• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Besa”, filmi kushtuar shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë, u shfaq në Queens – New York

May 12, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA / QUEENS NYC : – Në kuadrin e përkujtimit të viktimave të Holokausit, filmi “The Promise” – “Besa”, kushtuar shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka risjellë në vëmendje faktin se Shqipëria, është ndër vendet e vetme, që ku hebrejtë nuk u diskriminuan, nuk u dorëzuan tek gjermanët, por ata u mbrojtën gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe më pas saj, mbas ardhjes së komunizmit.

“Në vitin 1934, Herman Bernstein, Ambasadori Amerikan në Shqipëri shkruante: “Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi të hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria, është një nga vendet e rralla në Europë, sot ku paragjykimi fetar dhe urrejtja nuk ekzistojnë, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tre besime fetare.”

“Në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne do të ndajmë me ju historitë e shqiptarëve, të cilët shpëtuan hebrenjtë, duke dëshmuar mirësi njerëzore dhe traditën unike shqiptare,atë të Besës,” tha Gjovalin Nikçi, i cili ishte pjesë e organizmit të kësaj shfaqje në Zucco Theater, njërën nga studiot e “ Kaufman Astoria Studios” , në Queens – New York.

Ndërkohë, nata e mbrëmshme, ishte edhe udhëtimi i radhës, i shfaqjes së filmit “The Promise” – “Besa”, filmit kushtuar shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë, gjat Holokausit, i cili u shfaq në njërën prej kinemave më prestigjoze në SHBA, në qytetin e Queens – New York, mbas Tiranës, Brukselit, Parisit, Los Angelos, San Bernadino, Filadefias, Dallasit, Sakramentos, Jacksonville, Tampa, e të tjerë.

Duke, mbritur kështu në qëndren e madhe të filmagrafisë Kaufman Astoria Studios & The Astor Room, që ishte organizatori kryesorë dhe paskuintave të kësaj shfaqje – shqiptaro amerikani Gjovalin Nikçi, i cili ishte dhe kordinatori i shfaqjes “The Promise” – “Besa”, në këtë “Pallat të Mbretërisë”, së kinematografisë Amerikane.

Nikçi tha se :”Shfaqja e dokumentarit “The Promise” – “Besa”, filmi kushtuar shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë, gjatë Holokausit, në njërën prej kinemave më prestigjoze në SHBA, në qytetin e Queens – New York, u bë ngaqë dihet se industria e më e madhe e filmit, në SHBA, është e kontrolluar nga Hebrenjtë, dhe unë desha t’u tregoj, atyre duke shfrytëzuar këtë rast, se kush jemi ne Shqiptarët, dhe se çfarë kemi bër ne për mbrotjen e Hebrenjëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe me duket se ia kam arrijt qellimit, mbasi pas shfaqjes Presidenti i komapnise Hal Rosenbluth ka qënë i habitur, dhe më faleminderojë”.

Në shfaqjen e këtij dokumentari, morën pjesë edhe një grup veprimtarësh shqiptarë, si Sejdi dhe Shake Husenaj, Majlinda dhe Arjan Myrtaj, Rick dhe Shpresa Elezi, Ben Çelaj, P. Vulaj, dhe disa shqiptaro amerikanë të tjerë.

Në fillim të shfaqjes së këtij filmi, Presidenti i kompanisë Hal Rosenbluth , tha se çfarë rëndësie të madhe merr shfaqja e këtij filmi në studiot e “ Kaufman Astoria Studios” , e cila komentoi ai “ është një studio historike e filmit, e vendosur në pjesën qendrore të lagjes Astoria e njësisë bashkiake të Queens në qytetin e New Yorkut.

Studio Kaufman sqaroi ai, është ndërtuar fillimisht nga kompania e famshme Players-Lasky në vitin 1920 për të siguruar kompani me një strukturë të afërt me rrethin Broadway teatër. Ai ishte i njohur edhe si Astoria Studio dhe Paramount Studio.

Pas Paramount Pictures, të gjitha operacionet lëvizë në një studio në Kaliforni në vitin 1932, Astoria iu dorëzua prodecenteve të filmave të pavarur, filmat e të cilëve përmes Paramount ose kompani të tjera, hynë në industrinë e filmit Hollywood.

“Në vitin 1942, Pictorial Service United States Army & Signal Army Corps mori studiot Astoria, për bërjen e trajnimit dhe të indoktrinimit të filmave të ushtrisë deri në vitin 1971, duke përfshirë, edhe kompaninë Big Picture që u shfaq në televizionin amerikan si një seri e rrjetit televiziv kombëtar.

Më pas u shfaq filmi me regji të Rachel Goslins, dhe producent Johason Willimas, Besa: The Promise i cili deri tani është fitues e 7 çmimeve nëpër festvalet e ndryshme, dhe një nga filmat më të shfaqur deri tani në SHBA, “Besa: The Promise”

Besa: The Promise, 90 minuta film

BESA: Premtimi tregon heroizmin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore përmes eksplorimeve të fotografive dhe dëshmive të njerezve të gjallë që e përjetuan luftën . Njëri prej tyre është Norman Gershman, një fotograf i njohur hebre-amerikan i vendosur për të dokumentuar ato çka ka parë tek shqiptart myslimanë të cilët kan shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Duke e perqendruar filimin e tij kësaj rradhe tek rrrëfimet e një djali kleriku mysliman – një Hoxhe, ai është Rexhep Hoxha, një musliman-shqiptar. Rexhep thotë simbas traditës shqiptare që i ka lënë amanet baba, ai duhet të përmbushë premtimin e bërë në një familje hebreje, mbasi babai i tij shpëtoi gjatë Holokaustit, ata, tani Rexhepi, do të i kthehnte atyre një sërë librash hebrenj që ata kish lanë pas, në shtëpinë e Rexhep Hoxhës, dhe ai i kishte ruajtur me kujdes, dhe mbajtur fshehur nga regjjimi enverist per 45 vjet.

Dhe premtimi Rexhep Hoxhës, simbas filmit, duket se është më shumë se një fjalë – kjo është pjesë e kodit moral të Shqiptarëve Besa, besa e premëtimi të tyre – Një kod nderi që, ndër të tjera, premton, se të gjithë shqiptarët, të krishter, mysliman, ortodoks,e bektashllinjë, për të ofruar mbrojtje të sigurt të refugjatëve, hebrenjë gjatë Luftës së Dytë Botërore , dhanë Besën – Premtimin.
Duke, bërë kështu edhe aktin historik, të papërsërtshem për të marrë nën mbrojtje të gjithë refugjatët hebrenjë, në Shqipëri, dhe Kosovë, pavarësisht rrezikut për jetën e tyre dhe të familjeve të tyre.

Me Normanin si ndihmës, Rexhep Hoxha, vazhdonë një udhëtim në Bullgari dhe Izrael. Kërkimin e tyre, për të sjell një epifani, që është pjesë e kësaj familje hebreje – edhe pse besimi i tij islam, gjatë dekadave të komunizmit, ai ka qenë si dhe fetë e tjera, i shtypur dhe dënohej me ligj.

Nëpër tregimet e Rexhepit dhe shokët e tij muslimanë, e hebrenjë të mbijetur pra nëpërmjet rëfimeve të karaktereve ( 20 kartaktere : Norman H. Gershman, Rexhep Hoxha,Orhan Frasheri,Myzafer & Luleta Kazazi,Jasa Altarac,Mehmet Frasheri, Rina Mandil Nahum, Hamid & Xhemal Veseli,Haxhi Reshat Bardhi Dedebaba,Mbreti i Shqiptarve, Leka I Zogu (passed away in November 2011).Edip Pilku, Johanna Neumann, Rashela Lazar, Vebhi Hoti, Verushe Babani,Yeoshua Baruchowic) zbulojmë si një komb i heronjve të përditshm larg nga narrativa e Islamit të dhunshëm dhe anti-semitizmit që është portretizuar shpesh në media sot, ka bër aktin më madhor të moralit njerëzor, Besën shqiptare.

Dhe, përmes përvojave të Norman Gershman dhe parë nga një personi i cili vetë është njeri prej të mbijetuarve hebrenj, dëgjojmë histori mirënjohjeje për shpëtimtarët muslimanë që kanë kaluar pa u dëgjuar për gati shtatëdhjetë vjet, nga rregjimi komunist e i Enver Hoxhës, që zhduku gjithëçka nga tradita dhe feja e shqiptarërve.

Më shumë se shtatë vjet në bërjen, e tij , tha producenti i këtij filmi, Besa: The Promise, në fund të shfaqjes Johanson Williams, : “Filmi paraqet një dramë të fuqishme njerëzore të përbërë nga një kthesë shkatërruese, në një mbrotje të pabesueshme sot . Kjo është një histori që tregon se se ura e lidhjes në breza dhe fe është bashkimi me etërit dhe bijtë e muslimanëve dhe hebrenjve.”

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Filmi Besa, New York, shfaqet ne Queens

Filmi “Besa” shfaqet në Florida

March 13, 2016 by dgreca

Beqir SINA – New York/

Hebrejtë u mbrojtën me trimëri nga shqiptarët, një akt i pashembullt ky se si shqiptarët mbrojtën të hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. 
besa.png

  SARASOTA – FLORIDA : Filmi shqiptaro izraelitë  “Besa”, i cili flet për shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftë së Dytë Botërore, gjatë rrugëtimit nëpër festivale të ndryshme, në SHBA, pas New Yorkut, Los Angelos, Uashingtonit, Çikagos, Bostonit, Filadelfias, mbrriti këto ditë për të marrë pjesë edhe në  festivalin e filmit hebraik :”Jewish Film Festival of Sarasota-Manatee”, të Floridës, i cili nisi më 6 Mars dhe përfundoi ditën e diel më 13 Mars.
Me regji të Rachel Goslin, filmi flet mes të tjerash, për historinë e një shqiptari mysliman, të cilit i duhet të përmbushë premtimin ndaj një familjeje hebraike. Kjo është familja, që i ati e tij e ka strehuar gjatë luftës.
Producenti i filmit, Jason Williams ka thënë se ajo që e shtyu të bëjë një film të till, si filmi BESA- ka qenë rrefen ai një arsye e fortë, për t’u marrë me këtë dokumentar: “Filmi u bë shpjegon Williams, ngaqë ai ka një histori e cila është ndër ato historitë e jashtëzakonshme të cilën e di çdo shqiptar, por pjesa tjetër e botës nuk e ka dëgjuar kurrë. Është një ndër ato histori që duhet treguar, aq më tepër që është një histori e cila po harrohet.”
Një nga protagonistet e këtij filmi e mbijetuara e holokastit Johanna Newmann, tregon se ishte fare e vogël kur familja e saj mori  një vizë nga ambasada e Mbretit Zog në Berlin për të ardhur në Shqipëri, kohën kur Mbreti Zog urdhëroi të gjitha mabsadat shqiptare në Europë, të paisnin hebrenjët me pashaporta shqiptare me vizë për tu larguar. Familja, tregon ajo me një kthjelltësi nga mendja megjithse është e moshuar, mendonte se do të mund të udhëtonte nga Shqipëria për në Amerikë, por më 7 prill 1939 vendi u pushtua dhe ata u bllokuan dhe mbetën në Durrës.
Johanna, tregon në film se si familja u mbrojt nga shqiptarët. Por kur vendi u pushtua nga Gjermania, gjendja për hebrejtë në Shqipëri, thotë ajo u bë jashtëzakonisht e rrezikshme.
Personazhet e filmit tregojnë se :“Fakti është se jo vetëm populli shqiptar me bujari dhe trimëri shpëtoi hebrej gjatë luftës, por qeveria e tyre e asaj kohe bashkëpunoi me këta individë, që hebrejtë të mos kishin frikë se mund t’i dorëzonin tek gjermanët kur këta kishin pushtuar Shqipërinë. Pikërisht, ky bashkëpunim bëri të mundur që të gjithë ne të shpëtoheshim në Shqipëri.” tregon filmi Besa me producenti i filmit, Jason Williams dhe regji të Rachel Goslin.
Festivali i Filmit Hebraik, në Florida u zhvillua në bashkëpunim me organizatën e grave shqiptare në Amerikë, “Motrat Qiriazi” dhe Degën e Tampa Bay – Florida e Federatës PanShqiptare të Amerikës,VATRA, në bashkëpunim edhe me një qendër të komunitetit hebre në Sarasota Mantate – Florida.
  Në median sociale Facebook, Dega e Tampa Bay – Florida e Federatës PanShqiptare të Amerikës, njofton se Filmi Besa – The Promise, është shfaqur në Festivalin e Filmit të Hebrenjve, dhe aty është prezantua me krenari dhe dinjitet edhe Dr. Anna Kohen, një anëtare e një familje hebre, që ka pasur fatin të merret në mbrojtjen e shqiptarëve, ku ajo u rritë dhe u edukua si shqiptare .
Ky film-dokumentar, i cili përshkron vuajtjet e Hebrenjve gjatë Holocaustit, sikurse dhe mbrojtjen e paparë, që i bëri i gjithë populli Shqiptar pavaresisht besimeve të ndryshme fetare, thuhet se ishte pritur shumë mirë nga komuniteti shqiptarë në Florida.
Ata thonë se “ Kanë qenë shumë krenare për kulturën dhe traditat tona edhe pse një nga vendet më të vuajtura në Evropë , shqiptarët janë njohur për humanizmin dhe dashurinë, kodin e tyre Besën, i cili është nga më njerëzorët, duke vënë edhe jetën e tyre në rrezik për çdo njeri në nevojë, dhe u kërkon Besë”.
Në njoftim thuhet se spektatorët ishin edhe disa familjarë të atyre që mbijetuan krimet e asaj periudhe. “Të gjithë, të pranishmit u perlotuan në ato momente prekëse kur mesuan për Shqipërinë dhe traditat e shenjta shqiptare”, thuhet në njoftimin e Degës së Vatrës në Tampa Bay – Florida.
Të pranishmit, thuhet se me këtë rast përgëzuan përfaqesuesit e Vatrës në Tampa në fund të shfaqjes, duke shprehur atyre mirenjohje dhe respektin për të gjithë shqiptarët. Ngaqë, thonë ata historia na mëson që vetëm me dashuri dhe paqe mbijetohet çdo vështirësi, qoftë edhe si ajo e Holokaustit, ku humbën jetën mbi 6 milion hebrenjë.
Dihet se përgjatë Holokaustit Shqipëria, ishte i vetmi vend në Europë që mbrojti dhe strehoi të gjithë hebrenjtë që hynë në territorin e saj. Qindra familje shqiptare nga Shqipëria, dhe Kosova, janë njohur nga shteti i Izraelit dhe nga Yad Vashem, dhe u përzgjodhën për të marrë vlerësimin më të lartë, “Të drejtë midis popujve”.
  U deshën më shumë se 50 vjet, që ky akt i këtyre familjejeve të njihej dhe vlerësohej.
  Mbasi sistemi komunist e zbehu komunikimin dhe pavarësisht kontakteve, dhe kjo lidhje nuk vazhdoi gjatë. Ajo që bie në sy në shumë tituj gazetash ndërkombëtare, sot është fakti se  bëhet fjalë pavarësisht besimeve fetare, muslimane, katolike, ortodokse, e tjerë, ishin shqiptarët ata që strehuan dhe shpëtuan më shumë hebrenj në Shqipërinë e asaj kohe.
Besa_Poster.jpg

12075010_961312953953863_7379171502053239270_n.jpg

12804749_961308423954316_2218932072540941055_n.jpg

12801309_961311413954017_3278681349692975662_n.jpg

1914673_961904520561373_364378411028087921_n.jpg

12809649_961308430620982_358061568839862234_n.jpg

12832304_961311527287339_4017621604543904746_n.jpg

12814739_961311730620652_1744952781991959355_n.jpg

718_951612628257229_6293531754040399912_n.jpg

12832501_961308510620974_1130978820972574296_n.jpg

img_0477-e1390835871838.jpg

12802901_961308373954321_1984297350620675319_n.jpg

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Filmi Besa, ne Florida, shfaqet

Filmi Besa – Premtimi në Muzeun e Tolerancës, në Los Angeles më 5 maj!

April 20, 2013 by dgreca

Filmi Besa – Premtimi, është ai që nxjerrë në “shesh” ngjyrat e Shqipërisë, në një dokumentarë, që tregon rreth ngjarjeve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku as edhe një hebre nuk u dorzua ose u vra në Shqipëri./

 Nga BEQIR SINA, New York/

New York CITY : Muzeu i Tolerancës dhe Europës Juglindore, shkruajn gazetat e Los Angelos në California, se më datën më 5 maj 2013 do të hap Festivalin e Filmit për këtë vit, ku në ftesën që i bënë publikut amerikan, nuk “nguronë’ të nxjerri edhe të veçantat e këtij festivali. Organizatorët thonë në mediat lokale se ftojnë amerikanët për të parë kësaj radhe sipas tyre, edhe një shfaqje të veçantë të, filmit që po bënë “xhiron e botës” Besës: Premtimi! ” ditën e diel, më 5 maj, 2013 në orën 7:00 të mbrëmjes.
Në një përshkrim të shkurtër të Filmit dokumentar Besa – Premtimi, i cili do të shfaqet në Muzeun e Tolerancës, në Los Angeles më 5 maj 2013, thuhet se :” Historia kurrë nuk ka folur më parë( regjimi Enverian i burgosi disa famije shqiptare që patën strehuar Hebrejtë gjatë LDB, shembull është familja Biçaku e Cerrishtës në Librazhd) rreth individëve të guximshëm në Shqipërinë gjatë pushtimit nga nazistët që shpëtuan jetët e mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”

Sipas njoftimit të këtij filmi thuhet se :” dëshmuar nëpërmjet prizmit të dy burrat u bashkuan së bashku në një kërkim të shquar dhe të papritura: të cilat mbas 50 vjetëve i ka zbuluar një fotograf i njohur hebre-amerikan, fotografi që kishte i vendosur të regjistrojë trimërinë dhe dhembshuri të shqiptarëve.

Me këtë rast ai ka marrë si shembull vetëm një rast(mbasi janë, qindra familje shqiptare të krishterët dhe muslimanët shqiptarë, ata që shpëtuan hebrejtë), kur një mysliman-shqiptar pronar i një -dyqani lodërash në vendos për për t’i kthyer tri libra të çmuar një anëtarit të fundit të mbijetuar të familjes hebreje, të cilin babai i tij e kishte strehuar gjashtëdhjetë vjet më para. Takimi i tyre u vendos me një lëvizje të jashtëzakonshme dhe drama e papritur qe ura që lidhi brezat dhe fetë, mes shqiptarëve dhe hebrejve.

Zëri i Amerikës, pas shfaqjes në Washington në një nga mjediset e Kongresit amerikan, më 29 qershor 2010, kur u shfaq filmi dokumentar “Besa”, ceku faktin se ky është filmi ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjëve gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, kur këta përndiqeshin e vriteshin nga nazistët. Filmi Besa vazhdon të jetë një projekt i filluar vite më parë nga fotografi amerikan Norman H. Gershman, me titull God’s House (Shtëpia e Zotit). Filmi bazohet në të dhëna gojore, dokumenta e intervista me personazhë realë, shqiptarë a familje të cilët kishin shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai fillon me rrëfimin e Rexhep Hoxhës, lindur në Tiranë në vitin 1950. I ati, para se të vdiste i la atij amanet tre libra në gjuhën hebraike. Ato ishin të një familjeje hebreje që gjatë luftës ishte strehuar në shtëpinë e familjes Hoxha. Me ndihmën Gershmanit, Rexhepi zbulon historinë e panjohur të aktit të jashtëzakonshëm të të atit të tij; Besën e ndërthur me trimëri e sakrificë.

Sipas VOA-së, Filmi pastaj zgjerohet për të hyrë në thellësi të botës shpirtërore të protagonistëve dhe për t’i shpjeguar publikut të huaj se çfarë është Besa dhe përse shqiptarët mendojnë se ajo është pjesë e veçantë e kulturës së tyre. Edhe regjisori kryesor i filmit Jason Williams e pranon, se Besa është diçka e veçantë. Ai mendon se tre elementë shërbyen që shqiptarët të vepronin në mbrojtje të hebrenjëve; “E para ishte qeveria shqiptare gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore që hapi kufijtë për këta të ikur e të përndjekur; E dyta ishte roli pozitiv i klerikëve myslimanë, katolikë e ortodoksë që u bënin thirrje besimtarëve të ndihmonin e fshihnin hebrenjtë që kërkonin strehim; dhe së treti ishte fjala e dhënë, Besa ajo që i lidhte këta faktorë, duke krijuar të veçantën që mungonte në Evropë në atë periudhë.”

   Spas shtypit shqiptarë, pas shfaqjes në Washington në një nga mjediset e Kongresit amerikan, më 29 qershor 2010, kur u shfaq filmi dokumentar “Besa”, Kryeministri i Shqipërisë Berisha, ceku faktin se ky është filmi ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjëve gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore,

“Një ndër momentët më mbresëlënëse gjatë vizitës së kryeministrit Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila dy vjetë më parë ishte bërë në Muzeun e Memorialit të Holokaustit ku u prezantua filmi dokumentar “Besa”, një homazh për virtytet e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftë së II-të Botërore. Ky eveniment që zhvillohet për herë të parë në Uashington, vjen si akt vlerësues për kombin dhe virtytet fisnike të shqiptarëve, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.”

Producentja e dokumentarit “Besa”, Johana Neuman është një nga të mbijetuarat e Holokaustit, e cila u ndihmua nga një familje shqiptare për t’i shpëtuar terrorit nazist. Përmes emocionesh ajo përcolli mes 500 të pranishmëve,pas shfaqjes në Washington në një nga mjediset e Kongresit amerikan, më 29 qershor 2010, kur u shfaq filmi dokumentar “Besa”, ajo përcolli këtë rrëfim emocionues. “Populli shqiptar jetonte me një standard të lartë moral, “Besën”. Ne ishim të huaj që kishim nevojë për ndihmë. Për rrjedhojë kodi moral i tyre u diktonte se ata duhet të ndihmonin me çdo çmim. Në familjen që na shpëtoi ne, kishin 2 fëmijë të vegjël dhe ata e dinin çfarë po ndodhte dhe nuk i thanë shokëve të tyre që në familjen e tyre kishte hebrenj. Asnjëherë. Është e vështirë ta krahasosh këtë me një numër vendesh evropiane”, vuri në dukje Neuman. Njëkohësisht, në vazhdën e vlerësimeve mbi popullin shqiptar, ajo shtoi se “jam këtu sot dhe kam mundësi të flas për këtë popull të mrekullueshëm, se këta njerëz duke e ditur që ishim hebrenj na shpëtuan neve në shtëpitë e tyre. Nuk pati diferencë, ata u shpëtuan si nga myslimanët, ashtu dhe nga kristianët. Pa mirësinë dhe angazhimin e popullit shqiptar nuk do kisha mundësi t’iu flisja ju sot dhe të isha nëna e 4 fëmijëve dhe gjyshe e nipërve e mbesave”.

Filmit dokumentar Besa – Premtimi, i regjisorit kryesor Jason Williams është filmuar në Shqipëri, Bullgari, Izrael, dhe Shtetet e Bashkuara, filmi përmban rreth njëzet intervista me të mbijetuar dhe të shumë dëshmitarëve të tjerë. Dhe është shfaqur deri tanë në qytetet kryesore amerikane, si dhe në Europë, Angli, Belgjikë dhe Shqipëri.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 5 maj, Beqir Sina, Filmi Besa, ne Los Angeles

Filmi Besa përsëri në zonën e Uashingtonit

January 9, 2013 by dgreca

Nga Ilir Ikonomi/

Një film me titullin “Besa” që flet për shpëtimin e hebrejve nga shqiptarët gjatë Luftë së Dytë Botërore, u prit me emocione në Festivalin e Filmit Hebraik që po zhvillohet këto ditë në zonën e Uashingtonit. Filmi me regjisore Rachel Goslin, flet mes të tjerash, për historinë e një shqiptari mysliman, të cilit i duhet të përmbushë premtimin ndaj një familjeje hebraike. Kjo është familja, që i ati e tij e ka strehuar gjatë luftës. Kolegu ynë Ilir Ikonomi na sjell këtë kronikë.

Në një qendër të komunitetit hebre në Rockville pranë Uashingtonit, Festivali i Filmit Hebraik në bashkëpunim me organizatën ASHA, Akademia Shqiptaro-Amerikane, shfaqi dokumentarin Besa, që flet për një histori jo shumë të njohur në botë: shpëtimin e hebrejve nga shqiptarët gjatë Luftës.
Producenti i filmit, Jason Williams thotë se e shtyu një arsye e fortë për t’u marrë me këtë dokumentar:
“Filmi u bë sepse kjo është ndër ato historitë e jashtëzakonshme të cilën e di çdo shqiptar, por pjesa tjetër e botës nuk e ka dëgjuar kurrë. Është një ndër ato histori që duhet treguar, aq më tepër që është një histori e cila po harrohet.”
Johanna Newmann ishte fare e vogël kur familja e saj mori vizë nga ambasada e Mbretit Zog në Berlin për të ardhur në Shqipëri. Familja mendonte se do të mund të udhëtonte nga Shqipëria për në Amerikë, por më 7 prill 1939 vendi u pushtua dhe ata u bllokuan në Durrës.
Johanna tregon në film se si familja u mbrojt nga shqiptarët. Por kur vendi u pushtua nga Gjermania, gjendja për hebrejtë në Shqipëri u bë jashtëzakonisht e rrezikshme.
“Fakti është se jo vetëm populli shqiptar me bujari dhe trimëri shpëtoi hebrej gjatë luftës, por qeveria e tyre e asaj kohe bashkëpunoi me këta individë, që hebrejtë të mos kishin frikë se mund t’i dorëzonin tek gjermanët kur këta kishin pushtuar Shqipërinë. Pikërisht ky bashkëpunim bëri të mundur që të gjithë ne të shpëtoheshim në Shqipëri.”
Gilbert Galanxhi, ambasador i Shqipërisë në SHBA thotë se është hera e dytë që filmi shfaqet në zonën e Uashingtonit.
“Me kënaqësi vë re se akoma ka etje për ta parë filmin. Me kënaqësi vë re që një nga protagonistet kryesore të filmit, zonja Johanna Newmann është kaq aktive dhe kaq e pakursyer për të treguar historinë e shqiptarëve, një histori e vërtetë që vlen të tregohet, jo vetëm për atë që ka ndodhur vite e vite më parë por më tepër për t’u treguar brezave që vijnë se si mund të jetohet në harmoni, pavarësisht dallimeve fetare apo racore.”
Askush nuk u shpëton dot emocioneve pas shfaqjes. Geraldine Popa – Schechter është shqiptaro-amerikane, që i çmon shumë cilësitë e popullit shqiptar.
“Nuk mund t’jua shpreh dot se si ndihem. Sepse jo një apo dy por të gjithë shqiptarët vepruan ashtu. Ka shumë rëndësi që njerëzit ta dinë këtë. Unë jam shumë e afërt me njerëzit e mi, me fisin tim në Shqipëri. Prandaj, kur dëgjoj se sa bujarisht u sollën këta njerëz, kjo ka një kuptim të madh për mua dhe për bashkëshortin tim, i cili nuk është shqiptar. Dëshiroj që edhe fëmijët e mi ta shohin këtë film.”

Bledar Prifti është president i organizatës ASHA.

“Njëri nga misionet që ka Akademia Shqiptaro-Amerikane është pasurimi i jetës kulturore dhe mbajtja e traditave dhe e gjuhës shqipe këtu në Shtetet e Bashkuara. Ne do të dëshironim që kjo histori kaq humane të kishte një prezantim edhe këtu në SHBA, prandaj Bordi i Akademisë Shqiptaro-Amerikane në bashkëpunim me kompaninë prodhuese të filmit ka sponsorizuar sot këtë aktivitet, me shpresën që ajo pjesë e historisë së shqiptarëve të bëhet e njohur sa më mirë edhe këtu.”
Genta Arovas: “Mu bë qejfi. Unë jam e shoqëruar me disa miq amerikanë që janë me origjinë hebraike dhe i solla të tërë në film. U la mbresa shumë të mira dhe është një nga filmat e paktë që nxjerr karakterin e vërtetë të shqiptarëve. Në botë Besa nuk është e njohur shumë, por është cilësi shumë e mirë e karakterit.”
Një nga protagonistët e filmit është Rifat Hoxha, i cili është i vendosur të shkojë në Izrael për t’i dorëzuar tre libra familjes hebraike që i ati i tij strehoi gjatë luftës.
Lirim Mezini: “Veçanërisht zoti Rexhep. E kam njohur dikur, por nuk e dija që ishte kaq këmbëngulës. Ai është shqiptar dhe shqiptarët janë këmbëngulës në mbajtjen e besës. Por Rexhepi dallon nga ata, tani që e pamë edhe në film.”
Artur Elezi, Profesor i Asociuar, Universiteti Amerikan: “Është mjaft për t’u admiruar dhe mendoj se edhe në këto kohëra ne duhet t’i kthejmë sytë mbrapa dhe të shikojmë anët e mira të kombit tonë, siç riafirmohen edhe në këtë film.”
Sipas statistikave, Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që pati një numër më të madh hebrejsh në mbarim të luftës se sa në fillim të saj, një histori pozitive që shumë njerëz mendojnë se vlen të bëhet më e njohur.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ambasador galanxhi, Filmi Besa, Ilir Ikonomi

Artikujt e fundit

  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA
  • Kosova’s 15th Anniversary of Independence Celebration
  • PAL ËNGJËLLI, KRYEIPESHKËV I DURRËSIT I SHKRUAN GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT – PRINCIT TË EPIROTËVE PËR FILLIMIN E LUFTËS KUNDËR SULLTANIT OSMAN – MEHMETIT TË II-TË
  • In Memoriam Presidenti Woodrow Wilson

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT