-Veprimtari kushtuar viktimave të bombave në maratonën e Bostonit-/
Nga Fuat Memeli/
Të shtunën që kaloi, një shesh pranë pallatit ku banoj në qendër të qytetit Medford afër Bostonit, ishte rrethuar me flamuj të vendeve të ndryshme. Për kuriozitet , i numërova. Ishin 64. Midis tyre ishte edhe flamuri shqiptar. Ngjyra e flamurit tonë kuq e zi, më ftoi për të shkuar pranë. U afrova dhe bëra disa
foto. Pastaj pyeta një nga organizatorët që ndodhej aty: – Përse janë vendosur gjithë këta flamuj? –
Nesër, të diele, datë 18 tetor, ora dy, zhvillohet një veprimtari kushtuar viktimave të bombave në maratonën e Bostonit.-Po pse janë 64 flamuj? – vazhdova pyetjen unë. –Çdo flamur përfaqëson komunitetet që jetojnë në Medford, ishte përgjigja e tij. Anulova programin që kisha për ditën e dielë dhe vendosa të marr pjesë në këtë veprimtari.
Në orën dy, qindra njerëz ishin mbledhur te sheshi në fjalë. Para se të çelej veprimtaria, banda ekzekutonte marshe patriotike. Veç pjesëmarrësve të shumtë ,ndodheshin edhe senatorë e kongresmenë të Massachuttses, kryetari i bashkisë së qytetit ,etj. Takimi filloi me një përshendetje nga një prej të mbijetuarave të bombave të Bostonit, e reja Karen Mc.Watters, e cila ka humbur një këmbë në këtë ngjarje tragjike. Mbaj mend që e kam takuar Karen në një park këtu në Medford, tek shëtiste në një karocë invalidësh , tok me qenin e saj. Atëhere i kerkova një intervistë dhe ajo më tha: -Deri tani nuk kam dhënë intervista por gazetarit shqiptar, nuk do kundërshtoj. Pres ta takoj një ditë. Pas fjalës së kësaj
të mbijetuare, jehoi himni amerikan. Të gjithë me dorën e djathtë të gjoksi, këndojnë himnin e tyre.
Është një çast solemn, si gjithëmonë kur këndohen himnet kombëtare. Por, sot himni amerikan ka një simbolikë të veçantë dhe sikur të emocionon më shumë. Tre motrat Giovani, që me sa duken nga mbiemri kanë origjinë italiane, kënduan një këngë kushtuar viktimave të bombës së maratonës. Një fjalë prekëse mbajti në tubim kryetari i bashkisë së qytetit Medford, i cili është edhe një nga nismëtarët
e këtij takimi si dhe për ndërtimin e kopështit të ri të Paqes, i cili ndodhet këtu pranë. Kopështi do të mbajë emrin e një prej viktimave të bombave të Bostonit, vajzës, Krystle Campell, ish banore e këtij qyteti, e cila ka jetuar këtu pranë. Krystle ishte në moshën 29 vjeçare kur humbi jetën. Ajo ndodhej në
vijën e finishit dhe priste të vinte aty i dashur i saj, i cili ishte pjesëmarrës në maratonë. Por, bomba i preu në mes gëzimin e saj dhe nuk arriti të shohë mbritjen e të dashurit të zemrës. Ajo kishte vazhduar Universitetin e Bostonit në vitet 2005- 2007.Në shenjë nderimi, Universiteti i dha diplomën pas vdekjes.
Por, jo vetëm kaq. Për të përjetësuar emrin e saj, Universiteti në fjalë, ka filluar të japë bursa me emrin e saj, nga 5000 dollarë për sejcilin. Deri tani janë mbledhur 450 mijë dollarë dhe mendohet të mblidhen
Më pas përshëndeti kongresmenia e shtetit të Mass, zonja Katherine Clark. Pasi foli për tre viktimat e bombave të Bostonit: Krystle Campell, Martin Richard, Lingzi Lu si dhe oficerit të vrarë më pas, Sean Collier, mesazhi i saj kryesor ishte: -Paqe , jo më viktima! Në tubim foli edhe babai i Krystles, W illiam Campell. Ai foli shkurt dhe plot emocion. :-Familja ime ndihet e nderuar për vlerësimin që i bëhet vajzës sonë. Emri i saj do të jetë gjithjëmonë në zemrat tona si dhe te ky park, theksoi ai, duke marrë duartrokitje të shumta nga të pranishmit. Një moment i bukur ishte lëshimi i 4 pëllumbave të paqes, nga një për çdo viktimë, shoqërura me mbishkrimin :” Le të ketë paqe mbi tokë”. Pëllumbat fluturauan lart dhe me gugat e tyre , duket sikur thonin: paqe, paqe, paqe! Pati edhe përshëndetje të tjera , rë cilat i mbylli dekani i kishave të qytetit Medford, Mark Rumley. Ai theksoi se ky kopësht që do ngrihet këtu, do të jetë symbol i paqes dhe i jetës.
Një flamur i përmasave të mëdha, i vendosur në një vinç rreth 100 metra të lartë, u ngrit nga të afërm të familjeve të viktimave si dhe të mbijetuar të bombave, shoqëruar me thirjen: “ Zoti e bekoftë Amerikën”. Në fund senatorët e kongresmenët pjesëmarrës, kryetari i bashkisë së qytetit Medford, si
dhe të afërm të famileve të viktimave, hodhën në mënyre simbolike lopatat e para të dheut te parku që do mbajë emrin: Krystle Campell, ku ishin vendosur edhe fotot e viktimave të tjerë.
Ishte kjo një veprimtari solemne, sa e bukur edhe prekëse, e cila na kujtoi ngjarjen e trishtuar të bombave në maratonën e Bostonit, por që bashkoi zemrat dhe përcolli mesazhe paqeje.
Veprimtari në Komunitetin Shqiptar në USA- Shkëlqejnë artistët shqiptar
Shkëlqen Ergin Oda,që përkrah sopranos Beata Royzman – Fluutistes së njohur Lule Ballata – në Cello talentja nga Shkodra Gjilberta Lucaj – pianisti mjaft i njohur amerikan Gary Norden dhe kitaristi i famshëm Fation Macula me datë 20 tetor në mbrëmje dhanë një show – shfaqje klasike në Nju Jork./
Nga Beqir SINA New York City/
BROADWAY NYC : Bendi shqiptaro – amerikan, me solistin “…my name is Cosmopolitan!”, Ergin Oda- bariton/vokalist, përkrah sopranos Beata Royzman – Falutistes se njohur Lule Ballata – në Cello talentia nga Shkodra Gjilberta Lucaj – pianisti mjaft i njohur amerikan Gary Norden dhe kitaristi i famshë Fation Macula me datë 20 tetor në mbrëmje dhanë një show – shfaqje klasike në Nju Jork.
Koncerti i muzikës klasike ishte mjaftë i larmishëm, mbasi përfshite edhe disa perla të autoreve të ndryshëm nga bota, dhe nuk munguan dhe këngët e pastra dhe burimore shqiptare dhe Arbereshe.
Një mbrëmje për të festuar me artistë dhe muzikë nga e gjithë bota, e quajti këtë shfaqeje moderatoria e saj Etrita Ibroci
“Kur e mendon se çfarë na vjen prej muzikës – nuk ka asnjë arsye të vetme mbasi ajo është një koncept ndërkulturor, universal tek përcaktimi i çfarë do muzike që mund të jetë, tha Ibroci, dhe shtojë se “muzika nuk ka kufij kjo është një “fytyrë” njerëzore dhe shpirterore e çdonjerit”.
Duke e lidhur me shfaqjen ajo tha se muzika, është ajo që mund të ndryshojë botën, sepse ajo mund të ndryshojë njerëzit. Kjo është gjuha universale e njerëzimit. Muzika është bukuria e formës, harmoni, një shprehje e mendimit, ndjenjës dhe pasion. Është multikulturore, shumëdimensionale, globale dhe unike.
Ndërkohë, për ta bërë edhe më të dashur shfaqjen, moderatoria paraqiti Bendin shqiptaro – amerikan, “…my name is Cosmopolitan!”, duke thënë se “sonte, në këtë mbrëmje njujorkeze , artistët tanë të talentuar, të cilët jan të frymëzuar nga eksperienca dhe ndikimet e tyre, do të paraqesën disa nga pjesët më të njohura muzikore me të cilat ata u rritën në jetën e tyre artistike.
Shfaqjen “Unë jamë Cosmopolitan” e moderojë me shumë elegancë Etrita Ibroci
Artsiti i talentuar Ergin Oda bariton/vocal – erdhi mbrëm para një publiku të zgjedhur, duke dhuruar një shfaqje muzikore në një nga kabaret më të njohura të Brodueijt – Broadway në qytetin e Nju Jorkut, Metropolitan Room, dhe, duke u bërë kështu ndoshta, këngëtari i parë shqiptar i muzikës klasike, që do të ngjitej në një skenë ku janë ngjitur yje të mëdha të botës si: Joe Franklin, Kai Hoffman, Liza Minnelli, Dorothy Bishop, Tori Amos, Julie Andreës, Bjork.
Ai do të shkelqente në këtë natë klasike njujorkeze, mbasi solli me talentin e tij në këtë skenë përpos performancave muzikore të autorve të famshëm të huaj, edhe muzikën e kristaltë shqipe dhe atë arbereshe nga Italia si këngët : • Unë biri yt Kosovë! • Margjelo (Prenk Jakova)• Vajta kalova (Arbëreshe) / (Arr. Zeqirja Ballata)• Moj e Bukura More (Arberesh Song – 500 years old)
Artisti Ergin Oda për këtë koncert recital në skenën e Metropolitan Room mori edhe mbështetjen e shumë artistëve, afaristëve dhe biznesmeneve shqiptaro – amerikan, përfshirë edhe atë të çiftit DioGuardi – ish kongresisitin Joe DioGuardi Presidenti i LQSHA, dhe publiciten Shirli Kloyes DioGuardi – Këshilltare e Çështjeve Ballkanike , Dr. Shpresa Zhakli – ambasadoren e Autizmit në botë, z. Shemsi Shehu – Boston,z. Sokol Malushaga nga “Ari Grouping”,z. Neal Asanaj “ DD Interior” , çiftin Maria dhe Zef Dusi nga familja e artistëve të njohur Dusi, veprimtari Zef Balaj – anëtar i Bordit të LQSHA dhe kryesisë së Vatrës, pronar i kompanisë “Balaj Realty Co” dhe Etrita Ibroci – financiere profesionale e kompanisë Kepler Cheuvreux North America.
Moderatoria – ulqinakja, Etrita Ibroci, e cila për ta bër edhe më të dashur muzikën e burimore shqiptare, këtu përtej oqeanit Atlantik, doli në sken e veshur me një kostum folklorik të Ulqinit për të prezantuar muzikën shqiptare, e cila sihte pjesë e shfaqjes me katër këngë. Njëri prej tyre ka qenë pjesë e kulturës dhe traditës sonë për mbi 50 vjet, dhe ne ende e këndojmë me të njëjtin pasion dhe intensitet, tha ajo.
Ibroci :“Muzika shqiptare përbën një ndër pasurit më të mëdha të kulturës sonë. Që nga kohët më të hershme ajo na dha ndienjën e lirës dhe dinjitetit përballë shtypjes në shoqëri dhe familje.Ne shqiptarët indentifikohemi me muzikën nga kengëtarët si Vaçe Zela, Nexhmije Pagarusha, e deri tek artistët e shumtë që kemi tani. Muzika shqiptare nuk njeh fe, pasuri, apo kufijnë – ajo është unike, e gjithanshme dhe magjike. Muzika shqiptare na bashkon të gjithëve! Ajo na shtyjen që të ngrihemi dhe të jemi sa më krenar se jemi shqiptarë.”
Duke folur pas shfaqjes me artsitin e talentuar Ergin Oda – ai tregon se zgjodhi, Metropolitan Room, ngaqë është njëra ndër skenat më të njohura në New York, ku edhe artistët të njohur – kan bërë karier të shëndosh dhe të pasur në Broadway, teksa kan interpretuar në po në atë sken, e cila më pas u ka hapur dyert drejt sukseseve të reja.
“Fakti, që unë interpretoj musical dhe classical music, tha ai i përgjigjet shumë jehona e kësaj skene, poashtu, këtë mbrëmje dëshirova t’ua dedikoj miqëve dhe komunitetit, kështuqë është mjaftushëm intime për një mbrëmje të kësaj natyre”
Këngët Arbëreshe, shprehet Oda, jan pika ime e dobët, poashtu kohë-ekzistenca e tyre është shumë e lasht. Andaj, desha pikërisht përmes këtyre këngëve t’a përçoj mesazhin e kësaj kënge edhe tek publiku amerikan, për të treguar se sa e vjetër dhe me vler është kënga dhe muzika shqipe, kurse kasti i artistëve është përzgjedhur me shumë kujdes, njëherit muzicientet e ftuar jan’ miqt e mi, me të cilët unë kaloj shumë kohë në aspektin muzikor e skenik
Këtë lloj shfaqeje talenti shqiptar në SHBA, e quan si një cak, ndaj vetes së tij, që ta promovoj muzikën shqipe të pastër në skenat Amerikane, ashtu si dhe këngën Arbereshe e cila sipas tij është shumë e denj dhe e pasur për të qen lidere e shfaqjeve të rradhës
“Mendoj, që këtej Oqeanit, tha Oda, është prezantuar shumë pak muzika jonë burimore e pa bastarduar, dhe kjo sikur komunitetin tonë e ka bërë konfuz, ndonjeher, kur bie fjala se çfarë është e jona dhe çfarë e huazuar, fakti që kam studiuar etnomuzikologji në fillet e para më obligon që këtë thesar që posedon kombi ynë ta vë në piedestal dhe t’a prezantoj si pasaport shqiptare përball publikut amerikan”
Duket se në të njëjtën linjë me mendimin e talentit shqiptar në SHBA, poashtu qëndroi edhe publiku shqiptar, mjaft i kulturuar dhe me një shije dhe luks të veçant për muzikën klasike në shfaqjen në Metropolitan Room. Teksa, shihej që publiku të ishte tejet i përmalluar për këngën e pastër shqipe, duke dhënë edhe siniale shprese se duhet vazhduar kjo traditë, edhe këtu përtej Oqeanit, e cila ka traditën e saj prej nga kur kan ardhur shqiptarët e parë në Amerikë, me Bandën muzikore të Federatës Panshqiptare VATRA në Bostonin nolian.
“Megjithatë, na tha baritoni i talentuar Egrin Oda, mendoj se ky ka qen një shfaqje -show tepër e përgatitur në të gjitha detajet e tij dhe publiku ka ngelur i suprizuar dhe i “uritur” njëkohësisht, që shfaqja të vazhdoj ende, në shfaqjen e dytë e cila do jepet këtë fund viti me 6 dhjetor, ku unë mendoj, shpreht ai të përfshij edhe më shumë këng shqipe, ngaqë e shoh si të nevojshme, për këtë komunitet”.
Ai konkludon në fund se :”Nëse do t’a përmblidhja me pak fjal mbrëmjen e këtij show- shfaqeje në cabaren Metropolitan Room “…my name is Cosmopolitan!”, mendoj që ishte një shfaqje “fresh” e freskët, dhe unike në llojin e saj, ky ishte targeti im nga fillimi, të sjell diçka të re në skenën e musikalit në metropolin e botës New York, dhe fakti që unë këndoj në shumë gjuhë më bëri që dhe shfaqjen t’a titulloj ashtu”
KOMUNITETI SHQIPTAR NE USA- CEREMONI TRADICIONALE PËR NËNËN TEREZË NE ARIZONE
Nga Hajro HAJRA/
Mund të thuhet me gojën plot se manifestimi kushtuar Nënës Terezë, për shqiptarët e Arizonës tashmë është bërë traditë. Është viti i nëntë me radhë që Shoqata e Grave e Arizonës organizon program kulturor-artistik në nderim të shqiptares më të famshme të globit, në nderim të gruas-simbol bamirësie e sakrifice, në nderim të Gonxhes me shpirt gjigant, që për një gjysmë shekulli ishte në shërbim të të sëmurëve, në shërbim të të varfërve që kishin humbur çdo shpresë.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur manifestimi mbahej në qendër të kryeqytetit të Arizonës, Feniks (Phoenix), në parkun e Bazilikës së Shën Marisë, ku prej vitit 2003 qëndron hijerëndë shtatorja e Nënës Terezë (vepër e skulptorit amerikan, Michael Myers), i sivjetshmi u mbajt (më 18 tetor) në mjedis të mbyllur, në një Qendër Komuniteti në qytetin Scottsdale.
Gjatë 8 vjetëve të kaluar, në manifestimin për nder të Gonxhe Bojaxhiut, pjesëmarrja e shqiptarëve të Arizonës ka qenë e vogël, krahasuar me numrin e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet (përafërsisht dy mijë veta). Sivjet, ndërkaq, numri i pjesëmarrësve kishte shënuar një rritje të ndjeshme, duke i dhënë peshë manifestimit, duke e bërë atë më madhështor dhe duke i inkurajuar organizatoret që ta vazhdojnë këtë traditë shumë domethënëse me një vullnet edhe më të madh.
Ashtu siç ishte paraparë, manifestimi filloi me projektimin e portretit të Nënës Terezë në ekranin e madh të pëlhurtë, vendosur në mes të podiumit, shoqëruar me këngë kushtuar Nënës Terezë. Pas pak minutash, në sallën përplot spektatorë, hyjnë fëmijët me flamuj shqiptarë e me flamuj amerikanë (ku nuk mungonte as flamuri i Dardanisë) dhe me fotografi të shumta të Nënës Terezë, shoqëruar me këngën e Selami Kolonjës, kushtuar Nënës Terezë. Secili nga fëmijët mbante ndonjë portret të Gonxhes dhe ndonjë tufë lulesh të freskëta. Ata të gjithë u ngjitën në podium dhe në fund i vendosën lulet rreth portretit të madh të Nënës Terezë. Kështu filloi manifestimi, të cilin e shpallën të hapur zonja Adriana Bendo (shqip) dhe zoti Anton Gegaj (anglisht). Ndër të tjera, zonja Adriana tha: Nëna jonë Terezë, me siluetën e saj të brishtë, mbështjellë me një pelerinë pambuku të bardhë, me shirita blu, me zemrën e saj të madhe, arriti të kujdesej për një numër shumë të madh të varfanjakëve të botës. Ajo kishte një trup të vogël gruaje, por kishte shpirtin më të madh se vetë Universi.
Më pastaj transmetohet himni, kënduar nga Inva Mula, që pason me përshëndetjet e Erza e Petrit Gashit, në emër të brezit të ri, ndersa Jeta Hajra (shqip) dhe Kristina Këlliçi (anglisht) flasin për misionin e këtij manifestimi, duke thënë, veç të tjerash, se qëllimi i këtij manifestimi është që ne si nëna dhe si komunitet i vogël, të mblidhemi si familje çdo vit dhe t’i frymëzojmë e t’i orientojmë fëmijët dhe të rinjtë tanë sipas parimeve universale e bamirëse të Nënës Terezë për paqen, për faljen, për dashurinë dhe për kujdesin ndaj njerëzimit dhe, posaçërisht, ndaj nevojtarëve. Duke qenë Nëna Terezë shqiptare, ne duam që te fëmijët tanë ta kultivojmë ndjenjën e krenarisë sonë kombëtare dhe njëkohësisht ndjenjën ose gatishmërinë e të bërit mirë, që t’ua lëmë atyre trashëgim dashurinë, kujdesin, bamirësinë ndaj njerëzve në përgjithësi, e ndaj nevojtarëve në veçanti, si dhe tolerancën fetare.
Programi vazhdoi me shfaqjen e një dokumentari televiziv shqip për jetën dhe veprën e Nënës Terezë, projektuar në ekran.
Pastaj dalin në skenë Etrita Abdullahu, Aida Mehmeti, Erza Gashi, Anxhela Fidani, Abby Botka dhe Rina Hamiti, për të interpretuar thënie e poezi të Nënës Terezë, shoqëruar me muzikë. Fill pas kësaj pike, udhëheqësja e programit, Adriana Bendo paralajmëron daljen në skenë të balerinës së talentuar Etrita Abdullahu (17-vjeçare), mysafire nga Ferizaj, e cila mahniti publikun e pranishëm me interpretimin e variacionit të tretë të Odaliskës, nga baleti “Korsari”. Ndonëse Etrita kishte ardhur në Arizonë për të qëndruar shkurt e për t’i vizituar familjarët (pas një shfaqjeje baleti që kishte pasur në Nju-Jork), ajo ishte angazhuar shpirtërisht në këtë program, për ta bërë sa më artistike për mërgimtarët manifestimin për Nënën Terezë.
Pika e fundit, pika kulminante e programit, që entuziazmoi e ndezi publikun, ishte vallja “Vjelja e mollëve”, vallëzuar nga Grupi i Valleve “Ora”, udhëhequr dhe përgatitur nga Etrita. Valltaret luajtën me aq dashuri e pasion, sidomos Etrita në krye të valles, lëvizjet e natyrshme dhe eleganca e së cilës mahnitën publikun, i cili i shpërbleu ato me duartrokitje të gjata frenetike.
Në fund, zonja Marinela Konomi Papa falënderoi të gjithë ata individë që kishin kontribuar për realizimin sa më me sukses të këtij manifestimi. Falënderimin e nisi me emrin e Etrita Abdullahut, e cila kishte shtyrë fluturimin për në Kosovë, për ta ndihmuar realizimin me sukses të programit dhe për të marrë pjesë në program. Një falënderim të veçantë, tha ajo, kemi për zonjat Lule Lane dhe Jeta Hajra, për kontributin e çmuar që kanë dhënë, në krijimin e një tradite të mrekullueshme të kujtimit të jetës e të veprës së Nënës Terezë. U falënderua posaçërisht edhe familja e zotit Anton Gegaj, për mbështetjen morale e financiare të aktivitetit mbi jetën dhe veprën e Nenës Terezë si dhe çifti Edmond e Adriana Bendo (Edmondi për punën e disc jokey-t) për realizimin teknik të këtij programi. Në fund, tha ajo, falënderimi më i madh shkon në adresën e të rinjve, që angazhohen në progamin artistik, ndonëse disa prej tyre kanë ardhur shumë të vegjël në SHBA, shumica lindur këtu dhe, megjithatë vazhdojnë ta mbajnë gjallë traditën shqiptare.
Krejt në fund, të pranishmit u shërbyen me ushqime e me pije freskuese.
Fan Noli the 50th Year of Repose-Remembrance Liturgy, Digital Exhibit and Symposium
Saint George Cathedral/
Albanian Archdiocese Fan Noli Library
Fan Noli the 50th Year of Repose/
2015 Commemoration Closing Events/
November, 22, 2015/
Remembrance Liturgy, Digital Exhibit and Symposium/
10 11:15 AM Remembrance Liturgy and Presentation
The 50th Year of Fan Noli Repose: Digital Display at the Altar
11:15 11: 45 Coffee Pause at the Reception Room
Lidiana Morcka, pianist: from Bethowen
Valentin Veizi, composer: Albanian Pop Music Variety
Olsa Papandili, vocalist: Albanian Pop Songs
Symposium Program
11:45am 2pm
Speech time: 10 min
Greetings: 2 min
Songs: 34min
1 Ver Rev. Fr Liolin speech
2 Worcester group speakers
3 “Vatra” Speakers
Music: Bashkim Pacuku song
4 A. Alibali: on Noli’s Government before 1924 in Boston
5 Prof Repishti
Reading extracts from Noli’s English Books
6 Prof N. Pano
Music: Olsa Papandili
7 R. Moisiu : “Fan Noli ndermjet botes njerezore dhe hyjnore”
8 Yllka Filipi, Ph D, “Fan Noli between Albania and America: The Symbol of
Self Sacrifice for the Sake of National Interests”
Intermezzo Reading verses in Albanian from Noli’s poems
Music: Laberia Song
9 Fan Noli Library on the Digitizing Work
10 Maas Besa Greetings
After 2PM: Fan Noli Remembrance Dinner
KOMUNITETI SHQIPTAR NE USA- ME 25 NENTOR DO TE NGRIHET FLAMURI SHQIPTAR NE HARTFORD
Njoftim/
Njoftohet komuniteti shqiptar se me rastin e 103 Vjetorit te Pavaresise, 28 Nentorit Historik, Dites se Flamurit Kombetar Shqiptar,do te organizohet ceremonia e ngritjes se flamurit ne Legistative Building,ne 300 Capitol ne Hartford, CT. Ceremonai festive do te organizohet ne daten 25 Nentor 2015 nga ora 11:00am deri ne oren 3:00 pm.
Te gjithe shqipetaret dhe dashamiresit jane te ftuar te marrin pjese dhe te behen pjese e kesaj ceremonie festive.
Ne cermoni jane ftuar personalitete te shtetit te Connecticut the personalitete Shqiptare.
Nga komuniteti Shqiptar
Hartford, CT
Per me shume informacion
860 977-6051
860 970-4458
- « Previous Page
- 1
- …
- 267
- 268
- 269
- 270
- 271
- …
- 394
- Next Page »