• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kurban Bajrami ne DIASPORE: Paqe e begati për të gjithë besimtarët shqiptar në SHBA

September 24, 2015 by dgreca

Besimtarët myslimanë shqiptar në SHBA, festuan Kurban Bajramin, së bashku në xhamitë e qyteteve kryesore, si – Nju Jork, Nju Xhersi, Kenektiket, Detroit, Toronto(Kanada) Filadelfia, Feniks, Dallas, Tampa, Çikago, dhe Uashington/

Nga Beqir SINA/

STATEN ISLAND NY : Besimtarët myslimanë festuan sot Kurban Bajramin, ku ata falënderojnë dhe madhërojnë Zotin dhe në shenjë mirënjohjeje falin Namazin dhe presim kurban. Në një ndër festimet më të mëdha në SHBA, për besimtarët musliman shqiptar, falja, u krye sot në mëngjes në Qendren Islame Kulturore Shqiptare – Xhamia Shqiptare në Staten Island- New York. ”.Festimet, që nisin në mëngjes me faljen, prerjen e Kurbanit, kan vazhduar më pas me shkëmbimet e vizitave urimeve të cilat u mbajtën edhe në qytetet e tjera. Ku, mijëra besimtarë myslimanë, shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, sot heret në mëngjes, kryen ritin e faljes së Kurban Bajramit, duke u mbledhur në xhamitë e qyteteve kryesore, si – Nju Jork, Nju Xhersi, Kenektiket, Detroit, Toronto(Kanada) Filadelfia, Feniks, Dallas, Tampa, Çikago, dhe Uashington.Atmosfera festive me rastin e festës së Bajramit, i ka përfshirë të gjitha xhamitë shqiptare aty ku jetojnë ma së shumti shqiptarët myslimanë – në SHBA. Ata, e festuan së bashku dhe masivisht sot ditën e ejte Kurban Bajramin, festën e dytë më e madhe myslimane, e cila vjen pas Fitër Bajramit.Në mesin e besimtarëve ishin edhe fëmijë të shoqëruar nga prindërit, e të veshur me veshje të bukura ulur pranë prindërve, për faljen e Namazit, dhe, për, të kryer obligimin si dëshmi se i besojnë Zotit të plotfuqishëm në këtë ditë, që është dhe dita e bashkimit për të gjithë vëllezërit myslimanë dhe sublimon Zotin. “Njeriu të përzgjedhë kafshën më të bukur, ta bëjë kurban dhe ta ndajë me të tjerë. Është dita që kujton të pasurit për t’i dhënë të varfërve nga pasuria e tij, dhe të lëmë mënjanë inatet tona dhe për hatër të Zotit.”- tha Imam Ferit Bedrolli – i cili hapi faljen në Xhamin e Staten Island- në Nju Jork.Ndërkohë, që të gjithë Imamët, shqiptarë, iu drejtuan besimtarëve, të tyre, anembanë duke bërë lutje për paqe dhe begati. Kurse, në ligjërimet e tyre, ata kërkuan më shumë vëllazëri dhe harmoni mes besimtarëve, virtyte të cilat janë mishëruar më së miri deri më tani.Më pas riti i faljes ka vazhduar sipas traditës së Kurban Bajramit, me shtërgimin e duarve dhe urimet e ngrohta të çdo besmitari: “Për shumë vjet dhe me Fat Bajramin”, dhe, vizitat nëpër shtëpit e të afërmeve të tyre.Kurban Bajramit në Xhaminë Shqiptare në ishullin njujorkez Staten Island, mblodhi, më shumë se dy mijë besimtar. Ceremonia e festës, ka filluar në orët e para të mëngjesit, kur xhamia i hapi dyert e saj për të gjithë besimtarët në orën 6:00 të mëngjesit.

Më pasë është kryer Ezani i Namazit të Sabahut.Në vazhdim ka pasuar leximi i sures Jasiin dhe Ligjerata nga Imam Ferid Bedrolli.

Namazi i Sabahut, është falur nga Imam Hafiz. Dr. Dhulkarnein Vardar njëherit Presidenti i Qendrës Islame Kulturore Shqiptare ne Staten Island, shoqëruar me një Ligjeratë të gjatë, i cili foli për fenë, familjen, kombin dhe shoqërin tonë. Si dhe për tolerancën dhe bashkëjetesn fetare, duke dhënë edhe shembuj – si ai i bashkëpunimit me të gjitha komunitetet fetare, dhe pjesamrrjes nesër i Dr Tahir Kukaj – Imam i xhamisë shqiptare në Staten Island – New York, në lutjen ndërfetare të Papa Franciskut të Parë, në Nju Jork .

Falja e Namazit të Kurban Bajramit, u krye në orën 7:10 të mëngjesit dhe më pasë është mbajtur një Ligjeratë e thuktë e Festës së Kurban Bajramit nga Hytbeja, prej Imam Dr. Tahir Kukaj.

Imam Kukaj – nga Hytbeja, u përcolli një apelim me rastin e festës së Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman shqiptarë, që të tregohen human dhe t’i ndihmojnë skamnorët kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe Maqedoni. Dhe, dërgoi urimin në emër të Xhamisë Shqiptare në Saten Island për të gjithë besimtarët shqiptar duke uruar Festën e Bekuar të Kurban Bajramit dhe duke iu lutur Allahut për paqe e stabilitet në botë.

”Se me këtë ditë të kultivojmë vlerat e babait të Pejgambereve Ibrahimi a.s. i cili konsiderohet babai i gjithë profetëve. Të kultivojmë vëllazërim fetare dhe njerëzore. tha ai mbasi Zoti ka begatuar njeriun me çdo gjë të mirë. Le të merremi me veprime dhe punë që na çojnë drejtë paqes e prosperitetit dhe jo drejt konfrontimit dhe gjakëderdhjes” u shpreh Dr Tahir Kukaj – duke shtuar se ” Ibrahimi a.s. është shëmbull i përkryer i sakrificës andaj edhe përherë jeton – shëmbulli i tij me ne muslimanët dhe të tjerët.” Secili, pres nesh kemi diçka, që duhet të sakrifikojmë për hirë të Zotit dhe për hirë të mirësisë gjithënjerëzore” tha Dr Tahir Kukaj – Imam i xhamisë shqiptare në Staten Island – New York

Më pas besimtarët janë kthyer në banesat e tyre, për të vijuar me festën e kësaj dite tashmë pranë familjeve, miqve dhe të dashurve të tyre, me tryezat e mbushura përplot me ëmbëlsirat tradicionale. Riti i kësaj feste, ka vazhduar edhe me vizita e njëri-tjetri në kujtimin e atyre që nuk janë më midis nesh por kan kaluar në botën e amnueshme.






Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, dhe shqiptaret e Amerikes, kurban Bajrami

ANAMALASI, KRENARI E KOMUNITETI SHQIPTARO AMERIKAN

September 23, 2015 by dgreca

Nga Esad GJONBALAJ/

Mërgata e shqiptareve të Amerikës ka pasur valë dhe periudha të ndryshme të migrimit varësisht nga rrethanat dhe ndodhitë që kanë përciellur fatin e trojeve shqiptare në gadishullin Ballkanik .Gjatë dekadave të fundit në SHBA- kanë ardhur valë të shumta  të emigrantëve nga trojet dhe trevat shqiptare. Këto ikje apo shpërngulje kanë qen edhe pjesë e strategjive afatgjata të koordinuara dhe zbatuara me metoda më perfide si në kohen e krijesës te quajtur Jugosllavisë por që vazhdojnë  edhe sot, metoda këto  që kanë rezultuar me zbrazjen  e vendbanimeve të banuara me shqiptar autokton. Plaga e rënd e mërgimit  apo boshatisjes së vendlindjeve  është një ndër brengat dhe shqetësimet që rendojnë rënd edhe vetë ekzistencën dhe mbijetesën  e qenies shqiptare në trojet e tyre stërgjyshore  në Mal te Zi .

SHBA-at si vend i mundshëm  i realizimit të ëndrrave jetësore ne formë shprehje apo realitet që  përdoret në komunikimin e përditshëm në mërgatën tonë në shumë raste ka rezultuar qe që po nga ky komuniteti i jonë shqiptaro amerikan të dalin figura dhe personalitete të suksesshëm që me të arriturat tyre i kanë bërë nder atdheut dhe kombit.

Në komunitetin tonë kemi bashkëkombës të suksesshëm në sfera të shumta të jetës, suksesi i tyre është edhe sukses i të gjithëve sepse te qenurit i suksesshëm ne vendin më të prosperuar  në botë siç  janë SHBA-at është sukses mbi suksese dhe kulminacion i te arriturave jetësore . Komuniteti shqiptaro amerikan është dalluar gjithmonë  nga diaspora e madhe shqiptare në botë sepse ky komunitet i suksesshëm gjithnjë ka qenë në shërbim të interesave kombëtare. Personazhi i shkrimit tonë është zt Richard Lukaj  me orgjinë nga fshati Ana e Malit, komuna e Ulqinit, një rrëfim i suksesit të ëndrrës amerikane  ku një i ri anamalas i ardhur në SHBA që në moshë  të re, të arrij majat e suksesit jetësor të marr shkollim superior duke diplomuar NYU Universety  dhe  që me suksesin e tije të mburremi që të gjithë ne si komunitet i tërë .

Sot zt Lukaj e kemi bashkëpronar dhe udhëheqës në korporata të fuqishme të transaksioneve financiare në SHBA, themelues i bankës Bank Street Holdings LLC , po ashtu zt. Lukaj ishte një drejtor i lartë menaxhues në Bear, Stearns & Co Inc, gjatë karrierës së tij, zoti Lukaj ka ekzekutuar mbi 200 transaksione qe  tejkalojnë vlerën $100 miliardëve .Richard Llukaj është bashkëvendasi ynë që me të arriturat e  tije na ka bërë  që komuniteti i jonë shqiptaro amerikan të ketë qasje në instancat më të larta të politikes amerikane. Ne rezidencën private te zotriut Lukaj shpesh janë mysafir senator dhe kongresist të shumët me ndikim të fuqishëm në politikë bërjen  amerikane.

Po në rezidencën e zt.Richard Llukaj para pak kohëve ishte edhe nënkryetari i SHBA-ve Joseph Biden. Është shumë domethënës dhe me vlerë të veçantë kur në shtëpinë një shqiptarit tonë të frekuentojnë politikan të shtetit mik të shqiptarëve siç janë SHBA-at, shtet që bën politiken botërore. Angazhimi i zt. Richardit dhe kolegëve te tij ka bërë  të mundur që gjatë këtë vit për her të par Senati amerikan të mbaj seancë të posaçme për Çamërinë ku zoti Lukaj është një  nga mbështetësit e fuqishëm të kësaj çështjeje ne institucionet amerikane.

Për zt Richard Llukaj dhe të arriturat e tij mburret edhe Shqipëria, ku në vizitën e tij të fundit presidenti Bujar Nishani e nderoj zt Lukaj me çmimin e lart të shtetit shqiptar Urdhri Nderi i Kombit për te arritura dhe kontribut për çështje kombëtare.

Po ashtu Richard Llukaj është i përkushtuar qe përpos çështjes kombëtare të mos harroj bashkëkombësit e tije nën Mal të Zi duke shprehur gjithnjë interesim dhe përkushtim për ta përdorur ndikimin dhe potencialin e tije në të mirë të çështjes duke bashkërenduar dhe bashkëvepruar me shoqatat tona në te mirë të interesave nacionale të shqiptarëve nën Malin e Zi.

Filed Under: Komunitet Tagged With: e komunitetit shqiptar, Esad Gjonbalaj, krenari, richard lukaj

Një nderim në New York, për dëshmorin e UÇK-së, Vezir Ademaj

September 22, 2015 by dgreca

Vëllai i dëshmorit :”Jemi duke punuar në ngritjen e një muzeu në Kosovë – për vëllain e martirizuar” .  Dr Hasan Ademaj në fund shpjegon se Muzeu në Kullën e tyre në Shremetaj do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë, thotë ai dhe familja jonë është duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij…/

Beqir Sina New York/

BRONX NJU JORK : Për çdo vjet anëtarët e familjes Ademaj në Nju Jork – kujtojnë njeriun më të dashur të tyre, Vezir Ademaj “Alfredi ” i cili 17 vjetë më parë ( 28 korrik 1998) ra deshmorë për lirinë e Kosovës – për lirinë që e gëzonë, sot. Vezir Ademaj është shpallur Dëshmorë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ndërsa shkolla ku ai ka mësuar në vendlindje – Sheremet mban emrin e tij – Vitin e kaluar me rastin e rënjes së tij – 16 vjetorin – dëshmori i lirisë së Kosovës, Vezir Ademaj – u nderua me një Proklamatë dhënë nga Anëtari i Keshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Ritchie Torres, të sponsorizuar nga Shoqëria Shqiptaro – Amerikane me President Easd Rizain – së bashku me proklamatën e Asamblesë së Nju Jorkut, me sponsorizmin e asambleistit shqiptar, në Albany, zotit Mark Gjonaj – e cila është nderimi më i lartë në Nju Jork.

Ndërkohë, që dy gazetat më të mëdha të Nju Jorkut, NY Daily News dhe New York Post, në një shkrim të Patrick Rocchio, e kan kujtuar po atë vit me anë të një shkrimi 16 vjetorin e rënjes së dëshmorit të Kosovës Vezir Ademaj.

Në shkrimin e gazetarit amerikan Rocchio, thuhej se vëllai i tij: “Dr Hasan Ademaj, një dentist i njohur dhe kirurg i cili praktikon profesionin e tij në një lagje të njohur emgirantësh shqiptar në Bronx, tani është duke krijuar një muze dhe memorial në qytetin e vendlindjes së tij në Kosovë, ku vëllai i tij Vezir Ademaj – pati organizuar së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, së tij – rezistencën ndaj pushtimin serb – duke e paguar për atë me jetën e tij në 25 korrik,1998”.

Duke e bër të njohur aktin e tij edhe për opinionin amerikan gazetat njujorkeze shkruajn se ai ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës, dhe është shpallur dëshmor në luftën për çlirimin e Kosovës.

Veziri, ishte një kampion i kick-boks në Europë, para se të kthehej në Kosovë nga Zvicra për të luftuar forcat pushtuese serbe të Sllobodan Millosheviqit, ka thënë Dr Ademaj vëllai i dëshmorit, për gazetën njujorkeze NY Post.

Dhe, shotn se Millosheviqi, u akuzua për krime lufte të lidhura me gjenocid . Por, mbeti pa u dënuar mbasi ai vdiq në një nga qelitë e burgut të Hagës. Ushtria serbe, në atë kohë kur u vra Veziri, kishte pushtuar Kosovën, dhe po kryente një spastrim etnik në Kosovë, ndaj popullsisë shqiptare.

Kështu, tregon për NY Post, Dr. Hasan Ademaj duke vazhduar më tej se :”Muzeu, është vendosura në – një nga dhomat e shtëpisë së Ademajve – një shtëpi e ndërtuar në shekullin e 18-të dhe e rindërtuar pas shkatërrimeve- Kjo, ndërtesë shpjegon ai njihet si “Kulla” e ndërtuar me muret shumë të trashë dhe dritaret të vogla dhe është përdorur në kohra, si mjet fortifikimi kundër pushtimit. Ajo u për herë të fundit u dogj nga lufta në Kosovë – ku ushtria serbë ishte vendosur në lokalitetin Sheremetaj – Kosovë”.

Gazetari amerikan sqaron se Kullat në Kosovë, kanë një histori të gjatë, të përdorura nga vendasit si fortifikime kundër pushtimeve të ndryshme, që duket se kanë qenë pjesë e pandarë e historisë së gjithë Kosovës.

 

Lidhur më ngritjen e muzeut, në shtëpinë e tij – dhe të busteve në oborrin e shkollës së Sheremetaj ku Vezir Ademaj ka jetuar, Dr. Ademaj tregon për NY Post, se : “Kjo është një e mirë për historinë dhe për një brez të ri – për tëditur se çfarë ka ndodhur në atë periudhë,” tha Dr Ademaj, i cili është takuar me udhëheqësit lokal për të diskutuar çështje që lidhen me museumin dhe shtonë se “Vëllai im ka qenë patriot, megjithse jetonte në Zvicër , ai shkoi në Kosovë, për të mbrojtur popullsinë shqiptare.”

Dr Ademaj sqaronë se në projektin e tij i cili ka marrë udhë të dy qeveritë ajo e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë po e mbështesin krijimin e muzeut, edhe nga anëtarët e tjerë të familjes dhe pushteti lokal.

Kurse, duke folur rreth këtij museu presidenti dhe themeluesi i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane me bazë në Bronx zoti Esad Rizai, e ka quajtur dëshmorin e Kosovës Vezir Ademajn si të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës – një frymëzim për të gjithë brezat.

“Krijimi i këtij muzeu – do të thotë shumë, sepse njeriu si ai është një frymëzim edhe për komunitetin tonë,” thotë Rizai për NY Post duke shtuar se: “Ai frymëzon njerëzit dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e historisëshqiptare, dhe njerëz si ai janë nga ata që na japin krenari shqiptare.”

Rizai, ka thënë se vëllai i dr Hasanit, si mijëra dëshmorët e lirisë ka sakrifikuar për të gjithë popullit shqiptar, gjithë kombin në traditën tonë shqiptare, tek kombi i tyre, vendi i tyre dhe “Besa” – një kod nderi i çdo shqiptari.

Dr Hasan Ademaj në fund shpjegon se Muzeu në Kullën e tyre në Shremetaj do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë, thotë ai dhe familja jonë është duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij.

I njohur në luftë me emrin “Alfredi”, Vezir Ademaj ishte nga të rinjtë e parë shqiptarë që iu përgjigj thirrjes së atdheut duke u kthyer nga mërgimi për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmor në Junik, në një betejë të ashpër me pushtuesit serbë. Të paktën 7 shqiptarë mbetën të vrarë në atë betejë.

Emri i tij është bërë i njohur në veçanti në New York nga vëllai i tij, aktivisti i njohur i komunitetit, Dr. Hasan Ademaj, që e ka kthyer në mision të jetës së tij, lartësimin e emrit dhe shembullit të të vëllait, jo për interes personal po duke e parë si një shembull që mund të edukojë të rinjtë e sotëm. Sot shkolla e fshatit ku u lindën dhe rritën, mban emrin e Vezir Ademajt, kurse kulla e njohur brez pas brezi ka hapur një muze të vogël për të edukuar të rinjtë me historinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe traditat liridashëse të zonës.

Besim Muhadri i cili është një studiues, shkrimtar shqiptar nga Kosova, ka shkruar :” Respekt dhe nderim i perjeteshem per Deshmorin e Kombit, Vezir Ademaj, i cili ra heroikisht me 25 korrik te vitit 1998, ne Kallavaj, vend qe ndodhet ne mes Junkut dhe Dobroshit (Gjakove-Kosove) duke luftuar kunder armikut shekullor serb dhe ne mbrotje te tokave te te pareve e per lirine e atdheut.

 

Nderim dhe respekt edhe per vellain e deshmorit, Dr. Hasan Ademaj, i cili, siç e thekson edhe autori i shkrimit, emrin dhe vepren e pavdekshme te te vellait deshmor e ka shnderruar ne mision te jetes dhe te punes. Dr. Hasan Ademaj, padyshim se eshte njeri nder aktivistet dhe humanistet me te perkushtuar te mergates shqiptare ne Nju Jork. nje njeri i sinqerte dhe gjithmone ne sherbim te shokeve dhe te te gjithe atyre qe e meritojne per t’u nderuar dhe perkrahur.

Me perkushtimin per vepren e pavdekshme te te vellait deshmor, te rene tash e 16 vjet me pare ne fushe te nderit e te lavdise, Dr. Hasan Ademaj, eshte bere shembulli me i admiruar i njeriut te perkushtuar per t’i treguar brezave se si duhet te nderohet dhe respektohet vepra dhe amaneti i atyre qe dhane me te shtrenjten per lirine e vendit te vet. Dr. Hasan Ademaj eshte njeri fjalëpak, por i veprave konkrete. I dashur dhe i respektuar. Njeri me kulture familjare dhe te forcuar edhe gjate viteve te jetes dhe te punes se tij.

Njerezit si Dr. Hasan Ademaj jane te rralle, por qe nuk i kane munguar e as qe do t”i mungojne mergates sone ne SHBA, te cilet kurdohere kur pati nevoje atdheu, dhane maksimumin e kontributit te tyre…

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Një nderim në New York, për dëshmorin e UÇK-së, Vezir Ademaj

“ZOIS” – “Veprat flasin më shumë se fjalët”

September 21, 2015 by dgreca

( Filmi- dokumentar “Zois” prej Bujar Alimani)/

Violeta Mirakaj/

Grupi i të rinjve të talentuar me regjisor Bujar Alimani , producer Damian Prevezi , Dritan Haxhia dhe  Sabir Kanaqi  drejtor fotografie, Elvis Ikonomi, Erjeta Cufaj si dhe muzika Fatrin Krajka, sollën filmin dokumentar “Zois” në 51 vjetorin e arratisjes nga Shqipëria të artistit,piktorit,skulptorit dhe poetit Zoi Shyti ,apo Zois Shuttie ne Producer Club Theater ne New York.

Pjesa më e madhe e filmimeve ishin bërë në shtëpine galeri te piktorit. Në çdo kënd dhe hapësirë të kësaj galerie arti ishte vendosur puna krijuese artistike, e cila më së miri tregon sevullneti është shpirti i punës, frymëzimi është shpërblimi i një pune të rëndëtë artistit të madh, Zois Shuttie. Nga kjo galeri shohim se njeriu di ta ngrejë dashurinë dhe fisnikërinë e artit dhe të kënaqet me të dhe të rrëmbehet në ndikimin hyjnor nga i cili jo vetëm trupi por dhe shpirti ndihet i lumtur.

Piktori ZoisShuttie është larguar nga Shqipëria në vitin 1964 dhe kthehet në atdhe, të takoj nënën dhe familjen ,vetëm pas 28 vitesh, me rënien e regjimit komunist. Pikturat e tij ne vecanti si dhe gjithë krijimtaria e tij artistike  janë ndikuar nga kjo ekzistencë dhe i ka dhënë asaj një dimension kritik dhe human, dhe duket sikur na thotë -në punët e mia artistike, unë nuk kërkoj krijimin e tjetrit, karrigen e tjetrit por vendin tim, karrigen time, atë që më përket mua, aftësinë time. Unë jam piktor dhe dua atë ta pikturoj.

Se çfarë e shtyn regjisorin Bujar Alimani për të realizuar këtë film- dokumentar, e jep bisedimi me të , ku shprehet:-“Një të dielë në fillim të prillit të kaluar ne u gjendëm te shtëpia e Piktorit Zois Shuttie për të nisur xhirimet..Si zakonisht ndodhte që përpara xhirimeve të kordinoheshim që cdo gjë ditën e nesërme të niste mbarë…Elvis Ikonomi ishte nisur herët nga Filadelfia që në orën 9-të të mëngjesit ,të ishte në Nju Jork. Pimë një kafe dhe diskutuam edhe një herë se si mund ta fillonim…Dritani kontrollonte për herë të fundit bashkë me Sabirin kamerat, lentet dritat dhe kartat ngarkuese të kamerave.Damiani me telefon në dorë komunikonte njëherësh me të gjithë dhe një çast shtypëm butonin 155 të apartamentit të tij dhe dera u hap.U ngjitëm në katin e sipërm të shtëpisë galeri ku Zois jetonte prej shumë vitesh.

Hyrja në atë shtëpi gjithnjë me ngjante me hyrjet në muze ose galeri artesh ..Në një kënd të kuzhinës një radio shumë e vjetër luante si çdo here, muzikë klasike e vetmja pothuaj që ai dëgjonte orët e qetësisë ose të punës në telajo..

Na bëri kafe të gjithëve dhe ne nisëm ngadalë të xhironim rrëfimin e tij. Sa herë e dëgjoja kisha përshtypjen se po bëhesha serish pjesë e asaj jete të këtij njeriu ,i cili nga 1964 kishte lënë Shqipërine për t’ju përkushtuar pikturës si njeri i lirë …Vetmia e kishte bërë më monumental , mosha i shkonte dhe ai fliste here – herë me një urtësi profetike për jetën dhe artin…Habitesha sesi ai merrte frymë këtu dhe askush nuk kishte mundur ose të bënte përpjekjen për ta fiksuar në pavdekshmëri këtë Artist që kaq shumë kishte ç’tu ofronte shqiptarëve.

Dhe natyrisht sa kohë që kamerat me pikën e kuqe të ndezur xhironin, aq më shumë ndjeja që më shumë se po xhiroja një dokumentar, po kryeja një akt human dhe kombëtar…

Ne e mbaruam dokumentarin…e projektuam… dhe Zois sërish endet mes pikturave e librave të tij, shënimeve të pambaruara akoma dhe shija e kafesë në shtëpinë e tij, mbetur ndër ne ato ditë qëxhiruam , është e pakrahasueshme me asnjë shije tjetër.

DamianPrevezi, njeri nga djemtë e talentuar  thotë: -Vendosa të bashkëpunoj me Bujar Alimanin për realizimin këtijdokumentar/film për dy arsye kryesore:

Pikësëpari të ndihmoj një artist të talentuar si Bujari ,i cili ka ardhur ketu në USA (ka rrezikuar karrierën e tij në Evropën  ku njihet mirë tashmë) të provoj talentin dhe eksperiencën e tij në ambientin kaq me konkurrencë si ai amerikani.  Kjo ishte një gjë që më bëri ta respektoj Bujarin me njëherë (shume pak shqiptare do të kishin guximin të lenin gjithçka mbrapa e të provonin fatin në këtë ambient agresiv , i cili është show business në USA)  Në të njejtën kohë edhe se nuk kisha shumë eksperiencë në fushën e realizimit (production) vendosa të rrezikoj në mënyrën time … kohën time dhe disa të ardhura dispozitive në mënyrë që jo vetëm të ndihmoj, por edhe të mësoja diçka që gjithmonë më ka pëlqyer.  Artist ndoshta edhe nuk jam, por aspiracione artistike gjithmonë i kam pasë. Për mua kjo nuk ka qenë dhe aq shumë  punë,sa një hobi, një argëtim; edhe pse shumë herë me ekipin kemi qëndruar me orë të tëra deri vonë pa gjumë, të lodhur etj.

Nuk ka çmim dhe nuk ka vlerë monetare që mund ta zevëndësojë këtë kenaqësi.

– Se dyti sapo patamundësinë të njoh Zois dhe punët e tij ,nuk ishte e nevojshme ta mendoja dy herë.  Ishte një oportunitet i papërseritshëm, të vinim në pah një artist kaq të talentuar shqiptar për më tepër nga rrethi i Lushnjes ku jetova gati 14 vite.  Zois nuk njihet aq shumë në diasporën shqiptare dhe sigurisht shumë pak në Shqipëri.  Arsyeja është e thjeshtë,shqiptarët në pergjithësi nuk marrin parasysh aq shume artin dhe pothuajse nuk i honepsin artistat (shkrimtarë, poetët muzikantët piktorët etj.)  Mentaliteti shqiptar si duket nuk ka aftësi dhe interes të përgëzoj gjëra abstrakte si arti dhe letërsia.  Një fjalë e urtë popullore kineze më vjen në mendje ” Shoqëria njerëzore pa art dhe letersi nuk mund të vazhdoj të egzistojë”  Biznesi dhe paraja nuk mund të mbajë një kulturë sëbashku pa intelektualët, artistat ,etj..shkatërrohet dhe katandiset në një gjendje siç është Shqipëria sot. Pra është një detyrë e jona që nuk duhet tëndikohemi nga ai ambient i mykur; të sjellim ca jetë kulturës shqiptare që ështënënjë gjendje kaq anemike. Artistat dhe intelektualët si Zois me punët e tyre,me jetën dhe sakrificat personale duhet të jenë shembuj dhe inspirim (frymëzim) i pashtershëm për brezin e ri shqiptar (brenda ose jashtë vendit).

Kështu që neve na takon të vazhdojmë të sjellim në pah figura frymëzues si Zois dhe të tjerë.  Është një ndjenjë a pa përshkrueshme të kem fatin e mirë të jem pjesë këtij grupi dhe të ndërrmar projekte të tilla.

Producentja e disa filmave ne Shqiperi dhe Greqi Tefta Bejko ja si shprehet : “ Njohja me Zoin kishte ardhur nëpërmjet rrefimeve të miqve të mi. Kureshtja ishte e madhe. Ftesa për ta vizituar në banesën e tij ishte në një mbrëmje të nxehtë Gushti. M’u duk vetja sikur u zhyta në akuariumin e ngjyrave të shpirtit, ku po zhbiroja botën krijuese te 51 ( pesedhjetë e një) viteve në Amerikë. Ajo që më bëri përshtypje në krijimet e tij, ishte që autoportretet e errëta ekuilibroheshin kaq këndshëm ndërmjet portreteve të femrave; të femrës “mëkat” dhe të femrës “Shenjtore”. Të dukej sikur ky artist kërkonte një fole të sigurtë dhe të ngrohtë,ku do të gjente paqe shpirti i tij i trazuar.

Klara Buda shkruan -“Pas tablove të mrekullueshme të femrave sensuale në shtrat një asociacion tanimë i përdorur hershme në pikturë dhe më gjerë në art. Fotoja e gruas së përqëndruar në lexim, që ilustron këtë mbresë shkruar me një frymë – Stream of conscioushes – të takimit me pikturën e Zois Shuttie, në dokumentarin e Bujar Alimanit është provë se piktori e ka tejkaluar përceptimin e gruas objekt, megjithëse shpesh në tema mbi femren ai arrin të bëj shaka edhe batuta të kripura…”Bashkebisedimi i ngrohtë pas gati 55 min të filmit dokumentar “Zois” midis spektatoreve dhe piktorit Zois Shottie,dhe regjisorit Bujar Alimani, tregoi dhe njëherë se brenda artit të pikturës, skulpturës,artit në përgjithësi rrjedh historia e një kombi, ngjallet gjeneza dhe origjina e tij. Vetë krijimtaria artistike e artistit Zois, pikturat e tij në veçanti flasin se artistët janë gjithmonë të rinj dhe se me gjuhën e tyre të artit pasqyrojnë shpirtin njerëzor.

Veprat artistike gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë vlera për shoqërinë.

 

New York, 19 Gusht 2015

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: "ZOIS" - “Veprat flasin, me shume, se fjalët”, Violeta Mirakaj

Dea ELEZAJ në korin e të rinjve që do të presin Papa Françeskun në New York

September 21, 2015 by dgreca

Nga Beqir SINA/Nje 15-vjeçare shqiptaro-amerikane, Dea D. Elezaj,  do të jetë pjesë e korit të rinjve që do të këndojë në një prej veprimtarive të Papa Françeskut, i cili viziton këtë javë Nju Jorkun.Mes aktiviteteve në programin dyditor është edhe një vizitë, të premten, në orën 11:30 të mëngjezit, në vendin ku ndodhi tragjedia e 11 Shtatorit. Papa Françesku do të vizitojë memorialin dhe muzeun e ngritur për këtë në Qendrën Botërore të Tregëtisë.Këtu do të këndojë edhe Kori i Të rinjve të Nju Jorkut, ku bën pjesë edhe edhe vajza e talentuar shqiptare Dea Deda Elezaj.

Dea është e njohur për shqiptarët në New York, pasu ka kënduar në Festivalin e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” si dhe në festivalet e fëmijëve shqiptarë në SHBA. Ai është “produkt” i shkollës shqiptare të muzikës, të drejtuar prej kitaristit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore, Edi Xhani.“Është si një përgjegjësi e madhe dhe kjo është gjithashtu si një punë e madhe për të treguar edhe rrënjët tona – familjen e kombin tone. – Nesër , unë do tu them shokve dhe shoqeve të mija – hej shikoni! Unë kam kënduar për Papën , dhe vërtet kjo është një diçka e madhe, për mua dhe të gjithë shokët e shoqet e këtij kori”, thotë Dea.Kori i Taleneteve të Reja të Qytetit të Nju Jorkut, i cili ka 100 anëtarë, gjithashtu , ka kënduar për Papa Benedikti XVI në vizitën në vitin 2008 në New York City.15 vjeçarja shqiptare është e njohur për shqiptarët e Amerikës, edhe për këndimin e dy hymneve kombëtare, të SHBA dhe Shqipërisë, në disa aktivitete të komunitetit.Dea, është bërë pjesë e Korit të Talenteve të Reja në Nju Jork, 3 vjet më parë, që kur ajo këndonte në divizionin “Cantare”, të këtij kori. Më parë ka pasur një përvojë të pasur më parë me korin e fëmijëve të Metropolitan Opera.Drejtuesit e këtij programi dhe sidomos udhëheqësi dhe bashkëthemeluesi i Korit, Francisko Nunes, është shprehur me fjalët më të mira, për Dean – talentin e shkëlqyer shqiptar, duke vënë në pah së pari talentin e saj.Pas vizitës në Nju Jork, Papa Françesku do të vazhdojë në Filadelfia dhe Uashington.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dea ELEZAJ, në korin e të rinjve që pret Papa Françeskun, ne New York

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 264
  • 265
  • 266
  • 267
  • 268
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT