Diaspora shqiptare në SHBA-ve më 4 gusht do të mbajë një protestë në Çikago para bashkisë së qytetit dhe konsullatës së Maqedonisë, për të shprehur përkrahje për protestat e shqiptarëve në Maqedoni kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive.
Protesta mbahet nga ora 11.00 deri në ora 15 duke nisur nga Daily Xenter dhe pranë Konsullatës së Maqedonisë dhe më pas gazetës prestigjioze Chigaco Tribune.
Protesta do të ketë përkrahjen e gjithë komunitetit, ndërsa përkrah saj do të jetë edhe ish-kongresisti shqiptaro – amerikan Joe DioGuardi, i cili do të jetë pjesë e protestës.
Në këtë protestë paqësore siç thuhet do të shprehet revolta dhe pakënaqësia ndaj diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, aplikimi i proceseve të montuara dhe drejtësisë selektive kundër shqiptarëve, pozita e vështirë e shqiptarëve, ndërsa do të bëhet thirrje për përmirësimin e shpejt të gjendjes, ku shqiptarët do të duhet të kenë statusin e tyre të barabartë shtetëformues në Maqedoni, ose në të kundërtën Maqedonia nuk mund të jetë një vend demokratik dhe aspirues në strukturat euroatlantike.
Përfaqësues të shoqatave dhe forumeve të ndryshme shqiptare kanë apeluar për pjesëmarrje masive në këtë protestë, ndërsa së shpejti pritet edhe konkretizimi i orarit të mbajtjes së protestës të caktuar më 4 gusht. Protesta deri tani ka marrë përkrahje të gjërë nga shuma shoqata nga shtetet tjera të SHBA-ve. (INA)
Fitër Bajrami falet në mesin e besmitarëve mysliman shqiptarë në SHBA
NGA BEQIR SINA, Staten Island – NY/
STATEN ISLAND NYC : Kan qenë me mijëra besimtarë myslimanë në të gjithë Amerikën që festuan ditën – Bajramin e Madh, një ditë kjo që përkon me fundin e Muajit të Shenjtë Ramazanit, dhe zgjat tre ditë dhe është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islamik, që besimtarët në të gjithë botën e ndajnë me familjen dhe miqtë e tyre.
Festimet që i takojnë kësaj dite si dhe shënojnë dëshirën dhe vullnetin e njeriut në emër të besimit të Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun dhe fenë, është një ditë përuljeje dhe falenderimit drejtuar Zotit, e cila u mbajtë tw hwnwn e 28 korrikut, herët në mëngjes, edhe, në ishullin e “Dibranëve” Staten Island, ku mendohet se jeton komuniteti më i madh mysliman shqiptarë në Nju Jork, e për rreth tij .
Për të falur Bajramin e Madh në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare(AICC), u mblodhën së bashku disa qindra besimtarë mysliman shqiptarë, kryesisht atyre që kanë ardhur nga Mali i Zi( Kraja e Ulqini) Dibra e Madhe, por edhe nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria.
Dita e Fitër Bajramit, filloi heret, në orën 5 të mëngjesit simbas orës lokale me thirrjen e mezanit, siç quhet ajo në liturigjine islame dhe leximit të një pjese nga libri i shenjët i Kuranit. Ndërsa, në orën 5:30 – është falur namazi i Sabahut, i pasuar nga dy ligjerata njëra nga Imam Parpaniku dhe tjetra nga Imam Omer Musa bashkë me Imam Omer Kadriun nga Xhamia e Staten Island.
Kurse, Falja e Bajramit, nisi me një përshkrim të shkurtër të mënyrës së faljes dhe më pasë lutja u krye nga H. Dhulkarnein Vardari, i cili, është edhe Presidenti i Albanian Islamic Cultural Center – Qendra Kulturore IslamikeShqiptare në Staten Island – Nju Jork.
Ndërkohë, që më pasë mesazhi i ligjeratës me rastin e Fitër Bajramit u dha nga Dr. Tahir Kukaj.
Profesor Kukaj – Imam i kësaj qendre u tha besimtarëve se :”E faleminderojmë Allahun për të gjitha këto mirësi – në të gjithë – gjithësinë! Ne, shtoi ai na ka dhënë Allahu vullnet të agjerojmë në bazë të asaj se kemi qetësi dhe stabilitet, ta falim këtë Bajram – pa asnjë brengë pa asnjë shqetësim, ndërkohë, që me qindra mijëra njerëz rreth e rrotull botës, do të dëshironin ta falnin këtë Bajram ashtu si duhet dhe ashtu si ne në paqe e lumturi”, tha ai.
Duke iu referuar luftërave të përgjakëshme nëpër botë, Imam Kukaj – theksoi se me këtë rast i lutemi Zotit të ndikojë tek njerëzit, që kan influencë dhe potenciale, për të ndalur gjakëderdhjen, dhe, t’a ndalojnë atë dhe të tregojnë atë humanizëm e atë përpjekje për drejtësi. Lutjet tona, tha ai janë të veçanta me këtë rast për popullin shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare – që mirësia dhe lumturia të mbretërojë kudo tek shqiptarët, edhe tek shqiptarët e Amerikës, këtij vendi që jetojm ne – mikut të madh tonë, që vazhdon të ketë paqe dhe drejtësi.
Duke folur për këtë ditë, të bekuar, Dr Kukaj – përsëriti se Fitër Bajrami, është një rast i mirë që njerëzit të gëzohen me aktivitetin që kanw treguar gjatë muajit të Ramazanit, përmes agjerimit dhe sakrificës qw kanw bërë, punën e mirë, kan bërë për edukimin e atyre njerëzve që kan pas mundësi. Ky është një rast i mirë për të bëhet apel ndaj lutjeve duke iu drejtuar Zotit – njerëzve vullnet-mirë njerëzve që e daun humanizmin duan njeriun si një qenie njerëzore, pavarësisht , pavarësisht racën apo fesë të cilës i takojnë.
Andaj, shtojë ai shpresojmë, tek i madhi Zot! të na përgjigjet tek lutjet tona që gjakëderdhjet të ndalen, kudoqofshin, dhe këta njërëz të mos vriten më. Dhe, lutemi tek njerëzit që kan influencë dhe mund të bëjnë diçka në të mirë të njerëzimit – në mendjet njerëzore, le të luajn një rol më të madh dhe më aktiv – më të dobishëm në jetë, që të shikohen dhe të preken nga mbarë njerëzimi vlerat e humanizmit njerëzorë.
Simbas tij në botë ka njerëz të ligj – por ka më shumë njerëz të mirë në këtë botë, andaj nevojitet në praktikë të shihet humanizimi i tyre, dhe të përdoret një mendje më e zhdërvjelltë, dhe të shikohet ajo se çfarë bëhet . Spese, koha po tregon se bota, ka shumë njerëz, që e kan humbur humanizmin apo humanizmi është në rënje dhe kjo rrezikon edhe ata që vrasin – por edhe ata që vriten.
Pra, njerëzit e vullnetit të mirë, u shpreh Dr Kukaj – duhet të bëjnë çmos që sensi i hunizmit të ngritet, sepse vetëm me humanizëm dhe me paqe, njërëzit mund të jenë edhe më të pasur më fisnik më vëllazëror, dhe kjo duket në rastin kur secili është i rrezikuar, po ata që kan potenciale dhe influencë din të japin ndihmën e tyre.
Në fund ai tha se:” Të gjithë ata që kan agjëruar kan pasur mundësin të kuptojnë ndjenjën se çfarë do të thotë të jesh i mishirëshëm i ndjeshëm të bësh diçka të mirë në emër të Allahut. Muaji Ramazanti, u shreh Dr Kukaj- Imam i kësaj xhamie, ka qenë ai që na frymëzojë edhe na mbushi me atë ushqim e shpirtit, për të treguar kontiunitetin ose vazhdimësinë e aktivitetit e këtij kursi shpirtëror, që kemi pas gjatë këtij muaji të bekuar.
Kështuqë, në se dëshiron t’a dish se t’i kan pranuar të gjitha të mirat në zegjatin – vreje vetveten se si do të sillesh prej sot e tutje – A do të kesh ndonjë aktivitet që e ke kryer gjatë muajit të Ramazanit dhe do t’a kryesh edhe më pasë? Allahu -Xhelishanhu na i pranoftë lutjet tona – paqen dhe stabilitetin kudo ! Allahu -Xhelishanhu i bekoftë vendet tona, SHBA dhe Shqipërinë dhe e bekoftë mbarë njerëzimin!” përfundojë Dr. Tahir Kukaj, imam i Xhamisë shqiptare në Staten Island,
Ndërsa, Imam dhe Sekretari Qendrës AAIC, Ferid Bedrolli, tha se:” I lutem të madhi Zot! që të na e ketë pranuar agjerimin dhe të gjitha lutjet tona që i kemi bërë gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit. Shprehim rastin tju urojmë të gjithë besimtarëve dhe besitareve muslimane, shqitarëve këtu në SHBA dhe vëllezërve dhe motrave tanë në atdheun tonë të dashur e trojet tona etnike, që ta kenë pritur të gëzuar dhe me plot shëndet këtë Fitër Bajram. Lutemi në këtë ditë të shenjët që tju sjell të gjithëve paqe e lumturi në botë në këtë situatë të vështirë që po kalon mbarë njerëzimi” tha ai.
Besimtarët e shumtë pas faljes me këtë rast përcollën dhe urimet e tyre të Fitër Bajramit tek të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë trojet shqiptare dhe diasporë me shpresën dhe dëshirën që viti i ardhshëm të jetë edhe më mirë. Me rastin e festës së Fitër Bajramit, edhe liderë politik, përfaqësues të bashkësive tjera fetare, dhe besimtarë shqiptarë të krishterë e ortodoks, kanë përgëzuar bashkëkombësit e tyre, në SHBA, besimtarët mysliman shqiptarë në së bashku me gjithë bashkatdhetarët tanë në trojeve etnike dhe të gjithë diasporës, për ta gëzuar këtë ditë të shenjtë – të Fitër Bajramit.
NDËRROI JETË NË BRONX, NY, DR. JASO LLAZARI
Njoftojmë komunitetin shqiptar në New York dhe rrethina se të enjten me 24 korrik 2014, ndërroi jetë dr. Jaso Llazari, që jetonte në Bronx, NY.
Komuniteti shqiptar mund t’i paraqesë ngushëllime familjes sot, e Premte 25 Korrik, nga ora 4 deri në 9 pasdite në Shtëpinë Mortore në Arthur Avenue:
D BARI FUNERAL HOME
605 E 188th St,
Bronx, NY 10458
Tel: (631) 220-1009
Të shtunën me 26 korrik, pas meshës, që organizohet në Kishën orthodokse: Zoodahos Peghe Orthodax Churche, do të kryhet varrimi në:KENSICO CEMETERY
Marash Mali vetëm se ka mbyllur sytë
Marash Mali, miku ynë, bashkëpunëtorë i Revistes “ Kuvendi” dhe një nga debatuesit e parë të gazetës së njohur “Bashkimi”, shumë vite përpara se Shqipëria të çlirohej nga komunizmi, i cili e degdisi dhe burgosi, tashmë të ndjerin.
Marash Mali mbylli sytë për të jetuar jetën e përjetshme, me datën 27 Qershor 2014, në moshën 93 vjeçare. Marash Mali la një biografi të pasur në veprimtarinë e Tij patriotike. I lindur në Dedaj të Shkrelit, në një nga zonat me te dëgjuar për trimëri dhe patriotizëm, si dhe në një familje vojvodësh, iu bashkangjit Besëlidhjes së Malësisë së Madhe, që në kapitullimin nazifashist, konkretisht Batalionit të Shkrelit, duke qënë kapiten i klasit të parë në këtë organizim. Së bashku me Llesh Marashin ishin organizatorët e Kryengritjes së Malësisë së Madhe te vitit 1945, veprim që i solli edhe burgun politik. Marashi, pati rastin që në moshën 15 vjeçare të radhitej me burrat me të njohur të Malësisë, si Prekë Cali për të uruar Mbretin Zogu i I në një nga përvjetorët e lindjes së Tij.
Marash Mali ishte një nga bashkëpunëtrorët e pare të Revistës “ Kuvendi” dhe, deri në ndrrimin jetë, në Këshllin Botues të saj. Veç veprimtarisë patriotike dhe atdhetare, Marashi u muar dhe me krijimtari, sidomos dramën, të cilen e pelqente si gjini. “ Gjaku i falun” është një nga dramat e tij të njohura me botues studiuesin e njohur, Profesorin dhe Botuesin Hasan Leka. Me qënë se një jetë të tërë kishte pasion historinë, në fillimin e viteve dymijë, në bashkëpunim me “ Kuvendin” i hyri punës për librin “ Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare”, të cilin e realizoi me sukses, në brendi të të cilit, për herë të parë shkruheshin disa ngjarje të përjetuara të organizimit vendor në Malësinë e Madhe, si dhe disa nga figurat e njohura të kësaj krahine vitale.
Këshilli botues i Revistës “ Kuvendi” shpreh dhimbje për shkuarjen e këtij miku të mirë dhe, njëkohëshëm ngushëllon gjithë të afërmit e Marash Malit!
Pushofsh në paqe, njeriu i mirë, Marash Mali!
Pjeter Jaku
Michigan,30 Qershor 2014
Zeqir Berisha, “njeriu Flamur”
Zeqir Berisha ka thënë një zyrtar i lart i këtij qyteti – zoti Joe Geary, drejtor operacionet për qytetin e Waterbury, “është si një ikonë ndërkombëtare për patriotizëm”. “Ziggy është e njohur në të gjithë vendin tonë,” ka thënë Geary , “Unëdo të doja të falënderoj atë për të demostruar në sheshet e rrugëve në Waterbury – për të festuar dhe treguar dashurinë e tij ndaj Amerikës.”
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK : Katër Korriku është të premten dhe në të gjithë Amerikën kemi për të parë ritualet e përvitëshme të festimit të amerikanëve të cilat kan për të nisur premten në mëngjes. Për disa, amerikan kjo është një festë që kan dëshirë vetëm t’a shijojnë me mënyrat që ata kan zgjedhur. Për të tjerët, kjo është një datë që i “obligon” të dalin në rrugë për të festuar me mënyrën e tij që tërheq edhe vëmendjen e qytetarëve të tjerë.
Dita e Pavarësisë është e lidhur si zakonisht me hedhjen e qiellin e Edorados të miljona tonaletave fishekzjarre, qindra paradave, miliona organizimeve shplodhëse nëpër parqe, paradave të karnavaleve, panaireve, pikniqe, koncerte, lojërave të ndryshme sportive, bashkime familjare në plazhe, liqene, vizita turistike, fjalime politike dhe ceremonitë me ngjarje nga më të ndryshmet të gjitha në vende publike dhe private. Njëri prej tyre, i cili është i dalluar për mënyrën e të festuarit festat Amerikane, dhe ka tërhequr vëmndjen e publikut amerikan dhe gazetarëve amerikan – është pikërishtë një emigrant shqiptar nga Kosova, Zeqir Berisha, quhet. I cili, tashmë është bër protogonistë i disa nga festat e tri ngjyrave – kuq, bardh -blu. Ose, i disa protestave me motive kombëtare …. Simbas, shtypit lokal thuhet se :”Në gati çdo 4 Korrik, për më shumë se 4 dekada, Berisha, ka qëndruar në sheshet e rrugëve, në New Haven, Waterbury, New York dhe Washington i veshur me një kosutm sportiv me të gjitha ngjyrat dhe simbolet e flamurit Amerikan – duke valëvitur një flamur të madh Amerikan – duke vallëzuar, e tërhequr vëmendjen e amerikanë në njgyrat e tyre kombëtare të kuqe, të bardhë dhe blu. Pra, duke i ftuar edhe ata të marrin pjesë në festë – edhe fituar admirimin e shumicës së njerëzve
Një gazete lokale, më e lexuara në Waterbury, shkruante vite më parë :se” Zeqir – ose “Ziggy” si ai është i njohur “affectionately” prej atyre që tashmë e njofin mirë atë – nuk është i arsimuar – por, është veçanërisht elokuent. Një herë, flet me theksin e tij të trashë ballkans dhe më pas me një anglishte të papërsosur, që të bënë shumë të vështirë për të kuptuar atë”. Megjithatë, shkruan gazeta “The Republican-American”, ai është një njeri që flet të vërteta të thjeshta pa lustrim rreth tmerreve, që ka parë në të kaluarën e tij në Kosovë, gjatë sundimit sllavo – komunist dhe tani shpreh kudo dashurinë e tij për Amerikën.
Në fytyrë, në veshje, në sjelljen e tij, në të folur, “kokë e këmbë” ai kullon patriotizmin e tij amerikan: këmishë, pantallona e tij dhe një mantel i palosur tek xhepi i xhaketës, janë të shtypura me simbolet e flamurit amerikane. Makina e tij është zbukrurua me simbolet patriotike amerikane, në të kuqe, të bardhë dhe blu dhe është e stolisur me stickers në parakolp të cilat deklarojnë mbështetjen për ushtarët amerikanë kudo që ata luftojnë.
Për Zeqirin thuhet se pasi kreu në ish-Jugosllavi shërbimin e detyruar në ushtri për dy vjet, Berisha u arratisë duke kërkuar azil politik në fillim në vitin 1964 në Austri, dhe duke lënë familjen e tij pas në Kosovë. Disa vjet më vonë, në moshën 27 vjeçare, Berisha, pati aplikuar për një kartë jeshile dhe erdhi në Amerikë. Ai ka punuar në punët më të vështira duke filluar prej nga larja e enëve nëpër kuzhina, dhe ka punuar në fabrika. Ai vendos në Waterbury, ku jetonte një komunitet i vjetër shqiptarësh, aty ku u takua me një vajzë, e cila tani është gruaja e tij dhe kan fëmijë, së bashku, natyrishtë, të rritur tani.
Duke punuar në ndërtim pjesën më të madhe të jetës së tij, Berisha nuk është një njeri i pasur. Por disi, ai ndjen një lidhje me një vend që ai ka lindur dhe më një vend ku ai jeton tanio. Kjo lidhje është mjaft e fortë në mënyrë që ai është i sigurtë se do të mbaj gjithmonë flamurin amerikan pranë atij të kuq e zi.
Zeqir Berisha, Zeqir – ose “Ziggy” si ai është i njohur ” këtu në Kenektikët – Connecticut ka emigrante nga Kosova, dhe ka dy fëmijë që kan shërbyer si marinsa në ushtrinë Amerikane.
Zeqir Berisha, i njohur më së mirë në qytetin Waterbury si “Ziggy”, ka qenë i pranishëm në çdo festim në këtë qytet për të nderuar pavarësinë e Kosovës, Berisha ka thënë një zyrtar i lart i këtij qyteti – zoti Joe Geary, drejtor operacionet për qytetin e Waterbury, “është si një ikonë ndërkombëtare për patriotizëm”. “Ziggy është e njohur në të gjithë vendin tonë,” ka thënë Geary , “Unë do të doja të falënderoj atë për të demostruar në sheshet e rrugëve në Waterbury – për të festuar dhe treguar dashurinë e tij ndaj Amerikës.”
Ai ka qenë një nga mbështetësit më të fuqishëm të luftës kundra terrorismit në Irak dhe Afganistan në kohën e administratës së Presidentit Bush, dhe përkrahjes dhe mbështetjes amerikane për Kosovën. “Këtë vend e ka parë Zoti – është vend i bekuar” therriste ai më të madhe, në mes të turmave së protestuseve, një dekadë më parë, të cilët, kish dalë të mbeshtetnin athëhere presidentin Bush kur SHBA sulmuan Irakun dhe rrëzuan Sadam Huseinin .
“Çdo të mirë e kam parë nga ky vend – unë dhe gruaja ime “, thërriste ai ndërsa gazetarët i ndiqnin veprimet e tija në atë protestë, 11 vjetë më parë. Ai u tregonte gazetarve se kur ishte nën “Ish Jugosllavi” e cila nuk egzistone më, pasi ajo u shkërmoq, atij çdo gjë i ishte mohuar, dhe se ka jetuar nën frikën dhe presekucionin policor, vetëm e vetëm se ai ishte shqiptarë. Çka dhe e detyrojë atë dhe familjen e tij të emigrojë – vjet më parë, në SHBA-së.
Mirëpo, mund të thuhet se ky nuk është rasti i parë, që shqiptarët të tregohen se kanë një dashuri të madhe për Amerikën, dhe se janë populli më pro amerikanë i botës. Siç është shprehur dhe ish Presidenti i Kosovës Rugova : “….. në miqësi të përhershme me SHBA-të”.
Një gazetari i huaj i akredituar në Departamentin Amerikan të Shtetit, thuhet se i ka thënë, zëdhënsit të shtetit Amerikan se SHBA-së i konsiderojnë: “Shqiptarët, si ‘populli i zgjedhur‘ i SHBA-së.” Ndërsa, pro amerikanizmin e popullit shqiptarë, e ka shprehur edhe vetë Presidenti Bush, senatorë, kongresmen dhe zyrtarë të lart amerikan.
Me 8 janar 1918, Presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson, publikoi një deklaratë mbi qëllimet e Luftës, e përbërë prej 14 pikash. Deklarata e Presidentit amerikan u dha kurajo mbarë patriotëve shqiptarë në Amerikë të : “Thërrisni rroftë Amerika / Madhëria e Tij Wilsoni / Me katërmëdhjetë pika / I thotë Evropës ndaloni”, do shkruante rilindasi i madh Fan Noli në ato vite.
- « Previous Page
- 1
- …
- 344
- 345
- 346
- 347
- 348
- …
- 393
- Next Page »