Komuniteti shqiptar që jeton në Nju Xhersi në bashkëpunim me bibliotekën Publike të Garfield ka organizuar një aktivitet letrar për promovimin e antologjisë së poetëve shqiptar të viteve të fundit.
Për të folur mbi këtë organizim në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH-24, gazetari Denion Ndrenika u shpreh se, ky aktivitet ka pasur si qëllim kryesor njohjen dhe promovimin e veprave të autorëve shqiptarë në komunitetin tonë.
“Në këtë aktivitet të zhvilluar në bibliotekës publike të Garfield të pranishmit janë njohur me koleksionin e veçantë të librave të autorëve shqiptar në 100 vitet e fundit”, tha ai.
Ndrenika tha se librat e dhuruara nga autorët e ndryshëm të pranishëm iu dhuruan bibliotekës Garfield për të pasuruar arkivin e librit shqip.
Të organizuar nga Alban Gaba, president i Aleancës Shqiptare e Nju Xhersit në këtë aktivitet kishte pjesëmarrje të madhe të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje. Gjithashtu ishte e pranishme dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Suela Janina si dhe kryebashkiaku i Garfield dhe figura të tjera të larta nga Bergen County.
Gazetari Ndrenika tregoi se në këtë qytet jetojnë të paktën 3500 shqiptar dhe ku në sistemi shkollor janë 1550 nxënës.
Duke treguar emocionet nga eventi i zhvilluar, Ndrenika tregon për RTSH-në, se “gjatë aktivitetin janë recituar vargje nga autorët e ndryshëm të dhe poetëve të pranishëm.
“Është shumë e rëndësishme që tashmë në këtë bibliotekë ka një trashëgimi të lirave shqip nga autorë të ndryshëm”.
Ndër të tjera gazetari Ndrenika tha se drejtoresha e bibliotekash u shpreh entuziaste dhe nuk e fshehu befasinë që prej vite të tëra nuk kishte organizim të tillë, pas polakëve.
Aleanca Shqiptare e Nju Xhersit mban peshën kryesore të organizimit të shqiptarëve këtu. Është shumë e rëndësishme për një pjesë të madhe të fëmijëve të lindur dhe rritur këtu, u shpreh Ndrenika që ky pasurim i librit shqip ti shërbej komuniteti për tu njohur më mirë më gjuhën shqipe.
“Shqiptarët janë më të pranishëm në këtë zonë në veprimtari jo vetëm për festat e flamurit apo Lidhjes së Prizrenit por dhe me veprimtari të ndryshme letrare. Shqiptarët organizohen pavarësisht se çfarë festë është. Tashmë dhe prindërit do të jenë më të prirur që ti sjellin fëmijët në bibliotekë”.