Nga Leke Perlleshi/
Me 24 Maj u mbajt nje sympozium nga organizata “SHTEPIA E LIRISE SHQIPTARO-AMERIKANE”, organizate e krijuar para ca vitesh ne Washington D.C., nga intelektual shqiptar te mirenjohur. Kjo organizate eshte tipike antikomuniste dhe drejtohet nga anetaret e bordit, pa emrim te kryetarit.
Per here te pare pata rastin te marr pjese si mysafir ne kete simpozium qe me te vertete me la pershtypje per formen e ketij organizimi mjaft te qelluar. Kjo organizate udhehiqet nga antaret e bordit te drejtoreve sipas rregullit qe do te vendosin ne rastet e caktuara.
Kesaj radhe sipas rregullit te programit qe kishin cakuar antaret e bordit do te udhehiqej nga ish diplomati i qeverise se pare demokratike shqiptare ne Washington-Mustafa Xhepa. Zoti Mustafa Xhepa separi na njohtoj per programin dhe ne pika te shkurtera paraqiti historikun e kesaj organizate e pastaj ftoi nje nga nje antaret e bordit qe te paraqiten ne skene me ngjarjet dhe pervojat qe kishin te benin gjate komunizmit famekeq ne Shqiperi.
SHTEPIA E LIRISE SHQIPTARO-AMERIKANE nderoi dy motrat intelektuale Isabela Islami (Cocoli) dhe Zamira Islami (Edwards) me dekoraten “SHQIPONJA E LIRISE”.
Zef Balaj njeri nga antaret e bordit te drejtoreve te AAFH-se ishte caktuar qe dekoraten “Shqiponja e Lirise” te ja dorezonte dy motrave, Isabeles dhe Zamires. Zef Balaj me pak fjale falenderoi dy motrat heroina per kontributin e tyre shume te madh qe jane burim inspirimi per te gjithe shqiptaret kudo qe jan. Zonja Isabela edhe ne emer te motres falenderoi Zef Balen dhe antaret e tjere te bordit per dekoraten mjaft te çmuar. Isabela me kete rast paraqiti historikun e vete dhe te familjes qe ka kaluar ne kohen e komunizmit te eger ne Shqiperi. Me poshte do te paraqesim me pake fjale vuajtjet e dy motrave dhe terrorin familjar gjate kohes se komunizmit ne Shqiperi.
Duke marr pjes per her te pare ne kete organizate, krijova nje pershtypje sikurse te isha pjese e saj qe nga krijimi i kesaj organizate. Me paraqitjen e antereve te bordit ne skene, me prezentimin e ngjarjeve te shkurta gjate komunizmit ne Shqiperi ishte nje perjetim qe nuk duhet te harrohet kurre gjenerate pas gjenerate.
I jam shume mirenjohes dhe dua ta falenderoj zotrin Zef Balaj qe me ftoi te marr pjese ne kete simpozium. Fjalet e Zefit per ftese ishin: “Besoj se aty te takon te marresh pjese dhe nuk do te pendohesh.” Zoti Zef Balaj me prezentoi shkurtimisht duke treguar per maredhenjet tona familjare nga Kosova me familjet antikomuniste shqiptare, ku axha im Ndue Perlleshi ishte vra ne lufte kunder komunizmit sebashku me Noc Kole Mirakaj ne bjeshket e Iballes se Shqiperise. Andaj shoqeria me Zotin Zef Balaj nuk na lidhe vetem me aktivitetin kombetar qe bejme ne Amerike por familjarisht dhe ne menyre historike kemi qen te lidhur per iden e perbashket kundra komunizmit te eger qe kemi pesuar sikurse edhe shume familje tjera qe kan pasur te njejtin fat. Sikurse nje pjese e kombit qe vuajti nen diktaturen Enveriane, ashtu edhe ne asgje me pake nen okupimin serbo-jugoslav.
Faleminderes perendise dhe gjakut te heronjeve qe sot perjetojme lirine dhe demokracine ne token Dardane. Gezohemi qe dy motrat heroina paten fatin te jetojne dhe veprojne ne boten e lire.
Nje pershkrim i shkurter i dy motrave heroina, Isabela dhe Zamira. Ajo çka i ben keto dy motra heroine te dallohen nga te tjeret eshte heroizmi dhe puna vetmohuese. Ato jan simbole te rilindjes nga kampi i internimit-CERMA-kamp i komunizmit shqiptar. Visar Zhiti shkrimtari i madh antikomunist thote per dy motrat: “Duke punuar dy motrat në “Zërin e Amerikës” në Zërin e Lirisë dhe të luftës për liri, ndjenim një lloj triumfi të brendshëm, një lloj drame shqiptare, me aktin e fundit në SHBA, moderne ndër kohë, një lloj subjekti i Kontit të Monte Kristos, por me “tragjizëm të kuq” midis…” Heroizmi i motrave i percaktuar mire nga situata antinjerezore ben nje akt trimerie dhe rezultat heroik. Notimi i tyre neper detin e hapur drejt lirise mund te ishte i njejt me vetevrasje. Ato e dinin se notimi i tyre ishte notimi drejt vdekjes por keto heroina sebashku me vllaun e tyre kishin vendosur te qendrojne larte per lirin e tyre e mos te i dorezohen frikes. Vllau i dy motrave notonte pas tyre si praparoje qe ti kete ne veshtrim por fatekeqesisht rojet bregdetare e hetojne dhe i vihen pas me motor-skaf. Vllau i motrave e ndrron drejtimin ne menyre qe te mos vihen re motrat, keshtuqe rojet bregdetare me shpejtesi e godasin me motor-skafa ku vdes ne vend, keshtu te vdekur e terhjekin neper uji vllaun e motrave dhe e dergojne ne Sarande, prane plazhit ku pushonin femijet e udheheqeve. Deshmitar i kesaj ngjarje ishte i nipi i Hysni Kapos qe sot jeton ne New York.
Historia familjare e tyre ishte tmerruese sepse kurr nuk ishin pajtuar me komunizmin e eger antinjerezor. Gjyshi i tyre-Maksut Selenica ishte i arrestuar ne tetor 1944 nga banda komuniste dhe ishte ekzekutuar me 1945 ne moshen 58 vjeqare.
Ndersa antaret e familjes nena e tyre Nadire Selenica Islami dhe gjyshja Ismihan Selenica- vajza e patriotit Zalo Prodanit dhe motra, ishin arrestuar pas ekzekutimit te Maksutit. Babai i tyre-Hajdar Islami vdes ne Berishe te Vogel i internuar.
Isabela dhe Zamira kanë lindur në Tiranë. Pas arratisjes nga Shqipëria më 2 gusht 1984 qendruan deri në dhjetor të atij viti në Athinë të Greqisë me strehim politik. Më 19 dhjetor 1984 mbërritën në Detroit Miçigan, ku u pritën si heroina nga komuniteti shqiptar i atjeshëm, një pjesë e madhe e të cilit e njihte familjen e tyre si nga babai ashtu edhe nëna. Më 1 korrik 1985, Isabela filloi punë tek Zëri i Amerikës dhe në tetor të po atij viti, po aty filloi punë edhe Zamira. Të dy motrat ende vazhdojnë të punojnë tek “Zëri i Amerikës”.
Isabela është diplomuar në Studime Amerikane dhe Sociologji nga Universiteti George Mason në Faifax të Virgnia-s, pas studimeve për anglisht në Universitetin Wayne të Miçiganit. Zamira ka studjuar po ashtu për anglisht në të njejtin universitet në Miçigan dhe për anglisht dhe histori amerikane në Nothern Virginia Community College.
Isabela është e martuar me Z. Skënder Çoçoli dhe kan dy djem; njeri student në degën e inxhinierisë mekanike dhe tjetri në matematikë të aplikuar. Zamira është e martuar me Z. George Edwards dhe kanë një vajzë dhe një djalë. Vajza është diplomuar në maj 2014 në marrëdhënie me publikun, komunikim dhe administrim biznesi dhe punon në fushën e medias. Djali është student i muzikës dhe administrimit të biznesit.
SHQIPTARËT MANIFESTUAN KULTURËN KOMBËTARE NË DITËN E TRADITAVE- ALBANIAN HERITAGE DAY
*Rreth 6 mijë pjesmarrës iu bashkuan Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolikë Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Ditën e Traditave Shqiptare/
* Më shumë se 100 valltarë të moshave nga 5 deri në 21 vjeç, nën drejtimin e koreografes Angjelina Nikaj, kërcyen valle tradicionale nga të gjitha krahinat e Shqipërisë/
NGA DALIP GRECA/
…E diela e 1 Qershorit 2014 do të mbetet në kujtesën e shqiptaro-amerikanëve të Nju Jorkut dhe shteteve përreth për shumë kohë; -një ditë e bukur me diell, që u shkoi aq shumë për shtat organizatorëve të Ditës së Traditave Shqiptare (Albanian Heritage Day), ditë që dhuroi aq shumë emocione e hare.Ishte një ditë e mbushur plot mbresa, ku u shpalos kultura dhe tradita shqiptare.
Kur ua propozova familjarëve të mi, që t’i bashkoheshim kësaj dite e pranuan menjëherë,edhe pse nuk u dhashë shumë detaje. Veçanërisht nipërit e pritën me kureshtje. Ideja se do të vraponin e do të luanin nëpër lëndina e pyje përbënte më shumë se kureshtje për ata. Dhe nuk u zhgënjyen. U nisëm me dy makina. Rruga kalon mes pyjesh dhe pamja që shfaqej, të shlodhte. Parku ndodhet rreth 24 km në veri të Nju Jorkut, 5 km larg qytetit Ëhite Plains.
Edhe pse kishim shkuar më shpejt se orari i njoftuar, kur mbërritëm atje, gjetëm shumë të tjerë që kishin ardhë para nesh. Disa ishin ulur nëpër hijet e pemëve, disa të tjerë në tavolinat statike që qëndrojnë përherë aty, një pjesë shëtisnin apo bisedonin, ndërsa fëmijët kishin nisë lojërat, ndërkohë që ekipet e futbollit dhe volejbollit, kishin nisë parapërgatitjet stërvitore. Fran Çotaj, lëvizte sa tek një grupim tek tjetri duke u ndanë detyrat përgjegjësve sipas llojit të sporteve. Lek Përlleshi po merrej me këndin e fushave të ping-pongut dhe të shahut, Fran Shala me skuadrat e volejbollit. Në tendat provizore ishin të prezantuara zyra e ansambelmenit Mark Gjonaj, zyra e County Executive dhe kandidati Republikan për Governator të New York State, z. Rob Astorino, si dhe biznese të ndryshme. Piktori i njohur Ramiz Llapatinca ka ekspozuar pikturat e tij me fryëmzim e motive Kombëtare, shitësit ambulantë kanë sjellë veshje me simbole kombëtare, ndërkohë që nuk mungojnë as flamujtë kombëtar. Në një varg tendash serviren ushqime të freskëta që gatuhen aty për aty. E gjithë lugina është e veshur me flamujë amerikanë dhe shqiptarë, të cilët i ka sponsorizuar ansambleisti i shtetit të Nju Jork-ut, bashkadhetari Mark Gjonaj.
Tek e vështron nga lartësia e bazenit të ujëmbledhësit gjigand pamjen, lugina ku është vendosur kampingu i shqiptarëve, të shfaq një panoramë magjepse- të jep pamjen e një qyteze plot ngjyra, jo vetëm nga flamujt shqiptarë dhe amerikan, por edhe nga veshjet kombëtare, veçanërisht e hijeshojnë atë, veshjet e fëmijëve dhe të rinjëve, ku mbizotëron flamuri kombëtar, por edhe veshjet me kostume kombëtare të krahinave të vendit, të fëmijëve dhe të rinjëve të Ansamblit Rozofati të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, që kanë nisë kërcimet tradicionale, parafillimit të ceremonisë. Tek sheh vajza e vogla të veshura me xhubleta, apo djem të veshur me kostume kombëtare nga veriu apo jugu i Shqipërisë, provon në shpirt një ndjesi të ngrohtë dhe të rrok nostalgjia e veçantë për vendlindjen. Duke përcjellë traditat, kulturën, gjuhën, tek këta fëmijë të vegjël apo tek të rejat dhe të rinjët e lindur në mërgim, i bëhet një shërbim i çmuar Kombit.
Janë pikërisht këta organizatorë të këtij manifestimi dhe të veprimtarive të tjera tradicionale, kulturore dhe artistike këtu në mërgim që meritojnë përgëzime e përhirime Kombëtare. Natyrisht që nuk mund ta mbajë traditën gjallë vetëm një ditë e piknikut tradicional, por për këtë ditë punohet në vazhdimësi gjatë të gjithë vitit.Po t’i shtojmë kësaj dite të mbingarkuar me veprimtari kulturore, artistike e sportive, edhe Festivalin Shqiptar të përvitshëm, ku qindra fëmijë të lindur në Amerikë, këndojnë e kërcejnë shqip nën krenarinë e veshjeve kombëtare, atëherë e kupton se nuk është vetëm një ditë që i mbanë gjallë këto tradita.
TRADITA 11 VJEÇARE E” ALBANIAN HERITAGE DAY”
Dita e Traditës Shqiptare ka 11 vjet që ka nisë nën kujdesin e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe shqiptarët ia kanë ndjerë kënaqësinë. Nga vit në vit organizatorët po e bëjnë më interesant dhe më të larmishëm programin e veprimtarive. Pyetjes që i drejtuam z. Mark Shkreli, drejtor i Qendrës Kulturore “Nëna Terezë” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”: Se çfarë qëllimi ka organizimi i një dite të tillë, ai iu përgjigj: “Shqiptarët kanë qendrat e veta fetare që i bashkojnë. Përveç riteve fetare organizojnë edhe aktivitete shoqërore, por nuk egziston asnjë qender apo vend bashkimi për të gjithë shqiptarët pa dallim besimi.Pra mungon një qendër kulturore e përbashkët. Prandaj, Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, përmes Qendres “Nëna Tereze” organizon, kohë pas kohe, aktivitete apo manifestime të ndryshme kulturo-artistike dhe shoqërore me qëllim afrimin e të gjithë shqiptarëve.Përmes manifestimit Dita e Traditës Shqiptare (Albanian Heritage Day) synojmë t’ia arrijmë këtij qëllimi dhe, mendoj se kemi pasur sukses gjithëherë, veçanërisht gjatë këtij të fundit të organizuar me 1 qershor, ku pjesmarrja iu afrua shifrës 6 mijë”.
Duke kujtuar organizimin e parë të këtij aktiviteti, njëmbëdhjetë vite të shkuara, z. Shkreli tregon se kjo traditë nisi më 27 qershor 2004, në Tibbets Park, në Yonkers, New York. Tani jemi të dashuruar në këtë park madhështor, në Kensico Dam Plaza, një park i madh natyror në Valhalla të Westchester County , New York, nga që ka shumë avantazhe; ka kushte të shkëlqyera për argëtim, për sporte, për kërcime, natyrisht edhe për ceremoninë zyrtare që organizohet me këtë rast, ku vijnë personalitete të politikës amerikane, por dhe udhëheqës të organizatave të komunitetit e përfaqësues të diplomacisë .Në manifestimin e sivjetshëm të 1 qershorit, nderuan me pjesmarrjen e tyre: Konsulli i Republikës së Kosovës në Neë York, z. Korab Mushkolaj, z. Rob Astorino, Westchester County Executive dhe kandidati Republikan për Governator të New York State. Westchester Countyu Department of Parks Commissioner zonja Kathy O’Conner, Assemblyman Mark Gjonaj, Dom Dritan Ndoci nga Shkodra dhe në krye, si gjithëmonë, Famulliatri i Kishës “Zoja e Shkodrës”, i përndershmi Dom Pjetër Popaj.
Në këtë ditë ksuhtuar traditave Kombëtare, veçanërisht të kulturës tonë tradicionale, pjesmarrja është masive. Veçanërisht ky vit shënoi rekord duke e rritur numrin e pjesmarrësve në rreth gjashtë mijë veta.Pjesmarrësit ishin nga të gjitha trevat etnike, pa dallime fetare.Të gjithë bashkë manifestuan traditat dhe kulturën shqiptare.
CEREMONIA TRADICIONALE
Rreth orës 2 pm në tribunën e ngritur nën shpatullat e digës së ujëmbledhësit ngjiten personalitetet që kanë ardhë që të përshëndesin shqiptarët në ditën e traditave Kombëtare dhe nisi kështu ceremonia tradicionale. Fran Çotaj ka hapë takimin. Ai i ka falenderuar pjesmarrësit e shumtë në këtë ditë të traditave kombëtare. Çotaj, u duartrokit, kur e cilësoi famullitarin e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja Shkodrës”, dom Pjetër Popajn, si arkitektin e veprimtarive të tilla, ku grumbullohen mijëra shqiptarë dhe manifestojnë kulturën Kombëtare.
Dom Pjetër Popaj tha se duartrokitjet u takonin organizatorëve, Fran Çotës me komisionin organizues. Duke folur për manifestimin në Ditën e Traditave Shqiptare, Dom Pjetër Popaj tha se ne jemi krenarë për Kulturën tonë Kombëtare, kulturë e një populli të lashtë në trojet e veta, kulturë që na lanë trashëgim të parët tanë. Këtë kulturë ne duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë edhe këtu në vendin e bekuar në Amerikë.Ai i përgëzoi të gjithë për këtë pjesmarrje kaq të madhe.
Zoti Rob Astorino,Westchester County Executive dhe kandidati Republikan për Governator të New York State, fitoi duartrokitjet e shqiptarëve tek i përgëzoi për këtë manifestim të shkëlqyer dhe për kontributin që japin shqiptarët në Westchester County.
Konsulli i Kosovës, Korab Mushkolaj, tha se ndjehej tepër i gëzuar që ishte pjesë e këtij manifestimi madhështor të shqiptarëve të bashkuar. Ju jepni një shembull të shkëlqyer, tha ai tek shpalosni kulturën tonë kombëtare në këtë vend të bekuar, që është miku më i madh i shqiptarëve. Ai i përshëndeti pjesmarrësit dhe falenderoi Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës për kontributin e jashtzakonshëm që jep në ruajtjen e kulturës, gjuhës shqipe dhe traditave kombëtare.
Ansmbleisti Mark Gjonaj, duke i përshëndetur të pjesmarërsit e shumtë që kishin mbushë sheshin, u duartrokit tek shtroi pyetjen: A jemi krenarë se jemi shqiptar?
Një” pooo” e zgjatur dhe duartrokitjet e vlerësuan fjalën e shkurtër të shqiptarit më të sukseshëm në New York, që ka arritë të zgjidhet në Ansamblenë e Shtetit të nju Jorkut, edhe nga përkrahja e shqiptarëve, dhe ne ndjehemi krenarë që kemi një zë tonin në parlamentin e shtetit të New Yorkut.
Fran Çotaj i ka përgëzuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në mbarëvajtjen e këtij manifestimi kulturor e tradicional. Ai veçoi disa nga emrat e shumtë, që me kontributin e tyre siguruan mbarëvajtjen e manifestimit, që nisi në orët e para të mëngjesit dhe vazhdoi deri në mesnatë me argëtimin e të rinjëve në sallën e Qendrës Nënë Tereza të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës.”
Cilët ishin ata ? Dom Pjetër Popaj, Mark Berisha, Mark Shkreli, Alex zadrima, Gjelosh Narkaj, Gjergj Vushaj, Nue Hysaj, Lazer Bujaj, Vjeko Çotaj, Ulli Tinaj, Sokol Smajlaj, Gjon Gojçaj, Pjetër Çotaj, Gjina Çotaj, Marijana Gjushi, Prena Berisha, Groshe Rukaj, Mark Gjonaj, Lek Përlleshi, Fran Shala, Fran Pllumaj e të tjerë.
NËN RITMET E VALLEVE DHE TINGUJT E MUZIKËS SHQIPTARE
Shqipëria, nga jugu në veri ishte e pranishme në koncertin e ditës së traditave. Gjatë të gjithë kohës që zgjati manifestimi kulturor i së dielës së 1 qershorit, që nga ora 12 e mesditës e deri në përfundim, Grupi Muzikor Toska me këngëtaret Alberije Hadërgjonaj dhe Valentina Ajdari nuk u ndalën. Ata shpalosën një program të pasur muzikor dhe ia shtuan emocionet manifestimit. Nga veriu në Jug, nga Kosova, Malesia e deri në Çamëri, këngët shqiptare ushtonin përgjatë luginës dhe përcilleshin tutje kodrave.
Emocionet u shtuan ku sheshi u mbush nga valltarët e Grupit Rozafa, të veshur me kostume kombëtare, nga të gjitha trevat,ata dhanë një program, të pasur me valle të traditës, të përgatitur nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika. Edhe fëmijë pesë vjeçarë kërcenin plot siguri, si të ishin valltarë profesionistë. Valltaret treguan profesionalizëm dhe pavarësisht diellit përvëlues, ia arritën që t’ia dilnin mbarë.Ata kërcyen nën ritmin e duartrokitjeve.
Në fillim valltarët e Rozafatit,plot finesë, kërcyen vallen e luleve. Më pas një valle me motive përmetare dhe e pastaj i erdhi radha valles festive të përpunuar,”Festë të madhe ka Shqipëria”. Koreografja Angjelina Nikaj, tha se janë 160 valltare e valltarë, nga mosha 5 vjeç e deri në 21 vjeç, që janë pjesë e këtij ansambi.Pasionin për vallet e traditës shqiptare ata e kultivojnë që në moshë të vogël. Angjelina me pasionin e saj ka arritur që të sigurojë vazhdimësinë e brazave në këtë ansambël që tashmë është bërë i njohur jo vetëm në SHBA, por edhe në Atdhe. Ishte ky ansambël që me ratsin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ishte i ftuar në veprimatritë kushtuar festës Kombëtare.
VEPRIMTARITË SPORTIVE
Për të rinjët dhe të rriturit,sporti në këtë ditë të manifestimit, merr përparësi. Lëndinat ku luhej futboll kishin më shumë shikues. Njëkohësisht zhvilloheshin disa ndeshje futbolli. Drejtuesit kishin zgjedhur sistemin e eliminimit zinxhir derisa të dilnin dy skuadrat finaliste që do të përcaktonin edhe fitusen e titullit të kampionit 2014. Në këtë garë sportive, që ishte më masivja, u përfshinë rreth 200 sportistë të veshur me uniforma të rregullta. Morën pjesë në garat eleminatore 22 ekipe.
Në finale dolën dy skuadrat më të mira, rivale për njera-tjetrën; skuadrat “Vukel” me “F.C. Brooklyn”. Takimi ishte i fortë dhe me rivalitet, por skuadrat i kushtuam më shumë vëmendje mbrojtjes se sa sulmit. Asnjëra skuadër nuk shënoi në kohën e rregullt kështu që takimi u mbyll i bardhë, zero me zero. U desh që fituesja të përcaktohej nga gjuajtja e penalltive. Skuadra e Vuklit u tregua më e saktë dhe fitorja u buzqeshi pikërisht djmëve të Vuklit, që u shpallën kampion të vitit 2014.
Edhe ndeshjet e volejbollit apo takimet e pingpongut dhe të shahut, patën bukurinë dhe shpirtin e garës dhe ia shtuan emocionet kësaj dite.
PËR KURESHTARËT
Fshati Kensico u emërtua në vitin 1849. Dita e Traditave Shqiptare organizohet nën digën madhështore të ujëmbledhsit të madh që furnizon një pjesë të Nju Yorkut me ujë, rreth 2 për qind. Është një ujëmbledhës gjigand që kur e sheh nga lart hapësira ujore të duket e pafund. Diga ka një gjatësi prej 556 metra.Është në gjendje që të mbajë rreth 306 00000000 gallons ujë, ose 116.000.000 metër kub ujë. Tipi i ndërtimit të murit të digës është ai i ndërtimit të disa prej piramidave të Egjiptit.Inxhinieri Frank E. Ëisnor ishte i ngarkuar për ndërtimin e digës. Për ndërtimin e digës u gërmua deri në 110 metra thellsi për të arritur shtresat e ngurta. Gjatë ndërtimit pat edhe aksidente fatale. Ujësjelli përfundoi më 1913. Fluksi i madh i punëtorëve për ndërtimin e digës dhe ujësjellsit, diktoi edhe ndërtimet përreth zonës si shtëpi, dyqane, hotele, restorante dhe lokale të tjera për plotësimin e nevojave të punëtorëve, ç’ka e gjallëroi shumë zonën.
Në vitin 2005 Departamenti i mbrojtjes së Mjedisit i New York City realizoi një projekt për rehabilitimin e Kensico Dam. Projekti kishte kosto prej $ 31.400.000 dhe përmbante riparime në skajet e digës, pastrim dhe riparimin e të gjithë sipërfaqes së muraturës së gurtë të digës, rindërtimin e pavioneve më të ulta, rindërtimin e taracës në drejtim të rrymës, riparimin e tyneleve të shkarkimit, pastramin e tubave të shkarkimit, pastrimit të galerive të brendshme, instalimin e ndriçimit dhe dyerve, rikonstruksionin e portës së sipërme etj. Ujëmbledhësi i Kensico-s ofron mundësi peshkimi dhe shëtitje me varkë. Çdo vit ujëmbledhësit i futet një llojë trofte kafe 8,5- 9,5 inch. Sipas Departamentit të Ruajtjes së mjedisit në prillin e vitit të shkuar rezervuari u pasurua me 8440 trofta kafe.
MONUMENTI I TË RËNËVE TË 11 SHTATORIT 2001
Për vizitorët që vinë për të parën herë , në Kensico Dam Plaza , u bie në sy Memoriali madhështor i të rënëve nën rrënojat e Kullave binjake me 11 shtator 2001 nga aktet terroriste. Ishin të shumtë vizitorët që merrni fotografi gjatë kësaj dite pran këtij monumenti, që u ndërtua me 11 shtator 2005. Janë përjetësuar aty emrat e 109 të rënëve, që i përkasin Westchester Caunty. Është aty edhe emri i një shqiptari, Simon Dedvukaj, nga Malësia e Ded Gjo Lulit, që u shua nën rrënoja me 11 shtator 2001, në një moshë fare të re. Bashkë me të ranë edhe bashkadhetarët Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj.Komuniteti shqiptar i nderon bijtë e vet dhe i ka përjetësuar në kujtesë.
Në këtë shesh në dhjetëditëshin e fundit të muajit prill shqiptarët përkujtojnë dhe atë që ka mbetur në kujtesën kombëtare si heroi i demonstratave antikomuniste të shqiptarëve të Amerikës, Nick Mernaçaj, i biri i Marash dhe Mri Mernaçaj, që humbi jetën në moshën e rinisë, me 22 Prill 1990. Ishte vetëm 31 vjeç. Pikërisht këtu ngrihet në mënyrë cermoniale Flamuri Kuq e zi i kombit Shqiptar, për të nderuar aktin trimëror të të riut Mernaçaj.
AMBASADORI BEKIM SEJDIU I DORËZOI Z. RRUSTEM GECAJ MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE
Manhattan, New York, 2 Qershor 2014- Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork, u organizua të Hënën, me 2 qershor 2014, ceremonia e dorëzimit të Medaljes, akorduar nga presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, biznesmenit dhe veprimtarit të palodhur, z. Rrustem Gecaj. Duke i dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave, me motivacionin “Për veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e Cështjes Kombëtare”, zotit Gecaj, ambasador Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës, përgëzoi z. Gecaj për kontributin e madh që ka dhënë për Kosovën, para dhe gjatë luftës, si dhe për kontributin që vazhdon të japë sot duke investuar në Kosovë. Ne,- tha, z. Sejdiu, kemi qenë me fat që kemi pasë këtu në SHBA një diasporë të fuqishme, patriote, ndikuse në Ëashington, të përkushtuar dhe të pakursyer për të ndihmuar Kosovën. Edhe kur nuk kishim shtetin e Kosovës, ne i kishim ambasadorët këtu, ishit ju shqiptarët e Amerikës, që nuk kursyet asgjë për t’ia lehtësuar dhimbjet e plagëve Kosovës tonë të robëruar. Në mënyrë të vecantë, ju me z. Harry Bajraktari, dajë e nip, Kosova ua di për nder kontributin, që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni. Kjo medalje e meritave që po ju dorëzojmë sot, është një vlerësim moral, por që tregon se Kosova ju ka në kujtesë dhe e cmon punën tuaj. Ne jemi me fat që kemi Amerikën në krah dhe nuk duhet ta rreshtim punën tonë për ta forcuar këtë miqësi, përfundoi Konsulli i përgjithshëm Bekim Sejdiu.
Biznesmeni dhe veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Nju Jork, z. Harry Bajraktari, falenderoi presidenten e Kosvës zonjën Atifete Jahjaga për dekorimin që i bëri Rrustemit, duke treguar edhe një herë që nuk e harron kontributin e diasporës. Ky nuk është vetëm një nderim që i bëhet një personi, por vlerësim i komunitetit shqiptar në Amerikë. Ajo c’ka ne kemi dhënë për Kosovën është obligim moral që kanë bijtë për vendlindjen.
Duke marrë dekoratën e akorduar nga presidentja Jahjaga, zoti Rrustem Gecaj tha se ndjehet i vlerësuar nga ky nderim që i ka bërë presidentja e Kosovës, duke e nderuar me Medaljen e Meritave. Kemi bërë sa kemi pasë mundësi për vendin tonë dhe nuk do të ndalemi edhe për të ardhmen. Ky nderim i presidentes na i shton më shumë obligimet ndaj Kosovës tonë, ndaj popullit tonë. Na duhet më shumë punë në Kosovë me qëllim që të hapim sa më shumë vende pune me investimet tona që të lehtësojmë sa të mundim plagët e papunësisë , prej të cilave po vuan paslufte vendi ynë.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe veprimtari veteran i Legalitetit dhe i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA Musli Mulosmanaj, Haxhi Elez Osmanaj, dr. Hasan Ademaj, Xhaferr Gecaj, Avni Gecaj. Zotërinjët Musli Mulosmanaj, Elez Osmanaj dhe zoti Rraci, kanë vlerësuar kontributin për Kosovën që ka dhënë z. Rrustem Gecaj, bashkë me të edhe të z. Harry Bajraktari. Takimi ka vazhduar për më shumë se një orë dhe kishte formën e një kuvendi zhvilluar ndër odat e Kosovës. Janë kujtuar aty veprimtaritë për Kosovën në SHBA, demonstratat në Washington, New York, etj., takimet me politikanët amerikanë, kontributi i shqiptarëve të Amerikës, lufta e UCK-së, gjaku i derdhur për liri, presidenti Rugova, ndërhyrja e NATOS nën drejtimin e Amerikës. Ne, tha z. Harry Bajraktari, jemi ndjerë të lehtësuar, kur kemi parë bombardimet e aeroplanëve të NATO-s dhe pas atij momenti ishim të bindur se liria e Kosovës ishte akti i pakthyeshëm. Gjithcka e kemi bërë me zemët për Kosovën tonë.(d Greca)
Pranvera e kësaj bote! – Gëzimi i kësaj toke!
” Zërat e reja 2014″ – Festivali i dytë i fëmijëve në New York/
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : Ky është festivali i dytë i konkursit të fëmijëve shqiptarë të këngës në vizionin shumë të veçantë në llojin e vet në SHBA, shkruan organizatori i saj . Festivali i fëmijëve në New York, për të dytin vit me rradhë, simbas tyre është kthyer si një forum – i talenteve të reja shqiptare në diasporë, për fëmijët nga e gjithë Amerika Fëmijët shqiptarë patën rastin që për të dytin, vit të jenë të mbledhur së bashku edhe në këtë festival të cilin e ka krijuar dhe organizuar Pranvera Çobo – (Themelues / Drejtori Artistik ) së bashku me Lorend Çobo – Koordinatori i Festivalit, në bashkëpunim të ngushtë me regjisorin e njohur Bujar Alimani – i cili është edhe Drejtori i Festivalit , Violeta Mirakaj – Liberty , Altin Rizi – video-projektuesi.
Ky festival u moderua nga dy aktorët e njohur Gent Basha dhe Anisa Dema – shoqëruar nga Silvana Martinaj dhe Lorivert Çobo.
Në këtë Festival morën pjesë disa fëmijë nga shkollat shqip në Michigan, Filadelfia , Boston, New Jersey dhe shkollat shqiptare në New Yorku, të cilat së bashku natën e kaluar dhuruan publikut një spektakël të bukur – teksa ata kënduan plot gëzim në skenën e tyre, për 2 orë në Teatrin Lovinger në Lehman College – Bronx – . Nju Jork.
Ky Festival simbas krijuesit dhe organizatorit të saj – thuhet se është një frymëzim për brezin e ri . Mbasi, fëmijët shqiptarë, kanë edhe një rast të mirë të këndojnë në gjuhën shqipe – , pra, një tjetër mënyrë se si fëmijët tanë në diasporë – të jenë më të lidhur me kulturën dhe muzikën tradicionale shqiptare, të re dhe atë ndër vite…. ” Zërat e Rinj 2014″ – Festivali i dytë i fëmijëve në New York, e ndoqë me intersim dhe u duartrokitë nga dhjetra prindër dhe fëmijët e tyre, përfaqë- suesit e shteti të Kosovës, konusulli Korab Mushkolaj , artsitë, dhe muzikanë të njohur, veprimtarë të dalluar të komunitetit, si dhe mysafirë special nga e gjithë zona e “Tri-Shteteshit” . Moderatorët e këtij festivali thanë se :” Ky festival mbahet në kuadrin e aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershorin, ku të gjithë fëmijët, ndjehen të lumtur, që për të dytin vit me rradhë kan një ngjarje kulturore e artistike shumë e bukur . Brezat me këtë rast kujtojnë gjithmonë këngët e fëminisë së tyre, këngë të cilat bëhen rituale në jetën e përditëshme.”
Simbas tyre Festivali me këto këngë të bukura fëminore, që na japin aspekte nga jeta shkollore apo të jetës së tyre të përditëshme, gjithëçka që është e lidhur me ta, është një sukses i veçant në diasporë.
Festivali i këngës për fëmijë në gjuhën shqipe, natyrishtë është vendi ku këto tinguj fillojnë dhe “cicerojnë” duke kënduar në gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe, edhe këtu në diasporë – vendi ku fëmijët tanë, gjejnë e krijojnë melodinë e zemrës, ëndrrat, dëshirat, jetën e tyre fëminore.
Oraganizatori thotë se ky është dhe mesazhi që përshkron këtë festival, ku me fjalën shqipe këta fëmijë dhe këta krijues dhe organizator të këtij festivali, bëjnë një punë të madhe, ku me fjalën shqipe tregojnë përsëri se Muzika është gjuha e vërtet e të gjithave……!
” Zërat e Rinj 2014″ – Festivali i Dytë i Fëmijëve në Nju Jork
Në këtë festival u kënduan 19 këngë nga të cilat 9 prej tyre ishin konkuruese dhe ishin krijime të reja dhe 10 këngët e tjera ishin këngë ndër vite. Për vlerësimin e 9 këngëve më të mira të Festivalit të Dytë të Fëmijëve “Zërat e Rinj 2014” vendosi Juria e përbër prej pesë anëtarëve : Jeton Murtishi, Kristofer Xhokaxhi, Luan Bexheti, Arben Krasniqi dhe Lindita Mezini.
Ndërkohë, për herë të parë festivali ndau edhe dy çmime për talentet e reja : çmimin special “Motrat Qiriazi” si dhe çmimin e interpretuesit më të mirë “Nexhmije Pagarusha”
Çmimi i parë iu dha këngës “Gjuha shqipe “, tekstin e nga At Gjergj Fishta – e cila është interpretuar nga Aurora Çumani dhe Angela Rusha , me muzikë të Demokrat Shaini dhe orkestrim nga George Paparisto . Çmimi i dorëzohet nga NYS Assemblyman Z. Mark Gjonaj .
Me çmimin e dytë është vlerësuar kënga ” Jeta është e bukur” këngë nga Silvana Martinaj me tekstin e ” Fjalët e Nënë Terezës “, muzikë dhe orkestrim nga Agim Kola . Çmimi është dorëzuar nga Dr.Ana Cohen , president i organizatës ” Motrat Qiriazi ” .
Çmimi i tretë i është dhënë këngës ” Shtëpia e Diellit” luajtur nga Enesa Dednica dhe Clea Perolli me tekst , muzikë dhe orkestrim nga Ylli Kalaja .
Në fund moderatorët e festivalit aktorët e njohur Anisa Dëma dhe Genti Basha thanë se : “E mbyllim këtë festival, këtë aktivitet për fëmijët shqiptarë; duke faleminderuar edhe një herë të gjithë sponsorët si dhe të gjithë ata që e mundësuan realizmin e këtij aktiviteti : “Festivali i Dytë Zerat e Rinj 2014 – New York”,.
Falenderojmë përfaqësuesin e Asamblesë së New Yorkut, zotin Mark Gjonaj për sponsorizimin e sallës së Festivalit, TV “Albanian Culture” me z. Adem Belliu, drejtuesen artistike Pranvera Çobo si dhe koordinatorin artistik Lorend Çobo , Bujar Alimani – Drejtori i Festivalit , Violeta Mirakaj – Liberty , Altin Rizi – video-projektuesi . Muzikanin Tom Lleshaj për kontributin e tij në mbarvajtjen e dy festivaleve si dhe orkestrimin e 6 këngëve të festivaleve në vite.
Festivali i dytë i fëmijëve shqiptarë në New York: “Zërat e rinj 2014”
Në mjediset e Lehman College në Lovinger Theater u zhvillua Festivali i dytë i fëmijëve: “Zërat e rinj 2014”./
Nga Keze Kozeta Zylo/
Programi i Festivalit ishte i ndarë në dy pjesë dhe është prezantuar nga aktorët shqiptarë Gent Basha dhe Anisa Demi. Në pjesën e parë të programit të gjithë pjesëmarrësit ishin konkurues për ndarjen e çmimeve të ndryshme nga juria përkatëse.
Festivali është hapur me një pamje festive me veshjet tradicionale ekzekutuar nga ansambli artistik “Kënga dhe vallja shqiptare” me koreograf Gergj Kovaçin.
Nxënësja Mariza Sheldia dhe kompleksi kanë interpretuar këngën “Pushimet” me tekst të Suela Tukaj, muzikë dhe orkestrim nga Jetmir Mehmeti.
Kënga “Tek shtëpia e Diellit” është interpretuar nga Enesa Dednica dhe Clea Perolli me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Ylli Kalaja.
Vesa Dobi dhe Sonya Dobi kanë kënduar “Ditëlindja” me tekst të Suela Tukaj, muzikë Ervin Bushati dhe orkestrim Jetmir Mehmeti.
Gjuha Shqipe, këtë gjuhë hyjnore për të cilën ka shkruar mjeshtërisht Gjergj Fishta është interpretuar nga Aurora Cumani dhe Angela Rusha me muzikë Demokrat Shahini dhe orkestrim Gjergj Paparisto.
Këngën “Xhesi dhe Trilija” me tekst nga Shefqet Merra, muzika dhe orekstrimi nga Sh.Merra u këndua nga Julia Sheldia dhe Livia Behri.
Këngën e Mësuesit e ka interpretuar Kristina Melo dhe kompleksi i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe Brooklyn, New York me tekst nga Kozeta Zylo, muzika Petrika Melo dhe orkestrimi Tom Lleshaj.
“Fëmija dhe Kombi” është interpretuar nga Teddy Çobo dhe kompleksi me tekst nga Violeta Mirakaj, muzika Pranvera Çobo dhe orkestrimi Ylli Neziri dhe Boshnjaku.
“Kush orarin tim shikon” është kënduar nga Enesa Dednica dhe Mariza Sheldia me tekst, muzike dhe orkestrim nga Roland Guli.
“Jeta është e bukur” është kënduar nga Silvana Martinaj me tekst “Fjalët e Nënë Terezës”, muzika dhe orkestrimi nga Agim Kola.
Pas pjesës së parë e cila ishte dhe konkuruese juria u tërhoq për të vlerësuar me çmime gjithë pjesëmarrësit në pjesën e parë të programit që u realizua me sukses nga fëmijët.
Pjesa e dytë e programit ka vazhduar si: Me valle kosovare, valle shqiptare, Tik tak ora, Hapa dollapa, Ciu ciu tralala, Valle fusharake, Rrofsh Kongresi i Manastirit, Hymni i Shkollës Shqipe “Alba Life”, Kënga e gjyshes, Ti Shqipëri më jep nder, Kompozitori dhe fëmija dhe është mbyllur me një kolazh të këngëve dhe filmave për fëmijë shoqëruar nga Ansambli artistik “Kënga dhe vallja shqiptare”, New York ku së bashku me fëmijët ka interpretuar dhe këngëtari i mirënjohur Arben Krasniqi.
Në fund juria ka dhënë çmimet përkatëse. Juria ishte e përbërë nga Jeton Murtishi, (kryetar) dhe anëtarët Kristofor Xhokaxhi, Luan Bexheti, Arben Krasniqi dhe Lindita Mezini Lole.
Çmimi i parë i është dhënë këngës “Gjuha Shqipe” nga Gjergj Fishta e cila është interpretuar nga Aurora Cumani dhe Angela Rusha me muzikë Demokrat Shahini dhe orkestrim Gjergj Paparisto. Çmimi është dorëzuar nga ansambleisti i parë shqiptaro amerikan në New York z.Mark Gjonaj.
Me çmim të dytë është vlerësuar kënga “Jeta është e bukur” kënduar nga Silvana Martinaj me tekst “Fjalët e Nënë Terezës”, muzika dhe orkestrimi nga Agim Kola. Çmimi është dorëzuar nga Dr.Ana Cohen, presidente e organizatës “Motrat Qiriazi”.
Çmimi i tretë i është dhënë këngës “Shtëpia e Diellit” interpretuar nga Enesa Dednica dhe Clea Perolli me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Ylli Kalaja.
Çmimi është dorëzuar nga z.Jeton Murtishi, kompozitor dhe kryetar jurie.
Çmimi special i talenteve të reja “Motrat Qiriazi” i është dhënë Kristina Melos me motivacionin për zërin shumë të bukur dhe interpretim të shkëlqyer. Në konkurim ajo intrepretoi “Këngën e Mësuesit” së bashku me kompleksin e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe Brooklyn, New York me tekst nga Kozeta Zylo, muzika Petrika Melo dhe orkestrimi Tom Lleshaj. Çmimi u dorëzua nga përfaqsuesja e “Motrave Qiriazi” znj.Agathi Lluka.
Me çmim special “Nexhmije Pagarusha” është vlerësuar Silvana Martinaj e cila intrpretoi “Jeta është e bukur” me tekst “Fjalët e Nënë Terezës”, muzika dhe orkestrimi nga Agim Kola. Çmimi është dorëzuar nga z.Zeqir Dednica.
Me çmim inkurajues janë vlerësuar Vanesa Jaupi dhe Sonya Dobi. Çmimi është dorëzuar nga sopranoja e shquar shqiptare, njëherazi anëtare e jurisë znj.Lindita Mezini Lole.
Çertifikata e festivalit 2014 i është dhënë z.Tony Musaj pronarit të Euromarket dhe Dila’s market për sponsorizim.
Me organizimin e këtij festivali jane marrë Pranvera Çobo drejtore artistike dhe themeluese, Bujar Alimani drejtor i Festivalit, Violeta Mirakaj libretiste, Altin Ruçi dizajnër dhe Lorend Çobo kordinatori i Festivalit.
Pas ndarjes së çmimeve dy prezantuesit e festivalit iu kanë dhuruar tufa me lule për mbështetjen që i kanë bërë festivalit, Ansambleistit Mark Gjonaj, Dr.Ana Kohen, anëtarëve të jurisë, TV Kultura Shqiptare me drejtor Adem Belliun, Presidentit të shkollës Shqipe në Staten Island dhe New York dhe TV “Alba Life”, z.Qemal Zylo, drejtores artistike znj.Pranvera Çobo dhe z.Lorend Çobo, kordinator.
1 Qershor, 2014
Staten Island, New York
- « Previous Page
- 1
- …
- 343
- 344
- 345
- 346
- 347
- …
- 386
- Next Page »