• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gratë Shqiptare së bashku festuan 7 dhe 8 Marsin ditën e gruas, dhe mësuesit në Nju Jork

March 8, 2016 by dgreca

Lisa Milicaj dhe Jacquiline Kapaj – Viera, u nderuan me çmimin e vitit ” Gruaja e Vitit “, dhe çmimin “ Mësuesia e Vitit”, nga Organizata e Gruas Shqiptare ne Amerike – “Motrat Qiriazi “ me rastin e Ditës së Gruas – 8 Marsin dhe 7 Marsin Ditës së Mësuesit./
Nga Beqir SINA/
MIDTOWN NYC : 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila festohet nëpërmjet aktiviteteve të shumta, nga gratë shqiptare në SHBA, me një mbrëmje mjaft të bukur Gala, ku për çdo vjet organizatatat dhe shoqatat e grave në Amerikë, gjejnë rastin të vlerësoin edhe suksesin , kontributin e këtyre zonjave shqiptare në SHBA, për arritjet e tyre.
    Në këtë mënyrë,  ato duke festuar së bashku me mbrëmje Gala, me familjet, dhe shoqet e tyre në disa qytete kryesore në SHBA, gratë shqiptare, e kanë zgjedhur këtë festë , për t’a bërë atë si një simbol të veçantë, për të gjitha nënat dhe vajzat, motrat dhe gratë shqiptare, të cilat në këtë ditë ndihen më të privilegjuara, të gëzuara dhe të lumtura së bashku.
    Kurse, duke shfrytëzuar këtë festë, e cila është nga më të bukurat e grave , këtu në Amerikë, Organizata e Gruas Shqiptare, “Motrat Qiriazi, në New York, me Presidente Dr. Anna Kohen, ndau dhe çmimet e nderit për vitin 2016, për znj. Lisa Milicaj dhe znj. Jacquiline Kapaj – Viera, të cilat u nderuan me çmimin e vitit “Women of the Year – Gruaja e Vitit – 2016”, dhe çmimin “Teacher of the Year – Mësuesia e Vitit 2016”, me rastin e festës Dita e Gruas – 8 Marsi dhe 7 Marsi Dita e Mësuesit.
   Çmimin “Gruaja e Vitit” më parë e kanë marrë – Vera Mjeku, – (2014)-Meri Kirka (2013)-Anila Coniku  (2012) –  Lidja Ujkaj(2011) – Angelina Nika (2010) – Donika Bardha (2008) – Albana Melyshi – Lifshin (2007) – Jane Christos  (2006) – Albana Orgocka(2005) – Nora Parpaniku(2004) – Rita Salihu I(2003) –Rose Dosti (2002) – Rose Black(2001)
 Gratë fituese të vlersimeve përkatëse, mbrëmë morën edhe nga një çertifikat mirënjohje, nga një Medalje të kristaltë gedhendur me motivacion, si dhe buqeta me lule të freskta, e plot dhurata e urime të dashura nga fëmijët, prindërit, bashkëshortët, dhe shoqet e tyre, në shenjë mirënjohje, dashurie, dhe respekti.
Gratë fituese mbasi faleminderuan për vlerësimin mbajtën edhe nga një fjalim rasti emocionues.
Festa e 8 Marsit në mbrëmjen Gala, organizuar nga “Motrtat Qiriazi” në restorantin Arno në zemër të qytetit të New Yorkut, u hap më “Kengën e Nënës’ kënduar nga këgëtaria e talentuar Dea Elezaj. Ndërsa argëtoi pjesëmarrëset e shumta në numër, me muzikë të zgjedhur nga të gjitha trevat DJ Tico.
Të ftuar special të kësaj mbrëmje Gala – darkën festive, të 5 Marsit 2016, ishte zonja Ambasadore e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber, i Ngarkuari me punë në Konsullatën e Përgjithshme në Nju Jork ztr. Ylber Kryeziu, Asambleisti Mark Gjonaj, Miss New York – USA 2016, Serena Buçaj, veprimtari Harry Bajraktari, Z. dhe Znj Lou dhe Linda Foundos.
Hapjen dhe moderimin e kësaj feste të bukur dhe të dashur të grave, nga Arta Qyqalla. Kurse, fjalën e mirëseardhjes,  duke ua uruar edhe festën ngrohtësisht e bëri Dr. Anna Kohen, Presidente e AAWO
Presidentja e kësaj organizate, u dha një faleminderim special dhe mirënjohje të veçantë të gjtha grave anëtare në Bordin AAWO dhe vullnetarëve për punën e tyre vullnetare, duke vlerësuar kështu kontributet dhe përkushtimin e tyre, ndaj misionit AAWO-s, dhe organizimin e kësaj feste shumë  të dashur dhe të bukur, që vetëm gratë shqiptare dinë t’a bëjnë të tillë, larg politikës, fjalimeve të gjata, mburrëse dhe me super-vetëlavdata.
Gjithashtu, Dr. Kohen, ka faleminderuar me këtë rast edhe të gjithë ata që dhuruan dhuratat e festës së 8 Marsit, për lojën shpërblyese : zonjat Beti Beno, Esq., Shpresa Xhakli, Eugena Bajrami, Loreta Stamo, Agathia Luka, Ariana Elezaj, Dr. Klodiana Margariti, Eva Burnazi, Albana Konci, Tess Fejzulla, Drita Shkurti, Bojkena Selmanaj, Mira Herri, Anna Marku Walsh, Keti Dervishi
Organizata e gruas AAWO, tha Kohen, i dha me rastin e festës, edhe mbështetjen e saj financiare, në përpjkejen e tij, Assemblymanit Mark Gjonaj, për të hapur Qendrën e Komunitetit shqiptar dhe Shkollën e rregullt të gjuhës shqipe në Bronx.
Mirënjohje e veçantë, zonja Kohen, adresojë edhe për Fr. Nathan Preston dhe kishën ortodokse shqiptare në Queens – NYC,  St. Nicholas Churche, për mbështetjen e tyre ndaj misionit tonë, tha ajo.
“Për mbi 20 vjet, Organizata e Grave Shqiptaro – Amerikane Motrat Qiriazi – AAWO, tha presidentja Kohen, – ka qenë duke i bërë gratë shqiptare këtu në Shtetet e Bashkuara, të ken mjetet dhe mundësi për sukses përmes komunitetit, dhembshuri dhe shpresë” tha ajo.
Në fund të fjalës së saj Dr. Kohen, ftoj të gjitha gratë, për të hapur zemrat e tyre në këtë mbrëmje të dashur dhe të bukur,  të bashkohen me AAWO, në nderimin e këtyre dy grave,  që ajo i quajti të jashtëzakonshme, Lisa Milicaj dhe Jacqueline Kapaj Vieira,
Nderuar, me motivacionin :” Për kontributin e tyre të pabesueshme për komunitetin tonë, dhe për forcën e tyre të karakterit. Ato mund të vazhdojnë të jenë një burim frymëzimi për të gjithë gratë shqiptare në SHBA”.
Festën e grave 8 Marsin e përshëndetën me fjalime rasti edhe anëtaret e bordit AAWO, Loreta Stamo & Eva Burnazi, e nderuara ambasadore Floreta Luli-Faber, Ambasadore Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, i nderuar Ylber Kryeziu, Zëvendës Shef në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York, Asamblesiti Mark Gjonja, dhe Miss New York, USA 2016, Serena Buçaj, si dhe Nicholeta e bija e fitueses së çmimit “Gruaja e Vitit – 2016”, Lisa Milicaj.
Me këtë rast kjo organizatë organizoi edhe një lotari – shpërblyese, nga Tess Fejzulla dhe Elona Shehu, me të ardhurat e të cilës, ato thanë se do të përfitojnë fëmijët e Fondit AAWO.
 Lisa Milicaj dhe Jacquiline Kapaj – Viera, të cilat ishin zgjedhur për këtë vit fituese të çmimit të vitit “Women of the Year – Gruaja e Vitit – 2016”, dhe çmimin “Teacher of the Year – Mësuesia e Vitit 2016”, nga Organizata e Gruas Shqiptare në Amerike – “Motrat Qiriazi “, në New York, përshëndetën dhe faleminderuan organizatën e gruas AAWO, dhe të gjitha gratë pjesmarrëse, me nga një fjalim përshëndetës.
Znj. Lisa Milicaj- e cila mbajti një fjalim tepër emocionues, dhe inspirues e inkurajues, për të gjitha gratë shqiptare, tha ndër të tjera, se :”Çmimet e ofruara nga kjo organizatë, për atë kanë një kuptim të vërtetë dhe, të veçantë. Për shkak se gratë shqiptare, tha ajo nga pikëpamja kulturore në kombësinë tonë kanë pasur pengesa të jashtëzakonshme për të kapërcyer dhe për të arritur atë që ata kanë për shkak të jetës së zgjedhur dhe rrugën tashmë të diktuar atyre, nga mentailteti dhe kultura patriarkale. shqiptare edhe këtu në SHBA“
Andaj, Milicaj, gjeti rastin të përgëzoj në këtë mbrëmje Gala, me rastin e Ditës së Gruas, çdo grua në këtë vend për suksesin e tyre, dhe inukrajojë ato.
“Unë, tha ajo duhet të jemë krejtësisht e sinqertë, mbasi, unë kam qenë e ngacmuar shpirtërisht në lidhje me marrjen e emërimit, Gruaja e Vitit, por, jo për çmimin, kjo është për shkak se unë isha duke marrë një mundësi për të ndarë, me të gjitha ju gratë, një mesazh. Pra, me të gjithë ju, sepse ndonjëherë edhe me dy fjalë në një mesazh ne gratë mund të ndryshojmë çdo gjë.”
 Sonte, u shpreh Milicaj, ndër të tjera, mendojë me këtë marrje çmimi dhe këtë fjalë përshëndetëse, unë do të japë një mesazh shprese dhe vendosmërie për të gjitha gratë shqiptare.
 
  Znj. Jacquiline Kapaj – Viera, e cila i përket brezit të atyre fëmijëve, që familjet e tyre vuajtën rëndē, regjimin komunist, në Shqipëri, në fjalën e saj tha se ajo ishte e përulur, e nderuar, dhe në të njëjtën kohë e perveligjuar për të marrë çmimin e “Mësues i Vitit”.
Me ketë rast Kapaj -Viera, do të shprehte edhe një faleminderim të përzemërt për Organizatën e Grave Shqiptaro-Amerikane, për këtë nder të mrekullueshm, siç e quajti ajo.
Më tej ajo tha “Besnikëria juaj dhe besimi në mua është një pasuri e madhe në administrimin e punës sime si edukator dhe si President i Shoqatës Edukatorëve Shqiptaro-Amerikane. Sot unë ju falënderoj me fjalë, pasi sot, unë shpresoj për të përkthyer vlerësimin tim në vepra dhe sjellje, kultur e traditë të gruas shqiptare”’.
 Me këtë  rast ajo përgëzoj gjithashtu edhe vlerësimin e Lisa Milicaj për çmimin për Gratë e Vitit. “E njihija se si Lisa si një vajzë e vogël shumë vite më parë, u rritë dhe u bë e suksesshme, dhe kjo më jep gëzim për të dëshmuar për gratë e zgjuara, të përkushtuara dhe të bukura, që ajo ka bërë. Pra, urime Lisa!” tha znj. Jacquiline Kapaj – Viera, e cila u nderua me çmimin e “Mësues i Vitit”.
Çmim që tha ajo e kishte të pranuar në emër të të gjithë mësuesve, për punën e  madhe dhe të pabesueshme gjatë gjithë viteve, dhe të gjithë mësuesit.
“Mendoj se çmimi Mësuesi i Vitit, është mësuesi më i mirë për ne të gjithë, mësuesit, që unë kam mësuar shumë prej edukatorëve më të mira, që janë në komunitetin tonë. Megjithatë, unë mund të jem sot këtu, si një simbol i këtyre shpirtrave, të qetë punëtor të cilët kalojnë jetën e tyre duke shërbyer në çdo klasë, në çdo shkollë, për çdo ditë, për të mirën e të gjithë fëmijëve me të cilët jemi çdo ditē dhe ata na kanë  besuar që ne ti mësojmë dhe edukujomë ata”.
Duke vlerësuar rolin e mësuesve në komunitet , ajo tha se si mësuese dhe administratore e shkollës, ndihem me fat që i përkasim një grupi të veçantë të njerëzve të cilët mund të ndikojnë dhe të kultivojnë një shoqëri të edukuar dhe të suksesshme.
“Mësuesit, tha ajo jo vetëm të kultivojnë njohuri, por janë edhe shumë të frymëzuar, të udhëhequr për të mbështetur fëmijët të bëhen individë produktive në shoqërinë tonë. Mësuesit ndihmojnë nxënësit e tyre për të zhvilluar një pasion dhe dashuri për të mësuarit e vazhdueshëm që tejkalon përtej aspektet e klasës”.
Më në fund znj. Jacquiline Kapaj – Viera, fituese e çmimit Mësuesja e Vitit 2016, u kjutojë grave shqiptare se “Trashëgimia jonë shqiptare mishëron besimet fortë në besnikëri, bujarisë dhe mikpritjes dhe këto vlera janë thelbi i punës tonë si edukatorë, këtu në komunitet”
Çmimet ua dorzuan fituesve, znj. Beti Beno Esq. AAWO Vice President & Dr. Anna Kohen, Presidente, dhe anëtaret e Bordit, zonjat Loreta Stamo dhe Eva Burnazi, duke lexuar dhe begraundin e fituesve.
Ato lexuan motivacionin me të cilën u nderuan kësaj rradhe këto dy zonja dhe e vlersuan këtë një çmim nderi, dhe dinjitoz, i cili ju ndahet disa nga grave shqiptare, zgjedhur nga kjo organizatë, që kan arritje, dhe nga më të suksesshmet në komunitet, për çdo vit.
Shqiptaro-amerikanja Lisa Milicaj – fituesia e çmimit për vitin 2016, 
Ajo ka qen këshilltarja bashkiake në kantonin Pleasant Valle – Plisënt Valley, të New York-ut, dhe është një nga figurat femërore më të spikatura të diasporës në SHBA, këto vitet e fundit.
Ndërkohë, ajo është e kudogjendur në aktivitetet që zhvillon diaspora jonë në SHBA.
Ajo është edhe një prej fituesve të vlerësimit në projektin “Albanian American Success Story”, një libër prestigjoz ky që përfshiu 150 shqiptarët më të suksesshëm në SHBA, për vitin 2014.
Lisa, vitin e kaluar nga organizata Rrënjët Shqiptare, u shpall “Grand Marshall” i Paradës 2015 në New York.
Bukuri shqiptare e shkolluar dhe e kultivuar në vendin e lirisë, ajo është e suksesshme dhe natyrisht krenari për komunitetin shqiptarë, thekson shtypi shqiptarë.
Afaristja e suksesshme, dhe ish- Këshilltarja bashkiake është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova dhe ka bërë histori duke qenë një nga gratë e rralla shqiptare të përfshira në politikën amerikane.
Ajo ka biznesin e saj të suksesshëm, një agjensi sigurimesh në pronat e patundshme, të cilën e drejton vetë prej disa viteve me shumë sukses në postin e Presidentes, e cila quhet “First Insurance Agency Inc”.
Prindërit e Lizës erdhën në SHBA rreth 45 vjet më parë, po ndonëse e lindur këtu, Lisa flet shqip dhe është aktiviste e njohur në komunitet.
Kurse, Jacqueline Kapaj-Vieira – është mësuese e dalluar në New York. 
Ajo së bashku me disa mësuese shqiptare në komunitet, ka themeluar edhe Shoqatën e Edukatorve-Mësueseve Shqiptare – Albanian American Educators Association – për të lehtësuar rrjetëzimin midis arsimtarëve, profesorëve, kunsolureve dhe udhëzesve me prejardhje shqiptare në fushën e arsimit.
Ajo ka thënë për shtypin lokal se “Mendova se do të ishte mirë që të përpiqemi për të formuar një komunitet, ku ne mund të vijmë së bashku, të gjitha mësimdhënset shqiptare në New York, që të ndajnë informacione, në rrjetin tonë dhe mbajmë gjallë trashëgiminë tonë, shqiptare”, thotë Kapaj-Vieira. Duke shtuar se :”Qëllimi, i kësaj organizate të mësuesve shqiptare në Nju Jork,  është për të krijuar një rrjet profesional për edukatorët shqiptaro-amerikan dhe për të ndarë njohuritë arsimore, për të ndihmuar studentët dhe për të arritur sukses,  të punojmë së bashku për të krijuar një mjedis për mbështetje profesionale dhe sociale”, shprehet Kapaj-Vieira.
Jacqueline Kapaj-Vieira, punon si një drejtore asistent në Akademinë e Lidershipit në Fordham për Biznes dhe Teknologji.
Ajo është veterane e arsimit në Nju Jork, mbasi ka mbi 25 vjet në mësimdhënie.
Kjo organizatë me çmimet e vitit “- Gruaja e Vitit “, ndanë edhe dy çmime tjera; “- Nëna e Vitit” dhe çmimin “ – Mësuesia e Vitit”, ku në këtë festë për çdo vjet vlerëson suksesin , kontributin e këtyre zonjave shqiptare në SHBA, sidomos ato në integrimin në shoqërinë Amerikane, shoqërinë dhe familjet e tyre.
Doktoresh Ana Kohen – e cila është edhe Presidente e Organizatës së Gruas Shqiptare në Amerike – “Motrat Qiriazi “, në mesazhin e saj – thotë “Ne shpresojmë që të jetë porta e hapur që do të hapë rrugën për suksesin tuaj. Së bashku jemi më të forta, më të frymëzuara, dhe më efektive. Ne shohim vetëm përpara për të punuar me ju.”
Në SHBA, Dita e Gruas, për gratë shqiptare po shërben jo vetëm për ti bere se bashku grate pa dallim feje, krahine , kulture, dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar,  gëzuar e festuar së bashku me njëra tjetrën lumturinë e tyre familjare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Anna Kohen, Beqir Sina, Jacquiline Kapaj - Viera, Lisa Milicaj, Motrat Qiriazi

Të paidentifikuarit” – Përgjegjësia përkrime lufte

March 7, 2016 by dgreca

(Një drejtësi e vonuar, një drejtësi e mohuar… është në pritje….)/
Nga Violeta MIRAKAJ/
Ditën e enjte , mbasdite me 3 Mars 2016 . në 1539 Longworth House Office Building, Washington D.C. u promovua filmi dokumentar : –  “The Unidentified” :– Përgjegjësia për krime lufte.  Çfaqja e këtij filmi dokumentar ështe realizuar prej rrjetit të gazetarisë ivestigative BIRN‘s, organizuar nga komisioni Tom Lantos – shqyrtimi i të drejtave të njeriut.
“Të Paidentifikuarit” heton disa prej krimeve më të egra,të rënda dhe tëpazgjidhshme deri tani, tregon dëshmi nga civil shqiptarë, jep skenat makabre që kanë përjetuar në këtë kohë kosovarët, kanë përjetuar në trojet e tyre. Sekuencat e filmit – dokumentar na çojnë në disa fshatra rreth Pejes, ku u vranë më shumë se 180 shqiptarë të cilët u masakruan në mënyrën mëbarbare nga paraushtarakët e ushtrisë Serbe, të urdhëruar nga shteti. Trupat e masakruar ose i dogjën ose u zhvendosën, dhe një pjesë e tyre u gjendëndy vjet më vonë në disa qendra të trajnimit policor në Serbi. Skenat e këtijfilmi– dokumentar, të ngjethnin dhe të dukej se po kalonim solsticin e dimrit, një natë të gjatë dimri….
Dokumentari për krimet ne Kosovë ishte si rezultat i punes dyvjeçare të njëgazetareje nga Serbia, Marija Ristic. Ajo ka mundur të mbledhë dëshmi tëparaushtarakëve serbë, të cilët kanë marrë pjesë në krime gjatë konfliktit nëKosovë ne vitin 1999. Skenat dëshmuese të krimit në këtë vend vijnë njera pas tjetrës, pavarësisht arësyes përse kanë dëshmuar, të bën përshtypjedëshmia e disa paraushtarakëve kriminel, gjë që fakton natyrën çnjerëzore tëngjarjeve të vitit 1999, në Kosovë, si dhe ata nuk kanë qenë vetëm, po kanëqenë të shumtë, të cilët jetojnë të qetë dhe të patrazuar…
Pas dhënies së filmit – dokumentar pati pyetje dhe diskutime nga tëpranishmit, të cilët ishin nga kombësi të ndryshme. Midis të tjerave, Marije Ristic thekson se ajo ka bëre një film për kriminelet që bënë krimet dhe ende shetisin të lirë, për krimin në Kosovë. Një ndër të pranishmet, e cila padyshim që nuk mund të mungonte në këtë event, ishte Vlora Çitaku,Ambasadore e Republikes së Kosovës në U.S.A ; midis të tjerave kërkon t’u kujtojë të pranishmëve dhe të gjithëve se krimet u bënë nga të gjithë palët epërfshirë në këtë luftë, por ekziston një ndryshim i madh mes krimeve tënxitura nga shteti dhe akteve individuale. Ajo që kishim në rastin e Serbisëishte një krim i mbështetur nga shteti jo vetëm në Kosovë, por edhe nëBosnje e Kroaci , dhe ishte  po e njejta infrakturë institucionale, e njejta udhëheqje.etj.. Diane Orentlicher, Profesore e të drejtës Ndërkombëtare teUniversiteti Amerkan, bëri një përshkrim si dhe theksoi  luftën kundër krimit dhe krimineleve
Fatos Bytyqi, dëshmon për tragjedin personale familjare, se në këtëraprazalje ka humbur tre vëllezer, Ylli, Mehmeti dhe Agron Bytyqi; secili ka qenë qytetar amerkan. Ata janë ekzekutuar dhe hedhur në një varr masiv nëKorrik 1999.  Për vite me rradhë, ai së bashku me vellain e tij, Ilirin, për 17 viteme rradhë kanë avokuar për drejtësin e vëllezërve të tyre. Pra një drejtësi e vonuar, një drejtësi e mohuar… është në pritje
Ariton Ismaili, banues ne Uashington shprehet se dhe ai ka humbur disa pjesëtarë të familjes në këtë barbarizëm,edhe se në të gjithë botën  ndodhin krime, krime ka kudo, por më vjen mirë që dikush ngrihet dhe ngul këmbë qëkëto krime dhe të tjera  duhen të denohen, pavarësisht se ku ndodhen ,e sado larg janë….Nuk ishin gjëra dosido, por shume të rënda …tragjike.
Ky film – dokumentar si dhe nga bashkebisedimi midis te pranishmeve, ne Longworth House Office Building, theksohet se krimi, dhe veçanërisht krimi shtetëror duhet ndëshkuar. Por duhet të nënvizojmë dhe një herë thënien e Ismail Kadares, shkrimtarit tonë të shquar se: “ Bota do t’i vlerësojëshqiptarët aq sa Shqiptarët vlerësojne veten.”

Filed Under: Komunitet Tagged With: drejtesi e vonuar, te paidentifikuarit, Violeta Mirakaj

EPOPEJA E UÇK-së PERKUJTOHET TEK VELLEZERIT BYTYQI NE YONKERS, NY

March 7, 2016 by dgreca

18-vjetori i Epopesë të UÇK-së, ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, veprimtar të komunitetit bënë homazhe pranë varreve të Tre Vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agronit dhe Mehmet Bytyqit, dhe vendosën kurora me lule /

Nga Beqir SINA/

YONKERS NY : Manifestimi në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, këtë të dielë nën organizimin e ish luftëtarve të Batalionit Atlantiku nga SHBA, u shënua edhe në Yonkers New York, me një ceremoni përkujtimore në varrezat e tre vëllezërve Bytyqi, Agron, Ylli e Mehmet.

Më datën 6 Mars 2016, ditën e dielë, ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, veprimtar të komunitetit shqiptaro-amerikan, përfaqësues të Republikës së Kosovës, në Washington dhe New York, u mblodhën së bashku – për të përmbyllur aktivitetet tre ditore 5-6-7, Marsin, në nderim, të Epopesë së UÇK-së.
Shoqata “Atlantiku” me bashkësponzorët e këtij manifestimi nderues, babai dhe nëna, vëllezërit, dhe anëtarët e tjerë, të Tre Vëllezërve Bytyqi, të vrarë 18 vjetë më parë , barbarisht nga forcat serbe, ambasada e Kosovës në Washington, dhe Konsullata e saj në New York, vendosën kurora me lule të freskta, dhe folën duke sjell kujtim të tyre, dhe përkujtuar me këtë rast rënjen heroike të Dëshmorëve Bytyqi, tre vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit,

Në këtë manifestim morën pjesë dhjetra vetë, Asambleisti i New Yorkut zoti Mark Gjonaj, Kryetari i Shoqatës Atlantiku, Gani Shehu, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, Ambasadoria Vlora Çitaku, Atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës Gjeneral Xhavit Gashi – Konsulli i Kosovës në New York, Ylber Kryeziu, dhe Fatmir Zajmi,Ish-i burgosuri politik, dhe ish ushtarë i UÇK-së, Ali Lajçi, Kryetari i ASHASH, profesor Skënder Kodra, si dhe veprimtarë të tjer të komunitetit, mbështetës të pa kursyer të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Kenektiket dhe New Jersey, dhe anëtar të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Aktiviteti në shënimin e 18-vjetorit të Epopesë të UÇK-së, vazhdojë me homazhet pranë varreve të Tre Vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agronit dhe Mehmet Bytyqit .

Manifestimi për Epopenë e UÇK-së, që konsiderohet ngjarja më e ndritur e historisë sonë më të re, u mbyllë me një koktejl në mjediset e Hotelit Royal Regency, vendin ku 17 vjetë më parë, do të nisej për të luftuar në Kosovë, për lirinë dhe çlirimin e saj Batalioni Atlantiku, me luftëtarët shqiptarë nga Amerika

Ish komandanti i UÇK-së në Junik dhe më vonë komandant i Batalionit Atlantiku, z. Gani Shehu, me rastin e Epopesë së UÇK-së, i cili së bashku me anëtarët e tjerë të Shoqatës Atlantiku, dhe ish luftëtarin e Batalionit Atlantiku, Adrian Grajçevci ishi organizatorët e kësaj veprimtarie, foli në emër të organizatorit.

“Ne jemi tubuar këtu para 3 lapidarve të tre dëshmorve, tre vëllezërve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, për të nderuar veprën e tyre, sakrificën dhe gjakun e tyre” tha ai ndërsa shtoi se “ ne sot po ashtu nderojmë të gjithë dëshmorët e kombit, ata që dhanë gjithë çka që patën, pra edhe jetën e tyre, për lirinë e Kosovës”.

Ndërsa, ai kujtojë 5,6,7 marsin e vitit 1998, Shehu, tha se ai ishte muaji i atij viti, i cili ndryshoi edhe historinë e Kosovës dhe shqiptarëve me daljen në skenë të UÇK-së, të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, dhe Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, sepse pikërisht ato ditë, në Prekaz të Drenicës, ndodhi edhe kthesa e madhe historike, kujtojë Shehu..

“Me rënjen e Komandatit legjendar, të UÇK-ës, dhe familjes së tij, rradhët e UÇK-së, tha Shehu, po shtoheshin ditat ditës, mijëra djem dhe vajza, nga Kosova, Shqipëria, dhe gjitha tokat shqiptare, dhe, diaspora, iu bashkuan radhëve të saj për të luftuar për lirinë e Kosovës. Radhëve të ushtrisë së lavdishme çlirimtare, të Kosovës, ju bashkua edhe Batalioni Atlantiku nga SHBA, që dha edhe këta tre dëshmorë , tre vëllezërit Bytyçi, për të mos vdekur kurrë dhe ne i kujtojmë sot”

Ne ishim ata që bemë diçka, tha në fjalën e saj Ambasadoria e Republikës së Kosovës në Washington – Vlora Çitaku, ndërsa, për një moment, një pikë loti i rrëshqiti, ajo shtoi por ju ishit ata që dhatë gjithçka, dhatë tre fëmijë – tre dëshmorë të Kosovës.

“Me shpirt dhe me mendje çdo ditë, tha ajo ky vend është vend nga ku ne të gjithë frymëzohemi për të punuar edhe më shumë dhe për të jetësuar Kosovën, atë për të cilën, djemtë e juaj kan ra dëshmor. Amaneti i tyre dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nuk është realizuar plotësisht, por ne të gjallët i sigurojmë do të punojmë pa u kursyer që të realizojmë edhe amanetin e të gjithë të rënëve”.

Ish gazetari Zerit të Amerikës, Gjekë Gjonleka, njeri prej atyre, që ka mbajtur fjalimin kryesorë në këtë vend,18 vjetë më parë, prej ku u nisën ushtarët e Batalionit Atlantiku, përfshirë këta tre dëshmor, tre vëllezër , Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, tha se “Kur, kujtojmë këtë familje, natyrishtë se kujtojmë edhe ato çfarë kjo familja na dha, për çlirimin e Kosovës. Pra, këta tre dëshmor, të cilët na drithëruan zemrën – kur u sollën tre arkivolat me trupat e tyre, të cilët ranë mekanisht në dhe, në këto tre varre në këtë vend, që duhet të kthehen në një vend pelegrinazhi, për të gjithë ne shqiptarët. Mbasi tani këto tre varre, janë varret më të nderuara, janë varre heroike, janë legjendare, se janë në tokën e SHBA e tre shtetasve amerikanē”

Duke paralelizuar vrasjen e tre vëllezërve ushtarë amerikanë në Luftën e Parë Botërore, Gjonlekaj, e quajti këtë rastin e dytë në historinë e SHBA, këtë të tre vëllezërve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikanë të ekzekutuar në Serbi, si rastet më te veçanta dhe që ngelen në histori.

“Historia e kësaj familje, tha Gjonlekaj, është shumë më shumë se sa e dimë ne. Ajo është një nga historitë më të shkëlqyeshme të shqiptarëve të Amerikës. Sepse, me shkue tre vëllazër të lindur në Amerikë, dhe për të luftuar për vendin e tyre, dhe, të vriten për Kosovën, është histori. Andaj kjo familje, sot është familja më e nderuar, kurdo herë, nga ne të gjithë shqiptarët ” tha ai.

Aktori Shaban Lajçi dhe rapsodi popullor Tom Gjergji, recituan, një poezi, të përshtatura për luftën e Kosovës, dhe tre vellëzërit Bytyçi, Agron Ylli dhe Mehmet Bytyçi, duke vendosur nga një plisë të bardhë në tre lapidarët.

Në fund në emër të familjes Bytyçi, babai i tre vëllezërve dëshmorë, Ahmet Bytyqi falenderoi në emër të familjes së tij të gjithë të pranishmit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Epopeja UCK, Gani Shehu, velelzerit Bytyqi

SHKOLLA SHQIPE NE ASTORIA MBUSHI NJE VIT

March 6, 2016 by dgreca

Një vit më parë, me rastin e Festës së Mësuesit, në Astoria të Queens-it, NY, u hap e para Shkollë Shqipe, një klasë me fëmijë të bashkatdhetarëve që jetojnë në këtë zonë. Inisiator ishte bashkatdhetari Kristaq Papa. Inisiativa e tij u konkretizua nga Familja e Kristaq Fotos, që vuri në dispozicion një nga mjediset pranë Kafesë ”Kuq e Zi”, pronë e kësaj familjeje patriotike.

Në kronikën përcjellëse Gazeta Dielli shkroi me 7 Mars 2015:” Sot në ditën e Festës Kombëtare të Mësuesit, në Astoria- Queens, New York, u cel e para shkollë shqipe në historinë 150 vjecare të komunitetit shqiptar të Amerikës. Shkolla shqipe janë hapë, mbyllë, e rihapë, në shumë shtete e qytete të Amerikës, përgjatë një shekulli. Përmendim shkollat në Boston, që më 1911, shkollat e New York-ut, Chikagos, Ohios, Detroitit, por në Astoria, një zonë e dominuar nga komuniteti grek, nuk ka pasë shkollë shqipe.

Një grup shqiptarësh që jetojnë në Astoria, Nju Jork, me në krye Kristaq Papën, ndihmuar nga Kristaq Foto, që lëshoi mjedisin për klasën e parë pranë Kafesë”Kuq e Zi” , dhe një grup aktivistësh shqiptar, që dhanë mbështetjen e duhur, zgjodhën Festën e Mësuesit për ta celë shkollën shqipe…. Dhoma e vënë në dispozicion për klasën e parë të shkollës shqipe është zbukuruar me flamujë shqiptarë dhe amerikanë; në një kënd janë portretet fotografike të Nenë Terezës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Nolit, Konicës, portrete të artistëve, sic është ai Vace e Zelës etj. Një bibliotekë modestë me libra shqip është në dispozicion të shqiptarëve, ku dhe Vatra dha kontributin e vet. “

Një vit më vonë, sot, me 6 Mars 2016, me rastin e Festës së Mësuesit, në mjediset e shkollës, u organizua një orë mësimi e hapur për publikun, ku ishin të ftuar edhe prindër e fëmijëve  dhe disa mësues të cilët në Shqipëri e kanë ushtruar këtë profesion të nderuar.

Kanë ardhur për t’u bërë pjesë e kësaj feste Sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu, kryetari i degës së Vatrës në Queens dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës Dr. Skënder Murtezani, Editori i gazetës Dielli dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës Dalip Greca.

Pas një fjalë hapjeje përshëndetse nga Kristaq Papa për ecurinë njëvjecare të shkollës, nxënësit dëshmojnë njohuritë e marra në gjuhën shqipe. Recitojnë, rrëfejnë, recitojnë. Bie në sy shqiptimi i saktë i gjuhës shqipe. Ndihmës mësuesja Vera Qehaja, e cila ka në këtë klasë të shqipes edhe dy fëmijët e saj, Liza, që është ndër më të mirët e klasës, dhe Denisin, e drejton klasën me shumë siguri dhe duartroket me të gjithë pjesmarrësit përgjigjet e sakta të nxënësve.

Më pas për të parë ecurinë njëvjecare të mbarëvajtjes të nxënësve në përvetësimin e programit mësimor, Kristaq Papa dhe Vera Qehaja, e lënë klasën në duart e ish mësuesëve, që sot kanë festën e tyre. Mësuesit e vjetër Milika Foto, Vita Bano, Kujtime dhe Bujar Bejkollari, Leonidha Xuhani, Nazo Veliu, Dalip Greca,marrin nënësit dhe i pyesin ose i ushtrojnë në lexime tekstesh të Abetares , u bëjnë pyetje formuse rreth përmbajtjes, u këkrojnë recitime dhe krijohet një atmosferë fare e vecantë e mbushur me plot emocione.

Seicili prej fëmijëve u dhurojnë mësuesëve lule për Festën e 7 Marsit.

Duartrokiten për lexim të rrjedhshëm dhe përgjigje të sakta Liza Qehaja, që flet mirë shqip,Chris Bundo, Daniel Beqo, Donald Rapaj, Ernei dhe Naile Tollja, Karmela Papa, Rion Krasniqi dhe të gjithë fëmijët ndjehen të sigurtë në gjuhën e bukur shqipe.

Shume prej nxenesit kishin zgjedhe per recitim poezin e Gjergj Fishtes”Gjuha shqipe”…

Percjellim vargjet:

Porsi kanga e zogut t’verës,

qi vallzon n’blerim të prillit;

porsi i ambli flladi i erës,

qi lmon gjit e drandofillit;

porsi vala e bregut t’detit,

porsi gjâma e rrfès zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.

 

Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,

porsi gjumi m’nji kërthi,

porsi drita plot uzdajë,

porsi gazi i pamashtri;

edhè ndihet tue kumbue;

porsi fleta e Kerubinit,

ka’i bien qiellvet tue flutrue

n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë të Perëndis’,

trashigim, që na la i Pari,

trashigim s’ia len ai fmis;

edhe atij iu thaftë, po, goja,

që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;…

Pas mbylljes së orës së mësimit fiksohen castet e gëzuara në fotografi , më pas një koktejl.

Pas ikjes së nxënësve të rriturit ulen dhe diskutojnë se si të organizohen më mirë në komunitet që shkolla të tërheqë më shumë nxënës dhe se si komuniteti të jetë më i bashkuar në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, Kristaq papa, MBUSHI NJE VIT, SHKOLLA SHQIPE NE ASTORIA

ZËRAT E RINJ- NJË FESTIVAL QË PROMOVON FËMIJËT E TALENTUAR SHQIPTAR NË SHBA

March 5, 2016 by dgreca

Në Foto: Besa Eduard Buçaj duke interpretuar “Think of Me”, shoqëruar  në piano nga  Lorivert Çobo/

Festivali ” Zërat e Rinj” nën drejtimin e artistes Pranvera Çobo(Sula) që ka nisë rrugëtimin e tij në Nju Jork që nga viti 2013, vitet e shkuara ka promovuar vlera muzikore dhe talentë të rinj në diasporën shqiptare ët Amerikës. Edhe këtë vit Festivali do të vazhdojë rrugëtimin e tij. Në vijim të parapërgatitjeve të Festivali “Zërat e Rinj 2016” me 27 Shkurt 2016 u organizua një veprimtari artistike në “Grappa 46 Restaurant”, i cili kishte për qëllim që të mblidhte fonde për këtë festival.
Gazeta “Dielli” botoi me këtë rast në versionin online(www.gazetadielli.com) një reportazh nga bashkëpunëtorja Violeta Mirakaj, e cila ka sjellë atmosferën artistike dhe emocionale në të cilën interpretuan artistë të rritur dhe artistët fëmijë.
Ndër interpretimet e fëmijë të talentuar u duartrokit gjatë interpretimi brilant i vajzës së talentuar Besa Eduard Buçaj, e cila e shoqëruar në piano nga një tjetër i ri i talentuar, Lorivert Çobo, interpretoi mrekullisht “Think of Me”.
Të pranishmit mirëpritën e duartrokitën edhe fëmijët e tjerë, interpretues të Festivaleve të kaluar “Zërat e Rinj” :Ëngjëll Junçaj dhe Enesa Dednica me këngën” Unë Bari e ti Baresh”(Zërat e Rinj 2013), Motrat Enesa dhe Jona Dednica me këngën e Festivalit Zërat e Rinj 2015″ Brezi me Kapuç të Bardhë”, etj.
Atmosferën artistike e ndezën edhe artistët Ervin Bushati, Entela Ilirjani, Kujtim Shehu, ndërkohë që aktorja-moderatore Julia Ilirjani dhe gazetarja Kozeta Turishta, e drejtuan me profesionalizëm mbrëmjen artistike -fondmbledhëse.
Mbrëmjen e ndoqi Gazeta Dielli dhe Televizioni Kultura Shqiptare në Nju jork.
Veprimtarinë e mbështeti Federata Vatra, TV ALB, Radio Emigranti, prindërit e fëmijëve, individe e familjare.Morën pjesë Kryetari i Vatrës z. Gjon Buçaj me zonjën dhe vajzen, zv/Kryetari i Asllan Bushati me zonjen, Zef Perndocaj me zonjën, zv/kryetari i degës së Uashingtonit Eduard Buçaj me vajzen Besa, editori i Diellit me zonjen, Presidenti i TV Kultura Shqiptare Adem Belliu me zonjen, Pronari i ALB TV Bajram Dreshaj me zonjen Drenusha e bashkepunetore. Mori pjese edhe presidenti i Rrenjeve Shqiptare Marko Kepi. Po ashtu ishin te pranishem pedagoget Kadri Brogi me zonjen, Edmond Lleshi me zonjen, prinder e te afert te femijeve interpretues, dhe nje grup familjesh te tjera shqiptare.
Për më shumë informacion lexoni në Dielli online reportazhin e Violeta Mirakaj(www.gazetadielli.com- kerko: Viloleta Mirakaj, festivali zerat e rinj 2016)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, FËMIJËT E TALENTUAR SHQIPTAR NË SHBA, QË PROMOVON, ZËRAT E RINJ- NJË FESTIVAL

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 237
  • 238
  • 239
  • 240
  • 241
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT