• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PLAGËT E ÇAMËRISË NUK JANË MBYLLUR

June 11, 2024 by s p

-Veprimtari e degës së Shoqatës “Vatra” të Bostonit, kushtuar 80 vjetorit të genocidit ndaj popullsisë çame-

Nga Fuat Memelli/

Sivjet më 27 qershor, mbushen 80 vjet nga genocidi grek ndaj popullsisë myslimane çame në vitet 1944-1945. Është një nga genocidet më të egër ndaj kësaj popullsise të pafajshme shqiptare që jetonte prej shekujsh në trojet e saj në zonën e Çamërisë . Në përkujtim të kësaj masakre, dega e Shoqatës “Vatra” në Boston , organizoi një veprimtari përkujtimore në bibliotekën e qytetit Quincy afër Bostonit. Pas himnit shqiptar dhe amerikan, mbajti fjalën e hapjes kryetari i degës së Vatrës në Boston, Mentor Maksutaj. Më pas u shfaq një vidjo ku recitonte aktori i shquar Mirush Kabashi, poezinë e bukur “Trëndafili Çamërisë” të Fatmir Mujës, ku ndër të tjera thuhet: “Te qafa e Botës u nda bota jonë” dhe vazhdon ..”Mbase nuk di të shkruaj, por dhimbja më bëri poet”. I riu çam, Klajdi Haruni, i emocionuar tha në fillim :” As nuk e kisha ëndërruar që të flisja një ditë në Amerikë për genocidin ndaj Çamërisë.” Pastaj si të ishte një historian, ai solli një mori faktesh për krimet e bëra ndaj popullsisë çame, ku janë vrarë rreth 2300 veta, u dogjën 61 fshatra, kanë humbur jetën gjatë kthimit në Shqipëri e zona të tjera, 2400 veta, ndërsa 25.000 veta u deportuan në Shqipëri. Emocione të veçanta ngjalli për të pranishmit , dëshmitarja e këtyre masakrave, 88 vjeçarja, Ruke Klefti, lindur në Çamëri. Ajo tregoi edhe rrugëtimin e vështirë deri sa mbritën në Shqipëri. Studjuesi Agron Alibali, ndër të tjera theksoi se për mos zgjidhjen e problemit çam, një nga pengesat është ligji i luftës që Greqia mban ende me Shqipërinë. Pasi solli fakte të genocidit grek ndaj popullsisë çame, ai theksoi se duhen intervistuar burrat dhe gratë e vjetra çame që janë ende gjallë për të dëshmuar tmeret e asaj masakre. Krahas të tjerave, duhen bërë hapa pajtimi me Greqinë, pasi sot ajo nuk është Greqia e Napolon Zervas. Të krijohen lidhje edhe me komunitetin grek në Shqipëri. Vetëm me sharje të ndërsjellta, nuk zgjidhet ky problem. Vatrani Artur Vrekaj bëri një sintezë të masakrave greke ndaj popullsisë së pambrojtur çame në Paramithi dhe pjesë të tjera të Çamërisë. Kisha greke dhe nazistët gjermanë ishin bashkëpunëtorë të genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë theksoi ai. Më pas sugjeroi që me Vatrën dhe kryetarin e saj Elmi Berisha, duhet të punojmë që të arijmë të bëjmë një seancë dëgjimore në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Kongresit Amerikan me dëshmitarë të gjallë të genocidit. Gjithashtu të përgatitet një dokumentar me dëshmitarë të këtij genocidi, për t’u arshivuar në librarinë e Kongresit dhe në universitetet amerikane, që këto dëshmi të bëhen pjesë e studimeve. Disa prej folësve ishin bij e e bija Çamërie. Dhe i takonte ky nder atyre. Poeti e shkrimtari Namik Selmani, përshëndeti me një poezi të bukur për Çamërinë. Ai “foli” edhe me librat që kishte sjellë aty, ku një pjesë e mirë ishin për Çammërinë dhe bijtë e bijat e saj. Eva Hysi, recitoi një baladë për vendin e të parëve të saj, ndërsa Olta Muharremi solli kujtimet e përmallëshme të gjyshes. Folën edhe të tjerë si historiani Thanas Gjika, Pashko Camaj, sekretar i përgjithshëm i Vatrës i ardhur nga New Yorku, Rudina Bardhi, kryetare e degës së Shoqatës “Labëria” në Boston, Artan Rrëza nga grupimi “Çunat e Bostonit”, Roberta Nashi në emër të “Albanian’s Fighting Cancer”, ndërsa poeti e shkrimtari Mëhill Velaj recitoi një poezi të poetes çame, Arjana Fetahu Gaba. U lexuan edhe përshëndetje të ardhura nga bij Çamërie, etj.

Plagët e genocidit grek ndaj bijve e bijave të Çamërisë, megjithëse kanë kaluar 80 vjet, nuk janë mbyllur. Ato do të mbyllen kur shteti grek të kërkojë falje për këtë masakër, kur bijtë e bijat çame të shkojnë lirisht në vendin e të parëve, kur ata të marrin shtëpitë dhe pronat e tjera që kanë patur ndër shekuj. Duke mbyllur këto rradhë dua të them se nga fjalët që u thanë në këtë veprimtari, emocionet që përcollën folësit, na u duk sikur kjo sallë ishte një “copëz” Çamërie, ku ndihej zëri i bijve dhe bijave të saj, ku ndihej kënga dhe vallja çame si dhe flladi i ullinjve të Çamërisë.

Filed Under: Komunitet

Një ftesë për shqiptarët e Amerikës

June 8, 2024 by s p

Një ftesë për shqiptarët e Amerikës

Filed Under: Komunitet

Thirrje për shqiptarët e Amerikës: Të mbështesim Marko Kepin

June 5, 2024 by s p

Thirrje për shqiptarët e Amerikës: Të mbështesim Marko Kepin.

Filed Under: Komunitet

Pikniku i 2-të vjetor Shqiptaro-Amerikan

June 5, 2024 by s p

Shoqata Ulqini-USA ⚓️/

Një festë historike!

Kemi kënaqësinë të ndajmë suksesin e jashtëzakonshëm të piknikut shqiptaro-amerikan, i cili u zhvillua në Ditën e Përkujtimit.

Në këtë ditë të mrekullueshme, Shoqata Ulqini-SHBA, së bashku me Shoqatën Ana Malit dhe Shoqata Krajën, shfaqën forcën dhe pasurinë e trashëgimisë shqiptare, duke simbolizuar bashkimin dhe solidaritetin. Kjo ngjarje ishte një testament për komunitetin e gjallë shqiptaro-amerikan në Nju Jork.

Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për të gjithë anëtarët, mbështetësit dhe veçanërisht sponsorët tanë bujarë që luajtën një rol të rëndësishëm në bërjen e këtij eventi një sukses të jashtëzakonshëm. Një falënderim i veçantë për këshilltarin e qytetit David Carr dhe senatoren Jessica Scarcella-Spanton për gjestet e tyre të mbështetjes dhe solidaritetit për kauzën tonë.

Pikniku shqiptaro-amerikan dha një mundësi për njerëzit që të lidhen, të ndajnë histori dhe të forcojnë lidhjet që na lidhin së bashku si komunitet. Një falënderim i veçantë për NYPD (Policia) në tonë për mbrojtjen dhe mbështetjen e tyre! Ishte një ditë ku traditat, muzika, kërcimi dhe ushqimi i shijshëm u bashkuan për të krijuar një tapiceri të gjallë të identitetit shqiptaro-amerikan.

Falë përpjekjeve të përkushtuara të ekipit tonë dhe shoqatave tjera të mrekullueshme dhe të z. Sammy Lazoja, kjo ngjarje ishte një festë e mrekullueshme e komunitetit tonë të gjallë. Edhe një herë, ne shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që morën pjesë, mbështetën dhe sponsorizuan këtë ngjarje.

Bujaria dhe angazhimi juaj kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork. Le të vazhdojmë të përqafojmë trashëgiminë tonë, të ushqejmë lidhje më të forta dhe të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje më të ndritshme.

Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Shoqata Ulqini-SHBA ⚓️

2nd Annual Albanian-American Picnic: A Historic Celebration! 🇦🇱🇺🇸

We are delighted to share the incredible success of the Albanian-American picnic, which took place on Memorial Day.

On this amazing day, Shoqata Ulqini-USA, together with Shoqata Ana Malit and Shoqata Kraja, showcased the strength and richness of the Albanian heritage, symbolizing unity and solidarity. This event was a testament to the vibrant Albanian-American community in New York.

We would like to express our heartfelt gratitude to all the members, supporters, and especially our generous sponsors who played an instrumental role in making this event a resounding success. A special thanks to City Councilman David Carr and Senator Jessica Scarcella-Spanton for their gestures of support and solidarity for our cause.

The Albanian-American picnic provided an opportunity for people to connect, share stories, and strengthen the bonds that tie us together as a community. A special thanks to our NYPD for their protection and support! It was a day where traditions, music, dance, and delicious food came together to create a vibrant tapestry of Albanian-American identity. Thanks to the dedicated efforts of our amazing team and Mr. Sammy Lazoja, this event was a wonderful celebration of our vibrant community.

Once again, we express our gratitude to all who participated, supported, and sponsored this event. Your generosity and commitment have left an indelible mark on the Albanian-American community in New York. Let us continue to embrace our heritage, foster stronger connections, and work together towards a brighter future.

God bless you all!

Shoqata Ulqini-USA ⚓️

Filed Under: Komunitet

Aleanca Shqiptare në Nju Xhersi promovon librin shqip, gazetari Denion Ndrenika tregon detajet për RTSH

June 2, 2024 by s p

RTSH.AL/

Komuniteti shqiptar që jeton në Nju Xhersi në bashkëpunim me bibliotekën Publike të Garfield ka organizuar një aktivitet letrar për promovimin e antologjisë së poetëve shqiptar të viteve të fundit.

Për të folur mbi këtë organizim në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH-24, gazetari Denion Ndrenika u shpreh se, ky aktivitet ka pasur si qëllim kryesor njohjen dhe promovimin e veprave të autorëve shqiptarë në komunitetin tonë.

“Në këtë aktivitet të zhvilluar në bibliotekës publike të Garfield të pranishmit janë njohur me koleksionin e veçantë të librave të autorëve shqiptar në 100 vitet e fundit”, tha ai.

Ndrenika tha se librat e dhuruara nga autorët e ndryshëm të pranishëm iu dhuruan bibliotekës Garfield për të pasuruar arkivin e librit shqip.

Të organizuar nga Alban Gaba, president i Aleancës Shqiptare e Nju Xhersit në këtë aktivitet kishte pjesëmarrje të madhe të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje. Gjithashtu ishte e pranishme dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Suela Janina si dhe kryebashkiaku i Garfield dhe figura të tjera të larta nga Bergen County.

Gazetari Ndrenika tregoi se në këtë qytet jetojnë të paktën 3500 shqiptar dhe ku në sistemi shkollor janë 1550 nxënës.

Duke treguar emocionet nga eventi i zhvilluar, Ndrenika tregon për RTSH-në, se “gjatë aktivitetin janë recituar vargje nga autorët e ndryshëm të dhe poetëve të pranishëm.

“Është shumë e rëndësishme që tashmë në këtë bibliotekë ka një trashëgimi të lirave shqip nga autorë të ndryshëm”.

Ndër të tjera gazetari Ndrenika tha se drejtoresha e bibliotekash u shpreh entuziaste dhe nuk e fshehu befasinë që prej vite të tëra nuk kishte organizim të tillë, pas polakëve.

Aleanca Shqiptare e Nju Xhersit mban peshën kryesore të organizimit të shqiptarëve këtu. Është shumë e rëndësishme për një pjesë të madhe të fëmijëve të lindur dhe rritur këtu, u shpreh Ndrenika që ky pasurim i librit shqip ti shërbej komuniteti për tu njohur më mirë më gjuhën shqipe.

“Shqiptarët janë më të pranishëm në këtë zonë në veprimtari jo vetëm për festat e flamurit apo Lidhjes së Prizrenit por dhe me veprimtari të ndryshme letrare. Shqiptarët organizohen pavarësisht se çfarë festë është. Tashmë dhe prindërit do të jenë më të prirur që ti sjellin fëmijët në bibliotekë”.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT