• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GAZETA DIELLI NJOFTON KOMUNITETIN

February 6, 2016 by dgreca

HAJRIJE BALIDEMAJ, NËNA E VEPRIMTARIT DEMË BALIDEMAJ, DO TË VARROSET NË VENDLINDJE/
Ka ndërruar jetë në Nju Jork me 4 Shkurt 2016, Hajrije Balidemaj, nëna e veprimtarit të njohur atdhetar, vatranit , Demë Balidemaj.
Shërbimet funerale u kryen në Shtëpinë Mortore “THE ANDREË TORREGROSSA & SONS FUNERAL HOME” në adresën:
1305 79TH STREET
BROOKLYN, NY 11228.
Ceremonia e varrimit për të ndjerën, do të kryehet ditën e Hënë, me 8 Shkurt 2016, në orën 13.00 në vendlindje, në fshatin Martinaj, në varrezat e lagjes Gropë, në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli e ngushëllojnë z. Balidemaj dhe familjen e tij për humbjen e nënës së tij të dashur, duke i përcjellë ngushëllimet më të thella.
Shpirti në paqë Nënë Hajrijes!I qofte i lehte dhe’u u vendlindjes!

Filed Under: Komunitet Tagged With: do te varroset, fshatin Martinaj, Hajrije Balidemaj, NE VENDLINDJE

Lisa Milicaj & Jacqueline Kapaj- Viera, DY NOMINIMET PER CMIMIN E VITIT

February 6, 2016 by dgreca

*Lisa Milicaj dhe Jacqueline Kapaj-Vieira, nominohen për çmimin e vitit nga Organizata e Grave Shqiptare ne Amerike – “Motrat Qiriazi “/
*”Women of the Year – Gruaja e Vitit “, ndanë edhe dy çmime tjera; “Mothers of the Year – Nëna e Vitit” dhe çmimin “Teacher of the Year – Mësuesia e Vitit”, ku për çdo vjet vlerson suksesin , kontributin e këtyre zonjave shqiptare në SHBA, sidomos ato në integrimin në shoqërinë Amerikane.
Nga Beqir Sina/
NEW YORK : Lisa Milicaj dhe Jacquiline Kapaj – Viera janë nominuar për çmimin e vitit “Women of the Year – Gruaja e Vitit – 2016”, dhe çmimin “Teacher of the Year – Mësuesia e Vitit”, nga Organizata e Gruas Shqiptare ne Amerike – “Motrat Qiriazi “.
Një çmim dinjitoz, ky që ju ndahet disa nga grave shqiptarë nga më të suksesshmet në komunitet.
Kjo organizatë me çmimin e vitit “Women of the Year – Gruaja e Vitit “, ndanë edhe dy çmime tjera; “Mothers of the Year – Nëna e Vitit” dhe çmimin “Teacher of the Year – Mësuesia e Vitit”, ku për çdo vjet vlerson suksesin , kontributin e këtyre zonjave shqiptare në SHBA, sidomos ato në integrimin në shoqërinë Amerikane.
Këtë çmim “Women of the Year – Gruaja e Vitit “, më parë e kanë marrë -VERA MJEKU – (2014)-MERI KIRKA (2013)-ANILA CONIKU (2012) – LIDIA UJKAJ (2011) – ANGJELINA NIKA (2010) – DONIKA BARDHA (2008) – ALBANA MELYSHI LIFSCHIN (2007) – JANE CHRISTOS (2006) – ALBANA ORGOCKA (2005) – NORA PRAPANIKU (2004) – RITA SALIHU (2003) – ROSE DOSTI (2002) – ROSE BLACK (2001)
Ndarja e çmimeve të vitit, bëhet më rastin e festës Dita e Nënës, dhe atë Dita e Mësuesit, në komunitetin shqiptarë 7 dhe 8 Marsin, në qytetin e Nju Jorkut.
Doktoresh Ana Kohen – e cila është edhe Presidente e Organizatës së Gruas Shqiptare në Amerike – “Motrat Qiriazi “, në mesazhin e saj – thotë “Ne shpresojmë që të jetë porta e hapur që do të hapë rrugën për suksesin tuaj. Së bashku jemi më të forta, më të frymëzuara, dhe më efektive. Ne shohim vetëm përpara për të punuar me ju.”
Shqiptaro-amerikanja Lisa Milicaj – fituesia e çmimit për vitin 2015, ish-këshilltarja bashkiake në kantonin Pleasant Valle – Plisënt Valley, të New York-ut, është një nga figurat femërore më të spikatura të diasporës në SHBA, këto vitet e fundit.
Ndërkohë, ajo është e kudogjendur në aktivitetet që zhvillon diaspora jonë në SHBA.
Ajo është edhe një prej fituesve të vlerësimit në projektin “Albanian American Success Story”, një libër prestigjoz ky që përfshiu 150 shqiptarët më të suksesshëm në SHBA, për vitin 2014.
Lisa, vitin e kaluar nga organizata Rrënjët Shqiptare, u shpall “Grand Marshall” i Paradës 2015 në New York.
Bukuri shqiptare e shkolluar dhe e kultivuar në vendin e lirisë, ajo është e suksesshme dhe natyrisht krenari për komunitetin shqiptarë, thekson shtypi shqiptarë.
Afaristja e suksesshme, dhe ish- Këshilltarja bashkiake është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova dhe ka bërë histori duke qenë një nga gratë e rralla shqiptare të përfshira në politikën amerikane.
Ajo ka biznesin e saj të suksesshëm, një agjensi sigurimesh në pronat e patundshme, të cilën e drejton vetë prej disa viteve me shumë sukses në postin e Presidentes, e cila quhet “First Insurance Agency Inc”.
Prindërit e Lizës erdhën në SHBA rreth 45 vjet më parë, po ndonëse e lindur këtu, Lisa flet shqip dhe është aktiviste e njohur në komunitet.
Kurse, Jacqueline Kapaj-Vieira – është mësuese në New York.
Ajo së bashku me disa mësuese shqiptare në komunitet, ka themeluar edhe Shoqatën e Edukatorve-Mësueseve Shqiptare – Albanian American Educators Association – për të lehtësuar rrjetëzimin midis arsimtarëve, profesorëve, kunsolureve dhe udhëzesve me prejardhje shqiptare në fushën e arsimit.
Ajo ka thënë për shtypin lokal se “Mendova se do të ishte mirë që të përpiqemi për të formuar një komunitet, ku ne mund të vijmë së bashku, të gjitha mësimdhënset shqiptare në New York, që të ndajnë informacione, në rrjetin tonë dhe mbajmë gjallë trashëgiminë tonë, shqiptare”, thotë Kapaj-Vieira. Duke shtuar se :”Qëllimi, i kësaj organizate të mësuesve shqiptare në Nju Jork, është për të krijuar një rrjet profesional për edukatorët shqiptaro-amerikan dhe për të ndarë njohuritë arsimore, për të ndihmuar studentët dhe për të arritur sukses, të punojmë së bashku për të krijuar një mjedis për mbështetje profesionale dhe sociale”, shprehet Kapaj-Vieira.
Jacqueline Kapaj-Vieira, punon si një drejtore asistent në Akademinë e Lidershipit në Fordham për Biznes dhe Teknologji.
Ajo është veterane e arsimit në Nju Jork, mbasi ka mbi 25 vjet në mësimdhënie.

Filed Under: Komunitet Tagged With: DY NOMINIME, Jacqueline Kapaj- Viera, Lisa Milicaj, Motrat Qiriazi, PER CMIMIN E VITIT

Shqiptarët në Nju Jork ndihmojnë Katedralen e Shën Luçisë në Durrës

February 3, 2016 by dgreca

Ne takimin fondmbledhes ishin dhe disa vatrane me familjet e tyre si: Gjon Bucaj me zonjen,Zef Balaj me zonjen, Marjan Cubi me zonjen, Dritan Mishto me zonjen, Anton Raja, Simon Qafa, Mark Mernacaj, Lush Marku(Binaku).Ndihmoi dhe Agim Rexhaj./
BRONX NEW YORK : Në vijim të fushatës së tij, për rritjen e fondeve, në Detroit dhe New York, të Shteteve të Bashkuara, Dom Gjergj Meta, famulltar i Katedrales së Shën Luçisë në Arqidioqezën e Tiranës dhe Durrësit, këtë fund javë mbajti një fushatë në lokalin Zuppa Restuarant, me komunitetin shqiptarë të zonës së Tri-Shteshit në veri të qytetit të Nju Jorkut.
Në një darkë, kjo për mbledhjen fondeve, në të cilën morën pjesë dhjetra vetë, kryesishtë ata besimtar katolik dhe veprimtar të komunitetit.
Organizatorët, e kësaj darke fondmbledhse në rrjetin social “Facebook”, shkruajnë mbi entusiazimin e darkës, dhe sjellin detajet.
Ata thonë se kur ka organizim, dëshirë e vullnet për të bërë gjera të mira, në të mirë të komunitetit tonë, kombit, shoqërisë dhe natyrisht edhe besimit tonë fetar dhe me bashkpunimin tonë, me njeritjerin – tregon se kështu jemi të bashkuar, andaj dhe suksesi nuk mungon, siç ishte edhe ky rastë me fondet e mbledhura për Katedralen e Shën Luçisë në Arqidioqezën e Tiranës dhe Durrësit.
Kështu të paktën shkruajnë ata në statusin e tyre në rrjetin social – teksa njoftojnë se edhe një fushatë e sukseshme për rritje fondesh të Kon-Katedrales Shën. Luçia në Durres, me Famullitar Dom Gjergj Meta, doli me sukses: mbasi në këtë mbrëmje u mblodhën 50,000.00 dollarë.
Anëtarët e Komisionit Organizativ, simbas këtij njoftimi thuhet se janë: Gjergj & Aida Balaj Margarita Gazivoda Kocoviq, Paloke Rudaj, Leonardo Berishaj.
Famullitar Dom Gjergj Meta, i cili po udhëheqë këtë fushat në SHBA, me ndihmën e pa kursyer të bashkëatdhetarëve tanë, nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, thotë se po ri-kthehet në identitet Konkatedralja e Shën Luçisë në Durrës –
“Konkatedralja, shumë shpejt një qendër jo vetëm fetare, por edhe kulturore e nxitëse e turizmit fetar” thotë ai.
E transformuar kryesisht prej ndërhyrjeve në territorin e kishës, gjatë viteve të regjimit dhe më pas e lënë ashtu edhe gjatë viteve 1990-2010, këtij institucioni të besimit fetar katolik do t’i kthehet pamja që ka pasur.
Që prej muajit shtator të 2013 kanë nisur punimet, të cilat synojnë të zbatojnë projektin e kthimit të kësaj kishe simbol për qytetin e Durrësit dhe familjet katolike të tij, në identitet.
“Kisha duhet të jetë e hapur për të gjithë: për besimtarët, kalimtarët e rastit në këtë rrugicë, për këdo që ka dëshirë ta shohë nga jashtë apo të hyjë brenda. Në përpjekje për ta sjellë më afër me njerëzit, muri ishte i panevojshëm. Përballë derës së kishës do të vendoset një pllakë e madhe dhe shkallë, por jo mur dhe as portë. Porta ekzistuese dhe muri që qendrojnë përbri godinës së kishës, do të mbeten pasi paraqesin një rëndësi të caktuar për vetëm periudhën në të cilën janë ndërtuar”, ka shpjegur për gazetën e Durrësit, Famullitari i saj Dom Gjergji Meta.
Jo vetëm kishë, por qendër kulturore
Kështu mësohet të ketë thenë për gazetën e Durrësit, Dom Gjergji Meta, duke sqaruar se projekti në zbatim e sipër do ta kthejë kishën katolike të Shën Luçias në një hapësirë ku do të gjejnë vend jo vetëm meshat, por edhe aktivitetet kulturore të ndryshme, që qyteti apo grupe të caktuara, do të kenë dëshirë të vënë në jetë.
Në një sipërfaqe rreth 1200 metra katrorë, ku përafërsisht 760 metra katrorë do të jenë ndërtim, pjesa tjetër do të jetë e shfrytëzueshme për aktivitete të ndryshme fetare dhe jo vetëm. “Synimi ynë është të ndërtojmë një amfiteatër brenda kësaj hapësire, i cili të shërbejë si arenë aktivitetesh kulturore dhe njëkohësisht si një mënyrë më shumë për të tërhequr vizitorë, të cilët mund të jenë edhe turistë të huaj. Po kështu, sipas projektit, kisha do të pasurohet edhe më një bibliotekë ”.(Beqir SINA)
Shenim i Diellit: Ne takimin fondmbledhes ishin dhe disa vatrane me familjet e tyre si: Gjon Bucaj me zonjen, Zef Balaj me zonjen, ,Marjan Cubi me zonjen, Dritan Mishto me zonjen, Anton Raja, Simon Qafa, Mark Mernacaj, Lush Marku(Binaku).Ndihmoi dhe Agim Rexhaj.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, e njujrkut, Katedralen e Shën Luçisë, shqiptaret

DITARI SHQIPTAREVE TE AMERIKES

February 3, 2016 by dgreca

Kur Promovohej libri i atdhetarit Niko KIRKA”PER MEMEDHENE”, Nentor 2005/
Komuniteti shqiptar ne New York eshte mbledhur shpesh per promovimin e librave te rinj. Po vecoj disa nga fotografite e veprimtarise kushtuar librit te atdhetarit Niko Kirka, njerit prej te denuareve nga diktatura komuniste, i biri bashkethemeluesit te Vatres, ish kryetarit te Besa-Besen, i Shoqerise “Arsimi”, deputet i Parlamentit Shqiptar ne vitet ’20 te Shekullit te shkuar, ish nenprefektit te Himares, Bilishtit, kryetarit te Bashkise se Korces, vdekur ne burgun e Burrelit, Kristo KIRKA. Libri i shkruar nga Niko Kirka, i kushtohet prinderve te tij Kristo dhe Androniqi Kirka, me dedikimin”Prinderve te mi qe mekuan dhe me mbrujten me idealin e shqiptarizmes. Libri ka 415 faqe. Libri eshte ndertuar me artikujt, fjalime, intervista dhe krijimtari letrare ne vite shkruar nga Niko Kirka. Ne kete promovim moren pjese jo vetem shqiptare nga Nju Jorku, por edhe nga Nju Xhersi e Konektikat.
Promovimi u organizua ne Qendren kulturore te komunietteve Bronx House. (DG)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Niko Kirka, Per Memedhene, promovimi

KOMUNITET- SHOQATA”ANA E MALIT” DO TE ORGANIZOJE KUVENDIN ME 21 SHKURT

February 3, 2016 by dgreca

NEW YORK : Shoqata ” Ana e Malit” me seli në Nju Jork, njofton ne statusin e saj ne “Facebook” se ajo ka mbajtur mbledhja e Kryesisë së Shoqatës ” Ana e Malit”( me mandat Janar 2013-Janar 2016), që u mbajt të Dielën, me 31 Janar 2016, ku muarën pjesë, përveç udhëheqësisë së tanishme, edhe disa femra të kumunitetit, që kanë shprehur gatishmërinë që të aktivizohen në mandatin e ardhshëm të Kryesisë së Shoqatës .
Njoftimi i saj thote se Shoqata ” Ana e Malit” me seli në Nju Jork, jo vetëm që mirëpret me kënaqësi angazhimin e kësaj pjese të pandarë të shoqërisë tonë,por kjo është e domosdoshme me qëllim që të tejkalohen barrierat e natyrës gjinore ( Megjithëse në këte aspekt jemi të vonuar). Por kjo nuk duhet të jetë arsyeja e vetme e angazhimit të tyre . Inkuadrimi i motrave dhe vajzave tona në Shoqatë, është shumë i nevojshëm duke pasur parasysh kapacitetin, edukumin dhe eksperiencën e tyre që ata kanë arritur në profesionet e veta përkatëse në diasporë, çka duhet patjetër të kenë ndikim pozitiv në Shoqatë.
Në fund ata thone se këtë mbledhje u vendos që numri i anëtarëve të Kryesisë së re të reduktohet për shkak të efikasitetit të saj veprues.Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtu mbajtja e Kuvendit Zgjedhor të radhës i cili planifikohet të mbahet me 21 Shkurt 2016.Për lokalin dhe detalet e tjera të mbajtjes së këtij Kuvendi, komuniteti anamalas në Nju Jork me rrethe do të njoftohet më vonë./B.S/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ana e malit, Kuvendi me 21 Shkur

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 235
  • 236
  • 237
  • 238
  • 239
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT