• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“ALBANIAN STARS” KAMPION NË CHICAGO

March 18, 2019 by dgreca

Nga ILIAZ Kadriu

Para disa ditësh, në Ligën Kombëtare të futbollit të vogël për rrethin e Chicago-s, Klubi Futbollistik ” Albanian Stars” mbaroi sezonin e garave të kampionatit, ku djelmoshat kuq e zi me shqiponjën dykrenare u bëne kampion në garat e ligës kombëtare .

Më këtë rast lojtarët e klubit ” Albanian Stares” morrën titullin e kampionatit në futboll të vogël, i cili mbaroi më 1 mars, 2019.

Një javë më vonë, në lokalet e stadiumit ” Odeon” u mbajt play-off i kësaj lige , ku poashtu në futboll të vogël, lojtarët e skuadrës shqiptare fituan në finale ekipin ukrainas “Warta” me rezultat 3:1.

Në prezencën e një numri të madh të simpatizantëvë shqiptarë, trofeu iu dorëzua kapitenit të skuadrës shqiptare ” Albanian Stars” e cila me gëzim dhe hare kaloi nëpër duart e të gjithë lojtarëve .

Është për tu cekur se gjatë tërë kohës duartrokitje morrën lijrarët bashlë me  menaxherin Mugni Isa, kryetarin Halil Sherifi dhe Betim Bekteshi , i cili u zgjodh lojtari më i mirë i finales.

Vlen të theksohet poashtu se skuadra shqiptare disa vite më rradhë është duke korrur suksese të mëdha në garat e këtij kampionati në Chicago , duke iu falënderuar angazhimit maksimal të lojtarëve dhe udhëheqësisë së klubit.

Filed Under: Sport Tagged With: Iliaz Kadriu

MESAZH I FORTE I SHQIPTARO-AMERIKANEVE DREJT SHKUPIT

January 7, 2019 by dgreca

– Çfarë kërkuam në takimin Ballpërballë me Kongresistin Eliot Engel për Shqiptarët në Maqedoni?/

1 Engel-Kadriu– Pas një debati dy orësh lidhur me ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Zt. Gjonaj dhe Zt. Engel bashkë me të pranishmit e shumtë shqiptarë në Amerikë dërguan një mesazh të qartë në drejtim të Shkupit : pa inkorporimin e amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare: preambulla, gjuha shqipe zyrtare dhe  përfshirja e shqiptarëve në diasporën e shtetit të Maqedonisë:  JO VOTIMIT TË NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE!

Nga Iliaz KADRIU/ DIELLI/

Të shtunën pas dite, shumë përfaqësues të organizatave të ndryshme shqiptare , morën pjesë në një takim të rendësishëm me kryetarin e posazgjedhur të Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, kongresistin e njohur për shqiprarët Zt. Eliot Engel.
Në organizimin e Zt. Mark Gjonaj, këshilltar në distriktin e 13 të qytetit të N.Y. në restorantin ” Pasta Pasta ” në praninë e më shumë se 50 aktivistëve nga mbarë Amerika, në mesin e të cilëve merrte pjesë nga Chicago edhe kryetari i LDSHM- së Zt. Xhevat Prespa , ish kryetar i i Komunitetit Shqiptaro-amerikan dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Rugovës Zt. Ilaz Kadriu, pastaj Selim Ibrahimi, Daniel Shure, Ferki Bekteshi, e shumë të tjerë, i cili e prezantoi kongresistin dhe shkurtimisht e njoftoi se mbledhja kishte të bëjë me ndryshimet kushtetuese në Maqedoni dhe më situatën aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi.
Pasi që çështja e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, ishte tepër urgjente, fjalën e morri Ilaz Kadriu, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe në emër te të gjithëve, përzemërsisht Zt. Engel i uroi detyrën e re në kongres.
Fillimisht, Zt. Kadriu bëri një hyrje të shkurtër në krijimin artificial të këtij shteti pas Luftës së II botërore nga ana e Titos dhe se ky shtet në tërë kohën e ekzistimit të Jugosllavisë, ka qënë laborator i ekzaminimeve antishqiptare dhe se vazhdon akoma të sillet dhe të veprojë me hile dhe gjithmonë kundër popullit shqiptar.
Lidhur me momentin e ndryshimeve kushtetuese, në vazhdim, Zt. Kadriu në mënyrë të hollësishme dhe të detajuar, interpretoi dhe shpjegoi tekstualisht disa paragrafe të MP ku në mënyrë perfide diskriminohen shqiptarët dhe të drejtat e tyre e të qënurit shqiptar, duke cekur poashtu se shqiprarët në këtë marrëveshje janë jashtë loje.
Preambulla e marrëveshjes është e papranueshme për shqiptarët, pasi ajo e definon Maqedoninë si shtet njëetnik, pra si shtet i popullit maqedon, edhepse aty që kur është kurdisur toka, janë dhe do të jenë shqiptarët etnikë në trojet e tyre. Kjo gjë aspak nuk merret para sysh , kurse ndërkombëtarët e kanë plot gojën muktienicitet, multikulturalizëm, bashkëjetesë, etj., kurse në anën tjetër janë duke krijuar me hile dhe në bashkëpunim me servilët shqiptarë, një shtet njëetnik, një shtet maqedon, ku edhe shqiprarët do të quhen maqedonë, ku edhe shqiptarët do flasin një gjuhë në përqindje , edhepse janë një e treta e tërë popullsisë ku kemi: serbë, shqiptarë , bullgarë, maqedonë, turq, romë, vllehë, etj. Dhe kështu, shqiptarët do të bëjmë vetëvrasje duke humbur identitetin e tyre shqiptar.
Kur kemi të bëjmë me gjuhën shqipe, Zt. Kadriu i sqaroi kongresistit se shqiptarët kërkojnë që gjuha shqipe me alfabetin e saj të jet zyrtare në tërë teritorin e Maqedonisë dhe se kjo gjë aspak nuk dëmton palët tjera. Lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe Zt Kadriu tha se : në komunat shqiptare në Maqedoni, proceset gjyqësore zhvillohen në gjuhën maqedone edhepse të gjitha palët duke llogaritur edhe gjykatësin edhe prokurorin , janë shqiptarë. Këtu mund të shifet në çfarë derexhe jemi.
Një paragraf tjetër me rëndësi është edhe ai mbi diasporën ku shteti do të interesohet për diasporën maqedone . Këtu shqiptarët janë të përjashtuar dhe kërkojnë riformulimin ku thuhet se : shteti do të interesohet për shtetasit e saj maqedonë, shqiptarë dhe të tjerë.
Xhevat Sherifi nga LDSHM-ja ë informoi se dy parti Besa dhe Aleanca kanë paraqitur amendamente lidhur me këto çështje dhe në këtë drejtim, të dy përfaqësuesit gjer më tani janë shumë të matur dhe skeptik ndaj një votimi blanco.
Në pyetjen direkte të kongresistit : pse këtë gjë e lejojnë përfaqësuesit shqiptarë në koalicion qeveritar ? , zoti Kadriu i tha,se përfaqësuesit shqiptarë të DUI-t janë të korruptuar dhe të kriminalizuar që nga koha e Grujevskit i cili morri azil në Hungari. Prandaj prej tyre nuk pritet të avancojnë çështjen shqiptare.
Në, shqiptarët në Ballkan, në Evropë dhe në Amerikë, jemi për NATO dhe BE , por vetëm si shqiprarë, jo si maqedonë.
Shtetet në Ballkan janë krijuar nga grupet etnike, prandaj kjo kategori llogaritet e shenjtë dhe në në këtë nuk e japim.
Në diskutim morrën pjesë përfaqësues të shumtë nga trojet shqiptare , dhe gati të gjithë ishin të pajtimit që MP, kështu si është të mos votohet nga përfaqësuesit shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë.
Pra pas një debati dy orësh lidhur me ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Zt. Gjonaj dhe Zt. Engel bashkë me të pranishmit e shumtë shqiptarë në Amerikë dërguan një mesazh të qartë në drejtim të Shkupit : pa inkorporimin e amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare: preambulla, gjuha shqipe zyrtare dhe përfshirja e shqiptarëve në diasporën e shtetit të Maqedonisë: JO VOTIMIT TË NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE .
Dhe, këtë e votuan të gjithë të pranishmit, pa asnjë kundër.
Më këtë u bë e qartë, se diaspora është në përkrahje të plotë të deputetëve shqiptarë të cilët kërkojnë inkorporimin e amendamenteve kushtetuese lidhur me çështjen shqiptare në Maqedoni.
Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Zt. Engel , në fund të sesionit të parë të mbledhjes u zotua se do të bisedojë me ambasadorin Baily në Shkup dhe me përfaqësuesit relevantë për të gjetur mundësisht ndo një zgjidhje , gjithmonë duke theksuar se jemi vonë dhe se kjo punë me angazhimin dhe bashkëpunimin tonë, në t’ ardhmen mund të zgjidhet me sukses.
Pasi që përfaqësuesit nga Chicago duhej të fluturonin, u përshëndetën vllezërisht, kurse mbledhja vazhdoi sesionin e dytë lidhur me shqiptarët në Mal të Zi.

Filed Under: Politike Tagged With: Iliaz Kadriu, Kongresisti Eliot Engel, Mesazh i Forte, Shkupi

POLITIKA IZOLACIONISTE E KOSVES DHE DETYRA E DIASPORES

January 13, 2018 by dgreca

*Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe organizatat e tjera politiko-shoqerore ne Amerike dhe Evrope, duhet publikisht dhe zyrtarisht te solidarizohen me veprimet e politikes se jashtme, gjegjesisht te Stejt Departmentit Amerikan lidhur me parandalimin e veprimeve te bandave udheheqese te Kosoves per shfuqizimin e ligjit te Gjykates speciale…/1 Iliaz KadriuNGA ILIAZ KADRIU/ Çikago/

Nje interviste e sekretarit te shtetit Henry Kissinger udhehequr nga gazetari i famshem Ted Koppel  me 1999 gjate bombardimeve te NATO-s me shtyri ti shkruaj keta rreshta. Ne te vertete, asaj kohe isha larguar perkohesisht nga qyteti i Chicago-s dhe isha ne jug te shtetit te Illinis-it ne qytetin e quajtur Danville. Isha vendosur ne hotelin Best Western dhe isha duke i percjellur lajmet e mbremjes, sidomos ata qe kishin te benin me situaten ne Kosove dhe bombardimet  e pozicioneve ushtarake te ish serbosllavise se atehershme.

Ne emisionin e lajmeve te NBC News- Nightline, Ted Koppel, kishte ftuar sekretarin e shtetit Henry Kissinger, te cilit, ne mes tjerash ia beri edhe kete pyetje:
Koppell: Zt. sekretar i shtetit, Amerika dhe NATO kane filluar luften kunder kriminelit Milosevic. Si e parashikoni fundin e kesaj lufte ?
Kissinger: Sic  e dini edhe ju, ne dhe NATO jemi superfuqi e madhe dhe ma merr mendja se brenda disa ditesh, duke intensifikuar fazat e luftes, ne do ta mposhtim makinerine e Milosevic-it, dhe ne kete menyre une aspak nuk dyshoj ne clirimin e Kosoves dhe te shqiptarve nga regjimi i tij. Dhe une nuk brengosem per fitoren. Mua me brengos nje ceshtje tjeter: kjo eshte, se pas clirimit, a do duhet  qe t”ua kthejme pushket shqiptareve ? Kete e them nga pervoja e Luftes se Dyte Boterore.
Duke qene nje nder aktivistet e flakte te LDK-se dhe ne udheheqesine e saj, ia pashe per te madhe Kissingerit te madh, per pjesen e dyte te deklarates, e cila me la pa fryme. Kisingerin e vleresoja shume, bashke me perpjekjet tona rugoviste per te sjellur Ameriken ne Kosove dhe per te bere dicka te pabesueshme: te bombardohet Beogradi per nje grusht shqiptaresh. Me dukej se isha ne enderr. Por, ne te vertete kjo ishte duke ndodhur para syve te botes. Ia morra Kissingerit pakez inatin, por, shpjet me kaloi, pasi qe deshira yne plotesohej me te madhe. Perfundimisht Kosova u be shtet me ndihmen e Amerikes, NATO-s,BE , pa perjashtuar luften e UCK-se dhe te popullit ne pegjithesi.
Tani , te vijme te problemi per te cilin e morra inate Kissingerin:
Amerika ka shpetuar Shqiperine qe nga koha e Willson-it. Amerika dhe NATO na shpetuan Kosoven bashke me BE. Na bene shtet. Organizuan zgjedhje. Krijuan institucione prej te cilave pritej sendertimi i shtetit te Kosoves me ndihmat e BE dhe Amerikes, akoma nen mbikeqyrjen e NATO-s.
Tani , te zgjedhurit dhe perfaqesuesit e popullit te Kosoves, ne vend te krijimit te klimave te pershtatshme dhe avansimit te marredhenieve me BE dhe Ameriken, ata duan te shfuqizojne ligjin mbi  Gjykaten speciale, te cilin vet e sponsoruan dhe e votuan. Me kete iniciative, treguan se matrapazet kishin luftuar per beneficione personale e jo per Kosoven.
Kjo politike izolacioniste e udheheqesve te Kosoves do ta fusi shtetin e ri ne kurthin me te madh qe nga zhdukja e stalinizmit dhe enverizmit  ne Shqiperi me 1990. Makineria e shpiunazhit rus nepermes te Serbise dhe udbasheve shqiptare ne Kosove, eshte duke rritur tendencat e depertimit  rus ne Ballkan, me theks te vecante ne Kosove.
Lidhja Demokratike e Kosoves  ne Amerike, ne bashkepunim me Ligen Qytetare dhe organizatat tjera politiko-shoqerore,  gjate lobimit te panderprere me dekada, arriti qe udheheqesve shqiptare t’ua hapi dyert e administrates amerikane duke filluar nga Shtepia e Bardhe, Senati, Kongresi dhe Stejt Departmenti , gje e cila dha rezultatin perfundimtar te involvimit te Amerikes ne clirimin  dhe berjen e shtetit te pavarur te Kosoves.
Amerika per here te dyte i mbrojti shqiptaret: Willsoni dhe Clintoni. Duke shpetuar Kosoven nga ndikimi rus ne Ballkan, Amerika mbron vlerat e saj perendimore dhe demokratike, kete here poaq te nevojshme sa heren e pare, per shume aresye globale.
Gjersa ky komunitet dhe e tere Diaspora shqiptare ne pergjithesi ne Amerike dhe ne Evrope pati vullnetin ta perkrahi ceshtjen e Kosoves si pjese e ceshtjes shqiptare, po ky komunitet e ngren ashper zerin kunder atyre individeve te cilet per interesa te ngushta personale tentojne qe me veprimet e tyre te pamatura mire , ta izololojne Kosoven nga perkrahjet e miqeve te saj me te ngushte : Amerikes dhe BE Komnniteti Shqiptar i Amerikes solidarizohet me politiken  ndeshkuese te administrates amerikane kundrejt udheheqesve te kriminalizuar te Kosoves dhe me gjere.
Ne fund, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe organizatat tjera politiko-shoqerore ne Amerike dhe Evrope, duhet publikisht dhe zyrtarisht te solidarizohen me veprimet e politikes se jashtme, gjegjesisht te Stejt Departmentit Amerikan lidhur me parandalimin e veprimeve te bandave udheheqese te Kosoves per shfuqizimin e ligjit te Gjykates speciale.

Filed Under: Analiza Tagged With: diaspora, E KOSVES, Iliaz Kadriu, POLITIKA IZOLACIONISTE

NJË MEDALJE E MERITUAR

July 7, 2017 by dgreca

1 Urdhri i Kombit1 Iliaz Kadriu

NGA ILIAZ KADRIU/Para disa ditësh, ne Qendrën shqiptaro-Amerikane ne Cokago, përball meje ne nje tavoline tjeter ishte ulur plaku me kësulë të bardhë, njeriu i cili këtë herë dukej ndryshe nga herat tjera. Fillimisht mendova se une mund te jem edhe gabim, por, kur vendosa ti afrohem tavolines ku plaku ishte duke ngrene darke me disa shoke, atehere e kuptova gezimin e tij , pasi qe , ky njeri ate nate kishte vendosur ne anen e majte te kraherorit te tij  medaljen  e  NDERIT TE KOMBIT me te cilen, para do kohe, presidenti i Shqiperise Zt. Nishani e kishte dekoruar ne menyre meritore. Ia urova dekorimin  dhe u ula prane tij. Menjehere filloi te me tregoje gezimin e madh qe kishte ate nate me rastin e kesaj darke. Medalja me ngjyre te arit shkelqente ne anen e majte te ketij kolosi, i cili , gjate 97 viteve te tij  ka kaluar sfida te shumta dhe me ne fund ka dalur fitues.

Sot , me tha eshte mbremja ime  me e lumtur ne jete. Kur e pyeta pse, me tha, sonte , per here te pare pata rastin ta kem me veti medaljen e shtetit shqiptar, medaljen me te cmuar te cilen e kam marre nga presidenti shqiptar. Bile, me tha se , me se shumte kete e ka pritur nga shteti i Kosoves, per te cilin , bashke me shoket e tij ishte angazhuar me mish e me shprit gjate tere jetes. Per kete dekorim, pakez ishte i befasuar, por i gezuar se tepermi. Pervec kesaj, Hafez Jusuf Azemi kishte edhe nje Leter Mirenjohjeje nga kryetarja e Komunes se Tetoves, Znj. Teuta Arifi, dedikuar ketij  97 vjecari, per kontributin e dhene  ne sherbim te ceshtjes kombetare.

Per jeten dhe veprimtarine kombetare te Hafez Jusuf Azemit eshte shkruajtur shume. Nje monografi voluminoze per kolosin e Ballit Kombetar dhe Lidhjes Kosovare, me shume te dhena autobiografike, ka shkruar edhe dr. Riza Saduku, nje kohe te gjate bashkepunetor i larte ne Muzeun e Kosoves ne Prishtine, si dhe nje grup autoresh udhehequr nga Nijazi Muhamedi me librin Flamurtari i Shqiptarise, ku ne menyre kronologjike pershkruhet jeta dhe veprimtaria e nje nder bashkepunetoreve me te ngushte te Abas Ermenjit, Luar Gashit dhe shume patrioteve te kombit. Hafez Jusuf Azemi, shkruan Riza Sadiku, eshte i vetmi person fizik i gjalle, i cili ka kontaktuar personalisht me ideatorin dhe themeluesin e Ballit Kombetar Mid’hat Frasherin. Thuhet haptas se takimi i Jusuf Azemit me Mid’hat  Frasherin , ka lene gjurme te thella ne orientimet e tij te mevonshme rreth realizimit te ideve per  Shqiperine Etnike, te cilat per here te pare i degjoi nga goja e udherrefyesit te tij ne kampin e Italise. Me nje fjale, Hafezi, u qendroi besnik ketyre ideve, te cilat edhe sot e kesaj dite qendrojne ne memorien e tij te fresket, sikur te kishte ndodhur dje.

Hafez Jusuf Azemi qe  nga mosha e re , menjehere pas Luftes se Dyte Boterore, ne 1945, u arratis se pari ne Itali, Siri, prej nga ne vitin 1952 vjen ne Amerike. Se pari vendoset ne Njy Jork e pastaj kalon ne Cikago. Qe nga ajjo kohe fillon te bashkepunoje me personalitete te medha kombetare te Ballit Kombetar : Abaz Ermenji, Luan Gashi, Zef Pali, Vasil Andoni, Ajet Rushiti, Mustafe Henci, Ismail Shabani, etj. Sic shifet, Hafezi ne bashkepunim te ngushte me personalitete te shquara te kesaj organizate per gjashtedhjete vite me rradhe nuk ka pushuar se vepruar, se pari kunder pushtimit te trojeve shqiptare rreth Shqiperise londineze dhe pastaj per ndryshime demokratike ne shtetin shqiptar. Vlen te ceket poashtu se ky personalitet ka qene i percjellur nga udb-ja jugosllave dhe mu per shkak te aktiviteteteve te tij dhe te organizates se Ballit Kombetar, ky njeri per here te pare viziton vendlindjen pas 50 viteve, menjehere pas renies se komunizmit.

Dekorimi i merituar nga ana e presidentit te Republikes se Shqiperise Zt. Nishani,, vjen ne momentin kur Hafezi i mbushi  te 97-tat, dhe me kete, shteti ame me ne fund beri hapin e rendesishem ne drejtim te konsiderimit te aktivisteve te diaspores  dhe te vleresimit te punes se tyre jashte atdheut. Ky dekorim eshte edhe nje nder per komunitetin shqiptar i cili jeton dhe vepron ne rrethin e qytetit te madh te Cikagos.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: E MERITUAR, Iliaz Kadriu, NJË MEDALJE

Faik Ajroja u percoll per ne banesen e fundit ne Chikago nga 500 bashkeatdhetare

July 22, 2016 by dgreca

Nga ILAZ KADRIU, profesor /Chikago.

Para disa ditësh,  në varrezat shqiptare në veriperëndim të Chicago- s, në praninë e më shumë se 500 pjesëmarrësve dhe me nderimet dhe respektin më të madh, u varros atdhetari dhe kontributori i madh i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në shtetin e Illinois-it, me seli në Chicago Faik Ajroja.
U lind në fshatin Llaxhe të Kërçovës më 1936 në një familje të varfër. Në moshën 5 vjeçare,  komunistët jugosllavë ia vrasin të jatin, kurse babagjyshin ia burgosen 12 vite. Faiku mbetet jetim dhe rritet me kujtimet më të tmerrshme të kohes së luftës dhe pas saj.
Në moshën shumë të re, e lëshon vendlindjen dhe vendoset përkohësisht në Zvicër. Punon disa vite dhe prap kthehet në fshat. Pas nja dy tri viteve vjen në Amerike dhe vendoset në veriperëndim të periferisë së Chicago-s. Pasi punon një kohë, Faiku i sjell edhe 4 djemtë e tij, të cilët,  dalëngadalë me punë dhe djersë, të gjithë së bashku, nën komandën e Faik Ajros, blejnë kompaninë TBS të cilin,gjatë kohë e ka udhëhequr ai. Aty punojnë më shumë se 300 punëtorë, nga të cilët disa janë shqiptarë.
Sot këtë kompani e udheheqin tre djemtë e tij: Nexhati, Rushiti dhe Tahiri.
Për rifreskimin të kujtesës së atyre që e njohën djalin e katërt Xhevahirin: u vra në mënyrë tragjike para 6 viteve në Kërçovë, dhe mu kjo tragjedi e djalit,dalëngadalë e shkriu nga mërzia edhe xha Faikun.
Kështu i mbylli sytë një personalitet më rendësi në komunitetin shqiptar. Një kontributor i rrallë për cështjen kombëtare. Aktivistët i dalluar në kohën e luftërave të fundit shqiptare në Ballkan.  Anëtarë nderi i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane ” Uskana “, anëtarë i përhershëm i kryesisë së Komunitetit Shqiptaro Amerikan, në Chicago,  i dekoruar me disa medalje dhe çertifikata nga presidenti Bush dhe partia republikane. Zyra e xha Faikut është plot fotografi dhe artikuj gazetash të cilat pasqyrojnë aktivitetin e rëndësishëm kombëtar të shqiptarëve në Chicago ku xha Faiku bënte pjesë.
Referatin e shkurtër, domethënës dhe shumë emocional e lexoi Ilaz Kadriu, shok dhe mik i ngushtë i të ndjerit.
Pas leximit të biografisë së shkurtër,  Ilazi në mes tjerash tha:
Të nderuar të pranishëm,
Kur Zoti krijoi gjithësinë, ai krijoi edhe njerinë, dhe bashkë me të krijoi edhe rrethanat tjera të cilat mundemi ti shohim dhe ata të cilat janë të pakapshme për syrin dhe mendjen tonë.
Por, pas kësaj, Zoti, njëkohësisht krijoi edhe vdekjen e secilës gjallesa e cila frymon në mënyrën e vet. Kështu që cdo gjë që vjen në këtë botë duhet të shkojë. Ky pra eshtë proces që e krijoi i madhi Zot.
Shumë njerëz jetojnë dhe vdesin, kurse xha Faiku vdiq të jetojë, pasi që kujtesa për të do të jetojë gjatë në memorien e atyre që e njohën. Ai ishte njeri qe nuk fliste shumë. Urtësia dhe sjellja e tij e qetë fliste vetë.
Të gjithë me lot në sy e përcollëm xha Faikun në banesën e tij të fundit duke u lutur që Zoti ta dërgojë ne lartësitë më të mëdha të parajsës së universit.
Në fund, në emër të familjes Ajroja, faleminderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këte ceremonial mortor si dhe ata të cilët na ngushëlluan përmes të pamjeve dhe telefonatave të shumta.
ILAZ KADRIU, profesor
*Autori i shkrimit ka qenë kryetar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në shtetin e Illinois-it në Chicago.

Filed Under: Featured Tagged With: Faik Ajroja, Iliaz Kadriu, nga 500 bashkatdhetare, u percoll

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë
  • Piktorja gjen optimizmin e jetës përmes ngjyrave, stili abstrakt shkon përtej mendimit
  • Po Dibres, Jo “SKAVICES”!
  • Si i grabiste regjimi komunist emigrantët
  • Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë
  • “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor”
  • JOSHJA E PYLLIT TË KUQ
  • Nertila Sinameta mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës
  • SHENJTORËT SI PROMOVUES TË FQINJESISË SË MIRË
  • PRESIDENTI JOHN F. KENNEDY, BERLIN, 26 Qershor1963: “ICH BIN EIN BERLINER”, “Unë jam qytetar i Berlinit”
  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT