• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

-KU E KA SHKODRA LAHUTARIN?

November 19, 2017 by dgreca

……….(OSE, „PLAKU“ SHKODRAN I MIÇIGENIT!)/

u1_Zef-Palok-Gjerkaj (1)

-Me Zef Paloken (e Gjerkajve) të Rapsh-Stares së Hotit, shtetas amerikan në Miçigen të USA-/

Nga Zeqir Lushaj/

Unë, sekretari i Klintonit!/

Isha aq i merzitur sidomos at ditë sa me fjalë nuk tregohet. Nuk kisha as dy muaj në Usa dhe kishe marr një dhome provizore në pritje sa të na vijnë numrat e punes. Sillesha aty në lagjen Kllifsaj Park të NJ, si i thone fjales „si kali në lamë“.

-Ç’ka i bana veti, ç’ka mu desh kjo pune, -flisja me mendet e mia e nuk guxoja fort as gruas ti shfaqem se e shihja edhe atë të merzitur po aq. Silleshim nga një orë e kthenin prap në hijen e atij lisi në oborrin e asaj shtëpie ku më dukej se më shumë se fresku me binin mbi kokë deget e tija me qortimin „Po ti nga na dole. Ç’ka don ketu…?“.

Ne Palisade Avenue, mes shkolles se lagjes e kishes se vjeter shoh nga larg një të moshuar me dy vajza të vogla per dore. Me njeherë e bleva se ishte shqiptar dhe i thirra pak në distancë:

-A je o burrë!

Ai ngriti koken i befasuar dhe foli prerë:

-Eeej, pa edhe ju shqiptarë a?

U ulem në barin para kishes dhe iu rrefyem njeri tjetrit. Zefi, aso koha 64 vjeçarë bashke me bashkshorten Marien kishin ardhur te djali Luli i cili ishte i martuar me Driten, shtetase amerikane. Kishin bere kerkese te merrnin status politik si te goditur te regjimit dhe po prisnin dita dites në akth vendimin. Mbasi shkembyem merzitë tona reciproke, kur Zefi mori vesh se une e Sabrieja jemi me grin karta qe i kemi fituar me Lloto, (pra me qendrim te perhershem në Amerikë) kerceu si i befasuar dhe me bertiti:

-E po çka kie pra? Per çka po merzitesh? Ini te dy me grin karta në xhep?!

-Heee, po ti je sekretari i Klintonit more Zeqir Lushaj, -foli Zefi e i ndriti fytyra.

… Aty, ne oborrin e asaj kishe te bekuar ne Maj te vitit 1998 me biseden e mesiperme lidha nje miqesi me burrin e Rapsh-Stares se Hotit Zef Paloken e familjen e tij, qe edhe sot mbas 20 vjetesh ndonese jetojme ne te dy anet e globit ndjehem sikur jemi ne nje familje e shihemi perditë. Per Zefin mund te shkruaj nje liber por sot mbas kaq vite mall, per lexuesit e nderuar te internetit po sjell vetem pak gjera te shkurtera, te thjeshta e te paharruara per mua ashtu si vet Zefi, Maria, Luli djali i tyre shembullor, Drita (ashtu siç e ka emrin  Dritë) dhe te 7 femijte e Lulit e te Drites te cilet jetojne te lumtur ne shtetin e klarget te Miçigenit ne USA.

64 vjeç por me vullnet të jashtezakonshem per punë.

Qe ne bisedat e para e terë kohen ne Amerike gjeja qe me beri me teper pershtypje tek ky njeri ishte vullneti per pune. Ndonese ishte 15 vjet me i madh se unë në moshë, dhe unë po frigesha qe s’do gjeje punë, Zefi ishte plot optimizem dhe thoshte me krenari: -Nuk dua të më mbajë djali as Amerika. Dua te jetoj me punen time.

Dhe vullneti iu permbush. Gjeti pune ne supermarketin Pathmark, nder me te medhenjt e vendit aty breg lumit Hudson… Ishte shembullor ne pune dhe mbas nje viti kur Luli vendosi te zhvendosen familjarisht ne Miçigen, ndermarrja i garantoj Zefit pune menjehere edhe atje ku shkonte. Pak dite shkuan atje ne Miçigen dhe ja moren ne pune edhe te shoqen Marien…

E permendi shpesh Zef Paloken edhe ketu ne Shqiperi ne biseda me shoke. Punoi Zefi plot 10 vjet me taksa, plotsoi piket e SS (sigurimeve shoqrore) dhe mori pensionin qe e po gezon gati tash 8 vjet. E permendi Zefin si shembull sidomos kur shoh te rinj dembel qe nje e dy, thote “s’ka pune”. E le ma ata jo pak emigrantë qe jetojne me dekada me ndihmat e Socialit!

Sot Zefi e Maria, pasaportat amerikane në xhep, ne xhepin tjeter pensionet dhe njerez te lire ku te dojne te jetojne ne Amerike a Shqiperi e ku tua kete qefi. Dhe e kane merituar me djerse e mund jo te vogel.

Zef Paloka, perball Xhorxh Uashingtonit

Kam shume kujtime Zefin. Sidomos vitin e pare qe eshte dhe me i veshtire per emigrantin…

Po shkonim një ditë në Nju Jork. Zbritem autobuzit në terminalin e Ures në NY dhe po dilnin në linjen tjeter të qytetit, ne Broduej BLVD. Brenda atij stacioni madheshtor ishte nje monument (bust) i XH Washingtonit. Zefi u ndal ball tij dhe po shikon… Prit prit, s’po zhgulej Zefi!

Dikur erdhi dhe une si me nerva  thash: -Pash zotin pse na vonove kaq shumë Zef? Çka po shikoje aq gjate more burrë.

…!

Heshti pak. U ndal. Mi nguli syte mire e mire . Me shterngoi per krahu dhe filloi:

-E more Zeqir Lushaj, itash po të kallxoj se çka po shikoja? Presidentin e Amerikes per pare nuk e kish lanë kush me vdek. Edhe per njat Zot, as per doktorr sak nuk e kish lanë kush me vdek! Pare boll, doktorrat e tan botes ma t’miret tu kryet, e paska pa dekë plot 67 vjeç!!

E luejti koken si ne rrrotullim. Qeshi pak si fallco dhe mu drejtue prap ngultazi e si sert:

-A e din ti more i dashtun, se edhe baba im Palok Gjerkaj, dritë pastë, ka vdek në moshen 67 vjeçare dhe ka qa‘ tan katundi se na vdiq i ri! Qe‘ pra, i ri  a’i vjeter, sa presidenti i Amerikes.

Tash fol ti Zeqir se ju gazetaret e tjerrni disi ma hollë…, e, me fal se të vonova pak…

Njeriu që len emer, ose Guri i Zefit

Eshte një…gur, aty perball NY, mbi lumin Hudson ku qytetaret dalin e sodisin balle per ballë kullat gjigande e bukurite e tjera te shehrit te madh. Aty, te ata gur disi te medhenj, eshte fituar nje toponim i ri tash afer 20 vjet.

-Te Guri i Zefit – i thonë. Sidomos shqiptaret masivisht kete emer perdorin per at’ rruge, per at’ zonë.

…Se aty dalke Zef Palok Gjerkaj, vitin e parë me dy mbesat e vogla, Kucin dhe Dagadushin siç i thrrisnim ne me dashuri, i shetiste dhe kundronte NY. (Kam pas botue nje skice per dy motrat Gjerkaj ne ate vit ne gazeten Bota Sot në Zvicerr). Edhe per supermarketin e madh breg lumit, shume e shume shqiptar thone edhe sot;  –po shkoj te supermarket i Zefit…!

Eshte njeriu, njeriu i mire që len emer kahdo që shkon e vjen.

Telefonata e parë e vitit 2013 (Fletë ditari)

Po. Kjo ishte per mua telefonata e pare e Atij viti te Ri 2013. Dhe nuk mund ta harroj jo veç si e para por edhe nga autori i saj. Në receptorin e telefonit më vjen zeri i dashur i mikut tim te paharruar, shkodranit të mirë, edhe amerikanit të mirë e shumë korrekt, “plakut” të Miçigenit, Zef Palokës së Gjerkajve (të Rapsh-Stares se Malsisë së Madhe por të ramë kahmot ne ulsinen shkodrane, andej kah Mali i Jushit). Kishim jo pak kohë pa u ndigjue, e permbi 13 vjet pa u pa! Çdo telefonatë ka simboliken e vet por kjo e Vitit te Ri ka emocion krejt ndryshe te tjerave.

Uruam reciprokisht dhe u shmallem nje cope here si emigrant disi te vonuar te ketij shekulli.

Zëri dhe urimi i tij me permalloi e me preku ndaj nuk mund u ndala pa ju kallxue edhe juve lexues te nderuar jo vetem per Zefin si mik i imi por edhe si personazh në disa shkrime publiçistike e poezi, si pjesë e shpirtit tim, pra edhe si pjesë e librave të mi.

Ku e ka Shkodra lahutarin?

Zef Palok Gjerkaj eshte nje artist i vertete. Mendja e tij eshte qelibar, shpirti i tij eshte Kristal-poetik. Ka marrë pjese ne shume veprimtari lokale e kombetare si recitues, kengetar e lahutar.

Po sot, ku e ka Shkodra lahutarin?

Ndaj sot ne kete shkrim po e permalloi pak mikun tim Zefin me nje foto te Kalasë së Shkodres ku ai aq shume here i ka ra lahutes e ja ka marrë kanges…

…!

Dikur, të paret e Zefit, nga fukaralleku e leshuan Rapshen e Stares e u vendosen ne fushë, diku kah Mali i Jushit afer Bushatit. Keshtu erdhi jeta, e prap nga skamja e hallet (politike)  të kohes, edhe vet Zefi kur ishte në moshen që kish nevoje per pak qetesi e pushim i mori rruget e kurbetit deri në Ameriken e largët…

-Zeqir, -thoshte shpesh Zefi. Ti je në moshen e djalit tim të madhit Rrokut. Pra flas me ty si me djalin tim. Gjithçka po i fali atij regjimi gjakatar. More edhe vrasjen e nipit 20 vjeçarë në kufi, qe’, po ja fali. Aamaaa, të terhekmen zhak per se dekuni te kufomes se nipit tim neper rruget e katundit kurr nuk mund t‘ia fali… dhe i rreshqisnin lotet neper faqe atij burri shumë fisnik.

…!

Dhe punoi si burrat e vertetë Zef Paloka ne NJ e ne Miçigen, plotesoi 10 vjet pune, pra plotesoi kreditet e pensionit dhe ka tash disa vjet qe e gezon atë. E bani realitet at‘ qe me ka thane diten e pare qe jemi njohur: -nuk kam ardhur ketu per te me mbajt as djali dhe as Amerika!

Edhe sot, 83 vjecar Zef Palokes i ka fort hije fjala, miqesia, telefonata, kartolina, letrat e shumta me shok e miq në Shkoder, që, nuk eshte mirë ta themi kaq hapur e “shqeto”, por me sa duket me shume prej tyre nuk do shihen më per të gjallë!! Se kerkush nuk e pret pa limit tjetrin. Shpirti nuk ka orar.

Ç’fardo që të shkruaj per mikun time të paharruar Zefin, prap me duket se nuk kam thene ndonje gje më shume se sa në një vjershe timen të thjeshte të para ketu e sa vjeteve e te botuar ne librin tim “Vdekja e varreve” në faqen 79 me titull Shkodrani.

Ndiqeni me poshte edhe si mbylllje te ketij portreti modest te shkodranit-Miçigenas Zef Palok Gjerkaj:

SHKODRANI

– Fletë ditari, Nju Xhersi, 17 Mars 2000 –

 

Zef Palok Gjerkaj,

prej Malit të Jushit,

Ka datëlindjen e djalit,

përvjetorin 27-të,

 

Sonte jam i thirrur te Zefi,

Jam mik i thirrur për darkë!

…!

Tek ky burr shkodran,

po shkoj si shpesh,

Se për drekë

se për darkë,

nuk ka rëndësi,

 

Aty,

e ndjej veten të shpenguar,

Aty,

E gjej një copë Shqipëri!

./.

(Nga libri „Vdekja e varreve“,  fq 79)

————–

DJALI I PALOK GJERKËS, (siç e therras une gjithmonë), ËSHTË NJË LIBER…

 

Po,po. Nje liber është Zef Paloka i Palok Gjerkes. Pse liber, mund te më pyeti lexuesi? Eshte nje liber se çdo kujtim me Zefin eshte nje skicë letrare, eshte një portret, eshte nje reportazh interesant, eshte nje humor aq i kendeshem, është një …. Nje çka te duesh me e shkrue.

Një libër pra, e çka me thene me shumë.

…!

…Me telefonoi kur i kish marr e lexuar 6 librat e mi të parë botuar në 60 vjetorin e lindjes sime në vitin 2009. Nuk mund ta harroj kurrë. Me dhjetra e dhjetra urime e telefonata kam patur per librat e mi modest, por Zefi flet ndryshe te tjereve. E dini si me tha ne telefon;

-Jam ba 75 vjeç o miku im i mire dhe per here te pare ne jeten time i lexova 6 libra rradhazi… dhe vazhdoi komplimentet shpirterore… sa me emocionoi jo pak.

…!

Une e di se, ato që thote Zefi, nuk jane bash krejt vlerat e librave te mi, por eshte me shume dashuria e Zefit per mua dhe miqesine e atyre diteve e viteve të para në Amerikë. Miqesi që nuk mund te harrohet kurrë.

BATALIONI GJERKAJ

E bani Zoti katund Zef Paloken e Gjerkajve. Luli me nusen Driten kane 7 feminj, 4 djem e tri varza si molla në gem. Ata po rriten e shkollohen në Amerikë por shoh me kenaqesi që kanë marrë e po marrin perdite jo pak edhe nga shkolla e Zefit,(e Zefit dhe e Maries), nga shkolla e gjysherva pra, aq e nevojshme per te gjithe e ne menyre te veçantë per ata femij qe po rriten në mergim, në të kater anet e botes. Se eshte edukim bio, patriotik e atdhetarë shqiptar. I pa-tjetersueshem.

PS: Botohet me kerkesen e autorit. Faleminderit-Dielli

Filed Under: Histori Tagged With: Lahutari, Zef Paloka, Zeqir lushaj

HAJDE SHENGJINI…!

October 9, 2017 by dgreca

-Një mozaik me  16 foto (me pak tekst prezentues) nga Shengjini, në kapercyell të ketij sezioni turistik të verës ’17, ose një foto-reportazh me mbiemer gjysëm-vjeshtorë-

Nga Zeqir Lushaj/

Ky është Shengjini, qyteti ku edhe unë jetoj tash 3 vjet e sa. Ndonese rritet e zbukurohet çdo vit, prap se prap mbetet qyteti që ka vetem një rrugë dhe një shetitore buzë detit. Eshtë një qytet modest në jeten e vet…, por që ka hyre me mbresë dhe emocion edhe në jeten e mijëra e mijëra pushuesve të tij të preferuar nga vendi dhe bota. Eshtë Shen Gjini i At Zef Pllumit.

Shetitorja e Shengjinit në mbremjet verore të kujton bulevardin „Deshmorët e Kombit” në Tiranen e viteve më para që gumezhinte darkave nga shetitjet masive të kryeqytetasve. Ketë vision na e jep sidomos mua dhe dr Besim Ymajt që kemi qenë shumë amatorë të atyre „xhirove“ të Tiraneë e sot sodisim keto shetitje turistesh diku nga kati 10 a 12 i kompleksit “Adriatik” ku Besimi vjen jo veç per plazh por edhe ne fund-java gjate vitit per pak relaks breg-ujorë.

Shengjini, më së shumti është qyteti i dashur i kosovareve. Ketu ata ndjehen më të shtepisë se kerkush tjeter. Sidomos per shkrimtaret e Kosoves ky plazh është shumë i preferuar. Mes dhjetra të tjereve, një nga ata që e donë shumë Shengjinin është edhe publicisti i mirënjohur, juristi i shquar veteran i Prishtinës, bashkpunetori i nderuar i revistes ZemraShqiptare zotri Adil Fetahu që kesaj here na erdhi edhe me librin e tij më të ri PUBLICISTIKE me 415 faqe.

Rana e Hedhur, që ndoshta ua hedh të gjithë plazheve të tjera ngado në këtë breg-Adriatik! Eshtë fantastike, krejt e veçantë, e paparë, por edhe e heshtur që nuk don të ekspozohet edhe aq shume as te shesi mend sepse i kupton edhe pasojat qe mund të bijen mbi të pameshirshem ashtu si edhe në shumë perla të tjera të at’dheut!!

Një kompleks i mrekullueshem e shumë terheqes është në këtë zonë edhe ai me emrin „SIGAL“ ose siç ne të vendit ketu i themi „te Ponari“. Ketu kanë pushuar që nga ish presidenti i Rpublikes Nishani e deri te shumë e shumë njerez të thjeshte nga Shqiperia, Kosova, diaspora e nga shume vende të botes. Manaxherin gjeneral Ismet Ponarin e gjetem në shoqerinë e nje grupi shkrimtaresh dhe perkatesisht siç edhe i shihni në foto, Hasan Selimi nga Tropoja, Nikollë Loka nga Mirdita e Fatmir Halimi nga Prishtina, bashk me romanin e tij të sapobotuar „Dy vdekjet e nje jete“.

Keta 4 nxenes që shihni në foto janë mysafiret e mi më të nderuar të kesaj vere? Pse i klasifikoj të tillë? I pari majtas është Kristjan Çela, komshiu im i cili jeton në Itali dhe ketu vjen veres në pushim. Fiona Konika është nxenese e klases së 8-të në Durres, shoqja në krah është Antonela Perndojaj nga Manatia e Lezhes  si dhe vellai i Fiones, Elio Konika nga Durresi. Keta të tre janë pushues te vila e Kristit dhe Kristi ju kishte „shitur mend“ se komshiu im është shkrimtar dhe ka bere shume libra disa nga te cilat ua kishte treguar atyre. Ata shprehin deshiren të më vizitojnë dhe unë i pres me shumë shumë kenaqesi duke i perjetesuar edhe në këtë foto perballë bibliotekes time modeste në studjon e punes.

Qerim Kurmeka ka mbi dy dekada që jeton në Zvicerr. Kishte 6 vjet pa ardhur në at‘dhe dhe disa ditë i kaloi në plazhin e Shengjinit në zonen Rana e Hedhur e të gjithe mbresat e tij sikur don t‘i shpreh vetem me nje fjalë:

-Fantazi !!

Në këtë zonë bien në sy edhe vilat e Margjoneve, nga familjet me te vjetra të Mal-Shengjinit te zbritur ketu shekuj më parë nga Razma e Shkodres. Në foton që shihni më lart është njera prej tyre, ajo e Shtjefen Margjonit (Qepës), dhe shegat në oborrin e tij, shegat qe jane pema karakteristike e kesaj zone.

Profesor Pashko Sinani dhe familja e tij kanë mbi 25 vjet që jetojnë në Milano të Italisë. Pashku thotë se sa herë vjen me pushime në Durres ku ka dhe shtëpinë e tij në Sukth, po nuk kalova një ditë ketej nga Shengjini nuk e zë që isha me pushime.

Në foto: Pashku me djalin e madh Gertin para hotelit Princ në Rana e Hedhur.

Studentja Anisa Alija bashk me prinderit Gëzimin e Mirelen kanë ardhur nga Shtoi i Shkodres per një drekë, një shetitje e pak plazh në Rana e Hedhur.

Një lajm i mirë per të gjithe ata që i kane makinat me merak: -sivjet, pra kete verë deri te Rana e Hedhur ka shkuar asfalti ndaj nisuni pa ndonjë siklet!

Ini të lutur të mos befasoheni. Krejt papritur edhe sot mbas rreth tre dekada tranzicion bash ketu në zonen turistike mund të gjendeni perballe kesaj parulle të asaj kohe kur këtu mund të kalonin vetem zogjtë e malit fluturim…(Ndoshta akoma u dashka ndonjë e tillë, thjeshtë si relike e të shkuarës pa kthim!)

Ky është doktor Kolë Mëhill Berisha, i zbritur ne breg-deti nga Merturi i Gurit i Pukes, (ose Dr Berisha i Shengjnit). Eshtë plot 104 vjeçarë. Kur të gjithe mileti marrin rrugen e detit Ai merr kazmen dhe ngjitet në mal ku nxjerr bime medicinale. Them se, seshpejti me dr Berishen (e Shengjinit) do të bejmë një bisedë të veçantë per lexuesit tanë të nderuar.

Zjarri ne oxhak e saça mbi prush, ia japin ketij reportazhi mbiemrin: -gjysem-vjeshtorë!

Shumë kosovarë kanë blerë shtepia në Shëngjin. Hykja, (në foto majtas) nusja e avokatit Gani Rexha i Prekazit por me pune e banim ne Mitrovicë shpesh çdo jave por te pakten çdo muaj i kalojne 2-3 dite ne Shengjin. „Aq sa na pelqen plazhi në vere, aq na pelqen edhe edhe në muajt e tjerë të vitit shetitja neper bjeshkë në Malin e Shengjnit e të Rrencit“, -thonë ata.

Në foto: Hykja me nenen e saj Aishen (djathtas) dhe bashkshortja ime Sabrieja.

Iku vera e sivjetshme por deti e qyteti me banoret e tyre janë ketu. Puna dhe jeta vazhdon. Që të jemi më mire që të ecim më perpara. Në qender në Lezhë, gjatë tërë ditës të njejten melodi do degjoni, aty në cep të urës së Drinit:

-Hajde Shengjini!

Eshtë thirrja e shofereve të fugoneve të Shengjinit per pasagjeret e kesaj linje, thirrja që u bë sot edhe titull i ketij foto-reportazhi per ju lexues te dashur të Internetit të kudo-ndodhur.

Filed Under: Reportazh Tagged With: HAJDE SHENGJINI…!, Zeqir lushaj

Mirë se vjen moj Çika e HOTIT!

August 22, 2017 by dgreca

1 Kaltrina-HotiNga Zeqir Lushaj/*

-Cikli me poezi “Dashuria… nuk ka mbiemër”, që vijon më poshtë është nxjerr nga libri më i ri i autores shqiptare-amerikane zonjës Kaltrina Hoti, me titull “MOS E PREK” që do të publikohet seshpejti, brenda kesaj vere dhe në serinë e botimeve të saja do të jetë i 7-ti liber, nderkohe që ka në perfundim e siper edhe një roman. Ishte dëshira e saj që ta prezantonte sëpari ardhjen e re të fjales së saj poetike  nepermes revistes ZemraShqiptare. Pra mbas një Cikli komentesh me teme atdhetare, nen okelion: ”Mirëmengjes Bashkimi Kombetar”, Cikel i mirepritur nga lexuesit tanë dhe që do vazhdojë akoma, Çika e Hotit don të dalë para tyre edhe në zhanrin e saj shumë të preferaur e të levruar ka kohë, me të dashuren e saj të kahmotshme poezi.

…!

Në fund të këtij Cikli që do ndiqni, me poshtë, në vijim të tij, mund të mesoni edhe diçka (pak) më shumë per zonjen Hoti, poeten e piktoren e suksesshme, bashkpunetoren tonë të mirëpritur,  të ciles edhe në emer të redaksisë së revistes ZSh, të lexuesve e simaptizanteve i urojmë arritje të reja…, dhe i themi sinqerisht:

-Mirë se vjen moj  Çika e HOTIT!-

***

Dashuria… Nuk Ka Mbiemer

Nesër është sot

sot

në mes të rrezeve të diellit

u zgjova

e shkriva zjarrin e ngrirë

nga buza

ngjyrën e kuqe e rrjedha

u mundova ta robëroj

vetëm një rreze

nga lëkura ime

papritmas Hëna trokiti

u mbështet në gjirin tim

zjarri i diellit më takon mua

i mbylla sytë

ëndrrën e mbrëmjes Hënës ia dhurova

————–

Unaza e Nuses

O tokë e kuqe

sa e bardhë je

sa shumë eshtra mban në gji

edhe qielli shpesh mrrolet

derdhet i tëri mbi ty

me lot i lan

për pak freski 

më thirre sot

të ulem pran ahut të moshuar

më the

pushoje  kokën në baltën time

merre nga unë jehonën e fundit

nuk mundem veten ta peshoj

një unazë të nuses nuk mund ta mbuloj

po

E dëgjova zërin e saj të shtrydhur

shpëtim

shpëtim o Perëndi

dhe pastaj më mbylli në qetësin e saj

po

E dëgjova

vdekja si i pëshpërit

mbylli sytë bijë e malit

para se ta marrin shpirtin

dua zemrën me ta puth

të mos ndjesh dhimbje

rininë e pa jetuar do ta strehoj

në vreshtat e rrushit

puthjen e ëndërruar era do ta marrë

kur të lodhet trimi i dheut

aroma e zemrës tënde do ta ngushëlloj

mbylli sytë

të shndërroj në Zanë të Malit

 

E dëgjova jehonën e fundit

fjala më mbeti në fyt

o tokë e kuqe bëhu shtrat

mbuloja fytyrën

ajo e zbrazi zemrën.

————-

Është rreze e ditës

mëngjesi nuk i takon ditës

është pëshpëritja e natës së kaluar

mundohet

të na zgjon nga vetvetja

errësira nuk i takon natës

është rreze e ditës

mundohet

ta puthë shpirtin e pa prekur

kur frikohemi ta thërrasim

jehonën e emrit të emëruar

nga drita e jetës

———

Pa mbiemër

vjen pa pritur

troket pa tingull

të bënë frymë të lehtë

që kërkon pran melodisë të zemrës

të pushon

nuk e din kur fillon

nuk e din a ka fund

derdhesh nëpër valët e saj

dhe pret të bëhesh puthje e kërkuar

dashuria…  nuk ka mbiemër

———- 

Pa titull 

të dua

fjala më e gjatë në hijen e jetës.

—————-

Mos e prek

mali është nga gurët e bekuar

unë jam mal

që duket si gur

por nëse më prek jam akull

nuk të ftohi

shpërthejë zjarr

nuk të djegi

por të ngri

shpirti i thatë shndërrohet

në skulpturë nga shiu

kur e prek shkrihet

dhe njeriu u zhduk pa gjurmë.

—————-

Mësoni (pak) më shumë per Kaltrina VB Hotin

-…Dy poezi të botuara në një Antologji të poezisë botërore “Serenity” të publikuara nga Eber & Wein Publishing (ku janë poezitë e poetëve më me famë botërore duke filluar nga Edgar Allan Poe), prezantojnë edhe poeten shqiptare Kaltrina VB Hoti. Me shumë sukses në gjuhën angleze mban çertifikatën “Çertifikata e World poetry movement “.-

E lindur më  26 qershor 1967 në Hot – Plavë.   Shkollën fillore e kreu në Prishtinë “Hasan Prishtina”   dhe shkollën e mesme të mjekësisë në “Xhevdet Doda”. Në vitin parë të fakultetit të mjekësisë e lenë folenë me të gjitha ëndrrat dhe merr rrugën e kurbetit. Në 1997 në New York mbaroi International Correspondence School-Diploma  Interior Decorating.  2009-2011 Kaltrina e kishte radio programin e saj  “Taking to Nancy and Chuck”.  Në 2011 vendos të marr një hap në krijimtarinë e artit të pikturës. Për dy vite ajo studion te piktori i njohur  Chuck DeHaan.

Kaltrina deri më tani në gjuhën angleze ka botuar: “Voices”, poezi 2011, “Touch of Italian attitude in your kitchen “, Monografi e artit të kuzhinës 2014,  “Come dance with me through words of thoughts”, poezi 2013, “Dancing on the rain”, poezi 2016. Kaltrina është anëtare në Akademinë e piktorëve “FineArtAmerica”. Dy poezi të botuara në një Antologji të poezisë botërore “Serenity” të publikuara nga Eber & Wein Publishing ( ku janë poezitë e poetëve më me famë botërore duke filluar nga Edgar Allan Poe) prezantojnë edhe poeten shqiptare Kaltrina VB Hoti. Me shumë sukses në gjuhën angleze mban certifikatën “Certifikata e World poetry movement “.

Kaltrina VB Hoti bashkë me mësuesin e saj të pikturës Chuck DeHaan kanë botuar librin shkollor me piktura “Western coloring book “ 2009. Ndërsa në gjuhën shqipe; “Ta mora vargun”, poezi, 2016 Tetovë,  “Preke ëndrrën”, poezi, 2016 Tetovë. “Puthja sekret” është libri i tretë poetik.

Kaltrina jeton në New York  ku vazhdon me laps dhe brushë të shënoj kohën  e kaluar dhe të përcjell eksperiencën e saj të kurbetit  edhe nëpërmes të vargjeve dhe abstraktit në pikturë.

—————————-

  • Redaksia e Diellit falenderon z. Zeqir Lushaj qe e ndau shkrimin me lexuesit e Diellit

Filed Under: ESSE Tagged With: Çika e HOTIT!, Katrina VB Hoti, Mire se vjen, Zeqir lushaj

ÇKA DO TE NA TREGOJE ALI IBISHI I T’PLANIT TE KRASNIQES?

April 22, 2017 by dgreca

(Ose … ishin burgosur kengetaret por kurr nuk u burgos kanga…)/

1 Ali-Ibishi ok

Ne Foto:Ali Ibishi i T’planit/

-Po hedh shtat nje liber interesant i nje figure interesante me nje veprimtari „armiqsore“ dhe patriotike rreth 8 dekada. Me fjalet e arta te Ali Ibishit per formesimin e librit me kujtime po punon zotri Avni Toska, mik e dashamirë familjar i kengetarit te shquar te T’planit te Krasniqes. Krejt rastesisht e zbulova „kete sekret“ dhe une si njeri qe nuk i mbaje sekretet po ja hjek dueqit, po ja shploj duvakun…, vetem me nje rrefejze te cilen e ka rregjistruar besnikrisht Avniu por që rastesisht e degjova edhe vet une para pak ditesh nga goja e Ali Ibishit. Qe‘ pra, lufta e klasave ka pasë 100 te zeza por ama ka patur jo pak komuniste e kuadro deri drejtues kryesor rrethi qe jane perpjekur ta zbusin e kanalizojne me njerzillek!

Nga Zeqir Lushaj/

 

Ishte viti 1966, muaj Korrik. Rrethin e Tropojes e drejtonte  si sekretar i pare i komitetit te partise Ali Kruja.  Kryetar komiteti ishte Mehmet Ramë Dollapi, ndersa dega e puneve te brendeshme dejtohej nga Idriz Shehi. Ishte perfunduar rruga e makines qe lidh T’planin me Mollë Kuqen. Ky ndertim lidhi fshatin tone me rruge makine me zonat e tjera te rrethit. Ne at’ kohe punimet i projektoj dhe i ndoqi ne zbatim Sokol Meta e Shaban Nimani. Ne inagurimin e kesaj vepre merrnin pjese krejt udhheqja e rrethit te Tropojes, pra Ali Kruja, Mehmet Rama, Idriz Shehi si dhe kuadrot kryesore te ushtrisë.

Festa u ba ne qender te fshatit ne shtepine e kultures ku u shtrua edhe nje drekë. Ne kete takim solem u ftuam edhe une Ali Ibishi si dhe vellai im (i ndjeri) Daut Ibishi. Une dhe Dauti ne at‘ dreke i kenduan 5-6 kange te Malesise se Gjakoves. Sekretarit te pare te partise Ali Krujes i bane shume pershtypje edhe kanget dhe melodite karakteristike me te cilat i kenduem ato shoqruar me dy çifteliat tona tradicionale. Ai iu drejtue kryetarit te koperatives te aso kohe Zeqir Mehmeti duke i thane se ‚keta dy kengetar vellezer a e kendojne kangen asqerçe siç i thoni ju tropojanet, pra kangen e kushtrimit?

-Po shoku sekretar ju pergjigj kryetari dhe ne filluam menjehere asqerçen qe mund te thom se at‘ dite e  kenduam me nje temperament shume te veçantë. Ali Krujes i bani kaq pershtypje kjo kange dhe ky interpretim sa e nxori revolen e qelloi 7 here ne hava per ti bere jehone kanges asqerçe te Tropojes.

Ne at‘ dreke ndodhej edhe nje instruktor i komiteti te partise se rrethit te Tropojes Kasem Shpati. Ali Kruja iu drejtue Kasemit;-Pse nuk i kam ndigjue keta te dy kengetarë as ne radio Kukesi e as ne radio Tirana? Bile nuk i kam degjue as ne takimet kulturore te rrethit!

Ne bisede e siper, Shaban Nimani i tha qe keta dy kengetarë-vellezer, Ali e Daut Ibishi kane qene te denuar dhe kane ba disa vjet burg politik…!

-Para sa kohesh, -pyeti prap Ali Kruja?

-Para 10 vjetesh , -ishte pergjigjja.

Mbas nje heshtje te shkurter sekretari i pare Ali Kruja iu drejtue publikisht kryetarit te deges se puneve te brendeshme Idriz Shehit duke i thanë:-Shoku Idriz Shehu, -ti si kryetar i deges së PB te rrethit a kie ndonje te metë a defekt politik ne biografin tande?

-Po shoku sekretar, pasha besen e burrave i kam edhe une dy-tri kleçka politike…!

-Po ti shoku Mehmet Rama, – ju drejtue kryetarit te komitetit?

-Po, edhe une kam kleçka biografike shoku Ali, qe‘ pergjegjja e prere edhe e Mahmetit….!

Ndigjoni ketu, -tha Ali Kruja: – Edhe une si sekretar i pare i komitetit te partise se rrerthit kam bile shume kleçka e probleme ne biografi…Aty, Ali Kruja dha porosi qe keta te dy kengetarë duhet te inçizohen ne radio e keto kenge te bukura ti ndigjoje i gjithe populli.

Dhe at’here fjala e drejtuesve kish peshe te madhe. Menjehere na derguen ne shtepi te kultures ne rreth ku na inçizuan 5 kange ne studio nen drejtimin e Bashkim Gjyriqit e Haki Zllamit. Nje nder ato kange ishte kanga e kater deshmoreve t’planas qe ishin vrare ne Arveje ne lufte me bandat e kohes ne vitin 1945. Kanget u kenduen disa here ne radio Kukesi ne vitin 1966 por…, (!!) nuk u ndigjuen ma!Me gjithe porosite edhe per inçime te tjera, me kalimin e kohes erdhi duke u ashpersue lufta e klasave dhe krahas shume gjana te tjera u vra edhe kanga e vellezerve Ibishi të t’planit. Edhe ma vone kenduam thuajse ne te gjitha dasmat e malesise derisa lufta e klasave u acarue aq shume…

Bile, edhe ne periudhen e burgut politik gjate dhjete vjeteve kemi kendue shume vellezerit Ibishi. Sidomos te shtunave e te dielave kishim shpesh program te veçnte bashke me programet e ansamblit shtetror te Tiranes…

Ne burg, -vazhdon tregimin Ali Ibishi, e bana vet çifteline me paguren e ujit prej alumini si dhe mandolinen me mjete rrethanore.Gjate dhjete vjeteve te burgut, kanget tona ndigjoheshin me shume dashuri e ambelsi nga te burgosurit politik, nga personali i sherbimit , nga oficeret si dhe personalitete qe vinin aty. Pra, si me thane, ishin burgosur kengetaret por kurr nuk u burgos kanga……!

Por nder kujtimet ma te bukura te kanges, mbesin vitet e para te çlirimit kur me kanget tona, pra te vellezerve Ali e Daut Ibishi u organizuan ekspedita ne tere rrethin e Tropojes per te perhapur kanget bukura malesore. Ne disa nga keto ekspedita, aso-kohe, jemi shoqruar nga kuadro kryesor te kohes si Sadik Bekteshi, Beqir Ndou etj etj. nga qendra e rrethi….!

Ali Ibishi flet. Dhe kallxon drejte, pa leqe, pa ilustrime as mashtrime, pa mllefe as pasione te shfrenuara… Alia flet e te tjeret shkruajne… Keshtu pra -Po hedh shtat nje liber interesant i nje figure interesante me nje veprimtari „armiqsore“ dhe patriotike rreth 8 dekada. Me fjalet e arta te Ali Ibishit per formesimin e librit me kujtime po punon zotri Avni Toska, mik e dashamirë familjar i kengetarit te shquar te T’planit te Krasniqes. Krejt rastesisht e zbulova „kete sekret“ dhe une si njeri qe nuk i mbajë sekretet po ja hjek dueqit, po ja shploj duvakun…, vetem me nje rrefejze te cilen e ka rregjistruar besnikrisht Avniu por që rastesisht e degjova edhe vet une para pak ditesh nga goja e Ali Ibishit, ne Tiranë.

Qe‘ pra, lufta e klasave ka pasë 100 te zeza por ama ka patur jo pak komuniste e kuadro deri drejtues kryesor rrethi qe jane perpjekur ta zbusin e kanalizojne at‘ me njerzillek!

Ali Ibishi me psikologun Arif Hoti, “Ambasodor i Paqes”/

Filed Under: ESSE Tagged With: ALI IBISHI I T’PLANIT, TE KRASNIQES, Zeqir lushaj

Një ndalesë tek letrat e Zeqir Lushajt

October 4, 2016 by dgreca

1-terziuShkruan: Dr. Fatmir TERZIU/

Zeqir Lushaj, udhëtoi para pak ditësh mes kapakëve të gjashtë librave të tij më të fundit drejt Londrës. Të tjerët që e kanë parë atë pranë shtëpisë së tij në Lezhë, ku jeton pas kthimit nga SHBA, natyrisht dhe ata që e dinë se është mes Bjeshkës, do të habiten. Ai, ashtu ‘i panjohur’ fizikisht me mua, u bë i njohur mes letrave dhe tekstit shqip, falë dhuratës që më erdhi nga Shkëlqimi, nipi i tij i cili jeton dhe punon në Londër. Dhe mes librave, të pikëshënuara që në Atdhe për mua, ndjeva atë zagushi Gushti dhe atë ndjenjë të sinqertë letrari, poeti dhe shënuesi të ngjarje-jetëve, që nis me frma ditari, portreti, apo auto-portreti, fabule dhe humori, sarkazme dhe kënd-shikimi ndukës poetiko-letrar. Dhe më pas e ndjeva dhe e rilexova, ashtu të ndjeshëm dhe fin në derën e Kullës së vjetër në Gri në vitet shtatëdhjetë, në vitet e tij plot vrull rinor, ashtu të shënuara në bardhë e zi nga Kolë Progni. E pashë teksa shfaqej në “Piedestal” me vetveten e tij vjershërore, dhe e ndoqa deri tek cikli i pestë aty tek “Shtëpia në kodër” ku vetë e ndan shapin nga sheqeri, dhe citon fatet duke lejuar apriori “le të jem primitiv”, apo dhe “allafranga” e “gjithqyshë” të mbetet “Njeri” që ia lexon “biografinë e nanës”, “llagapi”-n; e deri tek “Rrathtë e shekës”. Natyrisht ky autor njeri “udhëtoi’ dhe rrugëtimi i tij ende s’ka ndalesë…

Autori dhe rrugëtimi letrar

1-zeqir-okEnde në fshatin Gri të Tropojës, mbahen mend fjalëgazmendet e lindjes së fëmijës mashkull, që do të shënonte ardhjen në një ditë që sapo kishte filluar të lëshohej “filli” për festën e 8 Marsit. Ishte pikërisht 8 Marsi i vitit 1949, data që do të sillte mes gëzimit familjar ardhjen në jetë të djaloshit Zeqir Lushaj. Më pas që nga bankat e shkollës fillore në Gri, dhe atyre të 7-vjeçares në fshatin fqinj, në Geg-Hysen, ditëlindjen e tij do ta shënonte veç përkëdhelisë së nënës, edhe përkushtimi i tij letrar për të në ditën e festës së nënave. Dhe kjo zgjati thuajse në një udhëtim që vazhdoi më tej në bankat e shkollës Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër, që hapën dritaret e arta deri tek “Zëri i Rinisë”, e më pas në rrugëtimin e tij, në krejt mjedisin letrar shqiptar, deri sa dhe kapërcimi në moshë dhe përtej Oqeanit nuk i dha tjetër vetëm se i shtoi “oreksin” e shkrimeve në disa gjini. Rrugëtimi letra që ishte pjekur gjatë punës së tij në arsim në Geg-Hyse, i kishte dhënë dhe një dhuratë bjeshke, mes ajrit dhe ujit të pastër dhe talentin e tij të gjimnastit, sportistit, për të cilin ai ndjehet “paksa” borxhli. Letrari me mendje të shëndoshë, kërkonte një trup të shëndoshë e të kualifikuar, ndaj në vitet 1970-1973, mbaroi studimet e larta në Akademinë Sportive “Vojo Kushi”, ish Instituti i Kulturës Fizike në Tirane. Dhe në mjediset e shkollës së mesme të Tropojës së Vjetër, ngelën gjurmët e para të sportistit që u dha zemër të tjerëve, por dhe frymëzimet që silnin lartësimin e talentit në fushën letrare dhe atë shoqërore me disa angazhime të kohës, të cilat hera-herës i ndeshim në librat e tij “Duhama e Valbonës”; “Rrokada politike”; “Piedestali”; “Zbehje e heroizmit”; “Si n’kurbet bre vëlla”; apo dhe “Sportit i mbeta borxh”…

Kështu rrugëtimi letrar dhe publicistik i Zeqir Lushajt, nuk u ndal në korniza përkushtimesh dhe kur ishte në brendësi të një shoqate, dhe kur ishte drejtues apo aktivist, as dhe kur jetoi dhe punoi në Nju-Xhersi të SHBA-së, teksa Andrea Aleksandër, në 20 Shkurt 2010 do ta fiksonte në aparatin e tij dixhital duke shtyrë karrocat e konsumatorëve në një supermarket amerikan. Por ndërsa autori i huaj i medias e shihte shqiptarin të kërrusur mbi karroca, Zeqir Lushaj mblidhte në mendjen e tij 108 vjershërimet e tranzicionit shqiptar, që mes një kopertine blu me dy shqiponja duke u kacafytur me njëra-tjetrën do të sillnin “Rrokada..” (politike) me një aritmetikë, që shënonte librin e 12-të të tij.

Poezia si vetvetja dhe vetvetja e rrugëtimit poetik

“Kush jam unë?” Është një pyetje në mendjen e shumë lexuesve që lexojnë poezinë e poetit Zeqir Lushaj. Ky ndjesim mental i nduk dhe i ngacmon, po dhe aq  i ndihmon lexuesit për  të sqaruar elemente të rëndësishme të identitetit të tyre. Kur lexon poezinë e tij, natyrisht mes tipologjisë dhe diskursit evaziv, identiteti kulturor dhe vetvetja e autorit bëhen palë me të ndjeshmen dhe apriori lindin dhe provohen emocione të ngjashme ndjesore. Lexime të tila poetike shpeshherë janë marrë përtej aspekteve të identitetit që shpesh janë më të dukshme dhe të njohura (të tilla si ato etnike, të gjinisë dhe të moshës), duke u fokusuar në faktorë të tjerë që formojnë identitetin tonë si tek përvojat, marrëdhëniet, shpresat dhe interesat. Poezi të tila si “Kam duruar fyerjen”; “Zhgaravina”; “Hajgare” etj  gjithashtu mund të jenë një mënyrë për lexuesit të tregojnë atë që dinë rreth momenteve të tyre të kudondodhura apo dhe të bëjnë lidhje të ndryshme letrare. Ai siguron një strukturë për lexuesit për të menduar më shumë në mënyrë kritike në lidhje me tiparet, dhe mes përvojave dhe karakterit të një individi, sidomos kur kulturat shërbejnë jo vetëm si ura lidhëse kulturore, por edhe si dhimbje.

Publicistika përtej ndjenjës

Publicistika e Zeqir Lushajt është e hershme. Mban risin gazetarske të kohërave të tjera, por që sjellin mes lexuesit freski dhe memorje. Në librin me shkrime publiçistike “Zbehje e heroizmit” dora e shënjuesit të merjeve shpalos figura të gjalla e i lartëson edhe një herë me portretizimet që u bën heronjëve të atdheut, njerëvve të vlerësuar nga historia dhe njrëzit, si Isa Boletini, Nikë Pjetër Ndreka, Qibra Sokoli, Met Hasa, Ram Sadria, Inajete Dumi, Kastriot Muço, Ismet Sali Bruçaj, Ilia Kici Dashi, Fatime Sokoli, Dervish Shaqa etj. Me të gjitha format e shkrimit jeta dhe rrugëtimi memorial ngjall dhe forcon, portretet jetike dhe ngjall memorjen kulturore. Autori më së miri këtë libër të shkruar në kohë të ndryshme, na jep mesazhin e brezave për brezat. Dhe brezat dinë të njohin e të riprodhojnë jo vetëm Valbonën, po edhe risqet e Valbonës, si edhe të gjitha risqet kulturore nga gjithë gjeografia e tokës shqiptare; duke filluar nga Çamëria, Gjirokastra, Kaçaniku e Prekazi, duke rrugëtuar më tej në Shkodër e Tomorr, Shkëlzen e Çajup, Mitrovicë e Plavë, Tiranë e Prishtinë, Vlorë, Durrës, Dibër, Elbasan ku mes faqeve të librit tjetër publicistik “Sportit i mbeta borxh” gjejmë Mjeshtrin e Sportit, Hysen Domi apo dhe të tjerë në të gjitha pikat gjeografike deri në Luftinjë të Tepelenës.

            Me këtë formë publicistika e Lushajt është vetë rruga e jetës së njeriut për njeriun e mirë, njeriun që di të jetojë mes sfidave dhe risqeve jetike. I tillë njeri mbetet ai në brendësi të kopertinave të librave të shumtë të tij. Por dhe mes atyre më ët fundit që Shkëlqimi mi dha nën përkujdesje, mes librave që Zeqir Lushaj doli para pak kohësh para lexuesit. Me këto gjashtë libra të rinj: Si n’kurbet, bre vëlla! (Vjersha); Zbehje e heroizmit (Shkrime publicistike); Duhama e Valbonës (Vjersha); Piedestali (Vjersha); Rrokada (vjershërime politike); Sportit i mbeta borxh (Reportazhe – portrete – kujtime), udhëletrat e autorit vazhdojnë të sjellin akoma më shumë tiktake jete.  Katër prej tyre janë libra poetikë, kryesisht frymëzime nga jeta në mërgim në Amerikë. Zeqir Lushaj shkruan me shumë mall e dashuri për vendindjen, për kohën e fëmijërisë dhe rinisë, për shtëpinë, fshatin, bjeshkët, Alpet, për Atdheun që përballet me sfidat e panumërta të tranzicionit. Shkruan kështu se ai është vetë jetë-pena dhe është i kudondodhur.

Duke përfunduar

Gjuha si një format dhe si një dukuri tërheqëse është elementi tjetër, teksa mundohemi të përmbyllim këto fjalë të domosdoshme për letrat e Zeqir Lushajt. Ndërsa ai gjen dhe rrëmon në astare kulturore natyrisht dhe gjuha është një pasuri më vete, që e bën rrugëtimin e librave të autorit të mbesin gjatë, jashtë zverdhimit të tyre. Librat kanë zënë vend dhe meritorja do kohën, vendin dhe hapësirën e vet, në mënyrë që dhe fjala e gjuha mes fjalës të bëjnë rrokadën e duhur kulturore.

 -Nga Londra, Shtator 2016-

Filed Under: ESSE Tagged With: 6 libra, Dr. Fatmir Terziu, letrat, Zeqir lushaj

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho “Artisja e Vitit 2023” Sonte në Operën Metropolitan
  • ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”
  • Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
  • Department of State Signals Pressuring Kosovo to Discuss the EU Proposal, Vucic “Drama Queen” Says President Osmani
  • ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TEST PËR ATO PARLAMENTARE
  • Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl
  • VATRA PROMOVOI “DIKTATI I ADM NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”, BOTIM I GJENERAL ASLLAN BUSHATIT MBI ARMËT BËRTHAMORE DHE SIGURINË KOMBËTARE
  • Biseda me Mjeshtrin e Fotografisë Roland Tasho
  • Deputeti i Parlamentit të Kosovës Prof. Besnik Tahiri mbajti fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
  • ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE ROLI I DIPLOMACISË NDËRKOMBËTARE NË PROCESIN E ÇLIRIMIT TË SAJ
  • ZËRI DHE FJALA MAGJIKE…
  • Nderim 179 vjetorit të lindjes dhe 104 vjetorit të vdekjes së Themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar, Ismail Qemal Vlora
  • Përse akoma në vend numëro?!
  • Njё arap Vlore qё quhet Otello
  • JU MIRËPRESIM SONTE TE VATRA

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT