Nga Gaspër Marku/ – Është vetëm 15 vjeçe, ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por prindërit e saj emigrantë ia kanë ushqyer shumë dashurinw vendlindjen, Elizabeta Pllumbit, aq sa ftesës së organizatorëve për të qenë njëra ndër 25 vajzat e konkursit të bukurisë “Miss Malësia 2014”, iu përgjigj me kënaqësi. Me thjeshtësinë, mençurinë dhe intelektin e saj dhe padyshim edhe me vlerat e padiskutueshme që mbart në vetvete portreti i saj, aq simpatik, nuk kishin se si të mos i mbushnin mendjen jurisë që unanimisht ta votonte atë si më të mirën mes konkurenteve malësore nga Malësia e Shqipërisë dhe e Malit të Zi, duke e kurorëzuar “Miss Malësia 2014”.
“Të dashur miq! Sot ishte një krenari shumë e madhe që isha pjesë e një spektakli aq madhështor në Malësinë time të bukur, Razëm. Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithve për përkrahjen tuaj. Jam shumë krenare të prezantoj Malsinë e Madhe, Miss Malsia 2014! Ju dua të gjithëve, Faleminderit!”, shprehet tejet e entuziazmuar menjëherë pas spektaklit të organizuar në Pikën Turistike të Razmës, fituesja e çmimit të parë, numri 12-të, Elizabeta Pllumbi.
Në një intervistë ekskluzive për ATSH-në, Elizabeta, thotë se fitorja e “Miss Malësisë”, është gjëja më e bukur në jetën e saj. “Dhe me sinqeritet jua them, që jam shumë krenare që jam malësore. Dhe sa do sukses të kem në jetë, unë kurrë nuk do të ndryshoj. Edhe pse isha shumë e emocionuar që nuk i kisha prindërit e mi të pranishëm, malësorët më bënë që të ndihem shumë mirë. Për këtë i falenderoj me gjithë zemer për mbështetjen që më dhanë”, shprehet shqiptaro-amerikanja, Elizabeta Pllumbi.
Më tej, duke vlerësuar vendin e origjines së familjes së saj, Elizabeta, thotë se edhe pse ka lindur në USA dhe është rritur atje, Malësia është vendi më i bukur në botë për të. “Kjo është falë prindërve të mi që më kanë sjellë çdo verë me pushime këtu dhe kujtimet më të bukura të jetes time i kam në Malsi.”, vijon ajo.
Jeta në Amerikë
Teksa dëshirojmë të dimë diçka më tepër për të dhe familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elizabeta e fillon me prindërit. ”Babai im quhet Gjergj Pllumbi prej Dedajve, mama quhet Diella Turmalaj nga Vrrithi. Ne jemi tre fëmijë Elsoni 17, unë 15 dhe vëllai i vogël Danjeli 3. Jetojmë në Bronx, NY prej 17 vjet. Baba punon në ndërtim, kurse mama ka mbaruar universitetin atje dhe punon mësuese Matematiket në shkollë publike 8 vjeçare.”, thotë Elizabeta.
Të përkushtuar dhe të nderuar si një nga familjet shqiptare më të respektuara në komunitetin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, prindërit e Elizabetes, bënë gjithçka që fëmijët e tyre të merrnin edukimin e duhur përkrah bashkëmoshatërëve të tyre. Dhe për këtë Elizabeta dhe dy vëllezërit e saj i janë shumë mirënjohës prindërve për gjithçka që ata po bëjnë për to dhe se me punë e përkushtim maksimal do të përpiqen t’ia shpërblejnë atyre, në mënyrë që ato të ndihen krenarë për fëmijët e tyre. Më së shumti, për Elizabetën, mirënjohja e tyre për prindërit e tyre është se falë tyre, janë të edukuar me shpirt malësori, që për to është një gjë shumë e shtrenjtë e jetes së tyre.
Talenti
Në vijim të bashkëbisedimit me Elizabetën, njihemi edhe me jetën dhe aktivitetin e saj, si dhe e dy vëllezërve të saj, Elsonit, dy vite më i madh se ajo, dhe Danielit të vogël. “Unë studioj në një shkollë private katolike shumë të mirë dhe jam në vitin e dytë. Elsoni sapo ka mbaruar shkollen e mesme. Angazhimet deri tani kanë qënë vetem sportive. Njëkohësisht luaj football për shkollen, plus merrem me çdo aktivitet që zhvillon shkolla ime.”, thotë Elizabeta, ndërkohë që përmend edhe moden. “Përsa i përket modes, që kur kam qënë e vogël kam ëndërruar të jem një modele dhe aktore me famë botërore. Të them të drejtën, kërkesa kam pasur për modele, por deri tani nuk kam firmosur ndonjë kontratë, por tashti kur të kthehem po mendojmë për një gjë të tillë”, vijon ajo. Por, nuk është vetem Elizabeta që kërkon të bëhet e famshme. Ajo ndiehet shumë e lumturuar për talentin që ka në fushën e futbollit vëllai i saj, Elsoni,. Sipas saj, këto ditë, mamaja e saj, Diella, është në Londër me Elsonin, sepse ai është një footbollist i talentuar. “Elsoni ka shkuar në prova tek një klub shumë i madh. Nuk mund t’ia them emrin për momentin, deri sa të firmosi kontratën zyrtare, por sigurisht që ju do të jeni i pari që do të informoheni për këtë, për t’ia përcjellë mediave të Shqipërisë”, citon Elizabeta..
Por, ndërsa ka folur për veten e saj dhe të vëllait Elson, Elizabeta, nuk mund të lërë pa komentuar edhe vëllain e vogël, Danielin, apo siç e quan ajo, “zemra e jeme”. Ai është fëmia më i bukur dhe me i lumtur në botë, është ëmbëlsira e shtëpisë tonë. Edhe ai ështe krenar që ështe malësor, dhe kur e pyesin në Amerikë, se prej nga je, thotë me njëherë që jam prej Dedajve te Shkrelit. Edhe ai e ka pasion sportin, luan futboll e basketboll, dhe edhe për të, të dhënat janë shumë premtuese, por sipas Elizabetes, është shumë shpejt për të vendosu në lidhje me profilin e aë ardhmes së tij.
Mesazi i Elizabetws
E brumosur fort prej pasionit dhe dashurisë për vendin e origjinës së saj, që thuajse në çdo pjesë të bisedes, ajo e rikujton vazhdimisht me shumë krenari, në mbyllje të kësaj interviste, Elizabeta, ka edhe një mesazh. “Kam një mesazh për të gjithë Malësinë time, popullin shqiptar. Rrënjët tona nuk duhet t’i harrojmë kurrë dhe të jemi krenar që jemi Shqiptar. Dhe të vazhdojmë t’ia shtojmë edhe më shumë vlerat këtij populli fisnik.”, shprehet e mbushur me emocione, vajza 15 vjeçare, Elizabeta Pllumbi, e lindur në Amerikë, por që me krenari pohon se është shqiptare, duke rifalenderuar edhe një herë prindërit e saj, Gjergj Pllumbi nga Dedaj dhe nënën e saj, Diella Turmalaj nga Vrrithi, të cilët e ushqyen më së miri me gjakun dhe traditat shqiptare.
Prezantohet libri “L’Albania Veneto-Shqipëria Venedikase”
Nga Gaspër Marku/- Mes një auditor të përzgjedhur, intelektualë, historianë e studiues, drejtues vendorë, diplomatë, etj, Konsullata e Nderit e Italisë në Shkodër dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë me mbështetjen e Rajonit Ve-neto, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, organizuan në sallën e Këshillit Bashkia të Shkodrës, aktivitetin promovues të librit, “L’Albania Veneta- Shqipëria Venedikase”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, përcolli një falenderim të veçantë për kontributin e gjithë atyre që janë marrë me realizimin e kësaj vepre mjaft të rëndësishme për Shkodrën dhe për marrëdhëniet e vjetra dhe të reja, mes Shkodrës dhe Venetos.
“Unë, aty shoh një realitet shumë interesant, i cili tregon se në atë kohë bashkëpunimi dy palësh ka pasur një qëllim shumë të vlefshëm për zonën tonë, dhe vendin tonë në përgjithësi, sepse aty evidentohet se Shkodra dhe Shqipëria në atë kohë tentonin të ishin të barabartë mes të barabartëve, dhe kjo tregon se ne në atë kohë kishim një standart shumë të mirë në prezantimin tonë nëëprmjet vlerave që dispononim”, tha Luka
“Dhe, besoj se, pikërisht edhe sot, ky bashkëpunim që kemi vendosur, ka pikërisht këtë qëllim, rritjen e kapaciteteve, një përformancë më të mirë, e cila konsiston pikërisht në qëllimin primar, atë të qënurit të barabartë mes vendeve të Bashkimit Europian”, tha kryebashkiaku shkodran Lorenc Luka në këtë takim promovues.
Shumë i kënaqur në realizimin e promovimit të librit, por edhe të ekspozites “L’Albania Veneto”, shfaqur në mjediset e rrugës pedonale në qëndër të qytetit të Shkodrës, u shperë edhe diplomati italian, Antonio Stigliani, Konsull Nderi në Konsullatën e Shkodrës.
Ai e konsideroi këtë aktivitet, si një përvojë nga e kaluara dhe si domosdoshmëri për t’ia treguar më të rinjëve. “Jo sepse ne jemi të lidhur shumë me të kaluarën, por sepse me të gjithë këtë që ne tregojmë, ajo është pjesë e AND-së tonë, e asaj AND-je që Shqipëria dhe populli shqiptar bëjnë pjesë fuqishëm.”, tha Konsulli i Italisë në Shkodër, Stigliani.
Ndërsa, për gazetarin dhe historianin, Pirro Misha, libri në fjalë, “L’Albania Veneto”, është një konfirmim i rëndësishëm për të njohur një pjesë mjaft të rëndësishme të historisë sonë, një pjesë e historisë, që për fat të keq, siç e dimë të gjithë, deri dje ka qënë pothuaj e injoruar, minimizuar, por, megjithatë, siç e dimë, për më shumë se dy shekuj, Republika e Venedikut, ishte zot i plotfuqishëm në detin Adriatik dhe për më tepër pati një rol tepër të rëndësishëm në jeten shqiptare, dhe sidomos në bregdetin shqiptar.
“Sigurisht, vijoj Misha, kjo prezence krijoi kundërshtime, sepse u përplas me interesat e zotërve shqiptarë, feudalëve por gradualisht me shfaqjen e kërcënimit otoman dhe në kohën kur venediku bëhët kundërshtari kryesor i ekspancionit ottoman, intereat e popullsisë shqiptare, interesat e zotërve shqiptarë, duke filluar nga Skenderbeu i pari, me Venedikun, gjithmonë vijë gjithmoënë e më tepër duke u pëputhur”, tha më tej, Misha.
Duke iu referuar traditës së kahershme të qytetit verior të Shkodrës, ai shtoi se ky libër përcjellë një interes shumë të madhë për vetë shkodranët, pasi qyteti i tyre, i cili vite më parë ka funksionuar si një nga portet më të fuqishme veneciane, duke qënë një urë e shumë e fortë lidhëse mes dy vendeve./
Sandër Ruçi nga Jacksonville ne Shkodër
Aktori i humorit Sandër Ruçi dhuron spektakël në teatrin “Migjeni” me shfaqjen “Nostalgji dhe humor”/
Nga Gaspër Marku/ – Edhe pse jeton prej disa vitesh në Jacksonville Florida të SHBA, aktori i njohur shkodran i humorit, Sander Ruçi, anjëherë nuk i ka shkëputur lidhjet me qytetin e tij të lindjes. Dy vite më parë, ai ishte i pranishëm në skenen e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës me një spektakël humori, duke bërë për vete të gjithë fansat e tij të shumtë. Ndërkohë, vizita e kësaj radhe, krahas një repertori të pasur që përcolli për spektatorin shkodran, kishte edhe një të veçantë tjetër, pasi me propozim të strukturave vendore të qarkut, Presidenca e ka dekoruar me Urdhërin “Mjeshtër i Madh”. Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, e ka dekoruar me motivacionin për kontributin e dhënë në shërbim të artit dhe kulturës shqiptare.
Për Sander Ruçin, spektakli variete “Nostalgji dhe humor”, i dhënë këtë here në skenen e teatrit “Migjeni”, është i teti në karriren e tij artistike, pa lënë mënjanë me dhjetra, qindra, pse jo edhe mijra, aktivizime dhe role që ai ka pasur si pjesë e shfaqjeve dhe varieteve të organizuara nga teatri “Migjeni” dhe trupa të tjera artistike.
Në shfaqjen e fundit, e ideuar dhe e drejtuar nga vetë ai, në mbi dy orë spektakel më tepër e dominojnë interpretimi i vetem në skenë nga ai, duke sjellë një risi më vete në artin e humorit shqiptar. Monologjet, kushtuar jetes së komunitetit në qytetin e tij të Shkodrës, të gërshëtuara edhe me ato të diasporës, duke mos munguar si zakonisht edhe thumbimet humoristike nga politikes, shoqëruar herë pas here edhe këngë dhe muzikë të zgjedhur dhe këngëtarët Bujar Qamili, Enrika Dierza, Eli Sina etj, e ngriten këtë spektakël në nivele të larta, duke bere qe spektatori shkodran pjesen më të madhe të shfaqjes ta përcillte në këmbë me duartrokitje.
Një tjetër kulm i kësaj shfaqje ishte kënga “Hajde Shkodër Loce”, mjaft e dashur për banorët e këtij qyteti dhe më gjërë, të cilen artisti Sandër Ruçi ka kërkuar ta këndojë së bashku me të gjithë artistët e pranishëm, përfshirë edhe publikun në sallë.
Shkodër: “Udha e Kryqit”, besimtarët kryejnë ritualin e zakonshëm në malin e Taraboshit
Nga Gaspër Marku/ – Besimtarë të shumtë katolike të qytetit të Shkodrës, si dhe të rrethinave, ishin pjesë e një marshimi tradicional që Kisha Katolike organizon për çdo vit në mes të muajit mars në malin e Taraboshit. Aktiviteti qe njihet me emrin “Udha e Kryqit”, është ritual i përvitshëm për të krishteret në mbarë boten para kremtimit të festes së Pashkes, që shënon ringjalljen, fitoren e jetes mbi vdekjen.
Të prirë nga famullitari i Shkodrës, Dom Gjovalin Sukaj, grupi i besimtarëve ka përshkuar mes për mes malin e Taraboshit, ku duke përkujtuar mundimet e Jezusit , janë kryer edhe 14 ndalesat e Udhës së Kryqit duke u lutur në sejcilen prej tyre. Pjesë e kësaj ceremonia ka qënë edhe vetë Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, i cili gjatë një prononcimi për ATSH-në tha se “kjo ngjitje ne malin e Taraboshit, si dhe 14 ndalesat e lutjes, janë një prej kënaqësive që ndjen besimtari katolik në periudhën gjatë kohës së Kreshmëve”. Sipas tij, në pjesëmarrjen e “Udhës së Kryqit”, besimtari përkujton jo vetem mundimet dhe vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, por edhe u jep forcë për të përballuar vështirësitë e kësaj jete, të cilat nuk janë asnjëherë të pakta.
E veçanta e këtij aktiviteti është se nga ndalesa në ndalesë, prijësi i karvanit që ka privilegjin të mbajë edhe kryqin e drujtë me mbishkrimet që përkujtojnë ngjitjen e Jezusit në mal të Kalvarit, ndalen duke ftuar të gjithë pjesëmarrësit të luten dhe të thonë uratë në detikim të Jezu Krishtit.