• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U pershendetem me me Urimin e Krishtlindjeve

December 18, 2013 by dgreca

Nga Mimoza Dajci/

Prag Krishtlindjesh. Bora e rene prej ditesh ne New York e ne rrethinat e tij ka mbuluar jo vetem catite e shtepive e oborret e tyre, por edhe rruget e trotuaret ku ecin kalimtaret. Shume makina te pastrimit te rrugeve ishin angazhuar  nga qeveria, por edhe banoret e shtepive apo biseneseve private pastronin ambjentet e tyre nga bora e duke hedhur  kripe  per shkrirjen sa me te shpejte te saj.

Femijet luajne me topa bore, gezojne e lodroje mes tyre, por edhe te rinjte argetohen mes njeri tjetrin ne kete stine te ftohte duke i derguar  shoqii shoqit nje top debore dhe urimin Merry Christmas.

Por bora e rene duhet pastruar per tu shmangur edhe ndonje aksidenti te rastit. Dikush mund te rreshqase e te kete pasoja per jeten.

Nje mabsdite rreth ores pese po kaloja me makine prane Kishes St. Lucy’s ne Bronx. Rruget e trotuaret rreth saj ishin mbuluar nga debora e rene e qe vazhdonte te binte. Nuk pashe njeri te levizte aty rrotull, pervec nje njeriu qe pastonte trotuaret me nje makine e te vogel e qe shperndante aty ketu kripe te bardhe.

Isha ne sinjalin stop ne rruge. U bera kurioze, te shikoja  kush ishte ky njeri qe pasttonte boren rreth ambjenteve te Kishes ne kete stuhi dhe vetem. Sa ne nje trotuar te Kishes, ne tjetrin perballe saj ku ndodhet edhe shkolla e Kishes, levizte i panjohuri. Dukej qe pastronte gjithe zelll e deshire.

Edhe pse bora qe binte furishem ne xhamin e makines nuk me lejonte te shikoja qarte perreth, arrita te dalloj silueten e pasturesit. Ishte shqiptari i mire, Famulltari i Kishes Dom NIkolin Pergjini.

Me thene te drejten u suprizova, e me preku ky gjest .

Dom Nikolini – thashe me vete – eshte duke pasturar i vetem boren ne kete kohe te ftothe e me stuhi?

Ndalova makinen. I afrohem dhe e pershendes. Pune te mbare Dom Nikolin! U gezua kur me pa. I tregova se e pashe kur po vozisja makinen e ndalova ta pershendes per kete gjest te mire qe ishte duke bere. Pasi folem pak u pershendetem me Urimin e Krishtlindjeve.

Pas meje degjova Merry Christmas. Edhe dikush tjeter qe po shetiste me qenin e tij,ndaloi per tu pershendetur me Famulltarin e Kishes e per ta pergezuar per kete pune te vlefshme qe po bente.

U largova e mendja me rinte tek ky Familltaryne  i mire qe edhe ne kohe pushimi mendon per jeten e qytatareve e kujdesin e tyre.

Dhjetor 2013. Bronx, New York

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: dom Nikolin Pergjini, Mimoza Dajci

Dibranët e Amerikës, proteste dhe Peticion para OKB-së me moton “Stop devijimit të rrjedhës të lumit Radika”

December 17, 2013 by dgreca

Dibranët e Amerikës, i bëjnë thirrje me anë të një Peticioni , Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara zotit Ban kin- Moon, OKB-ës, dhe Washingtonit, bashkësisë ndërkombëtare    ,që sa më parë t’a shtojnë vëmendjen e tyre ndaj kërkesave të qytetarëve të Dibrës së Madhe, të cilët janë kundra devijimit të Lumit të Radikës. /

Nga BEQIR SINA, Staten Island – New York/

NEW YORK :   Republika e Maqedonisë ka miratuar një projekt i cili paraqet fundin e florës dhe faunës për rrethin e Dibrës. Ky  projekt parashikon që të ndryshon rrjedhën e lumit Radikë , të mos kalon nëpër Dibër dhe të derdhet në detin Adriatik , por nëpërmjet tubacioneve i gjithë uji t’i bashkëngjitet Vardarit dhe të derdhet në detin Egje.

Si kundërpërgjigje, Komuniteti  Dibran në Shtete e Bashkuara kanë bërë gati një peticion  i cili do t’i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara zotit Ban kin Moon dhe zyrës së OKB-së për ujrat  UN-Water (http://www.unwater.org/members.html),  të gjitha anëtarëve të kësaj organizate (Only Members, not partners) që të krijohet një ndërgjegjësim më i madh rreth kësaj çështje.

Ndryshe, ky peticion i hartuar nga njerëz kompentet njohës të mirë të këtyre çështjeve në arenën ndërkombëtare do ti drejtohet edhe Office of Legal Affairs of the United Nations, i cili është një variant i mirë, për të vënë në dijeni Sekretarin e Pergjithshëm të OKB.

Gjithashtu edhe një kopje do t’i drejtohet Presidentit te Asamblese se Pergjithshme te OKB, dhe do t’i dergohet një letër për t’a sensabilizuar sa më shumë Ambasadores Susan E. Rice në  Permanent Representative United Nations dhe administratës së Presidentit Obama. Gjithashtu ambasadave të shteteve të mdha në Kombët e Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë e Italisë
Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island New York, u ka bërë thirrje dibranëve në Amerikë duke përdorur rrjetet sociale në internet – Twitter dhe Facebook për të organizuar një protestë të Premten në mesditës sheshin para ndërtesës së OKB-së.

Protesta do te fillojë në orën 12 të mesditës dhe do të zgjasë e deri në ora 3 mbasdite para selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhattan, qytetin New York, që ndodhet në adresen : DAG-HAMMARSKJOLD-PLAZA 47str dhe 1st ave. Kjo protestë udhëhiqet nga Komisioni organizator, që u ngrit në takimin e e Shoqatës Atdhetare Dibra kryesuar nga kryetari i saj zoti Musa Paçuku.

Nëse secili dibran kudo qoftë apo edhe shqiptarë të tjerë anekënd vendeve të parandalojmë vdekjen e një pjese të madhe të natyrës në rrethin e Dibrës, thuhet në dekleratën e komisionit të protestatve , të gjithë duhet të nënshkruani në peticionin online, thuhet në prononcimin edhe të Shoqatave joqeveritare që funksionojnë në Dibër të Madhe me moton “Stop devijimit të rrjedhës të lumit Radika”.

Deri më tani nga ajo që shohim online, kanë arritur të grumbullohen rreth 7000 nënshkrime , ndërsa për të reaguar ndërkombëtarët nevojiten 9539 nënshkrime, theksojnë OJQ-të e vendit.
Përfaqësues të OJQ-ve  së bashku me pushtetin  vendor të Dibrës ,bëjnë të pamundurën që  ky projekt të tërhiqet  nga ana e Qeverisë së  Maqedonisë , kryesisht  Ministrit  Valon Saraçini, Ministri për ekologji, Abdylaqim Ademi, si dhe shtetet fqinje, Shqipëria dhe Kosova.

Ndërkohë, Shoqata Atdhetare Dibra u bënë thirrje për protestën e së premtes para OKB-së, të gjithë bashkadhetarëve tanë, oraganizatave dhe shoqatave të komunitetit,  duke thënë se :”Kjo protestë merr një rëndësi të vecantë, jo vetëm për situatën e krijuar  pas vendimit të Qeverisë së Nikolla Gruevskit, që disa her ka treguar ndjnjat e tija të egra nacionaliste të diskriminimit të shqiptarëve, na kujton kohën e ish sundimit “Jugosllav” kur shqiptarët nuk pyeteshin fare, por ka një rëndësi të madhe edhe për mbarë cështjen tonë Kombëtare.

Bashkadhetarë, lëreni pak orë punën dhe merrni pjesë në këtë protestë mbarëkombtare. Jemi të gjithë shqiptarë të gjithë Dibranë në këto momente. Le të protestojmë me kulturë dhe rregull! para OKB dhe popullit amerikan në New York

 

Petition :

Dear Secretary General,

We, the Albanian community associations of Dibra e Madhe in the United States, have the honor to address you this petition to attract your attention as well as to seek your help and intervention, on a serious problem that affects and threatens firsthand the rights and the fundamental freedoms of the population in the region of Dibra e Madhe in the Republic of Macedonia.

As you may be aware, the Government of Macedonia has taken the decision to build a hydropower plant called “Fushë e Lukovës/Lukova Field” situated in the North Western part of Macedonia. The Hydro Power reservoir will, in essence, collect water streams originating from the Mount Korab, which nowadays form the Radika River. The project will end up diverting Radika river water flow from its historical course into the Vardar River, which in turn streams into the Aegean Sea. If the project is carried out as planned, it will lead to a profound alteration of the natural landscape, and the Radika River, as it is historically known, will dry up and simply cease to exist.

The Dibra community is fully aware of the need to make the best use the country water resources for power generation, but the community is also equally aware that, in any circumstance, no energy project is not worth if afflicting irrevocably the ecological system of a wide area. In the present case, the utilization of the water capacity could only be done by maintaining and ensuring the flow of the Radika River in its historic flow as it constitutes a fundamental factor for the entire ecosystem of the Great Dibra region and it must be preserved.

Unfortunately, the current project provides for exactly the opposite. If carried out as planned, it will dry up the river and will have extensive negative impact on the flora and fauna biodiversity of the entire area. The Radika river valley constitutes the central part of the national park, which is directly threatened by the current government plans. The project has also a wider regional impact as the Radika River continues its flow beyond the Macedonian border into neighboring Albania. For all of the above, this project is a dangerous hazardous initiative and it is unacceptable for the population of Dibra e Madhe.

Over 30 regional social organizations, all local authorities and political organizations, religious communities as well as the members of the Dibra e Madhe community here in the US, are alarmed by such plans and their anticipated negative consequences. The Macedonian government has failed to initiate a consultation process with the numerous local stakeholders that a project of such magnitude, feared to bring irreversible damage to the ecological system, the biodiversity, flora and fauna as well as to the economy of Dibra area, would normally require.

More than ten thousand citizens from Dibra e Madhe have already signed a petition addressed to the Government, asking it to halt its plans and and submit the project to an open and transparent public consultation process so as to thoroughly assess the overall impact the project would have for the entire region. We expect the Government to reflect on our demands.

In this context, we respectfully call on Your Excellency to intervene with the Government of Macedonia and ask it to put on hold the project and engage immediately into a process of dialogue with the local authorities and citizens. This would be the only way to carefully weight the merits of such a project and the impact it would have for the life of the citizens of the region of Dibra e Madhe.

Also, as Your Excellency is very well aware, trans-boundary water cooperation among the Western Balkan countries is of crucial importance and an important factor for building peaceful cooperation ties between neighboring countries. It should ensure facilitation of the water management in the region and therefore contribute to preventing conflicts. This, unfortunately, doesn’t seem to be the spirit of the Macedonian Government and we hope and count on your understanding and support.

In a resolution adopted by the UN, 63/124, (2009) anksi, Article 10 of which we can cite as relates to petition residents Dibra concern.
Part three

Protection, preservation and management
Article 10

Protection and preservation of ecosystems

Aquifer States shall take all appropriate measures to protect and preserve
ecosystems within, or dependent upon, their transboundary aquifers or aquifer
systems, including measures to ensure that the quality and quantity of water retained in an aquifer or aquifer system, as well as that released through its discharge zones, are sufficient to protect and preserve such ecosystems.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: dibranet, e lumit Radike, per devijimin, protesuan para OKB

Kongresmeni Crowley mbajti Koktejlin e Krishtlindjeve,i pranishëm zv/kryetari i Vatrës Agim Rexhej

December 16, 2013 by dgreca

QUEENS – NEW YORK NY : Kongresisiti demokrate i Nju Jorkut, Joseph Crowley, i njohur keto vitetet e fundit edhe si mik i shqiptareve ne Amerike, ka arritur qe nepermjet rolit te tij, si perfaqesues te forcoje lidhjet me shqiptaret. Mbeshtetja finaciare dhe vota e dhene nga shqiptaret në zonën që ai përfaqëson mes Bronxit dhe Kuinsit ne 8 ligjstaturat, por edhe ne kete te fundit, eshte vlersuar mjaft nga kongresisti amerikan. Kjo, kryesishte vjen nga puna e grupeve shqiptare ne distriktin e tij, grupe te cilat njihen si shume te afert me kete kogresmen amerikan.

Sipas tradites amerikane çdo fundviti mbahet Koktejli vjetor i Krishtlindjeve – “Annual  Christmas Party” një pritje kjo ku shprehet një faleminderim dhe mirenjohje për familjaret, miqt dhe perkrahesit e personaliteteve qe shtrojnë ato ne lokale luksoze. Nje kartoline jeshile me oranmetet e Krishtelindjeve “Eat Drink and by Merry with Congressman Joe Crowley”, kishte mbrritur edhe ne tavolinen e nen/kryetari te Vatres, zotit Agim Rexhaj, i cili iu bashkua mbreme në lokalin “Studio Square” në Long Island – New York,Koktejlit  vjetor i Krishtlindjeve   te mikut te shqiptareve Kongresisitit demokrate i Nju Jorkut, Joseph Crowley, me dhjetera miq te kongresmenit, per te marre prej tij nje faleminderim e mirenjohje per perkrahjen e dhene ne kete zone elektorale.

Joseph Crowley, eshte zgjedhur per here te pare ne Dhomen e perfaqesuesve – Kongresin Amerikan, ne nentore 1998, perfaqesues i dy pjeseve te larteme, te qyteteve Queens dhe Bronx. Prej atehere Crowley  ne te njejtin vend, Distriktin e 7-te, ku banojne me se shumtit shqiptaret, kryesisht ata te emigruar nga Kosova, dhe Shqiperia, njerez te cilet, e kane zonen e tyre me te preferuar ne banimim e ne biznesese, ai fiton çdo mandat pa shumë veshtersi. Kongresisti Crowley, ka fituar ne zgjedhjet e fundit nentor 2012 me 70%, te votave duke e ri-perserirti suksesin e tij, per tu bere ze i forte ne kongresin amerikan, se bashku me miqet e tjer, senatore e kongresiste, ne mebshtetje edhe ata te çeshtjes shqiptare, kryesishte perkushtimit te shqiptareve per çeshtjen e Kosoves dhe ato ne viset shqiptare./B.Sina/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: agim Rexhaj, Kongresmeni Crowley, zv. Kryetari i vatres

Ëngjëjt mbrojtës të Gjuhës Shqipe në Diasporë

December 15, 2013 by dgreca

…Mezi presim shkollën shqipe/

Që të flasim dhe të mësojmë,/

Me shkronjat e alfabetit,/

Si Ëngjëjt Kombin e mbrojmë… /

Himni i Shkollës Shqipe kënduar nga Kristina Melo në disa aktivitete të rëndësishme shqiptare./

Nga Keze Kozeta Zylo/

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”, dhanë një program të pasur artistik në mjediset e shkollës publike amerikane 205 në Brooklyn, të përgatitur nga mësuesit e kësaj shkolle nën drejtimin e dy artistëve të mirënjohur Lindita Mezini Lole dhe Petrika Melo.

Edhe pse gjithë rrugët e Nju Jorkut ishin shtruar me tapetin e bardhë dhe pemët anash tyre dukeshin si nuse me kurorë, prindër, mësues, nxënës, miq dhe dashamirës të Shkollës Shqipe erdhën për të festuar së bashku mbylljen me sukses të semestrit të vjeshtës dhe festat e fundvitit.  Nxënësit me flokët e bardhë të dëborës mbi supe dhe mbi kokë dukeshin sikur vinin nga ndonjë planet tjetër.  Ata i harruan lojërat me topa bore ngase donin të ishin egzaktësisht në kohën e duhur të fillimit të programit.

Zërat e tyre fëminorë, SHQIP, ngrohnin ajrin e Brooklynit dhe shkrinin dëboren e bardhë që kishte shtruar kudo, për të mos penguar aktivitetin e tyre aq të rëndësishëm në këtë sezion të bukur festash.

Programin e hapën dy prezantuesit Kristina Melo dhe Fitim Sahipi dy nxënës të shkollës Shqipe.  Fitim Sahipi ka ftuar të gjithë të pranishmit të çohen në këmbë për të kënduar dy hymnet kombëtare: amerikane dhe shqiptare intepretuar nga artistja e vogël dhe e talentuar Kristina Melo.

Pas Hymneve ka përshëndetur Dr. Valbona Zylo Watkins e cila iu ka uruar të gjithë nxënësve punë të mbarë dhe mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve që ndodheshin në sallë.  Nxënësi Brian Kacupaj ka interpretuar vjershën “Abetare”, Elisa Lumshi “Mbi degën e mollës”, Drilona Mehmeti “Rosat po lahen”.  Rafael Gjona dhe kori i shkollës kënduan “Ja na erdhi Viti i Ri”.  Aaron Kovaci recitoi “Gjuha jonë”, Adison Cinari “Sa të dua o Shqipëri”, Ina Cinari “Një zog të vogël”, Gabriela Përmeti dhe Edije Greva “Manushaqe”, Liza Jashari “Kosova” dhe Sarah Bandilli “Kukulla ime”.

Pas recitimeve salla është mbushur me tingujt e violinës të interpretuara nga binjaket e bukura Ina dhe Dea Stefanllari si dhe nga tingujt e pianos interpretuar nga Brian Kacupaj.  Një tjetër atmosferë plot me emocion ka sjellë “Kënga e nënës” interpretuar mjeshtërisht nga sopranoja e shquar Lindita Mezini Lole shoqëruar nga e talentuara Kristina Melo.  Kënga e nënës ka sjellë lot në syte blu të Linditës duke kujtuar ndërkohë që këndonte nënën e saj.  Kenga eshte shoqeruar me duartrokitje nga te gjithe te pranishmit.

Hymni i shkollës “Gjuha Shqipe” kënduar nga Kristina Melo dhe kori sjellë gjithmonë gëzim, dashuri, mendim të thellë për të mësuar gjuhën Shqipe, emocion tek dëgjuesit e shumtë, ngase ata vetë e thonë me gojën e tyre si: Mezi presim shkollën shqipe/ që të flasim dhe të mësojmë/ Me shkronjat e alfabetit/ si Ëngjëjt Kombin e mbrojmë/…  Pas hymnit janë recituar vjershat: Rafael Gjona “Ku kemi lerë”, Oresti Salillari

“Përse qan arushi”, Kevin Cobo “I dashur Atdhe” dhe Elda Nesimi

“Sa të dua o Shqipëri”.

Marvi Kostrista ka interpretuar bukur në piano “Jingle Bells”, ndërsa Fitim Sahini ka interpretuar Mora mandolinën dhe Shota, të cilët u mirëpritën me duartrokitje të fuqishme.

Kënga “Nata e shenjtë” ka sjellë një tjetër mjedis magjik interpretuar nga Lindita Mezini Lole.  Vëllezërit Arion, Arbi, Arti dhe Arlin Ulaj të cilët vijnë që nga Nju Xhersi të befasojnë me mësimin e gjuhës shqipe dhe interpretimin në violinë.  Ata recituan poezitë: Duart tona, “A B C”, Liqeni dhe interpretuan të katërt mjeshtërisht në violinë.

Brian Kacupaj luajti këndshëm në violinë “Perpetual Motion” dhe u shoqërua me kërcim nga Amber Nepravishta.  Programi vazhdoi me recitimet nga Marvi Kostrista “Liria”, “Një gëzim kam nga brenda”, Dea Zenelaj “Si zog dua të jem”, Fitim Saipi “Atdheu”.          Programi u mbyll me këngën e mirënjohur tradicionale për Krishtlindjet

“Bell rings”, përkthyer në shqip nga Lole “Zilet tringëllojnë” intepretuar nga Lindita Mezini Lole dhe kori i shkollës ishte tejet mbresëlënëse, veçanërisht kur nxënësit me byzylykët e tyre tringëllinin zilkat e vogla rreth dorës. Programi është mbyllur me plot sukses.

Pas programit themeluesi dhe drejtori i shkollës Shqipe z.Qemal Zylo ka falënderuar të gjithë nxënësit për realizimin e programit me kaq sukses dhe njëkohësisht iu ka dhuruar buqeta me lule të freskëta mësueseve që punojnë me kaq përkushtim si: Altiona Stefanllarit, Afërdita Kaçupaj, Ornela Melos dhe Valbona Kostristës si dhe artistëve të mirënjohur dhe plot profesionalizëm Lindita Mezini Lole dhe prof.Petrika Melos.  Z.Zylo ka falënderuar të gjithë të pranishmit, prindërit që sjellin fëmijët dhe i janë bashkangjitur programit për mësimin e Gjuhës Shqipe duke i thënë stop asimilimit të fëmijëve në Diasporë.  Njëkohësisht ka falënderuar konsullin e Kosovës z.Korab Mushkolaj, z.Ismet Kurti kryetar i shoqatës së mirënjohur “Ana e Malit”, z.Marko Kepi president i organizatës “Rrënjët”, aktivistët z.Ardian Tahiri, z.Uke Gjonbalaj, Artion Myrtaj, Theodhora Rexhepi si dhe Zef dhe Maria Dusi të cilët kishin ardhur nga larg dhe na nderonin me pjesëmarrjen e tyre në këtë ditë krejtësisht të veçantë për nga rëndësia që i jepet mësimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë.

Z.Qemal Zylo ka ftuar në skenë Konsullin e Kosovës z.Korab Mushkolaj i cili kishte ardhur së bashku me bashkëshorten e tij.

Z.Korab Mushkolaj ka përshëndetur themeluesit, mësuesit, prindërit, artistët dhe nxënësit të cilët dhanë një program të shkëlqyer artistik në shqip.  Në emër të Republikës së Kosovës dhe të Konsullatës në New York z. Mushkolaj ka falënderuar themeluesit për hapjen e dy shkollave shqipe në Staten Island dhe Brooklyn, si dhe për misionin kaq fisnik që ata kryejnë së bashku me mësuesit që ushtrojnë këtë detyrë nga më të bukurat.  Fjala e tij tejet mbresëlënëse u mirëprit me duartrokitje nga salla dhe nxënësit.

Qeveria dhe Konsullata e Kosovës gjithmonë na ka mbështetur në programin e Gjuhës Shqipe dhe për këtë shprehim mirënjohjen tonë pakufishme.  Pas përfundimit të aktivitetit nxënësit, të pranishmit dhe të ftuarit shkrepnin me aparatet e tyre për të pasur foto kujtimi.  Një foto e përbashkët u fiksua nga TV “Alba Life” për të mbetur në fondin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe atdhetare si dhe të Shkollës.  Ishte një e shtunë e bukur ku një pjesë e Nju Jorkut foli shqip, ngase pranë tyre jane Ëngjëjt mbrojtës të Gjuhës Shqipe.

14 dhjetor, 2013

Brooklyn, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kozeta Qemal Zylo, Shkolla shqipe

VERA QË MARTOHET NË DIMËR

December 12, 2013 by dgreca

-Ose, -SA KUJTIME MË ZGJOI KJO DASËM/

 Vila Barone, 8 dhjetor 2013- Mund të bëhen video shumë interesante edhe per këtë dasëm por këto që kujtoj unë janë vetem në “videon” e ndergjegjes, ose më thjeshtë akoma, janë në kujtesen e dekadave të shkuara që po nuk i shkruam, një ditë (bashk me ne autoret) edhe mund të harrohen! At’herë nuk kishim video por i kishim mendët në kokë, e tash në prag pleqërie, kur fillojne e rrallohen ngapak edhe mendët e kokës regjistrojmë perditë edhe video .(Hahaha… Në dasëm jemi, le të bejmë edhe ndonjë shaka edhe per faktin se fjala e shkruar dhe fotoja nuk konkurohen lehtë. Në fund të fundit,mua me lejohet qe tua mbaj pak anen njerzve të mi dhe zanatit tim/

Nga Zeqir Lushaj/

Nusja Vera Grosh Matoshi, po martohet në dimer por na vjen ashtu siç e ka emrin Verë.Në Vila Barone Manor 737 Ihrogs Neck Expressivay Bronx, New York, ishim në dasmen e kusherires sime, vajzes se Groshit e te Shemsies, zonjes se nderuar Vera Matoshi e cila u martua me djaloshin tiranas Dritanin, djalin e Hamdi e Nadire Memaçi. Dasma si dasma, e aq me shumë në midis të NY, në USA. Ndaj unë krahas per dasmen e cila ishte e nivelit të lartë, dua të percjell tek lexuesit e ZSh-së edhe disa kujtime që më zgjoi kjo dasëm. Mund të bëhen video shumë interesante edhe per këtë dasëm por këto që kujtoj unë janë vetem në “videon” e ndergjegjes, ose më thjeshtë akoma, janë në kujtesen e dekadave të shkuara që po nuk i shkruam, një ditë (bashk me ne autoret) edhe mund të harrohen! At’herë nuk kishim video por i kishim mendët në kokë, e tash në prag pleqërie, kur fillojne e rrallohen ngapak edhe mendët e kokës regjistrojmë perditë edhe video.( Hahaha…E kam fjalen per vete dhe brezin tim. Në dasëm jemi, le të bejmë edhe ndonjë shaka edhe per faktin se fjala e shkruar dhe fotoja nuk konkurohen edhe lehtë. Ne fund të fundit, mua me lejohet qe tua mbaj pak anen njerëzve të mi dhe zanatit tim-

Ah, vallet tona , pambarimisht te bukura e shumë festive…

Çifti i ri, Vera e Dritan Memaçi në ketë vallëzim, si kujtim i papersëritshëm i jetës.

Ne dasem kercejne te gjithe, por ama, kercimi i çiftit eshte me i mireprituri edhe … edhe pse e mbushë dyshemene me dollarë…! Çifti i ri, Vera e Dritan Memaçi në ketë vallëzim, si kujtim i papersëritshëm i jetës.

Te shoqruar me kenget e te mirenjohurit Gezim Nika dhe orkestra e tij tradicionale edhe me tupan, joshem të kercejme edhe ne që nuk ia kemi fort zanat asaj pune.

…Te gjitha rruget te çojnë tek torta. Çifti, (per here të parë publikisht, ushqejne njeri-tjetrin jo veçse me embelsire, plor edhe me pirunin e doren e bashkshortit… Hajde, ju qofte per hajr, – urojnë të gjithë.

Dashuri e embëlsirë e paçi gjithë jeten…

…Sonte po martohet Vera, por ajo nuk e din se ketu e rreth 50 vjetesh më parë une kam qene deveri i nanes se saj, Shemsies (dever quhej ai qe merrte per dore kalin e nuses). E ku pa? Prej në Dragobi e në Gri. Në një ditë vjeshte të vonë, që nuk pushoi shiu gjate gjithe rruges. Por shiu ishte “bereqet’ dhe nusja na erdhi jo veç e mirë por edhe me bereqet. Lindi e rriti me Grosh Matoshin djem e vajza nga ma te miret qe njef fshati i Grise dhe me tej. Vertetë që at’here nuk kishim limuzina por Doria (kali) i shalës i Halil Shiqerit ishte me emer në krejt Krasniqe. Sot djali i Halilit, Zenuni, punon ketu ne USA me limuzinë moderne e merr shume para, por emërin e ka pas me te madh i ati, vellai i Groshit e Sherfiti, Halil Matoshi.

…Mbaj mend shume gjera te bukura nga ajo dasëm e prinderve te Veres qe po martohet sonte, e ku kafet e piqte Ramë Selmani e kapuça kam luajtur deri vone në mes-nate me Avdi Rexhen e me Agë Imerin. Kengetar i dasmes ka qene talenti i asaj kohe Hasan Avdia. At’herë une isha nxenes ne pedagogjiken e Shkodres dhe more leje veç per ate dasem per te cilen Groshi me dergoi telegram, bile te vertetuar nga keshilli popullor i fshatit. E sot, në dasmen e Veres, jam 64 vjeçar, ne prag-pensioni e kam ardhur ketu ne NY, jo fort nga larg, nga NJ-fqinjë.

Si lidhen kujtimet, si lidhen ngjarjet me emrin Jetë!…

Vallet tropojane nuk kane te sosur. E dua te theksoj se kesaj familje i shkojne kaq shumë vallet. Vet Groshi që marton sot vajzen por më shumë edhe vellai i tij Sherifi i paharruar e kanë dashur fort kengen e vallen, fyellin e çifteline dhe kane qene te preferuar ne familjet griçore ne shume gëzime e festa. E po, jane nipat e të famshmit kengetar të Gashit, Murat Alisë se paharruar laurat i disa festivaleve Kombetare të Gjirokastres. Ne kete familje ku jeta ka çarë me veshtiresit e kohes jo pa vuajtje e halle, ashtu si edhe per shume e shume te tjerë, kane munguar shume here e shume gjera deri edhe te domosdoshmet, ama kurr nuk ka mungue çiftelia e fyelli, defi e tupani. Pra, kurr nuk ka munguar hareja e gezimi. Me Groshin e me motren tjeter Zhujen kam edhe aq kujtime te bukura nga vitet e rinise kur kullosnim bagetit ne bjeshken tonë të dashur, në shpellat e Agës në Shtyllë të Grisë.

…Djali i Sherifit bashkë me dy hallat, sot e ndjekin dasmen e kusherires nga Grija, nga kullat e Matosheve poshte plantacionit gjigand të geshtenjave, ballperballë e në kufi me Qytezen e lashtë të Rasujës. Koha e re ka krijuar mundesi te medha komunikimi e nderlidhjeje qe deri vone ishin as te menduara as të para në enderr sidomos në malet tona.

…Per ne emigrantet keto dasma jane edhe me shume se gëzim i zakonshem se po takohemi, shiheni e shmallemi edhe me njeri-tjetrin, me shokë e miq që na kane ndarë jo veç vite por edhe dekada. E lidhjen mes koheve na e bëjnë edhe me mirë sidomos brezi i vjeter i emigranteve qe kane hequr edhe me shume larg atdheut e ne kushtet e informacionit thuajse te pamundur per familjet e te afermit e tyre. Dhe nje shembull tipik eshte edhe vet motra e Groshit, motra Pulë Shiqerja me te cilen kam kenaqesi te ju percjell edhe kete foto më poshtë.

 

Pulë Shiqerja, ma e madhja bijë e familjes së Matosh Lushës

 

Kur u arratis motra Pulë nga Shqipëria në vitin 1949, në Gri linda unë (Z. L.)

Është më e vjetra bijë e Matoshëve të Grisë në USA. At’here motra Pule u arratis, ndersa sot Vera qe po behet nuse eshte shtetase amerikane me krejt familjen e Grosh Matoshit mbi 20 veta djem e vajza, nipa e mbesa. Kohet e reja hapen rrugë e mundesi të reja. Dhe kjo familje jane nje nder shembujt me te mire se si duhet te shfrytezohen keto mundesi me pune te ndershme e sjellje shembullore. Pulë Shiqerja, ma e madhja bijë e krejt familjes së Matosh Lushës. Si per koinçidencë por më pelqen të shkruaj poshtë kesaj fotoje-kujtim se; -Kur u arratis motra Pulë nga Shqipëria në vitin 1949, në Gri linda unë (Z. L.)

…Duke parë Pulen sot, kujtoj edhe motrat e saj te dashura ne Gri qe mosha i ka lodhur jo pak, Zhujen e Fatimen, çikat e nderuara te Shiqer Izlamit. Sot te dyja jane kthyer ne trojet e babes per te ndihmuar njera tjetren e per te qene afer njera tjetrës. Eshte e dalluar kjo familje per dashurine ndaj gjakut te vet, per dashurine ndaj njerezve ne çdo kohe e situate. Jane modeli i mirensjelljes e korrektesisë tash sa breza në katundin e Grisë.

Babai i Pules dhe i Groshit si dhe axha i tyre, Shiqer e Sadri Izlami permenden edhe sot ne krejt zonen per fisnikeri e dashuri njerezore, per unitet familjar e ndershmeri. Atë ju urojme edhe ketyre kusherinjeve, djem e vajza, nipa e mbesa…Te duam njeri tjetrin. Te shkojme mire e te mbajme gjalle shprehjen qe perdoret jo veç ne Gri kur eshte fjala per unitetin e dashurine vellazerore: “Si Sadria e Shiqeri”. E aq me teper kjo lypset sot qe jemi ne dhe’ te huaj, udheve të botes në kerkim të një jete pak më të mirë.

…Sot, 8 Dhjetor eshte rradha e festimeve tek dhenderri, por une si i krahut te bijes (nuses), urimin me kete reportazh modest e nisa heret per revisten ZemraShqiptare ne Londer, pra flas nga dasma e percjelljes se Vera Matoshit… Dhe ndoshta ju mbajta pak si mbrapa ne kohë me kete paralelizem kujtimesh rreth gjysemshekullore por pa ato kohe, ato vuajtje dhe arritje nuk kishim ardhur si duhet deri tek kjo dasem e hareshme e Veres ne NY-USA.

…!

Faleminderit Kushja ime Vera Matoshi (sot e mbrapa Memaçi), që më ftove në dasem, që na kenaqe me një dasem të mrekullueshme, por, faleminderit sidomos qe me zgjove keto kujtime qe shkrova me lart e qe them se e zbukurojne e pasurojne edhe kujtimin tuaj (e neser te femijeve tuaj), per vet jeten e te parve tu e martesen e sotme per te cilen urojme perseri e perseri: “qoftë jetëgjatë”, ose siç thone andej nga Toska “u trashëgofshi per fare!”.

Ndersa ne revisten ZSh, mbetet ky shkrim kujtim si kesaj dasme, ne kompjuterin e kusherires Vera e te familjes Matoshi ne USA, them se do mbetet ky kujtim i derguar ne adrsen e tyre, dje me 7 dhjetor 2013, nga NJ, USA:

URIM PER MARTESË

E DASHUR KUSHE, VERA GROSH MATOSHI

-Të trashëgoheni në lumturi!

-Zoti ju dhashtë shëndet e fat në jetë!

-NJ, USA, 7 Dhjetor 2013-

-Fotot nga: Gëzim Ramë Ymaj-

-Per Gazeten DIELLI, 11  dhjetor 2013-

Filed Under: Komunitet Tagged With: vera qe martohet ne dimer, Zeqir lushaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 384
  • 385
  • 386
  • 387
  • 388
  • …
  • 397
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK
  • SKËNDERBEU NDËRMJET BARLETIT DHE ZANOVIQ-IT: NGA HISTORIOGRAFI HUMANISTE NË MODEL KONCEPTUAL ILUMINIST
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • Ledia Xhoga Captivates at Fan Noli’s Virtual Cultural Event
  • Congressman Keith Self Introduces Resolution Supporting the Integration of Kosovo into NATO
  • NJË MOMENT I RI GJEOSTRATEGJIK DHE NJË HAP I RI NË ARKITEKTURËN EURO-ATLANTIKE TË SIGURISË
  • Me virtuozen Alda Dizdarin në zemër të Londrës
  • Kur një masakër bëhet gjenocid? Reçaku, Panariti, Tivari dhe Çamëria në dritën e së drejtës ndërkombëtare
  • Speaking this Saturday, May 2, at the NYFCR Annual Statewide Conference with students and young leaders from across New York
  • Për çfarë ka nevojë Shqipëria?
  • Ernesto Sabato, gjeniu i letërsisë latino-amerikane që u rrit në prehrin e një nëne shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT