit-veshmbathje, infermieria, berberhana, kuzhina private, dyqani, zyrat, të gjitha këto ndodheshin brenda rrethimit të parë. Mjediset e tjera, si qendra e zërit, kioska e librave dhe revistave, këpucaria, minihoteli me 5 dhoma për takime special me familjet dhe gratë e tyre, rrobaqepësia, dy gjeneratorë për ndriçim territori, blloku i infermierisë, doktori patolog dhe stomatolog, lavanteria, dhe dhomat e izolimit apo birucat. Pasi mora dorëzimet, fillova punën, kisha shumë emocione. Deri atëherë kisha idenë se me të dënuarit nuk mund të komunikohej në asnjë lloj forme, apo mënyre. Por nuk ishte ashtu… U njoha me personelin dhe ligjet. Kam dëgjuar shprehjen: “Të gjithë jemi bashkëvuajtës”. Disa në burgun e vogël e më shumë në burgun e madh (e gjithë Shqipëria e burgosur). Kam mendimin se abuzohet, ose u hyhet në pjesë atyre personave që kanë vuajtur burgun e vërtetë, në atë të voglin.

Po përmend disa nga personat e dënuar që dikur kishin kryer detyra të rëndësishme funksione të larta partiake e shtetërore si, Dashnor Mamaqi, Andon Sheti, Edip Ohri, Vasil Kati, Shaban Reçi, Begator Kozeli etj. (të rangut të larte me Mehmet Shehun, Beqir Ballukun e shume të tjerë që morën emrin “Kasta”. Çërçilli ka thënë:“Komunizmi ha foshnjën e tij”. (Shënimi im”). Vinë nga lufta partizane tre komuniste, me grada dhe dekorata djem të rinj si:  Aliaj, Lamçe dhe Manej, caktohen në vijën e parë si komandat të burgjeve dhe internimeve në kontakt me armiqtë për zbatimin e luftës së klasës, sipas thënies së Enver Hoxhës: “Lufta e klasës është e dhimbëshme e përgjakshme deri në eleminim”. Dhe sot kërkohet të mbyllen me një ligj në kushtetutë “krimet e komunizmit në Shqipëri. (Shën.im”).       Tani ua lëmë fjalën të burgosurve, siç ishin shprehur: Komandanti po sillet mirë e shumë njerëzor, prandaj neve duhet të bëjmë kujdestë mos e djegim, se pastaj do na e largojnë për zbutje të luftës së klasave.(“Këtu është vija e ndarjes ose demarkacionit me të vjetrit që mbajnë mbi kurriz  “krimet e komunizmit dhe të riut, siç e shpreh At  Zef Pllumbi”,( shën. im”). Dhe më shkoqur: “… ndalova tek kabina e Zefit. Sa më pa u ngrit në këmbë dhe mbajti qëndrim gatitu. I zgjata dorën për ta takuar, por ai më thotë: “Më fal Zotni komandant, por asht e ndalueme me dhanë dorën! Ne kemi ba mbi 20 vjet burg e asnjë komandant nuk asht sjellë si ju, prandaj ne duam të ruajmë ty, por edhe veten tonë, se kena frikë se mos po të hekin prej këtej. Nuk asht vetëm mendimi im, por edhe shumë të dënuarve të tjerë”. At Zefi me 2000-2001 shkroi librin “Rrno për me tregue” në të cilën trajton burgjet e Shqipërisë në kohën e diktaturës dhe u vlerësua me titull “Pena e Artë”, në librin e dytë “Histori kurrë e shkrueme”, mori titullin “Nderi i Kombit”.                                             Me një falënderim të përzemërt kujtoj dedikimet ndaj personit tim, në të dy librat e tij, veçoj paragrafin: “Z. Xhevdet Sakaj, ju shpreh kujtimet ma të mira që mbaj për ato ditë të vështira, ngushëllimet ma humane të cilat na i dhe me sjelljet si komandant i kampit të Ballshit. Nderimet më të thella, At Zef Pëllumbi’. Ndërsa në librin e dytë shkruan: “Shumë të nderuarit Zotni Xhevdet Sakaj, me të cilin na lidhi një miqësi e ditëve të vështira të jetës së kaluar”.

Andon Sheti, është një nga të burgosurit që kishte mendimin se komandanti i burgut është njeri korrekt dhe sillet mirë me të dënuarit. Andoni pati një infeksion në dhëmballë, pasi ja hoqi mjeku pati 2-3 ditë hemorragji, kur hyra ne fjetoren e të sëmurëve pashë Andonin të këputur dhe të dobësuar nga hemorragjia. Urdhërova të nisej për në spitalin e Fierit, aty u mjekua u bë mirë. Shkoj dhe erdhi pa i hedhur hekurat në dorë nga polici. Aty nga maji i vitit 2001, u takova me Andonin dhe më prezantoj me të shoqen duke i thënë: “Ky është ai floriri i vogël, komandanti i madh i burgut të Ballshit”. Një natë më njofton i vëllai i Begator Kozelit me telegram, se bashkëshortja e Begatorit ndërroi jetë. Kur të gjithë të dënuarit flinin, unë me doktorin shkova te krevati i Begatorit, u afrova dhe u ula te krevati i tij. Pasi e pyeta për të shoqen, më tha se e pres vetëm lajmin e keq, atëherë i dhashë dorën dhe e ngushëllova. Por ai më tha: “Komandant, Flora më la, e unë do shkoj pas saj, por juve sonte mu dukët sikur ma ngjallët Florën, e më sheruat edhe mua”. (“Dy rrathë…”, f. 145).    Dhe At Zef Pëllumbi bëri të tijen si jo më mirë. Ai mundësoi dërgimin e tim biri për specializim dy vjeçar në degën inxhinieri kompjuterike, në Padova, Itali. Unë nuk kam shpenzuar asgjë. Në korrik të viti 2006  në dasmën e Bertit si të ftuar nderi pata At Zef Pëllumbin, i cili kishte ftesa për tre dasma të tjera, por për kënaqësinë tonë dhe të tijën ai zgjodhi të vinte  në dasmën e Bertit.

Inxhinier Hetem Zotaj, me librin “Libri im” shkruan:. Unë qëndrova në bankat e shkollës 16 vjet dhe vitet e punës time rreth 31, tre në ministrin e ndërtimit në vitet 1958-1961, 12 vjet në Bonifikimin nacional të qytetit të Fierit, nga viti 1966-1977, në drejtorinë e përgjithshme të karburanteve Fier, në vitet 1978-1979 dhe 14 vjet 1980-1993 punova në naftë, në Patos. Nga puna u ndava 4 vjet para se të dalja në pension, sepse u ndërrua sistemi, “Demokracia” që erdhi dhe mbylli ndërmarrjet, Do të rrojmë me “çekun e bardhë” (të Gramos Pashkos të istruktuar nga shoku i tij greku Gejxh. Shën.im) që çdo gjë do shembej dhe do fillohej nga e para. Gradurova, fshati im me 35 familje dhe me 250 fryme, ndodhet në lindje të Fratarit…

Libri i Zotit Hetem Zotaj, veç të tjerave ka vlerë për historinë dhe gjeografinë për të marrë referenca se shkruan me detaje për “Vende dhe popuj” duke filluar që nga koha para Krishtit, bie fjala me Kaligulën, e deri në ditët e sotme, me Vehabizmin që  drejton ISIS-in  me terrorizëm nëpër botë, me inondatat e natyrës dhe me figurat e mëdha të shkencës që i dhanë botës zhvillim. Në këtë libër flitet me fakte për luftën e klasës, për kooperativizmin, forcën e zakonit dhe emancipimit… Nga fundi i vitit 60’ u vendos që të krijoheshin kooperativat bujqësore në fshatin tonë. Filluan të duken të deleguarit nëpër fshatra nga qendra dhe rrethi. Bujqit po shqetësoheshin për dorëzimin e tokës, mallit e gjësë. Kur vinin këta myteberë, i zinte koka bujqit, se kërkonin taksat e tatimet në mish, grurë, misër, vezë, lesh, vaj etj. Shtëpia e jonë ishte ndër të parat e fshatit nga ekonomia. Por ajo nuk u ftua në mbledhjen e zgjeruar të partisë. U mblodhën te lëmi i fshatit, nga 40 familje u futën në kooperativë 11 familje. I deleguari erdhi për darkë tek neve, e pritem mikun me të gjitha të mirat, ne ishim në gjendje më të mirë ekonomike. Si mendon, o Neki Zotaj, foli ai, do të japësh fjalën nesër për të hyrë dhe familja e juaj në kooperativë, si porosit Partia?… Për këtë punë kam lënë tim vëlla, tha baba Tefiku, të gdhihemi shëndoshë u përgjigj im atë. I deleguari pasi hëngri mëngjesin, shkoi te lëmi i mbledhjes, babai bisedoi me të shtëpisë, nga ky siklet nuk shpëtojmë dot tha ai, më mirë të pranojmë se të gjithë në atë rrugë do shkojnë. Në mbledhje, babai u ngrit: Jam dakord të bëhem anëtarë i koperativës, nga toka e jonë do të mbajmë 12 dylim, një pjesë do të jetë nën ujë, do të përfshihet vreshti pranë shtëpive dhe kopshti i mullirit, kuajt e punës dhe pulat. Koperativës i dorëzoj të gjithë pasurinë, veç asaj që zura në gojë… Kur babai erdhi në shtëpi, gratë që kishin marrë vesh për sa ndodhi, filluan të qanin, nuk kishte më tokë, ullinj, dhen, dhi, mulli, pjergulla me rrush. Tani do të ngushëlloheshin me një kalë dhe një mushkë, me vreshtin pranë shtëpisë dhe me kopshtin e mullirit. Në këtë kopsht, në anë të djathtë të përroit me një sipërfaqe 700 m2, babai kishte verselitur (mbillte) të gjitha llojet e zarzavateve dhe të gjitha llojet e pemëve. Çdo gjë vaditej me ujë. Kur e mori kooperativa u kthye në tokë të shkretë. Dajua priti Bilbil Klosin që shoqërohej nga sekretari i partisë dhe kryetari i këshillit, u përshëndetën me gjyshen dhe vazhdonte muhabeti. Po kalonte mezi i natës dhe sipas zakonit miku kërkon bukën, dajua pyeti një nga shoqëruesit që Bilbili e ka harruar zakonin. Nuk e kam harruar zakonin tha Klosi, por unë para buke kam diçka për të biseduar me Ramadanin, urdhëro e fol, u përgjigj dajua. Partia vendosi që të formohet kooperativa bujqësore, kunati i juaj e përkrahu direktivën e partisë, ne për këtë jemi munduar. Ti je familje dëshmori dhe ti ke dhënë gjak. Unë, tha dajua, mendova se partia kujtohet për familjet e dëshmorëve, vjen t’i takoje, t’i shikojë etj., nuk mendoj të vinë vetëm për të hyrë në kooperativë, apo për të marrë tatime dhe taksa. Do të pyes nënën, vëllanë, nipërit para se të vendos. Ky problem është i mbyllur, hani bukë dhe merrni një sy gjumë se u gdhi. Kur u bindën që i zoti i shtëpisë nuk po lëshonte udhë, të deleguarit hëngrën bukë dhe ranë të flenë. Të nesërmen në mbledhjen e fshatit dajua nuk vajti… dhe e paralajmëruan se pavarësisht se ishte familje dëshmori do të shpallej kulak. Kështu ai mendonte se prona është atdheu, kur i heq pronën, i heq atdheun, prona e gjithkujt prona e askujt.

EMANICIPIMI.  Gjyq do më bëni tha vajza, ika me të, sepse nesër niset për shkollë, i thashë të më përcellë në shtëpi. Ju e njihni atë djalë, sepse jemi në një fshat, ku qëndron e keqia? Unë them mos të bëjmë sherr, sidomos tani që ka kaluar gjyma e natës, po doni të bëni gjyq e vazhdojmë nesër, se tani po shkoj të flë, natën e mirë tha dhe u largua. Xha Kasimi, Merushja dhe i biri vazhduan të bisedojnë për “hallin e madh” që i kishte zënë edhe dy orë të tjera. I vëllai i Arbenit, u prit nga Afrimi, djali i xha Kasimit, e solli në dhomën e miqve. Ç’ë e mirë të pruri pa gdhirë ne shtëpinë tonë, foli plaku. Xha Kasim, për këtë problem mendova të vi vetë, se kohët kanë ndryshuar dhe neve e njohim njëri-tjatrin se jemi në një fshat. Unë kam ardhur për të kërkuar dorën e vajzës tuaj, Selvisë, për vëllanë tim Arbenin, ata duhen me njëri-tjetrin dhe nga neve pritet miratimi. Mbarove ti, i tha xha Kasimi? Vajzën e kemi në fjalë, u përgjigj plaku. Presim të bëjmë ceremoninë e fejesës. Nuk besoj që ime bijë të dojë një djalë që nuk është i sërës së saj, edhe ju duhet të kërkoni një mik të sërës tuaj. Vëllai i Arbenit u ngrit e i tha: “Mbase të rinjtë nuk pyesin për juve, apo për neve për jetën e tyre, mos bëni gabim të prishni jetën e tyre. Kur Selvija u fut në shtëpi, hyri në dhomën e zjarrit ku ishin të dy prindërit e saj duke qarë. Baba dhe nënë e dashur tha: Unë Arbenin e dua, ai më do gjithashtu, sipas zakonit familja erdhi për të kërkuar dorën time, si më paskeni në fjalë për fejesë kur unë nuk di gjë?… Është mirë të jepni fjalën dhe uratën, se unë e gjallë burrë tjetër nuk marrë… Kur u nis të delte duke qarë, plaku nxitoi ti thoshte: Kur të vdes unë mund të marrësh atë burrë që nuk është i sërës tënde… Dolën të dy nga dhoma duke qarë. Kur Afrimi, djali i familjes rjepacake u largua nga ne, Selvia shkoi tek ata dhe u kthye në shtëpi e pa pikë turpi ma përplasi në fytyrë dashurinë e saj për të.        Krushqit e Lisit lajmëruan sedo të vinin të dielën në drekë. Shtëpia e Agarajve pritën krushqit. Vishu iu drejtua plaka së bijës, do tu dalësh krushqve, ata për ty kanë ardhur, tani je e fejuar e do vesh në derë të mirë dhe do marrësh atë deli djalë. Kur Merushja doli, Selvija i tha motrës, Lindita: Ndihmomë të bëhem gati shpejt se vendosa të iki nga shtëpia, mblidhi rrobat e mia dhe futi në valixhe, se ku do shkoj nuk e di. Motrës nuk i shkoi në mëndje që do të zëvendësonte “Nusen e gjorë”… Sevilja puthi motrën dhe me valixhen në dorë u zhduk në errësirën e natës. Kur panë krushqit që nusja nuk po dukej dyshimi u lindi në kokë, të na vijë shpejt nusja tha prapë i pari I tyre. E kërkuan Selvinë e nuk e gjetën. Xha Kasimi kërceu në këmbë i tërbuar: Gjejeni dhe silleni në shtëpi gjallë ose të vdekur. U dha “Mandata”, ne nuk turpërohemi, ne nuk ikim pa nuse i dashur Kasim, prandaj nesër të jetë gati.                                     Kishte kaluar mezi i natës, trokitje te shtëpia e Xha Rapos, i hapen derën dhe e futën brenda. Ika nga shtëpia se donin të më martonin me zor në fshatin Lis, vazhdoi vajza, unë dua një djalë tjetër këtu në fshat tha ajo, Arbenin, familja e tij më kërkoi si pas zakonit, por babai nuk pranoi. Nuk di a më pranoni, ju mund të keni telashe me mua.Në mëngjes krushqit ikën me nuse. Por jo me atë për të cilën kishin ardhur por me të motrën, Linditën.           Kasimi e mori vesh se ku kishte vajtur Selvija. Rapoja i dërgoi një letër, ajo është tani çupa ime dhe do martohet me atë që do, Arbenin, ka ikur koha që martohen të rinjtë me zor shkruante ai. Kur kishte kaluar gjysma e natës dhe dasmës në Lis po i vinte fundi, dhëndëri hyri në dhomën e nuses. Ne njihemi, tha Arturi, me dëshirën e palës tuaj, unë duhet të martohesha më motrën tënde, fati na bashkoi bashkë. Unë nuk doja t’i prishja Selvisë lumturinë, ajo donte një tjetër. Pavarësisht se ty të thanë shko nuse në vend të motrës, ndryshe të mitë do të turpëroheshin nga fshati e nga miqësia, ne jemi të rinj dhe vendosim vetë për jetën tonë. Unë kam për detyrë të të pyes: Ke dëshirë të bëhesh gruaja ime, shoqe e jetës sime, a më do? Para se të përgjigjesh unë për veten time të çmoj, të dua dhe jam i lumtur që fati na bashkoi bashkë, të premtoj se do të jem një bashkëshort i mirë dhe do të përpiqem që të bëj të lumtur. Me kokë ulur Lindita u përgjigj: fjalët e tua më forcuan bindjen se fati më bashkoi me një shok të zgjuar dhe besnik. E pranoj me kënaqësi të jem e jotja dhe do  të përpiqem që familja e jonë të këtë dashuri dhe harmoni për njëri- tjetrin.               Gjithë fshati Lumas e mori veshë atë që ndodhi në shtëpinë e xha Kasimit. Plaku u mbyll në shtëpi shumë i hidhëruar, dërgoi fjalë nëpër miq, se nuk pret në shtëpi njeri për ta ngushëlluar për një çupë dhe për ta uruar për tjetrën. Çupa e madhe ka vdekur, tha ai, por vdiq me turp prandaj nuk pres ngushëllim për të, ndërsa Lindita e babait nuk e turpëroi shtëpinë time, por vajti bedele për motrën e vdekur, duke shpëtuar miqësinë e lashtë me ata të Lisit.

Arbeni me vëllanë e madh shkuan te Rapua për të kërkuar dorën e Vajzës (Selvisë), u pritën si krushq, dasma u la për të shtunën e vjeshtës së tretë. Rapua e martoi Selvinë si të ishte çupa e tij, ia bleu të gjitha rrobat e pajës sipas zakonit. Njerëzit e shtëpisë së Selvisë akoma nuk janë bërë të gjallë, xha Kasemi vdiq para gjashtë muaj dhe në të dyzetat e tij vdes Merushja, e shoqia e tij. Selvija nuk u pranua të shikonte të paktën të shikonte të vdekur nënën. Kështu pleqtë nuk u pajtuan me vajzën dhe ndërruan jetë bashkë me zakonin e vjetër.

Në fund, organizatori dhe studiuesi Z. Thanas Hoda, i uroj të dy promovuesit e librave si dhe autorët e tjerë për të pasur promovime të tjera, në kujtim të atdheut tonë të dashur. Pastaj uroi pjesëmarrësit në këtë takim dhe i drejtoi për te tryeza e shtruar me shumë pije freskuese dhe pasta. U bënë shumë foto për të çimentuar këtë takim

Rasim Bebo, Addison Çikago, IL. USA mars 2016

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: ne Chikago, PROMOVIMI I DY LIBRAVE, rasim bebo

Gjimnastja e vogël Liza Dema, vend të parë në Chikago

December 6, 2015 by dgreca

Një lajm i gëzuar na vjen nga Chikago. Vogëlushja shqiptaro-amerikane Liza Dema fitoi vendin e pare në garat e gjimnastikës që u zhvilluan këtë javë në “Chicago Park District.” Natyrisht cdo  sukses i fëmijëve shqiptarë, kudo që ndodhen, në cdo akktivitet ose sport na gëzon të gjithëve.  Ndaj le ti përcjellim Urimet më të mira gjimnastes së vogël Liza dhe suksese të mëtutjeshme ne sportin e bukur të gjimnastikës. {Sh.K}.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjimnastja e vogël Liza Dema, ne Chikago, vend të parë

Delegacioni shqiptar nga Maqedonia vizitoi Komunitetin Shqiptar ne Cikago

May 7, 2013 by dgreca

Shkruan nga Chikago:ILIAZ KADRIU/ NE Foto:Gjate vizites te delegacionit ne Shkollen Shqipe”Kongresi i Manastirit” ne Cikago/
Te dielen, me 5 Maj, ne Cikago qendroi ne vizite nje delegacion i nivelit te larte partiak dhe shteteror i udhehequr nga kryetari i BDI-se Zt. Ali Ahmeti dhe zevendeskryeministri Musa Xhavferri te shoqeruar edhe nga kryetari i komunes se Cairit Zt. Izet Mexhiti dhe kryetari i posazgjedhur i Kercoves Zt. Fatmir Dehari. Ne delegacion merrnin pjese A. Grubi . Sh. Ceku dhe konzulli gjeneral i perfaqesise konzulare ne Cikago Zt. Jakup Rexhepi.
Fliimisht delegacioni vizitoi shkollen shqipe “Kongresi i Manastirit” dhe mbajti nje fjalim te shkurter pa nxenesve dhe stafit mesimor te kesaj shkolle e cila udhehiqet nga drejtori i saj Nuri Ibrahimi jdhe asistenti i tij Tefik Abdullai. Delgacioni nga Republika e Maqedonise gjate vizites se Shkolles Shqipe “Kongresi i Manastirit” u njoftua me punen dhe procesin aresimor ne kete institucion te Qendres Kulturore Shqiptare ne Cikago. Ali Almeti dhe zevendeskryeministri paten rastin te flasin para nxenesve te kesaj shkolle duke premtuar ndihmen e nevojshme ne literature shkollore nga vendlindja.
Menjehere pas kesaj vizite, ne sallen e madhe te Qendres Kulturore Shqiptare ne Cikago ku ishin tubuar me shume se 600 te pranishem, me duartrokitje frenetike u percoll hyrja e delegacionit e udhehequr nga lideri i BDI-se Zt. Ahmeti.
Konferencieri Faton Jusufi i prezentoi mysafiret e larte duke ia dhene fjalen kryetarit te Komunitetit dr. Luan Elezit i cili ne menyre telegrafike ie pershendeti delegacionin dhe te pranishmit pa u ndal pak a shume ne historikun e komunitetit ne menyre qe t’ua bente te mundur anetareve te delegacionit, sidodomos kryetarit Ahmeti qe ti beje nje rezyme te gjate aktivitetit te tij politik qe nga mbarimi i luftes gjer ne diten e sotme me theks te vecante perfundimin e zgjedhjeve lokale ne Maqedoni dhe fitoren historike ne komunen e Kercoves ku mergata e Evropes dhe kjo e Amerikes luajti rrol te rendesishem dhe ndoshta edhe vendimtar.
” Te nderuar vellezer, te nderuar te pranishem, kemi ardhur ketu ne Cikago t’ju faleminderojme se tepermi per punen dhe kontributin tuaj dhene ceshtjes shqiptare ne pergjithesi dhe ardhjes suaj ne votimet lokale me rastin e zgjedhjes se kryetarit te ri te komunes se Kercoves Zt. Dehari. Mobilizimi dhe ardhja juaj nga Amerika ishte inspirim per sakrificen e te tjereve. Ishte rritje morali per te gjithe ne Evrope. Ky mobilizim i mergates e beri te mundur te pamunduren. Fitorja ne Kercove ishte historike. Kjo komune tani menaxhohet nga shqiptaret. Zoti Dehari dhe Keshilli i Komunes me shumice shqiptare ka filluar proceset e zhvillimeve te reja ne Komune duke u ballafaquar me sfida te reja. Besojme se komuna e Kercoves me udheheqjen e re do te krijoje kushte te reja per te gjithe qytetaret e kesaj komune.”
Pas mbarimit te fjales se Zt. Ahmeti, te pranishmit shtruan pyetje te natyrave te ndryshme te cilave anetaret e delegacionit pa veshtiresi te madhe ju pergjigjeshin. Ne fjalimin e tij dhe ne pergjigjet e Zt. Ahmeti shifej nje modesiti e madhe per punen e bere dhe nje deshire e madhe per te bere me shume duke kerkuar edhe eksperte te lemive te ndryshme nga shkollat amerikane qe te kthehen dhe te punojne ne atdhe.
Nga rradhet e komunitetit Ilaz Kadriu kerkoi institucionalizimin e mergates shqiptare ne Amerike dhe ne Evrope, duke shtruar nevojen e pajisjes se shqiptareve me dokumenta biometrike per te pasur mundesi votimi, pasi qe shqiptaret si shumice ne Evrope dhe ne Amerike meritojne dy deputete ne Parlamentin e Maqedonise. Ai poashtu kerkoi personalisht nga Ali Almeti qe selia e BDI-se te transferohet nga Tetova ne Shkp ne qendren antike te Dardanise se mocme me qellim te pregaditjes se fitoreve tjera ne Shkup. Afez Jusuf Azemi, veprimtar i mocem i Lidhjes Kosovare dhe i Ballit Kombetar kerkoj rregullimin e ceshtjes se shtetesise ne Maqedoni per nje numer te mash shqiptares te cileve u mohohet zgjidhja e ketij probleme per aresye dhe motive te ndryshme. Musa Xhaferri foli per kete ceshtje dhe u angazha se do te beje c’eshte e mundur qe ky problem te zgjidhet sa me shpejt dhe ne favor te atyre qe e kerkojne shtetesine.
Tubimi zgjati disa ore. Pyetjet e shumices ishin me shume deshira e paraqitjes per te pershendetur se sa pyetje te cilat kerkonin pergjigje.
Para perfundimit te tubimit , dr. Luan Elezi i dorezoi zt Ahmeti nje Mirenjohje per kontributin e rendesishem ne avansimin e ceshtjes shqiptare. Te njejten mirenjohje Azem Begzati , udheheqes i Qendres ia dorezoi Musa Xhaferrit, kurse Nuri Ibrahimi ia dorezoi Fatmir Deharit.
Keshtu perfundoi takimi i delegacionit ne Qendren Kulturore Shqiptare ne Cikago, prej nga i tere delegacioni ne formacion komplet morri pjese ne 10 vjetorin e manifestimit tradicional kulturor ” Mbremja Kercovare 2013″ i cili ka filluar ne vitin 2003 dhe eshte shendruar ne manifestim te rendesishem te Shoqates Shqiptaro-Amerikane “Kercova” themeluar me iniciativen e disa aktivisteve te ketij komuniteti.
Ne salle e madhe te Diplomat West, ne Emhurst te Cikagos ishin mbeledhur me shume se nje mije vete per te marre pjese ne kete manifestim tradicional udhehequr nga moderatori Taip Beshiri, i cili pas ekzekutimit te himneve dhe kenges Uscana e dashur i cili eshte edhe himn i Kercoves, ftoi kryetarin e Keshillit Organizativ ta shpalli te hapur kete solemnitet dhe pastaj kryetarin e shoqates Ilir Zenkun te pershendesi mysafiret dhe te pranishmit ne emer te shoqates “Kercova”.
Dalja ne foltore e Zt. Ahmeti u percoll me duartrokitje frenetike. Ai ne menyre te qete dhe keshilluese i pershendeti vellezerit , motrat dhe nenat shqiptare te cilat kishin leshuar vendlindjet e tyre qe moti dhe sot ne Cikago femijet e tyre flasin shqip dhe edukohen anglisht. Ai pershkroi angazhimin e subjektit te tij politik pjesemarres ne koalicionin qeveritar per avansimin e ceshtjes shqiptare dhe realizimin e te drejtave te barabarta shqiptare ne Maqedoni. Inkuadrimi i RM ne strukturat euro-atllantike eshte ceshtje prioritare e BDI-se dhe me te do te krijohen kushte te reja te demokratizimit te Ballkanit dhe te krijimit te kushteve te reja per punesim dhe siguri ne kete pjese te Evropes Juglindore. Ai poashtu faleminderoi kercovaret per pjesemarrje masive ne zgjedhjet lokale dhe pershendeti fitoren historike ne Kercove, duke faleminderuar pjesemarrjen masive te mergates kercovare ne keto zgjedhje . Kjo pjesemarrje e madhe nga Evropa dhe nga Amerika ndryshuan raporte e zgjedhjeve dhe per here te pare pas 70 viteve ne Kercove fitoi kandidati shqiptar.
Lidhur me ndryshimin e emrit te Maqedonise, Zt. Ahmeti u shpreh se shqiptaret jane te interesuar qe Maqedonia te gjeje menyre dhe rruge per ndryshime te emrit gje e cila do te hapte rrugen per integrime euro-atlantike. Maqedoni e Eperme apo Veriore, per shqiptaret nuk eshte pengese. Eshte me rendesi qe shqiptaret kane qene, jane dhe do te jene ne keto troje. Prandaj integrimi i Maqedonise eshte me rendesi te vecante per rajonin ku shqiptaret behen faktor stabilizues i rajonit.
Zevendeskryeministri Xhaferri ne fjalimin e tij te shkurter pershendeti te pranishmit dhe u angazhua ne drejtim te gjetjes se modusit me te lehte te investimeve te huaja ne Maqedoni gje e cila do te mundesonte hapjen e vendeve te reja te punes per te rinjet te cilen kryejne shkollimin e profileve te ndryshme ne univerzitetin e Tetoves me deget e tij. Ai apeloi te gjenerata e re qe brenda munesive te mendoje per ndonje kthim eventual ne vendlindje .
Fjalimi i Zt Dehari filloi me faleminderimin e madh per pjesemarrje masive ne votime duke thene se para 2 muajsh me zt. Mexhiti u premtuan kercovareve se Kiceven do ta bejme Kercove dhe se me ne fund edhe keshtu ndodhi. Keni ardhur se bashku edhe me Mexhitin edhe me delegacionin t’ju faleminderohemi per mobilizim dhe per pjesemarrje masive me te cilen edhe u fituan zgjedhjet lokale ne Kercove.Secila fjali e tij percillej me duartrokitje frenetike. Kercoven e beme shqiptare bashke me ju. Aty ne komune dhe ne qytet valon flamuri shqiptar. Aty dalengadale do te futet gjuha shqipe si gjuhe e shumices. Proceset e para kane filluar dhe ne ballafaqohemi me svidat historike te vjetra 70 vite. Kemi veshtirsi, por, me kohe te gjitha do ti tejkalojme.
Pas ketij kapitulli, filloi programi i pasur artistik me kenge dhe valle uskanase gjer ne oret e vona te nates.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Iliaz Kadriu, komunitetin shqiptar, ne Chikago, nje delegacion nga Maqedonia, vizitoi

Artikujt e fundit

  • “Me besim në Zot, Atdhe dhe Shtet”
  • “Samiti Hagës, themelet e NATO së gjeneratës tjetër”!
  • Në fund të një viti me zemër shqiptare
  • Supermacioni i organizmave ndërkombëtarë ndaj sovranitetit relativ të Republikës së Kosovës
  • Në Zemrën e Arbërisë – udhëtim përtej kohës dhe kujtesës drejt Shën Mitër Korones
  • ZGJEDHJET, SISTEMET POLITIKE DHE SHTETFORMIMI NË HAPSIRËN SHQIPTARE
  • NJË YLL SHNDRITËS NË YLLËSINË E KOLOSËVE BOTËRORË…
  • VOTA E VJEDHUR E KTHYER NË ART…
  • Shkollimi i femrës shqiptare në vitet 1913–1939: përpjekje, pengesa dhe arritje
  • Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar”. Çfarë mund të fshihet pas këtijë slogani?
  • Martin Camaj: “Unë jam i jueji e ju jeni të mijt…”
  • 34 vjet nga vizita e Baker. 500 mijë në shesh, tapet të kuq, makinën e ngritën në krah dhe në miting asnjë flamur shqiptar
  • Thank you Congressman George Latimer…
  • “Tre dritare dhe një varje” shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston!
  • Festivali Shqiptar në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT